Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Deltari ilir - RACA AUTOKTONE

3 posters

Go down

Deltari ilir - RACA AUTOKTONE Empty Deltari ilir - RACA AUTOKTONE

Post by Naki Sat 06 Dec 2008, 15:15

Deltari ilir - ( Qeni i Sharrit)
Deltari ilir ėshtė racė autoktone e krijuar nė Gadishullin Ilirik (Ballkanik) para mijėra viteve. Rreth krijimit tė kodit gjenetikė tė kėsaj race ekzistojnė dy teori:
E para thotė se kanė prejardhje nga qentė e Kaukazit para 2500 viteve, teori e cila nuk qėndron dhe
Teoria e dytė e cila thotė se kanė prejardhje nga doga e Indisė /Tibetit e cila ka ardhur para mijėra viteve nė kohėn e Lekės (Aleksandri i Madh) nė Gadishullin Ilirik nė trojet ilire ku ėshtė kryqėzuar me qentė vendas dhe janė krijuar Qentė Molos. Nė ato troje ka banuar fisi i njohur ilir Molosėt i cili ėshtė marrė me bujqėsi ekstensive dhe ka kultivuar qen tė tillė autoktonė,prej tė cilėve e ka prejardhjen dhe ekziston raca autoktone Delari ilir.Nė 100 vitet e fundit si nė aspektin morfologjik tė emėrtimit ashtu edhe nė atė tė karakterit (tipareve) ėshtė prezantuar nė mėnyrė tė shtrembėruar para opinionit botėror. Edhe pse prezantohet se kjo racė ėshtė e njėjtė me racėn e cila ėshtė regjistruar nė FCI, sė pari me emrin Deltari ilir(Ilirski ovcar) nė vitin 1939, pastaj me insistimin e Federatės Kinologjike tė Jugosllavisė sė atėhershme nė vitin 1957 pėr qėllime tė caktuara politike, qė neve shqiptarėve tė na mohojnė ēdo gjė autoktone,
ėshtė ndryshuar nė (Jugosllovenski ovcarski pas Sarplaninac).
Deltari ilir nė mėnyrė absolute ndryshon si nga aspekti morfologjik ashtu edhe pėr nga karakteri me “Sarplanincin”, dhe ėshtė me rėndėsi tė themi se Deltari ilir si racė nuk ka qenė asnjėherė i standardizuar. Ėshtė e vėrtetė se nga ky lloj i qenve janė marrė ekzemplarė dhe janė dėrguar nėpėr Jugosllavinė e atėhershme dhe nga kinologėt e ndryshėm si dhe nga ushtria jugosllave janė bėrė eksperimente me ta duke i pėrzier me raca tė tjera dhe e kanė krijuar racėn tė cilėn e njohim dhe ėshtė e pranuara nė FCI si (Jugoslovenski Ovcarski Pas Sarplaninac), dhe parametrat e standardit tė cilat i ka sot “Sarplaninci” nuk pėrputhen me parametrat e standardit tė cilat i ka Deltari ilir, se si dhe ku i kanė marr ato parametra kinologėt jugosllavė dhe janė ardhur deri te ai standard i tyre vetėm ata e dinė. Nė Kosovė kėtė racė e quajnė Deltar (Qen Dhene)kurse nė Shqipėri e kemi njė racė tė ngjashme por pėr nga madhėsia janė mė tė vegjėl diku nga 65cm-70cm reth 45 kg janė qime shkurtėr dhe quhen qen stanesh (t'banesh, por janė tė pa standardizuar.

Nga matjet e bėra nė teren gjatė 20 viteve tė fundit,dhe atė 335 qenve dhe tė 191 bushtrave kemi ardhur deri te standardi i Deltarit ilir dhe raca tani e ka standardin e vėrtetė.Raca e Deltarit ilir nė Kosovė ėshtė standardizuar nga Federata Kinologjike e Kosovės (Federata Kinologjike e Kosovė nuk ėshtė ende e pranuar nė FCI por pretendon qė nė tė ardhmen tė bėhet anėtare e saj.) dhe nga viti 1990 ka filluar regjistrimi nė librin amėz. Lufta e fundit nė Kosovė ka qenė e pa mėshirshme edhe ndaj qenve edhe pse shumė qenė janė vrarė apo zhdukur mirėpo edhe pėrkundėr tė gjitha kėtyre pengesave janė tė krijuara 7 linja gjenetike (tė evidentuara), poashtu ėshtė pėrgatitur materiali dhe do ti dėrgohet FCI-sė nė shqyrtim qė tė pranohet si racė e pastėr.

DISA KARAKTERISTIKA TĖ PĖRGJITHSHME
Deltari ilir ėshtė plot fuqi, i madh, kėndrejt, qimegjatė, deltarė i pazėvendėsueshėm, dhe ruajtės i mirė. I fuqishėm me pamje impozante, me kokė masive ndėrtim tė thukėt, me kėmbė tė fuqishme dhe muskulore.Ka shikim tė zjarrtė inteligjent dhe ėshtė i guximshėm. Ka karakter tė pa djallėzuar ėshtė i ashpėr kur e kėrkon nevoja por jo agresiv.
TRUPI:

Ėshtė pak mė i gjatė se sa i lartė indeksi i formatit pėr qentė ėshtė 104-108 ndėrsa te bushtrat 106-110. Lartėsia te mashkujt 67-75 cm
te bushtrat 62-70 cm
Pesha te meshkujt 40-60 kg
te bushtrat 30-50 kg
Tek qentė mbi 50% tė ekzemplarėve dominon lartėsia 70cm ndėrsa te bushtrat 66cm
KOKA:
Gjatėsia e kokės te qentė ėshtė 27-32cm mesatarisht 30cm ndėrsa te bushtrat 24-29 cm mesatarisht 27cm.proporcioni kafkė-turi, te qentė 17,4cm : 12,6cm te bushtrat 15,3cm : 11,7cm, raporti 60:40 turiri pėrbėn 2/5 e kokės kurse kafka 3/5 te qentė ndėrsa 5/9 te bushtrat.
NGJYRA:
Te Deltari ilir kemi disa varietete tė ngjyrave ku sipas pėrqindjes dominojnė:
Ngjyra Vidra apo Tigėr me 30%, ngjyrė Hiri me tė gjitha varietetet 20%, ngjyrė e Verdhė me turi tė zi 20%, ngjyrė e Bardhė 20%,
dhe Kontra maska 10%.
QIMJA: e gjatė
Nė foton e mėposhtme mund ti shihni edhe parametrat e kėndeve tė Deltarit ilir.
Deltari ilir - RACA AUTOKTONE Untitl21
Deltari ilir - RACA AUTOKTONE Untitl22
Deltari ilir - RACA AUTOKTONE Untitl23

Burimi:Federata Kinologjike e Kosoves

Me shume http://medlem.spray.se/deltariilir/
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25636
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Deltari ilir - RACA AUTOKTONE Empty Re: Deltari ilir - RACA AUTOKTONE

Post by Naki Tue 09 Dec 2008, 20:57


Ne kete video mund te shifni Deltarin Ilir duke u kacafytur edhe me ujkun
Shenim: Ne opcionin me lart ne krye te videos sheno Deltari Ilir dhe kliko search do jeni edhe dhjetra video klipe per kete race autoktoneja si duket qe te keni me lehte.
Deltari ilir - RACA AUTOKTONE Untitl11


Last edited by Naki on Wed 10 Dec 2008, 18:57; edited 5 times in total
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25636
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Deltari ilir - RACA AUTOKTONE Empty Re: Deltari ilir - RACA AUTOKTONE

Post by riqebulli Wed 10 Dec 2008, 18:04

Vallahi i madh je Naki,te lumte..... Very Happy .
riqebulli
riqebulli

Shteti : spain
Postime : 66
Kyējet nė forum : 17729
Regjistruar mė : 2008-03-02
Profesioni : Mendoni Mire.Flisni Mire.Beni Mire.

Back to top Go down

Deltari ilir - RACA AUTOKTONE Empty Re: Deltari ilir - RACA AUTOKTONE

Post by Mehmet Maliqi Thu 11 Dec 2008, 18:24

Naki ke bere shume mire me te vertet ke shije dhe din cka i mungon web faqeve dhe lexuesve e sidomos kjo teme cenka per mue se jam shume adhurues i ketij lloji te qenit.
Te falenderoj shume per kete postim qe e ke sjelle e une mbas disa ditesh nese kam lejen kisha mi vu disa foto te qenit tim qe eshte i kesaj race
Mehmet Maliqi
Mehmet Maliqi

Shteti : Kosova
Postime : 12
Kyējet nė forum : 18106
Regjistruar mė : 2007-11-02

Back to top Go down

Deltari ilir - RACA AUTOKTONE Empty Re: Deltari ilir - RACA AUTOKTONE

Post by Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum