Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

" ENCIKLOPEDIA MAQEDONASE " !?

+2
Naki
krayzi
6 posters

Go down

" ENCIKLOPEDIA MAQEDONASE " !? Empty " ENCIKLOPEDIA MAQEDONASE " !?

Post by krayzi Wed 30 Sep 2009, 15:53

Enciklopedia maqedonase, tendencioze dhe antishqiptare Enciklopedia e parė maqedonase, e promovuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve ka pėrmbajtje tendencioze dhe nuk pasqyron realitetin e tė gjithė popujve qė jetojnė nė vend, posaēėrisht shqiptarėve, kanė reaguar historianėt dhe shoqatat joqeveritare shqiptare.
" ENCIKLOPEDIA MAQEDONASE " !? 20090919122503
Nė kėtė enciklopedi thuhet se nė Maqedoni nuk kanė jetuar shqiptarė. Ata nga Shqipėria kanė kolonizuar kėto vise pas shekullit 16, duke u vendosur nėpėr shtėpitė e maqedonasve tė cilėt i kanė dėbuar mė pas
prej aty. Ndėr tė tjera nė kėtė enciklopedi shqiptarėt emėrtohen si arbanasė, arnautė dhe shqiptari, ku kjo e fundit shoqėrohet me shpjegim pėrkatės nėn kllapa ‘Pllaninci (tė malit)”. Nė kėtė enciklopedi thuhet se shqiptarėt vijnė nga viset e veriut tė Shqipėrisė, nga i ashtuquajturi fis gegė, dhe emėrtohen si ‘TĖ ARDHUR NGA MALI’. Faktet janė shtrembėruese, edhe pėr krijimin e shtetit tė parė shqiptar, gjoja i themeluar nė vitin ‘44 nga gjermanėt.
Kryetari i Lėvizjes Qytetare “ZGJOHU”Artan Grubi thotė se ky institucion me agjendė politike, qė propozoi ndarjen e Maqedonisė nė vitin 2001, po nxit urrejtje ndėrnacionale dhe po rrezikon marrėdhėniet ndėretnike nė vend. Zgjohu, i bėn thirrje Qeverisė, si financuese e projektit, tė distancohet nga pėrmbajtja e Enciklopedisė ndėrsa Akademia urgjentisht t'i kėrkojė falje popullit autokton shqiptar tė kėtyre trojeve si dhe tė pėrmirėsojė Enciklopedinė, duke e tėrhequr nga tregu. Ndėrkohė historiani Skėnder Hasani, e cilėson enciklopedinė vazhdimėsi tė projekteve anti-shqiptare, tė pėrpiluara nga Akademia Serbe gjatė shekullit 19. “Mė fyese janė elementet qė tregojnė qartė etiketimin dhe elementet tė cilat dėshirohet qė t’i nxjerrin shqiptarėt se kanė ardhur prej diku tjetėr dhe kėtu kanė ardhur si vandalistė dhe janė e keqja e kėtij shteti. Apelojė deri tek akademikėt shqiptarė qė janė pjesėmarrės nė Akademinė e Maqedonisė tė distancohen nga kjo enciklopedi dhe pjesėmarrjen e mėtutjeshme nė kėtė Akademi ta kushtėzojnė me largimin e kėtij botimi por edhe kėrkim falje nga populli shqiptarė, pėrndryshe ēdo mbetje e kėtyre akademikėve nė kėtė akademi me ngarkesė etnike dhe qė prish ekuilibrin e shtetit shumė nacional, tė distancohen”, deklaroi Skender Hasani – historian. “Nėse Akademia e Shkencės dhe Arteve tė Maqedonisė konsideron se komuniteti maqedonas ka krizė tė identitetit tė vet, atėherė kjo krizė nuk mund tė mbrohet duke sulmuar, duke pėrvetėsuar dhe duke falsifikuar historinė e popullit autokton shqiptarė nė kėto troje. Tendenca pėr ti paraqitur shqiptarėt si ardhacak nė kėto troje, e bashkangjitur me fushatėn disa vjeēare pėr zhdukjen e trashėgimisė kulturore dhe shpirtėrore tė shqiptarėve nga kėto troje ėshtė njė vazhdimėsi e tė gjitha pėrpjekjeve tė kėsaj Qeverie dhe tė komunitetit shumicė maqedonas...”, theksoi Artan Grubi – kryetar i Lėvizjes Qytetare “ZGJOHU”. Botimi i parė i Enciklopedisė ėshtė shitur pėr dy ditė dhe ka kushtuar 5 mijė denar nuk dihet numri i saktė i kopjeve tė shitura, kurse numri tjetėr siē njoftojnė nga Akademia e Shkencave dhe Arteve tė Maqedonisė do tė dalė nė shitje ditėn e Martė dhe tė njėjtėn do ta bėjė ekskluzivisht Akademia e Shkencave dhe nuk do tė ketė shitje komerciale dhe ēmimi do tė jetė 8 mijė denarė.
krayzi
krayzi

Shteti : austri
Postime : 1464
Kyējet nė forum : 17758
Regjistruar mė : 2009-07-11

Back to top Go down

" ENCIKLOPEDIA MAQEDONASE " !? Empty Re: " ENCIKLOPEDIA MAQEDONASE " !?

Post by Naki Wed 30 Sep 2009, 18:28

Komplimentat e mija per temen krayzi ka munguar nje teme e tille dhe vertet ke bere nje pune shume te vyer me hapjen e saj.
Une do komentoja ne shkrimin tend shkurt duke lene vend dhe tjerve.
Veper tjeter skandaloze e atyre qe e quajne veten akademike e ne te vertete jane instrument i Nikolla Gruevskit i cili me duart e perlyera nga gjaku i deshmoreve te luftes se 2001 edhe nje here ne menyre te paskrupullt po njollos historine e shqiptareve.
Shqiptaret jane nje popull etnik ne ballkan me tradita doke dhe zakone te lashta dhe nuk mund te lejojme qe historia jone e lavdishme te njolloset ne kete menyre nga ata qe veten e quajne maqedon me komb jane bullgar me fe joautoqefale dhe me emer te huazuar grek.Andaj duhet qe Tirana dhe Prishtina si qendra qe duhet te mbrojne itneresat e shqiptareve ketu te ndrehyjne urgjentisht per te shmangur nje konflikt te mundshem.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25639
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

" ENCIKLOPEDIA MAQEDONASE " !? Empty Re: " ENCIKLOPEDIA MAQEDONASE " !?

Post by bora Wed 30 Sep 2009, 18:35

ato te shikojne mardhenien me grekun qe nuk e kane ne terezi dun me u kap dhe me ne kesaj i thone nuk ke cfare i bo gomarit i bie samarit
bora
bora

Shteti : Diku nė Shqipėri
Postime : 1077
Kyējet nė forum : 17077
Regjistruar mė : 2009-09-29
Profesioni : Ing

Back to top Go down

" ENCIKLOPEDIA MAQEDONASE " !? Empty Re: " ENCIKLOPEDIA MAQEDONASE " !?

Post by Naki Wed 30 Sep 2009, 21:37

Nuk mund te pritet nga kalemxhinjte e vetequajtur akademike te nje populli qe per pese vjet tri here e nderruan identitetin e vet kombetar qe te trajtojne me objektivitet historine e lavdishme te shqiptareve!
Te gjithe ata qe njohin historine e Ballkanit e dine fare mire se ne keto hapesira vetem nje popull nderroi tri here identitetin e vet: deri ne vitin 1940 identifikohej si serb, nga viti 1941 deri ne vitin 1944 si bullgar e pas vitit 1945 si maqedonas... e shume shpejt do te lexojme nje popull i shuar qe nuk egziston. Keta mburren me rrena dhe falsifikime eshte te vje te vjellesh kur degjon gjera te tilla. Populli shqiptar nuk ka falsifikuar historin e tije ate e njef bota dhe keta te paskrupellt kaq dijne dhe kaq mendojne por eshte ajo qe ua djeg mushkerit sepse pa popullin shqiptar Maqedonia nuk do te egzistonte kurr. Nuk e shof te nevojshme qe te brengosemi se nje akademiku sy ky qe ka krijuar kete enciklopedi i vje era me shume se mutit.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25639
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

" ENCIKLOPEDIA MAQEDONASE " !? Empty Re: " ENCIKLOPEDIA MAQEDONASE " !?

Post by Vizitor Wed 30 Sep 2009, 21:43

Une sot ne edicionet informative degjova qe do e heqin.
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

" ENCIKLOPEDIA MAQEDONASE " !? Empty Re: " ENCIKLOPEDIA MAQEDONASE " !?

Post by Naki Wed 30 Sep 2009, 21:48

Pak ka rendesi e heqin apo jo se edhe ashtu tere bota e di dhe ka shprehur mendimi e vete se eshte nje falsifikim ose shkurt shqip nje shkrim i nje kalemxhiu proserb.Rendesi ka se ata ketu treguan kush jane dhe cka jane andaj duhet patur kujdes te dijme me cfar tradhetare e armiq kemi te bejme. Bota e di kush jane dhe kur ne keto troje dhe nga kane ardhur shqiptaret. Te gjithe ua kan bere me dije dhe keta dashten nuk dashten kan me heqe sepse nuk jetohet me genjeshtra.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25639
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

" ENCIKLOPEDIA MAQEDONASE " !? Empty Re: " ENCIKLOPEDIA MAQEDONASE " !?

Post by Vizitor Wed 30 Sep 2009, 21:53

Keto absurdite i zgjidhin akedemiket dhe shteti.Masa e gjere e popullit duhet te ruaj qetesine dhe mos te bjer pre e provokimeve.
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

" ENCIKLOPEDIA MAQEDONASE " !? Empty Re: " ENCIKLOPEDIA MAQEDONASE " !?

Post by Interesant Wed 30 Sep 2009, 23:03

Antivlerat e nje populli te ulte gjithmone i sulmojne vlerat e nje populli te ngritur! Problemet historike te nje populli vetem sa po vine e po rriten, ndersa kjo rritje nuk eshte duke u bere ne baze te fakteve te verteta, por ne baze te shpifjeve dhe falcifikimeve me genjeshtra te ndryshme, duke ngritur veten, ne te njejten kohe duke pasur per qellim uljen e vlerave te nje populli me vlera te larta .

Kundershto te te njofin te tjeret, dhe te behesh dikush ! -- Jo gjithehere ky definicion mund te jete rruga e duhur per arritjen e asaj qe pretendon .

Nje shtet nuk e mbajn vetem akademiket, sepse loja jo e duhur e akademikeve eshte duke i sjellur keta ne kete gjendje, sepse po te ishin akademiket ne vendin e duhur ne kohen e duhur , ketyre nuk do t'u vinte rasti te ta perllosin historine .

Kjo genjeshter qe eshte bere publike nga ana e Maqedonise, eshte po e njejta loje e Serbit, vetem se dallojne ne emer.

Te gjithe ata njerez, i gjithe ai popull i cili nuk ka identitet personal, ai do te mundohet ne cdo menyre ta sulmon ate qe eshte i ngritur dhe ka identitet!

Per ate thuhet nje fjale : Karvani duhet te ece para e te mos stopoi, ndersa qent le te lehin sa te duan !
Interesant
Interesant

Shteti : Pejė
Postime : 4173
Kyējet nė forum : 20246
Regjistruar mė : 2008-03-02
Profesioni : Jurispodenca

Back to top Go down

" ENCIKLOPEDIA MAQEDONASE " !? Empty Re: " ENCIKLOPEDIA MAQEDONASE " !?

Post by Lukja Thu 01 Oct 2009, 08:52

Me mir do te ishte ti vehet emri ''ENCIKLOPEDIJA E URREJTJES''

Kjo enciklopedi e kesaj pseo-akademije e ve nen thumb historine e popullit Shqipetar,ironizon atoktonine Shqipetare, shtremberon faktet hostorike dhe qka eshte me e keqja banalizon kulturen dhe traditen Shqipetare '' si njerz qe kan zbritur nga mali'' qe nenkupton njez primitiv, duke treguar urrejtjen te cieln e kan kunder popullit Shqipetar.

Kjo enciklopedi me strukturen e saj destruktive dhe aspak stabile , ka krijuar tani me harmonizimin e konflikteve ndernacionale edhe ashtu te brishta qe kan qen ne mes popullit Shqipetar dhe atij ''Maqedon'' po qe se mund ta quajm maqedone sepse ky identitet i tyre vjen nga populli Bullgar dhe nuk ka pasur asnjeher popull maqedon. Kjo vertetohet m vetfaktin kur ne kohen e Turqise ne asnje dokument te tyre nuk figuron emri ''maqedon'' pra ishte dhe si po duket do te mbetet in-ekzistent.
Lukja
Lukja

Shteti : Prishtine
Postime : 688
Kyējet nė forum : 17503
Regjistruar mė : 2008-11-05
Profesioni : Ekonomiste

Back to top Go down

" ENCIKLOPEDIA MAQEDONASE " !? Empty Re: " ENCIKLOPEDIA MAQEDONASE " !?

Post by vistor2 Thu 01 Oct 2009, 10:01

Si provė pėr vjetėrsinė e shqiptarėve nė Maqedoninė e sotme ėshtė sjellė prej kohėsh edhe emri i qytetit tė Shkupit. Sipas P. Skokut, shqiptarėt kanė ruajtur emrin e vjetėr tė qytetit tė Shkupit sipas ligjeve tė gjuhės sė tyre. Emėrtimi i tyre, Shkup tingull pėr tingull mbulohet me formėn latino-dardane Scupis dhe kurrsesi nuk mbėshtetet nė formėn sllave ose trake.
Pėr vjetėrsinė e vendbanimeve shqiptare nė territoret e Maqedonisė sė sotme flasin edhe emrat e kėshtjellave tė ndėrtuara e tė rindėrtuara nga Justiniani nė Dardaninė antike (Kosovė e Maqedoni perėndimore) qė pėrmend Prokopi i Cesaresė. Emrat qė pėrmenden atje nuk shpjegohen me anė tė greqishtes e tė latinishtes, kurse disa prej tyre afrohen me fjalė tė leksikut tė shqipes ose ruajnė gjurmė tė njė tradite ilire. Dokumente historike tė pakundėrshtueshme dėshmojnė praninė e popullsisė shqiptare nė krahinat perėndimore tė Maqedonisė sė sotme edhe nė shek XIII-XIV. Nė shek XIV flitet pėr shqiptarė dhe vllehė, si dhe pėr tufa tė tyre nė rrethin e Pollogut. Stefan Dushani dhe Uroshi ja dhanė pėrfundimisht Manastirit tė Tetovės krahinėn pranė Novi Dolit. Themeluesit kishin shėnuar se atė nuk mund ta pėrdorin as tagėrmbledhėsi i krahinės, as vllehėt, as shqiptarėt. Shqiptarėt pėrmenden si popullsi e vendosur (jo shtegtare) e Pollogut nė shek. XIV. Nė regjistrin e pronave tė Manastirit tė Tetovės njoftohet edhe pėr njėfarė Progon-i, i cili kishte marrė si pronė nė mėnyrė tė ligjshme Pleshėn e Tetovės qė i pėrkiste kėtij manastiri. Kėtė emėr Progon, me sa duket, e mbante njė shqiptar. Sipas Selishevit, edhe nė shek. XV ka njoftime pėr shqiptarė jo shtegtarė nė Pollog. Edhe K.Taliavini ka pranuar qė dokumente historike tė padiskutueshme i pėrmendin shqiptarėt si frekuentues tė pazarit tė manastirit tė Shėn Gjergjit pranė Shkupit. Ai pėrmend njė dokument tė mbretit tė Serbisė, Stefan Urosh Milutin ku shkruhej se: "Nė kohėn e mbretit Milutin (1282-1321), nė panairin e vjetėr tė Shėn Gjergjit, qė zgjaste 8 ditė, ndėr tė tjerėt edhe shqiptarėt duhej t’i paguanin igomenit doganėn e ligjshme". Edhe historiani maqedonas, Aleksandėr Stojanovski pranon ekzistencėn e popullsisė shqiptare nė Maqedoninė Perėndimore para pushtimit turk, ēka pėr nahijen e Kėrēovės provohet edhe nga Regjistri turk i shek. XV. Sipas kėtij Regjistri, njė nga tri mehallat e Kėrēovės mbante emrin Arnautsko, ku janė regjistruar emra shqiptarė si kėto: Gjon, Martin, Progon, Gjergj, Gjin, Arnaut. Defterėt turke tė Maqedonisė si edhe dokumente tė tjera sllave-bizantine dėshmojnė se shqiptarėt pėrmenden, pėrveēse nė territoret e tyre tė sotme nė Maqedoni, edhe nė shumė vendbanime e krahina tė tjera si Nahija e Mariovės, e Velesit, e Poreēės, e Manastirit etj. Kėtu duhet shtuar se edhe nė kohėn e Skėnderbeut, kufiri i principatė sė Kastriotėve shkonte deri nė afėrsi tė Gostivarit. Tė gjitha kėto na shtyjnė tė pranojmė se popullsia shqiptare vazhdonte tė jetonte nė Maqedoninė perėndimore edhe nė shek. XIII. Kėto tė dhėna kundėrshtojnė pikėpamjet e studiuesve serbė ose maqedonas, po edhe tė atyre tė Akademisė sė shkencave tė Maqedonisė, qė mendojnė se shqiptarėt e Maqedonisė Perėndimore janė kolonė jo tė hershėm qė kanė ardhur nė shek.XVII-XVIII-XIX. Edhe K.Tagliavini insistonte pėr praninė e shqiptarėve si vazhdim i pandėrprerė i popullsisė sė hershme iliro-shqiptare nė Maqedoni nė shek. XIV, duke shtuar qė gjatė sundimit turk Maqedonia nė turqishte quhej Arnavutlluk dhe banorėt e saj Arnavutllar (Tagliavini, 1942, 14). Kėto pikėpamje gjejnė mbėshtetje edhe nga tė dhėnat gjuhėsore e dialektologjisė historike shqiptare. Sė pari, nė territorin ku shtrihen tė folmet shqipe tė Maqedonisė, kalon kufiri qė ndan dy dialektet e shqipes si vazhdim i natyrshėm dhe i drejtpėrdrejtė i kufirit tė dy dialekteve tė shqipes brenda territorit tė Republikės sė Shqipėrisė. Pra nė jug tė Strugės kalon kufiri qė ndan tė folmet gege tė Maqedonisė perėndimore tė sotme nga tė folmet toske, ēka tregon qė tė folmet shqipe tė Maqedonisė perėndimore tė sotme kanė marrė pjesė drejtpėrdrejt dhe nė mėnyrė tė natyrshme nė ndarjen dialektore tė shqipes nė gegėrishte dhe toskėrishte. Nė tė mirė tė kėsaj flet edhe fakti tjetėr qė nė zonėn e Strugės, nė territorin ndėrmjet dy dialekteve tė shqipes ndeshen edhe tė folme tė ndėrmjeme ose kalimtare (e folmja e fshatrave Frengovė, Kalishtė dhe Radonishtė tė Strugės). Pra nė territorin poshtė Strugės kalimi nga njeri dialekt nė tjetrin bėhet shkallė-shkallė, ēka flet pėr vjetėrsinė e pranisė se dy dialekteve tė shqipes nė kėto territore. Nė njė rast tjetėr ne besojmė se kemi provuar se kjo ndarje ėshtė parasllave, kėshtu qė edhe kufiri ndėrmjet tė folmeve gege dhe toske nė Maqedoninė e sotme perėndimore ėshtė i kėsaj periudhe. Sė dyti, tė folmet gege tė Maqedonisė, qė shtrihen deri nė rrethinat e Shkupit nė lindje dhe deri nė Strugė nė jug, formojnė njė njėsi dialektore mė vete brenda gegėrishtes sė bashku me tė folmet qė shtrihen brenda kufirit politik tė Shqipėrisė deri nė luginėn e Drinit tė Zi. Ato i pėrkasin grupit lindor tė gegėrishtes qendrore, kanė pra tiparet e dialektit tė Veriut ose tė gegėrishtes nė pėrgjithėsi dhe tiparet e gegėrishtes qendrore nė veēanti, si edhe disa tipare karakteristike tė veēanta qė e dallojnė si njėsi dialektore mė vete brenda gegėrishtes qendrore. Kjo tregon se tė folmet shqipe tė Maqedonisė kanė marrė pjesė drejtpėrdrejt dhe nė mėnyrė tė natyrshme nė zhvillimin historik tė strukturės dialektore tė shqipes nė pėrgjithėsi dhe tė gegėrishtes nė veēanti si pjesė pėrbėrėse e pandarė e tyre. Pra, tė folmet gege tė Maqedonisė sė bashku me tė folmet brenda kufirit politik tė Shqipėrisė deri nė Luginėn e Drinit tė Zi, formojnė njė njėsi dialektore mė vete brenda gegėrishtes dhe kanė disa tipare dalluese qė i veēojnė nga tė folmet e gegėrishtes veriore dhe jugore. Ne mendojmė se fakti qė tė folmet shqipe tė Maqedonisė kanė marrė pjesė drejtpėrsėdrejti dhe nė mėnyrė tė natyrshme nė zhvillimin historik tė strukturės dialektore tė shqipes, ėshtė njė provė tjetėr e rėndėsishme e vjetėrsisė sė popullsisė shqiptare tė Maqedonisė nė kėto territore. Kėshtu qė janė pa baza pikėpamjet qė i shohin kėto tė folme si rezultat zgjerimesh ose kolonizimesh tė reja. Janė pra jo bindėse, madje tendencioze pohimet e bėra se shqiptarėt e Maqedonisė sė sotme janė kolonė jo tė hershėm qė kanė ardhur nė shek. XVII-XVIII deri nė fillim tė shek. XIX. Analiza qė u bė kėtu, po edhe tė dhėna tė tjera historike e gjuhėsore, qė nuk qe e mundur tė paraqiten kėtu, mendojmė se vėrtetojnė praninė e pandėrprerė tė shqiptarėve nė territoret e tyre nė Maqedoninė e sotme perėndimore.

Kjo ėshtė Enciklopedia Reale por injorantet dhe shkurtpamsit, shovenistet... kėtė nuk mund ta pranojnė e mirė e tha Naki nė shkrimin e tije ku pret mirė nga nje popull apo akademik qė brenda 5 viteve tri herė e ndėrron identitetin e tijė. Bota po qesh me ta dhe do qeshim edhe mė shumė kur nesėr do thonė Na falni po e tėrheqim Enciklopedin. Hahahahaha....

Shėnim: i kėrkoj falje krayzi-t mu dashtė tė editoj titullin duke e vurė nė thojza ngase edhe ashtu do tė mbetet njė pluhur qė do ta bart era ose thjesht njė libėr e hargjim fletėsh i njė kalemxhiu shkurtpamės.
avatar
vistor2

Shteti : Kosovė
Postime : 260
Kyējet nė forum : 18531
Regjistruar mė : 2007-11-16
Profesioni : Juriste

Back to top Go down

" ENCIKLOPEDIA MAQEDONASE " !? Empty Re: " ENCIKLOPEDIA MAQEDONASE " !?

Post by Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum