Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

10 qytetėrime tė lashta me teknologji tė pėrparuar

Go down

10 qytetėrime tė lashta me teknologji tė pėrparuar Empty 10 qytetėrime tė lashta me teknologji tė pėrparuar

Post by Kle@Love Wed 09 Feb 2011, 13:12

Ashtu si njė Indiana Jones nė jetėn reale, arkeologu rebel David Hatcher Childress ka ndėrmarrė shumė udhėtime tė pabesueshėm nė disa prej qosheve mė tė vjetra dhe mė tė largėta tė botės.



Duke shkruar nė mėnyrė shumė pjellore pėr qytete tė humbur dhe qytetėrime tė lashta, ai ka prodhuar jo mė pak se gjashtė libra tė gjatė (seritė e qyteteve tė humbur) duke realizuar njė kronikė tė lavdive tė kujtuara turbull pėr vendndodhje tė fshehta qė nga shkretėtira e Gobit deri tek Puma Punku nė Bolivi, nga Mohenjo Daro nė Baalbek. Kėtė shkrim ekskluziv ai e ka ofruar vetėm pak kohė para se tė nisej nė njė tjetėr udhėtim pėr nė Guinenė e Re nė njė tjetėr ekspeditė arkeologjike.

1. MU-tė e lashtė ose LEMURIA
Mu Lemuria

Sipas shumė burimeve ezoterikė, qytetėrimi i parė u zhvillua 78 mijė vjet mė parė nė kontinentin gjigand tė njohur si Mu ose Lemuria dhe ai zgjati pėr plot 52 mijė vjet. Ndonjėherė thuhet se janė shkatėrruar prej tėrmeteve tė shkaktuar nga njė zhvendosje e poleve qė ka ndodhur 26 mijė vjet mė parė, ose afėrsisht nė vitin 24 000 para Krishtit. Ndėrkohė qė MU nuk patėn teknologji tė lartė sa ajo qė supozohet pėr qytetėrimet e mėvonshėm, thuhet megjithatė se ata kanė arritur tė kenė disa teknologji tė pėrparuara, sidomos nė ndėrtimin e ndėrtesave megalitike jetėgjata qė ishin nė gjendje tu mbijetonin tėrmeteve. Megjithatė, ishte shkenca e qeverisjes qė thuhet se ka qenė arritja mė e madhe e MU-ve.
10 qytetėrime tė lashta me teknologji tė pėrparuar 8122_295958790353_135633570353_9259154_4700886_n
Supozohet qė tė ketė pasur njė gjuhė dhe njė qeveri. Arsimi ishte kyēi i suksesit tė perandorisė, dhe pėr arsye se ēdo pjesėtar i saj ishte i mėsuar me ligjet e universit dhe kish marrė trajnim tė plotė nė njė profesion apo zanat, rezultati ishte njė prosperitet i mrekullueshėm. Arsimimi i njė fėmije ishte i detyrueshėm nė moshėn 21 vjeē me qėllim qė tė ishte i kualifikueshėm pėr nė shkollėn e qytetarisė. Kjo periudhė trajnimi zgjati shtatė vjet; kėshtu, mosha mė e herėt kur njė person mund tė bėhej qytetar i perandorisė ishte 28 vjeē.
10 qytetėrime tė lashta me teknologji tė pėrparuar 8122_295958920353_135633570353_9259155_5368646_n


2. ATLANTIDA E LASHTĖ
10 qytetėrime tė lashta me teknologji tė pėrparuar 8122_295962740353_135633570353_9259163_4056980_n
Thuhet se kur u fundos kontinenti i Mu, oqeanet e tė gjithė botės u ulėn nė mėnyrė drastike teksa uji u derdh pėr nė Basenin e ri tė sapoformuar tė Paqėsorit. Ishujt relativisht tė vegjėl qė kishin ekzistuar nė Atlantik gjatė kohės sė qytetėrimit Lemurian ishin lėnė tė thatė prej oqeanit nė tėrheqje. Toka qė sapo kish dalė nė sipėrfaqe u bashkua me Arkipelagun Poseid nė Oqeanin Atlantik pėr tė formuar njė kontinent tė vogėl. Ky kontinent quhet Atlantidė nga historianėt sot, ndonėse emri i vėrtetė i tij ishte Poseid.
10 qytetėrime tė lashta me teknologji tė pėrparuar 8122_295963000353_135633570353_9259165_80621_n
Besohet se Atlantida e ka ēuar teknologjinė nė faza shumė tė pėrparuara, shumė pėrtej asaj qė ekziston nė planetin tonė sot. Nė librin “A Dweller On Two Planets”, i diktuar fillimisht nė vitin 1884 nga Filos Tibetiani njė djaloshi tė ri nga Kalifornia me emrin Frederick Spenser Oliver, si dhe nė njė pasues tė kėtij libri nė vitin 1940, “An Earth Dėeller Returns”, pėrmenden shpikje dhe pajisje tė tilla si kondicionerėt e ajrit pėr tė pėrballuar vapėn e padurueshme; llambat cilindrike pa ajėr, tubat e kristalit tė ndriēuar nga forcat anėsore tė natės; pushkė elektrike, armė qė shfrytėzojnė energjinė elektrike si forcė shtytėse (armė tė tilla pėrbėjnė sot njė shpikje tė kohėve tė fundit); transportin me njė binar; gjeneratorė uji, njė instrument pėr kondensimin e ujit nga atmosfera; si dhe Vailx-ėt, njė anije kozmike qė udhėhiqet nga forcat shtytėse dhe tėrheqėse.
10 qytetėrime tė lashta me teknologji tė pėrparuar 8122_295963260353_135633570353_9259171_1956141_n

Edgar Cayce, nė njė lexim fliste pėr shfrytėzimin e aeroplanėve dhe tė kristaleve apo tė gurėve tė zjarrit qė pėrdoreshin pėr energji dhe zbatime tė tjerė. Ai gjithashtu flet pėr shpėrdorim tė pushtetit dhe paralajmėrimeve pėr shkatėrrim nė tė ardhmen.



3. PERANDORIA RAMA E INDISĖ
10 qytetėrime tė lashta me teknologji tė pėrparuar 8122_295967305353_135633570353_9259180_1991587_n
Pėr fat tė mirė, librat e lashtė tė Perandorisė Rama tė Indisė janė ruajtur, ndryshe nga ato tė Kinės, Egjiptit, Amerikės Qendrore, Perusė. Shumė prej kėtyre vendeve tė lashta janė tani ose shkretėtirė, gėlltitur nga xhungla tė dendura, ose nė fund tė ndonjė oqeani. Megjithatė, India, pavarėsisht shkatėrrimeve nga luftėrat dhe pushtimet, arriti tė ruajė njė pjesė tė madhe tė historisė sė saj tė lashtė. Pėr njė kohė tė gjatė, nuk besohej se qytetėrimi indian e kish origjinėn pėrpara vitit 500 para Krishtit, ose vetėm rreth 200 vjet para pushtimit tė nėnkontinentit nga Aleksandri i Madh. Nė shekullin e kaluar, megjithatė, qytetet jashtėzakonisht tė sofistikuar tė Mohenjo Daros (Kodra e tė Vdekurve) dhe Harappa janė zbuluar nė Luginėn Indus tė Pakistanit tė sotėm.
10 qytetėrime tė lashta me teknologji tė pėrparuar 8122_295967505353_135633570353_9259181_4400332_n
Zbulimet e kėtyre qyteteve i detyruan arkeologėt tė shtyjnė datat pėr origjinėn e qytetėrimit indian me mijėra vjet mė herėt. Pėr habinė e hulumtuesve tė kohėve tė sotme, qytetet kishin qenė zhvilluar shumė i bėnė arkeologėt mė tė spikatur tė besojnė se ata ishin konceptuar nė tėrėsinė e tyre para se tė ishin ndėrtuar: njė shembull i hershėm i planifikimit urban. Edhe mė mbresėlėnės ėshtė fakti qė sistemi hidraulik i ujėrave tė zeza nė tė gjithė qytetin e madh ėshtė mė superior se ata tė Pakistanit, Indisė, dhe shumicės sė vendeve aziatike sot.



4. QYTETERIMI OSIRIAN NĖ MESDHE
10 qytetėrime tė lashta me teknologji tė pėrparuar 8122_295986460353_135633570353_9259322_6268808_n

Thuhet se nė kohėn e Atlantidės dhe Ramas, Mesdheu ishte njė luginė e madhe dhe pjellore. Ky qytetėrim i lashtė, para Egjiptit dinastik, ishte i njohur si Qytetėrimi Osirian. Lumi Nil dilte nga Afrika, ashtu si sot, dhe quhej lumi Stix. Megjithatė, nė vend derdhej nė Detin Mesdhe nė deltėn e Nilit nė veri tė Egjiptit, ai vazhdonte nė luginė, dhe pastaj kthehej nė drejtim tė perėndimit duke rrjedhur nė pjesėn mė tė thellė tė Luginės sė Mesdheut ku krijoi njė liqen tė madh dhe pastaj rridhte sėrish ndėrmjet Maltės dhe Sicilisė, dhe mė pas nė jug tė Sardenjės nė Atlantik, nė Gjibraltar (Kolonat e Herkulit). Kur Atlantida u shkatėrrua nė njė kaos apokaliptik, ky ndryshim kataklizmik nė Atlantik ngadalė pėrmbyti pellgun e Mesdheut, duke shkatėrruar qytete tė mėdha Osiriane dhe duke i detyruar banorėt tė lėvizin nė terrene mė tė lartė. Kjo teori shpjegon mbetjet e ēuditshme megalitike qė gjenden anembanė Mesdheut.
10 qytetėrime tė lashta me teknologji tė pėrparuar 8122_295986670353_135633570353_9259323_8186206_n

Ėshtė njė fakt arkeologjik qė ka mė shumė se 200 qytete tė njohur tė fundosur nė Mesdhe. Qytetėrimi egjiptian, sė bashku me atė Minoan dhe Mikenian nė Kretė si dhe Greqia janė nė teori mbetjet e kėsaj kulture tė madhe shumė tė lashtė. Qytetėrimi ndėrtoi struktura tė mėdha qė i rezistonin tėrmeteve dhe kishte energji elektrike si dhe komoditete tė tjera tė zakonshme gjatė kohės sė Atlantidės. Ashtu si Atlantida dhe Rama, ata kishin mjete ajrore dhe lloje tė tjera transporti, shpesh tė njė natyre elektrike. Gjurmėt misterioze tė qerreve tė Maltės, tė cilat shkojnė mbi shkėmbinj dhe nėn ujė, mund tė jetė pjesė e njė linje tė lashtė Osiriane tramvaji, ndoshta qė shėrbenin pėr tė transportuar gurė drejt qyteteve qė tani janė nėn ujė. Ndoshta shembulli mė i mirė i teknologjisė sė lartė tė Osirianėve ėshtė platforma e mrekullueshme qė ėshtė gjetur nė Baalbek, Liban. Platforma kryesore ėshtė e pėrbėrė nga shkėmbinjtė mė tė mėdhenj tė latuar nė botė, Muret e famshėm tė gurit nė Baalbek. Disa gurė tė veēantė janė 82 kėmbė tė gjatė dhe 15 kėmbė tė trashė dhe janė vlerėsuar se peshojnė mes 1.200 dhe 1.500 tonė secili!
10 qytetėrime tė lashta me teknologji tė pėrparuar 8122_295986890353_135633570353_9259325_6027009_n
5. QYTETĖRIMI UIGUR NĖ SHKRETĖTIRĖN E GOBIT
10 qytetėrime tė lashta me teknologji tė pėrparuar 8122_295989095353_135633570353_9259333_3779652_n
Thuhet se shumė qytete tė lashtė kanė ekzistuar nė kohėn e Atlantidės dhe Ramas nė qytetėrimin e Uiger nė shkretėtirėn e Gobit. Megjithėse Gobi ėshtė tani njė shkretėtirė, kėto qytete ishin porte oqeani. Edgar Cayce ka thėnė dikur se nė njė qytet tė humbur nė shkretėtirėn Gobi do tė ishin zbuluar ashensorė, dhe ndonėse kjo nuk ka ndodhur ende, gjithsesi nuk ėshtė e pėrjashtueshme. Vimanat dhe pajisje tė tjera tė avancuara thuhet se kanė qenė nė pėrdorim nė zonė Uiger, dhe studiuesi i famshėm rus Nikolas Roerich thuhet tė ketė parė njė disk fluturues mbi Tibetin e Veriut nė vitin 1930. Ndoshta mjeti fluturues ishte njė Vimana e lashtė qė vjen nga njė qytet ende aktiv, duke pėrdorur teknologji Uiger, qė ekziston nė pjesėn veriore tė Tibetit apo shkretėtirėn Gobi. Ėshtė thėnė se Pleqėsia e Lemurias, e njohur si Shkolla e Trembėdhjetė, zhvendosi selinė para se tė ndodhte kataklizmi nė pllajėn e pabanuar tė Azisė Qendrore qė ne sot e quajmė Tibet. Kėtu ata themeluan njė bibliotekė dhe shkollė tė njohur si Vėllazėria e Madhe e Bardhė.
10 qytetėrime tė lashta me teknologji tė pėrparuar 8122_295989460353_135633570353_9259334_4106859_n

Pėr shembull, filozofi i madh kinez Lao Tzu, i lindur nė 604 pes, fliste shpesh pėr Zota tė Lashtė dhe urtėsinė e tyre tė thellė. Ai shkroi librin e famshėm, “Tao Te Ching”, ndoshta libri mė popullor i shkruar ndonjėherė nė gjuhėn kineze. Kur ai u largua pėrfundimisht nga Kina, aty nga fundi i njė jete shumė tė gjatė, udhėtoi nė perėndim tė tokės legjendare tė Hsi Wang Mu. Sipas kinezėve tė lashtė, kjo ishte selia e Tė Lashtėve. A mund tė ketė qenė kjo Vėllazėria e Madhe e Bardhė apo Shkolla e Trembėdhjetė e Mu-ve?
10 qytetėrime tė lashta me teknologji tė pėrparuar 8122_295989650353_135633570353_9259335_7763138_n


6. TIAHUANACO
10 qytetėrime tė lashta me teknologji tė pėrparuar 8122_295992655353_135633570353_9259342_3473422_n
Ashtu si nė rastin e Mu dhe Atlantidės, ndėrtimi nė Amerikėn e Jugut ishte nė shkallė megalitike me teknikat poligonale tė ndėrtimit, projektuar pėr tė ndėrtuar mure tė mėdhenj qė i rezistonin tėrmeteve. Muret rezistentė ndaj tėrmeteve ishin shumė tė rėndėsishėm nė gjithė zonėn e Unazės sė Zjarrit, nė Mu-nė e lashtė. Shtėpitė dhe ndėrtesat e banimit janė ndėrtuar nga blloqe megalitike prej guri. Pėr shkak tė rėndėsisė sė madhe qė kultura i vinte mirėqenies sė brezave tė ardhshėm si dhe vlerėsimin qė kishin pėr rritjen graduale dhe tė qėndrueshme tė komunitetit, strukturat janė ndėrtuar me mendimin qė tė rronin me mijėra vjet. Njė shtėpi e ndėrtuar me beton, dru dhe suva do tė zgjasė njėqind vjet apo mė shumė, nė qoftė se mirėmbahet. Shikoni ndėrtimet megalitike tė Egjiptit, Maltės, Perusė. Kėto ndėrtesa janė ende nė kėmbė sot. Cuzco, kryeqyteti i lashtė i Perusė, qė ishte ndėrtuar ndoshta para Incas-ve, ėshtė ende i banuar sot, pas mijėra vitesh. Nė tė vėrtetė, shumica e ndėrtesave tė Cuzco sot nė qendėr tė qytetit pėrfshijnė mure qindravjeēarė (ndėrsa ndėrtesat mė tė fundit tė ndėrtuara nga spanjollėt tashmė janė shkatėrruar).
10 qytetėrime tė lashta me teknologji tė pėrparuar 8122_295992845353_135633570353_9259343_3670821_n
Vetėm disa qindra milje nė jug tė Cuzcos shtrihen rrėnojat fantastike tė Puma Punku, nė lartėsitė e Altiplanos nė Bolivi. Rrėnojat e Puma Punku, rreth njė milje nga rrėnojat e famshme tė Tiahuanacos, janė ndėrtime masive megalitike qė janė rregulluar si blloqe ndėrtimi lodrash. Ēfarė lloj pėrmbysje kataklizmike mund tė ketė bėrė njė gjė tė tillė? Ky ėshtė lloj ndėrtimi megalitik i bėrė pėr tė rezistuar pėr mijėra vjet, e megjithatė, blloqet 100 tonėshe janė shkatėrruar veē e veē nga forcat madh gjeologjike. Me sa duket, kontinenti amerikano-jugor u godit befas dhe dhunshėm gjatė disa lloj kataklizmave, me shumė gjasė njė zhvendosje polare. Njė ish-kanal nė nivelin e detit tani mund tė shihet 13.000 metra lart nė malet e Andeve. Si dėshmi e mundur pėr kėtė skenar, shumė fosile oqeani mund tė gjenden pranė liqenit Titicaca. Liqeni madje ėshtė i banuar nga tė vetmit kuaj deti tė ujėrave tė ėmbla qė ekzistojnė.



7. MAJAT
10 qytetėrime tė lashta me teknologji tė pėrparuar 8122_295994780353_135633570353_9259365_1142594_n
Piramidat e Majave gjenden nga Amerika Qendrore deri larg nė ishullin indonezian Java. Piramida e Sukuh, nė shpatet e malit Lawu pranė Surakartas nė Javan qendrore ėshtė njė tempull i mahnitshėm me zbukurime guri dhe njė piramidė qė do tė ishte e njėllojtė me ēdo piramidė nė xhunglat e Amerikės Qendrore. Piramida ėshtė praktikisht identike me piramidat e gjetura nė vendin e lashtė Majan nė Uaxactun, pranė Tikalit. Majanėt e lashtė ishin astronomė dhe matematikanė tė shkėlqyer, qytetet e hershėm tė tė cilėve kanė jetuar nė harmoni tė plotė agrare me tokėn. Ata kanė ndėrtuar kanale dhe qytete-kopshte nė tė gjithė gadishullin e lashtė Jukatan. Disa Glyphs Mayan dyshohet se radionic-lloj insekteve pajisjeve tė kontrollit qė njė dridhje transmetuar etheric e kafshėve tė egra dėmtuese nė shėnjestėr.
10 qytetėrime tė lashta me teknologji tė pėrparuar 8122_295995070353_135633570353_9259373_1641906_n

Edgar Cayce pėrmend Mayat dhe teknologjinė e tyre nė njė libėr: Sa pėr njė pėrshkrim tė mėnyrės sė ndėrtimit tė gurit: kemi gjetur se ishte njė xham i madh cilindrik (si do tė quhej sot); prerė e lėmuar nė mėnyrė tė tillė qė guri nė majė tė shėrbente pėr centralizimin e fuqisė sė pėrqendruar midis fundit tė cilindrit dhe vetė gurit nė majė. Siē tregohet, tė dhėnat flasin pėr mėnyra tė njėjta ndėrtimi nė tre vende mbi tokė: nė pjesėn e mbuluar nga uji tė Atlantidės, ose Poseidės, ku njė pjesė e tempujve ende mund tė gjenden nėn rėrėn e fundit tė detit, afėr atij qė njihet si Bimini, nė brigjet e Floridės. Dhe sė dyti, nė shėnimet e tempujve qė janė nė Egjipt. Gjithashtu sė treti, nė shėnimet qė u pėrcollėn nė atė qė ėshtė tani Jukatan, nė Amerikė, ku kėta gurė (pėr tė cilėt dihet shumė pak) janė duke u zbuluar tani, gjatė muajve tė fundit.



Besohet se njė Bankė e lashtė e tė Dhėnave ndodhet diku nė rajonin e Majave, ndoshta nėn njė kompleks ekzistues piramidash, nė njė tunel tė nėndheshėm dhe njė sistem dhomash. Disa burime thonė se kjo depo dijesh tė lashta mbahet nė kristalė kuarci qė janė me njė cilėsi tė jashtėzakonshme dhe nė gjendje tė mbajnė sasi tė mėdha informacioni nė njė mėnyrė tė ngjashme me CD-tė moderne.

8. KINA E LASHTĖ
10 qytetėrime tė lashta me teknologji tė pėrparuar 8122_295997270353_135633570353_9259377_1750357_n

Kina e lashtė, e njohur si Kina Han, thuhet se ka ardhur, si tė gjitha qytetėrimet, nga kontinenti i madh Paqėsor Mu. Kinezėt e lashtė janė tė njohur pėr karrot e tyre qiellore, si dhe prodhimin nefrit qė ata ndanin me Mayat. Vėrtet, historitė e lashta kineze dhe tė Mayave duken tė lidhura ngushtė. Antropologėt kanė folur me prova pėr njė ndikim Taoist nė Amerikėn Qendrore duke treguar simbole dhe motive tė dinastisė Shang (Yin-Yang ėshtė mė i famshėm, por ka shumė mė tepėr) dhe mė pas duke i lidhur me artin dhe skulpturėn Mayane. Nefriti ishte i njė rėndėsie tė veēantė pėr kinezėt Shang. Deri tani, burimi i nefritit kinez nuk ka qenė gjetur. Pjesa mė e madhe e tij mund tė ketė ardhur nga Amerika Qendrore. Edhe burimi i nefritit tė Amerikės Qendrore ėshtė njė mister, shumė miniera tė lashta nefriti janė tė pazbuluara ende. Antropologėt supozojnė se udhėtimet e kinezėve nė Meksikė, midis 500-300 para Krishtit, mund tė kenė pasur lidhje me tregtinė Taoiste tė kėrpudhave magjike ose ilaēeve pėr jetėgjatėsi.
10 qytetėrime tė lashta me teknologji tė pėrparuar 8122_295997510353_135633570353_9259378_5755031_n
Thuhet se kinezėt e lashtė janė burimi i ēdo shpikje nga letra higjienike, detektorėt e tėrmetit, kartėmonedhat, topat, teknologjia e raketave, metodat e printimit, dhe mijėra sendeve tė tjera tė teknologjisė sė lartė. Nė 1959, arkeologėt nė Kinė zbuluan togėza rripash prej alumini tė prodhuar mijėra vjet mė parė. Alumini nė pėrgjithėsi ėshtė i pėrpunuar nga boksiti me energji elektrike!



9. ETIOPIA E LASHTĖ DHE IZRAELI
10 qytetėrime tė lashta me teknologji tė pėrparuar 8122_295998605353_135633570353_9259380_2012913_n

Nga disa tekste tė lashta si Bibla dhe libri etiopian Kebra Negast, ne kemi rrėfime pėr teknologjinė e lartė tė Etiopisė sė lashtė dhe Izraelit. Tempulli nė Jerusalem thuhet se ėshtė ngritur mbi tre blloqe gjigande prej guri ndėrtimi tė ngjashme me ato nė Baalbek, Liban. Sot, nė kėtė vend ekzistojnė Tempulli i Salomonit dhe Kubeja e Xhamisė sė Gurit, themelet e tė cilit me sa duket arrijnė deri tek qytetėrimi Osirian. Ashtu si shumė ndėrtime tė mėvonshme fenikase, ndėrtimi i tempullit qė mban Arkėn e Ujdisė dhe tempujt nė Etiopi janė tė fundmit tempuj qė janė ndėrtuar prej guri megalitic. Tempulli i Madh, ndėrtuar nga mbreti Salomon mbi rrėnojat e tempullit tė mėhershėm megalitic, ishte bėrė pėr tė mbajtur relikek antike tė njohur si Arka e Ujdisė.
10 qytetėrime tė lashta me teknologji tė pėrparuar 8122_295998855353_135633570353_9259381_1779716_n

Arka e Ujdisė thuhet se ka qenė njė kuti gjeneratori elektrik qė strehonte shumė objekte tė shenjtė, duke pėrfshirė njė statujė ari nga kultura tė mėparshme qė ėshtė quajtur “E shenjta e tė shenjtave”. Kjo kuti dhe statujė ari thuhet se janė hequr nga Dhoma e Mbretit nė Piramidėn e Madhe nė Egjipt nga Moisiu, gjatė periudhės sė Eksodit. Shumė studiues besojnė se Arka e Ujdisė, si edhe objekte tė tjera tė lashta, ishin nė tė vėrtetė pajisje elektrike, disa prej tė cilave adhuroheshin nė tempuj si orakuj. Bibla tregon se si disa persona tė paautorizuar do tė preknin Arkėn dhe do tė elektrizoheshin nė ēast.



10. MBRETĖRIA AROI SUN E PAQĖSORIT

E fundit e listės sė qytetėrimeve tė lashta ėshtė ajo e kulturės sė lashtė e tė panjohur tė Mbretėrisė Aroi Sun tė Paqėsorit. Ndėrsa i ashtuquajturi kontinent i humbur i Mu u mbyt rreth 24.000 vjet mė parė nė njė ndryshim tė poleve, Paqėsori u ripopullua mė vonė nga njė pėrzierje racore tė tė gjitha qytetėrimeve, qė vinin nga Rama, Kina, Afrika dhe Amerikat. Njė komb-ishull i pėrparuar, me sipėrfaqe mė tė mėdha tė tokės se sa janė aktualisht nė Paqėsor, u rrit rreth Polinezisė, Melanesias dhe Mikronezias. Legjenda e lashtė nė Polinezi ia atribuon kėtė qytetėrim tė shquar Mbretėrisė Aroi qė ka ekzistuar mijėra vjet para rizbulimit evropian tė Paqėsorit. Aroit thuhet se ndėrtuan shumė nga piramidat megalitike, platformat, harqet, rrugėt dhe tė gjithė statujat nė tė gjithė Paqėsorin qendror.
10 qytetėrime tė lashta me teknologji tė pėrparuar 8122_296003210353_135633570353_9259450_3797645_n

Kur disa prej mė shumė se 400 kodrat me zhavorr nė Kaledonian e Re u gėrmuan nė vitet 1960, shtyllat e betonit u studiuan dhe u konkludua se ishin ndėrtuar para 5 120 pes dhe 10 950 pes. Kėto kolona tė ēuditshme betoni mund tė gjenden nė pjesėn jugore tė Kaledonias sė Re dhe nė Ishullin e Pishave. Sipas banorėve tė Ishullit tė Pashkėve, statujat e ishujve ecnin ose ngriheshin nė ajėr nė mėnyrė qė tė lėvizin nė spirale nė drejtim tė akrepave tė orės pėrreth ishullit. Nė ishullin e Pohnpeit, Micronesianėt pretendojnė se gurėt e qytetit njėmbėdhjetė milje katrorė ishin ngritur nė vend. Polynesianėt e Zelandės sė Re, Ishullit tė Pashkėve, Hawaiit, Tahiti dhe tė gjithė paraardhėsit e tyre kishin aftėsinė e fluturimit dhe do tė udhėtojė pėrmes ajrit nga ishulli nė ishull. A ishte ky fluturimi Atlantida ajrore qė ndaloi nė Maltė, Baalbek, dhe Rama i destinuar pėr grumbullimin e largėt nė Ishullin e Pashkėve?



Metropol

avatar
Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 24018
Regjistruar mė : 2009-01-15
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum