Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Naim Frashėri

3 posters

Go down

Naim Frashėri Empty Naim Frashėri

Post by Naki Thu 26 Feb 2009, 15:58

Naim Frashėri (1846-1900). Poeti mė i madh i Rilindjes Kombėtare shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit e i kulturės shqiptare. Lindi mė 25.5.1846 nė Frashėr, ku bėri mėsimet fillore dhe nisi tė mėsonte persishten pranė teqesė bektashiane. Mė 1865 familja u shpėrngul nė Janinė, ku bashkė me vėllanė mė tė vogėl Samiun, mbaroi gjimnazin grek "Zosimea" (1869). Bėri pastaj pak muaj nė Stamboll, si nėpunės i vogėl nė zyrėn e shtypit (1870), po iu shfaq tuberkulozi dhe u kthye nė vendlindje pėr klimė tė mirė. Nė fillim ishte nėpunės tė dhjetash nė Berat e mė pas i doganės nė Sarandė (1372-77). Nė kėtė periudhė Naim Frashėri. bėri prova tė vjershėrimit shqip, nėn ndikimin e bejtexhinjve e u dha pas vjershėrimit persisht, me sukses, duke botuar mė vonė edhe njė pėrmbledhje lirika sh Tejhyjylat (Ėndėrrimet, 1885). Nėn ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, njėri nga udhėheqėsit e sė cilės ishte Abdyli, vėllai i tij mė i madh, dhe tė veprimtarisė kulturore patriotike tė Shoqėrisė sė Stambollit, nė krye tė sė cilės ishte Samiu, Naim Frashėri. braktisi vjershėrimin persisht dhe iu kushtua le tėrsisė shqiptare. Poema e tij e parė e re ishte Shqipėria (1880, botuar mė 1897), qė entuziazmoi patriotėt shqiptarė. Nė Stamboll Naim Frashėri. ka qenė ndėr botuesit kryesorė tė revistės "Drita", mė pas "Dituria"(1884-85), ku u botuan shumė vjersha tė tij, proza e vargje pėr shkollat e para shqipe qė do tė hapeshin, disa shqipėrime tė shkrimtarit. Ai shėrbente si anėtar i Komisionit tė Botimeve pranė Ministrisė sė Arsimit, mė pas si kryetar.
Mė 1886 Naim Frashėri. botoi poemėn e tij tė famshme Bagėti e bujqėsia, atė greqisht Dėshira e vėrtetė e shqiptarėve (O alithis pothos ton Alvanon) dhe katėr libra pėr shkollat: "Vjersha pėr mėsonjtoret e para", "E kėndimit tė ēunavet kėndonjėtoreja", (nė dy vėllime, me poezi, lexime tė ndryshme, njohuri tė para shkencore humanitare), si dhe njė "Histori tė pėrgjithshme". Mė 1888 vijoi me "Dituritė" (ribotuar mė 1895 me titullin "Gjithėsia", - shkenca tė natyrės). Mė 1890 doli pėrmbledhja e lirikave Lulet e verės, pastaj "Mėsimet" (proza patriotike dhe tė moralit) dhe Fjala flutarake (vjersha) mė 1894, sė fundi mė 1898 poema e madhe epike Historia e Skėnderbeut dhe poema fetare Qerbelaja etj. Naim Frashėri. vdiq nė 20.10.1900 nė lagjen Erenqoj tė Stambollit, ku dhe u varros. Eshtrat e tij janė sjellė nė Shqipėri. Naim Frashėri. u shqua pėr lirikėn e tij patriotike me temė aktuale (vjershat "Gjuha shqipe", "Korēės" 1887 etj.), u kėndoi me pasion tė rrallė mallit dhe bukurive tė atdheut ("Bagėti e bujqėsia") dhe bėri thirrje tė fuqishme pėr ēlirimin e tij (krijime tė ndryshme, "Dėshira e vėrtetė e shqiptarėve"), si dhe pėr begatimin e vendit dhe njė tė ardhme demokratike tė tij. Ai i kėndoi natyrės, dashurisė (poema "Bukuria", njė ndėr kryesoret e tij, 1890), miqėsisė, jetės intime (me brengėn pėr tė afėrmit qė bori). Poema "Historia e Skėnderbeut"qe njė kurorėzim i veprės sė tij, "testamenti i tij politik e poetik", me grishje tė hapėta pėr ēlirim nga Turqia. Poema ėshtė shkruar sipas traditės sė madhe barletiane. Nė poemat epike ai u ndikua nga historitė e vjershėruara tė Lindjes dhe nga bejtexhinjtė frashėriotė, po duke iu kundėrvėnė kėtyre me shqipen e kulluar apo me shkarkirnin e dogmės fetare (nė "Qerbelaja" dhe nė veprat e tjera, qė i hartoi pėr afrimin e elementit besimtar nė lėvizjen kombėtare). Naim Frashėri. u shqua edhe pėr poezinė meditative, nisi nė shqipet poezinė filozofike (vjersha "Perėndia"1890). Shkroi dhe proza pėr tė vegjlit dhe bėri disa pėrshtatje mjeshtėrore fabulash tė La Fontenit. Botėkuptimi i Naimit ishte nė thelb panteist e idealist. Me admirimin e madh qė kishte pėr racionalizmin e Dekartit dhe si pasues i shquar i iluministėve francezė Volter, Ruso etj., me besimin e plotė nė shkencat dhe nė rolin e tyre revolucionar nė shoqėri (pranimi i teorisė Kant-Laplas dhe i darvinizmit, qė i propagandoi me guxim tė madh pėr kohėn), me demokratizmin e tij dhe antimonarkizmin, besimin nė aftėsitė e pashtershme tė popullit tė vet pėr tė qėndruar, pėr t'u ēliruar, pėr tė vajtur pėrpara me hov, Naim Frashėri. u bė njė veprimtar revolucionar nė tėrė fushat, si shkrimtar, njeri i mendimit, njeri politik. E gjithė veprimtaria e tij letrare dhe kulturore ishte e lidhur ngushtė me ēlirimin dhe pėrparimin e vendit, me ēlirimin shpirtėror dhe ndriēimin e masave tė popullit. Ai kishte besim tė plotė nė aftėsinė e mendjes pėr tė njohur realitetin e pėr tė vėnė nė shėrbim tė njeriut njohjen e ligjeve tė botės. Kėrkonte arsimim pėr tė gjithė, emancipimin e gruas, qeverisjen demokratike, tė vendit (njė " demokraci prej pleqet», pra tė njė ngjyre shqiptare), ngrinte lart vetitė e karakterit tė shqiptarėve (besėn, trimėrinė, bujarinė), traditat kombėtare qė nga lashtėsia pelazgjike. Bėnte thirrje pėr miqėsi me fqinjtė nė kushtet e respektit reciprok, shpallte dashurinė nė gjithė popujt e racat, ngrihej me forcė kundėr Megali Idesė e pansllavizmit, duke admiruar vetitė dhe kulturėn e popujve tė tjerė (poezinė ,pėrparimtare lindore, atė greke, latine, rilindjen evropiane, romantizmin evropian, prej tė cilave dhe u ndikua).
Naim Frashėri. luajti, pėrkrah Samiut e pas Kristoforidhit, njė rol themelor pėr shqipen e re letrare, tė cilėn e shkroi me njė pasuri tė veēantė fjalori e sidomos frazeologjike, duke u mbėshtetur kryesisht nė gjuhėn e popullit, e shkroi tė pastėr dhe bėri njė punė tė dukshme pėr pasurimin e saj, duke e ngritur atė nė lartėsinė e njė gjuhe arti tė zhvilluar dhe kulture.
Ndikimi i Naim Frashėri., me gjallje tė shkrimtarit dhe pas vdekjes, jo vetėm te shkrimtarėt shqiptarė tė kohės, por edhe tė periudhės sė mėvonshme, ishte i madh. Pas Ēlirimit u vunė nė pah dhe u ēmuan gjerėsisht meritat dhe vlerat e punės dhe tė krijimtarisė sė tij, pėrmes studimesh tė ndryshme. Ribotimet e veprave tė tij janė tė shumta; pėrveē tyre janė bėrė edhe disa botime kritike shkencore tė veprave tė Naimit. Emrin e Naim Frashėrit e mbajnė shkolla dhe institucione tė ndryshme. Pėr merita kulturore nė Shqipėrinė jepet urdhri qė mban emrin e poetit kombėtar
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25654
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Naim Frashėri Empty Re: Naim Frashėri

Post by Voglushja Fri 27 Feb 2009, 21:14

Gjuha Shqipe-Naim Frasheri

Kur nė sulm hodhėn turqit
Hordhitė e pambaruara,
Kėshtjellat e sintaksės
S’ i muar, qė s’ i muar.

Nė bedena poemash
Popullore mbetėn
Kufoma divanesh e
Kufoma bejtesh.

Kur panė se gjuhės
S’ i hodhėn dot prangat,
Lėshuan drejt saj
Gjithfarė merimangash.

Parashtesa e pjesėza
E lidhėza sė prapthi
Tė bukurėn gjuhė
Ta bėnin lesh arapi.

Nė pėrēartje ta kthenin,
Nė delir nė jerm.
Shin vite tė rėnda,
Ishin shekuj plot helm.

Tė tė bėnin ty, donin,
Shqipėri memece,
Por ja, erdhi Naimi,
Si yll mbi ty ecte.
Dorėn e zbehtė
Mbi ballė tė vuri,
Tė tė hiqėte zjarrllėkun
Prej tė sėmuri.

Dhe vdisnin pjesėzat,
Thaheshin merimangat,
Ndriste si perlat
Poezia e madhe.

Kjo gjuhė, qė provoi
Akrepėt e shkretėtirės,
Ē’ do tė thotė pėrēartje
E di, oh,e di mirė.

E di ē’ do tė thotė
Kllapi, hermetizėm
Qoftė e ardhur nga Roma,
Qoftė e ardhur nga Parisi.

Kjo gjuhė martire,
Lehonė e pėrjetėshme,
Qė lindi mes dhembjesh
Art tė pavdekshėm
avatar
Voglushja

Shteti : Gjakove
Postime : 4385
Kyējet nė forum : 18787
Regjistruar mė : 2008-11-02
Profesioni : Studente

Back to top Go down

Naim Frashėri Empty Naim Frashėri

Post by Vizitor Fri 08 Jan 2010, 21:09




Naim Frashėri 25naimfrasheri


Figura
qėndrore e letėrsisė shqiptare tė Rilindjes, ai qė u bė shprehės i
aspiratave tė popullit pėr liri e pėrparim, si poet i madh i kombit,
ėshtė Naim Frashėri, bilbili i gjuhės shqipe. Naimi lindi mė 25 maj
1846 nė Frashėr, qė ishte edhe njė qendėr bejtexhinjsh. Mėsimet e para
i mori tek hoxha i fshatit nė arabisht e turqisht. Qė i vogėl nisi tė
vjershėronte. Studimet e mesme i kreu nė Janinė, nė gjimnazin e njohur
"Zosimea". Aty horizonti i tij kulturor u zgjerua sė tepėrmi, njohu
letėrsinė, kulturėn dhe filozofinė klasike greke e romake, ra nė
kontakt me idetė e Revolucionit Borgjez Francez dhe me iluminizmin
francez. Duke pėrvetėsuar disa gjuhė, si: greqishten e vjtėr e tė renė,
latinishten, frėngjishten, italishten e persishten, Naimi, jo vetėm qė
mori bazat e botėkuptimit tė vet, por njohu edhe poezinė e Evropės e tė
Lindjes. Tė gjitha kėto tradita poetike ndikuan nė formimin e tij si
poet. Mė 1870, pas mbarimit tė shkollės, shkoi pėr tė punuar nė
Stamboll, por u prek nga turbekulozi dhe u kthye nė Shqipėri nė klimė
mė tė shėndetshme.
Gjatė viteve 1872-1877 Naimi punoi nė Berat e nė
Sarandė si nėpunės. Kjo periudhė pati rėndėsi tė veēantė nė formimin e
tij. Atdhetar e si poet. Ai njohu mė mirė jetėn e popullit, zakonet,
virtytet dhe aspiratat e tij, gjuhėn e bukur e shpirtin poetik tė
njerėzve tė thjeshtė, krijimtarinė popullore, bukurinė e natyrės
shqiptare.
Ndėrkohė vendi ishte pėrfshirė nė ngjarjet e mėdha tė
lėvizjes ēlirimtare, qė do tė sillnin formimin e Lidhjes Shqiptare tė
Prizerenitmė 1878, udhėheqės i sė cilės ishte Abdyli, vėllai mė i madh
i Naimit. Naimi dha ndihmesėn e vet pėr krijimin e degėve tė lidhjes nė
Jugun e Shqipėrisė, pėrkrahu dhe pėrhapi programin e saj. Mė 1880, kur
veprimtaria e Lidhjes ishte nė kulm, ai shkroi vjershėn e gjatė
"Shqipėria", nė tė cilėn shpalli idetė kryesore tė Rilindjes. Me kėtė
krijim Naimi niste rrugėn e poetit kombėtar. Mė 1881 Naimi u vendos
pėrfundimisht nė Stamboll, ku u bė shpirti i Shoqėrisė sė Shkronjave
dhe i lėvizjes sė atdhetarėve shqiptarė. Gjithė forcat dhe talentin ia
kushtoi ēėshtjes kombėtare, punoi pėr ngritjen e shkollės shqipe dhe
hartoi libra pėr tė, shkroi vjersha, pėrktheu e botoi vazhdimisht, duke
ndihmuar pėr zhvillimin e letėrsisė sonė, pėr botim edhe tė shumė
veprave tė autorėve tė tjerė. Lėvizja kombėtare, idealet e ēlirimit tė
Shqipėrisė, tė pėrparimit e tė qytetėrimit tė saj, u bėnė faktori
themelor qė ndikoi nė formimin e Naimit si poet e atdhetar.
Krijimtaria
e gjerė letrare e Naimit, me veprat poetike e didaktike, kap njė
periudhė tė shkurtėr prej 13 vjetėsh (1886-1899). Vetėm nė vitin 1886
ai botoi veprat "Bagėti e Bujqėsia", "Vjersha pėr mėsonjtoret e para",
"Histori e pėrgjithshme" dhe poemėn greqisht "Dėshira e vėrtetė e
shqiptarėve", "E kėndimit ēunavet kėndonjėtoreja". Mė 1885 botoi
pėrmbledhjen me vjersha persisht "Tehajylat" (Ėndėrrimet) mė 1888 botoi
"Dituritė", mė 1890 "Lulet e verės", mė 1894 "Parajsa dhe fjala
fluturake", mė 1898 "Historia e Skėnderbeut" dhe "Qerbelanė" dhe mė
1889 "Historia e Shqipėrisė". Sėmundja dhe lodhja e madhe ia keqėsuan
shėndetin poetit, zemra e tė cilit pushoi sė rrahuri mė 20 tetor 1900,
nė moshėn 54-vjeēare, i zhuritur nga malli pėr atdheun dhe me brengėn
qė s'e pa dot tė lirė.
Vdekja e poetit qe njė zi e vėrtetė
kombėtare. Shqiptarėt kishin humbur atdhetarin e kulluar, apostulin e
shqiptarizmės, poetin e madh. Dhembjen dhe vlerėsimin pėr Naimin e
shprehu bukur elegjia e Ēajupit, qė niste kėshtu:


Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
moj e mjera Shqipėri,
mendjelarti, zemėrtrimi,
vjershėtori si ai.
****************************
Naim
Frashėri vuri themelet e letėrsisė kombėtare shqiptare. Vepra e tij
shėnoi lindjen e njė letėrsie tė re me vlera tė vėrteta artistike. Ajo
shprehte aspiratat e shoqėrisė shqiptare tė kohės dhe ndikoi fuqishėm
nė luftėn e saj pėr liri e progres.
Naimi krijoi traditėn e letėrsisė patriotike, qytetare, ai solli nė letėrsi botėn shqiptare, aspiratat jetike tė popullit.
Dashuria
pėr Atdheun, popullin dhe njeriun, krenaria kombėtare dhe besimi nė tė
ardhmen, ideja e madhe e ēlirimit, formojnė thelbin romantik tė veprės
sė tij. Naimi e afroi letėrsinė me popullin, duke trajtuar tema tė
reja, tė ndryshme nga ato tė letėrsisė sė vjetėr, temat e problemet e
kohės.
Nė formimin e Naimit si poet ndikuan disa faktorė, por
faktori kryesor ishte jeta e popullit tė vet dhe lėvizja e tij pėr
ēlirim kombėtar.
Naimi njohu disa tradita poetike tė huaja, prej tė
cilave mori elemente qė u tretėn mjaft natyrshėm nė veprėn e vet. Por
krijimtarisė sė tij vulėn e origjinalitetit ia vuri jeta dhe tradita
historike e artistike e populli tė vet. Traditat poetike popullore, qė
pėrbėn njė nga burimet e formimit tė tij si poet, i dha shumė mė tepėr
nga ēdo traditė tjetėr. Lidhja me tė u shpreh jo vetėm nė gjuhėn e
poezisė sė Naimit dhe nė figuracionin e pasur, por, nė radhė tė parė,
nė pėrmbatje dhe nė frymėn e saj.
Naimi ėshtė bilbili i gjuhės
shqipe, mjeshtėr i fjalės. Vepra e tij vuri bazat e gjuhės letrare
kombėtare shqipe, e cila do tė njihte mė vonė njė zhvillim tė
mėtejshėm, pėr tė arritur gjer nė shqipen e sotme letrare kombėtare tė
njėsuar e tė zhvilluar. Tradita qė krijoi Naimi, ėshtė e gjallė dhe
frymėzuese edhe nė jetėn e shoqėrisė sonė tė sotme. Naimi mė tepėr se
shkrimtar, ėshtė poeti mė i madh i Rilindjes sonė Kombėtare, ėshtė
atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kulturės
shqiptare
Naim Frashėri Naimi
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

Naim Frashėri Empty Re: Naim Frashėri

Post by Te-Li Fri 08 Jan 2010, 21:38

Naim Frashėri Naimifrasheri
avatar
Te-Li

Shteti : Belgjikė
Postime : 448
Kyējet nė forum : 16600
Regjistruar mė : 2009-09-27

Back to top Go down

Naim Frashėri Empty Re: Naim Frashėri

Post by Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum