Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si e Humbi Lepuri Bishtin?

2 posters

Go down

Si e Humbi Lepuri Bishtin? Empty Si e Humbi Lepuri Bishtin?

Post by malėsorja Thu 04 Apr 2013, 00:58

Dikur lepujt kishin bisht tė gjatė.
Njė ditė njė lepur po bridhte rrugės, ku u takua me dhelprėn, e cila kishte nė gojė njė tufė me peshq.
- Si arrite t’i kapėsh gjithė kėta peshq? - e pyeti lepuroshi.
- Zbrit te rrėkéja, zhyte bishtin nė ujė dhe prit atje tėrė natėn. Nė mėngjes, nė tė gjitha qimet e bishtit tėnd do tė kesh sasira tė mėdha me peshq. Nuk do tė tė mbetet tjetėr veēse tė zgjedhėsh mė tė mirėt. Atė natė lepuroshi shkoi tė peshkonte te rrėkéja. Fryente erė, bėnte ftohtė. Lepuroshi dridhej; nganjėherė fėrkonte putrat e vogla njėrėn pas tjetrės. Nisi dėbora, flokėt e saj tė bardhė binin mbi turirin e lepuroshit tė gjorė.
Kur agoi, lepuroshi ende gjendej te rrėkéja. Atėherė mendoi e tha me vete: ,,Tani erdhi koha!’’ E tėrhoqi bishtin pėr tė kapur peshqit, por rrėkéja ishte ngrirė gjatė natės; akulli e mbėrtheu fort bishtin e lepurit tė gjorė, ndaj nuk mundi tė ikėn dot. Atėherė e tėrhoqi aq fort bishtin e vet tė gjatė sa iu kėput nė rrėkénė e ngrirė.
Qė prej asaj dite lepuroshėt e kanė bishtin kaq tė shkurtėr.
avatar
malėsorja

Shteti : Malėsia e Madhe
Postime : 4
Kyējet nė forum : 17997
Regjistruar mė : 2007-11-27

Back to top Go down

Si e Humbi Lepuri Bishtin? Empty Re: Si e Humbi Lepuri Bishtin?

Post by Katilja Sun 14 Apr 2013, 16:29

Luani dhe kunupi


“Shporru, shporru, s’tė shoh dot, si ti nė
dhe krimba plot”. Luani me kėto fjalė, njė kunup e shan e qorton, po
kunupi s’e peshon. I qėndron ballė pėr ballė.

“Me kėto fjalė qė
flet, ē’pandeh, i tha, se je mbret? Frikė s’kam as do tė kem, dhe pėr
mbret nuk tė dua; s’je mė i fortė se njė dem, dhe nuk e nxjerr dot me
mua”.

Kunupi me kėto fjalė, niset pėr luftė ballė pėr ballė, dhe
vete e vjen nė kėto anė, thėrret, bėrtet e shponė luanė. Kur hidhet e
shpon nė gisht, kur nė bark e kur nė bisht, kur nė vend e kur nė hundė,
mali dhe fusha u tundnė.

Se luani nga inati, briti me sa fuqi
pati, se s’mundi tė zėrė armiknė, nė shpella tek u ndodhnė, shtazėt
tjera u drodhnė, nga frika u ngrenė e iknė, nėpėr shkretėtira, dhe kėtė
trazirė, mė botė tė tėrė, njė mizė e kish bėrė!Dhe luan’i mjerė, nuk mund ta gjejė; godit bishtin nė erė, nuk di ē’tė
bėjė; sulet e vėrsulet dhe bie nė shesh, se kunup’i ngulet, nė hundė, nė
vesh.

Kur e sheh pėrdhe luanė, kunupi gėzohet, mburret e
lėvdohet, me tė katėr anė; se do bota ta nderojė, pėr trim tė madh ta
tregojė; nuk kėrkon tjetėr pagė, kunup’i marrė; po ra te njė merimangė
q’i bėrė varrė.

Pėrralla qė bėra, na tregon dy gjėra: nga armiqtė tanė, mė tė vegjlit janė, mė tė kėqij, mė tė ligj.

I
dyti mėsim: kam dėgjuar, se shumė njerėz kanė shkuar, njė det me val’ e
shkumė, qė u mbytnė pastaj nė lumė: e liga vjen kur s’e panden.
Katilja
Katilja

Shteti : Burrel
Postime : 1210
Kyējet nė forum : 13600
Regjistruar mė : 2013-02-17
Profesioni : forumxhie

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum