Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Karakteri i lidhjeve martesore para clirimit

Go down

Karakteri i lidhjeve martesore para clirimit Empty Karakteri i lidhjeve martesore para clirimit

Post by Vizitor Sun 03 Jan 2010, 21:38

(Gjysma e dytė e shek. XIX deri nė prag tė Ēlirimit).

Martesa ėshtė njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme tė jetės sė njeriut. Ajo ėshtė baza e krijimit tė familjes.

Martesa dhe familja, si dukuri shoqėrore, kanė karakter historik. Nė procesin e zhvillimit tė shoqėrisė ato pėsojnė ndryshime. Ndryshimet e bazės ekonomike, tė strukturės social-klasore, tė rendit politik, tė jetės shpirtėrore etj. kanė sjellė ndryshime nė martesė e nė familje, nė format e tyre, nė pėrmbajtjen dhe funksionet e tyre shoqėrore. Por, siē dihet, ndryshimet e jetės shoqėrore nuk pasqyrohen menjėherė nė familje dhe nė martesė, prandaj, shpeshherė, nė zakonet e jetės familjare e tė martesės, ndeshėn mbeturina, qė u takojnė formacioneve ekonomiko-shoqėrore tė kaluara, madje edhe shoqėrisė sė lashtė.

Nė kėtė punim do tė pėrqėndrohemi mė tepėr nė martesėn qė i pėrgjigjet familjes fshatare, e cila, para Ēlirimit, pėrbėnte shumicėn dėrrmuese tė familjes shqiptare dhe karakterizohej nga mbeturina patriarkale. Nė tė njėjtėn kohė do tė prekim edhe martesat nė klasat dhe shtresat e tjera tė shoqėrisė.

Nė popullin tonė, nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX deri nė vitin 1929 (me vendosjen e Kodit Civil tė mbretėrisė shqiptare) martesat lidheshin sipas normave tė sė drejtės zakonore shqiptare. Por normat e kėsaj sė drejte nė krahinat dhe zonat e viseve tė ndryshme shqiptare nuk zbatoheshin njėsoj. Nė zonat malore ato ishin mė tė forta, ndėrsa nė zonat e ulėta dhe nė qytete ishin dobėsuar mjaft, duke u zėvendėsuar me norma tė reja, qė i pėrgjigjeshin zhvillimit mė tė madh ekonomik e shoqėror tė kėtyre zonave.

Edhe nė lidhjet martesore brenda zonave fshatare, vihen re ndryshime, qė janė si pasojė e ndikimit tė normave tė sė drejtės kanonike dhe tė sė drejtės sė sheriatit mbi tė drejtėn zakonore.

Por, pavarėsisht nga larmia e zakoneve tė martesės qė vihet re nė popullin tonė, nė tė vėrtetė nė to duket qartė njėsia e tyre, tė cilėn jemi pėrpjekur ta nxjerrim nė pah.

Deri nė prag tė Ēlirimit nė vendin tonė martesa ruajti, nė pėrgjithėsi, karakterin e lidhjeve tė vjetra tė saj: njė marrėveshje e bėrė midis dy familjesh ose midis prindėrish, pa pyetur ata qė do tė martoheshin. Kjo ishte njė dukuri e pėrgjithshme pėr shqiptarėt. Por, mė e theksuar ka qenė nė klasat e pasura qė nusen e djalit tė kėrkonin ta gjenin doemos nga klasa e tyre. Pėr kėto familje martesa ishte mė shumė njė marrėveshje pėr forcimin e pozitės sė tyre, fuqisė dhe pasurisė sė shtėpisė. Rolin vendimtar kėtu duhej ta luanin interesat e shtėpisė dhe jo dėshirat e tė rinjve. «Nga interesi ekonomik, — shkruan shoku Enver Hoxha, — lind «epėrsia» e mashkullit mbi femrėn, lind autoriteti patriarkal mbi fėmijėt, lindin m artės at pa dashuri, por tė pleksura tė autorizuara nga prindėrit dhe tė palejueshme pa pėlqimin e tyre». 1

Nė zonat malore, marrėdhėniet familjare martesore trajtoheshin kryesisht sipas normave tė sė drejtės zakonore.

Sipas saj, djali dhe vajza nuk kanė tė drejtė tė memdojnė pėr martesėn e vet. «Djali sa tė ketė prind, — thuhet nė Kanunin e Lekė Dukagjinit, — s’ka tagėr me mendue pėr martesė tė vet». 2 Kjo ishte mė e theksuar pėr vajzėn, e cila, edhe nėse nuk i kishte prindėrit nuk kishte tė drejtė «me mendue pėr martesė tė vet, tagri asht nė dorė tė vėllazėnve e tė kushėrinjve, ajo do tė shkojė pėr atė pėr tė cilėn ta fejojnė». 3 Tė njėjtat norma pėrfshihen edhe nė Kanunin e Skėnderbeut, nė Shartet e Idriz Sulit etj.

Materiali i mbledhur prej nesh dhe tė dhėnat e shumta qė ndodhen nė arkivin etnografik tregojnė se, nė pėrgjithėsi, tė rinjtė nuk pyeteshin pėr kėtė ngjarje kaq tė rėndėsishme tė jetės sė tyre.

Nė krahinat me fshatarė pronarė tė vegjėl dhe nė zonat ēifligare, megjithėse e drejta zakonore ishte dobėsuar mjaft, normat e saj tė martesės, tė gėrshetuara me normat e sė drejtės kanonike dhe tė sheriatit, qėndruan mė gjatė dhe ishin ato qė rregullonin lidhjet martesore. Megjithatė, tė rinjtė (sidomos djemtė) pyeteshin, por mendimi i tyre nė pėrgjithėsi nuk mund tė prishte dėshirėn e prindėrve.

Kėshtu ka ndodhur edhe nė shtresat zejtarė dhe tregtare tė qytetit, ku familje tė ndryshme tė sė njėjtės klasė ose shtresė lidheshin me krushqi ndėrmjet tyre. Krushqia mė e pėrshtatshme edhe nė kėtė pjesė tė popullsisė sė qyteteve, varej jo nga dėshira e tė rinjve, por nga interesi i familjes, pavarėsisht se merrej miratimi formal i tė rinjve.

Pa dyshim, pushteti absolut i prindit i detyrohej dhe pozitės qė zinin fėmijėt nė ekonominė e shtėpisė. Nė shumė zona djali nuk kishte pasuri tė vetėn. Pasuria ishte e pėrqėndruar nė dorėn e zotit tė shtėpisė. Kėshtu qė fėmija, sė bashku me tė tjerėt, ishte e detyruar tė punonte nė pronėn e pėrbashkėt tė familjes. Duke mos pasur asnjė lloj tė ardhure, i riu nuk ishte nė gjendje tė pėrballonte shpenzimet pėr martesėn e vet, (pėrgatitjet e pajės, harxhimet pėr dasmėn etj.).

Nė njė pozitė akoma mo tė nėnshtruar ka qenė vajza, e cila nuk pyetej pėr kėtė ēėshtje. Zėnia i bėhej e ditur nga e ėma ose ndonjė grua tjetėr e shtėpisė. Nė kushtet e ekzistencės sė moralit feudo-patriarkal, vajzės as qė i shkonte ndėrmend ndonjėherė se mund tė plotėsoheshin ėndrrat e rinisė sė saj, prandaj ajo shkonte pėr atė me tė cilin e fejonin. «Nė Shqipėri, — shkruante Pashko Vasa, — kurrė nuk pyeten zemrat e vashave, kur ėshtė fjala pėr martesė, prindėrit bėjnė si duen vetė me to. Tė ankohej ose tė reagonte kundėr vullnetit atėror, kjo gjė do tė ishte njė krim qė vajza e ndershme nuk do tė guxonte kurrė ta bėnte». 4

Pėr zgjedhjen e nuses kujdesej i zoti i shtėpisė, i cili kėshillohej jo vetėm me burrat e familjes, por, shpeshherė, edhe me burrat e vėllazėrisė dhe tė farefisit tė vet.

Nė krahinat ku vepronte e drejta zakonore, veēanėrisht nė zonat malore me zhvillim ekonomik e shoqėror mė tė ulėt, autoriteti i tė zotit tė shtėpisė shfaqej mė i fuqishėm dhe fjala e tij vėshtirė se mund tė shkelej. Ndėrsa nė fshatrat me ēifligje me fshatarė tė zhveshur nga pronėsia mbi tokėn, autoriteti i tij ishte mė i vogėl dhe prandaj ndodhte ndonjėherė qė tė rinjtė tė martoheshin pa pėlqimin e prindėrve. Por nė kėto zona ushtronin njė ndikim tė madh beu dhe agai, tė cilėt shpeshherė i detyronin tė rinjtė tė merrnin si bashkėshorte tė zgjedhurit e tyre.

Nė zonat pranė qyteteve, nė vetė qytetet dhe veēanėrisht nė disa krahina tė Shqipėrisė Jugore dhe Juglindore vihet re njė farė largimi nga kėto parime patriarkale-feudale. Nė klasat e pasura, sidomos tė qytetit, po edhe tė fshatit, autoriteti i prindit po merrte tiparet e pushtetit patriarkal-borgjez, i cili mė shumė e mė hapėt se kushdo i shihte tė gjitha marrėdhėniet nėn prizmin e parasė e tė fitimit.5

Nė pėrgjithėsi, me anė tė martesės, i zoti i shtėpisė pėrpiqej tė forconte pozitėn ekonomike dhe shoqėrore, duke lidhur krushqi me shtėpi tė sė njėjtės shtresė.

Nė zgjedhjen e nuses ai kujdesej qė vajza tė qe nė rangun e tij, nga shtėpi e mirė, me kamje, punėtore. Nga ana e tij, edhe babai i vajzės kishte tė njėjtat kėrkesa pėr djalin. Sigurisht, duhet bėrė dallimi i lidhjeve martesore nė mes klasave dhe shtresave tė ndryshme tė popullsisė. Nuk ndodhte qė tė lidheshin martesa mes familjesh tė pasura dhe tė varfėra. Martesa bėhej brenda klasės apo shtresės sė popullsisė, kjo ishte e pėrgjithshmja. Megjithatė, ka patur raste qė djem nga klasat e pasura (nganjėherė edhe me tė meta fizike e mendore) ose burra tė kaluar nė moshė, tė merrnin vajza nga shtresa tė varfėra.

Nė popullin tonė ndėrmjetėsimin pėr martesėn e dy tė rinjve mund ta merrte kushdo qė njihte tė dy familjet dhe qė e shikonte tė pėrshtatshme lidhjen e tyre me krushqi. Por, kudo nė Shqipėri, njė rol tė madh nė kėtė drejtim kanė luajtur bijat e martuara, tė cilat bėheshin ndėrmjetėse pėr martesėn e motrės, kushėrirės, vėllait apo kushuririt tė tyre. Dhe, pavarėsisht se kush do ta bėnte rekomandimin, si rregull, iniciativėn pėr kėrkesė e merrte pala e djalit. Ka patur edhe raste qė ana e vajzės tė bėnte kėrkesė. Sigurisht, kjo e fundit nuk ka tė bėjė dhe nuk ėshtė mbeturinė e formės sė vjetėr tė ndėrmjetėsimit, qė i pėrket periudhės sė matriarkatit, kur nėna interesohej dhe ndėrhynte pėr martesėn e fėmijėve. Kjo ėshtė njė dukuri e vonė, qė, sipas mendimit tonė, pėrkon me zhvillimin e marrėdhėnieve kapitaliste nė Shqipėri. Ky lloj ndėrmjetėsimi praktikohej mė shumė nė shtresat e pasura tė popullsisė dhe zbatohej mė tepėr nė qytet
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum