Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alpinėt Dardanė

Go down

Alpinėt Dardanė Empty Alpinėt Dardanė

Post by Dode Progni Mon 19 Apr 2010, 23:50

“ ALPINĖT DARDANĖ ”

Burimi: Dodė Progni (Gazeta: “Shkelzeni” Dhjetor 1988 )

“ ALPINĖT DARDANĖ ”

Burimi: Dodė Progni (Gazeta: “Shkelzeni” Dhjetor 1988 )

Studimet historiko-arkeologjike,gjuhėsore dhe antropologjike pėr Dardaninė,kanė vertetuar se dardanėt ishin popullsi ilire qė banonte nė njė trevė tė gjėrė tė Ballkanit tė mesėm qysh nė periudhėn e bronzit tė hershėm, rreth 4000 e sa vjet mė parė.
Shtrirja e fiseve dardane ndiqet: nga Novi Pazari e Nishi nė vėri,pėrfshirė gjithė Kosovėn e Rafshin e Dukagjinit,Maqedoninė e veriut dhe rrethet e Kukėsit,Tropojės e Dibrės nė Shqipėrinė verilindore.
Materiali arkeologjik i zbuluar nė disa pika tė rrethit tė Tropojės si,Rosujė Bujan etj.tregon se edhe kjo trevė ėshtė banuar nga popullsia dardane qė nga ajo kohė.Vepra “Notitia dignitatum” (Lista e rrangjeve),shkruar nga autorė antikė rreth viteve 390-437 tė erės sonė,kur pėrmend “Alpinėt dardanė”1) si njėsi ushtarake mė vete nė Ilirikun e asaj kohe,tregon se edhe zona alpine e Tropojės banohej nga popullsi dardane.Pra pėrfshihej nė Dardani.
Dardanėt,nė pėrbėrje tė etnosit ilir,formuan njė kulturė tė pasur materiale e shpirtėrore. Qė nė fillim tė mijėvjeėarit tė parė para erės sonė,kultura ilire nė trevėn dardane u zhvillua me tė njejtat tipare,nivel e ritme tė zhvillimit karakteristik tė krahinave tjera tė Ilirisė sė jugore,e nė lidhje tė ngushtė me to. Nė kohėn e lulėzimit tė kulturės qytetare skllavopronare (shek.IV – III p.e.s.) e mė pas,nė Dardani u zhvilluan disa qytete tė rėndėsishme si,Sintia,Damastion,Ulpiana,Justiniana etj.
Nė krahinėn e banuar nga “Alpinėt dardanė” ( treva e Tropojės sė sotme) u zhvillua qyteza e Rosujės (rreth 6 km nė jugprendim tė qytetit tė sotėm - B.Curri). Materiali i pasur arkeologjik i zbuluar kėtu si,vegla pune prej stralli,enė e objekte tė tjerė balte,,vegla pune e armė hekuri,zbukurimore e monedha ari dhe argjendi etj.tregojnė se, kjo qendėr ėshtė banuar,qysh nė fundin e mijėvjeēarit tė dytė para erės sonė,dhe vazhdoj tė banohej pa ndėrprerje deri nė shek. e V tė erės sonė. 2)
Kultura e vendbanimit paraqet ngjajsmėri tė madhe me materialet e zbuluara nė qytezėn e Gajtanit (rrethi i Shkodrės) e qendra tė tjera jugore tė vendit tonė. Kėtėj del dhe karakteri etnik ilir i banorėve tė qytezės dhe gjithė krahinės sė Tropojės.
Qė nga shek. IV p.e.sonė,Rosuja u bė qendra mė e rėndėsishme zejtaro – tregėtare dhe administrative e krahinės.Ajo zhvillonte tregėti me Durrėsin, Shkodrėn dhe Apoloninė. Sherbente dhe si nyje e tregėtisė sė mallėrave qė vinin nga Shkodra pėr nė brendėsinė dardane. Monedhat e Shkodrės,Durrėsit e Apolonisė, tė gjetura nė Rosujė,tregojnė pėr lidhjet tregėtare tė Rosujės me kėto qytete ilire. Ndėrsa hambari me pitosa (qypa tė mėdhėnj balte pėr ruajtjen e grurit) si dhe njė sasi gruri i gjetur nė ta,tegojnė se,qysh nė shek. e IV – III p.e.sonė,krahina kish arritur nivel tė lartė zhvillimi edhe nė prodhimet bujqėsorė.
Pėrkrah materialit tė importuar,njė vend tė rendėsishėm pėr historinė kulturore tė krahinės zėnė prodhimet lokale. Edhe kėtu,si nė shumė qendra tė ilire ndeshet nė masė qeramika me ngjyrė gri nė tė kaltėrt qė i pėket shek.III-II p.e. sonė.Pėr t’u vėnė nė dukje ėshtė fakti se enėt e punuara me kėtė baltė kan forma ilire,tė lyera ndonjė herė me vernik tė zi dhe me zbukurimė vijash zik-zake qė ishte njė mėnyrė zbukurimi tipike ilire.
Jo vetem materiali i Rosujės,po dhe dokumentacioni historike dhe objekte arkeologjike tė zbuluara nė shumė treva dardane tregojnė se dardanėt ishin bujqė dhe blegėtorė tė mirė.Pėrmendeshin pėr prodhimin e grurit e veēanarisht tė djathit qė mirėpritej edhe nė tregjet jashtė dardanisė. Si zejtar dardanėt nuk qėndronin prapa krahinave tjera tė Ilirisė.Arritėn nivel tė lartė,pėr kohėn, nė punimin e veglave tė punės dhe armėve prej hekuri. Qeramikėn e punonin me ēark kėmbe. Enėve prej balte ju jepnin forma tipike ilire dhe i zbukuronin me motive e kompozim karakteristik ilir,vija zik-zake e “rrotullza” qė ishin njė veēori dardane. Ishin mjeshtėr tė punimit tė metaleve tė ēmueshme si,ar dhe argjend. Prodhimet dardane prej ari dhe argjendi kėrkoheshin nė tė gjithė Ballkanin. Shkrimtari dhe historiani i njohur romak Plini nė veprėn “Historia e natyrės “ kur pėrshkruan qytete dhe krahina tė Ilirisė,vinte nė dukje se,”...edhe burrat mbajnė nė llėrėn e sipėrme tė dorės rrathė ari qė vinin nga Dardania dhe prandaj (kėta rrathė) quheshin dardane.” 3)
Dardanėt kishin njė botė tė pasur shpirtėrore.Ata ishin trima nė luftė, mikpritės tė degjuar dhe njerėz tė drejtė qė mė shumė se asgjė adhuronin lirinė.E donin shumė muzikėn dhe vallen. Me kėngė e valle kremtonin fitoren nė luftė dhe nderonin kujtimin e heronjve tė rėnė. Kėngėt i shoqėronin me vegla muzikore,ndėr tė cilat mė i pėrhapur ishte fyelli dhe njė vegel me tel qė i pėrngjante lahutės sė sotme. Njė gjė tė tillė e pohonte gjeografi e historiani i madh grek Strabon nė veprėn “Gjeografia” ku nė mes tjerash shkruan: “...Dardanėt muzukėn nuk e lėnė mėnjėanė po pėrkundrazi pėrdorin gjithmonė fyej e vegla me kordha.” 4)
Nivel tė lartė zhvillimi arritėn dardanėt edhe nė fushėn politiko-ushtarake. Nė shek. III – II p.e.s. formuan shtetin e tyre me nė krye mbretin. Nga historianėt e vjetėr njohim mbretėrit dardanė Longar dhe Monun. Ata mbanin ushtri tė rregullt tė organizuar nė falanga nė krye tė tė cilave qėndronin flamujt. Nga rradhet e dardanėve dolėn politikanė e ushtarakė aq tė aftė,sa qė u ngjitėn deri nė postin e perandorit tė Bizantit. Njėri prej tyre ishte Justini pėr tė cilin historiani i madh i Bizantit Prokopi i Cezarisė pohon se “ishte fshatar nga Dardania.5)
Historia mijėvjeēare e popullsisė ilire tė Dardanisė ėshtė e mbushur me plot ngjarje dhe luftėra tė mėdha pėr mbrojtjen e trojeve dhe lirise sė tyre.Nė shek. e IV p.e.s. bėnė luftėra tė ashpėra me Maqedoninė pėr aneksimin e Paionisė nė veri tėMaqedonisė. Nė shek.II p.e.s. dardanėt pėrballuan sulmet e furishme tė fiseve keltė e bastarne tė cilėt,nė aleancė me Filipin e Maqedonisė e tė nxitur prej tij,kishin vendosur tė zhdukin nga faqja e dheut dardanėt dhe tė vendoseshin nė tokat e tyre. “Alpinėt dardanė” ishin pjesėmarrės tė kėsaj qėndrese.
Gjatė shek. I p.e.s. legjionet e ushtrise pushtuese tė Romės gjetėn njė qėndresė dhe kundėrshti tė ashpėr nė Dardani. Lufta e tyre pėr pushtimin e dardanisė ishte aq e rėndė dhe e ashpėr sa qė,nė vitin 75-73 p.e.s. 6000 ushtarė romakė ngritėn krye pėr tė mos shkuar nė luftė kundėr dardanisė.6) Pushtimi u bė me zjarr e me hekur,me masakra tė mėdha,aq sa romakėt u prisnin edhe duart robėrve dardanė qė ziheshin nė luftė. E pėrfshirė nė kėtė qėndresė ishte dhe kahina e “alpinėve dardanė”. Ajo u pushtua nga romakėt nė shek. e I tė e.sonė. Kjo ēoi nė emertimin latin tė saj -“Valbonė”, qė do tė thotė “lugina tė mira”.
Pas pushtimit romak Dardania u bė njė nga vatrat e rėndėsishme tė kryengritjeve kundėr Perandorisė sė Romės. Njėra nga ato,dhe mė e fuqishmja, ishte kryengritja e viteve 6-9 tė erės sonė.
Heroike ishte qėndresa e dardanėve pėrball valės shkatėrruese tė dyndjeve barbare tė shek. IV – VI tė erė sonė. tė cilat pėrfshinė edhe treven e Alpinėve dardanė,duke shkatėrruar gjithė vendbanimet e hapura dhe tė fortifikuara tė saj. Muret fortifikuese,tė ngritura herė pas here,dhe shtresat masive e djegjes nė qytezėn e Rosujėsj,janė dėshmi e qėndrsės sė Alpinėve dardanė kundėr sulmevė grabitėēare tė pushtuesėve tė huaj. Shtrirja e vendbanimeve nė thellėsi tė alpeve ,si nė Vark,Rruk tė Nikajt dhe Mulaj etj.veēanarisht pas pushtimit romak ,shek III -IV ,tregonė se,popullsia dardane ishte bėrė pre e sulmeve tė ashpėrra dhe tė vazhdueshme tė fiseve barbare qė sulmonin Perandorinė Romake,ndja ishin larguar nga zonat e ulta dardane tė lindje pėr t’u vendosur midis shkrepave tė Alpeve tė larta nė prendim. Historiani bizantinė Prisku,qė i pėrshkoi krahinat dardane nė fillim tė shek tė V deshmonte se, ”Dardania ish kthyar nė shkretėtirė tė pabanuar,tė cilėn e kishin mbuluar pyjet”Ndėrsa Hieronimi nga Stridoni i Dalmacisė,lishur me kėto shkatėrrime barbare thotė:“ 7) Mė vjen tė rrėnqethem kur mendoj tė tregoi shkatėrrimet nė kohėn tonė. Ka mė tepėr se 12 vjet qė shkon gjaku rrėke...kudo dhunė,kudo psheretima,kudo figura e tmerrshme e vdekjes.Pėr kėtė ddeshmitarė janė Iliria,Thrakia,si dhe vendi ku kam lerė,ku ēdo gjė u shkatėrrua,pėrveē qiellit dhe tokės,ferrave dhe pyjeve tė dendura.” 8)
Megjithkėto sulme tė ashpėra qė shpėrngulėn njė pjėsė tė madhe tė popullsisė dardanė,nė pjėsėn mė tė madhe tė Dardanisė mbeti i pranishėm elementi iliro-dardan.Madje,nė shekujt e mė pasėm, shumė nga tė larguarit shkuan andej nga kishin ardhur shekuj mė parė gjysh-stėrgjyshėrit e tyrė.Kėto lėvizje shqiptarėsh,mjaft sakt e bukur i ka spjeguar albanalogu i njohur F.Pukėvill i cili thotė. “Ky popull fatosash qė aq shumė kje i shternguem tė gjej strehė ndėr male tė veta tė papėrshkueshme,pėr tė ruejt lirinė e vėt,vrote sė nalti perandoritė qė lindshin e disshin,pėr tė zbritun mandej me rifitue tokėn e bragtisun. 9)
Veēanarisht,me pasoja tė rėnda e tė gjata pėr Dardaninė ishin dyndjet e fiseve sllave tė ardhura nga pėrtej Danumbit gjatė shek. V – VI. Sllavėt,ndryshe nga dyndjet e fiseve barbare qė ishin kalimtare,u vendosėn nė teritore tė gjera tė Dardanisė dhe i kolonizuan ato,duke krijuar rrezikun e asimilimit tė popullsisė vendase ilire.
Me luftėra tė ashpėra,me gjak e sakrifica tė panumėrta,popullsia dardane nė Kosovė,Rrafshin e Dukagjinit,Maqedoni,Malit tė Zi e Shqipėri varilindore, ruajtėn trojet e veta dhe trasheguan deri nė ditėt tona,gjuhėn,kulturėn,,veshjet,zakonet e tradiat e paraardhėsve ilirė.Dėshmi pėr kėtė ėshtė prezenca e shqiptarve nė shumicėn e teritoreve tė Dardanisė sė herėshme gjatė tėrė periudhės sė mesjetės e deri nė kohėn e sotme.
Dode Progni
Dode Progni

Shteti : Tirane
Postime : 78
Kyējet nė forum : 15655
Regjistruar mė : 2010-04-09
Profesioni : Historian-Pension

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum