Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Afaristė nga Akllapi qė jetojnė nė diasporė

Go down

Afaristė nga Akllapi qė jetojnė nė diasporė Empty Afaristė nga Akllapi qė jetojnė nė diasporė

Post by Kron Kazani Sun 09 Nov 2008, 21:49

FARUK TASHOLLI
AFARISTĖ SHQIPTARĖ NĖ GJERMANI

ILIR E MENTOR KRASNIQI


Nė Krefeld tė Gjermanisė, jo fort larg Dyseldorfit, jeton njė familje shqiptare dymbėdhjetanėtarėshe nga Lypjani, e cila pas strehimit nė kėtė vend, ka shėnuar suksese tė shumėfishta nė fushėn e afarizmit. I zoti i shtėpisė, Ilmi Krasniqi, me qėllim qė ta ngrisė familjen dhe t’i shkollojė fėmijėt, zbret nga fshati Okllap dhe vendoset nė Lypjan. Por, sa fillojnė tė rriten fėmijėt dhe kur duheshin orientuar dikah, nė fillim tė viteve nėntėdhjetė, mbyllen shtigjet pėr tė rinjtė, pasi nė ndėrkohė pushteti okupues serb mbyll shkollat. Ky njeri kishte shitoren e vet nė Lypjan, por edhe aty i ngushtohej rrethi. Kėtė ngushtim e vėren djali i dytė Mentori, i cili nuk sheh zgjidhje tjetėr, pos tė dalė jashtė vendit. Tregimet pėr jetėn nė Evropė kėtė djalosh e kishin joshur mė shumė se pėrrallat e fėmijėrisė dhe, mezi pret rastin tė nisej. Historia e daljes sė tij nė Evropė ėshtė shumė interesante dhe ngjan si nė njė vepėr arti, tė rrėfyer apo tė luajtur. Hapi i Mentorit ka bėrė qė e gjithė familja tė kalojė nga Kosova nė Gjermani.
“Isha bėrė merak tė dal jashtė Kosovės, - nis rrėfimin Mentori. - Isha fare i ri. Pesėmbėdhjetėvjeēar. Kur e bisedoja kėtė dėshirė nė familje, as qė ma varte kush veshin. Tė gjithė ishin kategorikė qė as tė mos bisedohej pėr largim nga Kosova. Unė nuk bėhesha rehat. Sikur i merrja erė situatės se aty nuk prosperohej mė. Flitej pėr Suedinė. Thuhej se ky apo ai njeri u rehatua atje. Njerėzit pėr tė cilėt flitej, i njihja. Nuk mė bėhej edhe mua pa dalė. Sa herė u thosha prindėrve, ata reagonin kategorikisht. Thoshin e kemi shitoren, ju shitni diēka jashtė shitores dhe kėshtu e kalojmė disi bashkė. Por njė ditė shkova nė njė kafene, ku rrinte shpesh babai. Aty nė kafenenė e Limanit. Babai ishte aty, me shoqėri. E shfrytėzova rastin dhe i kėrkova leje tė dal nė Suedi. Ai nuk ishte as pėr jo as pėr po. Edhe shokėt e tij ma ndihmuan pak. Ai kafexhiu, Limani, i dha kurajo babait duke i thėnė: O prite Ilmi prite! T’u ba djali me dalė nė kurbet! Nė ato momente babai mė tha po, pa menduar shumė, ndėrsa Limani, ma mbushi biletėn. Si e kam futur biletėn nė xhep, kam marrė vrapin drejt shtėpisė dhe, i entuziazmuar ua kam qitė biletėn nė tavolinė. Vėllai dhe motrat mė shikonin me habi, ndėrsa nėna, sa e ka marrė biletėn nė dorė, ia plasi vajit. Por unė nuk dorėzohesha. Mezi prisja rastin e nisjes. U nisa pa e ditur fare ēka mė pret, si thuhet shpesh, si me shku“ te dajat. Udha ishte e gjatė e unė mendoja se Suedia nuk ėshtė larg. Kufi pas kufiri dhe dikur arritėm nė kufi tė Suedisė. Ishte prill i vitit 1992. Pėrkthyesi shqiptar qė ishte me policinė suedeze, na tha se kush don tė paraqitet azil, duhet ta dorėzojė pasaportėn. Disa nuk i dorėzonin. Unė e futa letėrnjoftimin nė pasaportė dhe ua dorėzova. Kur mė pyetėn ku i ke prindėrit, ua ktheva se jam vetėm. Aty mė ka plasė vaji. Prej aty mė morėn e drejt e nė jetimore, jo ku shkonin azilkėrkuesit e zakonshėm. Merre me mend, kur mėrzitesha, katėr-pesė asistente mė merrnin nga Sagosen, njė qytezė e vogėl suedeze dhe mė dėrgonin nė Goteborg pėr tė mė shėtitur. Kur flisja nė telefon me prindėrit dukeshin shumė tė mėrzitur. Nėna nuk pajtohej kurrsesi. Njė ditė nuk durohen mė dhe nisen pas meje. Me vete e marrin motrėn e vogėl, Marigonėn dhe drejt e nė Suedi. Posa mbėrrijnė, kėto procedurat e bashkimit me familje zgjasin disa ditė dhe prindėrit, i humbin krejt shpresat se jam diku. Unė reagoja para edukatoreve dhe ato mė lusnin pėr durim se puna do tė kryhej. U bashkova me prindėrit. Qaj ata e qaj unė. Kur u ngimė mall e mėrzi, si thuhet nga ne, tash nėna nuk kryhej pėr fėmijėt e tjerė qė kishin mbetur nė Lypjan: kuku ai e kuku ky! Tash i thėrriste motrėn dhe vėllain Ilirin qė tė na bashkoheshin. Motra e madhe Teuta, ishte e martuar dhe, as sot e kėsaj dite nuk ka dalė nga Kosova. Iliri po ashtu ishte i martuar, por nuk vinte qė nuk vinte. Nuk e lėshonte Lypjanin. Unė nuk kthehesha assesi nė Kosovė. Prindėrit mbetėn mes dy zjarreve. As tė rrinin me mua, as tė ktheheshin nė Kosovė, te Iliri. Merre me mend, sa ishim bashkė nė Kosovė, nė njėrėn nga demonstratat pėr shkollėn shqipe, gazeta serbe e Beogradit “Veēernje Novosti” mua dhe Ilirin na kishte qitur nė fotografi, nė faqen e parė, duke demonstruar. Na thirrėn nė polici, por me ne nė atė fotografi, ishin edhe dy bashkėmoshatarė serbė, qė i kishim fqinj. Me ne ishte nėna se frikėsohej mos na ndodh diēka. Kur policėt e pyetėn pse kanė dalė djemtė nė demonstratė, ajo ua ktheu: pse nuk po pyetni pse kanė dalė kėta shokėt e tyre serbė? Ku ta di unė si i ka rrokė aparati! Na liruan. Merre me mend, nė lagjen shqiptare, kishte fare pak fėmijė serbė, sa gjatė lojės edhe emrat ua ndėrronim duke u vėnė nofka shqiptare dhe ata, gjithēka pranonin vetėm tė mos i largojmė nga loja. Edhe nė demonstratat tona ata vinin me ne. Por njė ditė prej ditėsh, edhe Ilirin policėt e kėrkojnė seriozisht. Ky bėhet gati dhe bashkė me nusen, pra me Vlorėn, qė ėshtė vajza e Ismail Gashit, njėrit nga patriotėt mė tė devotshėm tė Rrafshit tė Kosovės, dhe motrėn Taiben e nisen pėr Suedi. Me pėrcjelljen e gjyshit tė ndjerė, Sabri Shaqirit, pas tė gjitha ballafaqimeve, gjatė rrugės nėpėr Evropė arritėn nė Suedi. Nė vitin 1993 Suedia mori vendim tė na dėbojė. Si tė ktheheshim tash kur sa u adaptuam pak. U nisėm me Ilirin dhe kaluam nė Gjermani. Thamė ta shohim si ėshtė puna e pastaj i thėrrasim tė tjerėt. Kėrkuam azil dhe na u njoh e drejta pėr qėndrim. Shpejt e thirrėm pjesėn tjetėr tė familjes dhe u bashkuam. Pasi rregulluam qėndrimin, kishim dy djem axhe kėtu, dhe babai, tha tė shkojmė atje afėr tyre. Kėtu ishin edhe disa pjesėtarė nga farefisnia. Babai, si mė i vjetėr qė ishte, dėshironte t’i ketė nėn mbikėqyrje dhe thoshte mė mirė tė jemi bashkė. Dhe, nga Bückenburgu, erdhėm nė Krefeld ku jemi edhe tash, kėtu ku kemi bėrė shtėpinė dhe firmėn tonė transportuese”.
Nė familjen Krasniqi ka gjallėri. Fėmijė tė vegjėl, mysafirė tė shpeshtė, biseda pėr punėn. Familja natė e ditė ėshtė nė lėvizje. Tė rrallė janė vėllezėrit si Iliri e Mentori qė respektojnė dhe duan njėri-tjetrin. Nga ky respekt dhe kjo dashuri e ndėrsjellė sikur vjen edhe suksesi. Ata e kanė firmėn e pėrbashkėt “IMK Transporte GmbH”, qė tashmė ka bėrė emėr nė Gjermani. Mentori ėshtė njeri i aksioneve. Edhe pėr firmė ia ka mėsyrė si pėr dalje jashtė Kosovės. Si tregon Iliri, kėta dy vėllezėr e vėrejnė se nė Gjermani ka mundėsi tė prosperimit ekonomik, por duhet pavarėsuar. Kjo mund tė bėhej vetėm nėse hapej ndonjė ndėrmarrje. Vėllezėrit Krasniqi, nė fillim mendojnė tė hapin njė piceri, por aty ndėrhyn babai i tyre. Pasi qė kishin bėrė pėrvojė nė transport, ai u propozon qė tė bėjnė diēka nė kėtė fushė, e tė mos lakmojnė nė punėt qė nuk i dinė. Dhe kėshtu bėhet. Kėta dy vėllezėr shkojnė te pėrfaqėsia e Mercedesit nė Krefeld dhe pyesin si mund ta blejnė njė kamion. Pas informatave tė nevojshme, pėr ēudi, pėrfaqėsia e Mercedesit, sapo u rrėfen edhe pėrfaqėsuesei i saj Norbert Halfen, kamionin e parė ua shet vėllezėrve Krasniqi. Por ky pazar nuk ishte i vetmi mes Mercedesit dhe vėllezėrve Krasniqi. Ky ishte fillimi i afarizmit tė pavarur tė tyre. Mė vonė dhjetėra kamionė i blejnė nga Mercedesi. Si rrėfejnė, nė fillim punėn si i pavarur e fillon Mentori, ndėrsa Iliri vazhdon nė firmėn e mėparshme, ku ishte vetėm punėtor. Ata e testonin se si do tė shkonte firma nė ndėrkohė, pasi iu frikėsoheshin pėrvojave tė pakta qė kishin, pastaj njohjes sė gjuhės, pėrgatitjes sė dokumentacionit e pengesa tė tjera qė sjell puna. Por kur e do fati, edhe puna gjendet shpejt e mbarė. Vėllezėrit Krasniqi pranojnė njė ofertė serioze nga firma “ComPass”. Nė kėtė firmė duhej transportuar stabilimente tė telekomunikacionit, qė puna ishte shumė specifike, ku kėrkohej siguri e nivelit tė lartė nė transport. Si rrėfen edhe pėrfaqėsuesi i “KomPass-sit”, zoti Arnold Kaempkes, nė vitin 2003, kishim nevojė pėr transportues tė stabilimenteve tė telekomunikimit, si pėr T-Mobil, Nokia, E-plus etj. Paraqitjen nė ofertė tė vėllezėrve Krasniqi e pranova, jo vetėm me skepsė, por edhe me frikė tė madhe. Nė fillim desha t’i angazhoj vetėm njė apo dy kamionė, vetėm sa pėr testim tė punės. Transportimi dhe vendosja e stabilimenteve kishte plot pengesa e rreziqe. Ato ishin tė shtrenjta, me vlerė tė pakrahasueshme. Por qė nė transportin e parė, frika jonė u tregua e paarsyeshme. Vėllezėrit Krasniqi e dhanė provimin por edhe ne nė zgjedhjen e partnerit serioz. Sot ky bashkėpunim ka evoluar aq shumė, sa nuk ka tė ndalur nė rritje tė vazhdueshme. Ēdo sukses yni ėshtė rezultat edhe i punės sė vėllezėrve Krasniqi.
Por Iliri e Mentori nuk ndalen. Ata i kanė hyrė me entuziuazėm kėtij lloj transporti qė u ka sjellė edhe suksese tė mėdha. Kamionėt e tyre ngjyrė kyq e gri dhe me mbishkrimet kaltėr, ēdo ditė lėvizin rrugėve tė Evropės. Ata transportojnė stabilimente speciale tė telefonisė, qė duhet vendosur nė kulme ndėrtesash, nė majė malesh ku shpesh mezi ēahet bora, madje duke u kujdesur pėr ēdo imtėsi. Vlera e stacioneve telefonike ėshtė disamilionėshe. Pra, fitimi i ka edhe rreziqet me vete, por vėllezėrit Krasniqi me punėtorėt e disiplinuar, ia dalin tė korrin sukses. Iliri merret me menaxhimin e brendshėm tė firmės, ndėrsa Mentori, me kontratimet e punės, ndėrmjetėson nė raportet me afaristėt partnerė. Nusja e Ilirit, Vlora, pasi ka bėrė njė kualifikim pėr administratore, mban administratėn e firmės, rregullon pagesat e punėtorėve, kontrollon hyrje-daljet e gjėra tė tjera me tė cilat ballafaqohet njė firmė. Po ashtu, edhe nusja e Mentorit, Feridja, nuk rrin jashtė lojės. Ajo mban administratėn e kamionėve, afatet e rregullimit teknik tė tyre, shpenzimet e naftės etj. Nė firmėn “IMK Transporte”, qė tri shkronjat e para kanė domethėnien e emrave tė pronarėve: Ilir e Mentor Krasniqi, nuk dihet kur fillon dhe kur pėrfundon orari i punės. Sidomos pėr Ilirin e Mentorin. Ata me kohė e kanė kuptuar se puna me partnerėt kėrkon edhe sakrificė. Duhet kėnaqur edhe partnerėt qė tė korren rezultatet e punės. Si na rrėfejnė, ka ndodhur qė edhe kur e kanė pritur natėn e vitit tė ri nė familje, gjysmė ore pas ndėrrimit tė motmoteve, ėshtė dashur t’i ndezin kamionėt pėr tė kryer punė. Jo rrallė ka ndodhur qė tė bėjnė edhe transporte express, si nga aeroporti i Frankfurtit, kur zakonisht vjen mall nga Amerika. Ata kanė bartur mijėra stacione bazike tė telefonisė. Po nė kėtė fushė, falė pėrgjegjėsisė sė lartė dhe efikasitetit tė madh, vėllezėrit Krasniqi edhe pėr pesė vitet e ardhshme kanė kontrata pune. Transportet me vlera milionėshe iu jepen vetėm atyre. Pėr kėtė Mentori ėshtė i sigurtė. Pak me emocion e rrėfen njė rast nga njė konferencė ofertuesish pėr transporte kur ėshtė ngritur e ka thėnė: “Po qe nevoja, firma ime do ta transportojė edhe tymin nėse ndonjė partner ka arritur ta ngarkojė nė thasė plastmasti, e lėre mė sendet qė i kap dora”.
Derisa jemi ulur rreth kaminit dhe pimė kafe, sėrish e kujtojmė Kosovėn, e sidomos ndihmat qė kanė sot fuqinė t’i bėjnė afaristėt shqiptarė nėpėr Evropė. Nga kjo fushė Iliri e Mentori janė pėr lakmi. Ata janė nga donatorėt kryesorė pėr Shoqatėn Humanitare “Nėna Tereze” qė e drejton bashkėvendėsi i tyre, Shaqir Gashi, njė veprimtar i palodhshėm nė Mynih. Duke u ndejtur gati donacioneve pėr Nėnėn Tereze, njė herė ka ndodhur qė donacionin ta pėrsėrisin dyfish. Ka qenė njė rast kur Mentori ka paguar njė fletėpagesė dhe ėshtė nisur pėr Kosovė. Vjen Iliri dhe duke menduar se Mentori nuk e ka kryer punėn, sėrish e paguan donacionin e planifikuar prej 2000 eurosh. Pasi dėgjohet nė telefon me Mentorin, kupton gabimin, por nuk e tėrheq donacionin. Nė ato momente, rrėfen Iliri, thashė sigurisht Zoti e ka ditur qė duhet paguar mė shumė dhe nuk e tėrhoqa tepricėn e parave, duke menduar se do tė bėhet mirė pėr fėmijėt e Kosovės qė janė tė sėmurė nga zemra. Dhe falė edhe donacioneve tė tė tjerėve, edhe punės organizative tė Shaqir Gashit, shumė fėmijė janė shėruar nė Gjermani.
Ndėrkaq, njė nga donacionet e vėllezėrve Krasniqi tė njė viti mė parė ka njė rrėfim interesant. Nė natėn e vitit tė ri 2007 ra edhe Dita e Bajramit. Mentori shkon nė Kosovė dhe siē kishte vendosur familja e tij, bėn shpėrndarjen e mishit tė 11 kurbanėve nėpėr familjet e varfėra tė Drenicės. Ky numėr kishte simbolikėn e numrit tė anėtarėve tė familjes Krasniqi, qė aso kohe ishn 11, ndėrsa tash sė voni Mentori ka edhe njė djalė, qė ėshtė bėrė anėtari i dymbėdhjetė. Siē thotė Mentori, shkova nė Okllap, nė fshatin ku i kemi kushėrinjtė tanė dhe aty i bleva tė 11 kurbanėt. Mė ndihmuan t’i ngarkoj disa dhe ia mėsyva Vushtrrisė. Atje dhėndri mė tha se nė polici ėshtė njė zyrė qė i din rastet mė tė rėnda sociale. Shkova me tė dhe kur policia jonė kuptoi qėllimin tim, ma dha njė patrullė pėrcjellėse, qė tė mė ndihmonte t’i gjeja familjet e varfėra. Ishte terren i vėshtirė. Dimėr. Borė. Baltė. Isha me xhip, e po ashtu edhe policia. Vėshtirėsitė e rrugės i tejkalonim. Shpėrndamė sa shpėrndamė kurbanėt dhe na erdhi radha tė shpėrndajmė te njė plak. Kur shkova aty, e morėn atė plakun e palėvizshėm dhe e nxorėn te dera. Ua lashė mishin e kurbanit dhe po ashtu, si nė ēdo familje mė parė, ia dhashė plakut edhe 50 euro. Por plaku e shfaqi njė kėrkesė tė tij. Tha: “Cili ėshtė ai njeri prej juve qė ka ditė me mė gėzue nė kėtė ditė sė paku me m’i dhanė duert me ia puth!” Edhe tash qan Mentori derisa rrėfen. Aty, - thotė ai - mė plasi vaji, e me lotėt e mi u bashkuan edhe lotėt e policėve dhe tė shoqėruesve. Mė parė do ta pranoja vdekjen se t’ia jap duart atij plaku tė m’i puth. Atė nė atė gjendje e kishte sjellė lufta, ku kishte rrėnuar gjithēka”.
Nė bashkėbisedim me vėllezėrit Krasniqi na ka zėnė mesi i natės. Dalim sė paku ta vizitojmė autoparkun dhe zyrat e firmės. Zyrat janė nė njė oborr me shtėpinė e bukur. Tė rregulluara si ėshtė mė mirė. Kalojmė te autoparku. Iliri dhe Mentori rrėfejnė ēdo detaj tė punės. Pos disa kamionėve tė rreshtuar nė parking, anash ėshtė njė nga transportuesit mė tė mėdhenj. Nė tė mund tė ngarkohen edhe 45 tonė peshė. Derisa Mentori shpjegon pėrparėsitė e kėtij kamioni dhe dyfishimin e suksesit tė punės me tė, ngadalė afrohet dhe e puth. Shenjė kjo qė kėta burra tė rinj e duan punėn, e respektojnė dhe me tė nderojnė, jo vetėm familjen, por edhe kombin nė tėrėsi.
Sukses vėllezėr
Kron Kazani
Kron Kazani

Shteti : Gjermani
Postime : 33
Kyējet nė forum : 16982
Regjistruar mė : 2008-11-04
Profesioni : Kėngėtar dhe gazetar

http://h qiptare.net

Back to top Go down

Afaristė nga Akllapi qė jetojnė nė diasporė Empty Re: Afaristė nga Akllapi qė jetojnė nė diasporė

Post by Kron Kazani Sun 09 Nov 2008, 21:51

FARUK TASHOLLI
AFARISTĖ SHQIPTARĖ NĖ GJERMANI

FATMIR KRASNIQI

Nė Okllap, fshat malor ky afėr Janjevės sė Lypjanit, pikėrisht para dyzet vitesh lindet Fatmir Krasniqi. Nė kohėn kur ky ishte fėmijė dhe mė vonė, konstrukcionet metalike nuk pėrdoren fare nė kėto anė pėr ndėrtim banesash etj. Dhe prindėrit e tij, as qė mendojnė ndonjėherė nė jetė se djali i tyre do tė punojė me hekur, si ėshtė shtrirja e armaturės nė ndėrtim banesash e godinash tė mėdha, madje nė Holandė e Gjermani. As qė mund ta merrnin me mend se ai do tė sillte mijėra tonelata hekur nė Kosovė. Ata me forcat e veta nga ekonomika bujqėsore e blegtorale do tė shkrihen qė fėmijėt e tyre tė bėjnė pak shkollė, sa pėr t’u bėrė zot tė vetvetes, sa pėr ta pasur nga njė punė jo tė mundimshme. Kėshtu bėjnė edhe pėr Fatmirin, i cili me mėsim tė vazhdueshėm, pas mbarimit tė shkollės sė mesme nė Lypjan, vazhdon dhe me sukses e kryen Shkollėn e Lartė Pedagogjike, Drejtimi i Matematikės nė Universitetin e Prishtinės dhe menjėherė punėsohet nė Shkollėn fillore “Faik Konica” tė Prishtinės, arsimtar i matematikės. Meqė tė ardhurat e arsimtarit edhe nė vitet tetėdhjetė ishin tė vogla, ai afrohet gjithnjė e mė afėr shtėpisė me punė. Pas pak kohe kalon nė Shkollėn fillore “Emin Duraku” tė Banullės, e mė pastaj nė Janjevė. Kėtu punon deri nė vitin 1992. Mirėpo, siē dihet, aso kohe pushteti serb vjen duke e shtrėnguar rrethin nė ēdo pore tė jetės, e mė sė shumti nė arsim. I gjendur para sfidave tė rėnda, Fatmir Krasniqi, kalon kufinjtė dhe kėrkon strehim politik nė Gjermani, sa pėr t`iu shpėtuar pėrndjekjeve policore dhe pėr tė punuar pak, nė mėnyrė qė ta ndihmojė familjen shumanėtarėshe nė Okllap. Por punėt rrjedhin ndryshe. Nuk shkojnė aq shpejt si ka menduar nė Kosovė. Fillon tė punojė gradualisht dhe duke marrė dije nė fushėn e ndėrtimit, e sidomos nė shtrirjen dhe lidhjen e armaturės, pra thėnė mė shkurt, nė fushėn e armirimit. Nė vitet nėntėdhjetė nė Gjermani kjo punė paguhej mirė dhe Fatmiri, me sukses e ndihmon familjen nė Kosovė, duke e ngritur njėkohėsisht edhe ekonominė familjare nė njė kohė kur gjithēka ishte rrėzbitur. Gjatė kohės sė kėrkesės pėr strehim politik, i bie tė ndėrrojė disa vendbanime nė Gjermani, si nė Villish, Oberhausen, Merbush dhe Krefeld. Po aty, fati e don qė tė takohet me njė vajzė nga Sodovina e Muhaxherėve, qė edhe ajo ishte me familje nė Gjermani. Kėshtu Fatmirin dhe Hidajeten i lidh njė dashuri e madhe nė mėrgim, ku edhe martohen. Tash jetojnė nė Krefeld me fėmijėt e tyre Ardianėn, Leutrimin, Fitimin dhe Dritonin tė cilėt vazhdojnė shkollimin.
Por cili ėshtė ēelėsi i suksesit. Fatmir Krasniqi fillimisht punon nė ndėrtimtari, por pėr njė vit arrin t’i lexojė planet e ndėrtimit dhe t’i zbatojė ato nė praktikė, ku prej armiruesit ndihmės bėhet armirues i kualifikuar me licencė gjermane. Pas pėrvojave tė shumta, ai mė nė fund vendos ta hapė firmėn e vet private, po nė fushėn e armirimit dhe kėtė e bėn mė 2003. Fillimi i punės bėhet mbarė dhe fillojnė t’i radhiten sukseset. Por si dihet, suksest kėrkojnė zgjerim dhe Fatmir Krasniqi, gradualisht vjen duke e zgjeruar firmėn, e cila mė vonė me emrin “FK Eisenverlegung” merret me shtrirjen e armaturave nė ndėrtim urash, ndėrtime tė larta dhe ndėrtime tė thella, pra pjesė nėntokėsore tė ndėrtimit. Nė vitin e parė nis me 3 punėtorė pėr tė arritur deri nė 5 sish. Dy vite mė vonė numri i punėtorėve shtohet dhe arrin nė 40, ndėrsa puna merret nga shumė firma eminente gjermane tė ndėrtimit. Mirėpo kohėt e fundit, Fatmir Krasniqi ekskluzivisht merr punė nė Holandė, duke e zgjeruar edhe harkun e fitimit, por edhe tė autoritetit afarist nė bashkėpunim me ndėrtimtarė tė ndryshėm evropianė.
Kur e pyesim pėr investimet nė Kosovė, Fatmiri me kėnaqėsi rrėfen se deri tash nė vendin e tij ka investuar rreth njė milion euro, qoftė nė ekonominė familjare tė tre vėllezėrve qė i ka atje, qoftė nė ekonominė e vet. Kėshtu nė qytetin e Lypjanit, ai ka ngritur njė godinė grandioze me gjashtė banesa dhe me njė garazh nėntokėsor prej 300 metrash katrorė. Vėllait tė madh i ka blerė shtėpi nė Janjevė. Ai ėshtė mėsues atje. Ndėrkaq dy vėllezėrit mė tė vegjėl i ka inkuadruar nė shitjen e armaturės qė nė Kosovė e dėrgon nga Gjermania. Kur dihet se Kosova tashmė ėshtė bėrė poligon i madh ndėrtimi, edhe armatura ka treg tė volitshėm kėtu, qė Fatmirit i ka sjellė fitime tė mira. Ai pretendon nė zgjerimin e firmės, e sidomos nė bashkėpunim me disa afaristė gjermanė tė kėsaj fushe, tė blejė diēka nga Kombinati i Metalurgjikut nė Elbasan, por edhe fabrikėn e armaturės nė Zenicė tė Bosnjes. Fatmiri nuk i frikėsohet dėshtimit. Ai sukseset i radhit me punė tė madhe, me korrektėsi ndaj partnerėve, qofshin ata ndėrtimtarė apo tregtarė. Ai nuk don t’i pėrmend ndihmat dhe investimet nė institucionet e Kosovės, qė dikur i ka bėrė pareshtur, varėsisht prej situatave nėpėr tė cilat ka kaluar Kosova. Ndihet i turpėruar tė thotė se i ka ndihmuar vendit tė vet. Kėtė e merr detyrė patriotike nga e cila nuk duhet tė ikė askush.
Fatmir Krasniqi, nuk do tė mbetet emėr qė ka ngritur vetėm ekonominė familjare. Jo fort larg, ai do tė bėhet emėr i njohur edhe nė ekonominė e gjithmbarshme kombėtare, duke shėnuar suksese tė mira dhe duke punėsuar tė rinj. Investimet e tij tashmė kanė filluar tė lėshojnė shtat edhe nė Kosovė, aty prej nga ėshtė nisur udhėve tė botės.
Kron Kazani
Kron Kazani

Shteti : Gjermani
Postime : 33
Kyējet nė forum : 16982
Regjistruar mė : 2008-11-04
Profesioni : Kėngėtar dhe gazetar

http://h qiptare.net

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum