Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tetova

Go down

Tetova Empty Tetova

Post by Vizitor Tue 20 Apr 2010, 22:56

Tetova

Tetova gjendet nė pjesėn veriperėndimore tė Maqedonisė. Ajo nga veriu kufizohet me Kosovėn, nė lindje me Shkupin, nė jug me Makedonski Brodin dhe nė jugperėndim dhe perėndim me Gostivarin. Tetova me sipėrfaqe prej 1080 km2 shtrihet nė pjesėn e poshtme tė fushės sė Pollogut dhe ėshtė e rrethuar me Malin Sharr dhe Malin e Thatė, me njė lartėsi mbidetare prej 460-500 m. Klima mesatare kontinentale me temperaturė mesatare vjetore reth 11.6O°.

Nė Tetovė jetojnė afėr 200.000 banorė, nga tė cilėt rreth 80,3% shqiptarė, 14,7% sllavo-maqedonė dhe 5% tė tjerė, tė vendosur nė 92 vendbanime. Tetova ishte qendėr ekonomike, kulturore dhe administrative qė nė kohrat antike ku pėrmendet me emrin Enea. Nė vitin 2005 nga komunae Tetovės janė ndarė edhe nėntė komuna tjera, tė cilat si qendėr e zhvillimit marrin Tetovėn.

Demografia

Shiquar nga aspekti demografik nė Tetovė jetojnė afėr 200.000 banorė, nga tė cilėt rreth 80,3% shqiptarė, 14,7% sllavo-maqedonė dhe 5% tė tjerė, tė vendosur nė 92 vendbanime. Ndėrsa nė bazė tė pėrkatėsisė fetare mbi 85% i pėrkasin fesė islame kurse tė tjerėt asaj ortodokse.

Karakteristikat demografike tė Pollogut tė Poshtėm, siē janė gjendja numerike e popullsisė, dendėsia e popullsisė, trendi i ecurisė dhe struktura e popullsisė, e caktojnė zhvillimin e mėtejshėm tė hapėsirės sė Pollogut tė Poshtėm.

Ecuria e numrit tė pėrgjithshėm tė banorėve nė territorin e komunės paraqet rritje tė dinamikės sė shprehur. Kjo dinamikė ėshtė shumė mė e madhe te banorėt e qytetit, se sa te banorėt e fshatrave. Shkalla e ecurisė sė banorėve tė pėrgjithshėm tė qytetit ndėrmjet dy regjistrimeve tė fundit tė viteve 1961-1971, shėnon 4,1% tė shkallės vjetore tė rritjes. Shkalla e rritjes sė popullsisė fshatare pėr periudhėn e njėjtė ėshtė 2,0%. Nė periudhėn pas Luftės sė Dytė Botėrore shėnohet dukuria e rritjes permanente tė popullsisė sė qytetit, e cila nė vitin 1946 ka pėrbėrė njė tė pestėn (20,9%), nė vitin 1953 diēka mė shumė sė njė tė pestėn (21,7%), qė nė vitin 1961 tė rritet dhe tė arrijė gati njė tė katėrtėn e popullsisė (24,2%), ndėrsa nė regjistrimin e vitit 1971 pėrbėn mė shumė se njė tė katėrtėn (27,2%).

Numri i banorėve tė qytetit rritet, jo vetėm si rezultat i ecurisė natyrore tė popullsisė, por kjo rritje kushtėzohet me shpėrnguljen intensive tė popullsisė nga vendbanimet qytetėse (rurale). Pėr dinamikėn e numrit tė pėrgjithshėm tė banorėve nė hapėsirėn e Pollogut tė Poshtėm ėshtė karakteristikė njė rritje e shpejtė nė krahasim me territoret e tjera tė Maqedonisė. Popullsia e kėsaj hapėsire dallon pėr nga lindshmėria mė e madhe natyrore e saj, qė ėshtė pasojė e natalitetit shumė tė lartė dhe e rėnies sė mortalitetit.

Karakteristikė themelore demografike tė Pollogut tė Poshtėm ėshtė dendėsia shumė e madhe e popullsisė, e cila sipas regjistrimit tė bėrė nė vitin 1994 pėr territorin e komunės ėshtė 163 banorė nė 1 km2. Hapėsirė mė e banuar ėshtė hapėsira rrafshinore me sipėrfaqe 392 km2, sipas sė cilės rezulton se nė 1 km2 jetojnė 379 banorė. Dendėsia e popullsisė nė territorin e komunės ėshtė dy herė mė e madhe nga dendėsia mesatare e popullsisė sė Republikės.

Nė bazė tė dendėsisė sė shprehur tė popullsisė vėrehet shkallė shumė e lartė e natalitetit, e cila nė regjistrimin e fundit tė vitit 1997 ka qenė 20,3‰, mortaliteti 6,9‰, kurse shtimi natyror 13,4‰.

Shtimi natyrorė i popullatės Tendenca e deritashme e shprehur e strukturės sė popullsisė sipas gjinisė, gjatė sė cilės numri i popullsisė sė gjinisė mashkullore ėshtė shumė mė i madh nė krahasim me atė tė gjinisė femrore, ėshtė karakteristikė specifike pėr krejt Republikėn e Maqedonisė, e cila ėshtė e shprehur posaēėrisht nė territorin e Pollogut tė Poshtėm. Dekadave tė fundit, pėr shkak tė rritjes sė standardit jetėsor dhe shoqėror dhe tė pėrmirėsimit tė kushteve jetėsore, ėshtė bėrė ndryshimi i strukturės sė popullsisė sipas gjinisė.

Marrė nė pėrgjithėsi pėr tėrė hapsirėn e Pollogut tė Poshtėm, raporti numerik nė mes tė personave tė gjinisė mashkullore dhe asaj femrore sipas viteve regjistruese ka ndryshuar krahas lėvizjes sė numrit tė pėrgjithshėm tė popullsisė.

Struktura e moshės sė popullsisė nė territorin e komunės ndryshon dukshėm nga ajo e qytetit. 46,3% e popullsisė sė pėrgjithshme tė komunės ėshtė aktive me punė, kurse pjesa e mbajtur e popullsisė (e moshės deri 20 vjeēare) ėshtė 47,8%. Ecuritė e vėrejtura tė popullsisė, sipas kėsaj karakteristike, janė shumė tė pavolitshme nė krahasim me ecuritė e vėrejtura nė nivel tė Maqedonisė. Sipas tė dhėnave nga regjistirmi i fundit i Maqedonisė, 43,0% i numrit tė pėrgjithshėm tė popullsisė i takon grupit tė popullsisė sė mbajtur tė moshės nėn 20 vjeēare.

Struktura e moshės sė popullsisė, siē ėshtė theksuar edhe mė lartė, ėshtė faktori i pėrcaktuar i formimit tė popullsisė sė aftė pėr punė. Njė kontingjent i popullsisė sė aftė pėr punė nė territorin e komunės sė Tetovės formohet nėn kushtet specifike dhe prej kėtu struktura ekonomike e popullsisė sė komunės dhe tė qytetit, kanė karakteristika tė veta specifike.

Pėrgatitja shkollore e popullsisė sė komunės sė Tetovės gjatė periudhės sė viteve 1961–1994 Pregaditja shkollore e popullsisė, tė moshės mbi 10 e 15 vjet, nė tė kaluarėn jo tė largėt, nuk ka qenė e pėrshtatshme. Ndėrkaq, nė dekadat e fundit dukshėm ka filluar tė pėrmirėsohet pėrbėrja arsimore e popullsisė. Kėshtu qė me sjelljen e ligjeve tė ndryshme pėr ndjekjen e mėsimeve nė gjuhėn amėtare nė arsimimin fillor, tė mesėm madje edhe nė atė tė lartė e superior (kėtu vlen tė pėrmendet edhe funkcionimi i Universitetit tė Tetovės dhe Universitetit tė Evropės jug-lindore, qė sigurisht do ti japin njė zhvillim tė hovshėm arsimimit nė gjuhėn shqipe) dukshėm ėshtė ngritur niveli arsimor i kėtyre trojeve. Mirpo edhe krahas ngritjes arsimore tė popullsisė, prapseprap, edhe sipas regjistrimit mė tė ri tė popullsisė, ende ka numėr tė konsiderueshėm tė personave pa pregaditje shkollore ose me arsimim tė ulėt, veēanarisht nė mesin e popullatės femrore.

Ekonomia

Pas shkatrimit tė Federates sllave dhe luftrave tė viteve 2000 industria e Tetovės ėshtė shkatruar po thuaj se tėrsisht. Gjatė viteve tė fundit (viteve 2000) me shpėrbėrjen e pronės shoqėrore bėhet privatizimi i cili ngadal fillonė tė lulėzojė.

Prodhimet mė tė njhura industriale me tė cilat ekonomia e Tetovės pėrfaqėsohet nė tregun e regjionit dhe mė gjėrė janė: prodhimet e drurit (mobilje kualitative), metalo-plastikės, prodhime tė materijaleve ndėrtimore.

Turizmi

Turizi nė ekonomin e Tetovės zė njė vendė tė rėndėsishem. Kryesishtė si vende dhe objekte turistike janė tė njohura : Qendra rekreative - turistike "Kodra e Diellit" nė shpatet e Sharrit qė ėshtė e njohur pėr zhvillimin e sporteve mbi borė gjatė dimėrit, sidomos tė skijimit; si dhe objektet e shumta me vlerė kulturore dhe historike si Kalaja e Tetovės qė ndodhet mbi qytet.

Kodra e Diellit ėshtė njė vend turistik nė qytetin e Tetovės. 'Kodra e Diellit' nė tė vėrtetė ėshtė njė qendėr rekreative pėr skijim. Sa i pėrket shtrirjes sė tereneve pėr skijim nė teritorin e Maqedonisė 'Kodra e Diellit' ka shtrirjen dhe pėrshtatshmėrinė mė tė mirė si pėr rekreim si pėr pėrdorim mė tė gjėrė pėr gara sportive. Para luftės sė vitit 2001 kjo qendėr kishte popullaritet mė tė madh, kurse pas kėsaj kohe popullariteti disi ka mbetur vetėm ndėr shqiptarėt. Si duket janė mirė duke funksionuar mekanizmat propagandues maqedonas se vendet ku janė tė banuara me shqiptarė gjithnjė janė burim rreziku

Kultura

Pozita e mirė gjeostrategjike, tė ndodhurit nė udhėkryq si dhe pologu me tokė pjellore, Tetova ua tėrhiqte vėmendjen pushtuesėve tė ndryshėm. Nė shekullin e XV kėtė qytet e pushtojnė turqit. Me ardhjen e turqėve u zhvillua kultura. Vatėr e saj bėhet kompleksi i Teqes Bekteshiane-HARABATI(Teqe) 1538 – 1548 e ndėrtuar nga ana e Sersem Ali Dedes.

Osmanlinjtė Tetovės i dhuruan shumė objekte publike e fetare tė kulturės islame: xhami, teqe, kuzhina publike pėr tė varfėr, hamame(banjat publike), shadėrvane etj.

Ėshtė pėr t’u pėrmendur biblioteka e Teqes sė Arabatit shek XVIII – XIX sepse nė tė kultura dhe arsimi u zhvillua krahas fesė islame. Nė kėtė bibliotekė bėhej edhe kopjimi i veprave tė intelektualėve tė kohės me kaligrafi tė zgjedhur tė cilat mė vonė zbukuroheshin me prnamente tė mbėshtjellura me lėkurė.

Nė Tetovė kemi Kalanė e Tetovės, qė ndodhet nė maje tė Baltepes, menjėherė mbi Tetovė. U ndėrtua mė 1820 nga ana e Abdurahman Pashės. Ky objekt kulture paraqet njė bukuri tė rallė tė kohės sė kaluar.

Nė Tetovė kemi Kalanė e Tetovės, qė ndodhet nė maje tė Baltepes, menjėherė mbi Tetovė. U ndėrtua mė 1820 nga ana e Abdurahman Pashės. Ky objekt kulture paraqet njė bukuri tė rallė tė kohės sė kaluar. Pėrbėrja e saj ėshtė komplekse (pjesa e brendėshme ka pesė saraje, kuzhina tė mėdha, banja, njė pus nė mes dhe tri tunele pėr dalje) gjatė luftrave pėsoi rėnime tė shumta.Nė Tetovė ėshtė edhe biblioteka "Koēo Racin", muzeu memorial, arshivi historik etj.

Tetovėn sot e zbukuron objekti i ndėrtuar nė themelet e xhamisė sė Ēarshisė mė vitin 1975 – Pallati i Kulturės. Nė kėtė Pallat paralelisht zhvillohet kultura e tė gjitha nacionaliteteve qė jetojnė nė kėto troje, edhe atė nėpėrmjet tė aktiviteteve tė ndryshme kulturore siē janė: aktivitetet muzikore, tė dramės, tė artit figurativ, aktivitete qė kanė tė bėjnė me letėrsinė etj.

Nga aktivitetet muzikore vlen tė pėrmenden koret e ndryshme si p.sh. kori i pėrzier rinor, kori i femrave dhe kori i meshkujve si dhe shoqėritė e ndryshme kulturo-artistike. Duhet patjetėr pėrmendur edhe sukseset me vlerė Botėrore tė kėtyre koreve siē ėshtė kori i pėrzier rinor, i cili nėn dirigjimin e prof. Arifhikmet Xhemaili, solli medalje tė argjent nga Olimpiada Botėrore nė Linc tė Austrisė nė vitin 2000, kurse mė vitin 2001 nė Wermigerode tė Gjermanisė tė njėjtit fituan medalje tė artė.

Nga shoqėritė kulturore artistike dallohen : SH.K.A."Xheladin Zeqiri" (1949;shqiptare), "Iljo-Antevski Smok"(maqedonase) dhe "Jeni Hajat"(turke). Kur flitet pėr muzikėn shqiptare nė Tetovė por edhe nė pėrgjithsi nuk mund tė mos pėrmendim grupin me mė renome nė gjith trojet shqiptare Elita 5.

Nė shėrbim tė aktiviteteve tė dramės funkcionojnė studioja e dramės pėr fėmijė, tė rinjė dhe studioja pėr tė ritur. Nė kuadėr tė Pallatit tė Kulturės gjithashtu funkcionon edhe ateleja e artit figurativ nė tė cilėn afirmohen dhe zhvillohen amatorė respektivisht profesionist tė kėtij arti me qė organizohen galeri tė ndryshme artistike.

Nga aktivitetet letrare dallohen klubet letrare edhe atė K.L."Klubi letrar 94"(shqiptar) dhe ai maqedonas "Kiril Pejēinoviq", tė cilėt organizojnė promovime tė ndryshme tė librave, mbrėmje letrare tė pėrcjellura me lexim nė prozė dhe poezi kushtuar shrimtarėve tanė tė sė kaluarės dhe pėr raste tjera solemne, shpallin konkurse tė punimeve tė artistėve tė rinj tė letėrsisė etj.

Shkollmi

Nė vitet 2000 nė Tetovė punonin 7 sholla fillore me rreth 9100 nxėnės, 5 shkolla tė mesme ė pėrgjithshme dhe profesionae me rreth 10 000 nxėnės, 2 shkolla tė larta, Universiteti i Tetovės USHTdhe Universiteti i Evropės Juglindore - UEJL.

Shkollat e mesme Tetovė

Statistikat pėr numrin e nxėnėsve 2005/2006:

Mėsimi zhvillohet nė tre gjuhė:
Gjuhėn Shqipe ka 6952 nxėnės
Gjuhėn Maqedone ka 2017 nxėnės dhe
Gjuhėn Turke ka 146 nxėnės
Numri i Pedagogėve ėshtė 535. Pėr tė dhėna mė tė sakta shikoni Shkollat e mesme Tetovė.


Objektet kulturore

Bibloteka e Arabatit

Pas pushtimit osman nė shekullin XV dhe mė pėrhapjen e kulture osmane nė kėtė pjesė tė Ballkanit, nė Tetovė si qendėr me ndikim vėshtrohej Teqja e bektashive Harabati e ndėrtuar gjatė vitve 1538 - 1548 nga Sersem Ali Dedes. Gjatė sundimit Osmanė nė Tetovė dhe rrethinėn e saj ndėrtohen shumė objekte publike tė cilat nė kohėn mė tė re shėrbejnė edhe si monumente kulturoe. Njė nga kėto objekte ėshtė edhe Bibloteka e Arabatit e cila pėrpos qė shėrbente pėr pėrhapjen e kulturės islame kryente edhe funksionin e shkollės gjatė shekujve XVIII - XIX. Nė kėtė Biblotekė bėhej kopjimi tė kaligrafisė t cilat zbukuroheshin me prnamente tė mbėshtjellura me lėkurė.


Kalaja e Tetovės

Kalaj e qytetit ndodhet nė maje tė Baltepes, menjėherė mbi qytet. Ėshtė ndėrtuar mė 1820 nga ana e Abdurahman Pashės. Pėr brendin e Kalasė janė interesante pesė "saraje", kuzhina e madhe, banja, pusi si dhe tri tunelet. Fatėkeqėsisht gjatė pėrleshjeve t kryengritėsve shqiptarė me ushin maqedonase nė vitet 2000 njė pjesė e madhe e Kalasė ėshtė dėmtuar.

Bibloteka "Koēo Racin"

Bibloteka "Koēo Racin" shėrben si biblotekė, muze memorial dhe arkivė historike.

Pallati i kulturės

- ku gjendet Biblioteka e Qytetit

Pallati i Kulturės
Pallati i Kulturės ėshtė kompleksi i ndėrtuar mė 1975 mbi themelet e xhamisė sė Ēarshisė. Nė kėtė kompleks zhvillohen aktivitete tė ndyshme kullturore tė tė gjitha nacionaliteteve tė qytetit. Nė aktivitetin e kultures muzikore janė tė angazhuar Kori i pėrzier rinorė, Kori i femrave.

Shoqėrit kulturore

Muzika

Kori i meshkujve dhe shoqėri tė ndryshme kulturo artistike. Kori i pėrzier rinor nėnė udhėheqjen e dirigjentit prof. Arifhikmet Xhemaili ėshtė i njohur edhe nė skenen ndėrkombėtare. Ky korė ka arritur disa suksese nė festivale tė ndryshme si : medalja e argjendė nė Olimpiada Botėrore nė Linc tė Austrisė (2000), medalje tė artė nė Wermigerode tė Gjermanisė 2001. Shoqėria Kulturo Artistike (SH.K.A.) "Xheladin Zeqiri" e themeluar mė 1949zhvillon aktivitete nė gjuhėn shqipe ndėrsa shoqėria "Iljo-Antevski Smok" nė gjuhėn maqedonase dhe pėr gjuhėn turke, shoqėria "Jeni Hajat".

Elita5,Rock grupi Elita 5 - Tetovė

Muzika argėtuese tetovare nė botėn shqiptare ėshtė e njohur me kėngėt e grupit ELITA 5

Muzike Kori i perzier i qytetit nen udheheqjen e dirigjentit Jeton Pustina ka aritur suksese te medhe ne festivalet brenda dhe jasht vendit.Ne festivalin TEHO ne Tetove ėshtė renditur nder koret me te mira te Ballkanit dhe ne festivalin shteteror te Kavadarcit duke e fituar vendin e pare.

Arti Figurativ

Galeria e Arteve dhe Atelia e Artit Figurativ po ashtu gjenden nė Pallatin e Kulturė dhe ju shėrbejnė banorėe tė qytetit pėr ekspozitat e ndryshme. Nė kuadėr tė Pallatit tė Kulturės gjithashtu funkcionon edhe ateleja e artit figurativ nė tė

Letėrsia

Pasurimi kulturorė ii Letėrsis nė Tetovė bėhet nga klubet letrare tė qyetit si: K.L. "Klubi letrar 94" dhe "Ditėt e Naimit" (shqiptar) dhe ai maqedonas "Kiril Pejēinoviq". Kėto klube letrare organizojnė promopvime tė ndryshme letrare, mbrėmje letrare dhe disa aktivitet tė cilat janė tė njohura nė nivele ndėrkombėtare.
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum