Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkodra

Go down

Shkodra Empty Shkodra

Post by Naki Mon 10 Aug 2009, 15:25

Shkodra ose Shkodėr, vendasit e sė cilės quhen Shkodranė, ėshtė qytet nė Shqipėrinė veri-perėndimore, qyteti kryesor i rrethit me tė njėjtin emėr dhe qė ndodhet nė buzė tė liqenit me tė njėjtin emėr, pranė lumenjve Drin dhe Buna. Shkodra ėshtė themeluar rreth shekujve V-IV p.e.r. Origjina e emrit tė saj ėshtė Skodrin ose vendi ku shkon Drini. Shkodra ka njė natyrė dhe klimė tė mrekullueshme. Ajo ndodhet pranė Liqenit tė Shkodres, mė i madhi nė Ballkan, me njė sipėrfaqe prej 370 kilometrash katror. Nė Shkoder kalojnė lumi Drin, Bunė dhe Kir. Shkodra rrethohet edhe nga njė grup malesh si ai Cukal (1.722 metra), Maranaj (1.576 metra), Tarabosh dhe Sheldi.
Zona pėrreth vendit ku ndodhet sot qyteti ka qenė e banuar qė nė kohėt parahistorike. Kėtu janė gjetur gjurmė tė paleolitit (gurit te vjeter) tė mesėm, ndėrsa qė nga neoliti (guri i ri) gėrmimet kanė zbuluar vazhdimėsi jetese qė vjen deri nė ditėt tona. Objektet e gjetura gjenden nė muzeumin e qytetit, nė atė tė Tiranės dhe nė muzetė e Evropės. Kjo sepse zona ka njė kombinim tė rrallė faktorėsh fizikė pėr jetesė. Rrėzė kodrave tė Tepes, nė anėn jugore tė qytetit tė sotėm, materialet arkeologjike fillojnė nga Bronxi i hershėm (2000 p.e.r). Nė shekullin V - IV p.e.r. filloi ndėrtimi i kalasė me gurė ciklopike tė puthitur pa llaē. Kalaja ėshtė e vendosur mbi njė kodėr nė hyrje tė qytetit nė njė lartėsi 130 m.
Kalaja e Rozafės
Nė atė periudhė treva banohej nga fisi Ilir i Labeatėve. Nė kėtė kohė qyteti merr njė zhvillim ekonomik, gjė qė dėshmohet nga prerja e monedhės nė qytet qė nė vitin 230 p.e.r Nga monedha mėsojmė emrin qė ka patur qyteti nė atė kohė, Scodrinon. Nė vitin 181 p.e.r. bėhet Kryeqytet i Mbretėrisė sė Ilirisė, me sundimtar Gentin, dhe kishte njė shtrirje tė madhe nė pjesėn veriore. Gjatė shekullin II p.e.r. nė kalanė e qytetit zhvillohen luftėrat me Romėn dhe nė vitin 168 pushtohet nga Roma dhe bėhet njė nga qendrat e njėsive administrative tė Perandorisė Romake. Me reformat e Dioklecianit bėhet qendėr krahinore. Nga Shkodra kalonin rrugė tregetare tė rėndėsishme drejt bregut Dalmat, nga veriu, dhe nėpėrmjet luginės sė Drinit pėr nė Kosovė, nga lindja.
Me dyndjet sllave pushtohet dhe bėhet kryeqendėr e shtetit tė Zetės nė shekullin e Xl. Mė pas vjen pushtimi i shkurtėr Bullgar. Nė shekullin XIV bėhet qendėr e rėndėsishme autonome me institucione tė zhvilluara dhe nė vitin 1360 bėhet kryeqendėr e Principatės sė familjes Balshaj. Mė 1396 kalon nėn sundimin e Republikės sė Venedikut e cila rinderton kalanė dhe qytetin e quan Scutari. Qyteti ka institucione dhe ligje si ēdo qendėr e zhvilluar veneciane nė Adriatik.
Mbas vdekjes sė heroit kombėtar Gjergj Kastrioti, i cili drejtoi qendresėn e popullit shqiptar ndaj pushtimit Osman, nė vitin 1479 Sulltan Mehmeti II rrethon pėrsėri Shkodrėn me mbi 100 000 ushtarė, si qyteti i fundit shqiptar i pa pushtuar. Mbrojtja vazhdoi mbi shtatė muaj nga njė garnizon prej 1600 vetash i cili u dorėzua me kusht. Kjo qėndresė u pėrshkrua nga historiani i parė shqiptar dhe dėshmitar i kėsaj ngjarjeje, shkodrani Marin Barleti. Libri i tij "Rrethimi i Shkodrės" u botua nė Evropė nė vitin 1504. Pas pushtimit qyteti u rrėnua por dalėngadalė u rimėkėmb dhe nė shekullin e XVII u bė qendėr sanxhaku e Perandorisė Osmane. Nė kėtė periudhė qyteti ka mbi 1800 shtėpi dhe ka filluar tė shtrihet nė fushėn ku ėshtė sot. Zhvillohen zejtaria, punimi i armėve, punimi i mėndafshit, i bakrit dhe i stolive prej argjendi.
Nė shekullin XVIII bėhet qendėr pashallėku nėn sundimin e familjes vendase tė Bushatlive. Mė 1787, Mahmut Pasha i Bushatlive tentoi pėr herė tė parė krijimin e njė principate tė pavarur shqiptare, qė mė vonė u shtyp nga perandoria osmane.
Mė 1718 janė hapur nė Shkodė agjencitė e para konsullore. Mė 1730 krijohet Dhoma e Tregtisė. Nga viti 1807 deri me 1809 ndėrtohet bexhisteni nė zonėn tregtare nė rritje tė qytetit. Nė shekullin e XlX rritja ekonomike ecėn me ritme tė larta. Qendra tregtare ose pazari ka rreth 2500 dyqane (shitore) dhe ėshtė mė i madhi nė Ballkan. Qyteti arrin nė 50'000 banorė dhe bėhet qendėr Vilajeti. Kėtu prodhohen veshje kombėtare, pėlhurė, lėkurė, duhan, barut, qė eksportohen. Ushtrohen 80 profesione. Nė qytet janė 6 konsullata tė fuqive evropiane dhe vendeve fqinje. Nė vitin 1867 qyteti bėhet qendėr e Arqipeshkvisė. Ka institucionet tregtare tė kohės, gjykatė, drejtori postale, dogane.
Mė 1865 kalaja braktiset pasi Lumi Drin ka ndryshuar shtratin. Qyteti ėshtė kthyer nė port lumor dhe tregton me botėn nėpėrmjet skelave ndėrmjetėse si ajo e Obotit, Shėngjinit, Ulqinit, Tivarit. Qyteti shquhet pėr mjedise tė gjelbėruara dhe oborret me lule.
Nė vitin 1878 krijohet Lidhja e Prizrenit pėr mos copėtimin e trojeve tė Shqipėrisė. Shkodra bėhet njė qendėr e rėndėsishme e lėvizjes kombėtare. Ushtritė e Shkodrės luftojnė pėr mbrojtjen e trojeve shqiptare tė Plavės, Gucisė, Hotit, Grudės, Ulqinit dhe Tivarit. Fillon kėshtu njė periudhe trazirash pėr qytetin, qė pasqyrohet nė rėnien e shpejtė tė numrit tė popullsisė. Shkodranėt morėn pjesė aktive nė luftėn pėr shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė, duke luftuar me armė dhe duke nxjerrė figura tė shquara udhėheqėsish dhe njerėzish tė pendės si p.sh. Luigj Gurakuqi.
Kryengritja e vitit 1911 e zonės sė veriut tronditi pushtimin osman nė Shqipėri. Pas shpalljes sė pavarsisė nė vitin 1912, populli shkodran pėrballoi pėr shtatė muaj rrethimin e ushtrive tė Malit te Zi dhe Serbisė, tė cilat nė luftėn ballkanike qė kishte nisur, donin tė pushtonin qytetin dhe rajonin pėrreth tij. Pas fillimit tė luftės sė parė botėrore Shkodra sulmohet nga ushtritė malazese tė cilat mė 1915 hyjnė nė qytet. Nė janar tė 1916 pushtohet nga austriakėt tė cilėt e bejnė Shkodrėn qendėr tė zonės sė tyre tė pushtimit. Me mbarimin e Luftės I Botėrore nė Shkodėr vendoset njė administratė ndėrkombėtare. Mbas Kongresit tė Lushnjes, mė 1920, qyteti administrohet nga qeveria shqiptare qė doli nga ky kongres.
Nė vitet 1924 deri mė 1939 pati njė zhvillim industrial me fabrika tė vogla kryesisht nė industrinė ushqimore dhe tė ēimentos. Nė vitin 1939 kishte rreth 70 fabrika tė tilla. Gjatė kėsaj periudhe tė monarkisė qyteti ka njė administrim evropian, me institucione tė rregullta, dhe kryhen njė varg reformash perparimtare. Nė vitin 1939 Shqipėria u pushtua nga ushtritė fashiste te Italise.
Nė vitin 1945 u vendos diktatura komuniste dhe qyteti vuajti pėr 45 vjet nga shtypja qė donte t“i“a ērrėnjoste qytetit prirjet e tij demokratike dhe kulturore, nga marrėdhėniet me botėn dhe nga ekonomia e tij tradicionale. U pėrndoqėn personalitetet mė tė spikatura tė qytetit. U vu dorė mbi institucionet e kulturės dhe tė kultit, duke i shndėrruar sipas ideologjisė sė re. U bė ēdo gjė qė qyteti tė humbiste identitetin e tij mijravjeēar. Megjithatė ishin shkodranėt qė dhanė sinjalet e para nė Shqipėri pėr rrugėn e re tė demokracisė qė nė janar tė vitit 1990.
Trashėgimia kulturore e Shkodrės pėr kombin Shqiptar fillon qė nė shekullin XV me shkrimet e para nė gjuhėn shqipe. Kemi nė kėtė qytet shkrimtarėt, gjuhėtarėt, historianėt e parė tė vendit. Nė shekujt XVIII - XIX kemi institucionet e para shtetėrore qė pasqyrojnė lidhjet e Shkodrės me botėn e qytetėruar evropiane. Pėr herė tė parė nė Shqipėri zhvillohet arti, sporti, lindin muzetė dhe bibliotekat. Fillon arti fotografik, shtypshkrimi dhe, mė vonė, kinemaja dhe energjia elektrike.
Firmat e fuqishme tregtare bėjnė tregti me tė gjithė botėn deri nė Japoni, duke sjellė nė qytet prodhime egzotike. Nė familjet shkodrane nuk mungojnė pianofortet dhe pikturat e klasikėve botėrorė...
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25636
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum