Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Apollonia

Go down

Apollonia Empty Apollonia

Post by Vizitor Wed 14 Oct 2009, 11:07

Apollonia ndodhet 12 kilometra larg qytetit tė Fierit.
Apollonia si qytet u themelua nė fillim tė shekullit tė shtatė para Krishtit
nga kolonizatorėt grekė qė vinin nga Korinti. Tė dhėnat e para tė pranisė sė
tyre janė tė dokumentuara rreth vitit 588 para Krishtit. Emrin qyteti e mori
pėr nder tė perėndisė Apollon. Ndėr 24 qytete nė tė gjithė botėn mesdhetare qė
mbanin kėtė emėr nė Antikitet, Apollonia e Ilirisė ishte mė e rėndėsishmja dhe
luajti njė rol tė madh si ndėrmjetėse tregtare mes helenėve dhe ilirėve.
Apollonia ishte nė atė kohė njė qytet i madh e i rėndėsishėm nė afėrsi tė lumit
Aoos (Vjosė). Llogaritet qė qyteti tė ketė patur rreth 60 000 banorė, njė
shifėr rekord pėr Antikitetin !


Ajo e ruajti madhėshtinė e saj edhe nė periudhėn romake.
Shkolla apolloniate e arteve te bukurua ishte me famė nė tė gjithė botėn
antike. Nė momentin kur nė Romė, gjatė njė komploti nė Senat u vra Jul Cezari,
nipi i tij Oktavian Augusti studionte oratorinė nė Apolloni. Kronikat romake
tregojnė sesi ai me tė marrė vesh lajmin e vrasjes sė Cezarit u nis me njė
anije nga Apollonia dhe kur, pas disa kohėsh vetė Oktaviani u bė Perandor, e
ruajti mirėnjohjen pėr qytetin ku kishte studiuar duke e liruar Apolloninė nga
tė gjitha taksat.


Pas njė tėrmeti nė shek. III e.s lumi Aoos ndėrron shtrat
duke e shkėputur qytetin nga deti. Goditja rezultoi fatale nė njė epokė ku i
gjithė aktiviteti tregėtar zhvillohej nė lidhje me detin. Qyteti e humbi
gradualisht rėndėsinė ekonomike duke u shndėrruar nė njė qendėr tė thjeshtė fetare.
Por shuarja graduale dhe jo e dhunshme e jetės qytetare si dhe shndėrrimi i
zonės pėrreth nė kėnetė, tė bonifikuar vetėm pas vitit 1945, bėri qė zona
arkeologjike tė ruhet mjaft mirė. Arkeologėt e quajnė Apolloninė Pompei i
Shqipėrisė, pasi vetėm 10% e territorit tė qytetit tė dikurshėm ėshtė zbuluar
deri mė sot.


Disa nga objektet arkeologjike dhe statujat u pėrvetėsuan
nga vendet e tjera para vitit 1945. Ato qė kanė mbetur janė vendosur nė njė
muze qė ndodhet nė njė manastir tė shekullit XIII. Nė kopshtin e Manastirit
ndodhet edhe njė kishė bizantine qė i pėrket shekullit tė XIV.


Me interes tė madh pėr vizitorin nė Apolloni janė monumenti
i Agonotetėve, Odeoni, Biblioteka, muri rrethues, Portiku, vila me impluvium,
vila romake me mozaikė, muzeu arkeologjik, Kisha e Shėn Mėrisė etj.


Territori i madh i mbuluar me monumente, panoramat dhe
peisazhet e mrekullueshme mbi fushėn e Myzeqesė dhe Detin Adriatik nga njėra
anė si dhe rruga automobilistike nė gjendje tė shkėlqyer, pozita e favorshme
gjeografike pranė qyteteve tė mėdha dhe plazheve tė jugut nga ana tjetėr e
bėjnė Parkun Arkeologjik Apolonia lehtėsisht tė arritshėm pėr vizitorin dhe njė
destinacion tė privilegjuar pėr turizmin kulturor nė Shqipėri.
Agnotetet ne Apolloni
Apollonia Agnotetetneapollonih
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum