Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Labėria

Go down

Labėria Empty Labėria

Post by Vizitor Tue 05 Jan 2010, 20:30

Krahina e laberise ne kohet e vjetera ka qene e gjere.
Shume njerez sot e ngaterojne me pjesen e saj qe shkrihet ne rrethin Gjirokaster dhe ne rrethin e Vlores.
Ka qene nje krahine qe nga bregdeti i Himares e cila eshte pjesa e laberise e ne kohet e vjetera shume vise gjysmen e kishin aty e gjysmen ne malesine e Laberise qe shume here vinin e mbroheshin ne kohe lufte.
Po keshtu shume qe mereshin me dele e me bageti te tjera nje stine rinen ne bregdet e nje ne zonen e e thelle te maleve te Kurveleshit e Progonat.
Po keshtu dhe popullsia ka qene si besim gjysem myslimane kryesisht bektashian, e gjysem e krishter ortodokse kryesisht ne Himare e ne fshatra neper te.
Po keshtu ka dhe kisha katolike, qe kane ngelur si vend ku kane qene, e ca thone jane ajo qe ne shqiperi kishat ndryshonin shume nga vartesia me Romen a me Konstadiopojen, ne vartesi si levizte.
Po traditat jane te njejta, e fiset e njerezit jane nje edhe pse psh nje fis eshte i ndare ne dy besime.
Traditat e laberise , zakonet , vallet , veshjet, kenga ORIGJINALE DHE E PAPERSERITSHME LABE QE VJEN DIREKT NGA LASHTESIA SI SHUME ZAKONE QE THASHE MESIPER, jane tregus per vjetersine e kesaj krahine unike e lidhjen direkte me antikitetin.
Ka pasur ardhje ne laberi nga mirdita e veriu po kuptohet jane ambjentuar me traditat e zones.
Berja e dy rretheve Vlore e Gjirokaster e ndau ne mes, do qe me mire sic e kishte ne mos gaboj ne kohen e Zogut zone me vete me qender Progonatin qe eshte ne mes te malesise se Kurveleshit.Po ne kohen e pare qe nje krahine e madhe me shtrirje nga bregdeti ne thellesi te vendit e me njerez qe leviznin ne per te nga nje ane ne tjetren e shume sipas sezoneve dhe punes.
Per te kujtuar nga qe nje pjese qe e krishtere ortodokse [kishte dhe kohe qe kishte vartesi nga Roma katolike sic dihet] e tjetra myslimane, i mbijetonin kohrave se qene nje krahine e njera pale mbronte tjetren kur ekulibri qe ne ate ane e kur ekulibri ndryshonte e sipas kohes ana tjeter mbronte tjetren e kuptohet shumica qene fise te ndara ne dy besime.
Se nuk kishte OKB UN te drejta njeriu e kur vinin shtrengatat do mbronin njeri tjetrin se nuk i mbronte njeri per te mbijetuar.
Por sic e thashe mesiper gjithe zakonet , veshjet , kenget e dasmes lindjeve e te vajeve [vdekjeve] qene nje.
Eshte shume interesante e me rrenje shume te thella po do ta shikosh me kenaqesi e seriozitet ta studiosh.
Ja si ju kendohej trimave labe:
C'jane ata shkemenj te bardhe,
Zenl Gjoleka me palle,
Celo Picari i rralle,
Tafil Buzi me Dhim Palne,
Kurvelesh c'djem qe rrite,
lapidar maleve ngrite.




__________________