Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Salih Gjuka

Go down

Salih Gjuka Empty Salih Gjuka

Post by Dardania Sat 25 Apr 2015, 20:28

Salih Gjuka - Dukagjini (1876-25 tetor 1925), jurist, mėsues, ishte njė nga nėnshkruesit e Deklaratės sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė.
Salih Gjuka 200px-SaliGjuka

Jeta
Salih Gjuka lindi nė Pejė, nė vitin 1876. Mėsimet e para i mori nė vendlindje, ndėrsa tė mesmet nė Shkup, ku familja e tij u vendos si shkak i pėrndjekjeve tė pushtuesve osmanė. U regjistrua nė Fakultetin e Drejtėsisė, nė Selanik. Pas mbarimit tė studimeve, nisi punėn nė gjykatėn e atij qyteti. Nė vitin 1909, megjithėse ilegalisht, punoi pa u lodhur pėr ēeljen e shkollės shqipe nė Pejė. Ndėrsa nė vitin 1910, me pėrkrahjen e atdhetarėve Bajram Curri, Hasan Prishtina etj. u bė mėsuesi i parė i shqipespėr nxėnėsit shqiptarė, nė shkollėn Normale dhe Gjimnazin e Shkupit. Nė kėtė mision tė shenjtė, aty pati pėrkrah atdhetarin e njohur Bedri Pejani. Mori pjesė me armė nė dorė nė kryengritjen e pėrgjithshme tė viteve 1910-1912. Me nismėn e tij, nė prill 1912 u formua nė Selanik, klubi “Bashkimi”, nė favor tė edukimit tė ndjenjave atdhetare dhe pėrhapjen e gjuhės shqip.

Si pėrfaqėsues nga Kosova dhe delegat i Pejės, Gjakovės, Plavės e Gucisė, mori pjesė nė shpalljes e pavarėsisė kombėtare dhe firmoi aktin me siglėn “Salih Gjuka”. U zgjodh kėshilltar i Pleqėsisė (Senatit). Nė kohėn e qėndrimit nė Vlorė, Sali Gjuka ishte ndihmės i Luigj Gurakuqit pėr problemet e arsimit. Pėr kėtė gjė dėshmojnė dhe artikujt e botuar nė gazėtėn "Pėrlindja e Shqipniės".

Nė janar 1913 filloi punėn si drejtor i arsimit pėr qarkun e Beratit. Menjėherė hapi shkollėn Normale tė pėrkohėshme. Pjesa mė e madhe e nxėnėsve ishin nga Kosova, tė cilėt mė pas shkuan nė vendlindje, ku ēelėn shkolla nė gjuhėn amtare. Gjithashtu, ranė nė sy puna e zelli i madh i tij pėr ēeljen dhe funksionimin e mjaft shkollave shqipe nė ato zona. Po kėshtu, ishin tė shumtė artikujt e tij, publikuar nė shtypin e kohės pėr ēėshtje tė gjuhės, etnografisė e tjerė.

Megjithėse shėrbeu drejtor arsimi, Sali Gjuka nuk u shkėput nga ngjarjet politike e shoqėrore tė kohės. Ai ishte ndėr organizatorėt e Kongresit tė Lushnjės dhe pėrkrahu Lėvizjen e Qershorit 1924.

Nė vijim tė pėrndjekjeve tė mėparshme, nė vitin 1920 e intriguan pėr njė faj, tė cilin nuk e kishte kryer. Saliun e akuzuan se, gjoja, kishte marrė pjesė nė vrasjen e Abdyl Ypit. Pėr kėtė e dėnuan 10 vjet burg, 4 nga tė cilat i vuajti.

Pas fitores sė Revolucionit tė Qershorit 1924, kur e liruan tė pafajshėm nga burgu, Salih Gjuka punoi pak kohė drejtor i shkollės plotore tė Beratit. Patrioti i madh Bajram Curri, duke njohur e ēmuar lart veprėn atdhetare dhe ndihmesėn e Sali Gjukė Dukagjinit nė fushėn e arsimit e tė shkollės shqipe, iu pėrgjigj kėshtu Fan Nolit, kur ky i kėrkoi mendim pėr postin e ministrit tė Arsimit, nė Qeverinė Demokratike tė asaj kohe: "Si unė vetė, ashtu dhe tėrė kosovarėt e ēmojmė plotėsisht rėndėsinė qė ka Ministria e Arsimit dhe prandaj kemi tė mėdhe dėshirėn qė atė vend ta zejė njė njeri kompetent, i zoti i punės dhe qė tė ketė dhėnė prova nė jetėn e vet tė sakrificave, qė bėri populli ynė...Kėto cilėsi i gjejmė mjaft tė shkėlqyeshme nė personin e Sali Gjukės".

Vdiq i sėmurė nga tuberkulozi mė 25 tetor 1925 nė Berat.
Dardania
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2132
Kyējet nė forum : 17854
Regjistruar mė : 2010-11-08
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum