Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ne gjurme te shkronjave dhe shkrimeve Pellazgo-Ilire

Go down

Ne gjurme te shkronjave  dhe shkrimeve Pellazgo-Ilire Empty Ne gjurme te shkronjave dhe shkrimeve Pellazgo-Ilire

Post by Vizitor Fri 23 Apr 2010, 21:06

Te dashur antare le te vihemi ne gjurmet e shkronjave dhe shkrimeve Pellazgo Ilire.

Po filloj me :Mozaiku i Mesaplikut shek VI ėshtė shqip!

Kohė mė parė , arritėm nė pėrfundim se shkrimi i shekullit tė gjashtė pas krishtit nė mozaikun e Mesaplikut tė Vlorės ėshtė shqip. Aty e transkriptuar shkruhet :
A
PAK
KE
TAĒ
dhe e kuptojmė sot nė tė folmen e Mesaplikut : “ha pak ke tė haē”, pra njė proverb pėr tė kursyer qė tė ushqehesh, thotė ai burrė i mozaikut me qeleshe me majė ashtu si ka mbrritur deri mė sot kėsula e Mesaplikut. Ky shkrim ėshtė mes njė pamje plot me tė mira ushqimore, fruta e peshk. Nė Mesaplik sot e gjith ditėn kemi shprehjen popullore « Ha pak ke tė haē, ha shumė vete pėr lumė ».
Me kėtė pėrfundim menduam se skeptikėt nuk do tė ndiheshin mė pėr tė thėnė se gjuha shqipe nuk ka mundėsi tė ketė dėshmi tė shkruara nė ata kohė.
Po jo. Miku tjetėr i vyer Moikom Zeqo, atė kohė drejtor i Muzeut Historik ku edhe ndodhet mozaiku na kundėrshtoi. Mua mė quajti entuziast. Sepse sipas tij ai shkrim ka tė bėj me emrin e njė ebreu APARKEAS. Moikomi nuk pranonte qė shkronja e tretė e rreshtit tė dytė tė mozaikut tė ishte K, ai e lexon atė R (shih figurėn). Po ashtu dijetarit erudit Zeqo nuk i ka rėnė nė sy se shkronja e parė e rreshtit tė katėrt ėshtė dyfishe, pra TA dhe jo vetėm A.
E telefonova Niko Stillon pėr sa kritikoheshim duke i thėnė se nuk isha aspak dakort me atė kritikė sepse nė shkrimet etruske ajo shenjė ėshtė K, dhe e ftova qė ti vihemi punės pėr tė vėrtetuar se shkronja e tretė e rreshtit tė dytė ėshtė K dhe jo R.
Dhe ja mbas muajsh pune, Niko Stillo erdhi posaēėrisht nė Tiranė e mė pruri shkrimin e vjetėr mbi njė vazo ku shkronjėn si ajo qė kėrkojmė e kishte gjetur nė emrin e Patroklit tė famshėm : PATROKLOS krahas emrit tė Akilit dhe tė mėmės sė tij Tetis. Si duket edhe nė figurė askush nuk mund tė kundėrshtojė qė shkronja e gjashtė e emrit grek tė Patroklit, PATROKLOS, ėshtė ajo e treta e rreshtit tė dytė tė mozaikut. Pra ėshtė K dhe vetėm K dhe nuk ėshtė R.
Skeptikėt i falenderojmė sepse na vunė nė punė pėr tė gjetur njė vėrtetim tė padiskutueshėm pėr tė qėnit shqip tė shkrimit mbi mozaikun e Mesaplikut. Kėshtu nga formula e pagėzimit e shekullit tė katėrmbėdhjetė ne zbresim nė dėshmin e shqipes nė shekullin e gjashtė. Kjo na bėn me krahė pėr tė punuar e nxjerrė mbi tryezėn e diskutimeve shkencore edhe shkrime tė tjera tė mesdheut ku shqipja dėshmohet si ska mė mirė nė antikitet.
Niko Stillo ėshtė iperot si ne shqiptarėt, pra bir i ipeve, i shqipeve nga Preveza e Iperisė e Shqipėrisė, gjashtėdhjetė e dy vjeē, banues me gruan dhe djalin nė gjermani. Jemi njohur nga leximi dhe studimi i librave tė njėri tjetrit tė cilėt flasin pėr dėshmitė e gjuhės shqipe nė shkrimet e vjetra tė Mesdheut. Nikua ka studjuar me vėmendje shkrimin mbi librin e mumjes sė Zagrebit dhe ka gjetur aty sipas tij dėshmi tė gjuhės tonė. Edhe unė nė librin “Njė shqiptar nė botėn e etruskėve” nuk kam bėrė gjė tjetėr veēse kam hedhur nė letėr dėshmi tė kulturės dhe gjuhės time, tė cilat sipas meje i kam hasur gjatė udhėtimeve nė botėn magjike tė etruskėve. Diskutojmė me njėri tjetrin pėr ato qė gjejmė mes dėshmive tė vjetra dhe i japim tė drejtė a kritikojmė vehten a tė tjerėt qė janė marrė me kėtė punė por qė tashmė kanė ndėrruar jetė a janė dokmatikė e injorantė tė pandreqshėm. Presim nga kritika ndonjė fjalė pėr sa kemi shkruar me durimin e atij qė beson se puna e vet ėshtė jo vetėm nė tė mirė tė kulturės qė i pėrket por edhe tė ēėshtjeve tė rėndėsishme tė kulturės mesdhetare. Ka shumė rėndėsi qė merremi vesh e nuk bėjmė si ata qė i bien gozhdės e patkoit dhe qė nė vėnd qė ti vėnė vetulla ēėshtjes i nxjerrin sytė me armėt e nacionalizmit vulgar a tė indiferencės gjoja shkencore (si bėjnė ata tė institutit tė historisė e gjuhėsisė).
I nderuar lexues, nuk di si ta shpreh gėzimin pėr kėtė lajm tė mirė. Por ju premtoj se do tė sjell nė vėmendjen tuaj edhe shumė shkrime tė tjera, sigurisht nė prani tė skeptikėve dhe tė dashamirėve tė shumtė. Ato shkrime dėshmojnė se gjuha qė flasim ėshtė shkruar qė me prurjen e alfabetit nė Mesdhe nga fenikasit, aty nga shekulli i tetė pėra erės sė re. Vetėm faktet janė ato qė do tė vėnė nė vend keqtrajtimin e kulturės sonė nė histori, e injoruar si faktor edhe ajo kontribues nė qytetėrimet e mahnitėshme antike tė mesdheut : tė atij etrusk, grek e latin.
Puna jonė ėshtė ti gjejmė e ti hedhim nė tryezat e botės shkencore ato fakte, pastaj le tė flasin tė tjerėt mė shumė, sepse ashtu si ka thėnė profesori i famshėm Kristo S. Konda, autor i librit “Shqiptarėt dhe problemi pellazgjik”, “askush nuk beson se ē’thua ti pėr vehten”.
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum