Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KONGRESI I MANASTIRIT

2 posters

Go down

KONGRESI I MANASTIRIT Empty KONGRESI I MANASTIRIT

Post by shaban cakolli Sun 30 Nov 2008, 16:25

Historia e panjohur e Kongresit te Manastirit

nga: Gary J. Hall & Magda Maylam, botuar me: 31.12.2007

Roli kombėtar i kishės protestante shqiptare nė themelimin e alfabetit nė gjuhėn shqipe

Shkruar nga Dr. Femi Cakolli
Redaktuar nga Magda Maylam

Kongresi i Manastirit, i njohur ndryshe edhe me emrin “Kongresi i Alfabetit”, ėshtė njė nga ngjarjet mė tė shėnuara tė kulturės shqiptare. Merita mė e madhe e Kongresit tė Manastirit qėndron nė faktin se ai bėri tė mundur qė, mė nė fund, pas shumė pėrpjekjeve historike, shqiptarėt tė pėrdornin njė alfabet tė vetėm, qė reflektonte identitetin e tyre kombėtar: njė alfabet jo me shkronja arabe, as turke, apo greke, por me shkronja shqipe (d.m.th. me shkronja latine, evropiane).

Patriotėt shqiptarė, qė meritojnė tė pėrmenden pėr rolin e tyre tė rėndėsishėm nė Kongresin e Manastirit janė ata, qė Mihal Gramenoja i quan “foleja kombėtare” me qendėr nė Korēė. Nė krye tė kėsaj “foleje” gjendej fillimisht Gjerasim Qiriazi (shiko Biografia e Gjerasim Qiriazit), pastaj Gjergj Qiriazi, dhe Parashqevi Qiriazi. Anėtarėt e kėsaj “foleje” ishin themelues dhe drejtues tė kėtyre institucioneve: Kisha Ungjillore Korēė, mė 1891; Shkolla e tė Dielės, mė 1891(si pjesė e Kishės Ungjillore tė Korēės); Shkolla e Vajzave, mė 1891 (shkollė laike, qė udhėhiqej kryesisht nga Sevasti Qiriazi); Vėllazėria Ungjillore e Shqipėrisė, mė 1892 (shoqėri ungjillore dhe letrare); Letra e Vėllazėrisė, mė 1892 (gazetė) dhe Ylli i Mėngjesit (shoqatė e grave).
Ėshtė pėr t’u theksuar kėtu vlera shoqėrore dhe kombėtare e Kishės Protestante Ungjillore Shqiptare nė themelimin e alfabetit nė gjuhėn shqipe. Gjatė kohės sė Rilindjes Kombėtare, nė Shqipėri ishin dy qendra protestante shqiptare: Korēa dhe Manastiri. Ishin pikėrisht protestantėt shqiptarė ata, qė dolėn hapur nė Korēė nė vitin 1891, edhe pse prania e tyre ishte shfaqur nė Manastir qysh prej vitit 1887. Ata guxuan tė hapin kisha, tė predikojnė, tė luten dhe tė kėndojnė nė shqip. Guxuan tė hapin shkolla, si edhe tė shkruanin dhe tė botonin libra nė gjuhėn shqipe. Ishin pikėrisht kėta intelektualė shqiptarė, qė ofruan frymėn dhe gjakun e tyre pėr tė themeluar alfabetin shqip.

Kongresi nuk do tė kishte patur kurrė suksesin qė pati, pa ndihmėn e klubit “Bashkimi” tė Manastirit, i cili u drejtua pėr shumė kohė nga Gjergj Qiriazi si nėnkryetar. Komisioni i Punės sė Alfabetit i kreu punimet e tij pikėrisht nė shtėpinė e Gjergjit. Gjergji ishte nėnkryetar i Kongresit dhe anėtar i Komisionit. Ai ishte pėrfaqėsues i Shoqėrisė Biblike Britanike. Protestantė tė tjerė, qė ishin tė pėrfshirė nė udhėheqjen e Kongresit tė Alfabetit ishin: Grigor Cilka, nėnkryetar i Komisionit; Parashqevi Qiriazi, sekretare e Komisionit tė ABC-sė; Kristo Dako, pjesėmarrės; Fineas Kenedi, vėzhguese (e vetmja amerikane, qė mori pjesė nė Kongres); Fillomena Bonati, vėzhguese etj. Nė Kongres morėn pjesė 150 delegatė, nga tė cilėt mbi 35 ishin shqiptarė protestantė, kurse tė tjerėt ishin shqiptarė myslimanė, katolikė dhe ortodoksė.

Kongresi mori vendim pėr tė hapur shtypshkronjėn e vet dhe Gjergj Qiriazi u caktua drejtor i saj. Kjo ishte shtypshkronja e parė shqiptare, e cila u bė shumė e njohur kudo ndėr shqiptarėt, por u mbyll mė vonė nga turqit.

Pėr kontributin e madh kombėtar, qė kishte dhėnė “foleja kombėtare”, me rastin e 40-vjetorit tė veprimtarisė sė saj, mė 2 korrik 1931, nė Kamėz, Mbreti Zog dhe Nėna Mbretėreshė e dekoruan atė me ēmim tė lartė. Kjo fole kombėtare, gjatė kėsaj kohe, zyrtarisht njihej me emrin: “Instituti Qiriazi” (Instituti Kyrias).
femicakollpastorthumbnail.jpg
shaban cakolli
shaban cakolli

Shteti : Gjermani
Postime : 2762
Kyējet nė forum : 20295
Regjistruar mė : 2007-06-11

Back to top Go down

KONGRESI I MANASTIRIT Empty Re: KONGRESI I MANASTIRIT

Post by Ylliks Sun 30 Nov 2008, 17:49

ALFABET, APO ABECE ?



Mbase
kėto ditė janė jubilare, pėr shkronjat shqipe, ku rikujtojmė formimin e
ABECESĖ SHQIPE (14-23 Nėntor, 1908), si fill i diskutimeve: a duhet ta
thirrim - alfabet, apo ABECE, pra a duhet tė themi - alfa beta
(shkronjat greke), apo ABECEA, shkronjat shqipe? Si mundet e din aq zi,
shqiptari sot ta thirrė alfabet, ABECENĖ SHQIPE edhe nėpėr media, nė
pėrkujtime artistike, kulturore e shkencore ? Hajde, pėr kohen 1908, e moren atė fjale greke - alfabet, po sot pse?

Diskutojmė kejt ēka dijmė pėr ABECENĖ SHQIPE (mos kopjoni asgjė nga shkrimet tjera, por vetėm ēka dini ju)! A B C

14. Nėntor, 1908 - 14. Nėntor, 2008.

ABECEA SHQIPE,
ABECEA SHQIPTARE,
ABECEDA SHQIPTARE -

ABETARE SHQIPE,

ABETARE SHQIPTARE
Ylliks
Ylliks

Shteti : USA
Postime : 722
Kyējet nė forum : 17366
Regjistruar mė : 2008-11-21

Back to top Go down

KONGRESI I MANASTIRIT Empty Re: KONGRESI I MANASTIRIT

Post by Ylliks Sun 30 Nov 2008, 18:31

Nezir Myrta / ABECEA SHQIPE

Kur s'osht pitja, mirė osht edhe laknori!

Pas njė robėrie gati tremijėvjeēare, kur u zhduk illirishtja si gjuhė botėrore e kohės trekontinentale dhe gjuha e Hillirisė (Ballkanit Hillirik), ''det e m'det - isha zot vet'' Kaspik e Adriatik: gjuha e cila mbijetoi me shekuj e epoka historike, e periudha historike - vetėm me Shqipen e folur, apo me Shqipen e Vjetėr, por qė u zhduk barbarisht, e gjith gjuha e historiografia illire, me abece e me tė gjitha shkrimet illirishte - ku sot nuk dihet asnjė vepėr illirishte, asnjė shkrim illirisht - vetėm ndonjė fjalė e lashtė, apo mbishkrim, apo mbishkrime varresh illire!? Po: Bardhilli, Bardhylli (Bardhyli...) mbreti dardhan, qėthemeloi Citibardhin (Beogradin e sotėm tė pushtuar), pra Beogradi, Citibardhi ėshtė kryeqyteti i Dardhanisė, i pushtuar nga sllavėt! Tash vie pyetja: a folėn e shkruan shqip (skipas), Bardhylli, Agroni, e Theuta - Emona, e Leka i Madh, e Pirro, e Gllakukusi ...e vet Homeri e Virgjilli... po shumė para tyre - Hillius 1250 para epokes se re, po Zojsi olympian, qėfliste shqip, po Thiti Skipe tash e 12.800 vjet ma parė - themeluesi i hieroglifeve tė para, e gjuhėve tė para, e shkencės sė parė... po vitet kalendarike deri nė 16 mijė vjet, e teposht deri mė 168 p.e.r., po deri nė shek VII e.r., po Nik Bardhi 730 e.r. kapedan i kapedanve tė Dukagjinit, qė lejoi formimin e principatės sė Rashkės - athua si folen e shkruan - pėrveē se shqip (skipas-arbanisht-illirisht-pellgasisht) ?

Pse priten shqiptarėt deri mė1908 (njė shekull abece shqipe sot),sepse ishin tė kolonizuar, tė pushtuar, tė shkrumbuar barbarisht nga barbarėt, me gjuhė e kulturė e arte, e shkenca e gjith historiografinė illire - qė vet barbari briti: kape barbarin!

Tė gjitha faktet e Kongresit tė Abesesė Shqipe (1908) nė Manastir (Monastirė), jo qė nuk dihen publikisht, por as qė duhet tė dihen, pėr disa qarqe qė pretendojnė tė bėjnė zbulime (ēka dijmė e ēka nuk dijmė, ngase ato fakte rrinė anash, qė paten kongresistėt shumė kundėrshtime), kur dihet se nė atė kongres, moren pjesė disa shoqata, shoqėri shqiptare: Drita, Dituria, nga Stambolli; Bashkimi nga Shkodra; Drita nga Sofia; Dituria, nga Bukureshti; nga mėsonjėtoret kishtare shqiptare etj., por, pas tė gjitha pėrplasjeve theorike, regjionale, fetare, e imperatoriale...dhe shqiptarė tė pavarur, intelektual tė kohės, nga tė gjitha trevat shqiptare pėrafėrsisht - po vendimi ishte sumė i vėshtirė dhe gati i paarrijtshėm - se nga cila abece, duhet tė ndikohet abecea shqipe! - Fati ishte kur zgjodhen e pranuan hapur edhe pa dėshirėn e tė gjithve - abecenė shqipe, me germa llatine (illatine), ku sot kemi fatin tė jemi tė lidhur me gjuhėt i.e. perėndimore, me tekniken e shkrimit shqip! Forma e germes shqipe, ishte forma universale e gjuhėve illatine - por qėnė disa raste shqiptimi i dis tingujve, u bė bukvalisht, si psh. ku-q, illatine, rrodhi - q shqipe, nga sa ishte skipe, skipetar, Skiperia- Skupi, ashtu sikur janė Skodra, Skardi, skepi, skampa etj., qė krijuan jopėrgjegjėse tė sakta nė fonetikėn shqiptare!

Pra, kemi njė abece shqipe, jo tė pėrkryer, jo qė i pėrgjegjet Shqipes sė folur popullore, jo qė i plotėson tė gjitha nevojat fonetike (tė fonetikes istorike), morfologjike (tė morfologjisė historike shqiptare-illirishte), e sintaksike tė vet Shqipes sonė - por, pėrafėrsisht mund tė themi, e thomė - se kemi abece shqipe, abetare shqipe dhe duhet tu jemi mirėnjohės shoqatave shqiptare, nė ato kushte politike e dhune deri edhe dhunė historiografike e huaj mbi shqiptarėt - ku na lanė kėtė abece ēfare e kemi sot, me 36 germa, por qė ka mundur tė thjeshėzohet edhe mė ma pak, e ka mund tė plotėsohet edhe me disa tinguj shqip (ng, nd, si grupe tingujsh, qė quhen sot) - e mbi tė gjitha ma mirė vonė se kurrė - kemi abece shqipe, abetare shqipe - shkrim shqip!

30.11.08.


Last edited by Naki on Mon 01 Dec 2008, 01:04; edited 3 times in total (Reason for editing : teknike e plotėsim)
Ylliks
Ylliks

Shteti : USA
Postime : 722
Kyējet nė forum : 17366
Regjistruar mė : 2008-11-21

Back to top Go down

KONGRESI I MANASTIRIT Empty Re: KONGRESI I MANASTIRIT

Post by Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum