Fieri
Page 1 of 1
Fieri
Fieri ėshtė qytet bregdetar nė Shqipėrinė e jugut. Pėr herė tė parė emri i Fierit pėrmendet rreth vitit 1620. Kryetar i Bashkisė sė Fierit ėshtė Baftjar Zeqo.
Fieri ėshtė qytet bregdetar nė Shqipėrinė e jugut. Pėr herė tė parė emri i Fierit pėrmendet rreth vitit 1620. Kryetar i Bashkisė sė Fierit ėshtė Baftjar Zeqo.
Ekonomia
Fieri ėshtė njė qendėr e rėndėsishme industriale nė Shqipėri. Pėr tu pėrmendur janė Industria e Naftės, nxjerrja dhe pėrpunimi i saj. Nė Fier ndodhet fusha naftėmbajtėse me e madhe e Shqipėrisė. Gjithashtu pėr tu pėrmendur ėshtė dhe industria e transportit.
Transporti
Fieri ndodhet rreth 115 km larg Tiranės, kryeqytetit tė Shqipėrisė. Ndodhet rreth 40 km larg Vlorės dhe rreth 40 km larg Beratit. Eshtė njė nga nyjet kryesore tė jugut persa i pėrket transportit. Fieri ėshtė pjese e rrjetit hekurudhor shqipetar.
Fieri ėshtė qytet bregdetar nė Shqipėrinė e jugut. Pėr herė tė parė emri i Fierit pėrmendet rreth vitit 1620. Kryetar i Bashkisė sė Fierit ėshtė Baftjar Zeqo.
Ekonomia
Fieri ėshtė njė qendėr e rėndėsishme industriale nė Shqipėri. Pėr tu pėrmendur janė Industria e Naftės, nxjerrja dhe pėrpunimi i saj. Nė Fier ndodhet fusha naftėmbajtėse me e madhe e Shqipėrisė. Gjithashtu pėr tu pėrmendur ėshtė dhe industria e transportit.
Transporti
Fieri ndodhet rreth 115 km larg Tiranės, kryeqytetit tė Shqipėrisė. Ndodhet rreth 40 km larg Vlorės dhe rreth 40 km larg Beratit. Eshtė njė nga nyjet kryesore tė jugut persa i pėrket transportit. Fieri ėshtė pjese e rrjetit hekurudhor shqipetar.
Vizitor- Guest
Re: Fieri
Fieri, qyteti i urave
Ne te majte te kesaj ure ndodhet ura hekurudhore ndertuar ne vitin 1967, kurse ne te djathte ndodhet ura e re automobilistike e cila eshte ndertuar ne fillim te viteve 1980, per te perballuar fluksin e madh te kalimeve ne kete arterie komunikimi. Nderkohe qe ne mesin e viteve 1950 nisi ne Myzeqene e Fierit edhe bonifikimi I fushave kenetore. Per kete qellim u hap edhe kolektori I Myzeqese se vogel, nje kanal i madh kullues i cili niste nga Marinza dhe vazhdonte drejt veriut te Fierit, duke ju drejtuar Adriatikut ku derdhej ne jug te plazhit te Semanit. Keshtu lindi nevoja e ndertimit te nje ure automobilistike mbi kete kanal ne lagjen veriore te Fierit te quajtur Sheq I madh. Hapja e ketij kanali solli edhe nje dukuri te cuditshme. Nga deti Adriatik ne te nisen te futeshin shume peshq dhe specie detare midis te cilave edhe ngjala. Keshtu nisi nje veprimtari sa sportive po aq edhe ekonomike sic ishte gjuetia e ngjales kesaj specie te vecante detare. Kjo gjueti solli edhe nje toponim te ri sic ishte emertimi "vija e ngjales", i cili ruhet dhe perdoret edhe sot ne qytetin e Fierit. Ne vitin 1967 ne vijen e ngjales u ndertua edhe ura hekurudhore e trasese Lushnje-Fier.
1.
Urat jane ndertime te vjetra qe na vijne qysh nga lashtesia. Modelet e para ishin prej druri dhe sherbenin per te lidhur brigjet e nje lumi ose perroi. Me vone me zhvillimin e arkitektures dhe ndertimtarise urat nisen te ndertohen prej guri, betoni dhe hekuri. Gjate shekujve urat kane krijuar edhe tipologjine e tyre si nga ana e arkitektures po ashtu edhe nga ana e funksionit. Sot ato i ndeshim si ura automobilistike, hekurudhore, kembesoresh, ura kanal, tubacionesh, kurse per nga forma ato mund te jene me harqe, tranversa, te varura, konsul, etj, por pa e humbur funksionin e tyre fillestar per te kaluar permes tyre njerez, mallra dhe mjete transporti. Interesant eshte fakti se urat jane futur ne kujtesen e cdo shqiptari sepse ato jane pjese perberese e folklorit tone, me te cilin jemi mbrojtur qysh ne femijeri, ku imazhet e tyre i gjejme ne legjenda, tregime dhe kenge.
2.
Shumekush ndoshta nuk e di qe qyteti me me shume ura ne Shqiperi eshte Fieri, dhe kjo gje nuk eshte e rastesishme. I projektuar nga themeluesit e tij ne brigjet e lumit Gjanica dhe vetem 1 km larg lumit Seman patjeter qe urat do te sherbenin ne menyre jetike per qytetin dhe rrethinat.Sot jane 12 te tilla te cilat mbartin secila nga nje histori me vete, qe nis qe nga shekulli I XVIII-te per te vazhduar deri ne ditet tona.
3.
Fieri ja dedikon themelimin e tij ndertimit te ures se vjeter mbi lumin Gjanica. Ne librin e tij Shqiperia 1927 autori Teki Selenica ma tregon se ndertimi i kesaj ure ne vitin 1777 nga e bija e Kurt Pashes Rrapushja bashkoi fshatrat e Shkozes qe ndodhej ne brigjet lindore te Gjanices ne fshatin e Fierit te madh qe ndodhej ne brigjet perendimore te saj, ne nje fshat i cili nisi te thirrej Fier. Ndersa historia na njofton ura u ndertua nga sundimtari i pashallekut te Beratit Kurt Pasha ne vitin 1777, ne vendin ku ishte ngritur me pare ura e rruges Egnatia. Ajo perbehej prej dy harqesh, nga te cilet njeri i madh dhe i plote, nen te cilin kalonte lumi dhe tjetri qe ishte i vogel, i cili nuk kryente asnje funksion. Si gjatesi ura kishte gjatesine e ures se sotme dhe me nje gjeresi 4.5 m, e ndare ne dy sektore. I pari, me gjeresi 2.5 m, sherbente per kalimin e udhetareve dhe qerreve, ndersa i dyti me gjeresi 1 m, ishte nje kanal katerkendesh qe perdorej per kalimin e vijes se ujit, e cila lidhte dy nga mullinjte e qytetit, ate te Kashtes dhe ate te Pashait. Datimi i ures gjendet tek doreshkrimi i murgut Kostandin Berati. Ne kete shkrim ai thekson se ne vitin 1777 u ndertua ura e Myzeqese, por pa e specifikuar me emer. Interesant eshte ndertimi i saj ne vendin e sotem i cili duke qene breg i larte kerkonte me shume shpenzime. Fare mire ura e gurte mund te ndertohej diku me poshte aty ku ndodhet sot "ura me shkalle". Vendi me i pershtatshem, dhe terreni me i ulet kerkonte me pak mund nga ustallaret dhe me pak shpenzime. Gjithashtu kjo ure qe lidhte arterin e rendesishem rrugor Vlore Berat nuk kishte problem nese ndertohej edhe 200 metra me poshte. Fakti qe ajo u ndertua ne kete vend prane kishes, tregon kembenguljen e Kurt Pashes, deshira e te cilit ishte qe ura e re te ndertohej ne vendin e rrenojes se ures se vjeter romake te rruges Egnatia. Kjo ure eshte bere edhe objekt pershkrimesh ne studime dhe libra letrare. I pari pari autor qe e pershkroi ate me te gjitha karakteristikat e tij eshte Dr. Jakov Milaj. Doreshkrimi I ketij vezhgimi i bere ne vitet 1930 gjendet ne arkiven e tij familjare kurse fotografi te kesaj vepre arti gjenden ne koleksione private dhe ne arkivin e muzeut te Fierit. Gjithashtu nje pershkrim te saj na jep edhe romancieri Jakov Xoxa ne novelen e tij "Tre pleqte dhe Mihali kater" te botuar ne vitin 1958. Vepra e Xoxes njihet si letersi memoristike ku subjektet zhvillohen ne qytetin e Fierit dhe rrethinat e tij. Ja se si e pershkruan autori i mesiperm kete ure: "Atij viti kryqi s'po hidhej as ne te bute e as ne te brymet. Gjermanet ishin mbufatur te shkolla e cupave, ne barangat e Mullirit e kishin marre perhapje tek sheshi i kishes. Ura permbi lume nga ku kryqi permot hidhej ne uje, ish bere grazhd dhe ne parmaket e saj ishin lidhur gje e gjalle zbritur si placke nga mali
. Edhe atij mengjezi Xha Miti u ul me bisht, buze Gjanices e priti nje cope here po lumi i vogel e plot uje
.
4.
Qysh gjate antikitetit ne treven e Fierit kryqezohej nje rrjet i dendur rrugor i cili lidhte qendrat e banuara me njera-tjetren. Rruget ishin te shtruara me kalldrem dhe ishin te pajisura me gure miljesh, stacione per nderrimin e kuajve dhe bujtina. Nga historia dime se nga qyteti i Apolonise dilte dega jugore e rruges Egnatia e cila pasi kalonte stacionin e pare te saj AD NOVAS (Fierin) ndahej ne dy nen dege. Njera ndiqte veriun ku kalonte Osumin (Semanin) ne Mbrostar, ku kemi edhe toponimin Mostar, Mbrostar d.m.th. ure e vjeter dhe pasi vazhdonte pergjate Vjoses perendimore te kodrave te Petoves dhe Ardenices, kalonte Devollin ne Gradishte (atehere Osumi dhe Devolli nuk ishin bashkuar), dhe vazhdonte perseri drejt veriut pergjate pjeses perendimore te kodrave te Divjakes ku me pas kapercente Shkumbinin dhe bashkohej me degen veriore te Egnatias qe vinte nga Durresi. Gjeresisht per kete problem ka shkruar arkeologu Hasan Ceka ne studimin e tij Dega jugore e rruges Egnatia, botuar ne revisten Monumentet numrin e dyte ne vitin 1971, ketu ai pershkruan se ne Mbrostar qe ndodhet ne bregun verior te Semanit u gjenden disa gure miljor te kesaj rruge ne vitin 1962. Sot ata ruhen ne tre ambjente por dikur sherbenin per tu treguar udhetareve dhe tregtareve largesine ne milje nga nje stacion ne tjetrin. Njera shtylle ndodhet ne muzeun arkeologjik te Apolonise, tjetra gjendet ne muzeun historik te qytetit te Fierit, kurse e treat ruhet ne ambientet e mullirit te vajit ne Manastirin e Ardenices. Nderkohe nga Fieri dilte edhe dega e dyte e deges jugore te Egnatias. Ajo e ndiqte trasene e rruges se sotme automobilistike duke kaluar ne drejtimin Portez, Grize Godolesh (Kthesa e Patosit), Roskovec, Ura e Kucit ku kalonte Osumin(Semanin), Karbunare, Lushnje, Golem, Peqin nga ku bashkohej me aksin verior te Egnatias. Pikerisht ne kete aks gjate Luftes se I-re Boterore u zbulua afer Fierit ne Grize Godolesh sot kthesa e Patosit nje segment i rruges Egnatia. Ketu dukej ndertimi i plote i saj. Rruga ishte 6.70 m e gjere ku 5.70 m ishin te shtruara me kalldrem kurse nga te dy anet ndodheshin dy banketa prej 0.50 m. Mbi kalldremin ishte hedhur zall me madhesi te mesme dhe mbi te ishte vendosur nje shtrese cakelli i holle. Nderkohe qe rruga Egnatia ishte e pajisur edhe me Ura qe I sherbenin asaj te kapercente lumenjte. Nje ure e tille ishte edhe ajo ne Fier te cilen e pershkruam me siper.
5.
Te dymbedhjete urat e qytetit te Fierit do ti klasifikonim duke u bazuar tek ujerat rrjedhese mbi te cilat do te ngrihen si: Urat e Gjanices, Semanit dhe Vijes se Ngjales. Urat e ngritura mbi Gjanice jane me te shumta. Shtate te tilla mbartin edhe historite e tyre. E para eshte ura e kishes per te cilen folem edhe me siper, e dyta eshte ura e hekurt qe ndodhet 100 m ne veri te se pares. Ajo u ngrit ne vitin 1988 si rruge kembesoresh. Eshte ndertuar me konstruksion metalik dhe perbehet prej dy harqesh. 100 metra ne veri te saj ndodhet ura me shkalle, quhet keshtu sepse per te kaluar mbi te duhet te ngjitesh dhe te zbresesh mbi te 8 radhe shkallesh. Kjo ure kembesoresh u ngrit ne vitin 1935 me financime te tregtareve Fierake. Ura e katert mbi Gjanice eshte ajo e Sheqit e cila eshte ure automobilistike dhe sherben per te perballuar nje fluks te madh kalimi te mjeteve dhe njerezve. Edhe kjo ure ju nenshtrua rindertimit ne vitin 1945 pasi ne 15 tetor 1944 gjate terheqjes se ushtrive Gjermane u hodh ne ere prej tyre. Ura lidh 2 lagje te vjera te qytetit, Sheqin e madh dhe Bishtanaken, aty ku ze fill subjekti i romanit Lumi i Vdekur te shkrimtarit Jakov Xoxa. Nje tjeter ure mbi Gjanice eshte edhe ura xheniere e cila lidh Sheqin e vogel dhe lagjen Liri. Eshte ure kembesoresh dhe autoveturash. Nje tjeter ure mbi Gjanice eshte ura e lagjes 1 Maj e cila sherben si ure automibilistike e Unazes se Fierit duke lidhur akset Vlore-Fier me ate Fier-Tirane dhe Fier-Berat dhe Fier-Kakavije. E fundit ure mbi Gjanice eshte ura hekurudhore qe ndodhet ne veri te lagjes Bishtanake. E ndertuar ne vitin 1967 vit i ndertimit te hekurudhes Lushnje-Fier ajo eshte ura qe ka me shume kembe, gjashte gjithsej. Pas Gjanices lumi me me shume ura eshte lumi Seman. Ne veri te tij kemi urat e Mbrostarit. Ne qender ndodhet ura automobilistike e hekurt. Ajo eshte nje kalimshe dhe eshte fabrikuar ne Dortmund te Gjermanise. Ura eshte ndertuar ne vitin 1934 nga nje shoqeri Gjermane e cila e ndertoi njekohesisht edhe rrugen automibilistike Lushnje-Fier 27 km te gjate.
Vizitor- Guest
Page 1 of 1
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum
Thu 03 Feb 2022, 02:36 by Naki
» Mbretėreshat e xhudos qė pushtuan botėn dhe sollen 3 medalje tė arta Olimpike
Tue 01 Feb 2022, 01:50 by Naki
» NJERIU DHE NATYRA 2 (LIBĖR BAZĖ)
Mon 31 Jan 2022, 03:06 by Naki
» Kujdes!! Dhuna e prindėrve ndaj fėmijėve rrit rrezikun e sėmundjeve mendore
Mon 31 Jan 2022, 02:58 by Naki
» 4 llojet e bullizmit qė ēdo prind duhet tė njohė
Mon 31 Jan 2022, 02:51 by Naki
» Bullizmi nė shkolla
Mon 31 Jan 2022, 02:40 by Naki
» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 by Naki
» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 by Naki
» A e dini pse muaji Shkurt ka 29 ditė ēdo katėr vite?
Sun 13 Mar 2016, 21:46 by ballboy_network
» Mėsoni se sa njerėz nė botė e kanė mbiemrin e juaj
Sun 13 Mar 2016, 21:44 by ballboy_network