Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiponja shqiptare, simbol veshjesh nė Brazil

Go down

Shqiponja shqiptare, simbol veshjesh nė Brazil Empty Shqiponja shqiptare, simbol veshjesh nė Brazil

Post by Naki Thu 27 Mar 2014, 18:29

Veshjet tė cilat mbajnė simbolin shqiptar – shqiponjėn dykrenore, janė bėrė tė famshme nė Brazil.
Kėto rroba kanė filluar tė pėlqehen edhe nga personalitetet e njohura nė atė vend, ashtu qė ish-sulmuesi i Milanit, Alexandro Pato, ka publikuar nė Instagram njė fotografi nė tė cilėn luan me qentė, ndėrsa ka tė veshur njė bluzė tė bardhė me shqiponjėn nė gjoks.

Disa nga komentuesit kanė reaguar menjėherė pėr tė treguar se bėhet fjalė pėr simbolin shqiptar. Madje ka pasur tė tillė qė kanė shkruar se “Pato dėshiron tė bėhet shqiptar”.
E vėrteta ėshtė se shqiponja dykrenore e flamurit tonė kombėtar ėshtė simbol firmės sė njohur tė veshjeve nė Brazil – “Cavalera”.
Nėse hapni faqen e internetit tė kėsaj kompanie do tė shihni shqiponjėn qė ėshtė emblema bazė e tyre. Po ashtu, nė tė gjitha veshjet e kėsaj firme dallohet simboli i shqiponjės, identike me atė tė flamurit shqiptar. Veshjet e dizajnuara nga kjo firmė, janė pėr t’u veshur ēdo ditė dhe vishen kryesisht nga moshat e reja.
Telegrafi nė kėrkim pėr tė marrė sqarimin rreth shfrytėzimit tė simbolit shqiptar nga kjo kompani, gjeti kėtė shpjegim nga stafi i tyre qė u drejtohet shqiptarėve tė interesuar pėr pėrdorimin e simbolit tė tyre kombėtar:
“Edhe pse kjo logo ėshtė shumė e ngjashme me flamurin shqiptar, shqiponja dykrenore gjendet nė shumė flamuj tė tjerė, si flamuri i Malit tė Zi, flamuri shtetėror i Serbisė, flamuri i Kishės Ortodokse Greke ose flamuri i shtetit autonom monastik Mount Athos. Origjina e kėsaj shqiponje vjen nga Perandoria Bizantine dhe ėshtė e lidhur me religjionin, familjen perandorake, simbolet etj... Besojmė qė kjo informatė do t’ju shėrbejė tė gjithėve, prandaj mos bėni shumė zhurmė rreth kėsaj”, thuhet nė sqarimin e stafit.
Padyshim qė njė sqarim i tillė ėshtė pėr tė shmangur tė vėrtetėn, pasi qė shqiponja e tillė dykrenore ėshtė vetėm simbol i shqiptarėve, derisa shqiponjat qė shfrytėzojnė tė tjerėt janė ndryshe. (Pėr mė shumė lexoni: Historia e flamurit Kuq e Zi).
Kompania “Cavalera” ėshtė themeluar nė vitet e nėntėdhjeta nga ish-bateristi i metal bendit “Sepultura”, Igor Graziano Cavalera. 
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25609
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum