Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Avni Rrustemi (Frymezim atdhetarizmi e qendrese)

2 posters

Go down

Avni Rrustemi (Frymezim atdhetarizmi e qendrese) Empty Avni Rrustemi (Frymezim atdhetarizmi e qendrese)

Post by Naki Thu 26 Feb 2009, 05:54

Avni Rrustemi, lindur ne Libohove ne gjirin e nje familjeje atdhetare me tradita te lashta perparimtare. Shkollen fillore Avniu e mbaroi ne vendlindjen e tij. I etur per dituri ai, mesimet i vazhdoi ne normalen e Elbasanit e me pas edhe ne ato Shen Miter Korone, nderkaq studimet e larta per pedagogji i ndoqi ne Universitetin me ze te Romes.
Avniu, biri i Libohoves dhe i Shqiperise, atdhetare e patundur me orientime demokratike te kohes, duke pare gjendjen e rende ekonomike dhe shoqerore ne Shqiperi, ai „u shkri si qiriri“, i Namit duke dhene ēdo gje nga vetja si shembull i brazave te ri, qe te edukoje gjeneraten e re qe po rritej ne nje fryme krejt te re perparimtare per t’i dale zot shqiptarise.
Avniu i kuptoi me mire dhe me ēarte nga te tjeret qellimet grabitqare te shteteve fqinje te cilat hapur e fshehur po synonin ri copetimin e Shqiperise, per fat te keq e gjitha kjo me mbeshtetjen dhe qendrimin antishqiptar te disa nga Fuqive te Medha te cilat nen ndikimin e Rusise Cariste po mbyllnin njerin sy para invadimeve serbe, Greke e Bullgare ne territoret shqiptare. Ne kete mes, doren ne zemer edhe me qendrimin e imzane e Portes se larte e cila per me se pese shekuj shqiptareve ua kishte sjelle diellin mbi koke! Keshtu qe, politika e atehershme Franceze, Angleze etj. atebote ishin te gatshme qe Shqiperine ta fshinin qofte edhe nga harta evropiane si shtet.
Perballur me kete gjendje te rende Avniu dhe bashkeluftetaret e tij, nuk po rrinin duarkryq, ata kishin mobilizuar te gjitha forcat e veta e me rinine djaloshare po vepronin ane e kend atdheut. Ne menyre qe te ishin gati edhe me arme ne dore per t’i dale ne mbrojtje tokes sone te shenjte, ku veē kishin filluar t’i ngulnin thonjte e tyre ne tokat tona si Italia qe kishte mesyre Vloren!
Avniu, ishte atdhetar e demokrat, revolucionar dhe intelektual, qe ēeshtjen e atdheut e kishte vene mbi te gjitha, madje edhe mbi jeten e tij. Ai, duke e ndier si nevoje te kohes qe djemte atdhedashes t’i mobilizoi dhe t’i kete kurdohere te gatshem, per te qene prane e prane, themeloi Shoqerine Demokratike „Bashkimi“, shume nga pikat e ketij programi edhe sot e kesaj dite nuk e kane humbur aktualitetin e tyre. Avniu ishte pjesetar i denje i opozites demokratike ne Asamblene Kombetare mu ne prag te Revolucionit Demokratik Borgjez te Qershorit te vitit 1924, ishte kjo Qeveria e pare Demokratike ne Ballkan e me gjere qe udhehiqej nga bijte me te devotshem te shqiptarise ne krye me Fan Nolin e madh.
Avniu punoi si mesues ne Libohove, pastaj ne Targjas te Vlores, ne Tepelene e ne Vlore etj. Ai, ishte rreshtuar me kohe ne mjedise atdhetaresh, qe po perpiqeshin e luftonin me pushken krahut per te zmbrapsur lakmite e armiqve te Shqiperise si dhe per te penguar perēarjen e vendit nga agallare e bejlere driteshkurter, te cilet i kishte verbuar lakmia per prona, ē’fliqe. Qellimet e Avniut dhe bashkemendimtareve e bashkeluftetareve te tij, ishin te prera dhe te ēarta: liria dhe pavaresia e teresise tokesore shqiptare, pra qendrese, lufte dhe perpjekje per Shqiperine e lire, sovrane e demokratike, qe do te jetonte ne fqinjesi te mire me te gjitha ato shtate qe do ta respektonin kete parim universal nderkombetar.
Ne vitin 1908, Avniu braktisi bankat shkollore dhe iu bashkua ēetes se Ēerēiz Topullit. Qe me 1910, Avniu me kobure ne dore beri perpjekje qe ta qeronte nga faqja e dheut (ne Shkoder) Gjeneralin otoman, gjakpiresin Shefqet Turgut Pashen, komandant i ekspedites turke ne Shkoder. Atebote, Avniu ishte ne moshe fare te re, por me veprimin tij te guximshem, ai tregoi se si duhet te „dekorohen“ pushtuesit e tokave shqiptare dhe tradhtaret e vendit! Ky ishte nje frymezim i mire per te gjithe popujt e pushtuar e ne kete kontest edhe per ne, qe per liri dhe bashkim te vendit jemi perpjekur pareshtur nder vite deri tek ditet e sotme, ku shume bije te devotshem kane ndjekur rrugen e Avniut, Ēerēizit, Zaskocit, Micit, Vasilit, Kushit, e dhjetera bijve tane te devotshem, qe u flijuan per!
Ne vitin 1914, Avniu u radhit ne radhen e forcave ēlirimtare te vendit, qe per pikesynim kishin ēlirimin e Jugut te Shqiperise nga pushtuesit grek te cilet ishin futur ne tokat tona!
Me 1918, Avniu e mori edhe nje nismen per themelimin e Shoqerie atdhetare te te rinjve Vlonjat, qe e pagezoi me emrin: „Djaleria e Vlores“. Drejtimin e shoqerise e mori persiper vet Avniu, i cili pa humbur kohe se bashku me bashkeveprimtaret dhe bashkemendimtaret e tij u vune ne nje levizje te shpejt ne menyre qe me 28 Nentor 1918, te organizonin nje demonstrate te fuqishme kunder pushtuesit Italian, dhe kete e arriten me sukses.
Nje vit me vone, pra me 1919, ne Shen Miter, Avniu themelon edhe; „Lidhjen Rinise Shqiptare“ e cila kishte per qellim mbrojtjen e te drejtave tona kombetare etj.
Akti historik dhe heroik qe Avniu e kreu me 13 qershor 1920, kur me atentat vrau ne Paris Esat Pasha Toptanin- Kryetradhtarin e vendit, veglen e shteteve fqinje, njekohesisht edhe te fuqive te huaja dhe shitesin e interesave te Shqiperise, tronditi Konferencen e „Paqes“ ne Paris dhe prishi planet qe beheshin per ricopetimin e Shqiperise se edhe ashtu te pergjysmuar!
Ky akt heroik e historik i Avniut, qe ekzekutoi ne mes te Parisit tradhtarin e kombit Pasha Toptanin, ishte akt atdhetarie e vendosmerie qe do t’iu binte kokes te gjithe atyre qe do te guxonin te benin pazar ne dem te tokave shqiptare!
Kushtrimi i krismave te kobures se Avniut, ishte kushtrim per bashkimin e te gjithe atyre burrave qe perpiqen per ēlirimin e trojeve shqiptare, njekohesisht verejtje per te gjithe ata qe ushqenin dhe ndihmonin perēarjen vendit, verejtje per te gjithe ata qe u sherbenin pushtuesve tane shekullore sllavo-grek, verejtje per te gjithe ata qe synonin kolltuket e “pushtet” nen tutelen e pushtueseve tane!
Avniu me aktin historik qe kreu, i tregoi botes se dora e popullit do t’i arrije tradhtaret e kombit tone- edhe ne Paris, Londer e kudo qe te fshihen e strehohen ata! Avniu, gjyqin e Parisit, qe iu ngrit per ta denuar ate, e shnderroi ne nje tribune politike, ku mbrojti me konsekuence te drejtat shqiptare, duke fituar keshtu simpatine e qindra intelektualeve te kohes, te cilet u solidarizuan me qellimin e larte te vepres se Avniut dhe me te drejten e popullit shqiptar per te qene i lire ne tokat e veta. Neper te gjitha qytetet e Shqiperise organizoheshin tubime e manifestime ne shenje perkrahjeje te Avniut me te vetmen kerkese: „LIROJENI DJALIN TONe!”- tradhtaret plumbin e kane hak...
Avniu dhe populli shqiptar e fituan edhe kete gjyq. Ne dhjetor te vitit 1920, Avniu kthehet ne Shqiperi. Masat popullore liridashese e priten me entuziazem, e priten si nje hero te vertete. Avniu per asnje ēast nuk e ndali veprimtarine e vet dhe as edhe njehere nuk mendoi se „e kreva detyren ndaj atdheut!“. Ai nuk qe vetem organizatori kryesor i shoqerive demokratike – perparimtare dhe ēlirimtare, por edhe njeri nder ideologet me te shquar te asaj kohe. Idete e tij te publikuara, nje here u bene edhe arme te fuqishme ne duart e rinise demokratike te asaj kohe si dhe te masave te shtypura. Idete e tij per perparimin e vendit ai i shprehu edhe ne Asamblene Kushtetuese te vitit 1924, ku edhe u zgjodh deputet nga populli i ish prefektures se Kosoves. Ai mbrojti me guxim e zjarr traditat luftarake te popullit tone, perpjekjet e te drejtat e tyre per t’u ēliruar nga zgjedha serbo-sllave dhe greke, per te jetuar te lire dhe te bashkuar- ashtu siē jetojne popujt e tjere te botes se lire...
Forcat e erreta Monarkiste, pergatiten likuidimin e Avniut, ai ra me 22 prill, ra per te mos rene kurre!... Figura e Avniut do te qendroje larte ne ndergjegjen e luftetareve te lirise!
Nderim i perjetshem jetes dhe vepres se ndritur te Avniut!

Autori
Mehmet BISLIMI
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25624
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Avni Rrustemi (Frymezim atdhetarizmi e qendrese) Empty Re: Avni Rrustemi (Frymezim atdhetarizmi e qendrese)

Post by Kle@Love Wed 25 Nov 2009, 18:29

ATENTATORI I PARISIT, - 83 vjet nga vrasja e Avni Rrustemit

Avni Rrustemi u lind mė 22 shtator 1895 nė Libohovė. Rrjedh nga njė familje me tradita atdhetare. Edukatėn dhe mėsimet e para i mori nė gjirin e familjes. Qe atdhetar i flakėt, luftėtar me pushkė nė dorė, veprimtar dhe themelues i shumė shoqėrive kulturore dhe politike, orator i shquar, mėsues i zellshėm dhe publicist me prirje tė theksuar liridashėse dhe demokratike.
Nė vitin 1910, krah me Bajram Currin dhe Isė Boletinin edhe Avni Rrustemi, do tė gjendet si pjesėmarrės vullnetar nė kryengritjen e Kosovės kundėr ushtrisė osmane. Nga kėto kontakte, sėpari nė Normalen e Elbasanit e pastaj nė luftėn e sipėrpėrmendur, Avniu lidhet shpirtėrisht me Kosovėn, me kosovarėt, me fatin e tyre dhe kėto lidhje do t’i forcojė gjithnjė edhe nė tė ardhmėn.
Nė vjeshtė tė vitit 1912, i pėrcjellur si gjithnjė nga familja dhe nga Nuēi Naēo, Avniu shkon nė Zvicėr qė tė studjojė. Puna e parė qė e bėn atje ėshtė themelimi i shoqėrisė "Shoqėri literare", e cila mė vonė do tė quhet "Burimi". Nga kėtu, puna nė themelimin e shoqėrive, do tė jetė shumė aktive. Ėshtė koha kur pėr fatin e atdheut, pas aq pėrpjekjesh, pas aq luftėrash tė gjata e tė pėrgjakshme, vendosin tė tjerėt, Fuqitė e Mėdha. Prandaj, ėshtė e natyrėshme dhe fare e arsyeshme qė njė shpirt kryengritės dhe luftarak si ai i Avniut tė mos mund tė heshtė dhe tė mos mund tė rrijė indiferent pėrpara ēėshtjeve qė aq me shpejtėsi i nxori koha. Nė mes tė tjrash, ai ka besim tė madh kur shkruan: "Bajram Curri, Isa Boletini e tė tjerė heronj tė Arbėrisė nuk do tė heshtin, po tė shikojnė se qeveria s’plotėson kėrkesat e tyre, por do tė kapin armėt e t’i japin fund njė herė e mirė qė tė gjithė tė jemi njė".
Pas shpalljes sė Luftės Ballkanike, meqė edhe familja e tij bie shumė ekonomikisht dhe nuk ka mundėsi t’i ndihmojė, Avni Rrustemi kthehet nė vendlindje dhe fillon tė punojė si mėsues "gjoja i frengjishtes", ku mė tepėr i jep rėndėsi gjuhės shqipe dhe ēėshtjeve tjera qė i kėrkonte koha. Viti 1914 Avniun me shokė e gjen nė malet e ****eleshit. Ai, tashmė burrė i formuar, pėrkrah kapedanit Cerēiz Topulli, lufton me pushkė nė dorė kundėr shovinistėve grekė qė kishin pushtuar Shqipėrinė jugore. Si themelues dhe udhėheqės i shoqėrisė "Lidhja djelmoshe" Avni Rrustemi organizon demonstratėn anti imperialiste dhe anti italiane tė 28 Nėntorit tė vitit 1918, e cila konsiderohet, me tė drejtė, si fazė e parė e Luftės sė Vlorės. Nė kėtė demonstratė Avniu foli bindshėm para popullit tė Vlorės dhe u pėrlesh fyt pėr fyt me karabinierėt italianė.
Pas kėsaj ngjarjeje Avniu nisėt pėr nė Kalabri e Romė qė t’i vazhdojė studimet e lėna pėrgjysmė, duke ua lėnė shokėve porosinė: "se largohej pėr studime, si njė shkėndijė e kėputur nga gjiri i atdheut, duke kėrkuar nga djalėria shqiptare qė tė mbajė lidhje me tė" porosinė e pėrfundon me fjalėt qė shprehin gatishmėrinė e tij: "kur tė duhem, thirrmė!" Kėtu shihet qėllimi i lartė i kėtij njeriu, qė kishte zgjedhur njė rrugė tė rrezikshme, por tė shenjtė, edhe pse mu pėr kėtė arsye dy herė qe pėrjashtuar nga shkolla dhe, gjithashtu, dy herė qe pushuar nga detyra e mėsuesit. Avniu me trup qėndronte nė Itali, por mendja dhe zemra i rrahte nė Shqipėri. Dukej qartė se Avniun e mundonte diēka e madhe. Njė shoku tė tij i thoshte vazhdimisht: "Akoma nuk e kam dhėnė provimin e madh qė njė ditė do ta jap dhe atėherė do tė gėzohen qė tė gjithė". Dhe, njėmend, kur nė Vlorė u ndez lufta kundėr agresorėve italianė, me 21 maj 1920, me guxim e trmėri, Avniu niset nga porti i Durrėsit pėr nė Paris pėr ta zhdukė nga kjo botė agjentin e imperializmit, bashkėpunėtorin e Serbisė dhe armiqėve mė tė pėrbetuar tė popullit shqiptar, kriminelin faqezi qė shitej e blehej nga tė gjithė, ndihmėsin e vrasjes sė Cerēiz Topullit, Musa Qullit, Dedė Gjon Lulit, etj., armikun e Pavarėsisė dhe qeverisė sė pėrkohėshme tė Vlorės, Esat Pashė Toptanin.
Ditėn e 13 qershorit, mu nė mes tė Parisit, pikėrisht nė orėn 13,00 Avni Rrustemi e nxjerr nga xhepi i djathtė revolėn dhe me dy plumba e shtriu pėrdhe trdhtarin namzi, Esat Pashanė, akt tė cilin populli e pėrjetėsoi me kėto vargje: "Do ta vras, do ta vras fare/ Kush e shet Atdheun me pare". Lajmi i gėzueshėm i kėtij akti heroik me shpejtėsi tė rrufeshme u pėrhap nė gjithė botėn shqiptare, si brenda ashtu edhe jashtė Shqipėrisė. Qindra e qindra fshatarė e punėtorė, intelektualė e atdhetarė i dėrgojnė telegrame gjykatės franceze me motivacion qė ta lirojnė Avniun sa mė parė. Telegrame me kėso pėrmbajtje dėrguan edhe Aleksandėr Moisiu, Luigj Gurakuqi, Asdreni, etj. Nė gjyq Avniu mbajti njė qendrim krenar dhe me maturi tė rrallė mbrojti interesat e veta dhe ato tė atdheut. I ndodhur nėn presionin e opinionit shqiptar dhe atij botėror, trupi gjykues do tė detyrohet ta lirojė Avniun si tė pafajshėm.
Pas kėtij akti Avni Rrustemi nė atdhe pritet me pėrzemėrsi. Si gjithherė, edhe tash e tutje, ai do tė gjendet krah patriotėve tė tjerė, nė organizimin e popullit, qė tė bashkohet dhe tė hidhet nė luftė kundėr gjakpirėsve shekullorė. Kudo qė gjendet Avniu porositė se "armiqtė nuk janė vetėm nė kufi". Prandaj, duke e parė tek Avniu figurėn e njė revolucionari tė vendosur kundėr ēifligarėve dhe padrejtėsisė, A. Zogu vendos ta heq nga jeta. Atentatin e pėrgatitur e zbatoi, Isuf Reēi, mė 20 prill 1924, nė Tiranė. Pas dy ditėsh Avniu vdes nė spital.
Lajmi i hidhur u pėrhap kudo. Protestat dhe demonstratat shpėrthyen si stuhi nė ēdo kėnd tė atdheut. Kudo kėrkohej qė tė zbuloheshin dhe tė dėnoheshin fajtorėt e kėtij krimi. Varrimi i Avni Rrustemit, nga udhėheqėsit e shoqėrisė "Bashkimi" u bė me 1 maj nė Vlorė dhe u kthye nė njė demonstratė tė fuqishme kombėtare. Nė tė morėn pjesė rreth dhjetėmijė vetė. Mbi varrin e tij mbajtėn fjalime 17 oratorė, ndėr tė cilėt edhe Fan Noli e Halim Xhelo, tė cilėt e dėnuan ashpėr klikėn zogiste. Nė kėtė kohė Bajram Curri gjendej nė bjeshkė. Pasi fshiu lotėt pėr humbjen e shokut tė tij tė ngusht, pėr deputetin e Kosovė, e lėshoi kushtrimin dhe e zbrazi pushkėn e parė, e cila shpalli fillimin e shpėrthimit tė Revolucionit demokratik tė Qershorit 1924
avatar
Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 23964
Regjistruar mė : 2009-01-15
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum