Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KOSOVA nje VIT SHTET I PAVARUR !!

Go down

KOSOVA nje VIT SHTET I PAVARUR !! Empty KOSOVA nje VIT SHTET I PAVARUR !!

Post by ESTER Mon 16 Feb 2009, 19:46

Kosova njė vit shtet i pavarur

Retrospektivė tė zhvillimeve gjatė vitit tė parė tė pavarėsisė sė Kosovės


KOSOVA nje VIT SHTET I PAVARUR !! 0,,3134237_1,00
Shkurti i vitit 2008, pėr shqiptarėt e Kosovės do tė mbetet muaji qė do tė kujtohet ndėr breza. Mė 17 shkurt 2008, Kuvendi i Kosovės i mbledhur nė njė seancė tė jashtzakonshme, shpall pavarėsinė dhe poashtu shfaq pėr herė tė parė flamurin e shtetit tė ri. Deklaratėn e pavarėsisė e lexoi kryeministri Hashim Thaci, para 109 deputetėve tė pranishėm nė sallė, pa pjesėmarrjen e serbėve.

"Ne udhėheqėsit e popullit tonė tė zgjedhur nė mėnyrė demokratike, nėpėrmjet kėsaj deklarate shpallim Kosovėn shtet tė pavarur dhe demokratik".


Nė ditėn e parė tė shtetit tė ri, Kosova njihet nga gjashtė vende, tri nga ato evropiane, pėr tė vazhduar mė pas procesi i njohjes edhe nga shumė vende tė tjera. Mirėpo, menjėherė pas shpalljes, pavarėsia kundėrshtohet nga Serbia. Serbėt e Kosovės fillojnė protestat. Ato u shkallėzuan nė dhunė duke u vėnė zjarrin dy pikave kufitare nė Veri tė Kosovės nė kufirin me Serbinė, mirėpo protestat nuk u zhvilluan nė enklavat e tjera serbe brenda Kosovės. Serbėt e veriut krijojnė njė mekanizėm tė tyre, "Kuvendin Paralel Serb", qė do t“u pėrgjigjet veprimeve tė kuvendit tė Kosovės. Nebojsha Joviq, ishte anėtar i kėshillit kombėtar tė serbėve tė Kosovės veriore. "Eshtė e pamundur qė pavarėsia e Kosovės tė zbatohet nė veriun e Kosovės, por nuk guxojmė qė tė bėjmė asgjė qė do tė vinte nė rrezik popullatėn serbe nė pjesėt tjera tė Kosovės. Pra, ēdo vendim i veriut tė Kosovės do tė merret nė bashkėrendim edhe me serbėt qė jetojnė nė pjesėt tjera tė Kosovės", thoshte Nebojsha Joviq.


Protestat e serbėve nė veri vazhdojnė ēdo ditė. Ata okupojnė me dhunė gjykatat nė veri tė Mitrovicės, arrihet deri tek pėrleshja me policinė ndėrkombėtare dhe pėr pasojė njė polic ndėrkombėtar vritet nga serbė tė armatosur. Tensionet nė veri vazhdojnė pėr muaj rresht, udhėheqėsit politik kosovarė nuk kanė ndonjė plan veprimi pėr veriun, sepse ishin tė zėnė me krijimin e shtetit tė ri. Nė Prishtinė, hartohet Kushtetuta e Kosovės, qė miratohet mė 15 qeshor nė kuvend duke e shpallur Kosovėn Republikė Parlamentare nė kufijtė e saj ekzistues. Hashim Thaci ėshtė kryeministėr. "Kushtetuta e Kosovės ju mundėson qytetarėve tanė tė marrin frymė nė mėnyrė tė barabartė para ligjit. Ajo i mbron privilegjet dhe tė drejtat e tė gjithė shtetasve pavarėsisht pėrkatėsisė etnike, fetare apo racore", thotė Thaci.


Kushtetuta e Kosovės, parashihte krijimin e misioneve diplomatike. Presidenti i Kosovės Fatmir Sejdiu, dekreton 12 misionet e para dipomatike tė Kosovės nė vendet mė tė industrializuara dhe kėto misione nisin punėn menjėherė. Tė gjitha kėto zhvillime lėnė nėn hije misionin e UNMIK-ut, i cili duhet tė niste procesin e bartjes sė pėrgjėgjėsive. UNMIK-u, filloi fazėn e rikonfigurimit dhe sipas zėdhėnėsit Rasell Gikie, misioni do tu pėrshtatet rretanave tė krijuara nė terren.

"UNMIK-u i pėrshtatet situatės nė terren qė prej 10 vjetėsh qysh nga viti 99. Natyrisht qė tash kur Kushtetuta ka hyrė nė fuqi, ne do ta kemi parasysh kėtė dhe do tė rikonfigurohemi sa tė jetė e nevojshme, por gjithnnjė nė konsultim me Nju Jorkun dhe partnerėt tanė", thotė zėdhėnėsi i UNMIK-ut, Rusell Geekie.


Gjatė gjithė verės vazhdojnė diskutimet pėr bartjen e pėrgjegjėsive nga UNMIK-u tek institucionet e Kosovės, por ky proces ėshtė i ngadalshėm. Serbia nga ana e saj vazhdimisht kundėrshton pavarėsinė e Kosovės dhe kėrkon mekanizma ligjorė, qė do ta hidhnin poshtė atė. Asmableja e Pėrgjithshme e OKB-sė me nismėn e Serbisė, nė tetor nxjerr njė rezolutė, pėrmes sė cilės i kėrkohej Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, qė ta shqyrtojė legjitimitetin e pavarėsisė sė Kosovės. Kjo rezolutė pėr Prishinėn zyrtare, siē deklarohej vazhdimisht, ishte njė nismė e keqe e Serbisė, qė nuk do t'i kontribuojė paqes nė rajon. Nė Kombet e Bashkuara vazhdimisht diskutohej edhe pėr rolin e UNMIK-ut dhe pėr rolin e ri qė duhet tė ketė misioni i BE-sė EULEX, qė tashmė ishte vendosur pėr ardhjen e tij nė Kosovė. Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Ban Ki Mun, mbėshtet vendosjen e misionit EULEX nė Kosovė, por harton njė plan gjashtė pikėsh, ku Kosova duhej tė diskutonte me Serbinė pėr ēėshtje qė kanė tė bėjnė me serbėt e Kosovės. Plani hidhet poshtė nga Prishtina dhe qė nga ajo kohė e deri mė sot nuk u zbatua nė praktikė, sepse Prishtina nuk pranon tė futet tė biseda me Beogradin, i cili vazhdimisht nė kuadėr tė kėtyre bisedave kėrkon qė tė diskutohet serish ēėshtja e statusit. Njė vit pas shpalljes sė pavarėsisė Kosova ėshtė njohur nga 54 vende tė botės. Kuvendi tashmė ka miratuar mekanizmin ligjor, qė i lejon Kosovės anėtarėsim nė institucionet ndėrkombėtare financiare. Kosova ka aplikuar pėr anėtarėsim nė kėto institucione dhe ėshtė nė pritje tė pėrgjigjjes, sikundėr pret njohje tė reja tė shtetit nė mėnyrė qė tė arrihet numri i mjaftueshėm pėr ta mbėshtetur anėtarėsimin e Kosovės edhe nė OKB-sė.

ESTER
ESTER

Shteti : Provence Alpes cotes- d'azure
Postime : 198
Kyējet nė forum : 16831
Regjistruar mė : 2008-12-28

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum