Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO

3 posters

Page 1 of 2 1, 2  Next

Go down

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO Empty FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO

Post by jorgotelo_koncka Tue 12 Jan 2010, 09:22


FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO 344608 UJĖVARAT E FIKSIMEVE
TĖ MOSHĖS



Pėrherė mė shkarrėzehen pėrsysh
ujėvara mbresash,
ujėvara bėmash,
ujėvara fytyrash,
ujėvara karakteresh,
ujėvara vlerash e antivlerash
ujėvara flokėsh,
ujėvara ndjenjash e fjalėsh.
Jo se i pėrmbledh unė
me zor e pėrdhunė
I pėrmbledh mosha me tekat
e fiksimet e veta
Zbresin ato tė papėrmbajtura
si adoleshentet
prej shkallėsh.

Herė ledhatare e ėmbėlshore
Herė tė ngrysura dhe lėnguese
Herė me ftohtėsi bore…
Pėrmbajnė ujėvarat brenda rrymės
tėrėsinė e viteve tė mia,
tė papėrfshira
nga ylberėsia.
Mė sė shpeshti pėrshfaqen
me ngut tė pamotivuar.
Turren vrulltas
mbi vetullat
e pėrmbi qerpikėt e mi
tė moshuar.


Pėrmbajnė ato nė vetvete
tėrė torbėn e plotuar
me mėtė ėndshmet pėrjetime
Me mallin pėr vendlindje
Me pasionin pėr dije,
Me xhelozinė pėr rininė e tejshkuar
pėrzier me dhimbjet
dhe ēdo etje,
ku janė endur dhe enden:
Mbijetimi i jetės, njohja e botės, pėrjetėsia…
enden ende mbi ballin e latuar e
pėrmbi flokėt e thinjuar;

homazhe tė njėpasnjėshme duke pėrcjellė…


Vendin e merituar tė nderit
ua lė mė tė privilegjuarve
qė kam brenda shpirtit.
Vetėm emrin dhe kujtimėt e mira
ruaj me fanatizėm
pėr
ata/ato…

Nuk na lė perdja
prej guri e balte
t’i shohim
e tė na shikojnė.

Nė kupolė tė hapėsirave ndjenjėsore,
qė zemrėn kanė pėr seli;
Pėrshfaqet ballėlartė
Hyjnesha e mendimit,
respektit e nderimit

virtyteve, ėndrrave dhe shpresave
mbi tė cilat qėndron gjithėsia:
Nė piedestal tė ndjesive tė mia
nė ēdo fytyrė viti

Pėrballja e maktheve tė jetės,
Sa mė tepėr hovėzime shpirti…

Mirėnjohja,


mirėsia,


DASHURIA.
jorgotelo_koncka
jorgotelo_koncka

Shteti : Gjirokaster
Postime : 46
Kyējet nė forum : 15757
Regjistruar mė : 2010-01-12
Profesioni : Dijedhenes

http://www.jorgotelo.tk

Back to top Go down

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO Empty VARGJE EMBELSHORE (Nga Jorgo S. TELO

Post by jorgotelo_koncka Tue 12 Jan 2010, 09:28


Shkoj me mend nė Dudushore*,
Ndėrtoj vargje ėmbėlshore…
FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO 2420 1. Ē’KEMI THĖNĖ
E
STĖRTHĖNĖ?!


A mban mend,
hėnėz e ngrėnė,

Ē’kemi thėnė
e stėrthėnė?
Sy ndėr sy
ndenjėm parmbrėmė,

Ē’kemi thėnė
e stėrthėnė?
Pėrmbi bar te
molla tėndė

Ē’kemi thėnė
e stėrthėnė?
Folėm pak edhe
diē bėmė…

Ē’kemi thėnė
e stėrthėnė?
Na spėrkatėn
zogjt’ me kėngė.

Ē’kemi thėnė
e stėrthėnė?





*Dudushore = emėr lėndinash pranė
fshatit tim tė lindjes, Konckė
jorgotelo_koncka
jorgotelo_koncka

Shteti : Gjirokaster
Postime : 46
Kyējet nė forum : 15757
Regjistruar mė : 2010-01-12
Profesioni : Dijedhenes

http://www.jorgotelo.tk

Back to top Go down

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO Empty VARGJE EMBELSHORE (Nga Jorgo S. TELO)

Post by jorgotelo_koncka Tue 12 Jan 2010, 09:30

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO 2420 2. DEHUR NGA BUKURIA





Brenda kopshtrave
tė mia

Sulet vrap ujėt
nga vija.



Ē’i pėrdredh
degėt hardhia!

Luleplot vishet
kajsia.



Dehur-o nga
bukuria.

Refreni: (pas ēdo
vargu)



Rrituni,
rrush e kajsi,

Kokrraplot
me ėmbėlsi

Pėr
mua dhe miqt’ e mi.
jorgotelo_koncka
jorgotelo_koncka

Shteti : Gjirokaster
Postime : 46
Kyējet nė forum : 15757
Regjistruar mė : 2010-01-12
Profesioni : Dijedhenes

http://www.jorgotelo.tk

Back to top Go down

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO Empty VARGJE EMBELSHORE (Nga Jorgo S. TELO

Post by jorgotelo_koncka Tue 12 Jan 2010, 09:34

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO 2420 3. GUDULISJET


Vashė me fustan
tė bardhė,

Fap me sy, ēėk –
me qepallė.


Gudu-gudu-gudulia
Prush i ndez
ndjenjat e mia.

Ku gjen mė bukur, moj mike

Nat’ e dit’ me
gudulisje!

Gudu-gudu-gudulia
Prush i ndez
ndjenjat e mia.


Njė gudulisje nėn
dorė

Ma jep me gishtin
e hollė.


Gudu-gudu-gudulia
Prush i ndez
ndjenjat e mia.

Me gudulisjet nė injė

Sytė tanė
vetėtijnė.

Gudu-gudu-gudulia
Prush i ndez
ndjenjat e mia.


Le kur gudulis nė
buzė

Me buzėt e tua
shpuzė!


Gudu-gudu-gudulia
Prush i ndez
ndjenjat e mia.

Vitet vinė edhe
ikin.


Gudulisjet ndezin
shpirtin.

Gudu-gudu-gudulia
Prush i ndez
ndjenjat e mia.
jorgotelo_koncka
jorgotelo_koncka

Shteti : Gjirokaster
Postime : 46
Kyējet nė forum : 15757
Regjistruar mė : 2010-01-12
Profesioni : Dijedhenes

http://www.jorgotelo.tk

Back to top Go down

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO Empty Re: FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO

Post by Vizitor Tue 12 Jan 2010, 10:24

Pergezime per vargjet e thurura me kaq mjeshteri Z. Jorgo.

Me respekt nga patriotja juaj.
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO Empty VARGJE EMBELSHORE (Nga Jorgo S. TELO)

Post by jorgotelo_koncka Tue 12 Jan 2010, 10:32

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO 2420 4. PĖRKĖDHELITĖ

Dhelet e
pėrkėdhelitė

Gosti janė pėr tė
rinjtė.

Kalon koha kili-vili…
S’i kursen kėngėt
bilbili.

Kili-vili ikin
orėt…

S’njohin tė velur
rinorėt.

Me tė tilla pėrkėdhelje
Edhe pleqtė
s’kanė velje.

Ku ka mėri dhe
urrejtje

Shteron jet’ e
kėsaj jete.

Me gaz e
pėrkėdheli

Kalon shpirti
mrekulli.
jorgotelo_koncka
jorgotelo_koncka

Shteti : Gjirokaster
Postime : 46
Kyējet nė forum : 15757
Regjistruar mė : 2010-01-12
Profesioni : Dijedhenes

http://www.jorgotelo.tk

Back to top Go down

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO Empty VARGJE EMBELSHORE (Nga Jorgo S. TELO)

Post by jorgotelo_koncka Tue 12 Jan 2010, 10:34

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO 2420 5. VOGĖLUSHES FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO 821722
Sumbull e kėsaj
mėhalle,

vogėlane,
vogėlane,


sumbullesha
bukurane!

Para meje hapin
ndale!


vogėlane,
vogėlane,

sumbullesha
bukurane!


Mos u ngut, ec me
ngadale!

vogėlane,
vogėlane,


sumbullesha
bukurane!

Eja tek unė
pėrfare.


vogėlane,
vogėlane,

sumbullesha bukurane!
jorgotelo_koncka
jorgotelo_koncka

Shteti : Gjirokaster
Postime : 46
Kyējet nė forum : 15757
Regjistruar mė : 2010-01-12
Profesioni : Dijedhenes

http://www.jorgotelo.tk

Back to top Go down

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO Empty FALENDERIM

Post by jorgotelo_koncka Tue 12 Jan 2010, 13:40

arla wrote:Pergezime per vargjet e thurura me kaq mjeshteri Z. Jorgo.

Me respekt nga patriotja juaj.

Miresejugjeta, z. Arla, ne kete Forum mjaft interesant, qe nuk e kisha pikasur me pare!
Ju dershiroj me te miren e mundshme per ju, z. Arla, per misionin tuaj fisnik edhe si webmaster edhe si formuluese mendimesh qe burojne nga nje mendje inteligjente cilesore.
Shpresoj qe te ndihenm mire brenda ketij Forumi prestigjioz une dhe krijimet e mia, duke qene sa me produktiv ne postime dhe mjaft mirenjohes ndaj mendimeve qe do shfaqen per krijimet; vetekuptohet edhe me ndihmen e perkujdesjen tuaj.

Me sqaroni, ju lutem, cfare duhet te dergoj domosdoshmerisht, qe ta meritoj anetaresimin ne forum. FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO 225126




Btenda nje respekti te ndersjellte, Jorgo S. TELO
jorgotelo_koncka
jorgotelo_koncka

Shteti : Gjirokaster
Postime : 46
Kyējet nė forum : 15757
Regjistruar mė : 2010-01-12
Profesioni : Dijedhenes

http://www.jorgotelo.tk

Back to top Go down

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO Empty VARGJE EMBELSHORE (Nga Jorgo S. TELO)

Post by jorgotelo_koncka Tue 12 Jan 2010, 13:43

8. MARRIM KĖNGĖ THĖLLĖZORE

Djali:“Brodha malet rrėzė mė
rrėzė,

Sa tė gjeta ty,
thėllėzė!


Tė dy:
Ref: “Thėllėza
dhe thėllėzari,

rritur-o me ujė
mali

Marrim kėngė
thėllėzore,

rrethuar nga lule
bore. 1)


Vajza:
“Thėllėzar, me
ē’tė njoh unė,

Bukur do plekset
kjo punė…


Djali:
“Do tė t’mbaj
thėllėz e borės

Si nė pėllėmbė tė
dorės.


Vajza:
“Thėllėzar, sa tė
kesh mua,

S’do lėm’ dallgė
pa kaluar.


Djali:
“Me merak do
rrisim zogjtė

Shėndetmirė,
krahėfortė.

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO 463449

Vajza:
“Tė pandarė na do
jeta

Nė t’pėrpjeta,
tatėpjeta.
jorgotelo_koncka
jorgotelo_koncka

Shteti : Gjirokaster
Postime : 46
Kyējet nė forum : 15757
Regjistruar mė : 2010-01-12
Profesioni : Dijedhenes

http://www.jorgotelo.tk

Back to top Go down

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO Empty VARGJE EMBELSHORE (Nga Jorgo S. TELO)

Post by jorgotelo_koncka Tue 12 Jan 2010, 13:44

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO 391382 9. KĖRTHINJA

Sa tė pashė, ma
dehe synė,

kėrthinjė e mira kėrthinjė!

Nė zemėr mė paske
hyrė

kėrthinjė e mira
kėrthinjė!


Pėr ty nisa
gjuetinė.

kėrthinjė e mira
kėrthinjė!


Kalova brinja,
shkėmbinjė,

kėrthinjė e mira
kėrthinjė!


Seē tė gjeta nė
lėndinė.

kėrthinjė e mira
kėrthinjė!


U takuam me
dėshirė.

kėrthinjė e mira
kėrthinjė!


Hapėm shteg pėr ardhmėrinė.
kėrthinjė e mira
kėrthinjė!

Syt’ e duart na
djersinė.


kėrthinjė e mira
kėrthinjė!

Buzėt seē na
farfurinė.


kėrthinjė e mira
kėrthinjė!

Pėr dasmėn gjetėm
ujdinė…

kėrthinjė e mira
kėrthinjė!
jorgotelo_koncka
jorgotelo_koncka

Shteti : Gjirokaster
Postime : 46
Kyējet nė forum : 15757
Regjistruar mė : 2010-01-12
Profesioni : Dijedhenes

http://www.jorgotelo.tk

Back to top Go down

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO Empty Re: FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO

Post by Vizitor Tue 12 Jan 2010, 13:45

Z. Jorgo ju tashme jeni anetaresuar, madje ne menyren me te mire te mundshme . Keni zgjedhur artin e penes.Ketu cdo njeri ndihet mire duke kontribuar ne baze te dijeve qe ka dhe respektin qe tregon per tjetrin.
Une lexova krijmatrine juaj dhe do me pelqente te lexoja me teper.Eshte mire kur marrim dhe japim shkrime me vlere ketu ne forum.

Me respekt arla!
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO Empty Nje sqarim, ju lutem:

Post by jorgotelo_koncka Tue 12 Jan 2010, 13:58

Po konstatoj, se shkrimet (ne kete rast) poezite e mia me moticve popullore, po dalin si mjaft te hapura, pra me spacio dyfishe strofat njera nga tjetra. A ka ndonje menyre me komode postimi, qe te dalin te pranueshme per syrin e lexuesit, apo mund te sistemohen nga teknike te forumit? Nuk e di...
Po plakem, duke mesuar dita - dites, tjeter se shpirtin e ndiej riosh si dikur... fakt qe me nxit edhe per vargje te sojit embelshor...!
Mirenjohes qysh ne kuvendin e pare, JORGO
FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO 215631
jorgotelo_koncka
jorgotelo_koncka

Shteti : Gjirokaster
Postime : 46
Kyējet nė forum : 15757
Regjistruar mė : 2010-01-12
Profesioni : Dijedhenes

http://www.jorgotelo.tk

Back to top Go down

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO Empty Re: FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO

Post by Naki Tue 12 Jan 2010, 14:12

jorgotelo_koncka wrote:Po konstatoj, se shkrimet (ne kete rast) poezite e mia me moticve popullore, po dalin si mjaft te hapura, pra me spacio dyfishe strofat njera nga tjetra. A ka ndonje menyre me komode postimi, qe te dalin te pranueshme per syrin e lexuesit, apo mund te sistemohen nga teknike te forumit? Nuk e di...
Po plakem, duke mesuar dita - dites, tjeter se shpirtin e ndiej riosh si dikur... fakt qe me nxit edhe per vargje te sojit embelshor...!
Mirenjohes qysh ne kuvendin e pare, JORGO
FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO 215631
Po duhet te editohen nga moderatoret ja tash do i rregulloj une patjeter
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25657
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO Empty Re: FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO

Post by Voglushja Tue 12 Jan 2010, 14:42

Ju pergezoj per keto poezi xha.Jorgo FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO 166837
avatar
Voglushja

Shteti : Gjakove
Postime : 4385
Kyējet nė forum : 18790
Regjistruar mė : 2008-11-02
Profesioni : Studente

Back to top Go down

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO Empty Re: FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO

Post by jorgotelo_koncka Tue 19 Jan 2010, 23:24

SHUME FALENDERIME E MIRENJOHJE ZEMRE NJEREZORE PER FJALET E MIRA, INKURAJUESE DHE PER MODIFIKIMET E NEVOJSHME TE SHKRIMEVE TE POSTUARA. MERITONI RESPEKT E NDERIM TE VECANTE PREJ MEJE.
SE TOKU KETO PERBEJNE THELBIN E MIKPRITJES SUAJ; NDAJ NDIHEM I DETYRUAR T'UA SHPERBLEJ ME PUNEN TIME, ME SA ME TEPER POSTIME QE UNE , SIPAS BINDJES SIME, I QUAJ TE HAJRIT.
JORGO S. TELO
GJIROKASTER - SHQIPERI
jorgotelo_koncka
jorgotelo_koncka

Shteti : Gjirokaster
Postime : 46
Kyējet nė forum : 15757
Regjistruar mė : 2010-01-12
Profesioni : Dijedhenes

http://www.jorgotelo.tk

Back to top Go down

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO Empty FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO

Post by jorgotelo_koncka Tue 19 Jan 2010, 23:29

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO 19220 13. VAJ SYLESHĖT


Hapni syt’ e hapni veshėt!
Droga,droga
– ja,
Droga,
droga – jo,

vaj, syleshėt!


Botės ē’iu shtuan syleshėt
Ēfar’ gatuan katraveshėt…
Dhe tė sotmit e tė djeshėm,
Xhepat okė e boll tė ngeshėm


Ata gjetėn, ēfarė deshėn…
Shpuan damarėt rrufeshėm.
Miell tė mallkuar ngjeshėn.
Qejf kėrkuan, qejfin deshėn.


Nė fillim qeshėn sa qeshėn
Pastaj njė nga njė u zhveshėn.
Seē u bėnė si gollomeshėt.
Nuk vonoi e u ngėrdheshėn.


Keq me vdekjen u pėrleshėn
Ku i ēon mushka kaleshėt?
Botėgjorėn ē’e pėrsheshėn.
Droga, droga - ja

Droga, droga – jo

Vaj syleshėt!
Stop, syleshėt!
jorgotelo_koncka
jorgotelo_koncka

Shteti : Gjirokaster
Postime : 46
Kyējet nė forum : 15757
Regjistruar mė : 2010-01-12
Profesioni : Dijedhenes

http://www.jorgotelo.tk

Back to top Go down

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO Empty Re: FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO

Post by jorgotelo_koncka Tue 19 Jan 2010, 23:37

III
- AKSIONI“BLIC”
(Reportazh – ngjarje e jetuar) FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO 344608 Mbarimi i Botėrorit 2002 bėri qė departamentet e TVSH-sė si televizion
publik ta intensifikonin punėn lidhur me
transmetimin e emisioneve tė shtyra...

Paskali ishte duke ndjekur transmetimin e ritransmetimin e njė
rubrike me mjaft interes pėr teleshikuesit.


Bisedė e hapur nė studio.


Nė thelb tė saj ishte figura e
forcave tė mbrojtjes sė rendit.

Gazetarja pėrshfaqej me pėrvojė dhe mjaft e pėrgatitur.
Po e drejtonte bisedėn nė hullinė e ēėshtjeve qė kishin interes… Kapte
hallka qė pėrbėnin
e pėrbėjnė ende themeloren nė veprimtarinė e njė shteti demokratik tė brishtė.


xxx


Drejtues kryesorė tė policisė, kėshilltarė e specialistė, tė nxitur me
kurajė e kompetencė nga gazetarja, hodhėn dritė nė njė mori problemesh, me tė
cilėt ndeshet pėrditė jeta e veprimtaria e gjiththkujt.
Paskali po e ndiqte me kėrshėri e tejet i pėrqendruar bashkėbisedimin. Bėri pak fjalė…U kontradiktua paksa me tė shoqen. Ajo rrekej tė ndiqtenjė film serial qė po e jepte njė tjetėr kanal televiziv.
Nejse, ranė nė ujdi. Ndoqėn bisedėn nė studio...
Ta dinte Kalja (kėshtu i flisnin shkurt Paskalit), qė do rijepej tė
nesėrmen ajo rubrikė televizive pėr forcat e rendit, nuk do ta ndėrpriste shikimin e filmit prej bashkėshortes.

Ridėgjimi i opinioneve, konstatimeve dhe shpjegimeve, qė u trajtuan gjatė
bisedės, i dhanė mundėsinė ta krijonte dhe vetė njė mendim mė tė qartė e mė tė
plotė pėr rolin, funksionimin dhe figurėn tėrėsore tė uniformave blu...

Veēanėrisht e irrituan statistikat e atij tremuajori: rėnia nė krye tė
detyrės e mbi 200 policėve. Sikur tė ishin “mish pėr top”…

Ranė nė njė hark jo tė gjatė kohor..Dhe... meditimet morėn krahė...
Pyetjet retorike nuk rreshtnin nė trurin e tij:
Pse, disa arrijnė gjer nė caqet e martirizimit e disa shndėrrohen nė
harbutė, lypsarė e mosditi?!... Pse shumica e ngrenė lart figurėn e
institucionit ku shėrbejnė e disa i vėnė “minat” rolit fisnik qė u ėshtė besuar
si pėrfaqėsues themelorė tė mbrojtjes sė ligjshmėrisė?!... Mos, vallė, “Kuajt e
Trojės”, enden gjithandej edhe nė kohėt moderne…? Ruajna, Zot!

Meditimet iu pėshtjelluan, kur kujtoi, ē’i kish ngjarė njė shoku tė tij tė fėmijėrisė...
Ishte njė ndodhi, qė kish tė bėnte me moralin e disa policėve, tė cilėt ishin
degdisur nė njė krahinė malore pėr njė “shėrbim special”...
jorgotelo_koncka
jorgotelo_koncka

Shteti : Gjirokaster
Postime : 46
Kyējet nė forum : 15757
Regjistruar mė : 2010-01-12
Profesioni : Dijedhenes

http://www.jorgotelo.tk

Back to top Go down

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO Empty Re: FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO

Post by jorgotelo_koncka Tue 19 Jan 2010, 23:39

€€€

“…Nė orėt e shtyra tė mbasditeve
tė gushtit, apo dhe nė cilėndo pragmbremje, kur
freskohej paksa dita, tė rinjtė e
paktė tė mbetur nė fshat, kryesisht ish kooperativistė e shkollarė tė rikthyer,
nė njė orar tė krijuar nė njėfarėlloj norme tė pashkruar mblidheshin tok. Nė
fshatin pėr tė cilin po tė rrėfej, kam njė mik tė hershėm. Gaqo Shkrepi quhet, por Gaqi e thėrrasim shumica nė Rripishtė.Gaqi ka qenė njė dashamirės e protagonist shumėvjeēar i futbollit. Pas njė periudhe tė gjatė spitalore, edhe pse krejt i pamundur fizikisht, me tepėr vullnet dhe i tejrrokur nga pafuqia, u ngjit tek fusha, ku po loznin djemtė. I prirė nga pasioni i hershėm, dėshironte t’i kundronte nga afėr tė rinjtė e tė rikthente nė fletėt e kujtesės vitet kur lozte vetė...

Nuk ishte fjala pėr sasi kohėzgjatje. Ai ishte nė formacionin kryesor para katėr vitesh… I pėrngjante, sikur tė kish njė ēerek shekulli pa e bredhur ate fushė, pa
vrapuar pas atij topi argėtues e stėrvitės njėkohėsisht.
Me njė fėrshėllimė sinjalizuese, nisur nga njėri cep i fshatit, gjendeshin si me komandė tek fusha e improvizuar e futbollit, krejt tė hareshėm e tė gatshėm, pėr t’u “pėrleshur” keqas...
Njė mbasdite, meqė nė qiell po
bridhnin ca re arrakate, tė mbėrrijtura kushedi se nga, i detyroi tė rinjtė, ta nisnin lojėn mė parė
se zakonisht, thuajse qė pas ngrėnies sė drekės. E kishin bėrė
traditė, qė tė loznin me orė tė tėra, pa e ndier lodhjen. E me se tė
merreshin tjetėr, veē punėve tė rėndomta tė ditės pa kurrfarė fitimi?... Ēoku vinin dhe bast: Pala
qė humbiste lojėn do t ‘i jepte pale fituese nje kavanoz me komposto frutash
pėr ēdo pjesėtar. Njė stimul nxitės ky qė e ndizte mė tepėr frymėn lyftarake nė
fushė…

E pikasi Gaqi qė nga taraca e shtėpisė atė “dup-dup-in” karakteristik qė
lėshon topi kur goditet me kėmbė dhe shpėrthimet zėrore tė lojtarėve dhe, si
rrėmbeu bastunin e rrasi kapelen nė kokė iu ngjit me tepėr zor tė pėrpjetės e u
gjend te cepi i fushės.
Tė rinjtė e lanė disa minuta lojėn, iu afruan si me komandė dhe e takuan me dashuri.
Ruanin pėr mikun e tyre tė lojės mall dhe respekt tė veēantė.
Duke, parė lojėn e tyre, ku merrte pjesė dhe biri i tij, Gaqi kujtoi: “I
fantaksur kam qenė pėr kėte shejtan top para disa vitesh… Po te isha nė mal pėr
ēaj e tė shihja qė ishte ndezur loja ketu, gati rrokullisesha tatėpjetė si
vėrzop e nė kėtė tė bekuar shesh e mbaja frymėn. E dinin qė mungoja e ma mbanin vendin. Nė sulm mė sė shumti. U pėlqenin kėtyre qerratenje rioshė golat e mi me thėmbėr tė kėmbės, sa s’e merrte vesh as portieri nga do ta pėsonte. Po rashė si shpejt nga vakti, ta marrė e mira, ta marrė! Sa kapėrceva tė 45-tat, sikur rrėzohesha mė shpesh, sidomos kur mė duhej tė rrotullohesha mbi kėmbėn e majtė. Nuk me mbante dot e uruara qysh atėhere. Nuk ma merrte mendja, se diē po ndodhte brenda organizmit tim…Oj, ē’tė rrėzuar! Edhe jam gjakosur, por nuk jam lėnduar shumė.Rrėzoheshin shpesh dhe djem tė rinj. Ndaj nuk mė takonte tė bėja tersin ndaj vetes. Sikur tė mos mė dobėsohej dhe shikimi, sikur tė mos mė zaptonin periodikisht ato krizat kalimtare pa dhimbje, por te frikshme si lajmėtare ogurerrta, vėshtirė tė nisesha pėr t’u vizituar nėpėr mjekė e
aparatura.Asgjė nuk nxorėn nė dritė dhe ato.Mė thoshnin se paskisha rėnė nė
grackėn e fiksimeve…Edhe mė tė trishta pėr mua kėsi hamendėsimesh…Eh, u desh ajo kriza e fortė dhe tepėr e dhimbshme e asaj dite maji, qė tė mė telendiste si mos mė keq. E prapė desh mbeta i pandihmė, sikur ime shoqe tė mos kish ēalltisur pėr tė shkuar nė spital direkt me makinėn e njėrit nga bashkėlojtarėt e mi tė atėhershėm…”
jorgotelo_koncka
jorgotelo_koncka

Shteti : Gjirokaster
Postime : 46
Kyējet nė forum : 15757
Regjistruar mė : 2010-01-12
Profesioni : Dijedhenes

http://www.jorgotelo.tk

Back to top Go down

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO Empty Re: FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO

Post by jorgotelo_koncka Tue 19 Jan 2010, 23:41

xxx


(Paskali e ndėrpret herė – here
ligjėrimin, por nuk lajthit vijueshmėrinė e tė rrėfyerit…)


Ende nuk ishin ēarė malet. Ende nuk
ishin bėrė si lėndina me bar detet, pėr tė fryjtur nėpėr botė ajka e popullatės
shqiptare. Disi mė me vonesė nisi iknaja nga krahina jonė. Punė muajsh dhe ikja
do niste e s’do kish tė sosur. Tė rinjtė me mendje tė ngritur per t’ia mbathur
jashtė kufinjve po loznin ditė pėrditė, sikur ta dinin se nuk do tė loznin mė
per vite me radhė…
Le tė frynte, le tė vesonte, apo le tė kishte fusha edhe rreth pesė gisht borė, rituali i pėrditshėm nuk lihej kurrė pasdore.

xxx


Nėpėr ish-arėn djerrinė, lart te fusha e Rripės sė Rripishtės gjysmė tė
blertė e gjysmė zhavorrishte, Gaqi u dha sinjal rioshėve tė rindiznin lojėn.
Ata s’ia pėrtuan. Ai dalloi si vraponin pas njė topi tė shpuar disa here e tė
mbajtur me disa mballoma, ngjitur nga mė merakēinjtė vėllezėr tė njė familjeje
tok me kushėrinė e tyre e komshiun e Gaqit. Gjendeshin nė fushė nga mosha dhjetė gjer nė rreth 45-vjeēarė; midis tė cilėve edhe nga ata qė para pes vjetėsh i kish “shokė” skuadre…U ul Gaqi me delikatesė tė imponuar mbi njė gur-shkėmb zgjebarak tė ngritur rreth njė pėllėmbė nga rrafshi i fushės. Ai shkemb tė kujtonte kreshtėn e ndonjė ajsbergu. Pjesėn dėrrmuese e kish nėn dhe. Martinelėt, jo vetėm qė s’kishin mundur ta nxirrnin, por asqė kishin mundur, t’ia latonin sadopak kreshtėn. Rrije mbi tė e t’i vriste ashpėrisht tė ndėnjurat.

Si u rehatua pakėz, Gaqi iu pėrkushtua
i tėri vrojtimit tė luginės joshėse pėr relievin aq tė pėrthyer, sa e
bėnte fantazinė me krahė… Mandej kthehej e ndiqte lojėn. Po luhej me shumė
pasion e sedėr prej djelmoshave tė palodhur, kur ishin me top nėpėr kėmbė...
Herė-herė i fliste me afrimitet njėrit apo tjetrit nė emėr, pėr t’u pozicionuar mė mirė. Dikujt pėr tė saktėsuar pasin. Tjetrit pėr tė zhvilluar lojė mė kolektive e me radhė... “Mė ngjan se po u rri si rokan ēunave”, pėshpėriti pa zė. Le te lozin si tė kenė qejf.
Ndiente goxha ngazėllim pėrbrenda, teksa vėrente tė birin e shkathėt
Domosdo i bėhej zemra mal qė trashėgimtari po i rritej mė i shkathėt e shumė mė truplidhur se i ati.

Po e linte stafetėn nė kėmbė te sigurta…
I vinte mirė qė i biri ishte sedėrqar nė lojė dhe me fantazi tė zhvilluar
E ndėrkohė qė arrinte tė kryente
njė mirėkomunikim tė ndėrsjelltė me ta, kridhej tejet nė kėnaqėsi.

Asisoj ishte duke harruar “kusuret” shėndetėsore, qė kish pėrsipėr.
Entuziazmohej sidomos, kur vėrente ndonjė manovrator tė mirė tė topit,
apo ndonjė shuter tė saktė kundrejt portės sė sajuar vetėm me dy “shtylla” lisi anėsore. Horizontalja u mungonte tė dy portave. Kushedi pse i
kish rrėmbyer ndonjė makut mediokėr, qė e kish harruar rininė e vet apo qė
s’dinte se ē’ishte topi dhe futbolli. Dhe mungesa e traversės shkaktonte
shpesh “grindje”mes shokėsh, tė cilėt e pėrllogarisnin tė qenurit gol apo jo
sipas shtatlartėsisė sė portierit; ndaj dhe synohej tė merrej nė skuadėr
portieri mė shtatshkurtėr...

Kuptohet kėtu qėndronte hileja tek mė hileqarėt…se zakonisht pėr portier
zgjidhen gjatoshėt. Kurse pa shyllėn horizontale, domosdo parapėlqehej
shkurtėsia… Mjaftonte tė ishte i shkathėt dhe i guximshėm, pėr t’u vėrvitur nėpėr
kėmbėt e kundėrshtarėve, por edhe i shpejtė e i papėrtuar, pėr tė marrė topin
kur degdisej lėndinave dhe ledheve plot ferra, qė qarkonin atė copė pjerrinė tė
pėrshtatur nga vetė tė rinjtė nė terren futbolli. Njė sajesė pa asnjė pėrkrahje
nga ekonomia a pushteti i atėhershėm qenkish ajo fushė. Kurse ekonomia as qė
bėhej fjalė tė interesohej pėr argėtimin e rinisė. Ata qė drejtonin ekonominė e
kishin merakun te realizimi e tejkalimi i normave pėrkundrejt njė shpėrblimi qė
s’ishte pėr tė zėnė nė gojė.
jorgotelo_koncka
jorgotelo_koncka

Shteti : Gjirokaster
Postime : 46
Kyējet nė forum : 15757
Regjistruar mė : 2010-01-12
Profesioni : Dijedhenes

http://www.jorgotelo.tk

Back to top Go down

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO Empty Re: FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO

Post by jorgotelo_koncka Tue 19 Jan 2010, 23:43

Gaqi ndoqi me nostalgji vetėm pjesėn e parė tė lojės.


Si pėr “inat” tė tij, filloi tė
frynte veriu me shumė fresk e disi i furishėm. Apo nuk ishte fusha nė njė
pozitė dominuese tė fshatit! Atje edhe era mesatare ta merrte topin e ta
“fluturonte” harcave.



Gaqi e mbajti disa here kapelen me dorė, pėr tė mos ia fluturuar era nga
tė mundej. Kur e pa qė era po i shtonte zullumet, e hoqi fare kapelen nga
koka dhe, si e vendosi mbi lėndinėn me bar tė pėrtėritur nga shirat e fundit,
vendosi mbi tė nje gur popėl, qė tė mos mundej ta luante era prej vendit.



“Eh, ē’ėshtė ky vend pėr tė
ngritur njė mulli me erė! Lėre pastaj tė ndėrtoje ndonjė paisje pėr ta kthyer
energjinė e erės nė energji elektrike! Mirėpo njerėzit s’e kanė mendjen pėr
kėsi gjėrash. Tė tjera mendime kanė… Tė shtrydhnin trutė shkencėtarėt para e
pasnobelistė, pėr paqen, pėr shėndetin e bollėkun ekonomik njerėzor, kjo botė
do kishte tjetėr pamje e ngasjet djallėzore do ishin venitur natyrshėm…” -
meditonte ato minuta Gaqi.



Nga era e fortė qė filloi tė shungullonte te sheshi ģ Rripės kish raste
qė ta rrėmbente topin e ta linte lojėn
nė mes.Topi mund tė gjendej pas disa ditėsh kėrkimi kolektiv diku nė ledhet
xhungėl tė kopshtrave tė Gaqit.



Era e shtoi inatin…


Gaqi u detyrua ta rimerrte ca minuta kapelen nė dorė dhe ta linte
“sehirin”nė fillim tė pjesės sė dytė.



Jo pak i mėrzitur bėri largesėn e ngadaltė i mbajtur fort mbi
bastunin, qė ia kishin sjellė nga Athina. Duke u futur nė fshat, bėri njė
ndalesė (si zakonisht) tek shtėpia e
xhaxhait tė vet. Po bisedonte shkoqur me xhaxhanė dhe hallėn. Halla po
parapėrgatiste barbunjat pėr gjellėn e darkės.



- Tė ta ziej njė kafe? – pyeti nusja e shtėpisė buzėgaze si pėrherė me “kushon”,
siē ishte mėsuar t’i fliste mė sė shumti.



- As qė i vė mė nė gojė edhe kafen edhe rakinė, qysh kur ndėrroi sistemi
nė Shqipėri e normaliteti nė shėndetin tim, - reagoi Gaqi nga karrigia , ku
ishte ulur, duke pėrtypur qetėsisht mollė tė qėruara e prerė me merak nga
xhaxhai.



Ndėrēast hyri brenda portės, duke
dihatur njeri nga nipėrit shtatgjatė tė asaj shtėpie.



Foli sakaqherė pa kurrfarė takti:


- Sotirin dhe Gjinon
erdhėn dhe i morėn ata tė policisė.



- Me ne gjete tė bėsh shaka?! - foli
e para halla V. e “helmuar”gjatė gjithė jetės me disa halle familjare…



Pėr njė ēast kohor Gaqi
mbeti si i shtangur e i hutuar krejt. Si e mblodhi veten, u hodhi njė vėshtrim
pyetės xhaxhait dhe hallės. Nė fytyrėn e hallės V. u vizatua sakaq
njė zverdhje e beftė e irrituese nga ato fjalė plot mister qė sapo
pėrcolli njė nga nipėrit... Xhaxhai sikur
nuk e prishi terezinė. Pandiesia e
xhaxhait e tkurri mė tepėr shpirtin mjaft tė ndjeshėm, tė
shpejtmekshėm e tė acaruar tė Gaqit.



Iu duk se ai veri i
ftohtė dhe i pazakontė pėr stinė vere, po hynte si me patėkeq edhe nė atė
korridor tė hapur tė asaj shtėpie, ndėrtuar rreth para tridhjetė e kusur
vjetėsh..



Kur u ngrit nga
themelitė ajo shtėpi njėkatshe, por me mjedise tė bollshme pėr njė familje tė
madhen si ajo, Gaqi ishte me punė ne nje tjetėr krahinė.



Kujtonte shpesh, sa
herė gjendej nė atė shtėpi tė re, se si bleu nga xhaxhai njėrėn nga dhomat me
kryesore e mė tė mėdha tė shtėpisė sė vet poshtė, buzė vijės sė ujit.



Madje ishte fat qė u
largua xhaxhai familjarisht, se ngushtėsia do t’u merrte shpirtin tėrė jeten.
Edhe sherret nuk do kishin tė reshtur nė kushte mjerane jetese…



Gaqi ndenji disa
minuta nė gjendje pezulltie, pa ditur ē’tė thoshte e si tė vepronte. E Ndjeu mė
se tepėrmi plogėshtinė e krijuar prej sėmundjes tinzare e sidomos pasojat e
privimit prej shkathtėsise sė mėparshme…



Njė kėndez tahmaqar po rendte
gjysmėfluturmthi nėpėr oborrin tėrė jeshillėk pas dy-tri pulave tė frikuara.
Gjeli i dufshėm po i detyronte pulat nė atė ēast tė padėshiruar, tė strukeshin
nėpėr shkarpa e ferra, duke kapėrcyer me zor gardhet e shumtė.



- Ē’punė kanė zotėrinjtė policė me
Sotirin dhe Gjinon? - foli nėpėr tym Gaqi.



Ndėrkohė mendoi: “Ē’po ndodh, vallė, me djemtė tanė? Ku gjenden tani?”


- Ku janė tani? - shprehu me zė
atė ēka po mendonte.



- Tek mesi i fshatit ėshtė njė makinė e mbuluar, furgon, - u pėrgjigj djaloshi
qė sapo kish pėrcjellė atė lajm-pėrvėlim
pėr Gaqin...



- Kushedi, ē’kanė ndonjė “hall”dhe
ata, - ndėrhyri i qetė xhaxhai i Gaqit.
- Le tė bėjnė punėn e tyre... Ē’u var qillon!



- Punėn e tyre me djemtė tanė,
xhaxha?! - gati klithi Gaqi. - Ē’na
thėnke!



Kacabujtė sa venin e po i shtoheshin nė kokė. Zemra filloi t’i rrihte,
duke mos e pėrfillur fare ritmin normal.



- Nuk kanė asnjė punė ata me djemtė, - u nxeh sakaq Gaqi dhe, si mori
bastunin, vėrejti me shumė kujdes dy-tri shkallėt, qė ēonin direkt nė sheshin e
shtruar bukur me ēimento.



Hallushja e nuhati zemėratėn e trishtimin e nipēes. Ai u ngrit mė kėmbė nga
karrigia, mori bastunin e, si zbriti dy shkallėt disi tė larta me ndihmėn e
bastunit e tė nuses sė shtėpisė, u nis drejt portės e nuk harroi ta mbyllte
kanatin e saj me kataraq.



Duke mbyllur kanatin e portės prej nga po dilte, ktheu kryet pėranash.


Vuri re me bisht tė syrit se nuk po e ndiqte kush nga tė afėrmit.


Nuk po shoqėrohej as nga adoleshenti qė sapo i vuri nė dije…


Gaqi po bluante brenda vetes shkakun e shqetėsimit qė po i kapėrthente
krejt qenien.



Kaloi me goxha zor njė copė rrugė tė kalldremtė, me frikėn e mosrrėzimit.
Vazhdoi drejt qendrės sė fshatit. Njė qen rrugaē, sa e pa Gaqin me bastun, iu
sul me tė lehura kėrcėnuese. Nė pėrpjekje
pėr t’u vetėmbrojur, pėrpak desh ra pėrtokė
Duke u hepuar paksa, iu dha e u mbajt tek njė shtyllė elektrike atje
pranė. Drithėrima nė shpirtin e vrarė iu shumėfishua...



Ofshamjen pė qenin e pasoi me njė psherėtimė tė dhimbshme.


Si u bind se qeni u largua, vijoi ecjen i shoqėruar nga prushėrimi nė
kujtesė i njė ndodhie tė paracakohshme:
Njė polic rrugor, jo i gjatė, por i bėshėm e
me mustaqet mjaft tė dendura e tė zeza, ndaloi autobuzin e linjės fshat – qytet
diku nė afėrsi tė qytetit. Pa grimcė kulture
ai polic filloi tė lėshonte njė sėrė dokrrash ndaj shoferit, vetėm e vetėm se kish mbi numrin e caktuar tė
pasagjerėve vetėm njė tė sėmurė, tė
cilin e mori falė njerezillėkut, sapo arriti nė rrugėn kryesore nacionale.
Ishte mėsuar t’i “lyhej qerrja” dita-ditės policit rrugor dhe as qė pyeste nėse pasagjerėt dhe i sėmuri nė atė pisk tė
asaj vape korriku mezi ēprisnin tė mbėrrinin, pėr ku ishin nisur...
jorgotelo_koncka
jorgotelo_koncka

Shteti : Gjirokaster
Postime : 46
Kyējet nė forum : 15757
Regjistruar mė : 2010-01-12
Profesioni : Dijedhenes

http://www.jorgotelo.tk

Back to top Go down

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO Empty Re: FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO

Post by jorgotelo_koncka Tue 19 Jan 2010, 23:49

Nė atė autobus ndodhej dhe Gaqi.

- Njė “i tepėrt”qė del, ėshtė si puna ime... - tha Gaqi me zė paksa tė ngritur dhe tė revoltuar...
- Kush foli? - u sul polici brenda nė makinė, duke sokėllitur, sikur do t’i pėrpinte tė gjithė pasagjerėt e pluhurosur e tė bezdisur nga ajo rrugė malore e gropėzuar aq sa ua kish troshitur mirė plaēkat e barkut.
Dy gra po villnin nga sikleti.
Nxorėn zorrėt e barkut tė ngratat.
Dy tė tjera po u fshinin trupin e djersitur nė tejmasė fėmijėve tė raskapitur nga rrugėtimi.
Gaqi ishte ulur nė sediljen e parė.
U shfaq i ndjeshėm mjaft karshi atij mjedisi gati mbytės brenda makinės. Qė tė mos krijohej ende vonesė nėn atė diell tė dyfishtė, qė depėrtonte pėrmes xhamave, reagoi sakaq:
- Unė fola, zoti polic!
Polici hyri sėrish si njė bishė brenda dhe, duke ia ngulur vėshtrimin Gaqit,
turfulloi: “E di ē’tė bėj unė?”
Krejt i qetė pėr ēastin, por mjaft i acaruar pėr sjelljen brutale tė atij personi me uniformė blu ,Gaqi, sa u kthye paksa nga arroganti i rendit theksoi:
- Bėmė ē’tė duash, zotėri! Ja ku mė ke!...
Polici rrugor, i tejskuqur, nga qė ende s’kish marrė prej shoferit “hakėn...”, zgjati dorėn drejt Gaqit mbi pesėdhjetė vjeēar dhe, si e kapi nga kėmisha me forcė gromėsiti: “Unė tė marr e tė nxjerr nga dritarja...more vesh? Porsi njė leckė tė flak pėrjashta.”
Duke shkrofėtirė kapelja i kish shkuar sėprapthi, sikur tė qe njė rrugaē i pashkollė.
U desh tė ndėrhynin thuajse shumica e pasagjerėve qė tė kuptonte njė thėrmijzė nga ai realitet polici: nuk kish tė bėnte me dhen e dhi si para gjashtė muajve, para se tė vishte atė uniformė, por me njerėz. Madje me njerėz tė njė treve plot kulturė e arsimdashėse... Sqarimi i durimshėm qė u desh t’i bėhej atij njeriu-gdhė, se po hakėrrohej kot e po matej me njė invalid, sikur e shkundi paksa policin, sa pėr t’u tėrhequr nga ai vrull qė kish marrė, ndryshe, me sa kuptohej, ai ishte gati qė tė shkaktonte skandal nė mes tė rrugės, gjasme pėr tė mbajtur rregullin e qarkullimit rrugor. Shoferėt e pasagjerėt e dinin, se sa i hante meraku disa prej asish policėsh pėrsa i pėrket detyrės...) “Shyqyr, qė nuk i ka me bollėk Rendi tė tillėt! – irnizoi njė i moshuar nga mesi i makinės.
jorgotelo_koncka
jorgotelo_koncka

Shteti : Gjirokaster
Postime : 46
Kyējet nė forum : 15757
Regjistruar mė : 2010-01-12
Profesioni : Dijedhenes

http://www.jorgotelo.tk

Back to top Go down

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO Empty Re: FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO

Post by jorgotelo_koncka Tue 19 Jan 2010, 23:51

Kėtė episod rikujtoi Gaqi, gjersa arriti tek cepi i njė shtėpie, prej nga dallohej qendra e atij fshati tė vogėl. Nga qė pa vėrtet njė makinė policie si ato tė burgjeve, u hutua dhe gati sa s’u pengua tek njė pritė gurėsh, vendosur thellė, pėr tė devijuar ujrat...
Njė grumbull i vogėl njerėzish vėrdalloseshin nėn tendėn e arrės sė vetme qė ishte krejt pasive nė atė gurgule...
Plekseshin tė lehura qensh.
Sikur i pėrmblidhte tenda e arrės pėrreth vetes. Tė lehurat ia shponin si turielė Gaqit ēdo qelizė tė kurmit. “Edhe sikur tė jetė qendra e staneve tė luginės ketu, nuk do ishin grumbulluar kaq shumė qen…” – mėrmėriti nėpėr buzė.
Vetvetiu ndjeu njė pėrqendrim vėshtrimi nė njė pikė tė papėrcaktuar.
Si njė shenjė paralajmeruese hutese.
Mbase ishte produkt njė fillimtmerri tė padeshifruar qartė… Dalngadalė vrushkuj guximi po i trokisnin nė mburojėn e zemrės.
Si njė parapritė pėr ēfarė do ngjante pak mė pas?
Ku i dihej.
Nuk e ndali vendosmėrinė e hapave tė nisur.
Pasi u lėshoi rrėshqitas vėshtrimin tė zbriturve nga makina, u bind qė mes tyre nuk dalloi asnjė fytyrė tė njohur; qoftė dhe sadopak.Mė mirė pėr tė.
Nuk kish pse tė rezervohej nė mbrojtje tė mendimeve qė do t’i shpėrthenin
papėrmbajtshėm paspak.
jorgotelo_koncka
jorgotelo_koncka

Shteti : Gjirokaster
Postime : 46
Kyējet nė forum : 15757
Regjistruar mė : 2010-01-12
Profesioni : Dijedhenes

http://www.jorgotelo.tk

Back to top Go down

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO Empty Re: FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO

Post by jorgotelo_koncka Tue 19 Jan 2010, 23:52

Si dalloi nė atė pragmuzg edhe dy-tre bashkėfshatarė, Gaqi vijoi ecjen nė drejtim tė dy vetave me uniformė policie jo tė rregullt. Dikush kishte vetėm pantallonat dhe gjimnastiorkėn e kish hedhur mbi sup. Njė tjetėr as kapelen nuk e kishte. Vetėm njėri qe i rregullt, kurse njė tjetėr, veē shoferit, ishte krejt pa uniformė.
Polici qė kish hedhur xhaketėn krahėve e qė shpesh lemzohej duke fshirė mustaqet me dy gishtėrinjtė kryesorė tė dorės sė djathtė, po merrej direkt me tė dy djelmoshat, qė po qėndronin tė heshtur, duke mos ditur as vetė, se si ta shpjegonin situatėn e paparashikuar, nė tė cilėn ndodheshin... Dielli qė kish perėnduar me kohė, kish lėnė prapa vetes njė muzg si tė kuqėrremtė. Disa re tė murrme si gjuhė flakėsh, ngjanin si kuēedra tė stėrmėdha, qė porsa kishin “kafshuar” diellin dhe i kishin buzėt ende me “gjakun” e tij...
- Ē’keni, more zotėrinj, me djemtė tanė? - pyeti prej distance dhe tejet i emocionuar Gaqi, duke u afruar edhe mė, pa shkuar nėpėrmend as etikėn as normėn mė elementare tė komunikimit tė kulturuar me ata persona qė, me sa kuptohej sheshit, as qė kishin njohuri nga profesioni i tyre e jo mė nga mirėsjellja me publikun. Nga pikėpamja profesionale ekultura e kėtyre strukturave, ata i dukeshin Gaqit “esėll” fare, kurse realisht nga ana e “bėrjes sė qejfit vetvetes” ishin e kundėrta e tė qenurit “esėll”…
- Nuk tė duhet gjė ty, or xhajė! E dimė na, se nuk kemi ardhė pėr nonjė piknik kėnej na anėt tuaja, - ia ktheu pa pėrtesė e pa kurrfarė respekti ai polic, qė ndodhej mė pranė djelmoshave, qė ende s’i kishin veshur kėmishat, por, tė gjendur me kanotieret tėrė djersė nga loja, filluan edhe tė dridheshin prej veriut qė kish zbritur edhe nė mesfshat, duke shtuar fėshfėrimėn e gjetheve tė arrės.
Ajo fėshfėrimė i ngjante njė zemėrate kolektive. Sikur i dha forcė Gaqit tė replikonte:
- Uaa, ē’po mė thėnke zotrote! Po me kė kam punė unė? Me arrėn, apo me veriun qė po tund gjethet?
Zėri po i dilte goje Gaqit mjaft i drithėruar, me vibrime tė tejskajshme, qė as vetė nuk po mundej t’i frenonte sadopak... Ndjeu se po i shtohej njė si ngėrē apo shtrėngesė nė rajonin e zemrės.
E kuptoi menjėherė qė, nė gjendjen e vet shpirtėrore e fizike po e bėnte efektin ngacmues ai veprim i beftė, i palogjikshėm dhe krejt i patakt prej disa punonjėsve tė rendit ndaj dy tė rinjve tė atij fshati tė thellė malor.

Banorė e banore tė grumbulluar si me bar blete ēuēurisnin grupe – grupe. E kush ta merrte vesh se ē’komente bėnin?
- Nuk bėhet fjalė, se njėri nga kėta djem “problematikė” ėshtė imi, por gjetkė e kam meraku, - u tha Gaqi bashkėfshatarėve, qė po shtoheshin nga ēasti nė ēast.
Emocionet po i rriteshin, duke parė fytyrat e verdha e tė pėrlotura tė atyre tė rinjve, qė edhe vetė Gaqi po ēuditej, si nuk ishin tė prangosur ende prej asish tipash, qė ishin nė krye tė atij aksioni tė bujshėm…Zemra po ia godiste gjoksin Gaqit si me grushte tė pamėshirshėm...
- Ėshtė babai i njėrit prej djemve,
- dalloi Gaqi zėrin e njėrit prej dy bashkėfshatarėve, qė po i rrinin gati ngjitur policit kryesor, me tė cilin,me sa kuptohej, njiheshin prej kohėsh.
- Le tė jetė kush tė dojė. Nuk kemi punė me xhajėn nashtinaj, po me kėta dy hajdutėt, - palli mė fort njė nga ata pa uniformė, duke ēaēėrruar sytė sa andej-kėtej.
Njė nga bashkėfshatarėt diē po pėshpėriste vesh mė vesh me njė polic tjetėr. Makina e mbuluar nxinte, siē nxinte gjithēka pėrreth, teksa muzgu po ia linte vendin territ tė asaj nate pa hėnė.
- Tė merremi vesh, - s’iu durua Gaqit pa folur. - Ē’krim na paskan kryer kėta djem qė s’i paskemi njohur gjer tani?!...
Pėshpėshet u shpeshuan nė sheshin e vogėl tė mesfshatit..
- Kanė vjedhur dje njė familje nė krahinėn fqinje, - foli zėashpėr po ai polic, qė fshinte vazhdimisht mustaqet. - Ē’prisje ti, or Xhajė? Ē’prisje tjetėr tė bėnin kėta pehlivanė?
Ndėrkohė Sotiri, djali i Gaqit, i cili, veē turpit qė po ndiente pėr akuzėn publike, qė po i bėhej, ndiente gjithashtu dhe acarimin e gjėndjes shpirtėrore tė tė atit tepėr sensibėl ndaj situatave tė papritura...Prandaj ishte e pėrligjur fytyrėzbehtėsia, shkrehja nė lot e tij dhe moria e fjalėve pėrbetuese, qė i dolėn prej shpirtit tė porsaplagosur:
- Mos u mėrzit, o babi! Janė shpifje tė ndokujt, qė s’na njeh mirė.Dje nė fshatin ku ishim, ne nuk dolėm fare nga klinika dentare, se prisnim radhėn. Vetėm kur erdhi makina, dolėm e pimė nga njė gotė “Fresh”nė klub.
- Kėtė do ta shohim atje ku “bėhet koqja miell, nė janė shpifje apo tė vėrteta, more ēunak! - foli e gromėsiti raki thartirė njė polic me uniformė tė shkopsitur krejt.
Gaqit iu drodh krejt trupi nga ai arsyetim banal si prej njė bashibozuku e jo prej njė nėpunėsi shteti.
- Do t’i marrin, t’i pyesin dhe asgjė tjetėr, - tha me njė dozė tė lartė oportuniteti njė nga bashkėfshatarėt, qė sapo kish arritur tek arra, tok me dy policė tė tjerė, qė kutėrbonin thartirė...
Kur pa dhe dėgjoi dhe atė tip servili, Gaqit iu bė sikur u kėput njė degė e madhe arre dhe ra mbi kokėn e tij plot halle...
Si pėr dreq edhe njė tjetėr i afėrm i Gaqit (siē komentuan tė nesėrmen) edhe pse i veshur me pushtet, po rrinte krejt indiferent para asaj gjendjeje tejet tė tensionuar poshtė arrės, edhe pse kishte njohje me disa nga policėt. Sėrish, sipas komenteve, personi nė fjalė, nėn buzė paskish murmuritur, se edhe mund tė dyshohej pėr “aktin”e tė rinjve... Ndėrkohė njė nga djemtė e xhaxhait tė Gaqit, i cili, sapo ish gjendur nė atė mjedis thuajse fare rastėsisht, kur e mori vesh ē’po ndodhte midis mbrojtėsve tė rendit dhe dy tė rinjve tė fshatit, theksoi disa herė radhazi: “Unė varem…ja, tek kjo arrė, nė qoftė se kėta dy djem kanė arritur tė vėnė dorė mbi shtėpinė dhe plaēkėn e dikujt tjetėr. Ne i njohim shumė mirė, se ē’djem i kemi.More, s’po e marr vesh, ka kryepleqėsi ky fshati ynė, apo jo?!...
Eh, more zotėrinj, s’janė tė tillė kėta, ashtu siē mund t’u kenė informuar e adresuar
juve!...”
Thelbin e kėtyre mendimeve tė kushėririt Th., sapo po bėhej gati qė ta shprehte edhe vetė Gaqi, por turbullimi i skajshėm e kish zhytur nė njė ngashėrim tė shoqėruar me dėnesė, dridhje e lot. Ndaj dhe nuk mund tė fliste dot. Po e pengonte goxha edhe njė mpirje e beftė e buzės. E kuptoi se stresi i pėrftuar e i pėrshpejtuar prej asaj sajese arrogante, po vepronte ethshėm dhe pėrbindshėm nė tėrė qenien e tij...
VIJON


Last edited by jorgotelo_koncka on Wed 20 Jan 2010, 00:03; edited 1 time in total
jorgotelo_koncka
jorgotelo_koncka

Shteti : Gjirokaster
Postime : 46
Kyējet nė forum : 15757
Regjistruar mė : 2010-01-12
Profesioni : Dijedhenes

http://www.jorgotelo.tk

Back to top Go down

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO Empty AKSIONI "BLIC" (REPORTAZH)

Post by jorgotelo_koncka Wed 20 Jan 2010, 00:02

Mbėshtetur tek shtylla e elektrikut dhe mbi bastunin e vet iu sollėn nėpėrmend raste tė shumta, kur punonjės tė rendit, sidomos ata qė ishin tė arsimuar e kualifikuar, respektohen nga i madh e i vogėl dhe ndihmohen nga populli edhe nė kryerjen sa mė me efekt tė detyrės. Por,kur mungonte etika e komunikimit, marrėdhėniet kalonin nė sens tė kundėrt.... siē po ndodhte me disa punonjės policie para syve tė tij...
Nė kujtesė iu pėrcoll me shpejtėsi njė polic flokėbardhė, se sa bukur komunikonte me fėmijėt pėr grumbullimin e fishekėve. E kish pare nė ekranin e vogėl ne shtėpi. I shkoi mendja te disa bashkekrahinas te veshur dikur police, por qe ishin ku e ku me ata monstra qe kishte ballė pėr ballė…
Atyre policėve, tashmė pensionistė u kish lezet edhe veshja edhe kuvendi me njerėzit .
Ndonėse vazhdonte tė qėndronte nė kėmbėt, qė i dridheshin si nėn korent, mbahej fort mbi shkop, por e ndiente veten si nė njė gjendje “nokdauni”...
Gaqi ishte mė se i bindur dhe i sigurt, qė Sotiri dhe Gjinoja nuk mund tė arrinin kurrsesi nė veprime tė ndyta kusėrie. “Dhe ku, pa? Nė njė fshat tė huaj, qė nuk ia dinin as lagjet, as rrugėt, pa le shtėpitė dhe hyrjedaljet e tyre?!... - arsyetonte Gaqi nėn trysninė e asaj “maskarade” tė paparė ndonjėherė..
- Ku ėshtė parė e dėgjuar, qėditėn nė drekė, tė guxosh e tė hysh pėr grabitje nė shtėpinė e botės? - mezi shqiptoi Gaqi para dy grave qė po mundoheshin ta mbanin me gajret.
Ngaqė nuk mund tė futej nė debat me ata pijanecė tė veshur me njė petk tė shenjtė e tė nderuar, por qė s’e meritonin aspak, Gaqi, duke gjykuar, se nė ē’situatė e nė ē’siklet ishte zhytur vendi nga politika “ēorbė derri”, u mbyt sėrish nė ngashėrim...

Nėn trysninė e imponuar tė heqjeve tė shpirtit, filluan lotėt t’i zvarreshin faqeve e t’i binin mbi kėpucė. E shqetėsonte mė tepėr jo dyshimi tek njė veprim utopik, qė po reklamohej me aq duf nga “specialet”e trazuara me lloj-lloj speciesh, por meraku i shumėfishtė, se ata pijanecė, do t’i trajtonin djemtė sipas qejfit e jo sipas ligjit. Rrahja me shkop gome e shkelma do ishte njė shfaqje estrade pėr ta brenda nė makinė diku nga “Gryka” e heshtur, ku mund edhe tė esėlloheshin ndopak. Ajo mbremje mė e errėt se zakonisht po i ngjante Gaqit si njė kėnetė plot nepėrka e bretkosa llafazane... Edhe pse tejet i rėnduar Gaqi dėgjoi saktė disa dialogje midis bashkėfshataresh dhe policėsh. Njera, qė e kish shtėpinė disa hapa larg makinės sė zezė arriti tė shprehej me zė tė dridhur:
- Ishte dhe vajza ime me ta dje nė atė fshat dhe thotė qė tė tre nuk u ndanė nga shoqi - shoqi, sa mbaruan punė tek dentistėt...
- Pa na u hiq prej kėtej, nė s’ke qejf tė tė marrim dhe ty nė makinė! - klithi xhaketshkopsituri.
- Po, po, isha dhe unė me kėta, - foli e druajtur dhe e trembur vetė vajza.
- Po ti mos do tė hash ndonjė shkop gome, qė mė dalke si “krahu i shtogtė”- ndėrhyriu mustaqeziu, qė e kishte shkabėn e kasketės nga ana e zverkut.
- Sotiri ka dhe babanė tė sėmurė dhe ju po e bėni mė keq, - u dallua zeri i njė gruaje tė moshuar.
- Shko tek plaku ti, se mos gremisesh rrugės! - qe pėrgjigja qė mori plaka.
Gaqi u rrok nga njė dėnesė e theksuar. Dy - tri gra qė po i jepnin kurajė, e morėn pėr krahu dhe, duke u grindur me policėt, e zbritėn tek shtėpia nė fund tė fshatit.
Gruaja e Gaqit mbeti e tronditur dhe e habitur disa sekonda, kur brenda portės pa tė shoqin tė shoqėruar. Iu kujtua menjėherė, se mos i kish ndodhur si njė vit mė parė, kur i kish rėnė tė fikėt nė mes tė oborrit. Mos, vallė, i kish ndodhur e njėjta gjė jashtė
shtėpisė?...
Dėnesat e Gaqit nuk kishin tė mbaruar as gjatė rrugės as kur e ēuan nė shtėpi. Nuk po gjente forca, ta pėrmbante sadopak veten e t’i jepte shpjegime gruas sė alarmuar. Aq i ndjeshėm ish bėrė, pasi u sėmur para tre vjetėsh, sa edhe gėzimi edhe trishtimi i papritur e emociononin jashtėzakonisht gjer nė dridhje e pėrlotje...
Mirė qė ishin ato dy gratė dhe e sqaruan pėr gjithēka shoqen e tyre, gruan e alarmuar tė Gaqit. Si e mblodhi pakėz veten,
Gaqi u tha grave:
- Kushedi nga janė mbarsur kėta ēobenj - policė e duan tė pjellin nė fshatin tonė... Duan ta nxjerrin inatin e “mundimit” mu kėtu ndaj djemve tanė... Duan tė dėfrehen, tė kėnaqin kapriēiot vetiake nė kurrizin tonė. S’ke ē’u bėn, kur gjejnė follosh edhe mes nesh... Nuk na mungojnė edhe neve servilėt, njerėzit me disa fytyra…
Edhe halla, e sėmurė dhe ajo, ishte tepėr e merakosur, pėr ē’i kishin thėnė nipėrit…
Zbriti nėpėr natėn pa drita e pa hėnė rrugicės sė kalldremtė, duke u mbajtur anės mureve dhe, ashtu me tė zeshkat e zakonshme, u gjend brenda portės sė hapur e u ngjit tek sheshi i shkallės. I kapi Gaqit dorėn gjysmė tė paralizuar dhe, duke ndierė, sesi dora e tij po dridhej nė dorėn e saj, filloi t’ia fėrkonte me dhembshuri tė dukshme, duke i thėnė me zė tė ulėt: “Mos u mėrzit! Ata na marrin tė keqen e jo tė vėnė dorė mbi Sotirin,qė s’u thotė “plaē” as gurėve tė rrugės...”
Gaqi hodhi sytė drejt qiellit tė copėzuar nga shtrati i dendur i pjergullės, prej nga mezi dalloheshin ca yje nėpėr shtresa resh dhe pėrtypi brenda vetes edhe njė shkulm tjetėr dėnese... Rreth tij u shtuan dhe disa fqinjė.
Ndėrkaq ia behu nė oborr Sotiri:
- Ndėrhynė gjithė ata nga fshati e mė lanė mua, - foli mė tepėr pėr tė qetėsuar tė atin qė ia dinte hallin, se sa pėr shpirtin e vet tė sapoēliruar. Gjithė sa ishin mbledhur, e shprehėn hapur gėzimin pėr kthimin e Sotirit.
U dėgjua zeri i Gaqit:
- Po Gjinon e lėshuan?
- Akoma jo...
- Epo… o t’u marrin tė dyve, o asnjerin. Po vete njė djall e gjysmė kjo punė sonte...
Qėndonte krejt ģ pezullt, duke pėrtypur gjiththfarėsoj mendimesh.
Dėshironte tė mos ģ mbante per vete. Por e kish njė merak. Kur synonte t’ģ shprehte, ato mezi i delnin buzėsh.
Sapo ģ dha karar tė lėshonte ndonjė frazė, hyri nė oborr lajmi i shumėpritur: Edhe Gjinon e nxorėn nga makina. Atė e kishin futur nė makinė, nė sy tė tė atit tė tij. E kishin ēuar rreth pesėqind metra larg fshatit dhe, si i kishin thėnė ca fjalė e urdhėra, e kishin lėnė tė lirė.
Biseda tek sheshi i shkallės u shtua edhe mė. Gjithėsekush jepte opinionin e vet, mė sė shumti, pėr tė qetėsuar tė zotin e shtėpisė. Hamendėsimet ishin nga mė tė ēuditshmet… Ato tirreshin hollė…Tirreshin si edhe etiketimet e atyre njerėzve tė thjeshtė pėr ata policė kapadainj, pjesėtarė tė atij “Aksioni - blic”, siē e cilėsoi vetė Gaqi nė bisedė e sipėr. Mendime u zbrazėn edhe nė adresė tė tre-katėr bashkėfshafshatarėve, qė ishin pozicionuar, si tė ishin “opozitarė” tė dy familjeve qė u etiketuan “problematike” nga njė dėrgatė uniformash blu...
Kish nga ata qė gurgulenė nėn arrė prej ndodhisė sė papritur e ndoqėn nga qoshkat si kureshtarė tė pasionuar. Nuk denjonin e as begenisnin tė afroheshin, qė tė ndikonin sadopak nė cilindo krah tė interpretimit tė asaj ngjarjeje tė ngritur e tė sajuar pa kurrfarė vėrtetėsie reale. Ajo ishte njė dėshmi e ndėrtuar mbi pėrgojime tė dyshimta apo tė pavlefshme... Ndokush qė ishte i pranishėm, ndoshta priste djallėzisht, se ēfarė do t’u bėnin djelmoshave... Ndonjėri edhe kish fėrkuar duart prej njė kėnaqėsie tė pakuptimtė brenda kornizės sė atij zullumi ēnjerėzor...
Edhe pse bėhet fjalė pėr njė fshat tė vogėl e me tradita tė vyera, nė kushtet e njė sistemi, ku “mbret” parapėlqehet fitimi, nuk ishte e mundur qė marrėdhėniet shoqėrore tė shkonin si nė “vaj”... E kundėrta mund tė shfaqej si mė e pranueshme e mė e besueshme... Zakonisht nė mjedise mė tė ngushta, cinizmat janė mė tė “gjėra”…
Bėhet fjalė pėr njė fshat ku investimet nga tė mėrguarit e shumtė po vonoheshin tė startonin krahasimisht me fshatra te tjerė tė krahinės.
- Xhaxhi Gaqi! - thirri Gjinoja - duke u ndodhur me dy-tre hapa tė mėdhenj pranė babait tė Sotirit. - Vura re, se u mėrzite e u trishtove shumė pėr ne... Nuk na ke njohur mirė, apo si?
Sotiri asokohe po qeraste pjesėmarrėsit me pije freskuese
- Nga meraku se mos hanit ndonjė dajak kot mė kot, more Gjino, prandaj!...
- Kur mė morėn me makinė gjer tutje gurrės, mendova se do mė zhdėpnin mirė dhe mė ikėn lotėt edhe pse e dija se s’kishim asnjė faj. Po mė shumė u mėrzita kur njėri nga ata qė erdhi tek fusha e sportit ia pėrveshi kot sė koti me shkop gome Sotirit.
Sotiri qė po dėgjonte me admirim Gjinon, vendosi instiktivisht dorėn tek kofshėt, ku ende ndiente dhimbjen e pėrftuar pak mė parė prej trimoshit polic. Pas njė pauze, Sotiri pyeti shokun:
- Prapė tė pyetėn nė makinė?”
- Asnjė pyetje s’mė bėnė, - u shpreh Gjinoja. - Qeshnin e donin tė talleshin e tė mė frikėsonin mua. Vetėm tutje gurrės ndaluan makinėn, se donte tė villte ai qė tė qėlloi ty. Pastaj mė tha ai civili, qė tė zbrisja. Mė porositi qė nesėr tok me ty tė vemi nė zyrat e Komunės sonė.
- Pse? - e pyeti Sotiri.
- Tė na pyesin....tė sqarohen a ku di unė...
- Hiē tė mos shkoni! - s’iu durua pa folur nėnės sė Sotirit. – Sos qė u trembėn juve dhe neve pa punė; sos qė ma bėnė burrin prapė pėr spital, por na dashkan dhe sqarime zotėrinjtė... Nė vend qė tė kėrkojmė ne sqarim e shpjegime, na kėrkokan ata… Tė kishin ardhur si njerėz, po, ishim tė detyruar tė bindeshim, po…Unė njė copė grua e thjeshtė jam, veē aq gjė, se nė tė tilla raste duhet vendim prokurorie ose tė paktėn marrveshje me kryepleqėsinė e fshatit apo me komunėn, e di. Kollaj vihet dorė mbi tjetrin e tė ndalohet, siē bėnė ata zotėrinj.Ta dija e tė isha vetė tek arra, nuk e di si do isha sjellur me ta.
- Lėre-lėre! - ndėrhyri Gjinoja. -
Mua mė futėn duke mė shtyrė fort brenda nė makinė dhe babi im po rrinte, sikur tė mos ndodhte gjė.
- Ua, pse kjo na qėnka liria e demokracia qė na mungonte?! - foli me zė tė ngritur e me njė dozė tė bollshme nevrastenie e shoqe e Gaqit.
- Demokraci-gjiza! - ofshau nga dalldisja shpirtėrore Gaqi.
- Akoma po mė pėrcėllon faqja, - tha Sotiri, duke fėrkuar faqen e djathtė. - Do ketė qenė mėngjarash, ndaj s’e kuptova tė ruhesha.
- Pse, edhe me pėllėmbė tė goditi? – pyeti halla e Gaqit.
- Nė fillim pėllėmbėn hėngra. Ajo mė hutoi, aq sa nuk dija ē’t’i thoshja, kur me pyeste.
Ē’ishin pėrqark qeshėn si me pahir nga fjalėt e Sotirit, i cili donte sikur tė ndėrronte paksa atmosferėn e rėnduar nė atė mjedis sidomos nė brendinė e gjendjes emocionale tė tė atit...
- Pse tė goditi? - e pyeti e ėma djalin.
- Nga hutimi.
- S’po tė marrim vesh, - pyesnin sytė e prindėrve tė tij.
- Shpjegohu mė qartė,mor djalė! - foli me zė tė dėrrmuar Gaqi.
- Pasi na ndėrpreu lojėn polici, qė erdhi tek fusha, s’na la kohė as tė visheshim, por na thirri mua e Gjinon tek shpellat e na pyeti me tėrsėllimė:
- Ku ishit dje ju tė dy?”
Unė, nga hutimi i asaj thirrjeje tė papritur as qė e shkova nėpėrmend qėllimin e pyetjes, qė tė pėrqendrohesha, ndaj ashtu, instiktivisht, pyeta Gjinon:
- Ku ishim dje, mo Gjino?
Aq deshi polici dhe, si tha nxitimthi:
“Nuk ditke dhe se ku ishit, ė?!”, ma pėrveshi befasisht me pėllėmbė me sa fuqi i hante krahu. . Jo se nuk dija, ku ishim, pra, por ajo thirrje e egėr, ajo marrje e papritur, sikur tė ishim kriminelė, na hutoi krejt... Kjo qe e gjitha.
- Tamam kėshtu, - aprovoi dhe Gjinoja, duke e shfaqur hapur keqardhjen pėr dhunimin publik qė iu bė shokut.
Se nė atė ēast dhunimi tė personalitetit tė tė dy tė rinjve ndodheshin tė pranishėm gjithė djelmoshat qė loznin futboll.Tė gjithė u habitėn dhe u tronditėn nga ai veprim i paparė ndonjėherė nė atė fshat tė vogėl tė asaj krahine tė thellė malore.
Dy djemtė e akuzuar pa mė tė voglėn provė, i dhanė karar tė mos u bėnin mė “yzmet”kapriēiove tė disa harbutėve qė s’mund tė pėrfaqėsonin kurrsesi figurėn e vėrtetė tė mbrojtėsve tė ligjshmėrisė. Prandaj nuk shkuan nė zbatim tė njė urdhėrese lėshuar nė gjendje tė dehur edhe pse nga persona me uniformė, qė nė fakt po e diskretitonin shtetin...
Vetėm i ati i Gjinos nga mosthellimi nė bėrthamėn e ngjarjes, apo edhe nga mosnjohja mirė e karakterit tė tė birit, herė-herė u jepte tė drejtė policėve; aq sa edhe i shoqėronte, nė kėrkim tė Sotirit. Nuk dinin si ta shpjegonin gruaja e tij e tė tjerė qėndrimin gati indiferent tė Rakos.
Gruas sė Gaqit nuk i harrohej ai ēast kur dėgjoi t’i fliste Rakua. Doli e hapi portėn e u gjend ballėpėrballė me njė polic tė shkopsitur, qė kutėrbonte erė raki thartirė.
- Ku e ke djalin? - e kish pyetur ai.
Keti, pasi pa dhe Rakon pas shpinės sė policit, sikur e mblodhi paksa veten, se as qė po i shkonte mendja pėr keq...“E ku do jenė djemtė? Kėtu rrotull janė ose nga fusha e futbollit e nga tjetėr...Po edhe ti, more Rako, nuk e ditke nga janė djemtė, pa mirė unė, qė u mbylla brenda, se duam tė hamė e tė pimė nė darkė...”
Keti, qė ende s’po kuptonte, pse e donin Sotirin, se dhe Rakua i tha qė donin dhe Gjinon, nuk dinte si ta vlerėsonte situatėn, pa e dinte vetė ajo si tė reagonte...
Kur e mori vesh, ishte tepėr vonė...
Gaqi pati mundėsi tė hidhtė nė shėnimet e veta: “... Politika shpesh e keqtrajton figurėn e forcave tė rendit, sipas orekseve bindėsore... Ndodh qė pozitat e duan policinė tė politizuar, kur opozitat synojnė tė kundėrtėn (shkak-sherri i pashqitur e pa ndonjė perspektivė shpresėdhėnėse hėpėrhė...) Jetojmė nė njė vend e nė njė stad zhvillimi, ku nuk kanė tė rreshtur ēudirat, qė pillen vetėm nga njė mjedis i ēuditshėm... Sipas gjykimit tim politikės i lypset ta lėrė policinė tė punojė sipas parametrave qė ka pasur e ka e gjithė bota demokratike.Besueshmėria publike e policisė matet edhe duke u ballafaquar herė pas here me komunitetin...
Gaqi u kredh i tėri nė mendime. Te “Shėnimet u shtua paragafi: …E kaluam njė provė tė vėshtirė si dy tė rinjtė ashtu dhe unė nė vetvete...Megjithatė nuk mund tė zhvleftėsoj thėnien e Niēes: “Si lumturinė edhe hidhėrimin duhet t’ia kalosh shpirtit tė
arsyes...”Gjėrat fillojnė nga vlerėsimi i vetvetes... Se e bėra dikur njė vlerėsim tė tillė, ndaj dhe ndihemi krenarė, edhe pse mjaft tė lėnduar padrejtėsisht... Mjafton, besoj, tė dimė ta shohim tė bukurėn brenda vetes, por edhe ta dallojmė tė shėmtuarėn pėrreth nesh...
Nė fund tė shėnimeve ai nėnvizoi: “Tė mos lexohet nga kushdo”
... U habit gjithkush, kur u pėrhap pas dy javėsh lajmi , se ku ishin mbėshtetur organet e rendit pas dy javėsh tė kryerjes sė atij “Aksioni rrufe”… Policėt qenė bazuar e mbėshtetur pėr akuzėn tek marrja nė pyetje e njė shurdh-memeci, qė vėrdallosej ēdo ditė nė qendėr tė fshatit P. Ai i kish parė vėrtet dy tė rinjtė te klinika e tek klubi, si dhe tek sheshi nė pritje tė autobuzit. Si e pyetėn me shenja, nėse kish parė tė tjerė veē banorėve tė atij fshati, “dėshmitari” i pėrzgjedhur, qė i njihte tė dy djemtė u kish thėnė se kish parė djalin e njė burri nga zona e tij qė ishte i sėmurė, por qė mė parė i binte fizarmonikės... (dhe lėvizte duart, duke imituar hapjen e mbylljen e kacekut si dhe gishtėrinjtė, si duke i rėnė tastierės...) Pėr Gjinon u jepte tė kuptonin policėve tė menēur se qenkish djali i atij qė punonte nė mirėmbajtjen e rrugės. Dhe imitonte kazmė e lopatė “dėshmitari”…
Pasi hodhėn edhe ca gota raki tė “pėrzgjedhur”tek klubi privat i fshatit P., “Operacionistėt” e mbėrrijtur nga rrethi me lajmėrim urgjent prej bazės, u nisėn tėrė qejf me furgonin e zi drejt fshatit “K”, ku, si gjahtarė tė regjur do binin mbi prenė e dėshiruar... Dhe ē’ėshtė e vėrteta shumė shpejt i gjetėn “hajdutėt”, tė cilėt ishin “fshehur”nė fushėn e futbollit tė fshatit tė tyre dhe ishin “maskuar”me tė mbathura e kanotiere.
Menduan zotėrinjtė qė ndėrmorėn aq bujshėm atė “aksion - rrufe ”, se pėrmbushėn me nder urdhrat e shefave dhe dolėn triumfatorė; tjetėr se, veē thartirave nė bark, nuk kishin arritur ta shtinin gjahun e vėrtetė nė dorė.
Kurse sa pėr zullume...tė tilla bėnė, sa deshėn, aq sa u mahnitėn, kur e morėn vesh banorėt e tė dy krahinave fqinje, madje edhe vetė pronari i sendeve tė vjedhura...Ai paskish thėnė “Mirė qė nuk e kėrkuan hajdutin nė zonat verilindore!...”
- Sa qejf do ishte, sikur t’i rrasnin brenda ata tė dy, - bisedonin dy veta ne njė ledh kopshti
- Unė do tė doja t’i bėnin pelte me shqelma, dumbe e shkop gome, - ishin shprehur me njė ndjesi tė theksuar keqdashse tjetri.
Mbresė e veēantė e shkruar nė ditar nga Gaqi e nėnvizuar me tė kuqe:Zemėrnxirosurit nuk i paskėrkan brirėt nė ballė, por nė honestrat e errta tė shpirtit, qė u kullon natė e ditė zift e shafran...Paska mes nesh ende njerėz, qofshin tė pushtetshėm, apo tė thjeshtė, qė injorojnė injorancėn e vet, duke “tjerrur” zgjuarsi makutėrie. Ndaj dhe i ngrati tranzicioni ynė vėshtirė ta gjejė tė ēelur “dritėn jeshile” kaq tė dėshiruar dhe ėndėrruar...”
xxx
Dashmiri, njė i afėrm i Gaqit nė qytet takoi rastėsisht njėrin nga policėt operacionistė tė atij sulmi-rrufe. Me njėfarė afrimiteti ia hapi bisedėn si anės e anės... Duke e parė me dyshimėsi tė theksuar nė bebe tė syrit, polici, qė atė ēast dukej si sheleg, i’u shpreh troē: “ Mirė qė nuk u ankua kush nga tė dėmtuarit, se nuk do mė shihje mė kėtu tek jam. Kushedi nga do horrokopisesha unė me tė gjithė ata qė mė pasonin...
Donte Dashmiri tė mėsonte dhe diēka mė tepėr, por polici ia preu shkurt:
- Lėre nashti kėtė muhabet, zoti… Eja pimė ndonjė gllėnjkė mė mirė!”
- Fatkeqėsi, kur e kupton me vonesė fajin,
- i tha Dashmiri seriozisht.

FUND
jorgotelo_koncka
jorgotelo_koncka

Shteti : Gjirokaster
Postime : 46
Kyējet nė forum : 15757
Regjistruar mė : 2010-01-12
Profesioni : Dijedhenes

http://www.jorgotelo.tk

Back to top Go down

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO Empty Nga libri "FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (i JORGO TELOS) SIRENAT - Cikel poetik

Post by jorgotelo_koncka Wed 20 Jan 2010, 18:17

IV - SIRENAT




(Cikėl poetik)





FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO 47087 HUTESĖ

Dikur...
I zgjata duart;
dritėn e
vezullimtė

tė syve tė tu
ta rrėmbeja...

Mbeta i hutuar,
i hutuar nė
rrugėn drejt dritės.


Last edited by jorgotelo_koncka on Wed 20 Jan 2010, 18:19; edited 1 time in total (Reason for editing : SISTEMIM)
jorgotelo_koncka
jorgotelo_koncka

Shteti : Gjirokaster
Postime : 46
Kyējet nė forum : 15757
Regjistruar mė : 2010-01-12
Profesioni : Dijedhenes

http://www.jorgotelo.tk

Back to top Go down

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO Empty Re: FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO

Post by jorgotelo_koncka Wed 20 Jan 2010, 18:21

PAS
NJĖ DIMRI


Pas njė
dimri-natė

sikur po ēapitet
sėrish behari.


E shoh tek
gjethėzat e porsaēela,

tek lulet e
strukura nėpėr ferra.



E dėgjoj tek
kėnga e bilbilave

majė gėshtėnjės;
tek kėnga ngazėlluese
e mėllėnjės.


E prek tek bari i
njomė,

qė po harbohet...


E shijoj tek
radhiqet,

teksa lezetojnė
tryezėn.


E ndiej tek
lehtėsimi i teshave nė trup...


E mirėshoh se si majėmalet
Po heqin borėn
paqėsisht

gjithaq…me
ngut...
jorgotelo_koncka
jorgotelo_koncka

Shteti : Gjirokaster
Postime : 46
Kyējet nė forum : 15757
Regjistruar mė : 2010-01-12
Profesioni : Dijedhenes

http://www.jorgotelo.tk

Back to top Go down

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO Empty FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO

Post by jorgotelo_koncka Wed 20 Jan 2010, 18:26

SĖ PAKU

Nėpėrkėmbem
nėpėr copėza
gjumi

Endrra tė
copėzuara

gjumin ma
shkundin...


O koprac
ėndrrash,

Pse s’ma sjell tė
plotė

ėndrrėn time?
Sidomos ėndrrat e
bukura;

ato mė tė bukurat
m’i vonon,
m’i humbet.

M’i shkėrrmoq ato



kur e ndiej veten
duke vrapuar...
Edhe ėndrrėn e
ėmbėl,

kur e shoh veten
dhėndėr...


Apo ėndrrėn hirėplotė,
kur unė ndihem
i fortė

si moskush.

Sė paku...
pėrgjatė ecjes
pėr nė amėshim
Si kujtim
tė ruaj
ėndrrat...


Last edited by jorgotelo_koncka on Wed 20 Jan 2010, 18:32; edited 1 time in total (Reason for editing : SISTEMIM)
jorgotelo_koncka
jorgotelo_koncka

Shteti : Gjirokaster
Postime : 46
Kyējet nė forum : 15757
Regjistruar mė : 2010-01-12
Profesioni : Dijedhenes

http://www.jorgotelo.tk

Back to top Go down

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO Empty Re: FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO

Post by jorgotelo_koncka Wed 20 Jan 2010, 18:34

ME
KĖSI MENDIMESH


Vdekja!
Trupin pėrpiqet
tė ma marrė
tinėzisht...

Pėrpiqet tė arrijė

tė mė marrė
krejt...



Vetėmbrohem.
Vdekja nga marazi
njė ditė
do “vdesė” vet...



Me kėsi mendimesh
duroj gjithēka...
Brenda mendimeve
Avujt e jetės
lėvizin.


Pjesė tė trupit
po mė lėnė.

Nuk dorėzohem...


Vdekja
s’mė pėrtypka
njėherėsh dot.

Mė sfilit
pjesė-pjesė...


Me kėsi
mendimesh

i bėrtas
shpresės:



“Mos mė
harro,

Gjersa s’tė kam
harruar!
jorgotelo_koncka
jorgotelo_koncka

Shteti : Gjirokaster
Postime : 46
Kyējet nė forum : 15757
Regjistruar mė : 2010-01-12
Profesioni : Dijedhenes

http://www.jorgotelo.tk

Back to top Go down

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO Empty Re: FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO

Post by jorgotelo_koncka Wed 20 Jan 2010, 18:37

5. TĖ JETOSH


Tė jetosh;
a s’do tė
thotė,

tė mėtosh pėr dėshira?…

Tė jetosh;
a s’do
tė thotė:

tė duash
ajrin,



tė duash
qiellin,

tė duash
mbitokėn

dhe detet
e kaltėr?


Tė jetosh;
a s’do
tė thotė,

tė sfidosh
errėsirėn, ligjet
gjysmake, kopracinė shtetėrore?...


Tė jetosh;
por, ama,
pa u pėrgojuar pėr keq...

Tė jetosh;
por,ama,
pa hedhur
valle me dreqėr!...


Si t’ua vrasim
nepset myteberėve;

Jetojnė ata/ato,
Ushqehen
Me dhimbjen e tė
tjerėve…
jorgotelo_koncka
jorgotelo_koncka

Shteti : Gjirokaster
Postime : 46
Kyējet nė forum : 15757
Regjistruar mė : 2010-01-12
Profesioni : Dijedhenes

http://www.jorgotelo.tk

Back to top Go down

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO Empty Re: FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO

Post by jorgotelo_koncka Wed 20 Jan 2010, 18:41

S’MUND!...

Arėza, grenza
rrotull mė vijnė

Pėrsysh mė
vėrdallosen

sikur t’i
kem lyer qerpikėt

me mjaltė.
Ndėrkohė mė
qerthullon

njė e
padurueshme etje,

njė etje e pafund...
Izolimi po
mė shkund...


Mes arėzash
e grenzash…

Tė jetosh.


O jetė e
kėrcėnuar1

O arkitekturė
bosh!
jorgotelo_koncka
jorgotelo_koncka

Shteti : Gjirokaster
Postime : 46
Kyējet nė forum : 15757
Regjistruar mė : 2010-01-12
Profesioni : Dijedhenes

http://www.jorgotelo.tk

Back to top Go down

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO Empty Re: FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO

Post by jorgotelo_koncka Wed 20 Jan 2010, 18:44

7. ĒAST I VESUAR



Njė bashkė
reje

u zvarr
teposhtė.


Qetė-qetė
kapėrceu kangjellat.

M’u avit,
tek po rrija.


Si mė
lėmoi faqet,

mė njomi
paksa syrin.


E ngarkuar
ishte reja

Dhe...nuk dola
dot nė rrugė.

U largua ajo
me ecje
drithėsuese.

Iku drejt visesh
tė tjera.


Udhėembarė!
Mė le nė qetėsinė
time

Kumbuese…
jorgotelo_koncka
jorgotelo_koncka

Shteti : Gjirokaster
Postime : 46
Kyējet nė forum : 15757
Regjistruar mė : 2010-01-12
Profesioni : Dijedhenes

http://www.jorgotelo.tk

Back to top Go down

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO Empty Re: FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO

Post by Vizitor Wed 20 Jan 2010, 22:07

Pa fjale, rrjeshta nostalgjie dhe thesarine jugut ndjeva ndersa lexova vargje te tilla.
Ju faleminderit i nderuar Z. Jorgo.
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO Empty Re: FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO

Post by jorgotelo_koncka Wed 20 Jan 2010, 22:18

arla wrote:Pa fjale, rrjeshta nostalgjie dhe thesarine jugut ndjeva ndersa lexova vargje te tilla.
Ju faleminderit i nderuar Z. Jorgo.

Shume faleminderit per kurajen qe percillni drejt meje, z. Arla!
jorgotelo_koncka
jorgotelo_koncka

Shteti : Gjirokaster
Postime : 46
Kyējet nė forum : 15757
Regjistruar mė : 2010-01-12
Profesioni : Dijedhenes

http://www.jorgotelo.tk

Back to top Go down

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO Empty Re: FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO

Post by jorgotelo_koncka Wed 20 Jan 2010, 22:22

7. ĒAST I
VESUAR


Njė bashkė
reje

u zvarr
teposhtė.



Qetė-qetė
kapėrceu kangjellat.

M’u avit,
tek po rrija.



Si mė lėmoi faqet,
mė njomi paksa syrin.
E ngarkuar ishte reja
Dhe...nuk dola dot nė rrugė.


U largua ajo
me ecje
drithėsuese.



Iku drejt visesh tė tjera.
Udhėembarė!
Mė le nė qetėsinė time
Kumbuese…


Last edited by arla on Wed 20 Jan 2010, 22:28; edited 2 times in total (Reason for editing : korrektim)
jorgotelo_koncka
jorgotelo_koncka

Shteti : Gjirokaster
Postime : 46
Kyējet nė forum : 15757
Regjistruar mė : 2010-01-12
Profesioni : Dijedhenes

http://www.jorgotelo.tk

Back to top Go down

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO Empty Re: FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO

Post by jorgotelo_koncka Wed 20 Jan 2010, 22:25

8. DIĒKA MĖ FLET…





Meqė nuk
shkoj dot nė
lumė,
meqė sė largu
i kundroj pyjet,


nė qerthull
ėndrrash zhytem...

E mė
mblidhen:


1)
najadat,
2)driadat.
Ndėrkaq njė
Kometė e stėrmadhe



me bishtin
e zjarrtė

tek qelqi
i dritares mė troket



e me zė yjor
diē mė flet…
E ē’do mė
sajdisin mua?



A e dinė nimfat
ē’i prźt…?

1) Nimfat e pyjeve
2) Nimfat e ujrave
jorgotelo_koncka
jorgotelo_koncka

Shteti : Gjirokaster
Postime : 46
Kyējet nė forum : 15757
Regjistruar mė : 2010-01-12
Profesioni : Dijedhenes

http://www.jorgotelo.tk

Back to top Go down

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO Empty Re: FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO

Post by jorgotelo_koncka Wed 20 Jan 2010, 22:29

9. MUZGJET

Mundet po ecim
nė shtigjemuzgjesh
tė plagosura.


Tė mos habitemi,
pse na pėrzhiten
qepallat e pluhurosura.

Habitshėm
s’ka pse t’i hapim krahėt
anė mė anė.
Muzgjet e tanishėm
Peshkaqenė janė...

Na brejnė kockat,
Shpirtin.
Tė mashtruar
nga vitet qė ikin…
jorgotelo_koncka
jorgotelo_koncka

Shteti : Gjirokaster
Postime : 46
Kyējet nė forum : 15757
Regjistruar mė : 2010-01-12
Profesioni : Dijedhenes

http://www.jorgotelo.tk

Back to top Go down

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO Empty Re: FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO

Post by jorgotelo_koncka Wed 20 Jan 2010, 22:32

10. SA TURP!

Nuk e mbyll portėn
nga brenda.

S’i dihet, ē’ngjet...

[b]Mundet
tė harrojė punėn e
vet
z e m r a,
kur s’e pret...

Sa turp, tė
tė shkallmojnė dritare
e portė!



E trupin tė ta gjejnė tė ftohtė!..


Turp e tmerr.
Kotmėkot me veten
me veten e tanishme
kridhem nė sherr…
jorgotelo_koncka
jorgotelo_koncka

Shteti : Gjirokaster
Postime : 46
Kyējet nė forum : 15757
Regjistruar mė : 2010-01-12
Profesioni : Dijedhenes

http://www.jorgotelo.tk

Back to top Go down

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO Empty Re: FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO

Post by jorgotelo_koncka Wed 20 Jan 2010, 22:37

11. SIRENAT

Ēdo njėzetekatėrorsh
“Telegrame”mė vijnė
prej “Botės Tjetėr”...
Kėrkohet me ngulm,
tė bėhem
“pjesėtar” i Saj...

E zemra
s’mė ndien tė
qetė.

E shpirti...
herė mė
bėn tė qesh,

herė mė
bėn tė qaj.
jorgotelo_koncka
jorgotelo_koncka

Shteti : Gjirokaster
Postime : 46
Kyējet nė forum : 15757
Regjistruar mė : 2010-01-12
Profesioni : Dijedhenes

http://www.jorgotelo.tk

Back to top Go down

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO Empty Re: FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO

Post by jorgotelo_koncka Wed 20 Jan 2010, 22:40


12. ĒAPITEM


Dha urdhėr Fati:
Ēantė e bastun nė
njėrėn dorė t’i mbaj.



Shpirtin e ndezur
– brenda vetes.

Eci kėrmillthi…
shkel mbi trotuar.


Eci pėrmbi kohė e ngjarje
drejt jetės,
drejtvdekjes.


Ēapitem.
Ē…a…p…i…t…e…m…

Dikujt i
largohem.


Shumekujt i avitem.


Last edited by jorgotelo_koncka on Wed 20 Jan 2010, 22:43; edited 1 time in total (Reason for editing : korrektim)
jorgotelo_koncka
jorgotelo_koncka

Shteti : Gjirokaster
Postime : 46
Kyējet nė forum : 15757
Regjistruar mė : 2010-01-12
Profesioni : Dijedhenes

http://www.jorgotelo.tk

Back to top Go down

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO Empty Re: FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO

Post by jorgotelo_koncka Wed 20 Jan 2010, 22:45

V –
DITA E PROTESTĖS (Skicė)


(Metamorfoza e njė dite me emėr pėrgjatė njė udhėtimi)
Thuajse gjithė ditėn e Njė Majit tė 1998-ės m’u desh ta kaloja, duke
rrugėtuar drejt kryeqytetit grek.

Njė domosdoshmėri qė u kthye nė mundėsi.
Njė mundėsi qė duhej shfrytėzuar..
Pa kaluar mė pas nė pendesė…
Autobuzi komod i linjės Fier-Athinė mbėrriti tek stacioni, ku e prisnim,
njėkohshėm me derdhjen e rrezeve
diellore nė majat e nėpėr shpatet e
malit tė Lunxhėrisė.

U mirėpritėm e u rehatuam nė
mjedisin e njė automjeti mjaft tė rehatshėm.

Siē na e dėshironte zemra e etur pėr rrahje ndryshe.
Unė qė nuk kisha patur fatin tė udhėtoja
ndonjėherė jashtė shtetit e me mjete bashkėkohėse. e ndieja veten, sikur
kisha hipur nė avion.

Edhe dita e parė e muajit, siē po vetpėrshfaqej, jepte shpresė se do tė
shoqėrohej me njė mot tė pėlqyeshėm, pa
pėrjashtuar zigzaget pėrgjatė atij udhėtimi me njė kohėzgjatje tė pazakontė pėr mua.


Se, po tė vrojtoje me imtėsi shenjat e motit, pa vėshtirėsi do tė dalloje
njė mundėsi kthjellimi mė tė fortė rreth
mesditės e mbasdite. Mėngjesi pėrkėtej kufirit shfaqej disi i vranėt e i freskėt. Madje nga lugina e Vjosės
dukej se po rritnin shtatin disa re shihedhėse, si lajmėtare tė njė shiu tė
mundshėm mbi Gjirokastėr, kur ne do ishim duke u errur nė thellėsi tė shtetit fqinj.

Sė paku veē arsyeve tė tjera po u largohesha dhe atyre rreshjeve, qė nuk
po na shqiteshin qysh prej njė muaji.
Edhe guri kullonte ujė, le nė baltė qė asqė bėhej fjalė tė ngulej njė mjet pune.Vetėm bari dukej sikur
qe mė fatlumi… Epo ndodhka qė i marrka
nė dorė frenat prapėsia, kur vihen nė garė tekat e njerėzve me kapriēiot e
motit...
jorgotelo_koncka
jorgotelo_koncka

Shteti : Gjirokaster
Postime : 46
Kyējet nė forum : 15757
Regjistruar mė : 2010-01-12
Profesioni : Dijedhenes

http://www.jorgotelo.tk

Back to top Go down

FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO Empty Re: FIKSIMET E PAQME TE MOSHES (poezi e proze nga Jorgo S. TELO

Post by Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Page 1 of 2 1, 2  Next

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum