Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qazim Namani: Janjeva

Go down

Qazim Namani: Janjeva Empty Qazim Namani: Janjeva

Post by Kron Kazani Fri 16 Oct 2009, 01:25

Qazim Namani: Janjeva U1_QazimNamani
Janjeva

Nga Qazim Namani
Qazim.Namani@ks-gov.net

Janjeva shtrihet nė anėn perėndimore tė malėsisė sė Gallapit. Malėsia e Gallapit zinte njė sipėrfaqe mjaft tė madhe nė mbretėrinė e Dardanisė. Studiues tė shumtė e mbėshtesin mendimin se pikėrisht nė kėtė trevė jetonte fisi dardan Galabroi. Mbi Janjevė janė fshatrat Bukovica, Shesharka, Hanroci dhe Brusi, kurse nė anėn juglindore kufizohet me fshatin Akllap, nė anėn jugore me Gushtericėn e Epėrme dhe nė anėn perėndimore me Shushicėn dhe nė anėn veriperėndimore me fshatin Shashkoc.
Mr. Qazim Namani, historian
Nė veri tė Janjevės ngrihet mali (Maja e mprehtė) me naltėsi mbidetare rreth 1000m. Kodra nė anė tė majtė nga Maja e mprehtė quhet Borolin (740m). Nė anėn veriore afėr Janjevės, ngritet mbi kodrėn vullkanike Kalaja e Veletinit (850m), kodra nė perėndim tė Veletinit quhet Gllama (740m). Kodra nė lindje prej Boroline quhet Pazhiq, nė kėtė kodėr janė tė ndėrtuara shtėpitė dhe kisha e Shėn Nikollės. Mbi kodrėn e Pazhiqit gjendet Janjeva e vjetėr dhe gėrmadhat e njė kishe tė vjetėr. Prej Pazhiqit majtas kah lindja ėshtė kodra “Dheu i Bardhė”, qė njihet si lokalitet i rėndėsishėm arkeologjik. Nėn kėtė kodėr lėshohen nė anėn jugore kodrinat koloqevc dhe grab. Nėpėr janjevė kalon pėrroi Pranja. Nė hyrje tė Janjevės mbi kodrinėn nė anėn e majtė ėshtė gradina dhe nė veri tė gradinės shtrihet fshati Shashkoc.
Gjurmė tė qytetėrimit nė kėto anė datojnė qė nga periudhat e hershme parahistorike, por vlen tė pėrmendet se eksploatimi i xeheve kishte filluar nė parahistori, pėr tė vazhduar nė antikė e sidomos nė mesjetė. Gjurmė tė hershme tė civilizimit janė dėshmuar me gjetje tė shumta tė monedhave dhe arte-fakteve.
Nė vitet e mė tė hershme tregtarėt e Janjevės kanė mbledhur shumė monedha antike, tė cilat janė shitur apo dėrguar nė muze tjerė. Gojko Kraljeviq pėrmend, nė Buletinin e Muzeut tė Kosovės tė vitit 1984, bėnė fjalė pėr eksponate nga janjeve qė gjenden nė Muzeun e Sarajevės. Po ashtu edhe nė buletinin e Muzeut tė Kosovės tė vitit 1959/60, R. Galoviq shkruan se nė vitin 1934 nė Janjevė u zbulua njė depo e periudhės sė halshtatit, ku rėndėsi tė madhe kanė bylyzykėt e zbuluar, qė lidhen me zbulimet nė territorin e Maqedonisė dhe pėrfaqėsojnė kulturėn ilire mjaftė tė zhvilluar. Shumė gjetje tė rėndėsishme nga Janjeva mė parė ishin dėrguar edhe nė Muzeun e Beogradit, fakt qė dėshmohet edhe me dokumentin nr. 53/1, tė datės 28.01.1999, ku drejtori i Muzeut tė Prishtinės, Branko Jokiq, i lutet drejtorit tė Muzeut popullor nė Beograd, Mr. Bojana Boriq- Breshkoviqit, qė thesari i Janjevės t’i bashkėngjitet materialit tjetėr nga Kosova, pėr t’u ekspozuar nė ekspozitėn “Arheološko Blago Kosova i Metohije”. Vlen tė pėrmendet se nė vitin 2005 njė qytetar nga Janjeva i kishte shitur katėr kilogram monedha tė argjendit nė qytetin e Prizrenit pėr vetėm 400 euro. Tė gjitha kėto fakte tė pėrmendura mė lart, janė fakte tė pamohueshme pėr zhvillimin ekonomik qė e kishte Janjeva dhe trevat tjera tė pasura me minerale nė rrethinė.
Minierat dhe qytetet mė tė rėndėsishme nė malėsinė e Gallapit ishin: Artana, Prishtina, Bėrveniku, Prizrenci, Pėrlepci, Janjeva, Kassova, por mendoj se nė kėtė rajon ishte edhe Bėrskova si qendėr e njohur xehetare nė mesjetė. etj. Nė rajonin e Janjevės dhe Brusit, nė lumin e Androcit nė vendin uji i kuq , te prroni i Deqit(Dreqit) nė Badoc, nė kodren Gvozdenik tė fshatit Shashkoc, nė Vogoēincė, nė Zhegoc, nė fshatin Mirash, nė Gadime tė poshtme, nė Akllap, Sllovi, Kishnopole, Vėrbicė etj. Po ashtu zgjyrė tė metaleve ka shumė edhe nė fshatrat qė shtrihen nė anėn veri-lindore tė janjevės si nė: Kishnicė, Mramur, Llabijan, Grashticė, Keqekoll, Ballaban, Prapashticė e tj., ka shumė zgjyrė metalesh tė mbetura nga eksploatimi i xeheve nė periudha tė ndryshme tė historisė si dhe objekte tjera tė trashėgimisė kulturore.
Duke qenė lokalitet me rėndėsi nėpėr Janjevė kanė kaluar shumė rrugė tė rėndėsishme tregtare tė cilat i mundėsonin lidhjet me shumė qendra dhe qytete tė rėndėsishme tė kohės.
Janjeva nė burimet historike pėr herė tė parė pėrmendet nė letrėn e papės Benedikti IX qė e mban datėn 18.Xi.1303, qė i kishte shkruar argjipeshkvit tė Tivarit Marinit shkruan Jahja Dranēolli. Nė vitin 1308 Janjeva pėrmendet ndėr shtatė xeheroret mė tė njohura tė argjendit. Nė vitin 1328 e kishte famullinė e vet. Kambana mė e vjetėr e kishės sė Janjevės daton qė nga viti 1368 dhe ka mbishkrim gotik mendohet se ėshtė sjell nga Kėlni i Gjermanisė, kurse nė njė pllakė tė gurit ėshtė ruajtur emri i famullitarit nga viti 1425. Nė kishėn e sotme ėshtė murosur njė pllakė guri me shkronja latine dhe gotike, qė ėshtė sjellė kėtu nga kisha e moēme e Shėn kollit. Pllaka tė mermerit me shkronja latine janė gjetur edhe te oborri i xhamisė sė fshatit por fati i tyre nuk dihet.
Tė dhėnat e para pėr kishėn e Shėn Kollit janė me rastin e zgjedhjes sė kryepeshkopit tė Kotorit Kontareni nė vitin 1435, por kjo nuk do tė thotė se kjo kishė nuk ka pasur aktivitet fetarė edhe mė parė. Me 1433 nė Janjevė pėrmenden tregtarėt Dubrovnikas tė cilėt merreshin me tregti. Janjeva ishte ndėr qendrat mė tė rėndėsishme tregtare dhe e pasur me xehe e cila e kishte edhe ligjin e vet me 1488 qė i rregullonte marrėdhėniet tregtare dhe ekonomike tė qytetit.
Nė Janjevė tė pranishėm ishin edhe saksonėt tė ardhur si minator nė mesjetė. Emėrtimet e disa lokaliteteve nė rrethinėn e Janjevės janė ruajtur edhe sot nė onomastikėn e Kosovės. Kėtu mundė tė pėrmendim fshatin Shashkoc, Ceove, Grab (kodrinė nė afėrsi tė Janjevės etj.). Emėrtime tė tilla toponimike dėshmojnė pėr praninė e saksonėve edhe nė trevat tjera tė Kosovės dhe mė gjerė. Te popullata shqiptare e Kosovės fjalė sase pėrdorėn edhe sot nė jetėn e pėrditshme si p.sh. curik, sustė, shallter, ganc, Shtonė etj, qė dėshmojnė bashkėjetesėn e minatorėve gjerman nė mesin e popullatės arbėrore me shumicė nė kėto treva gjatė kėsaj periudhe. Nė tė folmen e shqiptarėve tė Gallapit edhe sot dėgjohet fjala shtonė e cila ka kuptimin e vrimės horizontale nė dhe, mur e gjetkė, kjo fjalė e huazuar nga saksonėt rrjedhė nga fjala shtonėn. Me prejardhje sase nė tė folmen e kėsaj ane ėshtė edhe fjala vantallak e cila vjen nga fjala gjermane wand qė e ka kuptimin e njė copė e madhe xeheje apo mur-ballinė me shkėmbinj tė mėdhenj.
Nė vitin 1569 Janjeva ishte qytet mjaftė i zhvilluar, ishte has i sulltanit qė i sillte tė ardhura nga shumė fusha tė ekonomisė. Sipas regjistrimit tė bėrė nė kėtė vit Janjeva kishte 310 familje. Nė vitin 1597 pėr xehetarin aktive tė Janjevės, dhe begatinė e xeheroreve me ari, papėn e njoftojnė murgjit Damjani dhe Pali. Marin Bici arqipeshkvė i Tivarit mė 1610 shkruan se nė Janjevė jetonin 500 familje. Arqipeshkvi i Tivarit mė 1638 thotė se i kishte dhe pronėn e saj. Nė shekullin XVII nė Shashkoc bėhej pėrshkrimi i librave kishtar. Nė vitin 1631 pėr tu shkolluar nė Itali dėrgohet Matej Matiqi. Nė vitin 1651 Pjetėr Bogdani pėr nxėnėsit e shkollės sė Janjevės kėrkon libra nė gjuhėn shqipe.
Nė shek. e XVII nė Janjevė punonte shkolla e hapur me urdhėr tė Kongregatės sė Propagandės Fide. Argjipeshkvi Andrea Bogdani nė vitin 1664 e kishte rezidencėn e tij nė Janjevė. Andrea Bogdani i propozoi kongregatės pėr mėsues tė shkollės nė Janjevė Pjetėr Mazrrekun i cili punoi deri nė vitin 1670. Nė vitin 1670 mėsues i shkollės sė Janjevės emėrohet dom Vinēenc Mato. Nė kėtė kohė shkolla e Janjevės i kishte gjithėsejt 25 nxėnės.
Sipas hulumtimeve etnografike nė Janjevė njihen dy familje mė tė vjetra e ato janė: Gllasniqėt dhe Paliqėt. Rėnja ekonomike e Janjevės filloi nė gjysmėn e shek.XVII e sidomos pas luftėrave Austro-Turke tė vitit 1689-90.
Nga Janjeva ishte edhe Toma Raspasari me origjinė shqiptare i cili luajti rol tė rėndėsishėm nė fund tė shek XVII, dhe Atė Shtjefėn Gjeēovi-Kryeziu i lindur nė Janjevė me 1873 e i cili la gjurmė nė shumė veprimtari si: nė letėrsi, folklor, muzeologji, arkeologji, teologji, etnografi, tė drejtėn zakonore dhe nė veprimtari tjera patriotike.
Nikolajeviqi nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX shkruan se nė Janjevė qė nga kohėt e hershme ruhet varoshi i minatorėve, tash fshat i varfėr shqiptar qė ka 2000 banorė me shumicė katolik. Nė shekullin XX struktura e popullatės nė Janjev mori krejt formė tjetėr. Nga ndikimi i pushtetit njė numėr i shqiptarėve katolik filluan ta quajnė veten kroat, ata qė ishin ortodoks u serbizuan, disa familje tė vjetra dhe fisnike u regjistruan si turq dhe njė shtesė e popullatės mbeti shqiptare. Kėtu qė moti jetonte edhe komuniteti rom. Edhe pse pjesa dėrmues e shqiptarėve tė Janjevės me kohė ėshtė asimiluar emėrtimet pėr tė afėrm kryesisht i ishin nė gjuhėn shqipe si: Baba, nana, baca, teza, dajka, baldyza, baxhanak etj. E qė tregojnė se kishin origjinė dhe traditė shqiptare. Fati i Janjevės i ndoqi edhe shqiptarėt e fshatit Letnicė tė cilėt ishin shqiptar por nga presioni i pushtetit janė detyruar qė tė regjistrohen si kroat.
Janjeva nė fund tė shekullit XX i kishte 9 lagje: Jezerce, Virovce, Gllama, Lagjja e poshtme, Saraj, sopot, Lagjja e turqve, Pazhiq (ose Oluce, Aluce), lagjja e mesme dhe lagjja e sipėrme. Lagjja mė e vjetėr ėshtė quajtur Plakaniqka (nga fjala shqipe plakė, lagje e vjetėr) e qė mė vonė u quajt Jezerce.
Nė Janjevė nė lagjen e sotme tė virovcit ėshtė kisha ortodokse.
Sot nė janjev famullitar ėshtė dom Matej Paliqi i cili ka mjaftė tė dhėna pėr janjevėn. Sipas tij nė vitin 1981 nė Janjevė jetonin 4800 Kroat, nė vitin 1991 ishin 4580, por u shpėrngulen gati tė gjithė nė Kroaci dhe aktualisht kanė mbetur vetėm 290.
Si monumente tė kulturės nė janjevė mundė tė veēojmė kishėn e Shėn Nikollės. Gjurmėt e kishės sė Shėn Kollit qė pėrmendet nė dokumentin e vitit 1328 mundė ti ndiqen deri nė shekullin XVIII e XIX. Nė vitin 1856 u ndėrtua Kisha e vjetėr e Shėn Nikollės. Nė vitin 1985 mbi themelet e kishės sė vjetėr u ndėrtua kisha e re. Pėrveē kishės katolike nė Janjeve ėshtė edhe Xhamia, Teqja dhe kulla e vetme e ndėrtuar prej gurit, qė njihet si kulla e bejlerėve dhe spahijėve. Nė lagjen Gllama ekzistojnė gėrmadhat e njė fortese.
Shtėpitė e ndėrtimit nė Janjevė kanė arkitekturė mjaftė tė zhvilluar pėr kohėn e ndėrtimit tė tyre. Shtėpitė e banorėve tė pasur kryesisht ishin tė ndėrtuara nė kate dhe kishin edhe ēardak. Kėto shtėpi zakonisht katet pėrdhese i kishin tė ndėrtuara prej guri, ndėrsa katet lart ndėrtoheshin prej druri tė mbushura e suvatuara me llaē balte dhe tė mbuluara me tjegulla. Shumica e kėtyre shtėpive zakonisht kishin korridore qė vendorėt i quanin Gjezentija. Shtėpitė mė nė periferi janė mė tė tėrhequra nė oborre , nė pėrjashtim tė ēarshisė dhe rrugės kryesore. Oborret janė tė rrethuara me mure. Nė oborre pėrveē shtėpisė sė banimit ka edhe objekte tjera ndihmėse dhe puse pėr ujė. Janjeva i ka edhe disa burime publike uji.
Janjeva ruan lokalitete, galeri tė vjetra dhe zgjyrė metalesh.
Nė Janjevė nė lagjen e Vogoqincve njė galeri e vjetėr u zbulua mė 02.06,2003 nė kodrinėn e quajtur “Grab”pronė e Lutfi Bikliqit. Ramadan Berisha po ashtu banor i kėsaj lagjeje nė vitin 2008 bėri gėrmime pėr ta rrafshuar oborrin e tij dhe hasi nė njė hyrje tjetėr tė galerisė e cila ndahej nė 2 korridore. Nė podrumin e shtėpisė sė Haki Berishės ėshtė shahta vertikale e minierės nė thellėsi rreth 20m. Njė hyrje tjetėr del nė pusin e Elmaz Berishės, pastaj nė oborrin e Ruzhdi Berishės ėshtė njė sondė vertikale. Galeri tė vjetra ka nė Gradinėn e Janjevės dhe disa galeri nėn kalanė e Janjevės. Gjurmė tė galerive tė vjetra ka edhe nė janjevėn e vjetėr dhe nė fshatra pėr rreth e sidomos nė fshatin Shashkoc. Nė fshatin Akllap ėshtė njė kishė eremite e qė mendohet se mė parė hyrje e minierės por qė u adaptua mė vonė si kishė. Hyrje tė galerive ka edhe nė fshatin Vogoqincė.
Nė Gradinė vėreheshin muret rrethuese, zgjyrė metalesh dhe disa fragmente qeramike tė periudhės sė antikės.
Prej Gradine nė drejtim tė fshatit Shushicė njė burim i vjetėr uji nga banorėt lokal quhet Alban Qeshmė, kurse burimi tjetėr mė poshtė quhet Nallban Qeshmė. Si toponime tjera veēohen: Pojatishta, Harmanllak, ndėrsa nėn Akllap dhe nėn Janjevė nė vendin e quajtur Trohall, ka qeramikė dhe gjurmė tė njė vendbanimi tė lashtė

Pamjet paraqesin hyrjet nga pozicione tė ndryshme nė xeheroret e Janjevės:
Qazim Namani: Janjeva U111
Qazim Namani: Janjeva U121
Qazim Namani: Janjeva U131
Qazim Namani: Janjeva U141
Qazim Namani: Janjeva U151

Dėrgoi: Kadri Mani
Kron Kazani
Kron Kazani

Shteti : Gjermani
Postime : 33
Kyējet nė forum : 16970
Regjistruar mė : 2008-11-04
Profesioni : Kėngėtar dhe gazetar

http://h qiptare.net

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum