Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Abetaret shqipe dhe trajektorja e tyre historike - pedagogjike

Go down

Abetaret shqipe dhe trajektorja e tyre historike - pedagogjike Empty Abetaret shqipe dhe trajektorja e tyre historike - pedagogjike

Post by Vizitor Sat 03 Apr 2010, 00:51

Prof. Dr. Shefik Osmani - Prof. as. Dr. Njazi Kazazi




PARATHĖNIE


Kur mė l8 maj 1854, shkencėtari i dėgjuar gjerman Franc Bop (Franz
Bopp) mbajti para autoriteteve tė Akademisė sė Shkencave tė Berlinit
kumtesėn e tij tė njohur "Mbi shqipen nė lidhjet e saj tė afrisė", ku
argumetonte se gjuha shqipe i pėrket familjes sė gjuhėve indeoevropiane
dhe me kėtė tezė hapte njė faqe tė re nė historinė e gjuhės , "Ėvetari
shqip..." i Naum Veqilharxhit kishte mbushur l0 vjet qėkur ishte
botuar.

Qė atėherė e deri mė sot janė shtypur mė se 150 abetare nė trevat
shqiptare dhe jashtė tyre si nė Bukuresht, Stamboll, Bruksel, Sofje,
Vjenė, Napoli, Selanik, Athinė, Paris, Milano, Bari, Ėorēester,
Laipcig, Konstancė, Aleksandri tė Egjiptit etj. Abetaret qenė armė nga
mė tė fuqishmet dhe mė tė efektshmet pėr tė shkėputur arsimin tonė nga
varėsia e shkollave tė huaja. Me pėrmbajtjen e tyre ato ndikuan
fuqishėm nė edukimin e gjeneratave tė tėra me ndjenjat mė tė larta
atdhetare dhe fisnike. Por abetaret do t'i kishin dyert tė mbyllura,
rrugėt e prera, shtigjet tė zėna, nė qoftė se nuk do tė kishin
mbrojtjen e armėve tė luftėtarėve shqiptarė. Pranė abetares shqipe
bėnte roje pushka. Pushka i jepte forcė abetares - abetarja i jepte
krahė asaj. Shumica e autorėve tė abetareve shqipe qenė njėkohėsisht
pedagogė e luftėtarė, shkencėtarė dhe veprimtarė tė lėvizjes kombėtare,
tekstologė dhe organizatorė tė arsimit. Njė pjesė e tyre ranė dėshmorė
pėr idealet qė propagandonin, pėr ēlirimin kombėtar e shoqėror, pėr tė
mbijetuarit e gjuhės shqipe. I tillė ka qenė fundi i Naum Veqilharxhit,
i Anastas Kulluriotit, i Luigj Gurakuqit, i Jashar Erebarės, i Shefqet
Daiut e i shumė tė tjerėve. Ato me dijet e pėrvojėn e tyre lanė njė
fond tė pasur, shumė tė pasur nė thesarin e bibliotekės shqiptare,
krijuan njė traditė, vunė themelet nė disa metoda tė lexim- shkrimit tė
gjuhės sonė, duke krijuar nė brezni tė tėra kėnaqėsinė e pėrvetėsimit
tė shprehive tė leximit dhe tė shkrimit tė gjuhės amtare, duke vėnė nė
duart e qindramijėra tė miturve shqiptarė nė Gegėri e Toskėri, nė
Kosovė e Ēamėri, nė Dibėr e Kumanovė, nė Hot e Grudė, nė Ulqin e Tivar,
nė Preshevė e Bujanovc librin qė u mėsonte lexim - shkrimin shqip.

Ndoshta asnjė tekst mėsimor si ky, pėr njė kohė kaq tė gjatė nuk ėshtė
lidhur aq ngushtė me historinė e arsimit dhe tė kulturės shqiptare.
Kjo, padyshim, ėshtė rrjedhojė e funksionit shumėplanėsh qė abetarja
luajti pėr mė se njė shekull e gjysmė (nė vitin 2000 ajo numėron 156
vjet), lidhur me mėkimin e idesė dhe luftės pėr ēlirimin kombėtar. Pėr
funksionet qė kreu si mjet pune pėr mėsimin e gjuhės sė shkruar shqipe,
pėr kontributin didaktik qė dha nė pėrpunimin e metodave tė lexim-
shkrimit, pėr rrugėn qė hapi dhe pėrvojėn qė krijoi nė fushėn e
teksteve tona origjinale shkollore, pėr konceptimin e rolit tė tij si
libri i parė i shkollės etj. kemi synuar tė flasim nė kėtė monografi.

Me kėtė tekst nuk u lidhėn vetėm mėsimdhėnėsit, por edhe njerėz tė
fushave tė tjera si: mendimtarė, politikanė, ideologė, luftėtarė,
ithtarė tė lėvizjes sonė kombėtare, dyqanxhinj, udhėtarė etj. qė nė
ēantat a torbat e tyre, nėn gunat e dhirta, krahas armės mbanin edhe
abetaret pėr t'i shpėrndarė qė tė mėsohej gjuha shqipe, gjuha e mėmės,
qė tė viheshin themelet pėr tė pėrgatitur mė vonė njerėz tė mėsuar. Me
asnjė libėr tjetėr si me abetaren nuk e lidhėn jetėn dhe fatin e tyre
kaq shumė autorėt, tipografėt, redaktorėt, shpėrndarėsit, doganierėt,
librarėt, mėsuesit dhe komitėt atdhetarė.

Me tė u ndeshėn armiqtė e kombit dhe tė arsimit kombėtar, kundėr
abetares u lėshuan anatema, u vunė nė lėvizje sherbėtorė tė pushtuesve
tė ndryshėm. Abetarja shqipe u vu nė listat e zeza tė botimeve tė
ndaluara, pėr dhjetėra vjet me radhė. Nė disa raste u dogj nėpėr
sokake, siē digjeshin dikur nga inkuizicioni veprat e shkencėtarėve tė
mėdhenj qė rrėzonin tabutė mesjetare. Autorin e "Ėvetares..." sė parė e
helmatisėn dhe kopjet e kėtij "libri tė mallkuar" qė kishte marrė udhėt
e Evropės, i dogjėn pėr t'i zhdukur pėrgjithmonė. Ndaj, pėr tė ēarė
pėrpara, rruga e abetares ishte e pashmangur nga rreziqet dhe e pandarė
nga lufta. Kush e pėrgatiste, ai qė e botonte, ai qė e shpėrndante, ai
qė e pėrdorte, ai qė e pėrvetėsonte pėrmbajtjen e saj, e bėnte kėtė nė
emėr tė njė ideali, idealit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Fitorja e
pavarėsisė kėrkonte sakrifica. Dhe rastet e vetėmohimit nuk munguan.

Lufta kundėr abetares u bė nė emėr tė pushtuesit, nė emėr tė
injorancės, tė fanatizmit, tė prapambetjes, tė antishqiptarizmit. Por
prapėseprapė ky libėr i mėsimit tė gjuhės shqipe mbijetoi triumfues.
Pėr tė mbajtur gjallė e tė freskėt abetaren shqipe derdhėn mundin,
djersėn e intelektin e tyre penat mė tė fuqishme tė kohės, si: N.
Veqilharxhi, K. Kristoforidhi, D. Boriēi, S. Frashėri, J. Vreto, K.
Hoxhi, P. Vasa, A. Kullurioti, L. Gurakuqi, P. Qiriazi, N. Lako, S.
Shuteriqi, A. Xhuvani, N. Paluca, Th. Papapano, J. Minga, M. Logoreci,
G. Beltoja, L. Skendo, L. Lumezi etj. e deri mė tė rinjtė si Q.
Guranjaku, K. Xhumari, Q. Batalli, M. Gjevori, Gj. Gjokaj, Xh. Gega
etj. E dashur nga "arnautėt kokėfortė", abetarja depėrtoi nė burgje, u
fut nė shpella, u mėsua nė natyrė nėn qiellin e hapėt dhe nė odat e
tymta si asnjė libėr tjetėr shqip. Ajo mėkoi dashurinė pėr gjuhėn mėmė,
ku shpėrthente zemra pėr lirinė e mėmėdheut tė robėruar. Ana
funksionale e kėtij teksti popullor nuk ėshtė mė e madhe se ajo
shkencore - didaktike. Shumica e autorėve tė tyre janė tė njohur nė
analet e historisė sė arsimit dhe tė mendimit pedagogjik shqiptar si
pedagogė tė shquar, si didaktė tė aftė dhe si metodistė tė pėrsosur dhe
origjinalė nė mjeshtėrinė e mėsimdhėnies. Tė tillė kanė mbetur Naum
Veqilharxhi, Konstandin Kristoforidhi, Jani Vreto, Sami Frashėri,
Gaspėr Benusi, Jan Risto Terova, Parasqevi Qiriazi, Luigj Gurakuqi,
Jani Minga, Simon Shuteriqi, Jashar Erebara, Nikolla Lako, Mati
Logoreci, Gaspėr Beltoja, Ndue Paluca, Aleksandėr Xhuvani, Pertef
Pogoni, Qamil Guranjaku, Kolė Xhumari, Mehmet Gjevori etj. Janė kėta
autorė qė kanė njohur metodat sintetike dhe ato analitike, janė kėta qė
kanė ndjekur me kujdes evolucionin e tyre gjatė shekujve si dhe
transformimet qė kanė pėsuar, janė kėta qė kanė zbuluar pėrshtatjet me
veēoritė e gjuhės sonė, janė kėta qė kanė bėrė eksperimentimet e
abetares pa bujė, por me kėnaqėsinė qė jep arritja e njė synimi. Janė
pikėrisht kėta qė kanė futur tė renė nė metodė, qė kanė projektuar
risitė dhe pa asnjė pretendim ua kanė aneksuar tekstet e tyre.

E gjithė kjo kohė e gjatė, njė shekull e gjysmė, kjo rrugė luftarake qė
ka kaluar abetarja jonė ka lėnė gjurmė nė historinė e arsimit dhe tė
kulturės shqiptare, ka krijuar traditė nė pedagogjinė e arsimit fillor,
duke zėnė njė vend tė rėndėsishėm dhe tė nderuar pėr funksionet
atdhetare e didaktike qė kreu dhe rolin qė luajti dhe luan vazhdimisht.


* * *

Roli i shumanshėm i abetareve ėshtė i pranishėm nė historinė e shkollės
sonė. Pėr kėtė arsye, autorėt e kėsaj monografie kanė ndjekur gjatė
dhjetėra vitesh ecurinė e kėtij libri mbi themelet e tė cilit
mbėshtetet tėrė arsimi dhe kultura e njė vendi. Jemi detyruar tė
kėrkojmė dhe tė hulumtojmė nė fondet e bibliotekave tona, shtetėrore
dhe private, kemi rrėmuar nė arkiva tė ndryshme brenda dhe jashtė
vendit, kemi bėrė krahasime me libra tė sė njėjtės natyrė tė vendeve tė
ndryshme, pėr tė nxjerrė nė pah nivelin e vlerat e abetareve tona,
rolin e tyre nė kushtet e rrethanat historike qė ka kaluar vendi ynė.

Gjatė shtjellimit tė materialit jemi pėrpjekur tė evidentojmė tėrė
botimet kryesore tė kėsaj gjinie, por nė vargun e gjatė tė tyre nuk
pėrjashtohet ndonjė mungesė, e cila ėshtė plotėsuar, sė bashku me tė
dhėnat e veēanta, nė "Pasqyrėn kronologjike tė botimit tė abetareve
shqipe", qė bėn pjesė nė aparatin shkencor tė kėsaj monografie.

Abetaret mė nė zė pėr rolin e tyre historik, pėr vlerat dhe risitė
didaktike qė kanė pėrcjellė, pėr shtrirjen e gjerė dhe kohėn e gjatė tė
pėrdorimit, veē analizės, janė pasqyruar dhe me riprodhimin e ballinave
tė tyre.

Monografia ka pesė kapituj. Ėshtė ndjekur parimi kronologjik nė
pasqyrimin e abetareve tona, sepse nuk mund tė shkėputet roli i tyre
didaktik nga ai historik qė kanė luajtur, por jemi pėrpjekur qė t'i
japim njė konceptim tė ri bashkėkohor rolit tė kėtij libri kaq tė
rėndėsishėm i cili jep kyēin pėr tė hapur portat e diturisė. Ndaj hapim
kreun e parė me konceptimin e kėtij libri nėpėrmjet tė cilit formohen
shprehitė e lexim - shkrimit tė gjuhės amtare, pėr tė vazhduar rrjedhėn
e tyre nė historinė e njė shekulli e gjysėm dhe pėr tė pėrfunduar nė
kreun e pestė, me programet, metodikat dhe tekstet ndihmėse.

AUTORĖT



PĖRFUNDIME

Historia e abetareve ėshtė e lidhur ngusht me historinė e shkollės
kombėtare shqiptare. Abetarja ėshtė teksti i parė mėsimor shqip.
Numėron 156 vjet qė nga botimi i parė. Me dhjetėra janė botimet e saj,
me dhjetėra dhe autorėt. Ajo krijoi mundėsinė e zhvillimit tė arsimit
shqip nė shkollė dhe njėkohėsisht u hapi rrugėn teksteve tė tjera
shkollore. Gjatė punimit tonė jemi pėrpjekur ta pasqyrojmė gjerė kėtė
rrugė prej mė se njė shekulli e gjysmė.

Siē ėshtė vėnė re, abetarja shqipe ka pasur njė shtrirje tė gjerė gjeografike nė disa drejtime :

- Pėrsa i pėrket vendeve tė botimit, ajo ėshtė shtypur jashtė vendit
dhe brenda territorit tėe shtetit tė pavarur shqiptar: nė Bukuresht,
Sofje, Stamboll, Athinė, Napoli, Manastir, Bruksel, Paris, Worēester,
Kajro, Aleksandri, Shkodėr, Tiranė, Prizren, Prishtinė,Korēė, Vlorė,
Shkup etj.

- Pėrsa i pėrket vendeve tė pėrdorimit: ėshtė pėrdorur nė tėrė trevat shqiptare, nė diasporėn e vjetėr dhe tė re shqiptare.

Roli i abetareve ka qenė shumė i madh nė historinė e arsimit shqiptar.
Nxėnėsit shqiptarė, duke pėrvetėsuar lexim- shkrimin shqip u bėnė tė
vetėdijshėm pėr vlerat e gjuhės sonė amtare. Duke mėsuar tė shkruajnė
dhe tė lexojnė nė kėtė gjuhė ata u njohėn me historinė e kombit.
Abetarja ndihmoi nė ngritjen e ndėrgjegjes kombėtare tė shqiptarėve,
vuri pragun nė mes tė shkollės shqipe dhe shkollave tė huaja.

Qė nga dita qė u botua "Ėvetari" i parė, mė 1844, nga N. Veqilharxhi,
ky tekst erdhi vazhdimisht duke u pėrsosur dhe duke iu pėrshtatur
veēorive tė gjuhės shqipe. Ai ndoqi hap pas hapi risitė qė u shėnuan nė
fushėn e metodave tė lexim- shkrimit. Metodat e mėsimit tė lexim-
shkrimit tė pėrdorura, qė nga ato sintetike deri nė vitet e para tė
shekullit XX, ato analitike e analitiko- sintetike qė nga fillimet e
kėtij shekulli deri nė vitet '80 dhe sė fundi metoda mikste me fillimin
e viteve '90, u shfrytėzuan me mjeshtri nga didaktėt shqiptarė, duke
dhėnė njėkohėsisht njė ndihmesė tė ēmuar nė historinė e arsimit fillor
dhe, nė veēanti, pėr pėrvetėsimin e gjuhės amtare tė shkruar.

Jemi pėrpjekur t'i pasqyrojmė kontaktet qė kemi pasur me lėvizjet
pedagogjike botėrore tė kėsaj fushe si dhe literaturėn pėrkatėse, jemi
pėrpjekur qė tė pasqyrojmė ndihmesėn origjinale, duke nxjerrė nė pah
dhe tiparet e veēoritė dalluese tė didaktėve tanė nė fushėn e hartimit
dhe tė botimit tė abetareve shqipe. Duhet theksuar se didaktika jonė ka
marrė, sa herė qė e ka ndjerė tė nevojshme, edhe nga teknikat e huaja
tė mėsimdhėnies dhe nga progresi i madh teknik i realizuar herė pas
here, duke e ēuar kėshtu shkollėn shqiptare drejt niveleve tė
pėrparuara evropiane. Siē shihet nė punim, metodistėt shqiptarė qė prej
kohėsh e kanė ndjerė nevojėn e zhvillimit tė eksperimetimeve, qoftė pėr
rrugėt dhe mjetet qė duheshin pėrdorur pėr mėsimin e lexim- shkrimit,
qoftė pėr ngarkesėn normale qė duhet tė kishin nxėnėsit 6- 7 vjeēarė,
qoftė pėr nivelin e njohurive, shkathtėsive dhe shprehive qė duhej tė
fitonin ata. Nė kėtė aspekt jemi pėrpjekur tė trajtojmė rolin e
abetareve shqipe nė historinė e arsimit kombėtar.

E shohim tė arsyeshme tė theksojmė se abetaret tona, nė ēfarėdo forme
qė janė paraqitur a botuar, si tekste tė mirėfillta apo si njė
fletushkė, gjithnjė kanė pasur karakter funksional. Nė kėtė pikėpamje
ato kanė ardhur gjithnjė duke u pasuruar dhe pėrsosur, duke dhėnė
kėshtu njė ndihmesė nė historinė e kulturės shqiptare. Me pėrmbajtjen e
tyre, ato gjithnjė kanė shėrbyer jo vetėm si mjete pėr t'i aftėsuar
nxėnėsit pėr tė lexuar dhe shkruar gjuhėn shqipe, por edhe si mjete tė
fuqishme edukimi. Me paraqitjen e tyre figurative ato kanė shėrbyer
edhe si mjete tė fuqishme pėr edukimin etik, estetik dhe artistik tė
fėmijėve nė kėtė etapė tė parė tė shkollimit tė tyre. Jemi pėrpjekur
t'i evidentojmė kėto anė me qėllim qė kjo munografi tė shėrbejė edhe
pėr mėsuesit, nė punėn e tyre tė pėrditshme.

Njė pėrfundim tjetėr i rėndėsishėm qė jemi pėrpjekur tė evidentojmė nė
kėtė monografi, ėshtė roli qė kanė luajtur abetaret nė unifikimin e
gjuhės sė pėrbashkėt, nė hedhjen e bazave tė gjuhės letrare. Duke e
parė formimin e nxėnėsve nga ky kėnd vėshtrimi, jemi pėrpjekur ta
ndjekim kėtė nė linjė vertikale, pra kemi pasur parasysh dhe kemi
konsultuar tekste mėsimore tė shkollės fillore, si tė gjuhės shqipe, tė
leximit dhe leximit letrar.
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

Abetaret shqipe dhe trajektorja e tyre historike - pedagogjike Empty Re: Abetaret shqipe dhe trajektorja e tyre historike - pedagogjike

Post by Vizitor Sat 03 Apr 2010, 00:52

ABETARET QĖ HAPEN PORTAT E RILINDJES KOMBĖTARE

* Hapi i madh i Naumit. Ėvetarėt... e parė shqip, 1844 - 1845. * Tri abetaret e Konstandin Kristoforidhit, 1867 - 1872.

* Mėsoni tė shkruani gjuhėn shqipe- Daut Boriēi, 1869.

* Alfabetare e gluhėsė shqip, 1879.


ABETARET GJATĖ PĖRIUDHĖS SĖ RILINDJES KOMBĖTARE

* Pellazgjika shqip... e Vasil Dhimitėr Rusos, 1877.

* Mėsonjėtoret shqipe pėrdorėn pėr tridhjetė vjet abetaret e Sami Frashėrit, 1879-1909.

* Abetarea shqip e Jovan Risto Terovės, 1887.

* Abetaret e shoqėrisė "Bashkimi".

* Edhe dy botime tė fundshekullit XIX: A. Abetari /1899/, B. Oroe pėrmii abetare shcyp.

* Gaspėr Benus - Shkodrani, autor abetaresh.

* Nė gjurmėt e abetares sė Zymit.

* Pedagogu Luigj Gurakuqi dhe abetaret e tij.

* Njė tekst i rrallė - Abetarja e Komanovės.

* Autori anonim i abetareve - Ndre Mjeda.

* Anonimati dhe autorėsia e abetareve.

* Abetare e gjuhėsė shqip, 1900 - 1910.

* Tri abetaret e Parasqevi Qiriazit, 1909-1915.

* Alfabeti latin nė abetaren e Ali Korēės, 1910.

* Fenomeni Voka.

* Abetareja shqip rrieshtuarė nė gjuhė tė pėrbashkėme, e vitit 1911, Simon Shuteriqi.

* Abetarja shqipe e T. P., 1911.

* Njė abetare dygjuhėshe (shqip - italisht), 1912.


LARMIA E ABETAREVE TĖ PĖRDORURA NĖ SHKOLLAT SHQIPTARE

IV. 1. Abetaret e shkollave shtetėrore shqiptare

* Abetari i vogėl shqyp, 1912.

* Stėrvitjetore... e metodistit tė arsimit fillor, Nikolla Lako.

* Kndime pėr shkollė t' para, 1914.

* Dy abetare tė viteve 1915 - 1916.

* Sillabario albanese- italiano i Marco la Pianes, 1917.

* Shkėndilat e Para tė Thoma P. Panos, 1919.

* Abetare e Dhori Kotit, 1920.

* Dadakti Gaspėr Beltoja dhe abetarja e tij.

* Abetari dhe Plotėsori i Abetarit tė Mati Logorecit.

* Disa nga abetaret e para me metodėn analitiko - sintetike, 1920, 1923.

* Abetarja kombėtare shqip e Jani Mingės, 1921.

* Abetaret pėr shkollat popullore shqipe prej Ndue Palucės, 1921 - 1938.

* Xhuvani - Pogoni dhe abetaret e tyre, 1922 - 1939.

* Metoda globale nė Shqipėri - sprova e parė.

* Autori veteran i abetareve shqipe - Kolė Xhumari, 1946 - 1998.

IV. 2. Abetaret e gjuhės shqipe nė Kosovė, nė Maqedoni dhe nė Mal tė Zi.

IV. 3. Abetaret nė diasporėn e vjetėr dhe tė re shqiptare.

* Abavator arbėror... i Anastas Kulluriotit, 1882.

* Abecedario... i Jeronim de Radės.

* Abetaret shqipe nė diasporėn e re shqiptare.

* Abetari i tė mėrguemit, 1952.

IV. 4. Abetaret pėr tė rriturit dhe lufta kundėr analfabetizmit.

* Analfabetizmi - plagė shoqėrore.

* Abetaret pėr tė rriturit: Faza e parė, 1989 - 1911. Faza e dytė, 1912 - 1944. Faza e tretė, pas Luftės II Botėrore.

IV. 5. Abetaret pėr nxėnėsit qė nuk shikojnė dhe pėr ata qė nuk dėgjojnė.
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum