Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A EKZISTON FLAMURI HISTORIK QĖ U NGRIT MĖ 28 NĖNTOR 1912 NĖ VLORĖ?!

4 posters

Go down

A EKZISTON FLAMURI HISTORIK QĖ U  NGRIT   MĖ 28 NĖNTOR 1912 NĖ VLORĖ?! Empty A EKZISTON FLAMURI HISTORIK QĖ U NGRIT MĖ 28 NĖNTOR 1912 NĖ VLORĖ?!

Post by Naki Fri 30 Dec 2011, 01:06

Gjurmė

A EKZISTON FLAMURI HISTORIK QĖ U NGRIT
MĖ 28 NĖNTOR 1912 NĖ VLORĖ?!

Shkruan: Sheradin BERISHA
Kush e solli flamurin kombėtar mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė?
Pėr shumė vjet ka dominuar versioni zyrtar se flamuri qė Ismail Qemali ngriti mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė, u qėndis nga korēarja Marigo Pozio, e cila atėkohė jetonte nė Vlorė dhe thuhet se ajo e qėndisi flamurin brenda natės. Por, ky version i shndėrruar nė mit, si duket nuk i kėnaq tė gjitha interpretimet qė bėhen kohėve tė fundit. Po t“i referohemi kujtimeve tė Eqrem bej Vlorės, del se Marigo Pozio Flamurin e ka qėndisur disa ditė pas mbajtjes sė kuvendit tė Vlorės, duke u bazuar nė flamurin e tij personal, tė cilin e kishte ngritur Ismail Qemali mė 28 nėntor 1912.
Njė version tjetėr qė spikatet nė kujtimet e pjesėmarrėsve tė Kuvendit tė Vlorės ėshtė, se flamuri qė u ngrit nė Vlorė ishte po ai flamur qė zbukuronte podiumin e Hotelit „Kontinental“ nė Bukuresht, nė mbrėmjen e 5 nėntorit 1912, gjatė takimit tė Ismail Qemalit me komunitetin shqiptar nė Rumani. Nė kėtė takim realisht u vendos qė Shqipėria tė shpallė Pavarėsinė e plotė nga Perandoria Osmane, e cila pas kryengritjes sė pėrgjithshme shqiptare tė verės 1912 po i numronte ditėt e fundit nė Ballkan. Dhe kjo do tė ndodhė 23 ditė mė vonė, mė 28 Nėntor 1912 nė Kuvendin e Vlorės.
Sipas kėtij versioni, tė gjitha burimet rezultojnė nė njė pikė, se Spiridon Ilo (pėrfaqėsues i delegatėve tė Bukureshtit) e kishte marrė Flamurin nga kryeqyteti rumun dhe gjatė udhėtimit me delegacionin e Ismail Qemalit pėr nė Shqipėri, do ta mbante tėrė kohėn me vete, nė gji. Ndonėse Spiridon Ilo ishte djal i tezes sė Marigo Pozios, ai mė 27 nėntor 1912, (kur karvani i Ismail Qemalit arriti nė Vlorė), natėn do ta kaloi nė shtėpinė e saj nė Vlorė. Dhe thuhet se, Marigo Pozio brenda natės i ka qėndisur vetėm theket e flamurit (jo krejt flamurin), qė e kishte sjellur z.Ilo nga Bukureshti.
Ndėrkaq, Vangjo Ilo (djali i Spiridon Ilos) nė kujtimet e tij thotė, se: flamuri qė ka sjellė i ati i tij nga Bukureshti nė Vlorė, ishte i stampuar, jo i qėndisur dhe pėrmasa ka qenė njė metėr me 80 cm. Ky flamur nuk ishte i qėndisur me fije ari siē ėshtė pohuar deri mė tani, por ka pasur thekė tė verdha, tė cilat siē u tha mė lartė, i ka qėndisur Marigo Pozio.
Ekziston edhe njė version tjetėr pėr sjelljen e flamurit nė Vlorė, e, qė lidhet me emrin e Marigo Pozios.
Shpeshherė nė mesin e komunitetit shqiptarė qė jetonė nė SHBA, pikėrisht nė ditėn e flamurit pėrfolet se flamuri qė u ngrit nė Vlorė ėshtė qėndisur nė Boston tė Masacusets. Pėr kėtė ēėshtje ka shkruar edhe gazeta „Dielli“ qė botohet nė Amerik. Nė njė shkrim tė Qerim Panaritit thuhet, si vijon:
"Ne e dėrguam flamurin nga Bostoni nė Korfuz njė vit mė parė se tė ngrihej nė Vlorė nga z. Ismail Qemali (nė vitin 1911- Sh.B). Tė gjitha shpenzimet pėr qėndisjen, paketimin dhe dėrgimin e flamurit u bėnė nga shoqėria jonė Besa-Besė.“
Nė vijim z.Panariti thotė se :
“Detyra e mbajtėsit tė flamurit ju ngarkua z. Naēi Nuēi, ish mėsues i gjuhės sonė shqipe nė Korēė dhe mė pas, pas ndalimit tė shkollės, ai punoi si instruktor nė njė shkollė tregėtare nė Korfuz dhe ndihmonte tregėtarėt Shqiptarė." Z. Naēi ishte njė mik i ēiftit tregėtar Pozio nga Vlora tė cilėve ua besoi flamurin qė ta shpinin nė Vlorė dhe ta mbanin fshehur derisa t'ju kėrkohej nga patriotėt, tė cilėt kishin vendosur qė Shqipėrinė ta ndanin nga Turqia (…) Flamuri ishte i tėri mėndafsh i kuq rrethuar me thekė ari dhe nė mes kishte shqiponjėn me dy krerė nė ngjyrė tė zezė. Shtiza mbajtėse qe prej bambuje dhe i lyer me ar nė majėn e sė cilės gjendej njė shqiponjė me dy koka prej fildishi…“
Pėr hollėsi tė tjera, se si Marigoja e solli flamurin nė Vlorė, ka shkruar edhe shtypi nė Tiranė, bazuar nė rrėfimin e kryetarit tė shoqėrisė shqiptaro-amerikane Koli Rodhe. Aty vihet nė pah se, Marigo Pozio nga Hoēishti i Korēės (grua e njė tregėtari vlonjat), ndonėse ato ditė ndodhej nė Korfuz, nė pamundėsi qė ta fuste njė mashkull flamurin nė Shqipėri (pėr shkak tė pengesave tė mėdha doganore nga autoritetet turke), kėtė gjė e bėri Marigo Pozio, e cila e mbėshtolli brenda veshjeve tė sipėrme dhe e solli nė Vlorė.

Si e dogjėn grekėt Flamurin historik, nė vitin 1914 nė Delvinė ?!
Pėrveē versioneve, tė shpėrfaqur mė lartė, ekzistojnė tashmė edhe argumente tjera pėr kėtė cėshtje. Eqrem bej Vlora (kushėri i Ismail Qemalit), nė kujtimet e tij, thotė se - flamuri qė u ngrit mė 28 Nėntor 1912 nga Ismail Qemali nė Vlorė, ishte njė flamur personal (pronė private e tij) qė e mbante nė shtėpi (si kujtim), tė dhuruar solemnisht mė 1909 nė Paris, nga njė pinjoll i familjes Kastrioti, don Aladro Kastrioti. Dhe kėtė pohim tė Eqrem bej Vlorės e vėrtetojnė tashmė disa dokumente (letėrkėmbime) qė janė gjetur, nė maj tė vitit 2004, nė arkivin e ministrisė sė jashtme tė Shqipėrisė.
1. Nė dokumentin e parė thuhet se, nė vitin 1930 qeveria shqiptare ka marrė njė vendim tė rėndėsishėm, qė flamurin e ngritur nė Vlorė (mė 28.XI.1912) ta kthente nė njė material muzeal dhe pėr kėtė qėllim, prefekturės sė Vlorės i drejtohet me njė letėr zyrtare, ku i kėrkohej ta gjejė atė flamur dhe ta sjellin nė Tiranė pėr ta vendosur nė muzeun kombėtar. Nė vitin 1930 pothuaj se tė gjithė protagonistėt ishin gjallė, pėrfshirė kėtu edhe Marigo Pozion.
2. Ndėrkohė, Prefektura e Vlorės i dėrgon njė letėr zyrtare ministrisė sė brendshme tė Shqipėrisė (ministėr i brendshėm ishte Musa Juka) nė tė cilėn sqaron se flamuri, qė Ismail Qamali e ka ngritur nė Vlorė ishte pronė private e Eqrem bej Vlorės, ashtu siē thotė edhe vet Eqrem bej Vlora nė kujtimet e tij. Sė kėndejmi, kjo perfekturė kėrkonė nga ministria, qė t“i drejtohet zyrtarisht Eqrem bej Vlorės, i cili asokohe ishte zyrtarė i qeverisė shqiptare (mbretėrisė zogiste) nė Athinė.
3. Zoti Rauf Fico, ministėr i jashtėm i Shqipėrisė, i dėrgon njė letėr z.Eqrem bej Vlora nė Athinė, dhe kėrkon dorėzimin e flamurit, pėr ta vendosur nė muzeun kombėtar nė Tiranė.
4. Ndėrkohė, Eqrem bej Vlora organit zyrtarė ia kthen pėrgjigjen me njė letėr prej tri faqesh, Nė letėr pasi e falėnderon ministrinė e jashtme, qė mė nė fund ėshtė kujtuar pėr ta kthyer flamurin e ngritur nė Vlorė, nė material muzeal, me keqardhje thotė, se ai flamur nuk ekziston mė !
Mė poshtė nė letėr, z.Vlora thekson se ky flamur, pas pėrfundimit tė Kuvendit tė Vlorės (28.XI.1912), u rikthye nė shtėpinė e tij dhe ka vazhduar ta mbajė atė si tė shenjtė. Mirėpo, nė vitin 1914 kur nė Vlorė hynė forcat rebele tė Shqipėrisė sė Mesme, nga frika se do ta gjenin flamurin (sepse shtėpitė e bejlerėve shqiptar qė kishin orientime perėndimore u dogjėn tėrėsisht), zonja Delvina, njė grua patriote qė kishte qėndruar nė shtėpinė e tij, gjatė largimit nga Vlora pėr nė Delvinė e merrė me vete edhe flamurin. Znj.Delvina kėtė flamur e ruan me kujdes (si sytė e ballit) sė bashku me gjėsendet e saja pesonale.
Nė kėtė situatė tė nderė, kur nė vitin 1914, hynė nė jug tė Shqipėrisė, forcat greke „vorio-epirote“,tė cilat pretendonin bashkimin e kėsaj pjese shqiptare me Greqinė, sulmojnė Delvinėn dhe meqė familja e znj.Delvina ishte nė fokus pėr t“u persekutuar, detyrohet tė shpėrngulet nė Korfuz, duke lėnė gjithēka kishin nė shtėpinė e tyre. Gjatė operacioneve pushtuese, ushtria greke, pasi kishte plaēkitur djegur e shkretuar pothuajse tėrėsisht Delvinėn, ia vuri zjarrin edhe shtėpisė sė delvinajve, dhe sė bashku me gjėsendet e mbetura brenda nė shtėpi u dogjė edhe flamuri historik.

Si pėrfundim
Duke u bazuar nė kėto dokumente arkivore, tashmė duket se janė zbehur tė gjitha versionet qė kanė tė bėjnė me fatin e flamurit historik, i cili mė 28 Nėntor 1912 qe ngritur nga Ismail Qemaili nė ballkonin e shtėpisė, ku u mbajt Kuvendi i Vlorės.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25678
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

A EKZISTON FLAMURI HISTORIK QĖ U  NGRIT   MĖ 28 NĖNTOR 1912 NĖ VLORĖ?! Empty Re: A EKZISTON FLAMURI HISTORIK QĖ U NGRIT MĖ 28 NĖNTOR 1912 NĖ VLORĖ?!

Post by albi Sat 31 Dec 2011, 01:15

shum verzione ka per flamurin shqiptar ama verzioni me i sakt esht se smajl qemajli flamurin eka bajt ne gji gjithmon dhe at eka ngrit ne vlor shum e vertet esht se marigona nuk ka arrit te gjinis flamorin me koh
albi
albi
Moderator

Shteti : mitrovice
Postime : 3375
Kyējet nė forum : 18679
Regjistruar mė : 2010-07-09

Back to top Go down

A EKZISTON FLAMURI HISTORIK QĖ U  NGRIT   MĖ 28 NĖNTOR 1912 NĖ VLORĖ?! Empty Re: A EKZISTON FLAMURI HISTORIK QĖ U NGRIT MĖ 28 NĖNTOR 1912 NĖ VLORĖ?!

Post by princesse Mon 09 Jan 2012, 19:20

Eqerem bej Vlora: E vėrteta e flamurit
“Ismail Qemalit i kėrkova flamurin qė mė fali Aleandro Kastrioti”
Eqerem bej Vlora, jep variantin e tij, pėr historinė e flamurit qė u ngrit nga plaku Ismail Qemali, mė 28 Nėntor tė vitit 1912.
Ai thotė shprehimisht: “E zgjata ca historinė e ngritjes sė flamurit, sepse vitet e fundit kanė qarkulluar variante krejt tė pavėrteta dhe unė dėshiroj qė ngjarja e saktė tė pėrshkruhet e tė mbetet njėherė e pėrgjithmonė”. Ja se ēfarė shkruan Eqerem Bej Vlora nė librin e tij.
Kthimi nė Vlorė
Me t’u kthyer nga Kuēi, unė shkova menjėherė nė shtėpinė e tim kushėriri, Xhemilit, pėr tė takuar Kryetarin e Qeverisė sė Pėrkohshme, shtėpia ishte kopje e zvogėluar e haramllėkut nuk kishte katėr, por tri kate. Pėrmes derės ndėrmjetėse hyra nė katin pėrdhes ku ishin shkallėt e mėdha. Oborri, sallat poshtė e lartė , shkallėt ishin mbushur plot nga njerėz me fytyra, sjellje e veshje qė nuk i kisha parė kurrė nė Vlorė. Tė gjithė bisedonin me zė tė lartė dhe kur mėrziteshin nė njė vend, lėviznin lirshėm dhe pateklif sikur tė ishin nė shtėpinė e tyre. Nė katin e sipėrm ishte njė sallon i madh i paijsur me mobilje tė bukura tė stilit bidermajer, dera e tė cilit ishte krejt e hapur. Pėrpara saj njerėzit ngjesheshin e shtyheshin pėr tė dėgjuar seē thuhej brenda. Unė ndalova pėr disa ēaste pėr tė pėrshėndetur njė mori tė njohurish dhe pastaj hyra nė sallon. Ismail beu po rrinte nė njė divan me njė pamje tė ligėshtuar, sa mua m’u dhimbs. Kisha tre vjet pa e parė dhe tani m’u duk mė i plakur dhe i drobitur. Ai vuante nė kėtė mjedis tė ri dhe tė huaj pėr tė. Pėr vite me radhė Ismail beu kishte qenė nėnpunės i lartė i administratės turke dhe vali, poste kėto, kur largėsia me tė lartit dhe tė ultit mbahej vetiu. Kėshtu, ai kishte rėnė nė njė kaos kontrastesh shoqėrore, tė cilit nuk po ja gjente dot anėn. Unė iu afrova i putha dorėn me nderim dhe u ula pranė tij. Tė paktėn divanin, njerėzit qė mbushnin hapsirėn kishin pasur mirėsinė t’ja linin. Ai mė bėri pyetje tė zakonshme: si ia ēoja, ku ishte im atė a kishte hequr keq nė Kuē me kėtė mot tė keq e kėshtu me radhė. Pastaj unė u ngrita pėr tė ikur. Por, ai mė mbajti dhe mė pyeti me zė tė ulėt: “ dua tė tė bėj njė vizitė. Ėshtė edhe te ty si kėtu?” Unė iu pėrgjigja se po tė donte tė vinte tek unė, do tė vija ta merrja vetė. “Jo, -tha ai. Xhemioli mė ka thėnė se dera ndėrmjetėse ėshtė ende. Unė vij vetė.” Sidoqoftė edhe tek unė nuk ishte mė mirė. Por falė manisė sime pėr protokoll, falė karakterit tė paafruar dhe tė mbyllur, largėsia sidoqoftė ruhej. Po pėrse tė shkaktohej kjo rrėmujė e kjo gjullurdi nė njė shtėpi private, mund tė pyesė ndokush. Nga koha atėrore dhe stėrgjyshore Ismail beu kishte mėsuar se banesa e sanxhakbeut ishte edhe seli qeveritare. Ndaj edhe selamllėku i shtėpive tė bejlerėve, quhej nė shqip zapana. Kėshtu edhe Ismail beut nuk i pėlqente tė rrinte nė bashki. Dhe njerėziut, qė me punė a pa punė, duhej tė takonin kryetarin e shtetit, vinin turma-turma nė banesėn e tij private. Ditėt qė pasuan, unė takova zyrtarėt e lartė tė qeverisė sė re , tė emėruar mė 4. 12. 1912, nga i pėrnderuari kryeministri Ismail beu dhe nėnkryeministri fort i nderuari dom Nikollė Kaēorri. Anėtarėt e qeverisė sė re ishin miq dhe tė njohur tė mirė, e mė duhej tė shtoj, se nė rrethanat e atėhershme vėshtirė tė bėhej ndonjė zgjedhje mė e mirė. Dhe nėse kjo nuk u pėrgjigjej aspak kėrkesave tė kohės, nuk ishte faji i saj. Pozita e ēdo qeverie pėrparimtare pas shkatėrrimit tė sundimit osman nuk mund tė ishte e lehtė; vetėm njė orė e fortė diktatoriale do tė kishte mundur mbase t’ia dilte mbanė qeverisjes. Po ku ishte ky diktator dhe fuqia pėr tė qenė i tillė? Nė qeverinė e Ismail Qemal beut dhe tė babaxhanit Don Nikollė Kaēorri nuk kishte vend pėr tiranė mesjetarė, ajo pėrbėhej krejtėsisht nga njerėz tė arsyeshėm. Kėshilli i Ministrave mblidhej nė shtėpinė e Ismail beut, por se ku i kishin selitė ministrat e tij, unė nuk e mora vesh kurrė edhe pse, them se e njihja shumė mirė atė ēerdhe mjerane , qė quhej asokohe Vlorė. Mė mirė nga tė tjerėt e kishte- kėtė e kam parė vetė - ministri i Postėtelegrafės: ai ishte zot i njė ministrie tė tėrė, i Zyrės Posttelegrafike tė Vlorės. Asambleja kombėtare qė shpalli pavarėsinė e Shqipėrisė, mė 28. 11. 1912, u shpėrnda mė 7. 12. 1912, pasi zgjodhi mė parė, nė kėmbė tė saj, njė Kėshill Pleqsh, (senat) me 18 anėtarė.
Gjatė kohės qė qėndroja nė Kuē isha zgjedhur (nė mungesė) delegat, e tani u zgjodha senator i Vlorės. Dy nga ministrat ishin miqtė e mi, Myfit bej Libohova dhe Abi bej Toptani. Por nuk kishte dy njerėz mė tė ndryshėm, madje mė tė pėrkundėrt nga karakteri. Ndėrkohė qė Myfit beu i merrte me tė pėrqeshur tė gjitha kėto: mangėsitė e qeverisė sė pėrkohshme, papjekurinė e popullit shqiptar, madje tėrė kėto fyerje qė na kishin pllakosur, Abdi beu, pėrkundėr, pikėllohej dhe dėshpėrohej sa s’thuhej kur ishte i detyruar ta paguante me njė apo dy javė vonesė marrjen e rrogave nė shtetin e ri shqiptar. Po ku e mėsuan shqiptarėt, pyesnim mė shpesh me tallje, konceptin e rrogės mujore? Problemi i financave, qė unė do ta quaja me emrin e tij tė vėrtetė: vėshtirėsitė pėr tė siguruar paratė e nevojshme pėr tė mbajtur aparatin shtetėror dhe kėto mori tė shpėrngulurish mė dukeshin tė pazgjidhshme. Sipas koncepteve turko-shqiptare, Vlora dhe Berati ishin krahina tė pasura. Por tė ardhurat nga doganat nuk vileshin mė pėr shkak tė bllokadės detare greke dhe me afėrsisht 6000 -7000 napolonat qė qeveria e pėrkohshme mund tė siguronte nė muaj, Abdi beu duhej tė bėnte ēudira, duke pėrmendur kėtu se asnjė nga bejlerėt nuk mori kurrė asnjė grosh si rrogė apo si dėmshpėrblim. Myfit beu, ministri i Brendshėm, banoi disa javė tek unė, pastaj mori me qera njė shtėpizė tė kėndshme prapa avllisė sonė, ku jetoi gjatė kohės sė qėndrimit tė tij nė Vlorė. Stili nė tė cilin ai e drejtoi Ministrinė e Brendshme, tė kujtonte paksa kohėn e Dagobertit, Mbretit tė mirė tė Frankove: pakėz atėror, pakėz kalorsiak, por edhe pakėz despotik.

Pas njė jave

Njė javė pas kthimit tim nė Vlorė, ēova Murat bej Toptanin dhe Hydaj efendin tek Ismail Qemali, duke iu lutur tė mė kthente flamurin qė i pata huajtur. Mė premtuan tė ma kthenin atė menjėherė, sapo zonja Marigo Posjo (njė atdhetare e madhe demokrate, por qė i pėlqente reklama) ta kishte qepur e qėndisur flamurin e ri. E pra, mė 28 nėntor kryeobjekti i ditės, flamuri si simbol i pavarėsisė, me atė pakujdesin tipike shqiptaro-lindore ishte harruar. Pėr mė tepėr shumica nuk e dinte sesi ishte ai. Kurrkush mė pėrpara as e kishte parė, as e kishte mbajtur. Askush nė Vlorė nuk kishte flamur nė shtėpi. Shtetformuesit ranė nė hall dhe vėshtruan njėri-tjetrin tė hutuar.
Atėherė ngrihet miku im Hydai efendiu dhe thotė se nė dhomėn e gjumit tė Eqrem beut varet nė mur njė flamur shqiptar, i futur nė njė kornizė tė bukur. Dhe pyeti se a mund tė merrej pa qenė aty i zoti? Ismail beu i dha leje dhe kėshtu flamuri qė dikur don Aleandro Kastrioti mė kishte dhuruar solemnisht nė Paris, shtegtoi nė konakun fqinj dhe ra nė duart e Ismail beut, i cili ia dorėzoi Murat bej Toptanit, me porosinė ta varte jashtė, ndėrkohė qė vetė qėndronte nė dritare. Mijėra njerėz u mblodhėn nė sheshin para shtėpisė dhe nė kopėsht, duke brohoritur “rroftė, rroftė “ edhe pse shumė prej tyre nuk e kuptonin edhe aq se ē’po bėhej. Mė vonė kur unė nė ditėt festive tė shpalljes sė pavarėsisė si shtet i lirė dhe i pavarur, ngrita flamurin shqiptar nė ballin e shtėpisė sonė, disa kosovarė tė mirė mė thanė: “Shumė mirė e bėtė ju tė diturit qė ngritėt flamurin e babė Kralit (pra tė perandorit Franc Jozef) se tani nuk ka mė se ē’tė na bėjė as serbi i poshtėr, as malazezi morracak. Kur pyeta se ku e kam parė shqiponjėn e zezė m’u pėrgjigjėn krenarisht : “Tek ushtarėt e babė Kralit, nė Pazarin e Ri”. Por natyrisht, pati edhe tė tillė si njė farė Haxhi Muhamet efendiu, njė klerik i rėndėsishėm e fanatik nė Vlorė dhe ithtar i fortė i tim eti, i cili shprehej me zemėrim se Ismail beu kishte zgjedhur njė korb si simbol tė Shqipėrisė sė lirė. (Ah ta kishte bėrė Shqipėrinė Syria beu, ankohej ai,- tani do tė kishim nė flamur syret e bukura tė kuranit. Po ē’mund tė presėsh tjetėr nga Ismail beu, qė ka e kaluar tė gjithė jetėn nė vendin e frėngjve?)! Kur ia rrėfeva historinė Ismail beut, ai qeshi me tė madhe, por edhe mė kėrcėnoi me gisht se do t’i tregonte hoxhės qė flamurin nuk e kishte gjetur ai, por unė!

Qeveria
Kryetar Shteti, kryeministėr dhe ministėr i Punėve tė Jashtme: Ismail Qemal bej Vlora
Zėvendėskryeministėr: dom Nikollė Kaēorri
Ministėr i Brendshėm: Myfit bej Libohova dhe Asllan Pashali
Ministėr i Drejtėsisė: Dr. Petro Poga
Ministėr i Bujqėsisė: Pandeli Cale
Ministėr i Financave: Abdi bej Toptani
Ministėr i Arsimit: Dr. Luigj Gurakuqi
Ministėr i Luftės: Gjeneral Mehmet pashė Dralla
Ministėr i Punėve Botėrore: Mitat Dume Frashėri
Ministėr i Postėtelegrafės: Lef Nosi
princesse
princesse

Shteti : Tokė
Postime : 58
Kyējet nė forum : 17898
Regjistruar mė : 2008-02-12

Back to top Go down

A EKZISTON FLAMURI HISTORIK QĖ U  NGRIT   MĖ 28 NĖNTOR 1912 NĖ VLORĖ?! Empty Re: A EKZISTON FLAMURI HISTORIK QĖ U NGRIT MĖ 28 NĖNTOR 1912 NĖ VLORĖ?!

Post by rajmonda Wed 25 Jan 2012, 20:46

Une po e sjelli nje shkrim nga dokumente te vjetra dhe shpresoj se ka lidheshmeri me temen ngase me te vertete ka disa shkrime rreth flamurit. Ja shkrimi nga dokumente historike:
FLAMURI QĖ U NGRIT N Ė KIMEZ 1911
A EKZISTON FLAMURI HISTORIK QĖ U  NGRIT   MĖ 28 NĖNTOR 1912 NĖ VLORĖ?! 1znx08i
Nė kushtrim tė Malecorve Dr. Torene Toēi, nji italo-shqy¬ptar idealist plot atdhedashtni, len Italin e del nė Mal tė Zi nė marec tė vj. 1911. Sa rrin nė Cetinė bjen nė bisedė me shqyptarė e lypė t'i ndreqej nji flamur i madh Shqypnijet. Rrok Pulti, qi ishte puntuer i Gjon Gjo' Kolės, terzis sė Knjaz Nikollės, e merr mbi vedi, e e punon at flamur per kater dit.
Flamuri i lehet nė kujdes Zef Jak Dajēit, qi t'a ēote nė Podgorice. Zefi ishte nė Cetinė, por shqyptarė si ishte Lec Shkjezi nė Kotorr, d. m. th. shperdate armė e flamuj Shqypnijet e u ndimote malcorve nė tė gjitha mndyrėt. Zefi diktohet, e mbas protestės sė ministrit tė Turkis, Ahmet Pashės, i rrethohet shpi¬ja. Kerkohet shpija e s'gjindet gja, pse askuj s'i shkote mendja, se Zefi e kishte mshehė flamurin nė nji gyp stufet. Si kaloi potera, ne e nesre Dedė Kiri e muer flamurin nen petka e i a ēoi komitetit tė shqyptarve nė Podgoricė.
Ky flamur i madh me shqype tė zezė nė mjedis kje marrė prej Dr. Terenc Toēit sė bashkut me kater flamuj tjerė ma tė vogjel kuq e zi e kje ngrehė nė Fand nė proklamimin e Qeveris sė perkohshme.
Marė nga HYLLI i DRITĖS, nėntor 1937, nr. 11, fq. 520
rajmonda
rajmonda

Shteti : Prishtinė
Postime : 51
Kyējet nė forum : 17572
Regjistruar mė : 2008-05-18

Back to top Go down

A EKZISTON FLAMURI HISTORIK QĖ U  NGRIT   MĖ 28 NĖNTOR 1912 NĖ VLORĖ?! Empty Re: A EKZISTON FLAMURI HISTORIK QĖ U NGRIT MĖ 28 NĖNTOR 1912 NĖ VLORĖ?!

Post by Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum