Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Antigonea

2 posters

Go down

Antigonea Empty Antigonea

Post by Vizitor Fri 04 Sep 2009, 18:06

Antigonea ėshtė njė nga komunat mė tė njohura nė qarkun e
Gjirokastrės. Vetėm 3 km larg, ajo shtrihet rrėzė malit tė Ēajupit, duke i bėrė
karshillėk qytetit muze. I ngritur mbi shtratin e lumit Drino, komuna u pagėzua
me kėtė emėr, pėr shkak se nė territorin e saj gjendet qyteti antik, tė cilėn
Pirroja e ndėrtoi si dhuratė pėr gruan e tij Antigonėn. E vendosur nė njė
pozicion tė favorshėm dhe dominues, zona ėshtė mjaft tėrheqėse dhe niveli i
jetesės konsiderohet i kėnaqshėm. Disa investime jane duke u kryer, ndėrsa tė
tjera shihen si mjaft prioritare, siē ėshtė segmenti rrugor qė lidh qytetin e
Gjirokastrės me Parkun Arkeologjik tė Antigonesė. Njė pėrmisėrim i saj do t'i
jepte njė hov tė ri zonės, sidomos pėr zhvillimin e turizmit ditor. Aktualisht,
komuna siguron njė fitim prej 120 mijė dollarėsh nė vit, ndėrsa banorėt i
sigurojnė tė ardhurat e tyre nga bletaria, blegtoria, bujqėsia dhe prodhimet
artizanale autoktone. Tė gjitha prodhimet artizanale, krahas motiveve tė tyre
autoktone, do tė kenė edhe imitacione tė figurave dhe objekteve tė zbuluara
gjatė gėrmimeve arkeologjike nė qytetin antik. Ky biznes shihet si mjaft
fitimprurės dhe tashmė janė hedhur edhe hapat e parė.

Zhvillimi i zonės

Komuna pėrbėhet nga 5 fshtara: Saraqinisht, Arshi Lengo,
Krinė, Tranoshishte dhe Asim Zeneli dhe numėron rreth 2 500 banorė, tė cilėt i
pėrkasin besimeve tė ndryshme fetare. Mosha mesatare e popullsisė konsiderohet
e re, rreth 35 vjeē. Ndryshe nga komunat e tjera tė rajonit jugor, emigracioni
ėshtė nė nivele tė papėrfillshme, vetėm 8 %. Por tashmė edhe kjo kategori po
kthehet, duke investuar fitimet e saj nė ndėrtimin dhe rikonstruksionin e
banesave, si dhe nė ngritjen e bizneseve tė reja. Vendin e shtėpive tė thjeshta
e njėkatėshe, tashmė e kanė zėnė vilat dy dhe trikatėshe, tė ndėrtuara me gurė
dhe dru, moderne dhe mjaft bashkėkohore. Mbi 60 % e shtėpive janė
rikonstruktuar, proces ky qė vazhdon me ritme tė larta sidomos nė Saraqinishte,
fshat ky qė gjendet pranė qendrės arkeologjike. Afėrsia me qytetin dhe resurset
qė ofrohen pėr shkak dhe pozicionit mjaft tė favorshėm bėnė qė banorėt tė mos e
braktisin zonėn. Banorėt preferojnė qė binzeset e tyre t'i vendosin nė
territorin e komunės. Rreth 17 biznese tė vogla, nė tė cilat janė tė punėsuar
kryesisht banorėt, kanė ndikuar nė uljen e nivelit tė papunėsisė, ku ndryshe
nga komunat e tjera, numri i familjeve tė cilat trajtohen me ndihmė sociale
ėshtė gati i papėrfillshėm. Nė masėn 70 %, banorėt i sigurojnė tė ardhurat e
tyre prej mbarėshtrimit tė tė imtave, pėrpunimit tė leshit, si dhe nga tregtimi
i prodhimeve sezonale, pasi krahina ka drejtim blegtoral dhe bujqėsor. Por,
antigonasit dinė ta ta shfrytėzojnė mė sė miri pozicionin e tyre. Afėrsia me
qytetin e Gjirokastrės dhe me rrugėn nacionale ua lehtėson lėvizjen pėr tregtimin
e produkteve, ndėrsa afėrisa me malin e Ēajupit, pėr shkak tė florės sė pasur
tė tij bėn qė cilėsia e produkteve tė tyre ta ketė tregun e garantuar. Mjaft
prej njėsive tregtare tė bulmetit, jo vetėm nė Gjirokastėr, por edhe nė qytetet
e tjera tė vendit, si Tirana, Durrėsi, etj., janė edhe porositėsit kryesorė tė
tyre. Kėrkesa gjithnjė e nė rritje pėr kėto produkte ka sjellė edhe ngritjen e
disa punishteve tė pėrpunimit. Mjetet tradicionale dhe ato primitive nė
prodhimin e nėnprodukteve, tashmė janė zėvendėsuar nga teknologjia, e cila ka
rritur, jo vetėm cilėsinė, por edhe larminė e asortimenteve. Njė impakt tė ri,
zonės pritet t'i japė edhe ndėrtimi i tregut tė shumicės sė qytetit tė
Gjirokastrės, i cili ka filluar tė ndėrtohet nė hyrje tė territorit tė komunės
Antigone, me financim tė Bankės Botėrore dhe qė pritet tė pėrfundojė brenda
vitit 2009. Nė kėtė mėnyrė, fermerėt dhe blegtorėt do ta kenė mė tė lehtė
tregtimin e produkteve tė tyre. Si njė biznes mjaft fitimprurės, qė po tėrheq
vėmendjen e tė huajve, gjatė viteve tė fundit janė edhe prodhimet artizanale.
Tė njohur pėr prodhimet e tyre tradicionale, si sixhadet, qilimat, velenxat,
etj., antigonasit po e shfrytėzojnė kėtė, jo vetėm pėr tė rritur tė ardhurat e
tyre, por edhe si njė mundėsi pėr tė ruajtjur traditėn e tyre tė trashėguar nė
vite.

“Artizanet antigonase”

"Artizanet e Antigonesė" ėshtė kompleksi mė i ri
qė ėshtė vendosur nė njė godinė dykatėshe, nė qendėr tė fshatit Asim Zeneli, me
njė mijė banorė. Tradita e krijuar nė punimet artizanale, si njė nga tiparet e
veēanta dalluese, i shtyu drejtuesit e komunės tė kėrkonin bashkėpunim me
donatorė tė ndryshėm. Kėmbėngulja rezultoi e suksesshme. Nė krye tė tre viteve
pėrpjekjeje, shoqata norvegjeze “Venstres Opplysningsforbung”, paraqiti interes
pėr prodhimet tradicionale tė zonės. Kryetari i komunės, Ylli Muho, thotė se,
“brenda njė kohe tė shkurtėr, mundėm tė fitonim atė ēfarė u kishim premtuar
banorėve.” Ngritėn nga themelet kompleksin e artizaneve, njė aktivitet ky i
mirėfilltė tregtar. Me njė fond prej 100 mijė eurosh, u bė i mundur
rikonsktruksioni i godinės, si dhe blerja e pajisjeve dhe makinerive. Nė tetė
tezgjahėt e drurit tė ardhur nga Suedia, punojnė 25 artizanet e para, tė cilat
endin tė ndara nė dy turne njė larmi punimesh artistike. Tė gjitha prodhimet
janė me material leshi, i cili pėrpunohet nė kushte artizanale nė familjet
antigonase. Lėnda e parė, pėr prodhimin e sixhadeve, qilimave, ēantave,
plafeve, shalleve dhe aksesorėve tė tjerė zbukurues, pėrftohet nga mbarėshtrimi
i 5 mijė krerėve bagėti tė imta, prej tė cilėve edhe blegtorėt pėrfitojnė tė
ardhura tė kėnaqshme. Muho thotė se, aktualisht synohet cilėsi, ndėrsa mė pas
do tė rritet numri i asortimenteve dhe tė shumėllojshmėrisė sė artikujve. I
gjithė synimi, sipas tij, ėshtė qė pėrveē produkteve qė do tė shkojnė pėr
tregun e brendshėm tė mund edhe tė eksportohet. Gjithēka e prodhuar ėshtė
autoktone dhe nė mėnyrė artizanale. Kombinime shumėngjyrėshe dhe motive
tradicionale tė zonės, tė kombinuara kėto me imitacione zbulime arkeologjike nė
qytetin antik tė Antigonesė. Drejtuesit e kompleksit po mendojnė edhe pėr
mėnyrėn e tregtimit tė produkteve dhe po bėhen pėrpjekje pėr t'u lidhur me
agjencitė turistike. Disa njėsi tregtimi priten tė hapen kryesisht nė qytetet
turistike, si Saranda, Vlora, Durrėsi, por edhe nė Tiranė, por, padyshim edhe
nė qytetin muze tė Gjirokastrės, i cili ėshtė edhe nėn mbrojtjen e UNESCO-s.
Gjirokastra mbetet edhe qyteti mė i preferuar pėr tregtim, pasi numri i
vizitorėve tė huaj, sa po vjen dhe po rritet. "Sivjet fluksi i turistėve vendas dhe
atyre tė huaj, nė qytetin muze ishte i lartė dhe ne do ta shfrytėzojmė kėtė pėr
tė bėrė edhe ekspozimin dhe shitjen e kėtyre artikujve", - thotė Muho.
Ndėrkohė qė, dy nga asortimentet qė prodhohen nga gratė artizane tė Antigonesė
do tė eksportohen drejt Norvegjisė.
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

Antigonea Empty Re: Antigonea

Post by Lukja Sat 05 Sep 2009, 13:53

Shum bukur arla per ket shkrim qe ke ber per Antigonean, nese sprish pun une do e vendosja nje foto ku shifet mir arkeologjia e parkut te keti qyteti.



Antigonea Ant012
Lukja
Lukja

Shteti : Prishtine
Postime : 688
Kyējet nė forum : 17500
Regjistruar mė : 2008-11-05
Profesioni : Ekonomiste

Back to top Go down

Antigonea Empty Re: Antigonea

Post by Drini Sat 05 Sep 2009, 14:51

Eh sa vende te tilla te pazbuluara kemi dhe sa qe jane lene ne meshire te kohes.
Do doja te gjej kohen ti vizitoj te gjitha monumetet arkeologjike te trojeve shqiptare....
Drini
Drini

Shteti : Republika e Korruptuar e Kosoves
Postime : 1629
Kyējet nė forum : 18200
Regjistruar mė : 2009-04-01
Profesioni : Inxhinier Mekanik/Ekonomist

Back to top Go down

Antigonea Empty Re: Antigonea

Post by Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum