Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mallkue qoft njaj bij shqipetare qe gjuhen qe trashgim na la i pari trashgim s"ja len ai femis

3 posters

Go down

Mallkue qoft njaj bij shqipetare qe gjuhen qe trashgim na la i pari   trashgim s"ja len ai femis Empty Mallkue qoft njaj bij shqipetare qe gjuhen qe trashgim na la i pari trashgim s"ja len ai femis

Post by Vizitor Mon 22 Feb 2010, 21:53

Porsi i amli flladi i erës,Qi lmon gjit e drandofillit:Porsi vala e bregut t'detit,Porsi gjâma e rrfés zhgjetare,Porsi ushtima e nji termetit,Njashtû â gjuha e jonë shqyptare.Ah! po, â ambël fiala e sajë,Porsi gjumi m'nji kerthí,Porsi drita plot uzdajë,Porsi gazi i pa mashtrí;Edhè ndihet tu kumbue,Porsi fleta e Kerubimit,Ka'i bjen qiellvet tue fluturueN't'zjartat valle t'ameshimit.Prá, mallkue njaj bir Shqyptari,Qi ketë gjuhë të Perendís,Trashigim, qi na la i Pari,Trashigim s'i a lên ai fmís;Edhè atij i u thaftë, po, goja,Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;Qi n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja,Flet e t'veten lên mbas dore.Në gjuhë shqype nanat t'onaShì prej djepit na kanë thânun,Se âsht nji Zot, qi do t'a dona:Njatë, qi jetën na ka dhânun;Edhè shqyp na thanë se ZotiPër Shqyptarë Shqypnín e fali,se sá t'enden stina e moti,Do t'a gzojn kta djalë mbas djali.Shqyp na vetë, po pik' mâ para,N'agim t'jetës kúr kemi shkueTue ndjekë flutra nepër ara,Shqyp mâ s'pari kemi kndue:Kemi kndue, po armët besnike,Qi flakue kanë n'dorë t'Shqyptarvet,Kah kanë dekë për besë jetike,Kah kanë dekë kta për dhé t'Parvet.Në këtë gjuhë edhè njaj Leka,Qi 'i rruzllim mbretnín s'i a xûni,Qi kah bijte ai, shkelte deka.Shekllit mbarë ligjë t'randë i vûni;Në këtë gjuhë edhè KastriotaU pat folë njatyne ushtrive,Qi sa t'ndrisë e diellit rrota,Kanë me kênë ndera e trimnive.Prá, Shqyptarë, çdo fés qi t'jini,Gegë e Toskë, malcí e qyteta,Gjuhen t'uej kurr mos t'a lini,Mos t'a lini sá t'jetë jeta,Por për tê gjithmonë punoni;Pse, sa t'mbani gjuhen t'uej,Fisi i juej, vendi e zakoniKanë me u mbajtë larg kambet s'huej.Nëpër gjuhë shqype bota mbarëKa me u njohtë se ç'fis ju kini,Ka me u njohtë jú për Shqyptarë:Trima n'zà sikurse jini.Prandej, prá, n'e doni fisin,Mali, bregu edhè MalcijaPrej njaj goje sod t'brohrisin:

Me lindi nje ide te diskutonim mbi keta rrjeshta qe anetari yne Ezopi e postoi ne nje nga temat.Ka ardhur koha te reflektojme dhe te kthehemi ne identitet per sa i perket gjuhes amtare. Ku do e cojme gjuhen qe aq shume luftuam dhe sot qe e kemi e harruam?Po pse... pse te behemi kaq te ftohte ndaj asaj qe na ka mbajtur ngrohte?Ju lutem me jepni nje shpjegim sado i vogel sado i keq do e kuptoj po nuk do e pranoj qe ju ta braktisni ate qe na solli deri ketu.
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

Mallkue qoft njaj bij shqipetare qe gjuhen qe trashgim na la i pari   trashgim s"ja len ai femis Empty Re: Mallkue qoft njaj bij shqipetare qe gjuhen qe trashgim na la i pari trashgim s"ja len ai femis

Post by EzOpI Mon 22 Feb 2010, 23:03

Teksi vazhdon keshtu Edhè atij i u thaftë, po, goja,Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;Qi
n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja,Flet e t'veten lên mbas dore.

Kam ven re qe shqipetaret flasin gjuhen e huaj edhe atehere kur nuk duhet,jo me larg se nga pallati ime me nje fjal komshija ime ka nja 4 vjet qe ka ardhur nga jasht shtetit akoma vazhdon edhe i flet djalit greqisht.Me vjen te plas kur e degjoj,por nje dit do me soset durimi e do i them moj zonje e dashur ske pse i flet djalit greqisht sepse ketu jemi ne shqiperi edhe djalit jot ska mesuar akoma shqipen sepse ka linduar atije edhe ti shkon edhe mi flet greqisht aq me teper qe ti je edhe çame qe ju e dini sa keni hequr nga greku.

Pra vellezer edhe motra kudo qe ndodheni neper bot gjuhen e huaj perdore atije ku ke punen por ne shpi perdor gjuhen shqipe se por vazhduat keshtu femija juaj do harroj gjuhen shqipe qe te paret tan luftuan per ta mbrojtur.

EzOpI
EzOpI

Postime : 92
Kyçjet në forum : 16239
Regjistruar më : 2010-02-21
Profesioni : Kepucar

http://www.ndjenja.com

Back to top Go down

Mallkue qoft njaj bij shqipetare qe gjuhen qe trashgim na la i pari   trashgim s"ja len ai femis Empty Re: Mallkue qoft njaj bij shqipetare qe gjuhen qe trashgim na la i pari trashgim s"ja len ai femis

Post by Interesant Tue 23 Feb 2010, 09:37

Jemi nje popull qe jemi kopjues te nje kulture apo tradite te huaj, te cilen e personalizojme dhe ne te njejten kohe kulturen tone e harrojme. Jemi nje popull si nje i burgosur i cili ka qene ne burg i denuar me shume vite, dhe ne momentin qe eshte liruar ka filluar te i provoj te gjitha ato qe nuk ka pas mundesi t'i kete sa ishte ne burg, ku nuk zgjedh cila eshte e mira dhe cila e keqja, me rendesi te jete sa me aktual pozitivisht apo negativisht. Kemi fillu me haz te madh te futemi ne evrop, ku e kemi keqkuptu inkuadrimin ne evrop, sepse po mendojm se duhet te behemi evropian me kulture dhe gjuhe ! - Evropa te pranon si shqiptar sepse kemi nje Histori dhe kemi nje Kulture qe rralle popuj te botes kane, per ate duhet te krenohemi me kete qe kemi dhe te mos na vie turp.
Interesant
Interesant

Shteti : Pejë
Postime : 4173
Kyçjet në forum : 20819
Regjistruar më : 2008-03-02
Profesioni : Jurispodenca

Back to top Go down

Mallkue qoft njaj bij shqipetare qe gjuhen qe trashgim na la i pari   trashgim s"ja len ai femis Empty Re: Mallkue qoft njaj bij shqipetare qe gjuhen qe trashgim na la i pari trashgim s"ja len ai femis

Post by EzOpI Tue 23 Feb 2010, 14:09

Eh moj Shqeiperia Ime ca te ka gjet me keta njorant
EzOpI
EzOpI

Postime : 92
Kyçjet në forum : 16239
Regjistruar më : 2010-02-21
Profesioni : Kepucar

http://www.ndjenja.com

Back to top Go down

Mallkue qoft njaj bij shqipetare qe gjuhen qe trashgim na la i pari   trashgim s"ja len ai femis Empty Re: Mallkue qoft njaj bij shqipetare qe gjuhen qe trashgim na la i pari trashgim s"ja len ai femis

Post by Gjimnazistja Tue 23 Feb 2010, 15:48

Sipas kerkimeve ne vite eshte arritur ne perfundim se cdo femije lind me aftesine per te kuptuar dhe folur nje nga 3000 gjuhet qe fliten ne bote.
Perparesi i jepet gjuhes se nenes, d.m.th nje femije arrin te mesoje me shpejt gjuhen qe flitet nga nena, cilado gjuhe qofte ajo.

Duke qene se shume prinder qe jetojne ne emigracion mendojne se menyra me e mire per te integruar femijet e tyre ne shoqerine ku bejne pjese eshte tu mesojne atyre gjuhen e re te emigracionit, nje menyre mjaft e demshme per vete femijen.
Eksperienca ka treguar se kur femija meson me pare gjuhen e emigracinit tek ai krijohet nje konflikt i brendshem se cilen gjuhe duhet te flasi me pare dhe kjo ben qe ai te jete me i ngathet dhe e ka te pamundur te dale nga situata te ndryshme.

Perfundimisht po dalim ne ate cfare tema kerkon.
Per mua nje veprim i tille nga prindi, edhe pse na dhemb ta pranojme eshte tregues i injorances.
E gjithe kjo ndodh sepse ne, lirine dhe te drejten per te folur gjuhen meme e morem dhurate nga brezat paraardhes, nga ata njerez qe nuk e kursyen jeten e tyre per te na falur kete qe ne po gezojme sot,nga njerez te gatshem per te ndermare vepra sublime, vetesakrifikim per ideale te larta njerezore, sepse donin te shihnin LIRINE mbretereshe te vendit tone.
I gjithe ky veprim nga nje prind i tille vjen sepse ne nuk pame dhe nuk ndjeme se cdo te thoshte te shohesh dita dites se si shkrihet dhe asgjesohet familja jote perpara syve te tu.

Ky veprim nga prinder te tille, mbetet tregues i injorances sepse trimat dhe bijte e nenave qe dhane jeten per kete vend nuk e meritojne nje perbuzje te til
le.
Gjimnazistja
Gjimnazistja

Shteti : Ne hapsire!
Postime : 1550
Kyçjet në forum : 18083
Regjistruar më : 2009-12-24
Profesioni : gjimnaziste

Back to top Go down

Mallkue qoft njaj bij shqipetare qe gjuhen qe trashgim na la i pari   trashgim s"ja len ai femis Empty Re: Mallkue qoft njaj bij shqipetare qe gjuhen qe trashgim na la i pari trashgim s"ja len ai femis

Post by Vizitor Tue 13 Apr 2010, 22:25

Gjimnazistja mendoj se perbuzja na takon neve, sepse ne jemi duke e cuar kete gjuhe ne humnere dhe te bjere nje gjuhe e nje nga popujve me te lashte ne humnere do te thote qe ti t'ia degjosh jehonen asaj gjuhe per gjithe jeten.Paraardhesit tane e mbajten te gjalle kete gjuhe nen tehun e thikave, e nen tyten e armeve dhe nderimi ju kalon atyre.E sotmja nuk krahasohet, ne fshehim identitetin, ne me ngulum e kerkojme humbjen e kesaj gjuhe.Me ka ndodhur te jetoj jashte dhe te shoh shqiptare qe flisnin me ngazellim gjuhen e huaj.Qe pershpejtonin procedurat per te marr nenshtetesi te huaj dhe as qe kishin ndermend te perpiqeshin te flisnin ne gjuhen shqipe ose t'iu thonin femijve gjuha jone eshte shqip.Ka dhe nga ata qe i denojne femijet po t'iu shpetoj femijve ndonje fjale shqip.
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

Mallkue qoft njaj bij shqipetare qe gjuhen qe trashgim na la i pari   trashgim s"ja len ai femis Empty Re: Mallkue qoft njaj bij shqipetare qe gjuhen qe trashgim na la i pari trashgim s"ja len ai femis

Post by Gjimnazistja Fri 07 May 2010, 15:17

Sigurisht qe gabimi na takon neve, sepse jemi ne me kete manine e semure per te imituar te tjeret, sepse e shohim si menyren e vetme per tu integruar ne kulturat evropiane, por kur do ta kuptojme valle se kjo eshte menyre e gabuar?!
Kur do ta kuptojme se kerkimi i gabimeve duhet te filloje nga vetvetja, kur do ta kuptojme se nese ne nuk bejme dicka per kulturen tone nuk ka kush ta beje dicka te tille per ne?!
Ka shume pyetje qe fatkeqesisht mbeten thjesht pyetje retorike, pa mundur te maresh pergjigje sepse zgjedhim rrugen me te thjeshte imitim dhe vetemohim te identitetit vetjak, qe eshte per te ardhur keq.
Gjimnazistja
Gjimnazistja

Shteti : Ne hapsire!
Postime : 1550
Kyçjet në forum : 18083
Regjistruar më : 2009-12-24
Profesioni : gjimnaziste

Back to top Go down

Mallkue qoft njaj bij shqipetare qe gjuhen qe trashgim na la i pari   trashgim s"ja len ai femis Empty Re: Mallkue qoft njaj bij shqipetare qe gjuhen qe trashgim na la i pari trashgim s"ja len ai femis

Post by Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum