Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kongresi i Berlinit dhe Qėshtja Ballkanike

Go down

Kongresi i Berlinit dhe Qėshtja Ballkanike Empty Kongresi i Berlinit dhe Qėshtja Ballkanike

Post by Naki Sun 12 Feb 2012, 01:17

Kongresi i Berlinit dhe Qėshtja Ballkanike Berlin10
Historiografia e kohės sė re u kushton kujdes tė veēantė ngjarjeve historike tė lidhura me Krizėn Lindore, si pasojė e sė cilės u mblodh Kongresi i Berlinit (13 qershor — 13 korrik 1878). Ky tubim diplomatik ishte imponuar nga forcat imperialiste evropiane, pėr hartimin e hartės sė re tė Gadishullit Ballkanik dhe tė disa shteteve tė tjera evropiane nė interes tė apetiteve tė tyre imperialiste.
Ēėshtja ballkanike si problem i pazgjidhur brenda Krizės Lindore ishte manifestuar edhe nė Paqen e Shėn Stefanit, por mė tepėr peshoi nė seancat e Kongresit tė Berlinit. Barrėn e kėtyre kombinimeve tė shteteve imperialiste, e mbajtėn mbi krahėt e tyre njė pjesė e popujve tė Ballkanit.
Nė lėmshin e madh tė kėtij problemi, qė ėshtė preokupim mė tepėr pėr ta parashtruar se sa pėr ta zgjidhur, ngase problemet ballkanike tė cilat i parashtroi dhe vendimet qė mori Kongresi ishin ngushtė tė lidhura me ekzistencėn e popujve tė Ballkanit, njė herėsh dhe me reagimet e lėvizjes kombėtare shqiptare, vendimet e marra lidhur me Ballkanin si dhe caktimi i vijave tė reja kufitare prekėn thellė interesat e tyre kombėtare e sidomos ato tė popullit shqiptar.1
Ēėshtja shqiptare madje vetėm sa po shtohej. Otto Von Bizmarku, nė seancat plenare tė Kongresit tė Berlinit, deklaroi me njė indiferencė se pėr tė parėn herė po dėgjonte se ekzistuaka njė popull i quajtur shqiptar diku nė jug tė Gadishullit Ballkanik.2 Bile sikur u trondit kur dėgjoi pėr zėrin, rezistencėn dhe luftėn e tij pėr ta kėrkuar dhe siguruar tė drejtėn e ligjshme pėr tė qenė komb mė vete dhe i barabartė me kombet tjera tė Ballkanit.3
Interesat vitale tė popullit shqiptar para botės i mbronte Lidhja Shqiptare e Prizrenit e formuar para se tė fillonte Kongresi i Berlinit. Pjekuria politike dhe angazhimi maksimal i ideologėve tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, drejtues tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit u pa dhe doli nė shesh nė kėrkesat e tyre pėr autonominė e Shqipėrisė, tė paraqitura Portės sė Lartė dhe Fuqive tė Mėdha. Ata kėrkuan me plot urtėsi e dituri qė tė trajtohej edhe tė zgjidhej ēėshtja e popullit shqiptar. Megjithate, Porta dhe imperialistėt evropianė nuk pėrfillėn tė drejtėn e kėtij populli me tė gjitha tiparet si komb: traditat, doket, zakonet, kulturėn dhe tė drejtėn historike mė tė moēme nė Ballkan pėr ekzistencė shtetėrore.
Diplomacia evropiane, e cila nė kėt kohė e kishte nė dorė dhe po e vendoste fatin e kombeve nė Ballkan, pas Kongresit tė Berlinit u aktivizua dhe mė tepėr ngase u panė qartė gabimet fatale qė kishte bėrė me traktatin e atij Kongresi. Marksi duke bėrė njė vėshtrim mbi qėllimet dhe vendimet e Kongresit tė Berlinit theksonte se: „Diplomatėt e perėndimit gjithnjė e mė tepėr pėrpiqeshin pėr tė ruajtur statusquonė nė Ballkan dhe paprekshmėrinė e Perandorisė Osmane pėr interesat e veta".4
Pas shumė diskutimeve tė cilat zgjatėn plot njė muaj, diplomatėt e Fuqive tė Mėdha, mė 13 korrik 1878, kumtuan zyrtarisht se Kongresi i Berlinit kishte marrė fund. Tani filloi qėrimi i hesapeve sa nė fushėbeteja, aq edhe pranė tryezave tė rrumbullakėta, duke u pėrpjekur secila tė sigurojė sa mė shumė territore nė dobi tė vet. Kongresi mori njė varg vendimesh me pasoja tė mėdha pėr jetėn dhe fatin e tė gjithė popujve tė Ballkanit. Ēėshtja ballkanike nė kuadrin e Krizės Lindore u trajtua nė mėnyrė tė njėanshme, duke favorizuar Serbinė, Malin e Zi, Bullgarinė dhe Greqinė, tė cilave ua njohu tė „drejtėn" e zgjerimit territorial nė dėm tė popullit shqiptar, maqedon etj.
Nė kėtė situatė tė ndėrlikuar, shqiptarėt kishin njė qėndrim pozitiv sa i pėrket luftės sė pėrbashkėt me popujt e Ballkanit. Ata mbajtėn qėndrim korrekt lidhur me themelimin e federatės ballanike, duke mos qenė, nė parim, kundėr saj. Qarqet patriotike shqiptare pajtoheshin me kėtė ide vetėm nėse edhe popullit shqiptar do t'i sigurohej njė status i barabartė me popujt e tjerė tė Ballkanit.5
Kongresi i Berlinit dhe vendimet e tij u dhanė krahė pretendimeve imperialiste tė disa shteteve evropiane dhe tė rretheve qeveritare tė shteteve ballkanike, tė cilat synimet territoriale ekspansioniste i kishin tė drejtuar posaēėrisht nga Bosna e Hercegovina, Shqipėria dhe Maqedonia. Ky Kongres me njohjen e tė drejtės Austro-Hungarisė pėr zgjerim nė Bosnje e Hercegovinė e pengoi rritjen e Serbisė dhe tė Malit tė Zi nė atė drejtim. Kėshtu pėrpjekja boshnjako-hercegovase prė t'u ēliruar nė kryengritjen e vitit 1875, mbeti i parealizuar.
Popullsia e Bosnes dhe Hercegovinės, nė kėtė kohė, u bė viktimė e kombinimeve rreth ndarjes sė sferave tė interesit dhe rivalitetit midis Rusisė cariste dhe Austro-Hungarisė. Austro-Hu-ngaria pėr tė penguar ēlirimin dhe bashkimin e sllavėve tė jugut, nėn ndikimin e borgjezisė gjermane, pėrpiqej tė ruante integritetin e Perandorisė Osmane, respektivisht tė pėrfitonte territore nga ajo. Prandaj, Vjena orvatej tė pengonte ēlirimin e sllavėve tė jugut dhe tė rumunėve.
Pėrkundėr Austro-Hungarisė, Rusia cariste e konsideronte veten si mbikėqyrėse tė lėvizjeve kombėtare tė sllavėve tė jugut. Si e tillė, ajo qysh nga fitorja mbi Perandorinė Osmane dhe nė saje tė vendimeve tė Paqes sė Shėn Stefanit, pėrpiqej qė politika e saj tė zinte vend dominant nė truallin e Ballkanit. Me shtrirjen e protektoratit austro-hungarez mbi Bosnje e Hercegovinė, iu mundėsua zyrtarisht Monarkisė sė habzburgėve qė ta shtrijė imperializmin e saj nė Ballkan, e pėrmes tij edhe tė imperializmit gjerman qė mbėshtetej nė parullėn „Drang nach Osten".6
Kėshtu, ēėshtja e popujve nė Bosnje e Hercegovinė, Shqipėri e Maqedoni, nė momente, dukej sikur kishte humbur nė kėtė lėmsh tė komplikuar tė interesave tė gėrshetuara tė diplomacisė evropiane dhe lakmive tė rretheve borgjeze, qeveritare, tė shteteve tė Ballkanit.6a
Lidhja Shqiptare e Prizrenit, qė e drejtonte dhe e udhėheqte Lėvizjen Kombėtare Shqiptare, reagoi nė mėnyrė kategorike kundėr vendimeve tė Kongresit tė Berlinit. U pėrpoq ta ruante integritetin e tokave shqiptare edhe me forcėn e armėve, por dhe nė fushėn diplomatike, duke mbajtur korespondencė me tė gjitha rrethet demokratike evropiane dhe me pėrfaqėsuesit e Kongresit. Kėshtu, ajo i detyroi kabinetet et Fuqive tė Mėdha qė tė korrigjonin deri-diku vendimet e tyre e tė mendojnė edhe ato pėr ēėshtjen e popullit shqiptar dhe shtetin e tij. Madje, nė korrik tė vitit 1880 ambasadori anglez nė Stamboll Gosheni deklaronte se „Lėvizja Shqiptare nuk mund tė merret thjeshtė si njė manovėr e turqėve pėr tė mashtruar Evropėn". Ky diplomat anlgez, vetėm pak vjet mė vonė, gjithashtu do tė theksojė se: "?c?.Kombi shqiptar nuk mund tė lihet mbanė nė kombinimet politike te diplomacisė sė ardhshme"
Lėvizja Shqiptare nuk gėzonte kurrfarė pėrkrahjeje nga jashtė. Problemi shqiptar prekej nė seancat e Kongresit vetėm sipas rasteve dhe momenteve. Shėrbente vetėm si mjet „pėr ruajtjen„ e status-quosė ndėrmjet Perandorisė Osmane dhe Fuqive te Medha. Qėllmi kryesor ishte qė tokat shqiptare tė shėrbenin per kompensime territoriale nė dobi tė shteteve fqinje ndėrluftuese me Turqinė, kurse populli shqiptar luftonte jo pėr tė okupuar dhe aneksuar territore tė huaja, por pėr tė mbrojtur tėrėsinė e territoreve tė veta. Vendimet e Kongresit tė Berlinit i vėnė nė treg si monedhė kėmbimi territoret e banuara me shqiptarė.
Ndėr anekset e protokolit nr. 7 tė Kongresit tė Berlinit mė i rėndėsishmi ėshtė aneksi i dytė ku nė mėnyrė tė saktė tregon pėrcaktimin e vijave kufitare ndėrmjet Malit tė Zi dhe Perandorisė Osmane, respektivisht territoreve shqiptare. Diskutimet e pėrfaqėsuesit tė Perandorisė Osmane nė Kongres ishin pėrpjekje pėr pėrcaktimin e vijave kufitare nė mes tė shteteve ballkanike dhe Turqisė, e jo pėr ruajtjen e territoreve tė shqiptarėve. Kjo ishte pėrpjekje pėr mbetjen edhe mė tutje tė Perandorisė Osmane nė Ballkan. Pėr kėtė hedh dritė edhe kėrkesa e pėrfaqėsuesit tė Portės nė protokolin nr. 10 tė 1 korrikut tė vitit 1878: „Shteti i tij i kushton rėndėsi tė madhe ēėshtjes kufitare me shtetet ballkanike dhe cek dėshirėn qė kufijtė ballkanikė mos tė zgjerohen nė dėm tė Perandorisė Osmane".
Aneksi nr. 1 i kėtij protokoli pėrcakton vijėn kufitare tė Malit tė Zi. Kufiri do tė kalojė „Nė vargun e gjatė tė maleve shqiptare, do tė ndiqen vijat midis fiseve Kuēi-Drekalli nė njė anė (...) dhe fiset e Kelmendit dlie Grudės nė anėn tjetėr deri te fusha e Podgoricės, prej kah do tė kthehet nga Pllanica duke ia lėnė fiset malėsore tė Kelmendit, Hotit dhe Grudės Shqipėrisė. Pastaj duke kaluar liqenin e Shkodrės, kufiri do tė kalojė pranė ujdhesės Gorica Topolla, ku do tė kalojnė malin dhe do tė mbėrrijė deri nė det te vendi Kruēi, duke i lėnė rrethin e Ulqinit Shqipėrisė(...)"8
Siē shihet nga materialet, pas Kongresit tė Berlinit aty kah fundi i vitit 1878 dhe nė fillim tė vitit 1879 vendimet e tij nuk realizoheshin lehtė, ngase Lidhja Shqiptare e Prizrenit kishte formuar ushtrinė e vet vullnetare pėr mbrojtjen e territoreve tė banuara me shqiptarė. Qė nga kjo kohė Lėvizja Shqiptare ishte vėnė haptas pėrballė planeve antishqiptare, si tė Fuqive tė Mėdha, vendimeve tė tyre, ashtu edhe kundėr synimeve tė borgjezive tė shteteve ballkanike e Perandorisė Osmane. Pėr kėtė vendosmėri shqiptare, konsulli austriak i Vlorės shkruante: „Qeveria turke gjendet tani para popullsisė sė revoltuar dhe tė gaēme pėr t'u hedhur nė kryengritje dhe nuk ka fuqi qė t'ia nėnshtrojė popullin autoritetit tė saj".9
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25678
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Kongresi i Berlinit dhe Qėshtja Ballkanike Empty Re: Kongresi i Berlinit dhe Qėshtja Ballkanike

Post by Naki Sun 12 Feb 2012, 01:24

Kongresi i Berlinit dhe Qėshtja Ballkanike Lp10
Lidhja Shqiptare e Prizrenit i kishte kuptuar drejt tė gjitha malverzimet qė bėheshin lidhur me shkėputjen e tokave tė banuara me shqiptarė dhe aneksimin e tyre shteteve fqinjė. Prandaj edhe ndėrmori masa tė gjera popullore qė me luftė t'i mbroj viset e banuara me shqiptarė.
Se Lėvizja Kombėtare Shqiptare ishte e vendosur qė t'i mbronte me forcė, me armė nė dorė viset e banuara me shqiptarė, shihet edhe nga njė letėr e Princ Nikollės drejtuar Vezirit tė Madh nė Stamboll nė fillim tė korrikut 1878:
(...) „Besoj madhėri se nė tė ardhmen do tė na mundėsohet njė lidhje me ndjenja tė pastėra midis Portės sė Lartė dhe principatės sė Malit tė Zi, pasi traktati i Berlinit na e ka mundėsuar kėtė. Unė prej tash do tė garantoj pėrpjekjet e mia paqesore dhe tė sinqerta ndaj Portės (...)
Vendimet e marra nė Kongresin e Berlinit duhet tė zbatohen nė mėnyrė tė saktė, pa kurrfarė lėshimi. Kjo, duhet tė bėhet nė tė mirė tė popullit tim, dhe besoj se Ekselenca e juaj duhet tė mendojė si unė (...) Ėshtė e rėndėsishme qė koha mos tė kalojė ditėn e caktuar tė traktatit tė Berlinit, me qėllim qė tė mos lejohet qė situata tė keqėsohet dhe njėherėsh tė mos shpėrthejė ndonjė protestė nga rezistuesit tė cilėt mendojnė se do tė lihen pas dore. Nga ana tjetėr, Plava, Gucia, Kollashini, Tuzi, si dhe Podgorica janė ngritur ashpėr dhe protestojnė. Koha nuk ėshtė qė tė presim mė tepėr, ngase prej dite nė ditė situata po ashpėrsohet dhe acarohet mė shumė.
Ekselenca Juaj, do tė mė kuptojė, pėrndryshe mė duhet tė marrė masa tė tjera ushtarake pėr tė ndėrruar gjendjen. Besoj se me ndihmėn e juaj do tė evitojmė ēdo kundėrshtim tė shqiptarėve protestues (...).10
E shtrėnguar nga Rusia dhe kabinetet evropiane, Porta e Lartė, pa marrė parasysh protestet e shumta tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, ia filloi bisedimeve me Malin e Zi pėr dorėzimin e territoreve tė banuara me shqiptarė Malit tė Zi.
Kėshtu mė 21 janar tė vitit 1879 nė Vir Pazar u takuan pėrfaqėsuesit e Perandorisė Osmane dhe tė Malit tė Zi, pėr tė pėrpiluar marrėveshjen e plotė nė lidhje me kufirin nga ana midis viseve tė Shkodrės dhe tė Malit tė Zi.11
Marrėveshja parashihte ditėn dhe orėn e caktuar tė tėrheqjes tė ushtrisė turke nga territoret tė cilat do tė kalonin nė duart e ushtrisė malazeze. Princi i Malit tė Zi me kohė ishte angazhuar pėr zgjerimin sa mė tė madh nė tokat shqiptare. Nė qershor tė vitit 1878 i kishte shkruar Kongresit tė Berlinit edhe kėtė: „Sipas fjalės sė fundit tė grofit Andrashi mė zvogėlohet vendi i okupuar nė Hercegovinė. Por, mė tepėr mė brengos ajo qė mė mbetet nė anėn e Shqipėrisė, njė pjesė tė cilėn me ēdo kusht duhet ta marr, sidomos Buna, e cila ėshtė artere e jetės pėr popullin e Ma-lit tė Zi si dhe Ulqini, i cili ėshtė mjaft i rėndėsishėm pėr ne".12
Princ Nikolla pėr ta pasur mė tė sigurtė prenė i shkruante kancelarit tė Rusisė cariste, Gorēakovit njė letėr (fundi i muajit korrik 1878) me tė cilėn e informonte se prej Portės sė Lartė ka kėrkuar qė t'ia dorėzojė Malit tė Zi tėrė ato vende pėr tė cilat kishte vendosur Kongresi i Berlinit. Mirėpo, shprehte dyshimin nė realizimin e vendimeve, ngase Porta e Lartė, duke e parė rezisten-cėn e forcave tė armatosura tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, zva-rritej t'i zbatonte ato. Midis tė tjerave ai i shkruante:
„Pėr kėto zgjerime kaq tė vogla qė Qeveria e Madhėrisė Suaj na i ka siguruar, do tė duhej tani tė mos hasnim nė rezistencė dhe vėshtirėsi tė reja. Veziri i Madh nė pėrgjegjen e tij konventon dispozicione tė shkėlqyeshme tė Portės sė Lartė pėr tė tashmen dhe tė ardhshmen. Por ai kėrkon falje pėr gjendjen e shkaktuar dhe trazirat qė po ndodhin nėpėr vendet e lėshuara, respektivisht po kėrkon prej nesh pėr ta shtyrė dorėzimin e kėtyre vendeve, derisa myshyri Mehmet Ali pasha tė marrė urdhėrin pėr tė ardhur dhe pėr ta ndalur rezistencėn qė janė duke e bėrė forcat e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare".13
Nga kėto tė dhėna del e qartė se rezistenca e masave shqiptare pėr ruajtjen e viseve tė banuara me shqiptarė ishte shumė e madhe dhe masive. Madje, as Mali i Zi, as Porta e Lartė, nė kėtė kohė nuk kishin forca t'i kundėrviheshin Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Bile princ Nikolla frikėsohej nga ngjarjet qė mund tė zhvilloheshin nė territoret e banuara me shqiptarė si rezultat i ndryshimeve tė kufirit. Prandaj i shkruante pėrsėri Gorēakovit:
„(...) Kam frikė se do tė lindin komplikime serioze tė cilat do tė ishin shumė tė kobshme pėr shtetin tim tė vogėl qė tash ėshtė njohtuar se do tė zgjerohet dhe nuk do tė jetojė mė vetėm nė kėta shkėmbinj tė egėr, ky popull qė tėrė jetėn ka vuajtur urie. Shpresoj se do tė mundem t'i drejtohem aleatit tim tė madh mirėbėrėsit tim me qėllim qė mbrojtja e tij e fuqishme tė intervenojė nė kohėn e duhur... qė Mali i Zi tė marrė pa luftė tė paktėn atė qė ia ka akorduar Kongresi i Berlinit me vendimet e tij".14
Kongresi i Berlinit lidhur me caktimin e kufijve tė rinj midis Malit tė Zi dhe Perandorisė Osmane, respektivisht vendeve tė banuara me shqiptarė, formoi njė komision tė veēantė ndėrkombėtar. Edhe kjo tregon se Fuqitė e Mėdha i dinin kėrkesat e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, prandaj pėrpiluan me aq seriozitet plane dhe programe pėr zbatimin e traktatit tė Berlinit. Princ Nikolla, i sigurt se qėllimet e tij do tė gjejnė pėrkrahjen nga komisioni ndėrkombėtar pėr pėrcaktimin e kufijve ngase nė komision bėnte pjesė edhe pėrfaqėsuesi i Rusisė cariste, e hartoi vetė vijėn kufitare sipas dėshirės, e cila do tė pėrfshinte Gucinė e Plavėn. Kėtė pėrmes tė pėrfaqėsuesit tė Rusisė cariste, ia dorėzoi komisionit ndėrkombėtar. Vija kufitare sipas princ Nikollės do tė ish'te: „(...) Nga Planica dhe do tė shkonte nė vijė tė drejtė nėpėr majen e Gjergj Isufit dhe Berovės pėr tė arritur nė majėn e parė tė Ilina Gllavės. Prej kėtu kufiri do tė vazhdonte vijėn e caktuar deri nė maje tė Velika Zhihovės. Pastaj duke vazhduar vijėn e kufirit tė propozuar nga komesarėt malazezė deri nė maje tė Tornov Kamenit, drejtpėrdrejt nė majėn Sileva Gllavės, prej nga do tė arrinte nė vijė tė drejtė nė majėn e Baliosta Gllavės, pėr t'u drejtuar pastaj kah maja e Goleshit. Prej Goleshit kufiri duke vazhduar sė pari vijėn e propozuar lėshohet nė pikėn e fundit pėrballė majės mė tė lartė tė Jeqmishtės dhe do tė arrinte prej kėsaj nė vijė tė drejtė, duke formuar njė tangjente me drejti-min e propozuar, Mokra, Velika, pikė kjo e prerjes sė tė dy vijave tė dakorduara nga delegatėt e tė dy shteteve. Mė nė fund, prej kėtu traseja do tė zbresė nė burim tė lumit Shekullar, rrjedhėn e tė cilit do ta pėrcillte vija kufitare deri te derdhja e tij nė lumin
Lim".15
Pėr realizimin e kėsaj kėrkese territoriale, princi i Malit tė Zi, bashkė me diplomatėt e tij, nuk kėrkonte ndihmė vetėm nga Rusia cariste, por edhe nga Anglia, Franca dhe Italia. Protestet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit qė u drejtoheshin diplomatėve tė Fuqive tė Mėdha nuk merreshin parasysh nė kėtė kohė. Me ēėshtjen shqiptare, ndonėse sipėrfaqėsisht, u kacafyt vetėm Vjena.
Pėrfaqėsuesi i Austro-Hungarisė, Shvegel iu pėrgjegj kancelarit gjerman Otto Von Bizmarkut nė njė rast duke i kundėrshtuar vendimet e Kongresit tė Berlinit, e duke e marrė nė mbrojtje popullin shqiptar. U propozoi delegatėve tė pranishėm nė Kongres se „nuk bėn tė mohohet njė komb i cili me shekuj ishte autokton". Ai i ftonte ata qė, nėse dėshironin tė njiheshin me popullin shqiptar, ta lexonin librin e Ami Bouėse „La Turquie d'Europe", Paris, 1840,i cili, ndėr tė tjerat, shkruan:
„Shqipėria ka njė ardhmėri si shtetet e tjera ballkanike dhe etnografisht ėshtė krejt homogjene, sado qė ka fe tė ndryshme, ajo ėshtė plotėsisht e zoja tė qeverisė vetveten". Megjithate asnjė nga delegatėt nuk i pėrfilli fjalėt e tij. Kongresi ia njohu vetėm Mirditės njė lloj autonomie fisnore, tė cilėn mė vonė Turqia nuk e pėrfilli.18
Jovan Ristiqi, ministri i punėve tė jashtme i Serbisė sė atėhershme, duke udhėtuar nėpėr Gjermani qė tė ndiqte sė afėrmi punėn e Kongresit tė Berlinit, u ndal nė Vjenė. Qėndrimi i tij nė kryeqytetin e Austro-Hungarisė kishte qėllime tė caktuara diplomatike. Ai u takua me kontin Andrashi dhe i dorėzoi pėr Qeverinė e Vjenės njė kėrkesė tė Qeverisė Serbe. Nė kėtė takim, siē theksohej edhe nė kėrkesėn e tij, Jovan Ristiqi kėrkoi nga Andrashi, dhe shpresonte shumė madje, se Qeveria e tij do tė pėrkrahte zgjerimin e shtetit serb nė jug. Ka tė dhėna tė cilat e pohojnė mendimin, se Andrashi kishte pranuar dhe e kishte pėrkrahur kėtė kėrkesė tė shtetit serb, dhe se kishte lejuar nė emėr tė Qeverisė sė Vjenės zgjerimin e Serbisė nė drejtim tė Novi Pazarit dhe Mitrovicės.
Kuptohet edhe Serbia i bėnte tė mundur Austro-Hungarisė qė tė realizonte disa pretendime tė saj qė i kishte shtruar mė parė nė lidhje me drejtimin e vijės hekurudhore Beograd—Nish kah Piroti dhe Vranja.17
Nė seancėn e dytė tė Kongresit tė Berlinit, e cila u mbajt mė 17 qershor 1878, pėrfaqėsuesi diplomatik i Anglisė kėrkonte me kėmbėngulje qė nė punėn e Kongresit tė merrte pjesė edhe Greqia. Ai kėtė propozim e lidhte duke e cekur rivalitetin qė ekzistonte midis grekėve dhe popujve sllavė, tė cilin me njė akt tė tillė pėrpiqej ta evitonte.18
Zgjerimi i shtetit serb nė drejtim tė jugut, kėrkesė qė e pėrkrahnin disa fuqi tė mėdha nė Kongresin e Berlinit, u kundėrshtua vetėm nga pėrfaqėsuesi diplomatik i Turqisė pėr interesa tė Perandorisė sė tij.19
Duke shfletuar protokollin nr. 8 qė u miratua nga pjesėmarrėsit e Kongresit tė Berlinit, mund tė kuptohet se edhe Qeverisė Greke i ishte lejuar qė tė dėrgonte pėrfaqėsuesit e vet diplomatik nė kėtė tubim.20 Nga kėto tė dhėna mendojmė se mund tė konkludojmė se Qeveria sėrbe dhe ajo e Athinės siguruan tė drejta qė tė dėrgojnė mbikėqyrėsit e tyre diplomatikė nė Kongresin e Berlinit. Sa i takon Greqisė, kongresi ēėshtjen e la tė pazgjidhur dhe vendosi qė kufiri ndėrmjet Perandorisė Osmane dhe Greqisė tė caktohej sipas njė komisioni qė do tė formohej nga tė dy palėt, ku si bazė do tė shėrbente edhe vija kufitare e pėrcaktuar nga lumenjt Selemvrija nė Thesali dhe Kallamas. Sipas kėtij rekomandimi Greqisė do t'i mbeteshin jo vetėm qytetet Janina, Preveza dhe Arta me rrethina, por edhe e tėrė Ēameria.21
Pikėrisht nė saje tė diplomacisė evropiane, Mali i Zi dhe Serbia arritėn tė realizojnė njė varg koncesionesh nė Kongresin e Berlinit. Kėshtu deri sa Mali i Zi duke u mbėshtetur nė Paqen e Shėn Stefanit zgjeroi territorin e vet pėr 210 mila, me Kongresin e Berlinit atij iu zvogėlua territori nė vetėm 80 mila, ku, sipas tė dhėnave, jetonin 50.000 shqiptarė. Nė pėrgjithėsi pas Kongresit tė Berlinit, Mali i Zi disponon, sipas tė dhėnave tė kohės gjithsejt 165 mila territor, me 250.000 banorė.22
Siē dihet, me vendimet e Kongresit tė Berlinit Serbia e fitoi pavarėsinė e plotė shtetėrore dhe njėherėsh u zgjerua nė juglindje me 210 mila dhe 280.000 banorė, me njė popullsi me mjaft shqiptarė. Disa shkenctarė kanė llogaritur se pas Kongresit tė Berlinit Serbia duhet ketė pasur gjithsejt 1.000 mila territor dhe 1.600.000 banorė.23
Nė kohėn e Krizės sė madhe lindore (1875—1878) qarqet imperialiste tė shteteve tė mėdha dhe ato tė shteteve ballanike i thyen parimet e luftės pėr ēlirimin kombėtar tė popujve tė Ball-kanit.24
Popujt e Gadishullit Ballkanik, pėrkundėr pesė shekujve nėn zgjedhen e Perandorisė Osmane, jetuan pothuajse nė kushte historike gati tė barabarta, por zhvillimi i procesit tė emancipimit kombėtar tė tyre nuk u zhvillua dhe nuk pėrfundoi kudo nėn kushte dhe rrethana tė njėjta dhe nė tė njėjtėn kohė. Shqipėria u nda nga Perandoria Osmane mė vonė se Greqia, Serbia, Bull-garia, Rumania dhe Mali i Zi.25
Kėshtu „koncerti evropian" pavarėsisht nga kėrkesat e popujve tė Ballkanit, i mbledhur nė Berlin, hartoi hartėn e re tė Gadishullit Ballkani, sipas interesave tė veta.
VEPRIMTARIA DIPLOMATIKE E DELEGACIONIT TĖ LIDHJES SHQIPTARE NĖ PRANVERĖN E VITIT 1879
Lidhja Shqiptare e Prizrenit, krahas organizimit tė veprimeve me armė nė dorė pėrdori nė shkallė tė gjerė edhe veprimet diplomatike. Njė vend tė rėndėsishėm nė kėtė drejtim zė veprimtaria diplomatike qė zhvilloi delegacioni i Lidhjes Shqiptare nėpėr kryeqytetet e fuqive pjesėmarrėse tė Kongresit tė Berlinit, nė muajt prill—qershor tė vitit 1879.
Pėr shkak tė qėndresės sė vendosur dhe tė organizuar tė popullit shqiptar, deri nė praverėn e vitit 1879, nuk kishte qenė e mundur tė zbatoheshin vendimet e Kongresit tė Berlinit. Sido-mos i mprehtė ishte bėrė protalemi nė Jug, nė lidhje me pėrcaktimin e vijės sė re kufitare greko-turke qė kishte rekomanduar Kongresi. Lidhja Shqiptare ishte shqetėsuar thellėsisht nga fakti se qarqet shoviniste greke, nuk i fshihnin synimet ekspansioniste mbi gjithė vilajetan e Janinės, nė tė cilėn popullsia shqiptare pėrbėnte pjesėn mė tė madhe dhe mė kompakte tė banorėve tė saj. „...nė sferat qeveritare (greke), raportonte ministri austriak nė Athinė, Konti Dubski, ushqehet dėshira pėr t'i dhėnė njė shtrirje sa mė tė madhe"1 vijės kufitare tė rekomanduar. Aneksimi i Shqipėrisė sė Jugut shihej si njė „garanci e sigurt pėr tė ardhmen (e helenizmit)".
Pėrballė kėtij rreziku edhe nė Jug, ashtu si nė krahinat e tjera tė Shqipėrisė, nėn udhėheqjen e Lidhjes, po zhvillohej njė veprimtari e fuqishme edhe e gjithanshme pėr tė kundėrshtuar me armė shovinistėt grekė, bile edhe vetė Portėn, nė rast se ajo do tė bėnte qoftė edhe njė lėshim tė vogėl lidhur me territoret shqiptare. Nė protestat, thirrjet, memorandumet qė iu drejtuan Fuqive tė Mėdha dhe Portės sė Lartė, shprehej vendosmėria e paepur e mbarė popullit shqiptarė pėr tė bėrė ēdo sakrificė dhe pėr tė mbrojtur deri nė vdekje kombėsinė dhe trevat e tij jugore.
Duke vlerėsuar situatėn e krijuar, konsulli francez nė Selanik raportonte se „ ... shqiptarėt janė shumė tė acaruar dhe i shpallin me krenari qėllimet e tyre pėr tė kundėrshtuar ēdo lloj aneksimi" dhe se „ Greqisėdo t’i duhet tė pėrballojė njė rezistencė shumė serioze nė qoftė se ngul kėmbė nė pretendimet e sotme".2 Porta e Lartė, e interesuar pėr tė ruajtur tė pa prekura territoret e Perandorisė, megjithėse hyri nė bisedime me Greqinė, nuk donte tė merreshin si pikėnisje linjat e rekomanduara nė protokollin e 13-tė tė Kongresit tė Berlinit. Vendimet e Kongresit ajo nuk i quante tė detyrueshme dhe vijėn Kalamas—Selemvria, tė rekomanduar prej tij, e konsideronte tė papranueshme. Por, e paaftė pėr t'i bėrė ballė presionit tė Fuqive dhe pėr t'iu kundėrvėnė atyre, pėrpiqej tė pėrdorte si argument qėndresėn e fuqishme tė shqiptarėve. Ndėrsa qeveria greke ngulte kėmbė nė zbatimin e linjės sė rekomanduar.
Nė kėto kushte bisedimet e komisionit greko-turk qė u zhvilluan nė Prevezė nė muajt shkurt—mars, e qė u zvaritėn ditė tė tėra, nuk mund tė jepnin e nuk dhanė asnjė rezultat.
Qarqet sunduese greke tė ndodhura pėrballė qėndresės sė vendosur tė Lidhjes Shqiptare dhe tė pakėnaqura nga rezultati i bisedimeve kėrkuan ndėrmjetėsimin e Fuqive nėnshkruese tė Traktatit me qėllim qė tė siguronin pėrkrahjen e tyre pėr aneksimin e tokave qė aspironin.
Nė gjendjen e krijuar Lidhja ndėrmori hapa tė rinj dhe zhvilloi njė veprimtari diplomatike intensive pėr tė ndikuar aktivisht nė favor tė ēėshtjes shqiptare pranė Fuqive tė Mėdha, dhe pėr tė krijuar njė opinion publik botėror, i cili ishte mjaft i dezinformuar nga armiqtė e Shqipėrisė.
Nė mars tė 1879-ės, mbledhja e Komitetit tė Lidhjes i Prevezės vendosi tė dėrgonte njė delegacion nė Evropė, pėr tė mbrojtur tė drejtat dhe interesat e kombit shqiptar. I kryesuar nga udhėheqėsi i Lidhjes Shqiptare dhe diplomati i shquar Abdyl Frashėri, delegacioni nė muajt prill—qershor 1879 vizitoi krye-qytetet e pesė Fuqive tė Mėdha, nėnshkruese tė Traktatit tė Berlinit (Romėn, Parisin, Londrėn, Berlinin e Vjenėn) si edhe Stambollin. Si pėrfaqėsues i mbarė popullit shqiptar, ai mbrojti me guxim dhe vendosmėri pranė kabineteve evropiane tė drejtat legjitime tė shqiptarėve, tėrėsinė territoriale e paprekshmėrinė e Shqipėrisė dhe u deklaroi atyre se tė gjithė shqiptarėt, tė bashkuar si njė trup i vetėm do tė luftonin nė rast se Evropa do tė lejonte aneksimin e njė pjese tė vendit tė tyre nga ana e Greqisė, edhe sikur vetė Porta tė detyrohej ta pranonte kėtė aneksim.3
Anėtarėt e delegacionit, megjithėse kishin marrė pėrsipėr njė detyrė „shumė tė guximshme nga tė gjitha pikėpamjet", e kishin pėr nder dhe ishin tė vendosur qė ta pėrmbushin misionin e diplomatėve tė parė tė kombit shqiptar pa u dekurajuar. „Ne do tė trokasim nė tė gjitha dyert, pa humbur zemėr"4 — deklaronte Abdyl Frashėri.
Nisja e delegacionit ndeshi qysh nė fillim, nė Prevezė, nė qėndrimin negativ tė zėvendės konsullit tė Francės si dhe tė konsullit austro-hungarez, tė cilit iu duk si „arrogancė" dhe „e habitshme"5 qė Lidhja po niste njė delegacion pėr tė mbrojtur tė drejtat e kombit shqiptar.
Aksioni diplomatik i Lidhjes Shqiptare shkaktoi gjithashtu shqetėsim nė qarqet qeveritare tė Athinės dhe nė Portėn e Lartė. Tė dy palėt reaguan dhe u pėrpoqėn pėr ta penguar veprimtarinė e delegacionit shqiptar.
Me insistimin e madh tė Athinės, u nis njė delegacion „epirotas" nė po ato kryeqytete, si kundėrpeshė pėr tė luftuar pėrēapjet e misionit shqiptar dhe pėr tė neutralizuar efektin qė mund tė bėnte ai nė Evropė.
Po kėshtu, Porta e Lartė, e vendosur nė politikėn e saj antishqiptare, pėr tė ruajtur tė paprekur sundimin e vet mbi Shqipėrinė dhe popullin shqiptar nuk mund tė pranonte qė ky tė pėr-faqėsohej nga dikush tjetėr pėrveē asaj, dhe aq mė tepėr qė shqiptarėt tė vepronin nė mėnyrė tė pavarur nė arenėn ndėrkombėtare. Prandaj pėrpjekjet e delegacionit ajo i konsideronte si veprime „tė pahijshme" dhe tė „paarsyeshme". Nė telegramet qė ministri i Punėve tė Jashtme tė Perandorisė Osmane u drejtonte ambasadorėve tė vet nė Romė, Paris, Berlin, Vjenė, i porosiste tė vepronin nė mėnyrė tė tillė qė pėrfaqėsuesit shqiptarė „tė heqin dorė nga misioni qė kishin marrė pėrsipėr".6
Pėrpjekjet e Portės sė Lartė pėr tė penguar veprimtarinė diplomatike tė Lidhjes nė arenėn ndėrkombėtare, janė njė aspekt tjetėr qė hedh poshtė pikėpamjet e asaj historiografie qė e paraqet Lidhjen Shqiptare si pjellė tė Portės dhe nismat e saj si tė nxitura e tė organizuara nga ajo.
Me gjithė kėto pengesa, delegacioni shqiptar nuk u tėrhoq nga rruga e nisur, i ndėrgjegjshėm se vetėm ai kishte tė drejtėn dhe ishte nė gjendje tė mbronte interesat mė jetike tė popullit shqiptar. „Porta e Lartė flet si qeveri e cila ėshtė e lidhur gjer nė njė farė mase me Traktatin e Berlinit" — deklaronte Abdyl Frashėri, ndėrsa ne „kemi ardhur nė perėndim me qėllim qė tė parashtrojmė gojarisht vendimin e njė populli tė tėrė... e t'i japim tė kuptojė Evropės se preferojmė tė vdesim tė gjithė me armė nė dorė duke luftuar kundėr atyre qė duan tė pushtojnė vendin tonė".7 Kjo ishte pėrgjigjja qė pėrfaqėsuesit shqiptarė i dhanė Portės sė Lartė.
Misionin e vet delegacioni e zhvilloi nėpėrmjet memorandumit me shkrim qė iu dorėzoi kabineteve tė Fuqive tė Mėdha dhe Portės sė Lartė, si edhe me anė tė parashtrimit gojarisht tė kėrkesave shqiptare nė takimet me personalitete tė larta zyrtare tė tyre. Nė kėtė memorandum, ngrihej zėri i protestės ndaj vendimeve tė padrejta tė Kongresit tė Berlinit, i cili kishte mohuar dhe cėnuar rėndė tė drejtat e kombit shqiptar.
Nė tė shpreheshin qartė nė emėr tė popullit shqiptar kėrkesat themelore tė lėvizjes: ruajtja e tėrėsisė tokėsore dhe njohja e kombit shqiptar, si njė komb qė kishte luftuar pėr tė ruajtur atdheun e vet, kombėsinė e vet, gjuhėn dhe zakonet. „Njė komb kaq trim dhe kaq i lidhur me truallin e tij, thuhej nė memorandum, — nuk duhet lejuar, tė sakrifikohet... pa asnjė arsye tė ligjshme".8 Duke kėrkuar nga Fuqitė e Mėdha qė tė hiqnin dorė nga vendimet e padrejta tė Kongresit tė Berlinit, nė memorandum shprehej vendosmėria e paepur e tė gjithė popullit shqiptar pėr tė mbrojtur me gjak atdheun dhe kombėsinė pėrballė rreziqeve qė i kėcėnonin.
Nė fillim delegacioni i Lidhjes Shqiptare shkoi nė Romė, ku u takua me kryeministrin si dhe me personalitete tė tjera politike.Kėrkesat shqiptare gjetėn njė farė pėrkrahje nė qarqet qeve-ritare italiane. Vetė kryeministri u pohoi atyre se pretendimet e padrejta tė Greqisė (mbi Epirin) nuk do tė merreshin parasysh.9 Ky pohim fliste pėr njė kthesė nė politikėn italiane ndaj ēėshtjes sė kufirit greko-turk, nė krahasim me qėndrimin e mbajtur nė Kongresin e Berlinit, ku Italia jo vetėm kishte treguar „simptoma aq tė ngrohta pėr Greqinė", por pėr mė tepėr ishte bashkuar me Francėn nė pėrkrahje tė rivendikimeve greke. Tani ajo sugjeronte qė mbretėria greke tė dėmshpėrblehej nė Tesali. Kjo kthesė padyshim nuk buronte nga „dėshira e mirė" pėr tė njohur luftėn e popullit shqiptar pėr tė drejtat e tij kombėtare, por kishte tė bėnte kryesisht me interesat e Italisė nė Shqipėri.
Nga informatat qė kishte marrė qeveria italiane ishte bindur se realizimi i pretendimeve greke do tė ndeshte nė njė rezistencė shumė tė ashpėr nga ana e shqiptarėve, gjė qė do tė ēonte padyshim „nė komplikacione tė rėnda", duke krijuar njė gjendje shqetėsuese pėr atė. Prandaj ajo ishte e interesuar, qė tė mos krijohej „njė situatė (e tillė) nga e cila, Austria", rivalja e saj kryesore nė Ballkanin Perėndimor, „do tė pėrfitonte dhe me pretekstin e rivendosjes sė qetėsisė do tė okuponte edhe Shqipėrinė".10
Italia, duke e konsideruar shkatėrrimin e Perandorisė Osmane vetėm si ēėshtje kohe, jo vetėm pėrpiqej tė evitonte vendosjen definitive tė Austrisė nė bregdetin pėr karshi, por pėr tė realizuar nė tė ardhmen synimet e saj preferonte qė Epiri mė mirė tė mbetej nėn Perandorinė, se sa tė bashkohej dhe tė asimilohej nga njė shtet tjetėr.
Megjithatė, Italia duke mos qenė nė gjendje tė luante njė rol mė vete, dhe nga frika se mund tė izolohej krejt nė „koncertin evropian", nuk mori asnjė angazhim zyrtar ndaj delegacionit. Ajo e pėrcolli atė me fraza tė pėrgjithshme se protestat e tij do tė merreshin nė konsideratė, se ishte duke u biseduar ēėshtja e ndėrmjetėsimit tė fuqive, prandaj shqiptarėt nuk duhej t'u shkaktonin vėshtirėsi Fuqive tė Mėdha.11
Ndryshe nga ē'ndodhi me qarqet qeveritare, kėrkesat e drejta tė delegacionit tėrhoqėn vėmendjen e rretheve demokratike si dhe tė shtypit pėrparimtar italian, tė cilat ngritėn zėrin nė mbrojtje tė tė drejtave tė kombit shqiptar dhe i bėnė thirrje qeverisė italiane qė tė mos bashkėpunonte pėr tė shtypur njė kombėsi nė interes tė njė tjetre.
Nga fundi i prillit delegacioni u drejtua pėr nė Paris. Pėr pėrfaqėsuesit e Lidhjes Shqiptare ishte e qartė se ato do ta kishin shumė mė tė vėshtirė realizimin e misionit tė tyre nė Francė.
Nė Kongresin e Berlinit ishte pikėrisht pėrfaqėsuesi francez Vadingtoni qė, nė pėrkrahje tė pretendimeve greke, kishte rekomanduar vijėn e lumenjve Kalamas—Selemvria si bazė pėr rregullimin e kufirit greko-turk. Edhe mė pas, Franca nguli kėmbė pranė Fuqive tė Mėdha pėr tė vėnė nė veprim protokollin e 13-tė tė Kongresit, e pėr ta detyruar Portėn qė tė hynte nė bisedime me komisionin grek. Pasi bisedimet e komisionit nė Prevezė nuk dhanė rezultat, ajo jo vetėm shprehu gadishmėrinė e plotė, por edhe shpresėn se kėrkesa e Athinės pėr ndėrmjetėsimin e fuqive nė favor tė saj, do tė pritej me dashamirėsi.12
Megjithėkėtė delegacioni kishte iluzionin se argumentet e tij tė drejta, tė mbėshtetura me qėndresėn e organizuar tė popullit shqiptar, do tė ndikonin pėr njė ndryshim nė qėndrimin e Francės, e cila, ndonėse ishte pėrkrahėse e pretendimeve greke ashtu si dhe Fuqitė e tjera, nuk ishte e interesuar pėr prishjen e statuskuosė nė Ballkan.
Nė takimin qė patėn me ministrin e Jashtėm Francez, Vadingtonin, pėrfaqėsuesit e Lidhjes Shqiptare i deklaruan atij se protokollet e Kongresit tė Berlinit lidhur me kufirin jugor kishin sjellė shqetėsime nė tė gjithė Shqipėrinė, dhe, pasi kundėrshtuan bindjen e Vadingtonit se cedimet nė favor tė mbretėrisė greke nuk do tė shkaktonin kundėrshtim nga ana e popullsisė, ata shprehėn vedosmėrinė e popullit shqiptar pėr t'i dalė zot vendit tė tyre „nė rast se nuk do tė merreshin parasysh protestat dhe nuk do tė njiheshin tė drejtat e tij".13
Pėrgjigjja zyrtare qė Vadingtoni i dha delegacionit tregonte se kabineti francez njihte Portėn e Lartė si tė vetmin autoritet me tė cilėn mund tė bisedohej pėr kėtė problem dhe, e pėrcolli atė te Konferenca e Stambollit me „premtimin" se „do t'i jepte udhėzime ambasadorit tė tij nė Stamboll qė tė mos u bėhej ndonjė padrejtėsi tė dyja palėve".14
Shprehje akoma mė e hapur e kėtij qėndrimi ishte paraqitja e shtrembėruar e problemit shqiptar nė gazetėn zyrtare „Republica Franceze" e cila e konsideronte kombėsinė shqiptare „vetėm njė endėrr tė disa kokėkrisurve".15
Duke iu pėrgjigjur kėsaj gazete dhe indirekt edhe qarqeve qeveritare franceze nė artikullin e botuar nė „Monitėr Universel", nė maj 1879, Abdyl Frashėri shkruante: „Franca qan gjithmonė humbjen e krahinave tė saj. Banorėt e Alsasė dhe Lorenės rėnkojnė kur kujtojnė privimin e kombėsisė sė tyre. Pėrse njė gazetė franceze i gjen qesharakė shqiptarėt, tė cilėt pėrpiqen tė evitojnė rrezikun e njė fatkeqėsie tė tillė"?16
Nė maj tė 1879-ės, delegacioni shqiptar vizitoi kryeqytetin e Anglisė, Gjermanisė dhe tė Austro-Hungarisė. Kėto fuqi, ishin mbrojtėse mė tė vendosura tė parimit tė ruajtjes sė Perandorisė Osmane, parim qė u shėrbente atyre pėr tė ndaluar depėrtimin e mėtejshėm tė Rusisė dhe influencės sė saj nė Ballkan dhe pėr tė vazhduar vetė grabitjen e Turqisė. Rrjedhimisht ato ishin kundėr ēdo lėvizjeje ēlirimtare qė mund ta prishte statuskuonė e me tė edhe Perandorinė. Si pasojė edhe qėndrimi i tyre ndaj pėrfaqėsuesve tė Lidhjes Shqiptare ishte pothuajse i njėjtė dhe negativ. Kabineti anglez, i interesuar pėr tė evituar „trazimet e kom-plikimet" e paparashikuara dhe tė padėshirueshme pėr tė nė Ballkan, si dhe pėr tė qenė „korrekt" me zotimet e fshehta qė kishte marrė ndaj Portės nė ēastin e marrjes sė ishullit tė Qipros, ishte bėrė, sipas shprehjes sė njė gazete tė kohės „garancia mė e sigurtė"17 pėr Turqinė.
I trembur nga njė kryengritje shqiptare, kabineti anglez mendonte se mbretėrisė greke i duheshin dhėnė ato territore qė mund ta forconin atė, por jo ato qė ajo nuk mund t'i nėnshtronte e t'i sundonte nė rrugė paqėsore. Prandaj ai pėrdori tėrė ndikimin e vet qė mbretėria greke tė hiqte dorė nga pretendimet mbi Janinėn dhe mbi territoret e Shqipėrisė Jugore, tė cilat ajo nuk mund t'i merrte dot pa luftė. Nga ana tjetėr Anglia nuk ishte e interesuar aspak qė tė pėrkrahte qoftė edhe moralisht ēėshtjen shqiptare. Ishin kėto arsyet qė nėn maskėn e ruajtjes sė statu-kuosė, „tė paqes dhe tė drejtėsisė", nuk u prit zyrtarisht dele gacioni shqiptar. Lord Salisbėri mė nė fund „denjoi" ta priste delegacionin shqiptar, jo nė Forejn Ofis, por nė shtėpinė e tij. Pasi pėrfaqėsuesit shqiptarė i parashtruan dėshirat e kombit tė tyre dhe i dorzuan memorandumin, ai u mundua „t'i qetėsonte" ata duke u deklaruar se pėr kėtė ēėshtje do t'i jepte udhėzime ambasadorit tė tij nė Stamboll, dhe se shpresonte se nuk do t'i jepej (Greqisė) ndonjė gjė nga Epiri.18 Pra Anglia i pėrcolli emisarėt shqiptarė pa marrė pėrsipėr asnjė angazhim nė pėrkrahje tė tė drejtave tė popullit shqiptar.
Akoma mė i keq qe qėndrimi qė mbajtėn ndaj delegacionit Gjermania dhe Austro-Hungaria, tė cilat nuk denjuan as ta prisnin fare atė.
Kabineti i Berlinit, vazhdonte tė ishte pėr „inkurajimin e perspektivave" tė zmadhimit tė mbretėrisė helene edhe nė kurriz tė tokave shqiptare, pėr ta pėrdorur atė si kundėrpeshė ndaj pan-sllavizmit, kėtij rreziku serioz" pėr Evropėn Lindore. Me kėtė shpjegohet edhe fakti qė qarqet qeveritare gjermane nuk pranuan tė zhvillonin kurrfarė bisedimesh me pėrfaqėsuesit nga Shqipėria, e cila sipas Bismarkut nuk ishte veēse njė „shprehje gjeografike". Siē shprehej sekretari i shtetit Bulov, ndaj delegacionit shqiptar do tė mbahej njė qėndrim mjaft mospėrfillės.
Kabineti i justifikoi qėndrimin e vet duke deklaruar se „nuk ishte i interesuar drejtpėrdrejtė nė punėt qė i pėrkisnin Lindjes" (gjė qė nuk ishte aspak e vėrtetė) dhe se meqė „nuk kishte pra-nuar gjer tashti asnjė pėrfaqėsues qė kishte ardhur nga (vendet) e Lindjes",19 nuk mund tė priste as delegacionin shqiptar. Pėrsa i pėrket memorandumit qė iu dorėzua, Bulovi nuk ngurroi ta cilėsojė me cinizėm si „aspak interesant" dhe se „nė ēdo radhė" tė kėtij ai shihte „vulėn e njė ekzagjerimi tendencioz".20
I njejti qėndrim iu rezervua delegacionit edhe nė kryeqytetin e Perandorisė Habsburge nė Vjenė. Austro-Hungaria, e interesuar jo vetėm pėr ruajtjen statuskuosė por njėkohėsisht edhe si njė fuqi me synime tė drejtpėrdrejta nė Ballkan, aspironte tė shtrihej nė pjesėn Perėndimore tė tij, duke pėrfshirė edhe tokat shqiptare deri nė Vlorė. Si rrjedhim ajo e orientonte politikėn e vet kundėr lėvizjes shqiptare.
Nė kėto kushte kancelari i Rajhut dhe Kont Andrashi, ashtu sikurse kabineti i Berlinit, nuk i pritėn pėrfaqėsuesit e Lidhjes Shqiptare nėn pretekstin se nuk ishin pranuar as pėrfaqėsuesit e Rumelisė Lindore.21
Ky qėndrim i kabineteve tė Berlinit dhe tė Vjenės ndaj emisarėve shqiptarė, qė nuk ndryshonte nė thelb nga ai i kabineteve tė tjera dėshmonte se qarqet zyrtare tė Fuqive tė Mėdha vazhdonte me konsekuencė politikėn e mosnjohjes sė popullit shqiptar si komb mė vehte,duke i konsideruar thjesht si shtetas tė Perandorisė Osmane.
Lidhja Shqiptare nuk u tėrhoq pėrballė kėtij qėndrimi armiqėsor e mospėrfillės tė Fuqive tė Mėdha ndaj interesave tė popullt shqiptar.Ajo iu pėrgjegj kėsaj mospėrfilljeje duke luftuar me armė nė dorė pėr tė mbrojtur tė drejtat e kombit shqiptar.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25678
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Kongresi i Berlinit dhe Qėshtja Ballkanike Empty Re: Kongresi i Berlinit dhe Qėshtja Ballkanike

Post by Naki Sun 12 Feb 2012, 01:28

Kongresi i Berlinit dhe Qėshtja Ballkanike Shen-s10KOMISIONI NDĖRKOMBĖTAR DHE ĒĖSHTJA SHQIPTARE GJATĖ VITIT 1880
Fillimi i Krizės Lindore 1875-1878, i kishte preokupuar Fuqitė e Mėdha evropiane rreth trashėgimit tė tokave qė Perandoria Osmane ende i mbante nė Gadishullin Ballkanik e edhe mė gjerė. Nga Fuqitė e Mėdha mė tė interesuarit pėr kėto vise ishin Rusia dhe Austro-Hungaria. E para dėshironte tė mbizotėronte nė kėto treva drejt realizimit tė planeve tė saj pansllaviste, kurse e dyta synonte ta okuponte Bosnėn dhe Hercegovinėn dhe ta shtonte ndikimin e saj nė pjesėn perendimore tė Ballkanit dhe kėshtu tė krijonte kushte pėr depėrtim nė Lindje. Kėto dy Fuqi tė Mėdha nė korrik tė vitit 1876 bėnė njė marrėveshje nė qytetin Rajshtat, lidhur me ndarjen e sferave tė interesit nė kėto treva. Kėto pazarllėqe bėheshin nė kurriz tė popujve tė nėnshtruar tė Ballkanit. Edhe Konferenca e Stambollit nė dhjetor tė vitit 1876 dėshmoi qartė se shtetet e mėdha vepronin drejt realizimit tė planeve tė tyre pushtuese. Ato nuk donin tė ēanin kokėn pėr dėshirat dhe tė drejtat legjitime tė popujve tė vegjėl ballkanikė, por shpesh herė i pėrdornin si pionė nė tabelėn e komplikuar tė shahut ballkanik.
Njė politikė e tillė e Fuqive tė Mėdha doli nė shesh edhe gjatė bisedimeve tė Paqes sė Shėn Stefanit midis Rusisė dhe Perandorisė Osmane. Si ngadhėnjyse nė luftė, Rusia i diktoi Portės sė Lartė kushtet e Traktatit tė Paqes sė Shėn Stefanit, me qėllim qė t'i realizonte planet e saj pėr dominim nė Gadishullin Ballkanik dhe pėr krijimin e principatės sė madhe bullgare si njė guberni ruse. Edhe me kėtė rast diplomacia ruse i harroi popujt e vegjėl e tė nėnshtruar tė Ballkanit. Ajo i harroi edhe rivalet e veta, Fuqitė e Mėdha. Prandaj, kundėr njė Traktati tė tillė e ngritėn zėrin popujt e dėmtuar, e nė radhė tė parė shqiptarėt, trevat e tė cilėve do t'i pėrfshinte nė njė pjesė Bullgaria e Shėn Stefanit. Tė goditur nga mospėrfillja e Rusisė dhe Perandorisė Osmane, shqiptarėt e viseve tė Dibrės, Kosovės etj., u dėrguan telegrame protestuese e memorandume, duke shprehur mospajtimin e tyre me Traktatin e Shėn Stefanit.1
Me nje marrėveshje tė tillė nuk u pajtuan as Fuqitė e Mėdha, rivale tė Rusisė, tė cilat kurrėsesi nuk mund tė lejonin dominimin e Rusisė nė Gadishullin Ballkanik. Me insistimin e tyre u konvokua Kongresi i Berlinit, qė kishte pėr qėllim revidimin e Traktatit tė Shėn Stefanit. Mirėpo, edhe nė Kongresin e Berlinit u bėnė pazarllėqe tė shumta, derisa mė nė fund nuk u gjet kompromisi, po ashtu nė kurriz tė popujve tė Ballkanit, tė cilėt luftonin pėr liri dhe pavarėsi tė tyre.
Populli shqiptar nuk u pajtua edhe nė kėto pazarllėqe tė Fuqive tė Mėdha, por qė nga ditėt e para tė Kongresit tė Berlinit me anė memorandumesh tė shumta nga viset dhe grupet e ndryshme, u bėnte me dije Fuqive tė Mėdha se trevat e tyre nuk ishin tė shkreta, se ata i zotėrojnė dhe kėrkojnė realizimin e tė drejtave tė tyre. Ata nė kėtė mėnyrė u tregonin Fuqive tė Mėdha nė Kongresin e Berlinit, se ekzistonin si komb, se kishin territor tė pėrbashkėt nė tė cilin jetonin dhe se ata nuk ishin as turq, as austriakė, as sllavė.2 Kėsisoj ata kėrkonin t'u njihej ekzistenca kombėtare, e drejta pėr vetėvendosje, territori kombėtar dhe integriteti territorial. Shqiptarėt kėshtu donin t'u tregonin Fuqive tė Mėdha se nuk pajtoheshin me pazarllėqet qė bėnin ato me trevat e tyre,3 duke i kėnaqur lakmitė e qarqeve tė ndryshme. Megjithatė, kėto qarqe nuk ia paraqitėn Kongresit tė Berlinit kėrkesat shqiptare pėr njohjėn e autonomisė.
Megjithėse Fuqitė e Mėdha nė Kongresin e Berlinit nuk u angazhuan drejtpėrdrejti pėr shqyrtimin e kėrkesave shqiptare pėr shkaqe tė shumta, ato nė mėnyrė tė tėrthortė u ndikuan nga memorandumet shqiptare. Pėr tė zbutur reagimet e popujve qė edhe mėtutje do tė mbetnin nėn sundimin e Perandorisė Osmane, ato nė nenin 23 tė Traktatit tė Berlinit kishin paraparė disa reforma, qė gjoja do tė ua lehtėsonin kushtet jetėsore popujve tė robėruar, pra edhe popullit shqiptar. Nė nenin 23 thuhej se Porta detyrohej tė krijonte komisione tė veēanta, nė tė cilat duhej tė pėrfaqėsohej nė mėnyrė shumė tė gjerė elementi vendės; pėr tė hartuar rregullore tė posaēme, qė do t'ua siguronin kėtyre krahinave njė ad-ministratė autonome, analoge me atė tė Kretės.4 Lidhur me kėtė shtetet evropiane do tė formonin njė Komision Ndėrkombėtar (Komisioni evropian), me qėllim qė tė hartonte projektin e reformave tė pėrmendura dhe tė mbikėqyrnin realizimin e tyre.
Porta e Lartė gjatė kėsaj kohe kishte pėr detyrė nė radhė tė parė tė zgjidhte ēėshtjėn kufitare me Malin e Zi dhe Greqinė, sipas vendimeve tė Kongresit tė Berlinit. Por kėto vendime i kundėrshtonte Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e cila konsideronte se cenoheshin viset e banuara me shqiptarė. Qėndrimi i vendosur i Lidhjes Shqiptare kundėr pazarllėqeve tė Fuqive tė Mėdha, ndikoi qė atuoriteti i Lidhjes dhe rėndėsia e saj tė rriteshin dita-ditės nė sytė e opinionit publik evropian. Kėrkesa pėr autonominė e Shqipėrisė, tė cilėn e kishte shtruar Lidhja Shqiptare, pati ndikim edhe mbi Komisionin Ndėrkombėtar nė Stamboll, qė tė ketė parasysh popullin shqiptar gjatė vendosjes sė fatit tė tyre, ose si shėnon ambasadori anglez nė Stamboll Goshen, se kombin shqiptar duhet parė si njė element qė nuk duhej kapėrcyer me rastin e ēdo kombinacioni tė ardhshėm politik nė Ballkan.5 Kjo flet pėr faktin se Lidhja Shqiptare me aktivitetin e saj kishte kontribuar qė edhe Fuqitė e Mėdha ta kishin parasysh kėtė faktor tė brendshėm.
Ambasadori austro-hungarez nė Romė, nė raportin e tij mė 14 maj 1880, shkruan se Perandoria Osmane nuk ishte nė gjendje t'i shtrėngonte shqiptarėt dhe t'i detyronte tė pajtoheshin me vendimet e Kongresit tė Berlinit dhe se, mė nė fund, dashur padashur do t'ua njihte njė autonomi.6 Eshtė fakt se ēėshtjėn shqiptare e kishte shqyrtuar Kėshilli i Ministrave i Perandorisė Osmane, qė dėshmon edhe procesverbali i 6 qershorit 1880, nga i cili shihet se gjatė shqyrtimit tė saj pati mendime divergjente. Kėshtu pati mendime qė tė njihej autonomia shqiptare, por mė nė fund mbizotėroi ideja e kundėrt dhe u muar vendimi qė kundėr Lidhjes Shqiptare tė dėrgoheshin forca ushtarake pėr tė rivendosur pushtetin osman dhe tė hudheshin poshtė kėrkesat e Lidhjes pėr autonominė e Shqipėrisė.7 Se aty u shfaqėn mendime divergjente, dėshmon edhe raporti i ambasadorit austro-hungarez nga Stambolli, nė tė cilin thuhet se dėshira e sulltanit pėr krijimin e njė vilajeti shqiptar, me angazhimin e Said pashės u hodh poshtė.8 Pėr t'u marrė njė vendim i tillė ndikuan edhe diplomatėt e huaj. Kėshtu, ambasadori austro-hungarez nė Stamboll kėrkonte nga Porta e Lartė tė ndėrmerreshin masa mė energjike kundėr Lidhjes Shqiptare, me qėllim qė ajo tė mos bėhej faktor me rėndėsi nė kėto vise.9 Ky kishte kėrkuar qė tė hudhej poshtė kėrkesa e Lidhjes Shqiptare pėr autonomi.
Nė bazė tė raporteve diplomatike, mund tė pėrfundohet se Qeveria italiane duke synuar tė shtonte ndikimin e saj ndėr shqiptarėt, si dhe pėr ta kundėrshtuar qėndrimin e Austro-Hungarisė, kishte propozuar qė shqiptarėve t'u njihej autonomia.10 Ky propozim hasi nė kundėrshtim tė pėrfaqėsuesėve tė Francės, Rusisė dhe Austro-Hungarisė.
Ēėshtja e autonomisė shqiptare ishte shqyrtuar edhe para Komisionit Ndėrkombėtar nė Stamboll, i cili, nė bazė tė nenit 23 tė Traktatit tė Berlinit, duhej tė hartonte njė projekt reformash pėr viset evropiane tė Perandorisė Osmane. Pėrfaqėsuesi anglez nė Komisionin Ndėrkombėtar doli me propozim qė shqiptarėve t'u njihej qeverisja autonome, duke bėrė njė lloj decentralizimi tė pushtetit administrativo-politik tė Perandorisė Osmane. Njė mendim tė tillė kishte edhe kryeministri liberal anglez Gledston. Ky mendonte se shqiptarėve duhej dhėnė njė kompensim pėr territoret e humbura me vendimet e Kongresit tė Berlinit. Njė mendim tė tillė e pėrkrahnin edhe pėrfaqėsuesit diplomatikė tė Anglisė nė Stamboll Layard dhe Goshen. Gosheni kishte deklaruar se ēėshtja kufitare nuk mund tė zgjidhej pa konflikte, po tė mos i jipej popullsisė shqiptare njė satisfakcion, duke i kėnaqur aspiratat e tij legjitime.11 Njė propozim i tillė i pėrfaqėsuesit anglez nė Komisionin Ndėrkombėtar hasi nė rrezistencė tė vendosur tė Perandorisė Osmane dhe tė Rusisė.
Kundėr njė propozimi tė tillė ishte edhe Austro-Hungaria, pasi qė ajo ishte e bindur se njė autonomi e pėrgjithshme shqiptare do ta bėnte tė mundur dominimin e elementit mysliman, dhe kėshtu elementi katolik do tė gjendej nė pozitė inferiore.11 Prandaj, pėrfaqėsuesi austro-hungarez doli me propozim pėr autonominė e viseve veriore, ku dominonte elementi katolik, duke shpresuar se atje do ta shtonte ndikimin e saj dhe do tė krijonte kushte pėr realizimin e planeve tė saj imperialiste.
Diskutimet nė mbledhjet e Komisionit Ndėrkombėtar lidhur me zbatimin e nenit 23 tė Traktatit tė Berlinit, shkaktuan shqetėsime nė qarqet qeveritare tė shteteve ballkanike. Kėtė e deshmon edhe raporti i pėrfaqėsuesit diplomatik tė Serbisė nė Stamboll, i cili u shkruante eprorėve tė vet: Para komisionit evropian gjatė shqyrtimit tė ēėshtjes sė reformave pėr pjesėn evropiane tė Perandorisė Osmane, janė paraqitur dy tendenca kryesore: njėra pėr njė Shqipėri autonome, e tjetra pėr njė Maqedoni autonome.13 Nė kėtė raport ai shpreh frikėn se me formimin e Shqipėrisė autonome nė kuadrin e saj do tė pėrfshihej edhe elementi serb, tė cilin do ta shtypte shumica shqiptare: nė anėn tjetėr nėse do tė bashkohej me Maqedoninė, elementi serb do tė humbej nė shumicėn maqedone.14 Pėr kėtė arsye ai ishte angazhuar qė Vilajeti i Kosovės mos tė ndahej midis Shqipėrisė dhe Maqedonisė, por tė mbetej si tėrėsi nėn sundimin e Perandorisė Osmane. Lidhur me kėtė ēėshtje ai e kishte lutur edhe pėrfaqėsuesin rus nė Komisionin Ndėrkombėtar Hitrovin, qė edhe ai tė angazhohej dhe ta paraqesė ēėshtjen asisoji qė gjoja Vilajeti i Kosovės qenka i banuar nė shumicė nga elementi serb. Lidhur me kėtė Jevrem Grujiqi kėrkonte nga qeveria e tij, tė dėrgonte tė dhėna statistikore, nga tė cilat do tė shihej se Vilajeti i Kosovės banohej nė shumicė nga elementi serb. Po ashtu, ai kishte kėrkuar nga qeveria qė tė organizojė dėrgimin e telegrameve nga ana e popullsisė serbe tė Vilajetit tė Kosovės, e cila do tė kėrkonte qė tė mbetej nė kuadrin e Perandorisė Osmane.15
Ministria e Punėve tė Jashtme e Austro-Hungarisė i drejtohet me njė qarkore ambasadorit tė saj nė Stamboll dhe konsullit tė pėrgjithėshem nė Shkodėr, duke kėrkuar prej tyre qė bashkė me konsullin anglez Grin (Green) tė shqyrtonin mundėsinė e krijimit tė njė autonomie pėr viset veriore shqiptare. ,,Bisedoni edhe me zotin Grin dhe pėrpiquni qė sė bashku t'i saktėsoni modalitetet e projektit, qė kėto ditė Komisioni i reformave nė Stamboll ta aprovojė".16 Austro-Hungaria, mė vonė do tė insistojė me anė tė pėrfaqėsuesit tė vet nė Komision qė ky projekt tė aprovohet.
Londra e dinte shumė mirė se nė kėtė zonė shtriheshin interesat e Austro-Hungarisė, qė ishin nė kundėrshtim me interesat e Rusisė, prandaj vendosi tė vepronte nė bashkėpunim me Vjenėn. Kryekonsulli austro-hungarez nė Shkodėr Lippich, hartoinjė projekt mbi autonominė e viseve Veriore tė Shqipėrisė, ku do tė pėrfshiheshin viset e Shkodrės, tė Dukagjinit, tė Mirditės, tė Lezhės etj. Popullata e pėrgjithshme e tyre arrinte 92.000 frymė, prej tė cilėve 79.500 katolikė dhe 12.500 myslimanė.17 Projekti austro-hungarez kishte pėr qėllim t'i mbronte interesat imperialiste tė shtetit tė vet nė kėto vise, e qė ishte nė kundėrshtim me interesat kombėtare shqiptare dhe me integritetin territorial shqiptar, pėr arsye se ēonte drejt copėtimit tė tokave shqiptare. Projekti austro-hungarez parashihte autonominė pėr ato vise shqiptare, ku proporcioni ishte 6:1 nė tė mirė tė elementit katolik shqiptar, kurse mbarė popullsia shqiptare arrinte nė rreth 2.000. 000 banorė, prej tė cilėve si thuhet nė njė memorandum 1.000.000 ishin myslimanė, 750.000 tė besimit orthodoks dhe 250.000 tė besimit katolik.18
Me kėtė projekt parashihej nė hollėsi ndarja e Malėsisė nė rrethe administrative, por duke i ruajtur instituoionet tradicionale nė administrimin lokal siē ishin: Kuvendi i fiseve, e drejta zakonore, vojvodet etj., qė dėshmon qartė se ky projekt nuk parashihte ndryshime tė mėdha nė jetėn shoqėrore tė fiseve tė Malėsisė dhe se i vetmi qėllim ishte qė ato vise tė binin nėn dominimin e Austro-Hungarisė.19
Njė zgjidhje e tillė nuk i shkonte pėr interesi edhe Anglisė, e cila mendonte se njė Shqipėri e fortė do tė mund tė shėrbente si pengesė pėr zgjerimin e shteteve sllave drejt Adriatikut, kurse njė autonomi e viseve veriore nuk do tė paraqitte far pengese serioze. Gosheni mendonte se realizimi i autonomisė sė plotė tė Shqipėrisė do tė kontribuonte nė zgjidhjen e ēėshtjes Lindore. Pėrfaqėsuesi i Anglisė nė Komisionin Ndėrkombėtar Fricmoris po ashtu kėrkonte njė autonomi tė pėrgjithshme shqiptare qė do tė pėrfshinte katėr vilajetet. Ai bile insistonte tė aprovohej njė projekt i tillė i cili parashihte formimin e katėr sanxhaqeve shqiptare me qendra nė Shkodėr, Prizren, Elbasan e Gjirokastėr, qė nė tė ardhmen tė bashkoheshin nė njė njėsi autonome shqiptare.20 Kjo nė realitet ēonte kah realizimi gradual i autonomisė shqiptare, por hasi nė kundėrshtim tė fortė tė pėrfaqėsuesit rus, frances e austro-hungarez tė Komisionit. Duke mos gjetur pėrkrahje te kolegėt e tij, diplomati anglez nuk nguli kėmbė pėr aprovimin e projektit tė paraqitur nga ai, kėshtu qė Komisioni Ndėrkombėtar, me pėrjashtim tė pėrfaqėsuesit rus, e aprovoi projektin austro-hungarez dhe francez dhe kėtė ia paraqiti Portės sė Lartė, e cila duhej ta zbatonte nė jetė.
Nė porosinė e Komisionit ndėrkombėtar dėrguar Portes sė Lartė thtihej: „Nė qoftė se Porta e Lartė do ta shihte oportune tė bashkonte krahinat shqiptare nė njė vilajet tė vetėm — tė nėnshkruarit nuk do tė kishin asnjė kundėrshtim",21 qė do tė thotė se pėrf aqėsuesit e Fuqive tė Mėdha nė Stamboll, edhe pse hartuan disa projekte mbi zbatimin e nenit 23 tė Traktatit tė Berlinit, ato hoqėn dorė shumė lehtė nga insistimi pėr zbatimin e tyre nė jetė. Me kėtė, ata i lanė Portės sė Lartė duart e lira qė tė veprojė kun-dėr shqiptarėve si tė donte ajo.
Kjo dėshmon se Fuqitė e Mėdha pėr shkak tė kundėrthėnieve qė kishin midis tyre, nuk mundėn tė gjenin zgjidhje tė pėrbashkėt pėr tė dalė me kėrkesa kėmbėngulėse para Portės sė Lartė. Kjo u dha krah forcave antishqiptare nė Stamboll t'i hedhnin poshtė kėrkesat e Lidhjes Shqiptare pėr autonomi dhe ta shtypnin me forcėn e armėve lėvizjen kombėtare shqiptare e ta shpėrndanin Lidhjen, qė ishte faktor me rėndėsi.22
Edhe kėsaj here Fuqitė e Mėdha e treguan fytyrėn e tyre tė vėrtetė.
Duke e lėnė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare pa kurrfarė pėrkrahjeje, ato nė realitet i ndihmuan Portės sė Lartė qė tė veprojė lirisht kundėr tyre.
Duke dashur ta ruanin ekuilibrin politik tė forcave, ato i lanė popullin shqiptar dhe maqedon edhe mė tutje nėn zgjedhėn e sundimit tė urrejtur osman, pėr tė derdhur gjakun e tyre edhe tri dekada nė luftėn pėr ēlirim kombėtar.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25678
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Kongresi i Berlinit dhe Qėshtja Ballkanike Empty Re: Kongresi i Berlinit dhe Qėshtja Ballkanike

Post by Naki Sun 12 Feb 2012, 01:29

DISA DOKUMENTE GJERMANE LIDHUR ME LUFTĖN E DERVISH PASHĖS KUNDĖR LIDHJES SĖ PRIZRENIT NĖ SLIVOVĖ, SHTIMJE, CARRALEVĖ DHE DUHĖL, MĖ 1881

Lidhja e Prizrenit ėshtė njė ndėr ngjarjet mė tė rėndėsishme tė historisė sė popullit shqiptar gjatė periodės sė Rilindjes Kombėtare Shqiptare.Si pėrfaqėsuese e gjithė kombit ajo ngriti pėr herė tė parė me forcė e nė mėnyrė tė organizuar, ēėshtjen shqiptare nė arenėn ndėrkombėtare dhe i detyroi fuqitė evropiane tė marrin parasysh ekzistencėn e kėtij kombi, nė njė kohė kur ato e mohonin krejtėsisht. Kjo Lidhje bėri qė ēėshtja shqiptare tė hyjė nė rendin e ditės sė faktorėve ndėrkombėtarė, si njė nga ēėshtjet qė kėrkonte zgjidhje. Lidhur me luftėn e Dervish pashės kundėr Lidhjes sė Prizrenit nė Slivovė, Shtimje, Carralevė dhe Duhėl tė vitit 1881 ėshtė shkruar deri tani pak, si nga historianėt tanė, ashtu edhe nga tė huajt. Dokumentet arkivore gjermane janė burim i rėndėsishėm pėr kompletimin dhe rrumbullakėsimin e tė dhėnave tė rėndėsishme tė kėsaj ngjarjeje tė ndritshme historike tė kombit shqiptar.

Dėshira qė tė kontribuojmė nė ndriēimin mė tė plotė tė luftės sė forcave tė Lidhjes sė Prizrenit kundėr ushtrisė osmane nė fazėn pėrfundimtare, na ka nxitur qė ta shkruajmė kėtė kumtesė, duke u bazuar nė dokumentet gjermane. Pėr tė dhėnė njė pasqyrė tė begatshme e tė plotė pėr luftėn nė fjalė, e cila zė vend tė rėndėsishėm nė historinė e qėndresės shqiptare tė kryesuar nga Lidhja e Prizrenit, duhet te shfrytėzohen patjetėr dokumentat e ndryshme, e jo vetėm ato gjermane. Porta duke vėrejtur me kohė rrezikun dhe pasojat qė mund t'i sillte Lidhja e Prizrenit, vendosi qė atė ta shpartallojė me gjak. Udhėheqės tė operacionit e caktoi Dervish pashėn, i cili pasi qė i likuidoi prijėsit e Degės sė Shkodrės dhe tė Shkupit, me njė ushtri prej 15 mijė vetėsh, tė armatosur mirė, u nis nė drejtim tė Kosovės, me qėllim qė tė thyente e tė shkelte qendrėn e Lidhjes Shqiptare- Prizrenin. Sipas dokumenteve gjermane, Dervish pasha mė 8 prill tė vitit 1881 erdhi nė kampin e Ferizajt, ku gjatė tėrė ditėve zhvilloi bisedime tė veēanta me eprorėt ushtarakė rreth vendosjes dhe furnizimit tė trupave tė veta. Shaip Spahiu, nėnkryetar i Lidhjes sė Prizrenit, posa dėgjoi pėr ardhjen dhe koncentrimin e njė numri tė madh tė ushtrisė turke nė Ferizaj nė krye me Dervish pashėn, shpalli njė urdhėr me kėtė pėrmbajtje:

Tė gjithė shqiptarėt nga mosha 18 e deri nė 70 vjet t'i rrokin armėt pėr ta mbrojtur atdheun. Pėr ta fuqizuar kėtė urdhėr edhe mė tepėr, ai, deklaroi: Ēdo njeri, i cili nuk do t'i bindet kėtij urdhėri, do tė konsiderohet si armik i atdheut, do tė largohet nga Lidhja dhe do tė trajtohet si tradhėtar. Nė ato vende ku pushtetin e mbanin pjesėtarėt e Lidhjes, ēdo shtėpi kishte pranuar t'i strehonte dhe t'i ushqente prej dy deri nė tre anėtarė tė Lidhjes. Nė raport flitet pėr faktin se shqiptarėt kishin pushkė tė mira tė tipit „Martin" dhe municion si dhe pėr kokėēarje' e vėshtirėsitė qė mund t'ua sillnin turqve po tė ishin mikė e monolitė. Abdyl Frashėri kohėve tė fundit i kishte vizituar shumė shtete evropiane dhe i kishte shpenzuar mėse 30 mijė lira turke, pėr interes tė Lidhjes sė Prizrenit dhe kishte bėrė ēmos qė vendi i tij ta fitonte autonominė. Me 16 prill 1881 Dervish pasha urdhėroi tė vėshtrohej terreni nė Perėndim tė Ferizajt dhe kėtė detyrė ia ngarkoi Haxhi Osman pashės, i cili me 5 batalione duhej tė orientohej nė drejtim tė Slivovės, ku, sipas informatave qė kishte, kishte zėnė pozita njė numėr i madh i shqiptarėve.

Dervish pasha kėrkoi qė tė informohet shtabi i tij pėr numrin dhe pozitat e shqiptarėve. Ai kishte urdhėruar qė rezistencėn ta thyente me zjarr. Shqiptarėt, me tė afruar tė ushtrisė turke, u larguan. Pasi po afrohej nata, Dervish pasha urdhėroi qė kėto taborre ta kalonin natėn aty. Mė 20 prill tė vitit 1881 heret nė orėn 6, Dervish pasha pėrsėri i dha urdhėr Haxhi Osman pashės tė nisej me 6 batalione nė drejtim tė Slivovės, ndėrsa Ibrahim pashės nė drejtim tė Shtimjes dhe 7 batalione. Qė tė dy kėta morėn urdhėr tė rreptė qė t'i pushtonin kėto dy vende me ēdo kusht. Ai, vetė kishte pushtuar njė kodėr, qė gjendej nė mes tė Slivovės dhe tė Shtimjes me dy batalione ushtarėsh dhe me dy bateri topash. Ai mendonte se do ta mbronte kėtė territor me topa tė vendosur mbi kėtė kodėr. Lufta filloi nė Slivovė. Ushtarėt turq, duke u ngjitur kodrės, shkėmbyen tė shtėna me forcat shqiptare. Nė kėtė duel shqiptarėt u dalluan pėr taktikė, trimėri dhe zhdėrvjelltėsi tė pashembullt, me ē'rast ngadalėsuan tempon e depėrtimit tė forcave turke, ndonėse njė suksesi tė tillė i kontribuoi pozita deri diku mė e mirė strategjike. Dervish pasha, i cili e ndiqte situatėn nga lartėsia nė kodėr urdhėroi qė tė silleshin menjėherė 6 topa nė kodėr pėrbri Slivovės, dhe hapi njė zjarr qė zgjati mė shumė se njė orė e gjysmė. Pas kėsaj kanonade tė ashpėr, shqiptarėt u larguan nė drejtim tė Shtimjes, ku hasėn nė ushtrinė e fuqishme tė Ibrahim pashės. Ndonėse e kuptuan se ishte vėshtirė ta pėrballonin kėtė luftė, vazhduan rezistencėn. Kėta tėrhiqeshin nė grupe tė vogla nė kodrinat e afėrta. Ibrahim pasha, pas njė lufte mjaft tė ashpėr, e pushtoi Shtimjen. Shtimja ishte e zbrazėt, e tėrė popullsia ishte larguar nė fshatrat e afėrta.

Nė Shtimje dhe nė Koshare ishte shkatėrruar krejtėsisht njė numėr mjaft i madh i shtėpive. Dervish pasha e vendosi nė Shtimje shtabin e vet, ndėrsa nė Ferizaj la municion dhe tre batalione nėn komandėn e njė kajmekami. Ushtria turke kishte 15 tė vrarė, pėrafėrsisht 40 tė plagosur, prej tė cilėve 8 ishin tė plagosur rėndė ndėrsa tė tjerėt lehtė, nė krahė dhe nė kėmbė. Nė mesin e tė vrarėve ishin edhe dy oficėrė. Pėr numrin e tė vrarėve dhe tė plagosurve nė anėn e shqiptareve, ka versione tė ndryshme, por konsiderohet se numri i tyre arrin nė 250 veta. Ushtarėt e plagosur turq u dėrguan nė Shkup, meqė nė Ferizaj mungonin barnat e nevojshme. Shqiptarėt e vrarė, sipas urdhėrit tė Dervish pashės, u lanė nė vend, ndėrsa tė plagosurit, sipas njė versioni duhej tė ruheshin derisa tė kthehej ushtria turke, e pastaj tė pushkatoheshin. Sipas njė versioni tjetėr, Dervish pasha do t'i ketė sjellė nė Shtimje dhe do t'u ketė urdhėruar mjekėve ushtarakė qė t'u lidhin plagėt e t'i mjekojnė. Shumica e tė vrarėve dhe tė plagosurve ishin nga Gjakova dhe Peja, por flitet se kishte edhe nga Mitrovica. Nga radhėt e ushtrisė turke dėmet mė tė mėdha i pėsuan batalionet e Izmirit, tė Kullės, tė Gordesit dhe tė Manicės. Njė nga tė burgosurit shqiptarė, i quajtur Sefė Kosharja, dy ditė mė parė kishte shkuar te Dervish pasha, pėr ta lutur qė tė mos i pushkatonte ata nė fshatin e tij. Mirėpo posa hyn nė mesin e ushtarėve turq, menjėherė jepet urdhėri qė ta varėn te lisi mė i afėrt dhe ta lėnė ashtu tri ditė, nė mėnyrė qė tė shkaktonte frikė e tmerr. Po ashtu edhe njė tjetėr luftėtar e kishin varė nė tė hyrė tė fshatit Koshare.

Me 21 prill tė vitit 1881 Dervish pasha qėndroi nė Shtimje deri nė mesditė, e mandej, duke hasur nė rezistencė nė rrugėn e Prizrenit, erdhi deri nė Duhėl (Dule), ku e kaloi natėn. Edhe kėtu shqiptarėt i bėnė rezistencė tė madhe ushtrisė turke. Luftėtarėt shqiptarė tėrhiqeshin nėpėr Carralevė dhe Suharekė nė fshatrat e afėrta, sidomos nėpėr ato tė krishtera pa shkaktuar kurrfarė dėmesh. Nė pikėpamje strategjike Carraleva ishte njė vend shumė i pėrshtatshėm pėr shqiptarėt. Aty, ata do tė mund ta ndalnin me sukses pėrparimin e trupave tė Dervish pashėi, duke u shkaktuar dėme e humbje tė mėdha trupave tė tij, sepse nga Shtimja, qė ndonėse ka kodra tė ulta qė mund tė rrehen lehtė nga zjarri i topave, me luginėn e afėrt jep mundėsi tė mrrekullueshme pėr njė luftė defanzive, pėr shkak tė pozitės sė volitshme. Kjo luginė ėshtė e ngushtė dhe ka shumė leqe, shpatie mjaft tė pjerrėta dhe pyje tė dendura pėrreth. Kėtu Dervish pasha priste rezistencėn mė tė fortė tė shqiptarėve. Ai i urdhėroi kambėsorisė qė njėherė t'i pushtonte dy shpatet pėr t'ia mėsy pastaj ngushticės, duke pėrparuar shumė ngadalė. Nė rrugė ai e lėshoi kalorėsinė tė ecte pėrpara, pas saj altilerinė e kur u bind se ishte pastruar terreni, arriti ngadalė nė Duhėl. Pra, kėtu u zhvilluan luftime tė ashpėra, me humbje tė mėdha nė tė dy anėt, ndonėse turqit e pėsuan mė tepėr. Dervish pasha u nis mė 22 prill nga Duhla, e orėn 7 tė mbrėmjes u kthye nė Prizren dhe hyri nė konakun e vet tė mėparshėm. Aty shkojnė t'i shfaqin besnikėri Qeverisė qendrore:

Ali Draga nga Mitrovica, Zija beu nga Prishtina, Esad pasha nga Tetova, Hasan pasha nga Tetova, Sadik pasha nga Dibra, si edhe myftitė e Dibrės, tė Prishtinės dhe tė Vuēitėrnės. Po ashtu, sipas lajmeve qė arrinin nga fushėbeteja, njė javė mė parė ishin mbledhur grupe tė mėdha shqiptarėsh luftėtarė tė Lidhjes sė Prizrenit nėpėr fshatrat qė gjenden nė perėndim tė stacionit hekurudhor tė Perizajt dhe Lipjanit. Qysh mė 17 dhe 18 prill tė vitit 1881 afro 4 mijė shqiptarė ishin mbledhur nė vendin e quajtur Nerodime, te lumi me tė njėjtin emėr, jo mė shumė se tre ēerek ore larg nga shtėpia kryesore e dikurshme e Dervish pashės nė Ferizaj. Me 19 prill gjendeshin rreth Shtimjes edhe disa aradha tė Lidhjes. Po sa i pa kėto, Dervish pasha i ftoi menjėherė udhėheqėsit e tyre, qė edhe kėta tė vepronin si edhe shokėt e tyre nga Shkupi e t'i shtroheshin pushtetit qendror. Nga stacioni i Shtimjes erdhi menjėherė pėrgjegja e Lidhjes, nė tė cilėn thuhej se ata nuk pranonin t'i pėruleshin Dervish pashės, i cili manipulonte dhe i injoronte tė drejtat e shqiptarėve. Thirrja e tij u refuzua. Telegrami pėrbėnte 500 fjalė. Dervish pasha nuk zgjodhi mjete pėr t'i qėruar hesapet me forcat e Lidhjes sė Prizrenit. Shqiptarėt luftuan pa ndihmėn e askujt. Ata luftuan heroikisht kundėr njė ushtrie tė armatosur deri nė dhėmbė. Lidhja e Prizrenit u shua me gjak, mirėpo, ndikimi dhe jehona e saj ishte shumė e madhe, si nė viset ku jetonin shqiptarėt, ashtu edhe nė vendet e tjera. Kjo lėvizje e zgjoi edhe mė tepėr vetėdijen e masave pėr pavarėsi. Ata u bindėn se vetėm tė bashkuar dhe duke u mbėshtetur nė forcat e veta, mund ta fitonin pavarėsinė.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25678
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Kongresi i Berlinit dhe Qėshtja Ballkanike Empty Re: Kongresi i Berlinit dhe Qėshtja Ballkanike

Post by Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum