Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bekim Berisha

Go down

Bekim Berisha Empty Bekim Berisha

Post by Dardania Tue 21 Apr 2015, 13:32

Bekim Berisha lindi mė 15 qershor tė vitit 1966 dhe vdiq mė 10 gusht tė vitit 1998, i njohur me nofkėn e luftės „Abe-ja“ ishte njėri ndėr luftėtarėt mė tė dashur jo vetėm nė Rrafshin e Dukagjinit, por nė mbarė opinionin liridashės tė Kosovės. Legjenda e luftės sė Junikut, pėrkatėsisht e luftimeve nė Kroaci, Bosnjė, Somali e gjetiu, u lind me 15 qershor 1966 nė fshatin Graboc tė Pejės. Rrjedh nga nje familje shumė bujare dhe liridashėse. Gjyshi i dėshmorit, Nexhip Selmani, kishte luftuar kundėr pushtuesve serbė vite me radhė.
Biografia
Prindėrit Fazli dhe Fahrije Berisha kishin gjashtė fėmijė: pesė djemė dhe njė vajzė, ndėrsa Bekimi ishte fėmiu i gjashtė me radhė. Bekim Berisha shkollėn fillore e kreu nė Gorazhdevc tė Pejės, ndėrsa shkollėn e mesme tė Artit, nė Pejė.

I rritur dhe i edukuar me kujdes dhe krenari nga gjyshi dhe babai, tė cilėt me dashuri ia kultivuan ndjenjat kombėtare nė shpirtin e njomė tė luftėtarit tė ardhshėm tė lirisė sė Kosovės, Bekim Berisha, nė pamundėsi qė tė vazhdojė studimet, u detyrua ta braktisė Kosovėn. Stacioni i parė pėr mėrgimtarin e ri nga Graboci i Pejės ishte Kroacia. Nė fillim punoi si punėtor krahu. U mor me punė tė rėnda fizike, nė mėnyrė qė tė sigurojė egzistencėn, vetėm e vetėm qė ta ndihmojė familjen dhe tė regjistrohet nė Fakultetin e Hotelierisė nė Opati dhe atė tė Veterinarisė nė Zagreb. Tė dy kėto Fakultete i pėrfundoi me sukses. Sa qėndroi nė Kroaci, Bekim Berisha mėsoi gjashtė gjuhė tė huaja, kėshtu qė arriti tė lexojė edhe literaturė tė ndryshme, ekonomike, turistike e deri te ajo ushtarake.

Nė kėtė kohė, nė fillim nė Kroaci e mė vonė edhe nė Bosnjė, shpėrtheu lufta e kroatėve dhe boshnjakėve kundėr regjimit kolonial serb. Edhe pse me profesion nga fusha e turizmit dhe veterinarisė, Bekim Berisha pa hezituar iu pergjigj vullnetarisht ftesės pėr luftė kundėr kėtij regjimi. Nė kėtė kohė Bekim Berisha jetonte nė Holandė, por e la jetėn perėndimore dhe u radhit pėrkrah luftėtarėve kroatė pėrkatėsisht njėsiteve elite kroate. Si luftėtar dhe strateg nė luftėn kundėr serbėve nė Kroaci, Shtabi i Pėrgjithshėm i ushtrisė kroate e dekoroi Bekim Berishėn me gradėn e Gjeneralit! Nga lufta e Kroacisė Bekim Berisha kalon nė luftėn e Bosnjės, pėrsėri kunder forcave serbe, duke marrė pjesė nė shumė beteja tė ashpra. Situata pas luftės nė Slloveni, Kroaci dhe Bosnjė tregonte qartė se nuk ishte e largėt dita kur edhe nė Kosovė do tė fillonte lufta. Andaj Bekim Berisha nė fillim tė marsit tė vitit 1998 me nje grup shokėsh mėrgimtarė hyn nė mėnyre ilegale nė Kosovė, duke u sistemuar nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

Nė fillim u sistemua nė Aēarevė tė Drenicės. Kėtu filloi organizimin dhe pėrgaditjet e para me ushtaret e rinjė pėr mėsimin e artit ushtarak. Mė 22 prill 1998 nė Aēarevė Bekim Berisha me luftėtarė tė tjerė tė UĒK-sė ngriti flamurin shqiptar dhe hapi Akademinė Ushtarake. Mirėpo nė kėtė kohė luftimet nė mes tė forcave serbe dhe atyre tė UĒK-sė u ashpėrsuan shumė nė Zonėn Operative tė Dukagjinit. Bekim Berisha bashkė me dėshmorin Bedri Shala shkuan nė Gllogjan tė Deēanit, duke u bėrė kėshtu krah i fortė i komandantit Ramush Haradinajt dhe luftėtarėve tė Dukagjinit. Ketu Bekim Berisha tregoi shkathtėsi nė pėrgaditjen ushtarake tė ushtarėve tė rinjė, e sidomos edhe nė bartjen, sigurimin dhe grumbullimin e armatimit. Luftėtari i UĒK-sė Bekim Berisha, nė Betejėn e Junikut, mė 29 maj 1998, u angazhua nė mbrojtje tė kėsaj zone, e cila kishte njė rėndėsi tė veēantė strategjike, duke dhėnė kontributin maksimal nė mbrojtjen e kėtij fshati qė tė mos bie nė duar tė forcave serbe tė cilat e kishin rrethuar me nje arsenal tė madh ushtarak e njerėzor. Dhe pikėrisht rėnia e Bekim Berishės ne fushė tė nderit, bashkė me luftėtarėt trima Bedri Shalėn, Elton Zherkėn, Pėrmet Vulen, Bashkim Lekun etj. bėri qė Juniku tė bie nė duar tė forcave serbe. Ishte kjo dita e 10 gushtit 1998 kur nga njė predhė topi bie Bekim Berisha, duke hyrė nė pėrjetėsinė e luftės pėr ēlirim tė Kosovės nga forcat serbe.


Pėr meritat dhe heroizmin e Bekim Berishės nė luftė kundėr regjimit tė egėr serb qė sundoi gati njė shekull nė Kosovė, Shtabi i Pėrgjithshėm i TMK-sė, pas pėrfundimit tė luftės, e gradoi me gradėn Gjeneralmajor. Bekim Berisha nė fillim u varros nė Junik. Mė vonė u bė rivarrimi nė vendlindje dhe aty iu ngrit lapidari qė shėndrit nure dhe ėshtė udhėrrėfim pėr brezat e ardhshėm.

Edhe pse historianėt mendojnė se domeni i fushėveprimtarisė sė individit e ngushton fushėn e interesimit tė historianit, figurat markante siē ėshtė figura e Bekim Berishes, ėshtė pėrgjegjėsi e madhe pėr ēdo pendė historike qė do tė merret me kėtė figurė.

Emri i Bekim Berishės ėshtė brum historik pėr brezat e ardhshėm, ėshtė emėr, veprat e tė cilit do tė jetojnė pergjithmonė.

Eshte emėr qė pėrbėn figurėn mė te pastėrt dhe mė tė pasur atdhetare, figurė e cila shkėlqen nė lartėsinė dhe madhėshtinė kombėtare, nė vetėqenien dhe ardhmėrinė mbarėkombėtare.
Dardania
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2132
Kyējet nė forum : 17815
Regjistruar mė : 2010-11-08
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum