Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ahmet Delia

Go down

Ahmet Delia Empty Ahmet Delia

Post by Naki Thu 11 Dec 2008, 23:30

AHMET DELIA (1850 - 1913) 
Evropa dhe fuqitė vendimmarrėse me padrejtėsitė e tyre qė i bėnė ndaj shqiptarėve i dėmtuan edhe mė tokat shqiptare duke e shtyrė popullin tonė nė pėrgjakje tė pareshtur. Si i tillė ky popull u detyrua pashmangshėm qė tė mbrohej nga pushtuesit e shumtė. Pasiqė fuqitė e mėdha bėn padrejtėsinė mė tė madhe tė mundshme nė historinė e njerėzimit, nė dėm tė shqiptarėve, ne u detyruam tė mbrohemi, nė rend tė parė si qenie e mė pas edhe si komb. Menjėherė pas Kongresit tė Berlinit, Konferencės se Ambasadorėve, si dhe mė vonė Traktatit tė Fshehtė tė Londrės, Serbisė iu dha drita jeshile dhe kjo e fundit tani mė kishte bėrė planet dhe elaboratet, pėr shpėrnguljen me dhunė dhe asgjėsimin e shqiptarėve nga tokat e veta! Mu nė janar tė vitit 1913, xhandarmėria e Serbisė, filloi njė dhunė tė padurueshme mbi shumė vise shqiptare, pra nė tė njėjtėn kohė edhe nė Prekaz tė Drenicės.Atdhetar i shquar, tribun popullor qė gėzonte autoritet. Udhėheqės i Kuvendit Popullor qė u mbajt nė Morinė tė Drenicės nė mars tė vitit 1903, ku morėn pjesė mbi 5000 burra tė tė gjitha viseve shqiptare. Aty u vendos dhe u lidh besa pėr tė mos u nėnshtruar para pushtuesit. Ahmet Delia ra heroikisht nė Prekaz tė Drenicės nė shkurt tė vitit 1913 nė pėrleshje me forcat shoviniste tė xhandarmerisė serbo-malazeze.Pėrleshja e pėrgjakshme qė u bė nė Prekaz ndėrmjet bandave tė xhandarmėrisė serbe dhe bashkėluftėtarėve tė Ahmet Delisė (shkurt 1913), shėnoi fillimin e pakėnaqėsive tė shqiptarėve (pėr padrejtėsitė qė Evropa i bėri ndaj tyre). Me kėtė rast, botės sė civilizuar, shqiptarėt i treguan se nuk do t’i njohin as edhe njė herė kongreset e ndryshme tė cilat ndanė tokat tona sipas shijeve tė shteteve grabitqare fqinje. Evropa, nė fakt, nuk e dėgjoi zėrin e shqiptarėve pėr njė shekull tė tėrė lufte e pėrgjakje, dėbimi e dhunimi, burgosje e izolimi, djegie e masakrimi qė Serbia i ushtroi mbi popullin tonė! Mirėpo, Prekazi qė ndodhet nė zemėr tė Kosovės, i tregoi botės se sėpata e Ahmet Delisė do tė godasė pa mėshirė ēdo marrėveshje qė do tė bėhet nė dėm tė shqiptarėve. Qė nga rėnia e Ahmet Delisė e deri tė rėnia e komandantit legjendar tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės Adem Jashari ka njė lidhje. Kjo lidhje gati njėshekullore ėshtė ajo qė e mbajti gjallė frymėn tonė kombėtare. Tahir Meha duke i dėgjuar kėto gjėra si: historirat dhe bėmat pėr Ahmet Delinė, pėr Shaqir Smakėn, Azem Bejtėn, Mehmet Delinė, Emin Latin, Bajram Zenėn, pastaj pėr shumė trima tė kohės si ata tė Lidhjes sė Prizrenit e deri tek Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, kishte gjetur frymėzimin dhe qėllimin e rrugės sė tij prej patrioti. Kishte gjetur rrugėn e tij prej guximtari, qė nė momentin e duhur tė jepte gjithēka prej vetes nė shėrbim tė atdheut e tė shoqėrisė nė pėrgjithėsi, duke u bėrė shembull i flijimit pėr brezat qė do tė pasojnė, gjithnjė drejt shtigjeve tė lirisė sė atdheut tonė tė dashur.


Last edited by Naki on Sun 29 Dec 2013, 20:08; edited 1 time in total
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25606
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Ahmet Delia Empty Re: Ahmet Delia

Post by Naki Fri 06 Dec 2013, 22:57

Qysh prej Lidhjes sė Prizrenit e deri te viti 1912, ka qenė periudha e intensifikimit tė kryengritjet shqiptare pėr liri. Asokohe qenė mobilizuar nė njė masė tė madhe shqiptarėt e malėsisė sė Drenicės, tė Llapit, Gollakut, Gjilanit, Gjakovės, Prizrenit e tė shumė krahinave tė vendit.

Kryengritėsit tė udhėhequr nga bijtė mė tė mirė tė popullit shqiptar, ishin hedhur fuqishme kundėr forcave ushtarake turke nė veēanti kundėr trupave tė Shemsi e mė vonė edhe tė Maxharr Pashės. Nė ballė tė kėtij organizimit, prinin burrat me nam tė kohės si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, Ahmet Delia e tė tjerė. Kulla e Ahmet Deliut, atdhetarit dhe tribunit popullor ishte e hapur gjithmonė pėr ēlirimtarėt e atdheut. Ahmeti me tė birin Murselin e me shumė shokė e bashkėluftėtarė, prisnin e pėrcillnin krerėt e Lėvizjes sonė kombėtare, tė cilėt nė kullėn e tij, mblidheshin e bisedonin pėr njė kryengritjeje tė pėrgjithshme kombėtare kundėr pushtueseve. 

Mė 1912, pėr tė satėn herė Hasan Prishtina kishte shkuar nė kullėn e Ahmet Delisė, ku kishte njoftuar tė pranishmit se Parlamenti Turk nuk kishte dashur as tė dėgjonte zėrin e deputetėve shqiptarė pėr t’i plotėsuar kėrkesat e tyre. Ai sqaroi mė tej, se po atė ditė nė Stamboll, nėn kryesimin e Ismail Qemalit ishte mbajtur njė mbledhje e fshehtė, ku ishte vendosur qė pikėrisht nė Kosovė, sa mė parė tė fillojė njė kryengritje e pėrgjithshme, e cila do tė shtrihej nė tė gjitha viset shqiptare. Tė gjithė krerėt e Drenicės, qė ishin ftuar enkas aty, e pėrkrahėn qėndrimin dhe vendimin e Hasan Prishtinės dhe tė Ismail Qemalit, aty dhanė edhe besėn e burrave se do tė dhėnė ēdo gjė pėr liri tė atdheut. Krerėt e Drenicės tė mobilizuar nė kullėn e Ahmet Delisė tė Prekazit, nisėn pėrfaqėsuesit e tyre pėr nė Kuvendin e Junikut, ku ishin mbledhur tė gjithė krerėt e Kosovės, Dibrės, Shkodrės si dhe krerė tė viseve jugore tė Shqipėrisė. Nė kėtė Kuvend u aprovua programi me kėrkesat tona kombėtare, kėshtu qė kryengritja jonė shqiptare mori kuptimin e vėrtetė tė njė kryengritje tė pėrgjithshme. 

Nėn trysninė e vazhdueshme tė kryengritėsve shqiptarė, forcat turke u detyruan tė tėrhiqen nga tokat tona, s’do mend se kjo tėrheqje u kurorėzua me shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė e cila u kurorėzua mė 28 nėntor tė vitit 1912. Nga ana tjetėr, nė mėnyrėn mė tė pa drejt e nė kundėrshtim me tė gjitha parimet ndėrkombėtare mbi tė drejtėn e popujve pėr tė jetuar tė lirė nė shtetet e tyre sovrane, fuqitė e mėdha evropiane, njėanshėm, duke shkelur mbi sovranitetin dhe integritetin territorial tė shtetit shqiptare, njohėn tė “drejtėn” e shteteve fqinje serbe e malazeze pėr copėtimin dhe aneksimin e tokave tė Shqipėrisė! Evropa ndau tokat tona. Populli shqiptarė u detyruan qė tė dalė nė mbrojtje tė tokave tė veta me tė gjitha mjetet qė posedonte atė kohė, pra edhe me mjete luftarake. Nga ana tjetėr, pushtuesit barbarė sllav, tė yshtur nga pasionet e tyre tė ulėta ekspansioniste, kryen masakra, terrorizuan popullatėn shqiptare, me qėllim qė tė shuajnė rezistencėn e tyre dhe t’i shpėrngulin ata, pėr tė bėrė mė vonė edhe spastrime etnike, me qėllim tė ndryshimit tė strukturės demografike nė Kosovė. Prapa kėsaj fshihej qėllimi i pushtetit serb, qė mė vonė tė sillnin kolon serbė e malazezė nė Kosovė, gjė e cila ka vazhduar nė forma tė ndryshme, deri nė fund tė shekullit tė kaluar! 

Xhandarmėria e Pashiqit, veē kishte filluar reprezaljet nėpėr disa fshatra tė Drenicės. Nė njėfarė mase, pas shpalljes sė Pavarėsisė, kryengritjet nė Shqipėri sikur kishin pushuar ca. Ahmet Deliu, i vetėdijshėm pėr qėllimet e Serbisė, mblodhi prapė krerėt e Drenicės nė kullėn e tij, dhe sė bashku me trimat, aty bėnė edhe njė Kuvend duke kujtuar besėn e dhėnė! 
Ishte fillimjanari i vitit 1913, veprimet e dhunshme tė xhandarmėrisė serbe, sa po shtrėngonin dhe po ashpėrsonin rrathėt e krimeve mbi popullin tonė. Siē e thotė edhe kėnga : “ Ky Ahmeti ēka thanė: a e kem besėn siē kemi dhanė! ”... Aty ishte dhėnė edhe njė herė fjala e burrave se do tė rezistojnė me tė gjitha mjetet e mundshme, pa e kursyer as jetėn nė mbrojtje tė tokave dhe popullatės sonė, duke i dalė nė mbrojtje: vėllai vėllait, fqinji fqinjit, fshati fshatit...

Njė grup prej 13 xhandarėsh serb, pak ditė pasi qė ishte dhėnė “ besa e burrave”, nė kullėn e Ahmet Deliut, kishin mėsyrė Prekazin. Ata kishin terrorizuar dhe plaēkitur dy- tri shtėpi nė Prekaz. Lajmi kishte shkuar tek Ahmet Delia, i cili lėshoi zėrin e mobilizimit, por ai nuk priti as sa tė mblidheshin trimat! I vendosur dhe pa humbur kohė, mori sėpatėn dhe i lėshoi zė tė birit Murselit, qė tė shkonin nė mbrojtje tė Halilit, fqinjit tė tyre!... Kėnga popullore rrėfen pėr kėtė histori tragjike dhe heroike:

...“ Te Halili janė hi shkinia, 
Bėrtasin robt, piskasin fėmija, 
Po na i ndien Ahemt Delia “...

Ahmeti dhe Murseli, marrin sėpatat shpejt e shpejt, duke vrapuar nė drejtim tė shtėpisė sė fqinjit tė tyre. Nė derėn e oborrit, ata lėnė nė vend rojėn serbe, nė brendėsi tė oborrit. Murseli ia nxjerr pushkėn njė serbi dhe fillon tė godasė me ē rast vret disa xhandar. 
Ahmet Delia mėsynė kullėn, Nė tė hyrė tė saj, nė shkallė ndeshet me njė tjetėr xhandar dhe e godet me sėpatė... 

...” Me sakicė na i ra nė ballė 
Tana trutė ia qiti n’shkallė”...

Pėrleshja ishte e ashpėr. Ndėrkohė Ahmeti plagoset rėndė, kurse trimat tjerė tė Prekazit, si: Ramė Islami , Xheladini, Jetullahu, Hajredini e tė tjerė kishin rrethuar vendin. 
...“ Pa u provua nuk njihet trimi, 
Dy na i mbyti Xheladini”... 

Nė kėtė qėndresė heroike tė burrave tė dheut, tė cilėt kishin lidhur besėn pėr ta mbrojtur atdheun, ra nė altarin e atdheut, Ahmet Delia, e disa tė tjerė u plagosen. Nga ekspedita e xhandarėve 12 mbetėn tė vrarė, ndėrsa shpėtoi njė prej tyre.

...” Prej 12-tėve pshtoi Jovani
Shkon tuej ikė pėr rreth njė gardhi
Banė kuku na faroi Prekazi”... 

Jovani, kishte ikur me vrap, dhe pas dy orėve xhandarmėria serbe e rrethit tė Mitrovicės kishin marrė lajmin e hidhur. Ata ishin bėrė gati qė tė sulmojnė fshatin me forca tjera shtesė, mirė po trimave tė Prekazit iu kishin bashkangjitur burrat e besėlidhjes dhe ishin mobilizuar e kishin zėnė pozitat pėr ta mbrojtur fshatin me ēdo kusht. Kur xhandarėt serb po i ofroheshin Prekazit, kishin vėrejtur se do tė dilnin tė humbur. Pėr tė mos u bėrė gjakderdhja mė e madhe, ata sikur i ishin bindur njė grupi xhandarėsh Austro- hungarez, tė cilėt mė tė dėgjuar kėtė lajm, nga Mitrovica kishin shkuar nė Prekaz me njė pajton me dy palė kuaj! Ky grup, pastaj kishte ndėrmjetėsuar mes trimave tė Drenicės dhe xhandarmėrisė serbe. Ishin marrė vesh qė tė dorėzohet vetėm trupi i Ahmet Delisė i cili kishte qenė pa shenja jete, gjoja pėr ta dėrguar nė spital! Forcat e xhandarmėrisė serbe, duke e parė se Ahmeti nuk po jepte shenja jete, atė e groposin atė nė arat e fshatit Tėrnavc, fshat ky rreth 4 km. nė veri tė fshatit Prekaz. Veprimtaria pėr ēlirimin e atdheut nė Drenicė vazhdoi nėn udhėheqjen e trimit tė shquar Shaqir Smakės, ndėrkaq pas rėnies sė tij Lėvizjes i priu Azem e Shote Galica. Gjatė tėrė kohės sė rezistencės pėr ēlirim kombėtar, Murseli i biri i Ahmet Delisė ishte ndėr luftėtarėt mė tė shquar, dhe mu pėr kėtė Azem Bejta e kishte edhe njeriun mė tė afėrt tė tij. Murseli nuk e hoq pėr as njė ēast pushkėn nga krahu. Ai vdiq nė vitin 1930 nė rrethana misterioze nė njė spital tė Shkupit. I vetmi trashėgimtar i Murselit, nga gjinia mashkullore, mbeti i biri i tij, Zeneli i cili nuk jeton mė. E tėrė veprimtaria e Ahmet Delisė ishte nė shėrbim tė organizimit tė rezistencės pėr ēlirimin e atdheut. 
Sot kur e pėrkujtojmė Ahmet Delinė, nė rėnien e tij heroike, kujtojmė edhe rezistencėn e pandėrprerė, gati njė shekullore pėr t’u ēliruar nga okupatori serb.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25606
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum