Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prof.Dr.Hakif Bajrami: Veprimtaria e Milovan Gjilasit Kundėr Shqiptarėve (1928 - 1958)

2 posters

Go down

Prof.Dr.Hakif  Bajrami: Veprimtaria e Milovan Gjilasit Kundėr Shqiptarėve (1928 - 1958) Empty Prof.Dr.Hakif Bajrami: Veprimtaria e Milovan Gjilasit Kundėr Shqiptarėve (1928 - 1958)

Post by Naki Sat 21 Dec 2013, 19:38

PROF.DR.HAKIF BAJRAMI: Kush ma imponoi idenė qė tė merrem me veprimtarinė antishqiptare tė Millovan Gjillasit? - Tri herė jam takuar me Vllada Dapēeniqin, pasi qė isha konfrontuar dy herė me S. V. Tempon. Biseda kryesisht zhvillohej rreth ēėshtjes shqiptare, si ēėshtje e pazgjidhur nė Ballkan. Vllada e adhuronte Enver Hoxhėn. Ai konsideronte se vetėm pėrmes “marksizėm-leninizmit” do tė zgjidhet ēėshtja shqiptare. Lidhur me kėtė mendim tė mėsuesit tė tij (Enver Hoxhės) i thoja se e respektoj mendimin tėnd dhe mėsuesin qė e adhuron, po, unė mė shumė e dua Shqipėrinė. Marksizėm-leninizmi ėshtė ideologji kalimtare historike. Madje unė, e kam njė mėsues mė largėpamės qė mė shumė e don Shqipėrinė Etnike se sa vetvetėn, se pėr “m-l” as qė don tė ndiej e AI ėshtė ADEM DEMAĒI. Kur ia thash kėtė herėn e tretė - heshti. Vllada e vuri gishtin mbi vetulla dhe si malazez i vėrtetė mė tha: “Vrasėsi i shqiptarėve nė mesin e shekullit XX ėshtė Gjillasi…” E kisha lexuar librin etij (M. Gjillas, Toka pa drejtėsi-Zemlja bez pravde” botuar anglisht nė Nju Jork 1958), tė pėrkthyer nė D. SIP. B. nė serbishte, pjesėn pėr shqiptarėt dhe u pajtova plotėsisht). Ja, nė vijim po e japim njė analizė tė shkurtėr nga njė dorėshkrim i gjatė pėr Gjillasin dhe tė parėt e tij.

Familja e kėtij personaliteti kontravers kishte qėllime shfarosėse ndaj shqiptarėve

Babgjyshi i Millovan Gjillasit ishte organizator i kolonizimit tė Toplicės me malazez gjatė viteve 1879-1896. Nė dokumentet qė ruhen nė Arkivin e Serbisė janė tė ruajtuara dokumentet qė flasin pėr uzurpimin e tokave shqiptare sidomos nė trevėn e Toplicės. Atėbotė siē kemi shkruar edhe mė pare nė intervale ishte bėrė propogandė nga shteti dhe Kisha serbe qė Toplica me asnjė kusht mos tė lejohet tė mbetet e shqiptarėve. Kėshtu, me qė Serbisė i mungonte popullsia, ajo trevė, den baba den e shqiptarėve do tė shfaroset pėr dy vite (1877-1878) dhe aty nuk do tė lejohet qė asnjė shqiptarė tė kthehet nė tokėn e vet. Nė njė prononcim lidhur me tendencat e shqiptarėve qė tė kthehen andej pari, ambasadori francez do t`u drejtohet organeve serbe: “I vrani shqiptarėt kudo qė t’i gjeni. I ndiqni pėrtej kufirit. Ne duam qė ajo trevė tė frymojė me popullsi tė re” dhe ashtu u bė. Bagjyshi i Millovan Gjillasit pėr kontributin e tij kriminal, antishqiptar do tė dekorohet nga Millan Obrenoviqi nė vitin 1892. Prof.Dr.Hakif  Bajrami: Veprimtaria e Milovan Gjilasit Kundėr Shqiptarėve (1928 - 1958) 20trojn
Oligarkia komuniste nė krye me J.B.Titon

Edhe baba i Millovan Gjillasit, nė vitet 1912-1916 nuk mbetet larg krimeve tė bababit tė tij. Ai do tė vihet nė krye tė njė bataloni nė Rrafshin e Dukagjinit pasi qė e kishte djegė deri nė themel ēdo shtėpi nė Plavė e Gusi. Nė Dukagjin ai do ta uzurpojė njė pronė tė madhe nė fillim prej 40 hektarėsh, pronarėt e tė cilave do t`i shfarosė pa asnjė faj. Ajo pronė mė vonė do t`i reduktohet pėr nevoja tė dy familjeve tjera koloniste. Ky njeri do tė merrė pjesė edhe nė ndėrrimin e fesė (konvertim) me detyrim sidomos nė trevėn e Rrafshit tė Dukagjinit. Janė tė njohura krimet qė janė bėrė gjatė asaj fushate qė kishte pėr qėllim shfarosjen e popullsisė shqiptare. Si kriminel ordiner qė ishte shqiptarėt qė ua kishte grabitė pronat do tė organizohen dhe do ta privojnė nga jeta. (Shiko: AVII. B. P. 3 dhe 4 1013-1914- Elaboratet pėr konvertim; 11 elaborate tė priftėrinjėve ortodoks serb dhe malazez, ku ndihmonte edhe Kisha Ortodokse Ruse dhe Vaselena e Stambollit).
Kominterni dhe PKJ si filial e saj nė vitet 1919-1935 vepronin me tė gjitha mjetet politike pėr shkatėrrimin e Jugosllavisė si burg i popujve. Pėr kėtė qėndrim flasin dokumentet e kongreseve dhe plenumeve tė PKJ qė nga viti 1923 e tutje. Mė 1931-1935 themelohet me rrezolutė tė PKJ-ės Organizata e Kosovės dhe Rafshit tė Dukagjinit me seli nė Pejė. Kjo organizatė do tė shquhet me luftėn ilegale kundėr pushtetit gjakatar tė Kral Aleksandrit, duke i marrė nė mbrojtje nė rend tė parė shqiptarėt si popull i robėruar. Sipas kėsaj organizate mėsuesi nė viset shqiptare kishte pėr detyrė pėr t`i fyer shqiptarėt nė baza nacionale si njerėz me aftėsi tė “kufizuara intelektuale nė rafshin e pėrgjithėshem kombėtar.” Lidhur me kėtė nė Plenumin E PKJ-ės nė Split do tė ndėrrohet rrėnjėsisht stratetgjia dhe doktrina politike lidhur me ēėshtjen nacionale. Partitė e majta jo vetėm nė Jugosllavi, por nė tė gjithė Ballkanin do tė rreshtohen drejtė kundėr fashizmit. Nė kėtė rreshtim PKJ do tė ndyshoi kursin politik pėr Jugosllavin. Nė vend qė tė propogandoi shkatrrimin duke zgjidhur ēėshtjen nacionale, ajo tash e tutje do tė propogandoi RUAJTJEN e Jugosllavisė, por me kusht qė Brenda saj tė krijohen partite komuniste nacionale tė cilat do tė ishin tė lidhurra me PKJ-ėn si antare e Kominternit. Mbi kėto baza e nė funksion tė zgjidhjes sė ēėshtjes nacionale shqiptare nė Jugosllavi do tė themelohet Komiteti Krahinor i PKJ-ės pėr KOosovė e Rrafash tė Dukagjinit me nė krye Miladin Popoviqin. Kjo oranizatė deri mė 1939 do tė mbetet organizativisht e lidhur pėr PKJ pėr Mal tė ZI, Bokė, Sanxhak dhe Kosovė e Rafsh tė Duklagjinit.

Mė 1939 nė Konferencėn e dytė tė PKJ pėr Kosovė e Rr. Tė Dukagjinit do tė kėrkohet nga KQ PKJ qė Kosova tė lidhet drejtpėrdrejtė me KQ PKJ, fakt ky qė u pranua nė Konferencėn e PESTĖ tė PKJ-ės nė tetor tė vitit 1940 nė Zagreb. Nė kėtė konferencė Bora Vukmiroviqi do tė zgjidhet anėtar i Komitetit Qendror tė PKJ, fakt ky qė e rendiste Kosovėn me krahinat tjera tė Jugosllavisė.

SI U KĖRKUA NGA MOSHA PIADE Tė ZGJIDHET ҪĖSHTJA NACIONALE SHQIPTARE NĖ KONFERENCĖN E V-tė TĖ PKJ NĖ ZAGREB MĖ 1940

Milovan Gjilasi pėrpilon referat tjetėr nė Konferencėn e V-tė tė PKJ-ės mė 1940

Referatin pėr ēėshtjen nacionale nė Konferencėn e Pestė tė PKJ-ės e kishte pėrgatitur Mosha Piade. Lidhur me Kosovėn dhe shqiptarėt nė Jugosllavi Mosha Piade shkrunate: “Rregullimi i lėvizjės nacionale mund tė arrihet me formimin e Republikės punėtore-fshatare nė Kosovė pėrmes rrugės sė rrximit rrevolucionar tė pushtetit serbomadh fashisto-imperialist. Ajo zgjidhje pėr Shqiptarėt do tė thotė tė arrihet nė masėn e plotė deri prona tokėsore e siguruar, nė mėnyrė qė tė ēlirohen nga shtypja nacionale dhe tė krijohen kushtet pėr zhvillim tė plotė nacional, kulturor. Si duket punėtorėt dhe fshtarėsia serbe ėshtė e pėlqimit qė ta pranoi atė ēėndrim” (Arkivi i PKJ-ės, nr 14-12, 1940, Tezat pėr ēėshtjen nacionale nė Kosovė nga Konferenca e V e PKJ-ės.: Dushan Llukaq, Radniēki pokret u Jugosllaviji i nacionbalno pitanje 1918-1941, Beograd 1972, 367/8).

Me kėtė konstatim vihej nė pratikė kėrkesa e Kosta Novakoviqit pėr zgjidhjen e ēėshtjes nacionale qė e kishte theksuar mė 12 maj 1923. Lidhur me kėto qėndrime largpamėse tė Kosta Novakoviqit dhe Mosha Piadės nė Zagreb mė 1940, nė Konferncėn e V-tė do tė ngritet Millovan Gjillasi duke theksuar se ēėshtja nacionale nė Kosovė nuk ekziston si e tillė. Mu pėr kėtė Gjillasi do tė insistojė qė pushteti ta mbaj qėndrimin pėr “DENIMIN KOLEKTIV dhe FISNOR nė Kosovė, nėse ndonjė gabim e bėn seicili individ i familjes ose fisit”. Ky lloj denimi dhe kjo formė e pėrgjegjėsisė nuk praktikohej nė asnjė koloni nė rruzullin toksor. Fashizmi pra ka qenė i ngjizur edhe nė ideologjin totalitare komuniste tė tipit Millovan Gjillas.

Si u ngrit Millovan Gjillasi kundėr atyre qė nuk donin tė pėrmedet fjala Jugosllavi nė aktivitet pėr ta pėrfshi popullin nė luftėn antifashiste mė 1941?
Prof.Dr.Hakif  Bajrami: Veprimtaria e Milovan Gjilasit Kundėr Shqiptarėve (1928 - 1958) Jhy2z4
Milovan Gjilas (1911-1995)
Nė Kosovė lufta e prillit 1941 nuk ėshtė objektivizuar shkencrisht kurrė sepse mbretronte oprtunizmi politik. Ky oportunizėm shoqėrohej me kėrkesėn ordinere se pėr t`u ngritur nė luftė u dėshiruaka tė organizoi PKJ. Shqiptarėt as qė dėshironin tė ndiejnė fjalėn PKJ - Jugosllavi, sepse nė te i kishin pėrjetuar tė gjitha padrejtėsitė e kėsaj bote, kishin pėrjetuar gjenocid kombėtar prandaj nuk donin tė luftojnė as duke i mėsuar ato parullat komuniste se do tė kenė liri dhe barazi. E vėrteta, shqiptarėt nuk e priten nacizmin me lule sikur e kishin zakon tė shprehen e tė shkruajnė komunistėt serbo-malazez. Shqiptarėt posa u vra Nurė Shatri pa asnjė faj, vetėm me tė shtime tė gjermanėve nė Merdar nė prill 1941 praktikisht ishin shumė indiferent ndaj simpative tė okupatorit tė rinjė. Jo vetėm kaq, mė 24 prill 1941 poltika dinake serbe do t`i vejė shqiptarėt e pjesės lindore tė Kosovės (Prapashticė, Nishefc, Keqekollė) nė njė sprovė. Duke u falė nė xhami, afėr saj me automatik do tė gjuaj nė ajr njėfarė Radovan ēetniku dhe shqiptarėt duke menduar se janė tė sulmuar nga serbėt si rėndom do tė vėrsulen mbi ata qė i gjetėn pėrballė. Ata ishin njė tog gjerman qė u printe po ai Radovani dhe do tė likuidohen gati nė tėrėsi. Do tė likuidohet edhe njė oficer i lartė dhe 18 ushtarė gjerman. Tash nacistėt gjerman do tė ndėrmarrin sulm spastrimi tė terenit prapa tė drejtuar nga Radovan ēetniku me ē`rast do tė sulmohen nga toka dhe ajri nga forcat e rregullta naciste Prapashtica, Keqekolla dhe Nishefci. Popullsia do tė grumbullohet dhe do tė drejtohet kah Vranja dhe Nishi. Atje njė pjesė e kėsaj popullsie do tė qendroi nja katėr muej deri sa do tė intervenoi kryesia e Nėnprefekturės sė Llapit. E pra shqiptarėt nuk e priten okupatorin me lule por me rrezistencė. 

Nė anėn tjetėr ėshtė njė plejadė tė rinjėsh rrevolucionar si: Meto Bajraktari, Zenel Hajdini, Zenel Salihu, Emin Duraku, Mustafė Bakia, Esat Mekulli, Rifat Burgjeviqi etj., qė do tė kėrkojnė hapur qė shqiptarėt mos tė luftojnė pėr Jugosllavi. Kėtė kėrkesė komunistėt serbo-malazez do ta mbajnė si kvisko antishqiptare deri mė 1989 nė ēdo kuvend. Por kėrkesė tė tillė mė 1941 kishin shtruar edhe sllovenėt (E.Kardeli). Atje nė Slloveni kjo kėrkesė arsyetohej ndėrsa nė Kosovė mbetej si akuzė KUJDESTARE se shqiptarėt e paskan pritur okupatorin gjermano-italian si ēlironjės. Faktet nė anėn tjetėr e deshmojnė tė kundėrtėn. E vėrteta edhe rrevolucionarėt slloven kishin kėrkuar mė 1942 qė fjala Jugosllavi mos tė pėrmendet nė traktet e PKJ-ės. Pėr kėtė ēėshtje strategjike dhe principiele Edvard Kardeli dhe Millovan Gjillasi do tė polemizojnė nė Plenumin e KQ PKJ-ės mė 1 prill 1945 nė Beograd. Atė duel verab ku ishte edhe Tito etj. Do ta pėrshkruajmė mė vonė, gjithnjė sipas shėnimit zyrtar tė E Kardelit (Bevc) pėr Gjillasin qė e kishte pseudonimin “ Gjido”.

Mė 1941 rrevolucionarėt shqiptarė do tė organizohen sidomos mė 28 nėntor, nė ditėn e Flamurit dhe aty nė ēdo kuvend nė prefektuart e Kosovės do tė kėrkohet qė okupatorėt tė nxiren jashtme fuqin e armėve. Nė kėtė aspect mė 20 tetor 1942 do tė formohet SHTABI i Pėrkohėshem Kryesor i Aradhave Partizane tė Kosovės me nė krye Fadil Hoxhėn. Ky shtab mė 15 prill 1943 do tė shndėrrohet nė Shtab Kryesor tė Aradhave Partizane Ncionalēlirimtare tė Kosovės. Do tė organizohen edhe dy shtabe operative: Shtabi Operativ pėr Kosovė me komandant Millan Zeqarin dhe Shtabi Operativ pėr Rrafsh tė Dulkagjinit me komandant Veli Nimanin. Ky nuk do ta pranoi detyrėn prandaj rrolin e shtabit pėr Dukagjindo ta drejtoi Shtabi i Aradhės Bajram Curri. Kėshtu nė Kosovė mė 1943 do tė ndihet njė lėvizje antifashiste shumė mire e organizuar sepse ishin themluar edhe disa kėshilla ilegale qė drejtoheshin nga pėrfaqsuesit e popullit e qė nuk kishin asnjė ngjyrė ideologjike. Mbi kėto baza do tė organizohet dhe themelohet Kėshilli Nacionalēlirimtar pėr tėrė Kosovėn.

Mė 3-5 nėntor 1943 nė Shar do tė mbahet Kėshillimi i Komitetit Krahinor tė PKJ-ės pėr Kosovė dhe Rrafsh tė Dukagjinit. Nė kėtė kėshillim do tė themlohet Komiteti Krahinor i PKJ-ės pėr Kosovė dhe Rrafsh tė Dukagjinit. Do tė themelohet Komiteti Rregjional i PKJ-ės pėr Rrafshin e Dukagjinit me sekretar Ismet Shaqirin dhe Komiteti Rregjional pėr Kosovė me sekretar Ali Shukrinė. Sekretar i Komitetit Krahinor pėr tėrė Kosovėn do tė zgjidhet Pavle Joviqeviqi Kėshtu Kosova do tė avansohet nė Krahinė ashtu si ishin krahina viset tjera komapkte nacionale si Serbia, Mali i ZI, Maqedonia, Krocia, Sllovenia dhe Bosna e Hercegovina. Do tė zavendsohet fjala Metohi me fjalėn Rrafsh i Dukagjinit, do tė propozohet qė tė mbahet Kėshilli Nacionalēlirmitar nė Bujan.Do tė theksohet se populli shqiptar pas luftės do tė deklarohet se a dėshiron t`i takoi Shqipėrisė apo Jugosllavisė. Pėr fat kėtė propozim e kishte bėrė public Millosh Giliqi dhe Pavle Joviqeviqi duke u ftuar nė Konferencėn e V-tė tė PKJ ku thuhet se Kosova duhet tė avnasohet nėse mbetet me Jugosllavinė Republikė, ashtu si republikat tjera punėtore-fshtare socialiste.

Mbledhja e Bujanit dhe reagimi i Millovan Gjillasit kundėr ardhmėrisė Republikane tė Kosovės

Tė gjitha vendimet e Konferencės sė Bujanit janė tė marrura nga Rrezoluta e Komitetit Krahinor tė PKJ pėr Kosovė dhe Dukagjin. Ajo mbledhej ėshtė mabjtur nė Sharr nė njė shtėpi tė serbit. Iniciator pėr avansimin e Kosovės nga rregjioni nė Krahinė sikurse kranihat tjera ishin Millosh Giliqi, Boshko Qakiqi, Fadil Hoxha dhe Pavle Joviqeviqi. Kėshillimi ėshtė mbajtur mė 3-5 nėntor 1943 dhe quhet Kėshilli i Sharit. (Shiko gjėrėsisht: Akademik Ali HADRI, Kėshillimet e Komitetit Krahinor 1941-1944 nė revistėn “KOSOVA”.

Mbledhja e Bujanit u mbajtė pas njė organizimi tė shkelqyershėm mė 31 XII 1943 dhe 1-2 I 1944 nė Malėsinė e Gjakovės (Bujan) ku gjithėmonė shqiptarėt kishin lidhė besa tė palėkundėshme dhe tė rendėsishme pėr fatin e kombit. Oranizimi i Kuvendit tė Bujanit pėr Kosovė u zhvillua duke bėrė agjitacion antifashit nga Fadil Hoxha dhe Boshko Qakiqi. Ndėrsa nė Rrafshin e Dukagjinit agjitacionin dhe zgjedhjen e delegateėve e kishin bėrė Ismet Shaqiri dhe Xhavit Nimani po edhe Hajdar Beg Dushi, Xhevdet Doda e shumė tė tjerė.

Konferenca e Kėshillit Nacionalēlirimtar tė Kosovės dhe Rrafshit tė Dukagjinit ishte njė KUVEND e themeluar nė gjendje lufte, prnadaj ēdo kritikė konstruktive drejtuar kėtij kuvendi historic ėshtė e arsyeshme shkencorisht, si ēdo ngjarje tjetėr. E vėrteta, tė dokuemtet e kėsaj Konfernece janė botuar nė librin H. Bajrami, KOSOVA prej Bujanit nė Kaēanik, Prishtinė 1997. Rrezoluta e dalur nga ky kuvend thekson dhe obligon gjenratat, ėrandaj ėshtė akt historic me rendėsi tė pėrjetėshgme. Nė te ndėr tė tjera thuhet: “ Kosova e Rrafshi i Dukagjinit ėshtė njė krahinė e banuar me shumicė nga populli shqiptar, i cili, si gjitgmonė ashtu edhe sot, deshiron tė bashkohet ,e Shqipėrinė. Prandaj e ndiejmė pėr detyrė t`i tregojmė rrugėn e drejtė qė duhet tė ndjekė populli shqiptar pėr t`i rrealizuar aspiratat e veta …” Dokumentet e Konferncės i nėnshkriuajnė dhe i ptaanojnė tė gjithė (61) tė zgjedhurit delegate. Kjo konferncė nė apaspektin legal dhe legjitim ishte juridikishtė dhe ndėrkombėtarisht mė e pregaditura nė tėrė hapsirėn antifashiste ballkanike. Mu pėr kėtė arsye se shqiptarėt dhe serbėt (6 ishin nė conference)e pranojnė realitetin nė KQ PKJ-ės do tė reagohet me njė ashpėrsi cinike dhe neokoloniale. Ragimi do tė vjen nga kush tjetėr pos nga Millovan Gjillasi qė ishte njė shqiptarofob i pėrbetuar. Millovan Gjilasi do ta autorizoi Svetozar Vukamanoviq Tempon qė tė devijoi ēdo gjė positive antifashiste nė tokat shqiptare. Millovan Gjillasi do tė pėrkujdeset qė nga viti 1941 qė nė Shqipėri tė qendrojnė dy “delegate” tė PKJ tė cilėt nuk kishin as dieni e as aftėsi intelektuale tė maten me antifashistėt shqiptar. Mendo tash njė Dushan Mugosh (fshatar anlfabet) tė dirigjoi me Sejfullah Maleshovėn ose Koēo Tashkon. Po Dushani dhe Milladini nė Shqipėri do tė gjejnė bashkmendimtar si Koēi Xoxėn qė ishte njė zejtar dhe dėgjonte tė dy malazezėt sikur tė ishin tė shenjėt. Po mos tė harrojmė se nė kėtė rrafsh ka faje edhe Enver Hoxha i cili ishte shumė i interesuar pėr pozitė dhe autoritet apsolut.

Fajet e Gjillasit dhe tė Tempos kundėr shqiptarėve

Dihet se S. V. Tempo shkoi nga Kosova nė Shqipėri, si instructor politik pėr “organizimin e meėtejmė tė Luftės antifashsite. Por, faktet tregojnė se Tempo me urdhėr tė Gjillasit nuk shkoi tė ndihmoi, por tė DEZORIENTOI Luftėn e drejtė qė bėnte populli shqiptar kundėr nazifashismit. Janė tė shumta propozimet kontradiktore tė Tempos. Nė njė moment jep direktive tė punohet kėshtu. Pas njė jave ndryshon qėndrim dhe e ven nė binar “relative” tėrė luftėn, fakt ky qė nuk pati sukses, sepse u diskreditua dhe u largua me turp nga Shqipėria. Tempo sipas urdhėrave tė Gjillasit e kritikoi ashpėr Konferncėn e pezės, Marrėveshjen e Mukjės, krijimin e Kėshillave, mėnyrėn e luftės antifashiste. Shkurt vėrehej pa asnjė dilemė se ku e ka qėllimin-SABOTIM-SABOTIM pėr tė pasė pastaj “fakte” tė akuzohet tėrė Lufta e Drejtė. Qka ėshtė mė sė keqi, Tempo nuk lejoi asnjė bashkpunim me kundėrshtarėt politik nė Shqipėri, dhe, kėtu ėshtė faji ensencial i drejtuesėve tė PKSH. Nuk ėshtė dashur tė dėgjohet askush nga jashtė. (Shiko: A KQ PKJ. Biseda Ramadan Qitaku me Gjillasin nė Vis .K. 14. Dosja “Koēi Xoxe” dhe ēėshtja e bashkpunimit PKJ-PKSH; H. Bajrami, Si e tradhtoi PKJ PKSH 1941-1945, Prishtinė 1997), e qė rast PKSH tradhtinė e kuptoi kur u bė vonė.

Duke i komentuar “Dokumentet e Kėshillimit tė Komitetit Krahinor tė PKJ-ės pėr Kosovė dhe Rrafsh tė Dukagjinit por edhe tė Konferencės sė BUJANIT Millovan Gjillasi nė emėr tė KQ PKJ-ės do tė urdhėroi ndėr tė tjera: “Nuk ėshtė dashur tė formoni Komitet Krahinor pėr arsye se treva juaj nukėshtė dnonjė krahinė e posaqme KOMPAKTE…Nuk pranohet termi Dukagjin por duhet t`i kthehni termit Metohi…rreth ēėshtjes sė kufijėve tani nuk ėshtė koha tė bisedohet … Ky Kėshill mund tė jetē vetėm iniciativ… e nuk mund t`i jepet karakteri i pushtetit pėr arsye se ju nuk keni territory tė lirė. Nuk ėshtė koha qė tė ndahen kufijtė e Shqipėrisė dhe tė Jugosllavisė.Shqiptarėt mund ta pėrdorin flamurin shqiptar por me yllin pesėcepėsh. Nuk ka Shtab Ballkanik. Masave shqiptare duhet tė u thuhet se duhet tė luftojnė kundėr okupatorit gjerman e jo tė mirren me ēėshtje qė nuk janė nė rend tė ditės. Duhet tė themloni NJĖSI tė armatosura”. Ė gjitha kėto vrejtje udhėheqėsia e Kosovės, ajo politike dhe ajo e Kėshillin Nacionalēlirimtar i dalur nga Koferenca e Bujanit do t`i aprovojnė mė 18 VI 1944 nė njė mėnyrė miope dhe pa asnjė analyze kritike. Madje pranimi do tė shkoi deri atje sa qė do tė thuhet hapur se ēdo “shkresė qė vjenė nga KQ PKJ ėshtė e shenjėt dhe e pranuar pa hezitim”. Me kėtė politikė drejtuesit e LNē nė Kosovė historikisht u TRADHTUAN ose TRADHTUAN me vetėdie sepse e pelqenin pozitėn dhe nėnshtrimin. Me kėtė politikė Millovan Gjillasi do tė vėrsulet edhe mė tutje kundėr tėrėsisė Kosovės, krejt me qėllim pėr ta ndarė nė mes Malit Zi, Serbisė dhe Maqedonisė dhe kėshtu ēėshtja shqiptare me u mbyllė ashtu si u mbyllė ēėshtja e Sanxhakut.

Me propozimin e Gjillasit AMNESTUAN Ēetnikėt pėr t`u vėndos diktatura ushtarke nė Kosovė

Millovan Gjillasi sipas dokumenteve zyrtare tė KQ PKJ (1945.K.12) ishte iniciator i rehabilitimit tė ēetnikėve nga ana e Kryesisė Pėrkohėshme tė AVNOJ-it. Nė vendimin e 21 nėntorit 1944 nė nenin njė tekstualisht thuhet: “Bėhet amnestimi i pėrgjithshėm i tė gjithė personave qė kanė marrė pjesė ose i kanė ndihmuar njėsitet ēetnike tė Drazha Mihajloviqit ose kanė marrė pjesė nė njėsitė kroate ose sllovene.” Ligji mbi amnsetinė ėshtė botuar I plotė nė librin DR. H. Bajrami, Kosova prej Bujanit nė Kaēanik, Prishtinė 1997, f. 216-7. Ligji I ka gjashtė nene dhe kishte hy nė fuqi menjėherė. Shtrohet tash pyetja pse Millovan Gjillasi ishte iniciator. Fjala ėshtė te fakti se shumė ish antifashistė nė Mal Tė Zi mė 1942/3 iu bashkangjiten njėsiteve ēetnike dhe filluan tė luftojnė me tė gjitha mjetet pėr interesa tė nacizmit. Edhe mė qartė me ēfarė morali tė gjithė udhėheqėsit nė Kosovė mė 1944-1945 Millovan Gjillasi si kadrovik do t`i propozoi nga Mali i Zi. Ata ishin diku nja 86 drejtues. Shumica prej tyre mė 1942 kishin qenė nė njėsitet ]etnike siq ishte rasti me Sapsoje Gjakoviqin. Kėtij krimineli ia kam thenė nė Simpozium mė 15 maj 1985 nė fytyrė tė gjitha krimet qė I kishte bėrė nė Kosovė dhe jo vetėm kėtu. Jo vetėm kaq, Millovan Gjillasi dhe Spasoje Gjakoviqi me Dushan Mugoshėn janė vrasėsit e drejtėpėrdrejtė tė Milladin Popoviqit nė Prishtinė mė 13 mars 1945, nja 23 ditė pasi qė Miladini ishte konfrontuar nė Beograd (19 II 1945) rreth ndarjes sė Kosovės siq ishte nda Sanxhaku.

Millovan Gjillasi mė 26 dhjetor 1944 sė bashku me Pavle Joviqeviqin dhe Pera Brajeviqin do tė shkruajnė kėrkesė pėr ta vėnė diktaturn ushtarske nė Kosovė. Nė kėtė fenomen tė quejtur Gjillas shtrohet njė pyetje indikative. Pse Tito pėr ēdo gjė e ndėgjonet Gjilasin. E ndigjonte pėr t`i topitė kėrkesat serbe nė sektoret shtetrore. Millovan Gjillasi dhe Tempo sė bashku me A. Rankoviqin do t`i propozojnė Titos kėta emra pėr ta drejtuar pushtetin ushtark nė Kosovė pas 8 shkurit 1945. Ata ishin: Komandant i Shtabit ushtarak emrohet malazezi Kolonel Sava Derleviq, komesar politiknėnkoloneli Xhuro Medenica, Komandant i Rregjionit ushtarak tė Kosovės emrohet Nikolla Bozhoviq - tė gjithė malazez dhe tė njohur pėr tė kaluar tė dyshimt ēetnike. E pra vetėm Millovan Gjilasi ua mbulonte krimet qė kishin bėrė ata sidomos ndaj Boshnjakėve nė Sanxhak. E vėrteta fajet kriminale qė i bėnte Tito me kėtė politikė sadiste ndaj shqiptarėve, historia e njerėzimit nuk do t`i falė kurrė.

Me propozimin e Gjillasit dhe Bllazho Jovanoviqit do tė dėrgohen si “instructor” nė Shqipėri: Dushan Mugosha, Velimir Stojniqi, Mijaz Dizdareviqi, Pera Zllatiqi - tė gjithė armiqėsisht tė orientuar sipas dokumenteve qė ata vet I kanė pėrėiluar ndaj Luftės ēlirimtare shqiptare dhe ndaj shqiptarėve nė pėrgjithėsi. Nė bazė tė dy analizave qė i ka bėrė Tito nė prill tė vitit 1945 nė Beograd lidhur me Shqipėrinė (Tito, O Albaniji, strogo pov 1945) del sheshazi si Tito ishte njė pansllavist qė ushtronte njė zejatari tė padukshme masone ndaj shqiptarėve nė pėrgjithėsi. Tito sė bashku me Millovan Gjillasin nė prill 1945 do tė pėrpilojnė njė elaborate qė Shėn Gjini tė shndėrrohet nė lima jugosllav. Pėr kėtė ide qė pastaj e plasoi nė Tiranė Bllazho Jovanoviqi do tė reagoi Enver Hoxha edhe me shkrim (Enver Hoxha, Letra e majit 1945, sekret ushtark/45-02.nė AVIIB).

Edhe mė keq, Sekretar tė Partisė Komuniste pėr Kosovė pas vrasjes mizore tė Miladinit e emroi njė fshtar tė quejtur Gjoka Pajkoviq. Hej, lexues i nderuar si ėshtė e mundur qė Haki Taha tė vritet mė 13 mars 1945 nė ora 9. Ndėrsa Milladin Popoviqi (qė nuk ishte pa mekate politike!)tė vrittet nė ora 11 nė tė njetėn ditė. Tash shtrohet pyetja banale: Si ėshtė e mundur qė njeriu i vdekur nė ora 9 ta “vras at’t’gjallin nė ora 11?!

Baba i Millovan Gjillasit e ka vrarė Isa BOLETININ mė 1916 nė Podgoricė

Ky njeri i quajtur Millovan Gjillas do tė kurdisė metej perms agjentėve tė tij se kinse Isa Boletinin e kishin “pre nė besė diplomatėt francez nė Shkodėr mė 1916”. Nė fakt Baba i Millovan Gjillasit qė ėshtė vrasės i Isa BOLETINIT mė 1916 do tė nxitėt prej diplomacies ruse duke u hakmarrė kėshtu pėr vrasjen e Shqerbinit nga kryengritėsit e Isa Boletinit nė Mitrovicė mė 1903. Njė person tjetėr me urdhėrin e Gjillasit, me orientime sadiste antishqiptare i quajtur Gjoka Pajkoviq (shok i Gjillasit) do ta drejtoi pushtetin apsolut politik dhe shtetror nė Kosovė deri mė 1956 dhe ishte ideator i Procesit Prizrenit dhe aksionit famkeq tė grumbullimit tė armėve. Jo vetėm kaq vetėm pas burgosjes sė Millovan Gjillasit pushteti i Gjoka Pajkoviqit do tė dobėsohet por nuk do tė shuhet pėrnjėherė sepse i nevoitet mė tutje Rankoviqit. Millovan Gjillasi do ta propozoi Spasoje Gjakoviqin ( mė 1943 kishte qenė nė njėsitet ēetnike nė Mal tė ZI) pėr shef tė OZN-ės nė Kosovė mė 1944 (tetor). Edhe ky ish ēetnik do ta drejtoi pushtetin apsolut tė Punėve tė brendėshme nė KOsovė duke bėrė krime tė papara sė bashku me Dushan Mugoshėn pėr dy dekada me radhė.Vetėm tė shikohet, hulumumtohen proceset gjyqėsore tė asaj kohe dhe ēdp gjė do tė kuptohet. Dokumente janė ruajtė. Janė tė shumta deformimet e kėsaj bande politike qė e toleronte bosi i tyre Josip Broz-Tito sepse pėrmes tyre krijonte njėfar balansimi nė amorizhim tė politikės serbomadhe, sidomos nė OZN-e e ushtri po edhe nė diplomaci. Dokumentet nė tė ardhėmen do tė i zbulojnė krimet e tyre monstruoze. Ndėrsa pėrgjegjėsisė sė gjyqit tė histories, sipas funksionit nuk do t` i shpetoi edhe Tito. Serbėt, e vėrteta sot kanėē shumė nostalgji pėr atė periudhė. Por ne shqiptarėt duhet tė jemi krenar qė e kemi luftuar ma nė fund me tė gjitha mjetet katrahurėn Jugosllavi, ashtu si e ka paraparė STRATEGU I LUFTės dhe Politikės ADEM DEMAҪI. 

Mbledhja e parė e Politbyros KQ PKJ-sė u mbajt mė 1 prill 1945 pėr Kosovėn

Millovan Gjillasi ka bėrė njė Projekt detalizues pėr asgjėsimine Folksdojqerve (Gjermanėve) nė Vojvodinė. Atje me leje tė Titos dėrgoi me dhjeta mija kolonistė malazezė, Po nė atė mėnyrė do tė sillet edhe nė viset shqiptare deri mė 1948. - Shtrohet tash pyetja immediate. Pse nė tė njetėn ditė kur ndodhė tragjedia e tmerrėshme ndaj shqiptarėve nė Tivar, po atė ditė Tito me Gjillasin vendosin qė kolonistėt tė kthen nė Kosovė. Tash shtrohet njė pyetje tjetėr. Po pse u bė Ligji mė 6 mars 1945 pėr NDALIMIN e KTHIMIT tė KOLONISTėVE nė Kosovė, ndėrsa Politbyroja e kQ PKJ e thyente atė Ligj. Kėtu qendrojnė orientimet hakmarrėse tė Millovan Gjillasit, tė cilit Tito nuk ia prish asnjė plan.

Njė version i rinjė (i panjohur deri me atash) pėr vrasjen e Isa Boletinit nga njė ushtar malazez qė mė vonė u bė oficer i lartė ku rrolin kryesor e kishte baba i Millovan Gjillasit 

(Verzion sipas oficerit qė tregoi personalisht mė 1977 nė Beograd )

Mė 1977 ishim nė hulumtime shkencore me Liman Rushitin dhe zakonisht tė dieleve pėr tė pushiuar dilnim nė Kalemagdan. Aty ulėshim dhe nė shumė raste na afroheshin pėr bisedime njerėz tė panjohur. Ne ndaj tyre silleshim me kujdes se[pse hulumtonim tema shumė delicate. Liman Rushiti e hulumtonte Lėvizjen Kaēake, Hakif Bajrami, Rrethanat politike-shpėrnguljėn, kolonizimin, partite politike, tė drejtat nacionale. Lidhur me kėtė njė tė diele (vishtė 1977) nė Kalemagdan na afrohet njė njeri i shtyrė nė moshė. Pasi qė na pėrshendet nė serbishte, ne e pėrshendesim nė frebgjishte. Njeriu i panjohur menjėherė na u prezentua duke na then “ Nuk dini ju serbisht. Unė punoi nė Institutin Ushtark kohė pas kohe, ku ju hulumtoni prandaj tė jeni tė sigurt se dua t ju tregoi njė ngjarje qė kurrė nuk e keni dėgjuar. Unė jam Lubomir M.Vojvodiq me grade major. Numri i telefonit tim ėshtė 624 596 , Beograd. Me profesion jam kaligraf. Mirrem me dizajnimin e librave qė i boton Instituti. Kjo nuk ka rendėsi. Por dua tė u iNFORMOI se unė jamė vrasėsi i ISA BOLETINIT mė 1916 nė Podgoricė. Unė nė fakt e kam plagosė atė burr nė kėmbė sepse ashtu e kam pasė urdhėrin pėr ta pamundėsuar qė tė veproi me koburet e tij. Pas plagosjes ka ardhė Baba i Millovan Gjillasit dhe i ia ra KATėR here pushkė. Sė pesti ka qitė nė ajr duke u zgėdhi se ia mora hakun Shqerbinit (rus) qė e ka vra ISA mė 1903 nė Mitrovicė.

Unė nuk e kam ditė kend e kam plagosė nė atė moment, sepse mua mė paten caktuar roje tė tij pranė Shtabit ku ai banonte i vetmuar. Nuk ėshtė e vėrtetė se ai ka qenė me qetėn e tij dhe ka luftuar me neve. Jo, ISA BOLETINI ka ardhė disa ditė mė parė nė Shtab para tyre (grupit tė tij) dhe posa ka filluar lufta e qetės sė tij me ushtrinė tone, ai ka tentuar tė ndermjetėsoi. Por unė kam pasė urdhėr qė “ nėse del ISA para derės sė shtabit ta plagosi tė paktėn qė mos tė mundet tė veproi ndaj askujtė me armė. Shprehi keqardhje sepse kjo vepėr tragjike mua mė mundon qe njė gjysėm shekulli. Prandaj dua t u them se nuk jamė fajtor as para shqiptarėve e as para zotit. Jam nė pension dhe dua ta pastroi shpirtin. Kaq desha tė u informoi. Mund tė mė pyesni ēka tė doni, jam i gatėshėm tė flas publikisht.

Limani Rushiti e pyet i pari: ēfarė armėsh kishte Isa nė ato moment nė dorė. Oficeri: Po, i kishte dy kobure dhe vetėm kur e kam plagosė ka filluar t`i pėrdorė. Pastaj ka radhė baba i Millovan Gjillasit dhe ia ka rrembyer Revolet dhe I ka ra katėr here pushkė.”

Unė, thot oficeri nė pension kohė pas kohe punoi nė AVII B dhe aty ju kam pare duke hulumtuar. Mua mė mundon ajo qė ka ngja mė 1916 prandaj dua tė kėrkoi NDJES{ sepse nuk kam asnjė faj. Unė kam qenė atėherė ushtarė I thjeshtė. Fajin kryesor e ka pasė Komanda e lartė dhe Baba i Millovan Gjillasit mqė e ka vra Isa Boletinin, pėr ēka kam kuptuar mė vonė se kush ėshtė vrarė nė ato moment. Baba i M.Gjillasit i ka rėnė katėr here pushkė Isa Boletinit. Sė pesti ka qitė nė ajr dhe ka then. E morra hakun pėr Shqerbinin. E vėrteta unė nuk e dija kush ishte Shqerbini. Por tė tjerat i kam mėsuar mė vonė. Tash ju e keni adresėn dhe mund tė mirreni mė gjėrėsisht me atė ngjarje. Tė nesermen u interesuam pėr Dosjen e Isa Boletinit, por ajo nuk na u lejua. Aty e kuptuam edhe njė fakt se ai oficeri qė na tregoi pėr vrasjen kishte bėrė shkollim mė vonė me djalin e Isa Boletinit-Pajazitin nė Akademin ushtarake nė Beograd pas vitit 1918. Omer Haxhidauti na tha se atė version e ka tė njohur ka here dhe se atij oficeri duhet t`i besoni se ėshtė shumė i sinqertė. Ai tash don tė shfajsohet, por ai ka kryer urdhėrin e Shtabit dhe tė Kral Nikollės qė e kishte marrė nga Ruseėt e jo nga francezėt, pėrfundon Ymer Haxhidauti.

Po pėr kėtė ngjarje, Millovan Gjillasi do tė shkruaj mė 1958 se babai i tij me ēetėn e tij e kishte vrarė ISA BOLETININ nė Podgoricė nė janar 1916. Dorėshkrimi ruhet nė orgjinal nė AVII B K. 5- Dosja “M. Gjillas). Po ky rod i ēuditėshem do tė urdhėroi mė 1 prill 1945 kasaphane ndaj shqiptarėve ne Tivar, krejt me qėllim pėr ta bėrė Dukagjinin “habar drithi pėr Malin e ZI dhe pėr ta ndarė Kosovėn me Serbinė sikurse kishin bėrė mė 1913”.

Mė 1979 do tė caktohem t`i hulumtoi mbetejet mortore tė Isa BOLETINIT me shokė nė Podgoricė. Nė atė hulumtim mė vonė do tė przihet edhe njė udhėheqės i lartė i Kėshillit Ekzekutiv tė Kosovės, Pajazit Nushi. Nė pozitėn e nėnkryetarit tė Kėshillit Ekzekutiv tė Kosovės do tė kėrkoi qė tė shkoi nė Podgoricė dhe t`i evidenoi varret e Isa Boletinit me shokė. E ndėgjova dhe i thash se pa autorizimin e profit nuk kam tė drejtė tė hulumtoi njė ngjarje aq tė rendėsishme. Autorizimin qė e kishte nėnshkruar Akademik Ali Hadri e mora dhe me para tė mia u drejtova kah Pogorica. Nė zyre bisedove ma Seit LIPėN dhe ai mė tha se kam dėshirė tė vi edhe unė. I thash shko te Profi dhe ai vendosė. Kur erdhi u gėzuam tė dytė. Seiti ishte sekretar administrative atėherė. Ishte patriot. E adhuronte Ali Kelmendin, Bedri Pejanin, Emrush Miftarin, Xhemajl Kadėn, Skender Rizėn, Ramiz Kelmendin, Ahmet Kelmendin, Emin Durakun, Mustaf Bakin, Fehmi Aganin, Gazmend Zajmin, Ali HADRIN. Shkur ishte njė pejan i shkollės Hazhi Zekės. Unė isha (1979-bashkpuntor shkencor-docent) sė bashku me te nė njė zyre pėr katėr vite me radhė. Atje ndejtėm gjashtė ditė. Por, pėrkundėr pritjes mirė detyrėn nuk mundem ta kryejmė sepse “Mbetjet mortore tė Isa Boletinit dhe shokėve tė tij malazezėt me eskavator i kishin zhdukė. Nė atė vend na thane kemi ndėrtuar njė fabricė”. Kjo ishte informata e njerėzve tė BVI-sė pėr Kulturė. Kėshtu na u tha dhe ma nuk jemi intersuar. Shtrohet tash pyetja si u “gjetėn” ata eshtra dhe u sollėn nė Kosovė mė 1998 nė flakėn e Luftės sė Drejtė tė Kosovės. Jo, dyshoi edhe pse hoxha i nderuar ka dhėnė deklaratė tė gjat[ nė zyrėn time nė Arkiv. Unė e respektoi shumė atė punė, por kėrkoi qė tė bėhet njė analyze e hollėsishme e AND-ės.

Ja se ēka polemizohet me M. Gjillasin mė 1 prill 1945 nė Politbyro tė KQ PKJ

(Material i ndaluar pėr botim nė kohėn e Jugosllavisė titiste)

Millovan Gjillasi: Ne kemi tė drejtė sipas Konferencės sė Teheranit qė ata popuj qė kanė bashkpunuar me Nacizmin t`i deprotojmė ose t`i shfarosim fare. Tė tillė janė shqiptarėt nė Kosovė dhe Metohi. Aty asgjė nuk i ėshtė lėshuar rastit. Shqiptarėt e kanė pritė okupatorin gjerman si ēlironjės dhe pėr kėtė ka fakte tė pamohuara.”

Reagon Bevc (Eduard Kardeli). Mos po duam mė e krijuar njė Jugosllavi Serbo-Kroato-Slloveno-Malazeze. Me kėto opservime ne do tė humbim shumė para opinonit demokratik siē kemi folė deri me tash”

Gjillasi: Ju Sllovenėt do tė zgjeroheni nė Trieshtė dhe pėr atė ndėrmarrje keni tė drejtė sepse dihet rroli i Italianėve”.

Bevci (Kardeli) - Jo ne nuk do tė i likuidojmė Italianėt sepse populli i ngratė nuk ka pasė asnjė faj dhe ky qendrim i juej ma pėrkujton bisedėn qė keni pasė me Ramadan Qitakun nė Vis. Unė nuk pajtohem me asofar bisedash dhe kėrcnimesh sepse Shqiptarėt janė njė popull i vuajtur dhe i BESėS, prandaj me atė popul do tė sillem krejtėsisht ndryshe”.

Tito, thuhet nė stengoram heshtė dhe nė fund nuk i komneton kundėrthėnjet. Sigurisht i lejon tė grumbullohem dhe pastaj tė krijoi POENA personal politik te tė gjithė.”

Millovan Gjillasi (1 prill 1945):“ Nė Kosovė do tė kthehen 24000 kolonistė thot Millovan Gjillas. Kėtė ide e pėrkrah edhe S.V. Tempo. Rankoviqi do tė heshtė sepse i druante reagimit tė Titos, por luftonte edhe pėr pozitė tė dytė nė parti dhe pushtet. Pra, serbi dinak taktizonte. Kur kundėr kėtij propozimi do tė reagoi Eduard Kardeli se nga Kosova mė 1941 janė larguar afro 11000 familje koloniste dhe ato kanė qenė keqtrajtuesė tė shqiptarėve dhe minoritetit serb vendas. HIstoria e tyre, tė gjithėve na ėshtė e njohur nga shtypi i kohės dhe nga rrevolucionarėt e asj treve. Pėrnjėherė do tė reagoinė kundėr Kardelit, Millovan Gjillasi dhe Tempo. Nė kėtė reagim Gjillasi do tė shtoi se ata janė ndarė familiarisht dhe pronat pėr ta duhet tė sigurohen, ose nė Kosovė me dhunė ose nė Vojvodinė me dėshirė. Tito, shkruan Kardel vetėm do tė heshtė ēuditėrisht. Kardeli do tė shkkoi edhe mė large nė konflikt: “Ju shoku Gjido keni polemizuar ashpėr me Ramadan ēitakun nė Vis nė gusht rreth Kosovės dhe Sanxhakut. Ju keni reaguar ndaj Milladin Popoviqit nė zyrėn e juej se dėshironi qė ta ndani Kosovėn si Sanxhakun sepse kjro trevė bukėdhėnse i nevoitet Malit tė ZI pėr nevoja ushqimore. Mo sky qendrim i pėrngjan njė kolonializmi tė kontrolluar ekstremist?” Prap Tito do tė stepet dhe do tė heshtė, sepse i druante reagimit tė serbėve, por edhe dyshonte se mos Vllada Zeqeviqi qė ishte nė dieni pėr kėto konflikte serbo malazeze nė Politbyrodo t`u tregoi tė tjerėve. Kardeli nė mbledhjen e 1 prillit 1945 (kur ngjau Tragjedia e Tivarit!!!)do tė vazhdoi:’Si ėshtė emundur Ju shoku Gjido tė i kėrcnoheni Milladinit i cili nuk u pajtua qė Kosova tė ndahet si Sanxhaku nė mes Serbisė dhe Malit tė Zi me shprehjen -“DILė Jashtė, ai ėshtė funksionar i lartė jo vetėm i Partisė sonė por ka kredibilitet ndėrkombėtar sepse ka punuar n`emėr tė Kominternit. E Kominterni e ka pasė nė Program qė Kosova t`i takoi Shqipėrisė nėse ndėrton shoqėri socialiste. Kėshtu jemi marrė vesh me delegacionin shqiptar nė VIS mė 24 korrik 1944”.

Vizita e delegacionit jugosllav qė i ka bėrė Stalinit, mė 1947 nė Moskė

Mė 19 prill 1947 nė Moskė J. V. Stalini do ta pranoi delegacionin shteror dhe partiak tė Jugosllavisė, Tema qėndrore sipas ambasadorit Jugoslav nė Moskė , Vllada Popoviqit ishte ēėshtja shqiptare nė Ballkan nė pėrgjithėsi dhe ajo nė Jugosllavi nė ve]anti.

Ja teksti i shėnimit zyrtar nga Vllada Popoviqi:

Stalini: Si po shkon puna me shqiptarėt. Enver Hoxha ėshtė ankuar pak kundėr kėshilltarėve tuaj politikė nė armatėn e tyre. Ata sikur po e dobsuakan diciplinėn, apo diēka tjetėr?

Kardeli: Kjo pėr ne qenka gjė e re. Neve s` na ka thenė asgjė pėr kėtė.

Stalini: ēFarė prejardhje kanė shqiptarėt?

Kardeli: Ata janė pasardhės tė ilirėve.

Stalini: Mė kujtohet se Tito mė ka pas thenė se janė tė afėrt me basket.

Kardeli: Po kjo ėshtė e vėrtetė.

Stalini:Sipas disa shenjave, duket se shqiptarėt janė populli mė i vjetėr nė Gadishullin Ballkanik. Sipas disa fjalėve, mund tė konkludohet se gjuha e tyre ėshtė mė e vjetėr se greqishtja.

Popoviqi: Po, shqiptarėt janė shumė tė guximshėm.

Stalini: Po, ata mund tė jenė besnikė si qeni, kjo ėshtė cilėsi e primitiveėve. Tew ne kaq besnikė janė ēuvashėt. Perandorėt ruse i merrnin pėr truproje personale.

Kardeli: Te ne, nė territorin e Kosovės e tė Rrafshit tė Dukagjinit edhe tash ka mė shumė shqiptarė sesa serbė. Ne mendojmė qė, mė vonė, kur tė lidhemi edhe mė mire me shqiptarėt, t`ua lėshojmė kėto territore.

Stalini: Ky orientim mė pelqen shumė. Shumė mire, kjo ėshtė e drejtė. Si kanė ardhur shqiptarėt nė atė territory?.Ne kemi informata se ata janė vendas nga Antika dhe se shtriheshin nė tėrė Gadishullin. Po, nė vitet e luftėrave 1877/1878 prap kemi informata se ajo poullsi shqiptare ėshtė TKURRė Me dhunė ushtarke kah jugu, po mendoi nga Nishi e deri nė Rrafshin e Kosovės. Ajo popullsi mė kujtohet kur isha nė Zvicėr mė 1913 qė Trocki fliste pėr mizori tė papara ndaj tyre (muhaxherėve tė viteve 1878) por edhe ndaj shqiptarėve tė trevės sė Kosovės. Pse ka ndodhė kjo dhe cilat janė arsyet?

Kardeli:Nė kohėn e Turqisė e kanė zėnė kėtė trevė, kurse njė pjesė e popullsisė e kanė shkombėtarizuar.

Stalini: Si ėshtė e mundur qė njė popull primitive tė ketė pasur sukses nė kėtė drejtim tė “zgjėrimit” ? Si e shpjegoni Ju kėtė. Ata nėse thoni se kanė ardhur nga Shqipėria e 1913, pjesa veriore, nuk kanė mundur ta mbulojnė njė trevė katėr here mė tė madhe.Kjo nuk ėshtė e mundur.Kėtu ka shpjegim politik e jo shkencor.

Kardeli: Edhe fiset fqinje kanė qenė primitive, si pėr shembull malazezėt. Unė ju fola ēka shkruan historiografia zyrtare serbe e shekullit tė kaluar. Nė atė zgjėrim personalishtė nuk besoi se ka ndodhė por ėshtė i fabrikuar.

Nėrhynė serbi Vllada Popoviqi: Jo, nuk i kanė shkombėtarizuar malazeztė. Nė kėto treva kanė jetuar serbėt.

Stalini: Vot kakoi-Qeshet, dhe i drejtohet personalisht V. Popoviqit: Jeni Ju shok ambassador serb?

V. Popoviqi: Po.

Stalini: Lexone atėherė historinė e kishės suaj dhe do ta kuptoini. Ju duhet tė mėsoni edhe histori kishtare, jo vetėm rrevolucionare dhe politike. Do ta kuptoni. Po duhet diplomacia tė sherbej nė rrafshe mė tė drejtė. Nėse ėshtė keq, apo mire. Mė e mira ėshtė e vėrteta dhe drejtėsia. Po cila fe ka mė shumė besimtar ndėr Shqiptarė?

Simiqi: Mė shumė ka muslimanė, pastaj katolikdhe pak ortodoks.( Vėrehet se edhe ky pėrpiqej qė ta rrente Stalinin-HB).

Stalini: Jo kemi informata se muslimanėt janė nė shumicė apsolute, tani vijnė ortodoksėt e pastaj katolikėt.

Kardeli: Nė kohėn e luftės Antifashiste kasha katolike ka qenė kundėr LNē-ės, po edhe sot lufton kundėr pushtetit popullor.”

Me kėto fjali rrėfyese doli se Stalini ishte shumė mė i informuar pėr ēėshtjen shqiptare se sa Delegacioni i Jugosllavisė.

Bė realitet, pas kthimit nė Beograd, Kardeli do tė KONFRONTOHET me Gjillasin dhe ēėshtja do tė shkoi deri atje sa qė do tė kėrkohet nga Tito qė tė shkarkohet slloveni (Kardel) nga funksioni. Gjillasi e mbėshteste kėrkesėn se si “ėshtė emundur qė Kardeli tė thotė viste e Kosovės dhe ato qė banohen me shqiptarė do t` ia lėmė Shqipėrisė”. (Bisedėn e cenzuruar e ka botuar “BORBA” 12-13 gushtit 1989 nė f. 5.; Por stenogrami prej 14 faqeve i shkruar me makinė nga noteri rus flet se jugosllavėt tentuan ta gėnjejnė Stalinin, por ai i rrxoi pėr dhe dekalarat etyre. Kopjen atij stenogrami e posedonte AVIIB. Por ishte nė rusishte 1977).

Kardeli dhjetė vite mė vonė, kur Gjillasi ishte nė burg, do tė shkoi edhe mėtej nė tezat e tij se “ Jugosllavia do tė shpėrbėhet nėse ēėshtja shqiptare nuk zgjidhet drejtė”. Ky pohim nuk do koment. Mė 1958 do tė lajmėrohet Adem Demaēi dhe aty do tė filloi etapa e nisjės sė shpėrbėrjes sė Jugosllavisė.

(Lexo:Memoranumin e Popit D. 1947, Deēan) . Millovan Gjillasi ne kemi pėr qėllim qė nė Tiranė tė marrshojnė dy divizione jugosllave dhe atje krytar qeverie tė instalohet Apostol Tanefi. Nė dokumentet qė kanė mbeteė janė emrat e dhe tė ministrave qė duhej tė udhtonin si trumfalistė nė Shqipėri. Edhe kėto intriga Tito i pranoi me vetėdie. Tash shtrohet pyetja historike si pas burgosjes sė Gjillasit dhe pas largimit “elgant” tė Rankoviqit,Tito dhe Kardeli do tė arsyetohen se nuk kanė ditur pėr deformimet nė viset shqiptare. Ato deklarata nuk janė asgjė tjetėr vetėm se njė hipokirzi politike ballkanike.

Babagjyshi i Millovan Gjillasit e kolonizoi Toplicėn deri nė fund tė shekullit XIX me ndihmėn e prin Nikollės dhe politikės pansllaviste ruse me njė anė dhe Kishės Ortodokse serbe nė anėn tjtėr.(Lexo: Memoran Baba (1912-…) I M. Gjillasit provoi ta kolonizoi dhe konvertoi Dukagjinin. Millovan Gjillasi pėrmes Projektit tij “Albansko pitanje treba reshiti vojnim srestvima” (ēėshtje shqiptared uhet rregulluar me mjete ushtarake) provoi deri mė 1953 dhe nė shumė lemej arriti tė kolonizoi slave. Aty ku mbeti Gjillasi (1953) atė politikė me mjete tjera do ta vazhdojnė Tito dhe Rankoviqi deri mė 1966. Pastaj Tito do tė ndryshoi kursin por esenca e asaj politike pėr Jugosllavinė integrale dhe homogjene mbeti si kancer, pėr t` u shkatrruar nė fund tė shekullit XX nė luftėn gjenocidale qė bėri Serbia dhe politikanėt e saj, gjithnjė duke pėrdorė Projektin e Gjillasit.

Tė pėrfundojmė: Millovan Gjillasi ishte njė shpirtngushtė, politikan i llojit tė njė despoti aristocrat. Asgjė nuk dėshironte ta ndaj me opinionin. Ai luftonte ēdo gjė tė mbetej nė ilegalitet pėr t`i pėrdorė DY FYTYRA nė politikėn e tij moralizuese, kontraverze dhe cinike. I tillė ishte edhe Tito dhe rethi i tij, deshmojnė dokumentet sekretet tė arkivave tė tyre.

Sot hapsira unike jugosllave ėshtė shkatrruar, Limanet e ish Jugosllavisė kan karakter sekundar gjeostrategjik, Hekurudha Beograd- Tivar kalon nepėr tri shtete tė pasigurta. Tani ėshtė rritė rendėsia gjeostarategjike e hapėsirės etnike shqiptare; ėshtė nė ndertim e sipėr autostrada e kombit, Limanet e Shqipėrisė etnike kanė karakter aktiv gjeostrategjik kontinental. Ka pėrfunduar koha e kolonializmit klasik, duhet t`i ruhemi “kolonializmit” modern me mjete tjera shumė tė sofistikuara dhe tė ēuditėshme nė shikimin e parė. Millovan Gjillasi nuk ka qenė dissident nė shpirt, por karierisht qė kur e vren se nuk do tė jet i DYTI nė Jugosllavi, fillon tė kundėrshtoi kinse sistemin ekonomik dhe mėnyrėn e qeverisjes. Njė fakt duhet most a harrojmė se Millovan Gjillasi ka qenė ideator i riokupimit tė Kosovės dhe ventualisht I ndarjės saj nė mes tė Malit tė Zi, Serbisė dhe Maqedonisė. (Shiko: A, KQ PKJ. Elaborati pėr ndarjen administrative tė Jugosllavisė 1944/45. K. 6/7).

Mė 1958 Millovan Gjillasi do tė mundohet pėrmes njė libri autorial ta analizoi karakterin e shqiptarėve. Nė fakt aty ai e tregoi gjenealogjinė e familjes vet kriminale. (M. Gjillas, Toka pa Drejtėsi, Nju Jork 1958. Mė 1977 e kam lexuar pėrkthimin nė serbishte nė SIP. B).Gjillasi u mundua tė pėrfitoi nė Perendim me atė libėr pas REAGIMIT tė Prezidiumit tė Kuvendit Popullor tė Shqipėris[ nė OKB pėr POZITĖN katastrofale tė Shqiptarėve nė Jugosllavi. Lidhur me kėtė dihet se ėshtė mbajtur njė Plenum illegal i LKJ-ės pėr pozitėn e shqiptarėve ku flitet hapur se nė Prishtinė (1959) me urgjencė duhet tė happen disa fakulte. Por, nė tė njejtin vit Gjillasi vlerėsohet pėr Perendimin si “kockė pa lėkurė”, ndėrsa pėr Lindjen vlerėsohet si “Mish me kockė, por me diagnozė kanceroze benine”. Pra , Gjillasi konsiderohej njė kufomė e gjallė qė flet e shkruan, por qė atė veprime nuk i ” rrezaton dielli”.


/burimi/pashtriku.org/
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25678
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Prof.Dr.Hakif  Bajrami: Veprimtaria e Milovan Gjilasit Kundėr Shqiptarėve (1928 - 1958) Empty Re: Prof.Dr.Hakif Bajrami: Veprimtaria e Milovan Gjilasit Kundėr Shqiptarėve (1928 - 1958)

Post by albi Fri 31 Jan 2014, 19:20

Millovan gjilasi ter jeten e ti ka planifikuar si ti duboj shiptaret nga Kosova
albi
albi
Moderator

Shteti : mitrovice
Postime : 3375
Kyējet nė forum : 18679
Regjistruar mė : 2010-07-09

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum