Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nė 2009, nėpėr autostradė drejt plazheve tė Durrėsit

Go down

Nė 2009, nėpėr autostradė drejt plazheve tė Durrėsit Empty Nė 2009, nėpėr autostradė drejt plazheve tė Durrėsit

Post by Naki Sun 07 Dec 2008, 05:46

Qytetarėt e Kosovės tė cilėt prej vitesh shkojnė pėr pushime nė bregdetin shqiptar, Durrės, Vlorė, Sarandė, Shėngjin etj., nė sezonin tjetėr turistik tė 2009, nuk do tė torturohen nė rrugėt gjarpėrore dhe plot me gropa pėr tė mbėrritur atje. “Rruga e Kosovės” siē quhet autostrada shqiptare nga Durrėsi deri nė Morinė tė Kukėsit, duke pėrfshirė dhe tunelin me tė gjatė nė Ballkan prej 5.5 kilometrave, prite tė kryhet brenda afateve tė pėrcaktuar mė parė, nė qershor tė vitit 2009.
Kjo ėshtė konfirmuar nga vet kryeministri shqiptar, Sali Berisha, gjatė njė inspektimi qė i ka bėrė tunelit tė Kalimashit, pjesa mė e shtrenjtė e kėsaj rruge, gjatė ditės sė shtunė.
“Gjysma e tunelit nė tė dy anėt dhe nė tė dyja tubat ka mbaruar. Edhe pjesa tjetėr do tė kryhet me kohė. Ju garantoj shqiptarėve nga tė dy anėt se nė verėn e vitit 2009 do tė udhėtojnė nė autostradėn e re”, ka deklaruar kryeministri Berisha.
Tuneli i Kalimashit, do tė kushtojė plot 400 milionė euro, ndėrsa e gjithė autostrada mbi 700 milionė euro, shumica e tė cilave janė siguruar nga buxheti i shtetit shqiptar.
Ky tunel, dhe njė pjesė e autostradės prej 60 kilometrave, ėshtė duke u ndėrtuar nga konzerciumi i dy kompanive tė njohura botėrore, asaj amerikane Bechtel dhe kompanisė turke Enka.
Pjesė tė tjera tė autostradės janė duke u ndėrtuar nga kompani tė tjera duke pėrfshirė edhe ato shqiptare.
Autostrada nga Durrėsi deri nė Morinė, nė kufi me Kosovėn, do tė jetė e gjatė 170 kilometra dhe parashikohet tė kalohet pėr dy orė.
Ndėrsa nė pjesėn e Kosovės, sipas premtimeve tė Qeverisė, autostrada do tė fillojė sė ndėrtuari nga muaji i gusht dhe segmenti i parė ku makineritė do tė shihen duke punuar do tė jetė Vėrmicė- Prizren. /Telegrafi/
Nė 2009, nėpėr autostradė drejt plazheve tė Durrėsit Calima10

Projekti
Aksi Durrės-Kukės-Morinė do tė lidhė portin e Durrėsit me pikėn kufitare tė Kosovės, Morinėn. Varianti i propozuar i rrugės sė re pothuajse ėshtė krejtėsisht fushor nė 5 qytetet: Durrės, Tiranė, Fushė-Krujė, Milot, Rrėshen dhe Kukės. Kostoja totale e kėtij investimi pėr ndėrtimin e kėtij aksi lidhės ndėrmjet dy vendeve fqinje do tė jėtė rreth 400 milionė euro. Aktualisht kjo rrugė pėrshkohet nga dy drejtime rrugėsh ekzistuese, qė as njėra dhe as tjetra, nė gjendjen aktuale nuk i pėrgjigjen kėrkesave pėr njė rrugė qė do tė lidhte dy rajonet nė fjalė, nevojave tė trafikut dhe tė lėvizjes sė mallrave apo pasagjerėve. Tė dy variantet ekzistues kalojnė nė qafa mali nė lartėsi mbi 1000 metra dhe zbresin nė lugina nė kuota 300-600 metra, duke pėrshkuar distancėn prej 234 apo 214 kilometra nė 5 deri 7 orė, me shpejtėsi tė automjeteve 30-45 kilometra nė orė. Ndėrsa rruga e re do ta pėrshkojė pėr 2 orė e gjysmė.
5 segmentet
E gjithė autostrada Durrės-Morinė, prej 170 kilometrash ėshtė ndarė nė 5 segmente. Segmenti i parė, Durrės-Vorė-Fushė Krujė-Milot ka njė gjatėsi prej 59 kilometra, konsiderohet ekzistuese dhe pjesė e Korridorit Veri-Jug dhe Lindje-Perėndim (Korridori VIII). Segmenti i dytė, Milot-Reps, ka njė gjatėsi prej 54 kilometra dhe kushton rreth 28 milionė dollarė. Investimi pėr kėtė aks do tė financohet nga Banka Botėrore dhe qeveria shqiptare. Segmenti i tretė, Reps-Thirrė, ka njė gjatėsi prej 27 kilometėr. Segmenti i katėrt, Thirrė-Kalimash, ka njė gjatėsi prej 13 kilometrash, ndėrsa segmenti i fundit, Kalimash-Kukės-Morinė, ka njė gjatėsi prej 30 kilometra dhe do tė kushtojė rreth 60 milionė dollarė.

Veprat
1. Urat
Janė 35 ura tė cilat do tė lidhin zinxhir komplet rrugėn nga qyteti bregdetar i Durrėsit, duke pėrshkuar katėr qytet e tjera deri nė kufirin me Kosovėn qė ėshtė Morina.
Nė 2009, nėpėr autostradė drejt plazheve tė Durrėsit Untitl10

2. Tuneli
Nė autostradėn Rrėshen-Kalimash, prej 60.85 kilometrash, bėn pjesė edhe tuneli i ri, pjesa mė e vėshtirė e kėsaj vepre inxhinierike. Tuneli mes pėr mes Thirrė-Kalimashit do tė jetė me 4 korsi kalimi.
Nė 2009, nėpėr autostradė drejt plazheve tė Durrėsit Punime10Nė 2009, nėpėr autostradė drejt plazheve tė Durrėsit Punime11
Nė 2009, nėpėr autostradė drejt plazheve tė Durrėsit 53fhg110

Disa foto gjate punimeve ne rruge
Nė 2009, nėpėr autostradė drejt plazheve tė Durrėsit Korrik10Nė 2009, nėpėr autostradė drejt plazheve tė Durrėsit Qersho11
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25624
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Nė 2009, nėpėr autostradė drejt plazheve tė Durrėsit Empty Re: Nė 2009, nėpėr autostradė drejt plazheve tė Durrėsit

Post by Vizitor Sun 07 Dec 2008, 20:55

Informacion i perkryer Naki
Nje nga veprat me te medhaja ne Sqiperi
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum