Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

I madhi Robert Ndrenika

2 posters

Go down

I madhi Robert Ndrenika Empty I madhi Robert Ndrenika

Post by Vizitor Sat 26 Sep 2009, 14:03

Robert Ndrenika

I madhi Robert Ndrenika 9
U lind ne Tirane, me 10 janar te vitit 1942. Mesimet fillore i mori ne
shkollen 7 vjecare “11 Janari” ne Tirane. Me pas perfundoi gjimnazin

“Qemal Stafa”. Studimet e larta i perfundoi per aktrim ne Fakultetin “
Aleksander Moisiu”. U diplomua ne vitin 1964.

Vepra:

1964-71 - aktor ne teatrin “Skampa”
1971-73 - aktor ne Teatrin e te Rinjve
1973-1991 - aktor ne Teatrin Popullor
1991-1992 - drejtor i Teatrit Popullor
1992-1996 - deputet i Elbasanit ne Kuvendin Popullor
1996 - aktor ne Teatrin Kombetar
1996 - del ne pension. Vazhdon punen si aktor teatri dhe filmi edhe ne

ditet e sotme. Ka realizuar mbi 100 role ne teater, si dhe 30 role ne kinematografi,
nen regjine e Lec Shllakut, Kujtim Spahivoglit, Mihallaq Luharasit, Pirro
Manit, Gezim Kames, Serafin Fankut, Spiro Dunit etj.

1979 - merr titullin “Artist i Merituar”
1988 - merr titullin “Artist i Popullit”


(Robert Ndrenika artisti Shqipetar me i preferuar i imi by Erisa)
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

I madhi Robert Ndrenika Empty Re: I madhi Robert Ndrenika

Post by bobo Mon 15 Feb 2010, 21:22

Ndaj te njejtin mendim me ju per te madhin Ndrenika.Personazhet e tij si ne skene dhe ekran jane te gjitha karaktre te luajtura me mjeshteri dhe finese.Me vjen keq qe sot nuk gjejme aktore te kalibrit te tille dhe gjynah qe kjo kast artistesh te mos riperterihet, si ne ņdo fushe dhe ketu ndihet diferaca dhe boshlleku.
avatar
bobo

Shteti : vlore
Postime : 13
Kyējet nė forum : 15571
Regjistruar mė : 2010-02-14
Profesioni : ushtarak

Back to top Go down

I madhi Robert Ndrenika Empty Re: I madhi Robert Ndrenika

Post by EzOpI Mon 22 Feb 2010, 09:54

Mos ka nje gabim ne te dhenat e Rober Ndrnikes?

Robert Ndrenika lindi nė Vuno tė Vlorės, nė 1942. Nė vitet 1960-1964 ka studiuar pėr aktor ne Shkollen e Larte "Aleksander Moisiu". Nga ky vit, deri me 1970, punon si aktor ne Teatrin "Skampa" te Elbasanit. Ne vitet 1970-1974 punon si aktor ne Teatrin e Institutit te Larte te Arteve (sot Akademia e Arteve), me pas ne Teatrin Kombetar, deri sa doli nė pension. Sot punon si aktor i lire.

Ka qėnė ndėr aktorėt qė ka pasur ngarkesėn mė tė madhe nė tėater dhe kinematografi. Nga dramaturgjia kombėtare, midis tė tjerash, ka interpretuar: "Besa" e S. Frasherit, "Ura" e M. Jeros, "Prefekti" i B.Levonjės, "Familja e peshkatarit" e S. Pitarkes, "Bashke me agimin" e K. Jakoves, "Midis dy njėrezve" e K. Blushit, "Skenderbeu" i L Shllakut, "Gjenerali i ushtrise se vdekur" dhe “Stinė e mėrzitshme nė Olimp” tė I. Kadarese, "Lumi i vdekur" i J. Xoxes, "Fytyra e dyte" dhe "Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo" te D. Agollit, "Shkallet" dhe "Shtepia me dy porta" te R. Pulahes.

Nga dramaturgjia e huaj mund te permendim "Shumė zhurme pėr asgje", "Nata e dymbedhjete" dhe "Zbutja e kryeneēes" te Shekspirit, "I semuri pėr mend" dhe “Kopraci” tė Molierit, "Udha e larget" e Arbuzovit, "Luiza Miler" e Shilerit, "Prometeu" dhe "Njėriu qe pa vdekjen me sy" te V.Eftimiut, "Dashuri e tille” e Kohoutit, "Banja" e Majakovskit, "Arturo Ui" e Brehtit, "Vdekja e njė komisioneri" e Millerit, "Vizita e dames plake" e Dyrrenmatit, "Magjia e madhe” dhe “Cilindri” tė De Filipos, "Darka e te marreve" e Veberit, “6 vjet shtatzėnė” e Cikliropulosit, “Pulėbardha” e Ēehovit, “Histori zooparku” e Ollbit, etj.

Ne kinematografi ka interpretuar mbi 30 filma, midis te cileve mund te permendim "Horizonte te hapura", "I teti ne bronx", "Kapedani", "Shtigje lufte", "Ne shtepine tone", "Koncert ne vitin 1936", "Bolero" etj.

Ka punuar me regjisore teatri si Kujtim Spahivogli, Mihallaq Luarasi, Lec Shilaku, Piro Mani, Esat Oktrova, Drita Agolli, Gezim Kame, Fatos Haxhiraj, Kiēo Londo, Kastriot Ēipi, Hervin Ēuli, dhe kineastė si Dhimiter Anagnosti, Viktor Gjika, Muharrem Fejzo, Piro Milkani, Saimir Kumbaro, Vladimir Prifti, etj.

Ne vitin 1979 i ėshtė akorduar titulli "Artist i Merituar" dhe ne vitin 1988 titulli "Artist i Popullit". Ėshtė nderuar me Kupen pėr Aktorin me tė Mire ne Festivalin Kombetar te Teatrit, me 1994, pėr rolin e Di Spetes ne shfaqjen "Magjia e Madhe", te De Filipos dhe ne Festivalin e Filmit te vitit 1979, pėr rolin e Prefektit ne filmin "Koncert ne vitin 1936".

Pėr disa vite ka punuar si pedagog i mjeshtrise se aktorit dhe fjales artistike, ne degen e aktrimit, ne Institutin e Lartė te Arteve.
[redakto] Filmografia

* Kronikė provinciale (2009)
* Ne dhe Lenini - (2008)
* Tifozet - (2004) komedi
* Ishte koha pėr dashuri - (2004)
* Njerez dhe fate - (2002-2003) miniseri
* Tirana, viti zero - (2001) si Kujtimi
* Parullat - (2001) si Lleshi
* Bolero - (1997)
* Nata e dymbėdhjetė - teatėr-komedi
* Botė e padukshme - (1987)
* Pėrralle Nga e Kaluara - (1987) si Vangjeli
* Vrasje nė gjueti - (1987)
* Dhe vjen njė ditė - (1986)
* Gurėt e shtėpisė sime - (1985)
* Tre njerėz me guna - (1985)
* Shirat e vjeshtės - (1984)
* Kohė e largėt - (1983) si Anastas Grigori
* Besa e kuqe - (1982)
* Era e ngrohtė e thellėsive - (1982) (TV)
* Nėntori i dytė - (1982)
* Shi nė plazh - (1982)
* Vėllezėr dhe shokė - (1982)
* Njė shoqe nga fshati - (1980)
* Ditėt qė sollėn pranverėn - (1979) (TV)
* Mėsonjėtorja - (1979)
* Nė shtėpinė tonė - (1979)
* Koncert nė vitin 1936 (1978)
* Shėmbja e idhujve - (1977)
* Emblema e dikurėshme - (1976) (TV)
* Duke kėrkuar 5-orėshin - (1974) si Zeqo
* Rrugė tė bardha - (1974)
* Shtigje tė luftės - (1974)
* Kryengritje nė pallat - (1972)
* Odiseja e tifozave - (1972)
* Kapedani - (1972) si Oficeri
* Horizonte tė hapura - (1968) .... Azemi
* Oshėtim nė bregdet - (1966)



EzOpI
EzOpI

Postime : 92
Kyējet nė forum : 15636
Regjistruar mė : 2010-02-21
Profesioni : Kepucar

http://www.ndjenja.com

Back to top Go down

I madhi Robert Ndrenika Empty Re: I madhi Robert Ndrenika

Post by Vizitor Mon 22 Feb 2010, 13:16

Gabimi eshte vetem Qyteti i lindjes. Tirana ose Vlora.
nga disa explorime qe bera ne internet na del edhe Tiran edhe Vlor booo
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

I madhi Robert Ndrenika Empty Re: I madhi Robert Ndrenika

Post by EzOpI Mon 22 Feb 2010, 13:19

Ti e ke par tek koha jone ate artikull me sa di une por te jesh e sigrut qe eshte nga Vunoj i madhe Robert Ndrenika.
EzOpI
EzOpI

Postime : 92
Kyējet nė forum : 15636
Regjistruar mė : 2010-02-21
Profesioni : Kepucar

http://www.ndjenja.com

Back to top Go down

I madhi Robert Ndrenika Empty Re: I madhi Robert Ndrenika

Post by Vizitor Mon 22 Feb 2010, 13:25

Ka disa forume te ndryshem qe thone ne Tr por nuk e di.
E rendesishmja eshte qe eshte aktor i madh qe ka nje plastik shum te mire si ne role serioz ashtu dhe komik.
Mua me pelqen shum si aktor dhe besoj qe nuk ka tjeter si ai.
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

I madhi Robert Ndrenika Empty Re: I madhi Robert Ndrenika

Post by EzOpI Mon 22 Feb 2010, 13:27

Erisa wrote:Ka disa forume te ndryshem qe thone ne Tr por nuk e di.
E rendesishmja eshte qe eshte aktor i madh qe ka nje plastik shum te mire si ne role serioz ashtu dhe komik.
Mua me pelqen shum si aktor dhe besoj qe nuk ka tjeter si ai.

qe nuk ka me si ai kete e di si buka qe ha une,edhe me vjen te plas nga nje an kur mendoj qe nuk vin me te till yje
EzOpI
EzOpI

Postime : 92
Kyējet nė forum : 15636
Regjistruar mė : 2010-02-21
Profesioni : Kepucar

http://www.ndjenja.com

Back to top Go down

I madhi Robert Ndrenika Empty Re: I madhi Robert Ndrenika

Post by Vizitor Mon 22 Feb 2010, 15:20

Robert Ndrenika ka lindur ne Tirane por eshte me origjin nga Vunoja.

Ėshtė njė nder qė kemi sot nė faqet e Fundjavės nė Shekulli Robert Ndrenikėn. Ėshtė njė nga tė rrallat intervistime tė tij nė shtyp pėr vite me rradhė. “Kam besuar gjithmonė se e pėrmbush komunikimin me publikun nėpėrmjet shfaqjes nė teatėr apo ekran.., - thotė aktori ynė i madh nė pėrgjigjen e pyetjes sė parė. Dhe vėrtet, ndoshta pėr tė nuk ėshtė e nevojshme, por pėr njė shoqėri tė mbytur nga mediokriteti, mendjemadhėsia dhe pompoziteti publik gati i dhunshėm, njė bisedė me njė si Ndrenika, duhet. Duhet pėr tė shijuar pak thjeshtėsi, modesti dhe zgjuarsi nga njė burrė qė flet rrallė dhe di tė flasė. Se na mbytėn “burrat” qė flasin pėrditė dhe nuk thonė asgjė… Shijojeni!
Pėrshėndetje nga Shekulli. Kjo mund tė jetė njė nga intervistat e rralla qė ju jepni nė media. Pėrse kjo distancė e njė aktori kaq popullor nga intervistimet?

Kam besuar gjithnjė qė njė aktor popullor e pėrmbush komunikimin e tij me publikun mė sė miri nėpėrmjet shfaqjes nė skenėn e teatrit dhe nė ekranet e kinemasė apo tė televizionit. Shfaqjet e shumta tė tjera nė median vizive dhe atė tė shkruar sinqerisht mė janė dukur tė tepėrta.

Ēfarė do tė thotė tė jesh aktor i madh nė njė vend tė vogėl si Shqipėria?

Pak rėndėsi ka nėse ėshtė vend i vogėl apo i madh. Njė vend i madh, mbase do tė ofronte njė famė mė tė madhe; Shqiperia ėshtė vėrtet nje vend i vogėl, por ėshte vendi im. Eshtė padyshim njė sadisfaksion shumė i madh qė njerėzit e popullit tėnd qė flasin gjuhėn tėnde, tė ndjekin, tė njohin dhe tė vlerėsojnė.

Meqė jemi kėtu, nje kuriozitet... A ka ndryshuar sjellja e njerėzve..? P.sh.. njė kalimtar nėse ju sheh nė rrugė sillet njėlloj siē ėshtė sjellė 20 vjet mė parė para ndryshimit te sistemit?

Nė pėrshtatje me kushtet e reja tė vendit, kanė ndryshuar edhe format se si shoqėria shpreh njė vlerėsim tė sajin, por them se nė thelb sjellja e njerėzve ka mbetur e njėjtė. Dikur njė batutė nga rolet e preferuara, apo njė koment dashamirės ishin format me tė cilat qytetarėt shprehnin vlerėsimin e tyre.Sot, tė rinjtė kėrkojnė tė bėjnė fotografi me ty dhe tė marrin autografe. Por nuk mungojnė dhe surpriza tė tjera. Do t’ju tregoj njė episod emocionues qė pėrjetova nė shkallėt e Teatrit tė Butrintit me njė zotėri, prind tė ri qė mu afrua natėn e fundit tė Festivalit tė teatrove dhe mė kėrkoi tė bėnte njė fotografi me mua e me tė birin. Mėsova se ishte emigrant nė Itali prej mė shumė se 15 vjetėsh. Pasi mė falenderoi mė tha se mėpėrmjet kasetave tė filmave shqiptar , tė cilat i shihnin rregullisht, ai dhe e shoqja lehtėsonin mallin pėr vendlindjen, ndėrsafėmijėt e tyre nuk po harronin gjuhėn shqipe. Ishte hera e parė qė dėgjoja njė vlerėsim tė artikuluar nė kėtė mėnyrė dhe tė them tė drejtėn mė erdhi mirė.

Nė njė biografi tuajėn online tuaj tė bėn pėrshtypje qė theksohet qė nė fillim fjalia “Ka qenė ndėr aktorėt qė ka pasur ngarkesėn mė tė madhe ne teatėr dhe kinematografi..”. Ėshtė e vėrtetė? Mund tė flitet pėr “ngarkesė” edhe nė njė profesion kaq pasional si aktrimi?

Ngarkesė sigurisht qė ka patur, por mund tė thuash qė ėshtė ngarkesė e bukur. Ndodhte shpesh qė pas njė 10 orėsh nė sheshin e xhirimit , tė jepje shfaqje nė skenėn e teatrit. Dhe shpėrblimi material qė merrje ishte pothuaj i njėjti pavarėsisht punės qė t’i bėje. Por kur spektatori tė ndjek me vėmendje e tė duartroket ti ndihesh i rilindur. Kjo ėshtė magjia e teatrit.

17 vjet pas ndėrrimit tė sistemeve, ka ende struktura artistike apo edhe aktorė individualisht qė konceptin e mbijetesės apo shpėrblimit e lidhin me prezencėn e shtetit, pra presin buxhete shtetėrore pėr tė realizuar dhe krijuar. Situata ėshtė disi e ndryshme nė Perėndim, ku industria e filmit apo krijimtaritė nė veēanti i “binden” rregullave tė tregut. Ju jeni i kėnaqur nga situata juaj, nė kuptimin ndiheni mirė, po merrni atė qė meritoni?

Megjithėse rregullatori treg edhe kėtu te ne ka filluar tė funksionojė, shteti deri me sot mbetet financuesi kryesor i shfaqjeve teatrale. Me disa pėrjashtime tė pakta si psh produksione private si “Portokallia”, ende nuk kemi kompani tė mirėfilltateatrore private. Me filmat ka shumė bashkėproduksione me tė huajt por edhe nė kėto pala shqiptare prezantohet kryesisht me financime shtetėrore.

Ēfarė i duhet para sė gjithash filmit shqiptar sot?

Tė jetė mė tepėr shqiptar, jo vetėm nga financimet por edhe nga tematikat e karakteret. Dhe nė kėtė kontekst nuk duhet tė harrohet qė Shqipėria nuk ka mbetur te viti 97. Ka shumė problematikė pozitive pėr tė pasqyruar, do tė thoja.

A mund tė shitet “arti i mirė” nė Shqipėri, apo tendenca drejt komercialitetit me ēdo kusht ėshtė e vetmja alternativė?

Pjesėrisht do tė thoja ėshtė e mundur. Nuk ka formula tė prera. Ekziston njė kompromis midis tė dyjave.

Vetė Ndrenika ka pranuar ndonjėherė ndonjė rol vetėm pėr hir tė pagesės sė mirė?

Them se jo. Nuk kam ndonje rol, pagesa e tė cilit tėketė bėrė ngjarje. Them se kam qenė me fat nė kėtė pikė. Kam punuar me kolege te spikatur tė fushės, regjisorė, aktorė dhe skenariste tė njohur e tė talentuar qė mė kanė pėrzgjedhur pėr tė interpretuar njė numėr shumė tė madh rolesh nė teatėr dhe nė kinematograf , bazuar besoj mbi cilėsnė e realizimit tė figurės artistike.Nuk kam bėrė ndonjė rol me zor, sikurse, as ndonjė kompromis pėr hir tė pagesės.

Ėshtė Shqipėria njė vend i mirė pėr njė aktor tė mirė?

E thashė dhe mė lart, Shqipėria ėshtė vendi im, ēdo fjalė nė rolet e mia ėshtė shqip. Pa dyshim ėshtė njė vend i mirė. Pėrveē tė tjerash realiteti shqiptar ofron shumė subjekte pėr teatrin, pėr dramėn e komedinė.

Besoj do na lejohet tė bėjmė njė pyetje disi mė gjerė se thjesht aktrimi. Sipas Ndrenikės, gjėrat nė Shqipėri gjatė kėtyre dy dekadave tė fundit, jo thjesht pėr artistėt, kanė ecur mirė apo keq?

Them se disa gjera mund te ecnin me mirė, ndėrkohė qė, disa tė tjera kanė shkuar vėrtet keq. Individi shqiptar, subjektet private nė kėto vite kanė ecur shumė pėrpara duke treguar njė energji tė habitshme. Do tė ishte mirė qė dhe shteti tė kishte ecur me tė njėjtat ritme. Por ē’ėshtė mė e rėndėsishme mendoj, ėshtė sesi do te ecė Shqipėria nė dy dekadat e tjera. Shpresoj t’i shohim gjėrat me thjesht dhe tė gjykojmė me pjekuri e larg frymės sė konfliktualitetit. Kėshtu do tė kemi shanse pėr tė mos pėrsėritur tė njėjtat gabime e pėr tė ecur pėrpara pėrfundimisht.

MIQTE / FAMILJA

“Dobėsia ime, nipi dhe mbesa Ana..

Urrej demagogjinė, kam frikė tė keqin..”

Keni mė shume miq apo armiq?

Miq pa dyshim. Kam miq tė shumtė tė vjetėr e tė rinj nė moshė. Eshtė njė nga pasuritė e jetė sime.

Cila ėshtė familja e Ndrenikes?

Gruaja dhe 2 vajzat. Nė familje na ka karakterizuar njė harmoni dhe mirėkuptim i thellė.

Njė ditė e zakonshme e Ndrenikės?

Zyrtarisht kam dale ne pension, por ende punoj me dėshirė shumė tė madhe kur mė ofrohen role qė mė pėrshtaten e pėlqejnė. Jashte skenės, qendroj prane familjes. Preferoj tė shėtis me time shoqe per rreth dy ore ne ditė ne kodrat e Liqenit Artificial.

Njė ditė e jashtėzakonshme?

Njera prej vajzave te mia jeton ne Gjermani. Kur ajo, sė bashku me familjen e saj vjen ne Shqipėri , nemblidhemi te gjithe sė bashku dhe perjetojmė ēaste te lumtura. Kėto jane vėrtet ditė tė jashtėzakonshme.

Njė gjė pėrballė sė cilės ndiheni i pafuqishėm?

T’u kundershtoj nipit dhe mbesės.

Ēfarė ju lodh mė shumė?

Humbja e kohės

Ēfarė urreni me shume?

Demagogjinė

Ēfarė doni mė shumė?

Energjinė pozitive; harmoninė midis popujve dhe njerėzve.

Nga kush merrni mė shumė urime?

Nga ime shoqe

Nga kush merrni me shume kritika?

Pėrsėri nga ime shoqe. Besoj se ėshtė adhuruesja dhe kritikja mė e pėrkushtuar qė unė kam.

Frika mė e madhe e Ndrenikės?

Nga njeriu i keq.

Raporti i bert ndrenikes me

“Raporti me paranė: As kam as mė mbarohen…!”

Tiranėn…?

Tirana padyshim ėshtė njė qytet shumė i dashur pėr mua. Qyteti ku kam lindur e jam rritur. Do tė ishte mirė tė Kishte mė shumė hapėsira e gjelbėrim sepse ka zona tė mbingarkuara, por sidoqoftė mbetet Tirana jonė .

VUNOIN…?

Eshtė vendi i dashur i tė parėve tė mi pėr tė cilin kam njė mall te perhershėm e emocion tė veēantė


Familjen..?

Gjėja mė e shtrenjtė qė kam

gratė…?

Kam qenė i rrethuar nga mamaja, motra, gruaja dhe dy vajzat e mia, si dhe mbesa ime e dashur Ana.Kėto janė gratė e jetės sime.

Gazetat…?

Ndjek shtypin e pėrditshėm rregullisht. Meqė ra fjala , jam lexues i rregullt i Shekullit.

Televizionin…

Ndjek edicionet e lajmeve ne televizionet kryesore si dhe filmat Artistikė cilėsorė kur mundem. me ėndje ndjek filma dokumentarė shkencorė dhe historikė. Mė vjen keq qė televizionet shqiptare Ende nuk pprodhojnė filma televizivė e telenovela, por vetėm shfaqin prodhime tė huaja.

Paranė…?

Dikur njė njeriu im thoshte . “As kam, as mė mbarohen”. Kete raport dua te kem dhe unė me paranė

Pijen…?

Mė pėlqen njė gotė verė me miqtė a me familjen

Duhanin..?

Eshte nje “shok i keq” . Tani nuk e pi mė

Raporti mė special i bert ndrenikes…?

Raporti me profesionin


mare nga - gazeta Shekulli
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

I madhi Robert Ndrenika Empty Re: I madhi Robert Ndrenika

Post by Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum