Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

179-vjeçari që e ka harruar vdekja

Go down

179-vjeçari që e ka harruar vdekja Empty 179-vjeçari që e ka harruar vdekja

Post by epanjohura Mon 14 Apr 2014, 20:23

179-vjeçari që e ka harruar vdekja

Një këpucëtar i pensionuar nga India veriore me emrin Mahashta Murasi, thotë se ka lindur në janar të vitit 1835, që e bën atë njërin prej njerëzve më të vjetër në Tokë, apo më të vjetrin që mbahet mend gjithnjë sipas Librit të rekordeve të Guinessit.

Sipas zyrtarëve indian, burri ka lindur në Baglore më 6 janar të vitit 1835 dhe jeton në Varanasi që nga viti 1903. Ai ka punuar si këpucëtarët në qytet nga viti 1957, kurse është pensionuar vullnetarisht në moshën 122-vjeçare.

“Kam jetuar aq gjatë, saqë të gjithë nipat e mijë ka disa vite që kanë vdekur”, ka shpjeguar Murasi. “Me sa duket vdekja me ka harruar...Tani ka mbetur shumë pak shpresë. Shikoni statistikat, askush nuk ka arritur të jetojë më shumë se 150, madje as 170 vjet. Në këtë pikë mund të thuhet se jam i pavdekshëm. Ndoshta duhet të kënaqem me këtë gjë”.

Ai ka certifikatë të lindjes dhe kartelë identifikuese që e konfirmojnë versionin e tij, por fatkeqësisht asnjë ekzaminim mjekësorë nuk e konfirmon atë që thotë ai për momentin.

Mjeku i fundit që e vizitoi mister Murasin vdiq më 1971, kështu që pak ka informacione, kështu që pak ka informacione rreth dosjes së tij mjekësore. Express/
http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=44786&kat=102
avatar
epanjohura

Shteti : Kosove
Postime : 753
Kyçjet në forum : 12206
Regjistruar më : 2014-01-30

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum