Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vlera qe i flasin kohes

Go down

Vlera qe i flasin kohes Empty Vlera qe i flasin kohes

Post by Kle@Love Fri 26 Mar 2010, 17:26

Vazhdimesia e jetes qytetare nga antikiteti deri ne ditet tona e kane bere Elbasanin mbartes te nje qyteterimi me tradita te pasura ekonomiko-kulturore. Rruga Egnatia, kjo permendore lashtesie, ka qene e fortlidhur me qytetin 1800-vjeēar te Elbasanit. Nje rruge me rendesi te posaēme ekonomike dhe strategjike, qe kalonte neper luginen e Shkumbinit, mbi truallin e nje rruge te vjeter natyrore te nje fisi ilir.

Ne shekullin II p.e.s., Elbasani njihej me emrin Skampius. Me vone, me emrin Skampi. I shtrire ne arterien interballkanike te Vias Egnatia, qe lidhte Lindjen me Perendimin, ky qytet njohu lulezimin e tij. Vazhdimesia e jetes qytetare prej antikitetit deri ne ditet tona e kane bere Elbasanin bartes te nje qyteterimi te pasur me tradita te shenuara ekonomike dhe kulturore. Duke pare fragmentet e Vias Egnatia, perfytyrojme karvane te tere kuajsh te ngarkuar me trokun e tyre jehone drejt Perendimit. Harta e vjeter e ketij qyteti te mesit te Shqiperise jep e merr me ate te koheve moderne. Memoria e qytetit mban hapur portat si nevoje per njohje e riperteritje te traditave nga breznite e reja te qytetit… Muzete strehojne historite e organizimit dhe zhvillimit zejtaro-tregtar te Elbasanit te fillimit te shek te 16 deri ne fundshekullin e 19, si dhe nje inventar te pasur te relikeve te ndryshme te trasheguara prej mjeshterve shijeholle elbasanas.

Pazari i vjeter i Elbasanit ka qene me nam ne ato vite. “Pazar Elbasani”, ky togfjalesh, ndertregtar brenda e jashte kufijve te Shqiperise shprehte jo vetem begatine e tregtise, por dhe ndershmerine e tregtareve elbasanas ne dhenie-marrje. Nga studiuesit e njohur te arkeologjise Pazari i vjeter eshte cilesuar si nje lagje romake bizantine. Kanunnameja e vitit 1569 eshte dokumenti me i hershem qe deshmon per traditat e tregtise ne kete qytet. Dy njoftime te shekullit 16 tregojne per eksportin e drithit dhe ekzistencen e dy karvan-sarajeve per strehimin e tregtareve te huaj me karvanet e tyre. Bezistani mbetet Pazari dhe pika me e rendesishme e qytetit, ku tregtaret zhvillonin aktivitetin e tyre. Mbi 900 dyqane... Ne mesin e tij ndodhej shatervani prej guri me dy ēurgje, qe derdheshin ne basenin e rrumbullaket e te thelle, ku mund te pinin uje njeherazi 12 kuaj.

Ne kete pjese te Pazarit, qe kishte nje levizje te madhe tregtare ēdo mengjes, pa aguar mire dita, qe kur shfaqej ne horizont ylli i karvanit… dilnin nga hanet karvanet e kuajve te Elbasanit, Tiranes, Durresit etj., te ngarkuar me ullinj, vaj ulliri, lekura e mallra te tjere per te marre rrugen per ne Diber, Korēe, Manastir etj. Levizja plot gjalleri e qiraxhinjve, hingellimat e kuajve qe shaloheshin e ngarkoheshin nen tingujt e trokeve dhe zileve… zeri ējerres i kafexhinjve, si dhe seta e furrxhinjve qe pergatitnin simitet me bugaēe… formonin spektaklin e gjallerise te pazakonte te ketij Pazari, qe lidhej ngushte me jeten e qytetit. Pas vitit 1920, tregtaret u vune ne kontakt me kapitalistet e rinj europiane. Mori hov jo vetem importi, por dhe eksporti i lendeve te para, jo vetem drejt tregjeve tradicionale te Manastirit dhe Selanikut, por dhe ne lidhje me firma tregtare si nga Italia, Gjermania, Franca, SHBA, Malta etj. Rreth vitit 1670, udhetari dhe studiuesi i njohur turk, Elvia Ēelebiu, do ta pershkruante keshtu Pazarin e Elbasanit “…Tregu i Elbasanit ka 900 dyqane, te rregullt e te bukur dhe krejt nen hije… Saraēet, kazazet dhe argjendaret jane me terheqes… Ka 7 kafene te bukura, ku mblidhen e bisedojne dijetaret e vjershetoret…

Nga katundet ne ditet e pazarit vijne ne treg vasha aq te bukura sa njeriu pandeh se ndodhet ne mes te perive te dheut …Me ke[te stoli virgjereshash tregu i Elbasanit numerohet: Nusja e Shqiperise dhe Rumelise…”:

Natyrisht qe dita e Pazarit te shtunave shenonte kulmin e gjallerise dhe te levizjes ekonomike. Pazari i qytetit ne kete dite furnizohej me mallra te ndryshem nga te gjitha zonat rreth tij. Nga zona e Ēermenikes fshataret sillnin mollet, dardhat, ftonjte, arrat… Nga Gryka e Zaranikes vinin kryesisht bulmetrat, drute, qymyri… Malesia e Kerrabes sillte duhan, fiq, rrush dhe perime… Dumreja, qe permendej si Hambari i Elbasanit, sillte drithin, orizin, duhanin, bulmetrat, shpendet, vezet… Krahina e Shpatit dhe Sulova sillnin bulmetrat, kurse Verca, perveē artikujve blegtorale, sillte mjaltin dhe pekmezin e ushqyeshem e te shijshem.

Pasurimi i disa shtresave shoqerore i dha hov shume mjeshterive artistike, si punimi i metaleve te ēmuara (arturinat), zbukurimi artistik i armeve me filigrame, gdhendja e drurit, prodhimi i te mendafshtave, qendisja e kostumeve dekorative etj. Kostumet popullore te grave e burrave elbasanas per nga teknologjia origjinale e prodhimit dhe nivelit mjeshteror artistik, kane hyre ne fondin e arte te kultures materiale e shpirterore te popullit shqiptar.

Ne kete kohe ne Elbasan kishte afro 30000 banore dhe afro 100 familje elbasanase mbaheshin me mjeshterine e argjendarise (kujunxhinjve), ēka tregon dhe cilesine e jetes se qytetarise elbasanase. Ne ekspoziten nderkombetare te vitit 1867, organizuar ne Paris, argjendaret dhe armetaret elbasanas u perfaqesuan me dinjitet me prodhimet e tyre origjinale.

Qytetaret elbasanas kujtojne me respekt tregtare te medhenj elbasanas, apo mjeshter te shquar zejtare. Emrat e tyre, si fjalor i vjeter i kujteses se qytetit, permenden shpesh nder biseda. Ata e kishin tregtine pasion, talent. Natyrisht qe puna e tyre kerkonte guxim, mendje te hapur, aventure, qe nuk u mungonin. Nuk u lodhen ne rrugetime te gjata, me dite e net. Perkushtimin qe u merrte aq shume energji. Tregtare fisnike pergjithesisht, qe fitonin, por dhe dinin te dhuronin, te benin bamiresi, duke u bere pajat vajzave te varfra qe do te martoheshin, duke mbeshtetur financiarisht shkollimin e te rinjve, duke dhuruar truall, apo godina te tyre private per zhvillimin e arsimit e te kultures ne qytet etj. Mes tyre nuk kishte shemeri, perkundrazi ndihmonin e mbeshtetnin njeri-tjetrin. Dhe sa te mundnin te benin mire ne kete jete.

Armetaret e Elbasanit kane qene jo pak te degjuar nder kohera. Duke filluar nga viti 1875 deri me 1910, ata prodhuan me mjete artizanale, por me aftesi teknike te persosura, nje nga pushket me te reja te atyre koherave, Huten e Elbasanit.

Mjeshteria, stili, motivet dhe teknikat e perdorura i benin ato te ishin te njohura e te tregtoheshin jo vetem ne tregjet e Ballkanit, por deri ne Anadoll, Liban, Siri, Persi, Egjipt, Tunizi, Sudan dhe Indi… Me tregtimin e armeve eshte marre ne veēanti familja Velenca. Nje nga trashegimtaret e kesaj familjeje te madhe tregtare, Hysen Velenca tregon:

Nje game e pasur zejesh gjalluan ne shekullin 18. Punimi i mendafshit, avlemendit, qeleshepunuesve, perpunimi i lekureve (tabaket), opingaret, samarxhinjte, perpunimi vajit me mjete artizanale… Do te shtonim kazazet, qendisma me bykme ari dhe fije ibershimi mbi cohe mendafshi mbi kostumin tradicional te gruas elbasanase. Do te vazhdonim me mjeshterine e terzinjve (punimi i jelekeve, xhamadaneve, zbukuruar me ornamente, thurur me gajtane, me tel argjendi ose ari…

Ne banesat qytetare elbasanase karakteristike kane qene dhe sergjenet e mbushur me ene bakri e tunxhi, qe llamburitnin. Ato perdoreshin dhe njekohesisht te ekspozuara dukshem zbukuronin mjediset familjare. Bakerxhinjte elbasanas shquheshin per punimin e tepsive, ibrikeve, tangareve artistike, gjymave… Kjo tradite vazhdon te ruhet edhe sot e kesaj dite.

Ne trashegimine e pasur materiale e shpirterore te Elbasanit vend te veēante ze dhe zhvillimi i ndjeshem qe mori arti post-bizantin i perfaqesuar nga piktori i madh Onufri, i Neokastres (Elbasani). Ai krijoi nje art kulminant, ku spikat me force te veēante gershetimi i shkelqyer i gjenise me traditen vendase. Vepra te tij,te trasheguara deri ne ditet tona, jane afresket dhe ikonat e kishave te Shelcanit dhe Valmit te mesit te shekullit XVI. Vazhdues i vepres se tyre permendet Kostandin Shpataraku. Arti i tyre padyshim ka pasur ndikimin e vet dhe ne tolerancen e shkelqyer fetare, si vlere e madhe e shpirtit shqiptar. Peshkopi i Durresit, Krisanthi Karamanlis nga Madheti i Greqise, ne mbishkrimin e vitit 1833, u drejtohej keshtu besimtareve ortodokse te Elbasanit: “…Bijte e mi! Ju flas me kompetence nga nje kateder peshkopale, se ne te gjithe kete rruzull qe quhet Toke, ketu ne Elbasan psallet me bukur se ne te gjithe vendet e tjera.

Elbasani i diteve tona ndryshon vazhdimisht. Vepra te reja arkitekturore e monumentale i shtohen shesheve dhe rrugeve te tij. Modernia e gershetuar harmonishem me traditen, historine. Arti dhe arkitektura jane pasqyre e kultures. Ato ndikojne jo pak ne jeten sociale. Jane histori ne vetvete. Dy vepra monumentale te reja i jane shtuar peizazhit arkitekturor dhe planimetrise se qytetit. Shtatorja qe perjeteson Normalen e Elbasanit, tanime me mbi 100 vjet histori... Nje veper e realizuar artistikisht, me ne gjetje interesante dhe emocionale qe “flet” aq dukshem per traditat e lashta arsimdashese e kulturedashese te qytetit te Elbasanit. Udhetarja dhe shkrimtarja e njohur angleze, Edith Durham, kur kalonte ne Elbasan rreth vitit 1905, shkruante: “Ne Elbasan prekesh nga perpjekjet qe behen per dije e kulture. Gjen njerez qe pa kurrfare ndihme japin e marrin me gramatiken frenge e ate gjermane…”. Tradita e arsimit ne kete qytet, vitaliteti qe te jep dija dhe kultura, te perjetuara ne figuren e nje mesueseje femer, krenare, sensuale… me librin ne dore e flatra engjellore. Se fundmi keshilli bashkiak i qytetit ka miratuar propozimin per te vendosur prane Kalase skulptura te akademikeve elbasanas, qe aq shume i kane dhene kultures dhe shkences shqiptare.

Nje tjeter veper e re arkitekturore, “Tri urat”, do te thirret, si nder kohera. Vendi ku mergimtaret puthnin token para se te largoheshin me dhimbje nga qyteti i tyre. Sot nje shatervan i bukur, i bardhe, si zymbyl ne mes lakuar me tri ura…

Edhe “Pusi qe lahet vete” nuk eshte harruar nga te e rejat. Se fundmi edhe ky “nishan” i qytetit eshte restauruar.

Kohet e fundit, Bashkia e qytetit te Elbasanit mori pjese per here te pare ne nje konkurs nderkombetar per turizmin, qe organizohet prej vitesh ne Lugano te Zvicres. Per vlerat e veēanta te nje turizmi kulturor qe ofron ky qytet, u nderua me ēmimin e pare per kategorine “Nje vend per t’u eksploruar”. Ky vleresim nga specialiste te njohur te turizmit ne bote sjell angazhime te reja edhe per ruajtjen e riperteritjen e tradites se pasur te zhvillimeve ekonomike dhe te zejtarise. Mendohet qe brenda mureve te Kalase t’u jepet mundesia mjeshterve te rinj te artizanatit dhe zejtarise te promovojne prodhimet e tyre, aq atraktive per turistet vendas e te huaj.
avatar
Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 24555
Regjistruar mė : 2009-01-15
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum