Shqiponja me dy koka, simboli yne me i lashti i botes
2 posters
Page 1 of 1
Shqiponja me dy koka, simboli yne me i lashti i botes
Kronologji e shkurter e perdorimit te ketij simboli
1) Aparenca e pare historike: afersisht ne vitin 2300 para eres sone ne
disa gdhendje qe gjenden ne Lagash te Babilonise (Iraku i sotem)
2) E shfaqur ne monumente te qyteterimit te Hititeve, 1250 para eres sone
3) E perdorur si simbol kryesor i Perandorise se Bizantit
4) E perdorur nga Sulxhuket (Turqi) ne shekullin e 13 te eres sone
5) Per here te pare shfaqet e dokumentuar ne Evrope rreth vitit 1800 te
eres sone (pikturat te cilat e dokumentojne kete, ndodhen ne nje
manastir ne
St.Emmeram/Regensburg te Gjermanise)
6) E perdorur per here te pare si simbol ne armatura ne Habsburg, 16 mars 1365
7) Qe nga 1433 eshte pjese simbolikes se ushtrise gjermane
8. Qe nga shekulli i 15 eshte e perdorur ne Rusi, fillimisht nga Caret e tani nga shteti
9) Shqiperia e perdor ne flamur dhe e ka simbol kombetar. Eshte simboli yne me i lashte
Ja se ΓΒ§'simbolizon shqiponja me dy koka
Shqiponja me dy koka konsiderohet nga shume studiues si simboli me i
lashte i botes. Ka simbolizuar gjithmone pushtetin. Nuk ka asnje
embleme dhe
asnje kuptim heraldik qe mund te perafrohet me te dhe te jete i mbushur
me nje antikitet te tille.
Po cila eshte rruga e ketij simboli neper shekuj, ΓΒ§fare simbolizon
ai ne te vertete, ku e ka zanafillen, pse e perdorin shume shtete dhe
ku mund te kete lindur?
Keto dhe pyetje te tjera kane qene objekt i shume studimeve te cilet
jane bere ne lidhje me te. Nje nga keto eshte ai qe shpjegimin ne
lidhje me
simboliken e shqiponjes me dy koka e jep nepermjet okultizmit. Le te
shohim se si ka ardhur deri ne ditet tona simboli yne kombetar, por mbi
te gjitha
le te shohim nese eshte vertet simboli yne dhe a jemi te sigurt nese e
dime domethenien e tij?
Per te kuptuar se ΓΒ§'simbolizon shqiponja me dy koka duhet te shikosh
shume larg ne lashtesi. Jane rreth 4300 vjet qe na ndajne qe nga
gdhendja me e lashte qe tregon nje shqiponje me dy koka (e gjetur ne
Babiloni).
Ne tempullin e vjeter summer ne qytetin Eshnunna (Tell Asmar), shfaqet
simboli i nje shqiponje me dy koka. Shqiponja me dy koka ishte simboli
i
zoterve dhe prezantonte pushtetin dhe absoluten. Ky simbol shfaqet ne
monumentet e perandorise se pare Hitite dhe i atribuohej perendise
Nergal.
Gjithashtu, ai ishte nje nga simbolet me te fuqishme te kultures
fenikase.
Pra lashtesia e ketij simboli daton qe ne fillimet e qyteterimeve. Me e
veΓΒ§anta e tij qendron ne perdorjen e elementit te dy kokave.
Eshte pikerisht ky detaj ai qe eshte edhe ΓΒ§elesi i shpiegimit te
kuptimit te kesaj embleme te lashte.
Po si ka mundesi qe ky simbol i fuqishem i botes antike dhe i
qyteterimeve me te njohura pagane te qendronte ne te njejtin rang, te
ishte perseri me i
fuqishmi i heraldikes mesjetare, te behej paradoksalisht simbol i
krishterimit (perandoria bizantine e kishte simbol kryesor ndersa kisha
ortodokse
edhe sot e kesaj dite e ka simbol shqiponjen e e florinjte me dy koka)
dhe te jete edhe sot simbol i shume shtetve, ushtrive e shoqerive?! Per
te bere
nje lloj krahasimi, ndahet ne dy periudha perdorimi i ketij simboli, ne
eren tone dhe para eres sone.
Studiues te ndryshem te cilet japin shpjegimin ne lidhje me kete
simbol, jane dakort ne te njejten pike. Ky simbol, ne fillimet e eres
sone pavarsisht
se u perdor nga mbreter e perandori qendroi vetem si kompozim figurativ
pasi kuptimi qe fshihte ne vetvete u kamuflua qellimisht.
Prej kohesh eshte arritur ne perfundimin se ky simbol nuk eshte
shqiponje me dy koka, ashtu si emertohet nga e gjithe bota, por eshte
nje feniks, nje
shpend legjendash e mistik i cili ne lashtesi ishte qenia me magjike.
Per te kuptuar se perse e nga kush ky simbol u transformua dhe u
emertua
shqiponje me dy koka duhet te dime se ΓΒ§fare simbolizonin keta dy
shpende, shqiponja dhe feniksi ne antikitet.
Simboli i shqiponjes gjate shekujve
Ka simbolizuar diellin, zjarrin, ajrin, jeten, qiellin dhe Zotat e
diellit. Zeusi ne skeptrin e tij mbante nje shqiponje. Ajo ishte simbol
i perendise
qe drejtonte gjithe hierarkine qiellore (sipas mitologjise se grekev te
lashte, te cilet e trasheguan kete te fundit nga pellazget.) Per
paganet,
shqiponja, ajo natyralja (me nje koke), ishte nje embleme e Jupiterit,
i cili ishte Zot i moralit ligjit, rregullit dhe denues i fajtoreve.
Tek
Druidet ajo ishte simbol i qenies hyjnore.
Ne Enciklopedine e Kelteve thuhet se: "Shqiponja eshte embleme e
Zoterve te Qiejve dhe e Diellit qe mbyt erresiren. Shqiponja me dy
krere, eshte
simbol i zoterve binjake dhe simbolizon pushtet dhe gjithedije te
dyfishte. Ky eshte nje simbol me origjine Lindore dhe shfaqet
gjithashtu edhe ne
traditatat e Eellsit dhe te Irlandes, por ne traditen Kelte shfaqet me
rralle". Shqiponja dhe luani i Innishoeen ishin te perdorura si simbole
kryesore Keltiko-druide.
Sipas indianeve te Amerikes, shqiponja eshte pika neper te cilen rrjedh
energjia ne Bote. Shqiponja gjithashtu kryen "udherrefimin eterik mes
boteve",
ku ajo shnderrohet ne udheheqese dhe u sjell personave energjine dhe
informacionin per te kaluar ne bote te tjera.
Ne vitin 102 para eres sone, konsulli romak Marius, dekretoi qe
shqiponja me nje koke te behej simbol i Perandorise se Romes (me poshte
do te shohim
se perse Perandoria e Romes pati ndikimin e shqiponjes me dy koka dhe
kush e solli ate).
Besohet se flamuri i pare standart i Profetit Muhamed, ne shekullin e
7?te eres sone, ishte nje flamur pa asnje lloj simbolike ne te, kjo per
te qene
ne kundershtim me flamurin kombetar standart te fisit pagan Quraish
tribe, Al?Uqaab, i cili kishte nje shqiponje te zeze te vendosur mbi
nje sfond te
bardhe. Shqiponja e tyre ishte e konsidruar si e shenjte dhe besohej se
merrte shpirtrat nga Toka per ne qiell.
Shamanet turq te Azise Qendrore gjate ritualeve te tyre ndertonin nje
shkalle me 7 ose 9 stika druri dhe ne maje vendosnin shqiponjen. Per
ta,
shqiponja ishte simbol i hyjnores dhe ajo konsiderohej si roje dhe
shoqerues i shpirtrave ne momentin e lenies se Tokes pas vdekjes.
Gdhendjet e gjetura ne shkembinj ne keto zona tregojne se sa e
rendesishme ishte kjo simbolike. Religjioni shaman turk mbijetoi edhe
per shume kohe
pas pranimit te Islamit. Tougrul Beig (993?1063 era jone), themeluesi i
shteti Selxhuk kishte emertimin metaforik "Shqiponje". Ne heraldiken e
mesjetes dhe ne ate moderne, shqiponja eshte simbol i guximit dhe
mbahet pikerisht per te treguar nje gje te tille.
Shikim i shkurter mbi shqiponjen me dy koka dhe heraldiken.
Per te lashtet, shqiponja me dy koka ishte embleme e ekuilibrit i cili
konsistonte ne nje trup te perbashket qe udhehiqej nga dy koka, njera
femra
tjetra mashkulli. Gjithashtu ajo simbolizonte universin ne teresi, i
cili ishte i ndertuar nga dy forca, ato superiore dhe ato inferiore.
Kjo qenie eshte perfekte nga te gjitha pikat e shikimit dhe perfeksioni
eshte i tipizuar ne te dyja kokat, te cilat kane te njejtin dinjitet.
Eshte
embleme e finalizimit te individit, ku shpirti arrin ciklin final dhe
fuqine absolute. Duke pasur nje simbolike kaq te fuqishme, ajo u perdor
gjeresisht nga shume popuj.
Shqiponjat jane te perdorura heraldike si ne formen e pikturave ashtu
edhe ne ate te gdhendjes. Jo vetem shqiponja e plote por edhe pjese te
saja si
koka, flatrat apo kthetrat, jane perdorur si simbolika nga shume vende.
Ashtu si luani qe konsiderohet mbreti i kafsheve, ashtu dhe shqiponja
konsiderohet mbreti i shpendeve. Duke qene se ka nje simbolike kaq te
fuqishme,
shqiponja eshte perdorur gjeresisht ne te gjith anet e Globit. Ajo ka
egzistuar paralelisht si simbol me nje ashtu edhe me dy koka. Simboli i
shqiponjes (si me nje dhe me dy koka) eshte perdorur me shume ne
Evrpoen Kontinentale sesa ne heraldiken angleze. Kur mbreteronte Henry
III
(1216?1272), shqiponja haset vetem ne tre raste. Shpesh shqiponjat
(perjashto heraldiken italiane), jane te pikturuara me sqepin, gjuhen
dhe majat e
flatrave me ngjyre te ndryshme nga ajo e trupit. Nje shqiponje mund te
jete e paraqitur me nje apo edhe me dy koka dhe te pakten ne nje rast
(ne
Gjermani) egziston edhe nje variant ku shqiponja eshte me tre koka.
Versioni i thjeshte, ku dy kokat shohin ne drejtime te kunderta dhe
shqiponja ka
vetem nje trup, eshte edhe simboli i cili trajtohet si ai origjinali.
Ndryshimet e tjera dhe shtesat qe i jane bere si psh kryqe, arme,
kurora, luane
etj i perkasin kryesisht periudhes se shekullit te 11, periudhe e cila
mbahet edhe si lulezim i heraldikes.
Monedha islamike te periudhes se Khalif Nasreddin Mahmoud bin Mohammad
(vitet 1200) mbajne ne njeren ane shqiponjen me dy koka dhe ne anen
tjeter
yllin e Davidit. Ndersa shqiponja me dy koka e Bizantit eshte shfaqur
fuqishem, rreth shekullit te 13 ne heraldiken perendimore.
Nje rast i veΓΒ§ante eshte edhe perdorimi i emblemes se shqiponjes me
dy koka nga heraldika e hebrejve. Ky eshte nje nga faktet me
interesante?veΓΒ§anerisht sepse behet fjale per periudhen e mesjetes.
Dihet boterisht qe hebrejte, nuk kane preferenca per te tjeret e
kesaj bote, pasi konsiderojne veten si popull i zgjedhur. Ne nje
doreshkrim Mahzor ( liber hebre ) te shek. 15?te, i cili ndodhet ne
Bibloteken
Ambrosiana te Milanos, tregohet nje koleksion armesh, ku nje shqiponje
me dy koka shfaqet para se gjithe shenjave te tjera.
Rusia dhe ndikimi i fuqishem i shqiponjes me dy koka te sllavet.
Ky simbol, nje ndikim te fuqishem pati edhe ne Rusi. Aktualisht,
shqiponja me dy koka eshte embleme shteti ne Rusi. Ajo eshte vendosur
mbi monedha,
flamuj, dokumente zyrtare, vula etj.
Ky simbol u shfaq per here te pare ne Rusi ne vitin 1472 me dhenien e
te drejtave te fronit per Sofiya Paleolog, per shkak te marteses se saj
me Ivan
Vasilevich III. Sofiya Paleolog ishte mbesa e perandorit te fundit te
Bizantit, perandorise e cila pati shqiponjen me dy koka si simbol
kryesor.
Caret rus e konsideronin veten si perandore te perandorise se trete, ku
e para ishte Roma (ne Rome u perdor shqiponja si simbol) ndersa e dyta
ishte
Kostandinopoja e me pas Bizanti ( po ashtu me shqiponjen me dy koka si
simbol). Edhe vete emri i tyre, Car, ishte transformim i emrit Cezar.
Ne gjoksin e shqiponjes me 1730 u vendos shenjtori Georgy Pobedonosec i
cili shfaqet hipur mbi nje kale te bardhe duke vrare nje dragua. Ky
ishte
simboli i triumfit te se mires mbi te keqen. Kete ndikim ata e
percollen edhe ne vendet e tjera sllave, te cilat kishin qene pjese e
perandorise
bizantine. Aktualisht shqiponja me dy koka perdoret nga Serbia dhe nga
Mali i Zi.
Ngjyra e zeze e shqiponjes dhe kuptimi i saj
Ngjyrat e ndryshme te shqiponjes kishin te benin me rangjet e ndryshme
te cilat perfaqesoheshin me kete shenje. Sipas shpjegimeve te autoreve
te
ndryshem, shqiponja e arte me dy koka, ishte simboli mbreteror.
Keshtu me rradhe do te vinin edhe ngjyrat e tjera, ku e argjenta ishte
per rangje me te uleta, ato me ngjyra te ndryshme (unike apo te
perziera) i
perkisnin shtresave te tjera, apo edhe momenteve e vende te ndryshme
sipas te cilave perdoreshin. Nder keto klasifikime, vend te veΓΒ§ante
ka shqiponja e zeze, e cila nuk kishte shkelqimin e arte te shqiponjes
mbreterore, por me hijen qe ka impononte seriozitet dhe autoritet. Ajo
ishte
shqiponja qe perdorej ne lufte. Shqiponjat e zeza perdoreshin kur
kryheshin luftera dhe ngjyra e tyre nuk kishte te bente me rangun pasi
te gjithe
mbanin shqiponje te zeze ne beteje.
Simboli i Feniksit, nje prej qenieve me mistike
Tregojne per te emrat e njohur te botes antike latine dhe greke
Per te pare se ΓΒ§'lidhje ka simboli i shqiponjes me dy koka me ate te
feniksit legjendar, duhet te sqarojme me pare se ΓΒ§fare
simbolizonte feniksi. Ne lidhje me feniksin kane shkruajtur edhe disa
prej emrave me te njohur te antikitetit. Ja se ΓΒ§'thone dy prej
tyre.
Sipas historianit latin, Ovid:
Ovidi e pershkruan keshtu feniksin: "Shumica e qenieve te gjalla lindin
nga qenie te tjera, por egziston nje specie e cila riprodhon vetveten.
E
quajne feniks. Ky nuk jeton me fruta apo me bime, por me rreshire dhe
me lengje pemesh aromtike. Kur ai ka jetuar 500 vjet, nderton nje fole
ne maje
te nje peme arre apo palme.
Ne te ai akumulon kanelle dhe gjithfare lloje bimesh te tjera aromatike
nga te cilat nxirren esencat e parfumeve. Nderton me to nje fole ne te
cilen
vendoset dhe ndersa vdes, nxjerr jashte frymen e tij te fundit e cila
perzihet me eren e bimeve aromatike.
Nga trupi i feniksit qe vdiq del nje feniks i ri, i destinuar qe te
jetoje po aq gjate sa edhe paraardhesi i tij. Sapo rritet ai largohet
nga pema e
cila ishte vendlindja e tij dhe varri i paraardhesit. Ai merr me vete
hirin e te parit dhe e ΓΒ§on ne tempullin e diellit ne Heliopolis, ne
Egjypt. Ai jeton ne vetmi."
Herodoti do te shkruante per Feniksin:
"Nje shpend tjeter i shenjte eshte feniksi. Une vete nuk kam pare
ndonje feniks, perveΓΒ§ rasteve kur e kam pare te pikturuar, por eshte
nje shpend shume i rralle dhe viziton qytetin e diellit, Heliopolis, ne
intervale qe zgjasin afersisht 500 vjet. Ai eshte momenti ne te cilin
feniksi
vdes dhe nga hiri i tij lind pasardhesi."
Ketu shihet qarte se feniksi ka te beje me kultin e lashte egjyptian te
diellit. Shpjegimin e ketij simboli dhe lidhjen qe ka ky me ate te
shqiponjes
me dy koka e japin studiuesit e okultit dhe te Masonerise. Masoneria
eshte bazuar pikerisht ne religjionet e lashta misterioze te Egjiptit
dhe te
Babilonise.
Γβ΅fare eshte Masoneria, ΓΒ§'simbolizon, ku dhe si lindi ajo?
Filozofia materialiste e Egjiptit te vjeter vazhdoi se ekzistuari edhe
pas zhdukjes se ketij civilizimi. Ishte adoptuar nga disa ΓΒ§ifute
dhe e mbajten te gjalle brenda ne doktrinen kabaliste. Nga ana tjeter,
nje numer i mendimtareve greke kishin adoptuar filozofine e njejte dhe
e
ri?interpretuan dhe e perjetesuan ne forme te shkolles se mendimit te
njohur si "Hermeticizem".
Studiuesi turk, Dr. Selami Isindag e spjegon keshtu origjinen e kesaj filozofie dhe vendin e saj ne masonerine moderne:
"Ne Egjiptin e vjeter ekzistonte nje shoqeri fetare qe la si trashegim
nje sistem te besimit dhe te menduarit ne hermeticizem. Edhe Masoneria
kishte
diΓΒ§ka te ngjashme. P.sh., ata qe kishin arritur deri ne nje nivel te
caktuar, percillnin ceremonite e shoqerise, zbulimet mbi mendimet
dhe ndjenjat e tyre shpirterore dhe mandej i pasonin tek ata qe ishin
ne nivele me te ulta.
Pitagora ishte njeri nder hermeticistet qe shkollohej ne keto shkolla.
Organizatat dhe sistemet filozofike te shkolles se Aleksandrise dhe
Neoplatonizmit i kishin rrenjet e tyre ne Egjiptin e vjeter dhe atje
gjendeshin disa ngjajshmeri mes tyre dhe ritualeve masonike." Isindag
eshte shume
i qarte ne lidhje me ndikimin e Egjiptit te vjeter ne origjinen e
Masonerise kur deklaron: "Frankmasoneria eshte organizate shoqerore dhe
rituale qe i
ka fillet e saja ne Egjiptin e vjeter."
Edhe shume autoritete te tjera masonike thone se origjina e Masonerise
eshte ne shoqerite sekrete te kulturave te lashta pagane, siΓΒ§ jane
ato nga Egjipti i vjeter dhe Greqia antike. Nje mason i vjeter, i
deklaruar, turk, Celil Layiketez, ne revisten "Mimar Sinan", ne
artikullin me titull
"Fshehtesia masonike: Γβ΅fare eshte sekrete e ΓΒ§fare jo?" shkruan:
"Ne civilizimet e vjetra greke, egjiptase dhe romake ekzistonin shkolla
mistike qe ndeshen ne kontekst te nje shkence te caktuar apo njohuri
sekrete.
Antaret e ketyre shkollave mistike ishin pranuar vetem pas nje periudhe
te gjate te studimeve dhe te riteve te pranimit.
Ne mesin e ketyre shkollave, e para qe mendohet te jete hapur, ka qene
shkolla e "Ozirisit". Ajo bazohej ne ngjarjet e lindjes se ketij Zoti,
rinise,
luftes kunder erresires, vdekjes dhe ringjalljes se tij. Keto qeshtje
ishin dramatizuar ritualisht ne ceremonite e performuara dhe ne kete
menyre
ritet dhe simbolet qe prezentoheshin ishin me shume efektive per shkak
te pjesemarrjes aktuale.
Vite me vone, keto rite themelojne qarkun e pare te rendit te
vellazerise qe aktualisht vazhdon me emrin e Masonerise. Vellazerite e
tilla qdo here
vendosin ideale te njejta dhe kur jane ne presion jane ne gjendje qe te
jetojne ne menyre sekrete. Ata ishin ne gjendje qe te mbijetojne deri
me sot
pasi ata vazhdimisht nderronin emrat dhe format e tyre.
Geri- Admin
- Shteti : Ne zemer te forumit
Postime : 7161
Kyējet nė forum : 23151
Regjistruar mė : 2008-08-16
Re: Shqiponja me dy koka, simboli yne me i lashti i botes
O sa mir me qen shqiptar, edhe me ndi knaqsin e ksaj Shqiponje me krah qe fluturon ne trevat Shqiptar.
olsaaa- Shteti : Prishtina
Postime : 1552
Kyējet nė forum : 18340
Regjistruar mė : 2009-08-25
Profesioni : Juriste
Similar topics
» Hazir Haziri (Koka)
» Gjarperi dhe Shqiponja....
» Shqiponja dhe Njeriu
» Breshka dhe shqiponja
» Shqiponja dhe lisi
» Gjarperi dhe Shqiponja....
» Shqiponja dhe Njeriu
» Breshka dhe shqiponja
» Shqiponja dhe lisi
Page 1 of 1
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum
Thu 03 Feb 2022, 02:36 by Naki
» Mbretėreshat e xhudos qė pushtuan botėn dhe sollen 3 medalje tė arta Olimpike
Tue 01 Feb 2022, 01:50 by Naki
» NJERIU DHE NATYRA 2 (LIBĖR BAZĖ)
Mon 31 Jan 2022, 03:06 by Naki
» Kujdes!! Dhuna e prindėrve ndaj fėmijėve rrit rrezikun e sėmundjeve mendore
Mon 31 Jan 2022, 02:58 by Naki
» 4 llojet e bullizmit qė ēdo prind duhet tė njohė
Mon 31 Jan 2022, 02:51 by Naki
» Bullizmi nė shkolla
Mon 31 Jan 2022, 02:40 by Naki
» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 by Naki
» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 by Naki
» A e dini pse muaji Shkurt ka 29 ditė ēdo katėr vite?
Sun 13 Mar 2016, 21:46 by ballboy_network
» Mėsoni se sa njerėz nė botė e kanė mbiemrin e juaj
Sun 13 Mar 2016, 21:44 by ballboy_network