Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DAMASTIONI

2 posters

Go down

DAMASTIONI Empty DAMASTIONI

Post by Lukja Thu 15 Oct 2009, 15:05

Damastoini, per disa, kryeqytet i Dardanise, per disa te tjere qender e prerjes se monedhave qe ne shek.lV-lll para eres sone, zgjoi, zgjone dhe do te zgjoje edhe me vone interesimin e jo vetem arkeologeve, historianeve, gjuhetareve, por edhe te gjith atyre qe kane nje ndjenje te kultivuar per te kaluaren antike te trojeve te sotme.
Deshmine e pare per ekzistenecen e Demastionit na e jep Straboni ne ''gjeografine'' e tij:''Pas Epidamnit dhe Apollonise gjer ne malet Keraune banojne Bylinet, Taulantet, Parathinet dhe Bryget:aty afer jane edhe minierat e argjendit ne Damastion, rreth te cilave dysetet vendosen sundimin e tyre, si dhe enkeljente,te cilet i quajne edhe sesarete (llAA,f.159). Ne pjesen e parme te monedhes eshte figura e Apolonit, hyjnise pa dyshim me te adhuruar te botes antike, kurse ne shpine emervendi i farkimit te tyre, DAMASTION.

Pas shume e shum kerkimev dhe supozimev se ku gjendet ky vend shum i kerkuar me ne fund eshte edhe nje vend ende i pagjurmuar por qe eshte shum e mundur qe ky vend te jet mu ketu ku do e tregoi me posht.

Damastioni supozohet se gjindet ne lokacionin e fshatit POPOVE,ne perndim te Podujeves, ku ne vendin e quajtur kalaja te potoket, qarte shihen gjurmet e nje qyteti shume te vjeter dhe me nje siperfaqe te madhe,Jashte qytetit te vjeter qart shifen muret rrethues i cili ka nje largesi 1500-2000 metra larg kalase dhe ky mur e rrethon qytetin me nje unaze qe gjurmet e keti muri jane te kjarta edhe sot. Ne mbrendesi te keti muri gjindet nje fush e gjer dhe shume e pershtatshme per mbrojtje, ose kan qen te vendosura banesat jasht kalase ne mbrendesi te qytetite. Ngjitur per ket fushe eshte kodra ne lartesine mbidetare 1500m mbi nivelin e detite, dhe nje rrug e shtruar dhe per qudi e ruajtur mire, e ndertuar ne kohen antike,kjo rruge te shpije maje kodres ku jane muret e kalase rrenojat e te cilav shifen edhe sot, gjithashtu ne mes te kalase, ne maje te kodres eshte nje fushe, qe edhe sot te jep pershtypjen e oborrit te kalase.
Eshte shume karakteristike se vendi eshte shum i ashper nga pjesa perndimore eshte i pa arritshem per ngjitje. Ne ket vend ka gjurme te shkrirjes se metalit, te cilat gjurme gjenden ne forme te mbeturanve ne lumin Kaqandoll i cili kalon poshte kalase.
Vendi ne popull thirret ''te gradinat'', . Kalaja eshte e vendosur ne nje koder e cila ka pamje te mir nga Kulina ( vend i quajtur) Lupq te poshtem te Podujeve distanca ajrore 20km. Ka fakte se ne ket vend ka ekzistuar edhe minjera pasi eshte afer Trepqes ne masivin e Kopaonikut, ne fund te kodres se kalase shtrihet fshati Segash dhe ne ket fasht ka ekzistuar kisha jo sllave ku mbeturinat e saja kan egzistuar deri vone,muret nga guri.
Nga kalaja shtrihet rruga e cila kalon per vendbanimin Segash dhe kalon ne Vushtrri, dhe ma tutje ne Mitrovice ku ne vendasit e njofim si rruga e ''KAURRIT''. Ne perndim te kalase eshte nje fushe ku sot shtrihet fshati Potok, kjo fush eshte e pershtatshme per mbjelljen e elbit, kultur e njohur e kohes antike. Muret e qytetit jane nga guri, gur te vegjel te lidhur me gelqere,gjurmet e murit rrethues te qytetit shtrihen deri ne lume. Deri me tani ne ket vend nuk ka pasur kurfar kerkimi apo hulumtimi arkeologjik, per shkak te terenit te thyer dhe largesise nga rruga kryesore. PSH. qe ka qen qytet i madh dhe mir i organizuar jane shum fakte. Muri qe e rrethon qytetin eshte shum larg kalase dhe e formon nje gjysem unaze deri te tereni i ashper, kalaja qe gjindet ne pjesen me te ngritur te qytetit, rruga e cila te shpije ne maje te kodres ne kala eshte ne gjendje shum te mir e shtruar me gur dhe e rrahur mir me gjeresi.
2.5m\gjurme te ekzistences se mineraleve, minjera.\prezenca e lumit i cili ka sherbyer per shperlarjen e mineraleve,\ekzistenca e kishes jo sllave,\fusha rreth kalase e pershtatshme per mbjelljen e elbit,\afersija rreth minjerave te kopaonikut,\afersija dhe pamje me kalan ne Lupqe te poshtem dhe Bjellosice ne Llapin e siperm. Nese shiqohet pozita dhe madhesija e ndertimeve kemi te bajme me nje qytet mjaft te fort dhe i te organizuar te kohes se vet.

Athua eshte ky DAMASTIONI.
Lukja
Lukja

Shteti : Prishtine
Postime : 688
Kyējet nė forum : 18079
Regjistruar mė : 2008-11-05
Profesioni : Ekonomiste

Back to top Go down

DAMASTIONI Empty Re: DAMASTIONI

Post by Naki Wed 23 May 2012, 02:16

Damastioni duhet te kete ekzistuar diku pran Kishnices ne Kosove, mes Janjeves dhe Prishtines se sotme.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 26215
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum