Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vėllėzrit Frashėri

2 posters

Go down

Vėllėzrit Frashėri Empty Vėllėzrit Frashėri

Post by Naki Mon 25 Feb 2008, 15:22

Naim Frashėri (1864-1900)
Fytyra mė popullore e Lėvizjes sonė Vėllėzrit Frashėri Naim-frasherikombėtare qe poeti e patrioti i madh shqiptar Naim Frashėri. Djalė i njė beu tė vogėl tė rėnė nga vahti, ai u lind nė Frashėr mė 25 maj tė vitit 1846. Frashėri dikur kishte qenė qendėr e lulėzuar tregėtie, por me kohė kishte rėnė rėndėsia e tij. Frasheriotėt tani merreshin mė shumė me nėpunėsi. Por Frashėri ishte i njohur edhe si qendėr bektashiane. Aty jetuan dhe vepruan shkrimtarėt bektashianė si Dalipi e Shahini. Naimi mėsimet e para i mori te hoxha i fshatit. Aty mėsoj turqisht e arabisht. Mė 1865 Naimi, sė bashku me familje, shpėrngulet pėr nė Janinė. Si nėntėmbėdhjetė vjeēar, sė bashku me Samiun, regjistrohet nė gjimnazin ,,Zosimea’’ tė Janinės. Nė gjimnaz fiton njė kulturė mjaft tė shėndoshė. Aty njifet me letėrsinė klasike greke e romake. Naimi i njef edhe idetė pėrparimtare tė iluminizmit freng. Kėto ide bėjnė pėrshtypje tė madhe te Naimi.



Abdyl Frashėri (1830-1892) ka qenė patriot e demokrat i shquar dhe njė nga udhėheqėsit Vėllėzrit Frashėri Abdyl%20Frasheri-F.101kryesor tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Lindi nė Frashėr (Pėrmet) mė 1839 nė familjen e njė spahiu tė vogėl tė deklasuar. Pjesėn e parė tė jetės e kaloi nė fshatin e lindjes. Nė moshėn 18- vjeēare u vendos pėr nevoja pune nė Janinė. U shqua si personalitet polik qysh mė 1877. Nė fund tė vitit 1877, kur ishte deputet i Janinės nė parlamentin e dytė osman, Abdyl Frashėri u zgjodh kryetar i Komitetit Qendror pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Kombėsisė Shqiptare, qė u formua nė Stamboll. Dha njė ndihmesė tė rėndėsishme nė pėrpunimin e platformės politike tė Lėvizjes Kombėtare, sidomos pas nėnshkrimit tė Traktatit tė Shėn Stefanit. Ai mori pjesė aktive nė pėrpjektet pėr themelimin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe u shqua si udhėheqės, organizator e diplomat i saj. Veprimtarinė e tij kryesore e zhvillloi sidomos nė viset e vilajetit tė Janinės dhe tė Kosovės. Luftėn pėr mbrojtjen e tėrėsisė tokėsore tė atdheut nuk e shkėputi asnjėherė nga lufta pėr autonominė e Shqipėrisė. Mori pjesė pothuajse nė tė gjitha kuvendet kryesore qė u organizuan gjatė viteve tė Lidhjes. Kudo udhėhoqi krahun autonomist tė lėvizjes. Nė Kuvend themelues tė Lidhjes sė Prizrenit u zgjodh kryetar i komisionit tė punėve tė jashtme tė saj.
Ai qe organizatori kryesor i Kuvendit tė Prevezės (Janar 1879), i cili arriti ta pengonte lėshimin e Ēamėrisė nė favor tė Greqisė. Nė pranverė teØvitit 1879 kryesoi delegacionin e Lidhjes qė vizitoi kryeqytet e Fuqive tė Mėdha pėr tė mbrojtur nga afėr tėrėsinė territoriale dhe tė drejtat pėr autonomi tė Shqipėrisė. U bė anėtar i qeverisė sė pėrkohshme, qė u formua nė Prizren nė fillim tė vitit 1881. Pas shtypjes sė Lidhjes u arresta dhe u denua me ndekje nga gjygji special osman, por dėnimi u kthye nė burgim tė pėrjetshėm. Meghithatė, pasi qėndroi nė burg 3 vjet dhe nė internim 20 muaj, pėr arsye shüendetsore u lirua, por mė kusht qė tė hiqtedorė nga veprimtaria politike patriotike. Edhe pse i sėmurė dhe i izoluar, ai e vazhdoi veprimtarinė patriotike derisa vdiq nė Stamboll mė 23 tetor 1892.
Burimi: Kosova e lirė
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25678
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Vėllėzrit Frashėri Empty Re: Vėllėzrit Frashėri

Post by Dode Progni Fri 15 Oct 2010, 19:01

ABDYL FRASHĖRI

Abdyl Frashėri u lind nė Frashėr tė Permetit me 17 gusht 1839,nė atė familje qė do t’i jepte Atdheut edhe dy burra tė tjerė tė shquar,luftėtar tė ēeshjes kombėtare,poetin zemėrzjarr,”bilbilin e gjuhės shqipe”,Naimin dhe filozofin e njohur,autorin e traktatit politik “Shqipėria ē’ka qėnė,ē’ėshtė e ēdo tė bėhetė”,Samiun.Kryengritjet e parreshtura popullore kundėr sundimit shekullor osman,si dhe qėndrimi armiqėsor i Fuqive tė Mėdha ndaj Shqipėrisė ndikuan nė formimin e ndėrgjegjes politike tė tij qė nė rininė e hershme. Dashurinė pėr Shqipėrinė dhe urrejtjen pėr armiqtė ai i shfaqi qė nė moshėn 15 vjeēare,ku me 1854 hodhi pushkėn krahut e shkoi pėr tė luftuar kundėr bandave tė shovinistėve grekė,qė kishin depertuar nė trojet shqiptare tė jugut. Nė moshėn 18 vjeēare,pas vdekjes sė tė atit,kur i ra pėrsipėr barra e familjes u detyrua tė kėrkonte punė nė Janinė,pėr tė mbajtur edhe shtatė vėllezėrit e motrat mė tė vegjėl. Megjithėse nė vėshtirėsi ekonomike,ai punonte dhe lexonte shumė pėr tė pėrvetėsuar idetė pėrparimtare tė kulturės bashkėkohėse. Si autodidakt,Abdyli mėsoi,veē turqishtes,edhe arabisht,persisht,frengjisht dhe greqisht. Kriza lindore me pasojat e rrezikshme pėr tokat shqiptare e rriti nė mėnyrė tė dukshme aktivitetin politik tė tė gjithė patriotėve shqiptarė. Populli shqiptar,qė luftonte pėr t’i siguruar vetes njė zhvillim historik tė pavarur,nė vitet 70 tė shek. XIX i doli edhe njė armik i ri veē Turqisė: rreziku i coptimit tė trojeve tė tij nga fuqitė imperialiste dhe monarkitė shoviniste fqinjė. Tashmė atij i duhej tė luftonte i vetėm,pa asnjė mbėshtetje nė dy fronte: pėr ēlirimin e vendit nga Turqia dhe mbrojtjen e tokave shqiptare nga copėtimi. Abdyl Frashėri nė kėto ēaste vendimtare pėr fatet e Shqipėrisė luan njė rol shumė tė madh jo vetėm nė Jug,ku gėzonte njė autoritet e simpati tė veēantė e zgjidhet edhe deputet i vilajetit tė Janinės nė parlamentin turk,por nė mbarė krahinat shqiptare.Me memorandumin drejtuar Stambollit pėr autonomi pas mbledhjes sė pėrfaqėsuesve tė Shqipėrisė sė Jugut nė pranverė tė vitit 1877,ku rolin kryesor e luajtui vet ai,Abdyl Frashėri,si dhe patriotėt e tjerė rilindas,ka parasyshė se nė ato ēaste kritike autonomia teritoriale dhe administrative ishte shkalla e parė e arritjes drejt ēlirimit tė plotė tė vendit nga Turqia. Nga ana tjetėr vetėm kėshtu nė atė kohė mund tė ruheshin tokat shqiptare nga rreziku i coptimit. Por disfata e Turqisė nė Traktatin e Shėn Stefanit e keqėsuan mė tepėr pozitėn e ēeshtjes shqiptare. Populli shqiptar u ngit i tėri nė kėmbė. “Komiteti Qėndror pėr mbrojtjen e tė Drejtave tė Kombėsisė shqiptare”, qė u themelua nga patriotėt nė Stamboll,i kryesuar nga Abdyl Frashėri, duke pėrcaktuar drejt kėrkesat e lėvizjes sonė komėtare,deklaronte: “Ne deshirojmė nxehtėsisht tė jetojmė nė paqe megjithė fqinjtė tanė,Malin e Zi,Greqinė,Serbinė dhe Bullgarinė. Ne nuk kėrkojmė,nuk deshirojmė asgjė prej tyre,por jemi krejtėsisht tė vendosur ta mbajmė me kėmbėngulje ēdo gjė qė ėshtė e jona.T’u dihet pra shqiptarėve toka shqiptare”. Me porosi tė Komitetit tė Stambollit,Abdyli erdhi nė Shqipėri,dhe duke shkuar nga njėra krahinė nė tjetrėn,punoi pa u lodhur pėr mobilizimin e masave nė luftė kundėr planeve antishqiptare tė Portės,Fuqive tė Mėdha e shteteve shoviniste fqinjė. I bindur thellėsisht se e vetmja rrugė pėr tė siguruar autonominė dhe tėrėsinė tokėsore ish mbėshtetja nė forcat e veta,ai kudo ku shkonte i sqaronte masat pėr vijėn qė duhet tė ndiqnin dhe luftėn me forcė pėr kapėrcimin e dasive fetare. Zyrtarisht ai ishte antar i Kryesisė sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit,por masat popullore e njohėn atė s i njėrin nga udhėheqėsit kryesor tė saj,si ideologun e menēur,politikanin dhe diplomatin e talentuar,luftėtarin aktiv e tė papėrkulur. Ai ishte “Shpirti i Lidhjes i Lidhjes sė Prizrenit dhe i luftės sė saj,frymėzuesi e hartuesi i programit tė saj” qė dijti tė shkrinte nė njė platformė tė vetme detyrat themelore politike qė shtroheshin nė atė moment para vendit: njohjen e kombit shqiptar si njė e tė pandarė dhe i tė drejtave kombėtare themelore tė tij; ruajtjen e paprekshmėrisė dhe tėrėsisė sė trojeve kombėtare shqiptare dhe bashkimin e tokave tė shqipėrisė nė njė njėsi tė vetme shtetėrore,me gjuhėn,adninistratėn dhe ushtrinė e vet shqiptare. Zėri i tij buēiti kumbueshėm jo vetėm brenda tokave shqiptare,duke dhėnė kushtrimin e luftės,por edhe nė sallonet e diplomacisė evropiane,ku Fuqitė e Mėdha thurnin komplote kundėr Atdheut tė tij,Shqipėrisė. Ai u shpreh me plot vendosmėri “pėr tė mos lėshuar asnjė pėllėmbė tokė nga trualli amtar” dhe kur kėrkesat e drejta tė shqiptarėve ranė nė veshin e shurdhėr tė Evropės lakmitare qė kish vendosur nė pazarin e Berlinit copėtimin e Shqipėrisė,ai u drejtohet me paralajmerimin solemn qė mbetet historik: “Puna juaj me traktatin e Berlinit mbaroi,puna jonė si shqiptar nga kjo ditė fillon...” “Ne jemi tė gjithė tė vendosur tė flijohemi nė altarin e atdheut..., – i shkruante ai nė njė memorandum ministrit tė jashtėm tė perandorisė gjermane nė shkurt 1879; dhe vetėm kur vatrat tona tė flakrojnė nga zjarri,ne do tė tėrhiqemi nė malet tona,pėr tė dhėnė atje frymėn tonė tė fundit”,ndėrsa nė njė protestė dėrguar Fuqive tė Mėdha thotė: “Shqiptarėt kan ruajtur atdheun e tyre,kombėsinė e tyre,gjuhėn e tyre dhe zakonet e tyre,duke prapsur nė kohėt barbare sulmet e romakėve,tė bizantinėve dhe tė venedikasve. Si mundė tė lejohet qė nė kėtė shekull tė diturisė dhe tė qytetėrimit njė komb kaq trim dhe kaq i lidhur me truallin e tij tė sakrifikohet duke iu dhėnė njė fqinji tė pangopur,pa asnjė arėsye tė ligjėshme?” Aktiviteti i Abdylit gjatė Lidhjes sė Prizrenit pėr tė mirėn e popullit shqiptar nuk njohu asnjėherė lodhje. Atė e njihnin nė tė gjitha krahinat,lendinave e shtėpive ku mblidheshin malėsorėt pėr tė dėgjuar fjalėn e tij tė zjarrtė,qė u ēonte shprtin peshė e rradhiteshin nė ushtrinė vullnetare tė Lidhjes. Rritja e lėvizjes populore i dha mundėsi krahut mė tė pėrparuar tė Lidhjes tė avanconte kėrkesat nė programin e autonomisė. Nė Kuvendin e Gjirokastrės nė korrik 1880,Abdyli e shfaqi hapur kėrkesėn pėr formimin e njė shteti autonom shqiptar. Masat popullore shqiptare i detyruan nė ato vite tė zjarrta Fuqitė e Mėdha qė t’i ndėrrojnė disa herė planet e tyre pėr ndarjen e tokave shqiptare. Njė meritė tė madhe nė organizimin e luftės ka padyshim dhe Abdyl Frashėri,i cili rendėte nga njėra krahinė nė tjetrėn,atje ku nevoja ishte mė e madhe. Populli shqiptar,e ndoqi Abdyl Frashėrin nė rrugėn e luftės pėr liri,nė rrugėn e nderit,sepse aspiratat e kėtij patrioti tė madh ishin aspiratat e vet popullit,sepse lufta shprehte interesat mė tė larta tė tij. Nė gjirin e Lidhjes sė Prizrenit, e kėsaj organizate politike shqiptare me njė platformė ideologjike kombėtare dhe programin politik tė qartė,me njė organizim shtetėror nė shkallė kombėtare,me njė ushtri dhe aparat propogandistik e kulturor tė vetin,qė u bė mur pėr mbrojtjen e interesave kombėtare duke sfiduar Fuqitė e Mėdha,Abdyli mbeti gjithmonė,deri nė fund konseguent jo vetėm nė krahun mė tė pėrparuar,por edhe udhėheqėsi i tij. Ndonse jetoi nė njė periudhe tė shkurtėr dhe pushtetin nuk mundi ta shtrinte plotėsisht nė tė gjitha krahinat shqiptare,kthimi i Lidhjes nė Kuvernė tė Pėrdorme (qeveri tė pėrkohshme),qė pėrzuri guvernatorėt turqė dhe vendosi administartėn me nėpunės vendas,pra formimi i tė parės qeveri shqiptare,ishte vepėr e Abdylit dhe e patriotėve tė tjerė,tė cilėt nuk kursyen as pasurinė e as gjakun e tyre pėr interesat e larta tė popullit. Pas betejave legjendare tė pranverės 1881,ku shqiptarėt u vunė gjokset topave tė armikut,njė pjesė e udhėheqėsve tė lidhjes,midis tė cilėve dhe Abdyli,turqit mundėn t’i arrestonin. Pas tre vjet burgimi nė Prizren,Abdyli u internua nė Anadoll,prej nga ku u kthye i drobitur,i tretur e i sėmurė rėndė dhe me 1892 vdiq nė Stamboll. Abdyl Frashėri nuk la pas vetėm jehonėn e veprės sė tij madhėshtore nė mbrojtje tė interesave tė Atdheut. Si njė pėrsonalitėt e njeri me kulturė tė gjerė e pikėpamje demokratike,si njė diplomat i talentuar e me pėrvojė,ai shkroi edhe disa libra,tė cilat pėr fat tė keq humbėn nė ato vite tė stuhishme pa e parė dritėn e botimit. Ai shkroi kujtimet pėr Lidhjen e Prizrenit. Gjithashtu,megjithse tepėr i zėnė me ēeshtje tė tjera, nuk la pa trajtuar probleme tė lėvrimit tė gjuhės shqipe dhe tė historisė sė Shqipėrisė.. Por vepra e tij,dashuria pėr tokėn arbėrore,pėr tė cilėn shkriu jetėn e tij,nuk vdiq asnjėherė. Se sa e ēmonin patriotėt bashkėkohės veprėn e Abdylit,mjafton tė pėrmendim kėtu letrėn qė i dėrguan shqiptarėt e kolonisė sė Egjyptit me 1878,ku i thonė,midis tė tjerave: “Tė gjithė gėzohemi dhe mburremi,si dhe mėmdheu vetė,mėmė e tė tillė burrave...E dimė mirė se dhe pengime tė shumta keni pėr tė hasur,mirpo me ngulm e durim keni pėr t’i mposhtur...pėr tė mirėn e kombit dhe kėshtu,nė bashkėpunim tė shumė burrave tė tillė,do tė shkojė kombi ynė nė njė tė ardhme tė sigurtė pėrparimi”. Populli e ruajti thellė dashurinė dhe respektin pėr tė dhe besnikėrinė dhe vendosmėrinė e tij,si dhe tė Sulejman Vokshit,Mic Sokolit dhe udhėheqėsve tė tjerė politik e ushtarak tė Lidhjes qė e bėri kushtrim pėr luftėrat e tij,e gdhendi nė vargje: “Me lufte pėr kėtė tokė shqiptare. / S’ja lėshojmė kuj pėr pa dalė fare.”
Burimi: Koēo Gjipali (Revista “10 Korriku” 1979)
Dode Progni
Dode Progni

Shteti : Tirane
Postime : 78
Kyējet nė forum : 15709
Regjistruar mė : 2010-04-09
Profesioni : Historian-Pension

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum