Jeta, traditat e zakonet e Lunxherise
Page 1 of 1
Jeta, traditat e zakonet e Lunxherise
Kronika e Argiro-Kastro
Ky
fragment historie, qe sillet per publikun e gjere, i eshte dhene ne
vitin 1806, Pukevillit ish konsullit francez, prane oborrit te Ali
Pashait, gati 200 vjet me pare. E dhene nga peshkopi i Druinopolit, ajo
permbante 20 faqe dhe i mungonin fundi dhe fillimi. Ngjarjet e Epirit
ne kete pjeses fillojne nga koha e Homerit dhe shkojne deri ne shekujt
e fundit. Emri i doreshkrimi te njohur per kohen ka qene Kronika e
Argiro-Kastro.
Nga Dr. Gazmend Muka
"Ky
deshmon per levizjen ne koherat heroike te nje kolonie Dryopet (banoret
e pare te Kythnos, ku prej tyre ishulli mori emrin DRYOPIS).
Banoret
e pare te Kythnos kane qene nje popullsi paleoindoeropiane: fjala
Dryopis vjen nga "Dryon". Fjala "Dru" ne sanskritisht eshte "Dru" si
dhe ne shqip, e ne greqisht "Lis". Ata ishin popullsi protohelene,
pellazge dhe adhuronin Drurin e Lisit Jetedhenes. Dishendentet e kesaj
popullsie, kane merituar vazhdimisht ne periudha te ndryshme historike
nje vemendje te madhe per meritat e tyre personale, gjenine e tyre, e
cila dilte mbi interesat e ulta te njerezve te thjeshte, te njohur si
paraekzistenca e asaj qe shkruhet : "mund te shesim femijte tane, por
jo fisnikerine tone".(F.C.H.L. Pouqueville, Voyage dans la Grece,
Paris, 1821, p. 356-7)" Historia fillon per ne, mbas pjeses qe mungon
ne doreshkrimin origjinal : "...perendite, me kurthet e tyre, do t'i
kthenin ne hi banoret e atij vendi, por ata duke ju drejtuar orakullit
Apollon, moren pergjigjen prej tij, qe duhej te shmangim kete zemerim
dhe te merrnim per mbrojtes Panin, i cili ishte Perendia e te gjitha
gjerave. Banoret e Trikalles (ku kishte bujtur fisi i ardhur), ne
Thesali, duke degjuar keto fjale, nga goja e Atlasit,(prijes i kesaj
kolonie, dishendent te Atlasit te Arkadise? doreshkrimi mungon, thekson
Pukevili), u rrembyen nga gezimi, dhe i shtyne ata qe komandonin, ne
gosti, duke ju bere atyre demostrime mjaft miqesore. Keta te "huaj",
mbasi kapercyen Pindin(malet), me zhurmen e shfaqjes se tyre i terhoqi
vemendjen Demetrius-it, princit te Epirit, i cili kerkoi te merrte vesh
se cfare donte nje popull kaq te madh ne numer, dhe ai pasi i degjoi, u
lejoi atyre kalimin ne tokat e veta (lejimi paqesor nga ana e princit
te Eprit, nuk perjashton nje lidhje midis tyre, shenimi yne). Pas kesaj
marreveshjeje, ata moren drejtimin e tyre permes Zagorise, nen
udheheqjen e udherrefyesve te ngarkuar per t'i cuar ata nga Zambre
(ndoshta Zerma ne veri te Janines, ose po i conin ne Jerme te
Lunxherise), ne vendet e shkreta dhe te pabanuara(duhet te kuptojme
rrotull saj). Duke arritur ne keto vende te shkreta(ne Luginen e
Drinos, zona e Laboves, Libohoves etj, mali Pellaku-Bureto, Dropull,
shenimi yne), pa gjetur kushte te mira per te jetuar, u rregulluan me
cfare te mundnin, dhe arriten te mblidhnin mjaltin e lisave(ose
dushqeve, i njohur ne Europe si meli-dryon). Ata jetuan me kete ushqim
per rreth gjashtedhjeteekater vjet. Shume mjalte rridhte atehere nga
druret e lisave. Zona ishte e mbuluar nga nje sasi e madhe e ketyre
pemeve, ata e quajten qytetin qe do te ndertonin, Druinopolis. Nje
mundesi tjeter per te kerkuar identifikimin kuptimor te zones ku
mendohet se ka qene qendra e vjeter mollose, kaone, romake dhe
bizantine, na ofron dhe M.Frasheri, kur thote se: "vendit ku rrinin
Argjirinet sot i thone Dropull. Kundrejt fshatit qe i thone Kallanxhi
ndodhen germadhat e Druinopojes. Nga autoret e vjeter Dicearku ben
fjale per vendin qe i thoshin Dryopie. Plini thote qe Dryopia dhe
Dryopet ndodheshin afer Selleve, Kellopeve dhe Molloseve. Ne lindje te
Gjirokastres dhe ne breg te djathte te lumit Dropulli gjenden germadhat
e
qytetit Drys. Sipas mitologjise, themeluesja e ketij qyteti qe Dropeja,
e bija e Eukalise, te cilen Apolloni e kishte rrembyer dhe e kishte
shnderruar ne lis. Emri i kesaj princeshe iu dha gjithe bregut e lumit
ku ishte Druinopolis. Ky qytet ndodhej ne hyrjen e grykes, prane ures,
ku duken germadhat, rrenojat e nje kanali ujesjelles dhe te e nje
teatri, vepra te periudhes romane. Nga ana e jugut te Gjirokastres
ndodhet katundi Goranxi, ku ka nje shpelle nen dhe te mbushur me uje,
ku duken shtyllat e gurta. Duhet shenuar se afer Manastirit Cepo
ndodhen tri brigje varresh te vjetra qe u thone tumulus, si ato te
Komanit ne Puke. (Mehdi Frasheri, Historia e Lashte e Shqiperise dhe e
Shqiptareve, Phoenix, 2000, faqe 94) Ne etimologjine historike
Dryope-ja, eshte nje nimfe qe ndryshon ne lotus. Etimologjia e saj
eshte : (drus) - lis dhe (ops, opos) - pamje, aspekt. (Dictionnaire
Historique, L'Etymologie et la valeur de leurs noms propres, par Fr.
Noel, Paris, 1806, p.74, 112) Me sa duket dhe nga etimologjia e fjales
"Drys", si emer i hershem i vendbanimit, kemi ne greqisht fjalen "lis"
dhe ne shqip "dru". Por per te njohur Dropene eshte me mire t'i
drejtohemi mitologjise. Nje histori te ngjashme me te Apolloni e kishte
dhe me Dafnin, e cila u shendrua ne dafine.Pasi kishin mbaruar se
ndertuari qytetin e Druinopolis, Titus(njeri prej udheheqesve te fisit
te Atlasit) u derdh ne gryken e ngushte fqinje te Shqiperise, ku kemi
lumin Vjosa (emri i vjeter-Aous), duke ndertuar nje kala te forte me
emrin Titopolis, dhe qe sot njihet me emrin Tepelene ose Tebelene.Emri
i Titus dhe Druinopolit, ne materialin e botuar nga Pukvilli, lidhet
ngushtesisht me Shen Joan Pagezorin, i cili, sipas tij, ka jetuar
vertete ne Meli-Druion(Mjalti i Druionit), ose Druinopolis. Por eshte e
mundshme ne lidhje me kete vend, thekson ai, qe ketu te kete nje
metafore per te percaktuar frutin quercus esculenta, Lisin
Jetedhenes(chéne nourricier), te cilen poetet e mbiquajne Glans chaonia
(frutet e Kaonise)dhe qe hahet akoma ne Shqiperine e Jugut. Pervec
kesaj, sic eshte verejtur e njejta gje dhe ne shume vende te Europen
Veriore per mjaltin, qe bletet e egra depozitonin ne zgavrat e pemeve,
dhe nuk mungon ngjashmeria me historine e Meli-Dryon. (F.C.H.L.
Pouqueville, Voyage dans la Grece, Paris, 1821, p. 321)Atlasi pati per
keshilltar te diturin Aristobule, bashkenxenes te Aphideias(Afideia),
duke mesuar ato qe ndodhnin, e dergoi drejt Aidonit me cilesine e
ministrit paqesor. Princi(Atlasi), dergoi nje negociator nga ana e tij
te Galirion, kryetar i Molloseve, dhe arriti te perfundonte nje traktat
midis paleve, te cilet pranuan qe nuk do te keqtrajtoheshin dhe as do
te benin lufte. Fisi i Atlasit, kaloi njezet e kater vjet ne paqe, me
kushtet e kesaj marreveshjeje. Ata vendosen qe emrat e tyre te mos
figuroheshin ne asnje monument publik. Per
kete aresye historiani Talkaniotis, nuk ka guxuar te trasmetoje
kujtimin e tyre ne memorien e njerezve; por ne vazhdimesi, nje
dishepull i Solonit(i cili ka lindur ne vitin 638 para Krishtit) i
quajtur Epicyde, qe ishte syrgjynosur ne Delf, ka permendur keta njerez
heroike. Familja e Atlasit ishte e dishendente te Pediens-es, ndersa
ajo e Titusit e Diacriens-es. Ne ate kohe nje burre vrau Atlasin ne
hipodrom, kur aty po festoheshin lojrat. Titusi, duke pasur frike per
veten e tij, angazhoi Chomelle-n te ndertonte nje fortese, te ciles ajo
i dha emrin e saj(do ta identifikoja kete vend afer Humolices se sotme
me Paleokasren, afer Kardhiqit dhe Zhulatit). Vendi qe ajo zgjodhi
ishte i rrethuar me bime, qe shtriheshin midis lumejve
Drujete(dru+jete-Druino-Drino, shenimi yne) dhe Pixote, ne menyre te
tille qe druinopolitet te mos mundeshin ta shqetesonin Titopolisin.
Thellesisht te pikelluar nga vdekja e Atlasit, Druinopolitet ngriten ne
fron djalin e tij Straton, dhe kaluan plot shtate vjet ne paqe te
thelle. Pas kesaj kohe, Velaritet (banore te Valarese se sotme afer
Paleokastres, ndoshta nuk jane banoret e Vela-s ne afersi te Janines),
filluan te benin rremuja ne Kaoni, Stratoni, per t'i mbajtur ata nen
fre, ndertoi mbi kufirin e tyre nje vend te forte te quajtur
Kaonopolis(mund te jete vendi mbi Jerme, i cili ne opinonin e sotem
shkencor eshte identifikuar me Antigonene?), ku ai vendosi nje garnizon
prej shtateqind burrash, po ashtu ne Delion(mund te jete Delvina),
fortese e ndertuar nga Atlasi, dy lega nga Zambre(ndoshta me kete emer
mund te njohim edhe Jermen ne afersi te Delvines). Me se fundi Ariste,
motra e Stratonit, ngriti ne anen e Ajdhonise(kalaja e Ktismates?, ku
vendi njihet si Arinishte-Aristion) nje keshtjelle e forte e quajti
Aristion, dhe Stratoni themeloi nje tjeter keshtjelle ne Mollosine e
Ulet, te cilen e quajti Gardion(Casdiki-Kardhiqi ? Shenim i Pukevilit).
Nje vit me pas keto vepra ishin perfunduar, disa molose shtuan sulmet
deri ne afersi te Chomele, Zoile vendosi te ndertonte nje fortese, ne
nje gryke te ngushte ne ndarjen e maleve molosiane(Molossiens) me ato
te Himares(Chimere), te cilen e quajti Zoilon (Zhulati)...Dhe kur
Aidoneus kishte vdekur, djali i tij Glykon, qe e pasoi, i dha motren e
tij Dovile ne martese me Filimon(Philimon), djali i Atlasit, si garanci
te nje paqeje te sinqerte. Dovile, qe kishte pasuri te medha, shpenzoi
shuma te konsiderueshme per te ngritur prane Druinopolit nje treg me
dyqane dhe artizane qe ushtronin zanatin e endjes, me ne fund ajo beri
qe me ndihmen e nje ujesjellesi, te conte ujin ne qytet tek nje
shatervan qe e quajti Neocoron hydor. Mbreteria e Stratonit zgjati
tridhjetetre vjet. Pas vdekjes se ketij princi, djali i tij Olympius u
ngjit ne fron, dhe pati ndertuar nje keshtjelle ne ane te
Kaonise(kalaja e Laboves), afer lumit Socachus(Suhes), dhe urdheroi te
ngriheshin statujat e Saturnit dhe te Panit, ne lartesine e malit fqinj
te Vathypelon,(e ngjashme me "vathi pjell jonin-tonin") ne vendin ku
tani shihet nje fshat Apanolampovon(Labova e Siperme, duhet theksuar se
shenjimi i Laboves me "lampova" ku kemi "lampo-drita" dhe "va" ose
"vau", e cila ne aramaisht shenjonte Kaun-demin, Veneren, pushtetin e
Papes, mund te merret dhe si "Drita e Kaut"apo e Kaonise, gje e cila
nenkupton ekzistencen e nje vendi te shenjte primitiv ne kete vend). Ne
shkembin siper kishes se Laboves se Kryqit gjendet nje shpelle te cilet
banoret e quajne "shpella e Primos"(e te parit). Te ben pershtypje ne
te nje masiv shkembor para saj ne formen e nje fallusi.Me ne fund
Olimpius, pas nje mbreterimi te gjate, duke ndjere afrimin e fundit te
tij, ai shkoi ne mal per te marre pjese ne nje feste qe zgjati pese
dite, lejoi te tjeret te ndertonin nje statuje per te, dhe me pas duke
zbritur ne Kaoni perfundoi ditet e tij. Pas Olympusit erdhi ne fron
Apollonius, djali i Leucide-s. Periklete, njeri gojetar i shquar, i
cili ka ardhur ne fron pas Apollonit, mbreteroi mbi druinopolitet dhe
kaonet. Pas kesaj kohe shohim te ngjitet ne fron Serapus, pasardhes i
familjes se Atlasit. Ky princ i shkelqyer, ndoshta pa u menduar mire,
ndermori menjehere luften kunder Moloseve, Aidoniteve dhe Epiroteve
(ketu epirotet ndahen me vete, gje e cila nuk del e tille ne burime te
tjera), te cilet i nenshtroi me ane te trupave ushtarake shume te
disiplinuara, qe ai komandonte. Armiqte e tyre rrezuan keshtjellat dhe
fortifikimet e tyre, me perjashtim te Kaonopolit (Chaonopolis-Jerma),
te cilet i respektonin per faktin se banoret kishin nje traktat aleance
me fiset e Atlasit. Pak kohe pas kesaj katastrofe,
Kanopolitet(Chanopolitains), munden te ktheheshin ne kete fortese,
pasuri e se ciles i perkiste Damiusit, i cili ishte ne paqe me te
gjithe fqinjet e tij. Persa i perket Druinopolisit dhe vendeve qe
vareshin prej tij, ato qendruan te pabanuara, dhe plotesisht rrenoja
per gati njeqindetetedhjeteepese vjet, te dhena sipas historive te
Kastor Kaonianit(Castor le Chaonien) dhe Maqedonas Formius (Macedonien
Phormius), te cilet kane permendur Serapusin.Pas ketij numuri vitesh,
Kaonet te riperterire prej fatkeqsive te tyre, duke ruajtur kujtimin e
atdheut te tyre, ju drejtuan prijesave te Epiroteve, Aidoniteve,
Moloseve dhe Fenikasve(Phenicien), te mbledhur ne
Feniki(Phenice-Finiqi), duke ju lutur atyre tu lejonin te ringrinin
Druinopolisin, dhe vendet qe vareshin prej tij. Por prijesat e ketyre
vendeve ju kujtuan skandalet publike, qe ata kishin shkaktuar me
hajduterite e tyre, dhe per kete rrezuan kerkesen e tyre, duke ju thene
atyre tu drejtoheshin princave italiane (aux princes
italiens-perandoreve romake), pergjigje e cila do te percaktonte
nenshtrimin e tyre ndaj dominimit Frank(?).Si pasoje e kesaj thirrjeje
dhe e ketij apeli, mbreti i Italise(perandor romak) i kthyer nga ana e
Albioupolis(Elbasani) dhe Avlone(Vlora), te gjitha kantonet fqinje deri
ne Belgrad(Berat) dhe vendet ne varesine e saj, te cilet rinjohen
autoritetin e tij. I magjepsur nga vlerat e ketyre popujve ai zgjodhi
ne fisin e Atlasit dhe Titusit nje burre te quajtur Saron, i cili
ndertoi perballe Druinopolisit nje keshtjelle te forte te quajtur,
Goranopolis, me emrin e babait te tij Goragon, ne vendin ku tani shihet
fshati Goranxi (per kete kala nuk ka informacion shkencor per
ekzistencen e saj). Mbreti gradoi me titullin shiliark(chiliarque),
Libatonius-in nga fisi i Atlasit, i cili ngriti fortesen Libatonion(ne
Libohove), ne nje vend shume te kendshem, te shendetshme dhe te
bollshem me burime jetesore ujore(Pukevili mendon se ky vend ndodhet
tani ne kishen e quajtur Paleo episkopi. Midis
Libohoves dhe Laboves gjejme toponimin Qisha Mat (nene), dhe rrenojat e
saj.Mbreti(mendoj se duhet te jete perandori romak Hadriani) i
magjepsur nga bukuria e vendit, duke pare qytetin e tij te restauruar,
beri qe te vinin nga Italia dhjetemije njerez, te cilat i vendosi aty
se bashku me familjet e tyre(Druinopoli duhet te ishte nje qytet me
emer te madh, perderisa kemi nje ngjarje te tille). Pasi kishte
vizituar mejdiset, gjate pese vjeteve ai nenshtroi Aidonitet, Epirotet,
Fenikasit dhe Himariotet, duke u kthyer ne qytetin e bukur te
Fenice(Finiqit), ku u semur dhe gjate kthimit ne vendin e tij perfundoi
ditet.(d.m.th. Hadriani ka vdekur ne Finiq)Ne kete menyre Druinopolis,
dhe vendet fqinje detare deri ne Avlone, qene te nenshtruar nga te
huajt. Gjate kesaj kohe popullata u dyfishua nga cishte me pare; por
herezitet kishin filluar manifestimet e tyre ne Perendim, duke
ndryshuar besimin qe kishin marre nga Shen Pjetri dhe apostujt e tjere,
kristianet qe ishin ngushtesisht te lidhur me dogmat e para qe ata
kishin perqafuar, u ngriten kunder te huajve, duke formuar nje lidhje
mbrojtese dhe sulmuese me Epirotet, Fenikasit dhe
Konienet(Coniens-banoret e Konispolit).Gjer ne kohen e Justinianit te
Madh(527-565) te gjitha keto vende, nuk ishin te neshtruara vecse
indirekt fronit te Kostandinit(te Madh?). Atehere derguan perfaqesues
dymbedhjete drynopolitains dhe po aq kaonas, te gjithe burra te shquar
per nga prejardhja dhe maturia e tyre, dhe qe perandori qe i mrekulluar
t'i shihte. Tre dite pas audiences qe i dha atyre, u dha disave prej
tyre dinjitetin per tu atashuar ne oborrin e tij, dhe u besoi te
tjereve dergimin ne vendin e tyre. Pastaj ai emeroi nje kryeshpatar,
intendent te ketyre vendeve, te cilat ishin Aidoneja(Ajdhonia),
Phenicie(Fenikia, Finiqi), Himara, Vlora dhe Berati, dhe pas shtate
vjetesh vendi qe paqesuar sipas deshirave te tij. Pasi protospathari
Aleksander kishte vdekur, Kostandin Druinopoliti i qytetit te Lampoves,
ishte emeruar ne vendin e tij. Ky intendent i ri, i ndihmuar nga
bujaria e perandorit, ndertoi nje kishe te mrekullueshme kushtuar Shen
Marise. Qyteti qe atehere ishte i perbere nga nenteqindedhjete shtepi,
te banuara nga race shume e bukur njerezish, qe deklaruar Stavropije, e
pavarur, te gatshem ne pergjigje, kur i kerkonte perandori ne ngjarje
te jashtezakonshme te shtetit. Persa i perket lagjes se siperme, e
perbere nga njeqindetetedhjete shtepi, ne varesi te kishes se Shen
Thanasit, mbetet nen arqipeshkevine ashtu si pjesa tjeter e dioqezes. I
njejti perandor, i dha nje toke te punueshme, njezet zevgaria(njesi e
vecante toke), dy mullinj per mbajtjen dhe ushqimin e dymbedhjete
murgjeve te caktuar nga nje dekret(bulle) i arte perandorake; me ne
fund ai shtoi dhuraten me dymbedhjete drachmes te drurit te Kryqit te
Vertete dhe zbukurime te qendisura ne ar, te vleresuara me cmimin prej
njemije piastrash.Justin Curopalate(565-578), i cili ndoqi perandorin
Justinian, duke vene nje prijes te pafte ne krye te vendit, ai nuk
mundi t'i rezistonte njezetepesemije armiqve, te dale nga
Italia(ndoshta visigotet, te cilet shkaterruan me 552
Onhezmin-Saranden, mund te kene vazhduar ofensiven e tyre dhe me vone),
te cilet pushtuan qytetin e famshem te Druinopolit, te cilin e
shkaterruan qysh nga themelet. Megjithe kete katastrofe mbeten tre
femijet e shquar te familjes Libatonios, te quajtur Argyrus, Colores
dhe Chrysodalus, qe ndane me mirekuptim ne pjese te barabarta. Per
pasoje, i pari ngriti nje kala mbi shpelle, te ciles i dha emrin e
tij(me pas aty do te njohim Gjirokastren), dhe qe bashkohej me
juridiksionin e vendeve te Gardes (Kardhiqin), Zoile (Zhulatin),
Chomele (Paleokastren-Homelicen) dhe Titopolis(Tepelenen). Colores
ndertoi nje keshtjelle te forte(ne Kollorcen e sotme) ne afersi te
kanalit hidraulik nentokesor(Souterazzi), prane lumit Drinos(Drynus)
dhe ai kishte ne periferine e tij, nga nje ane fushen qe shtrihet deri
ne Aristion(fundi jugor i lugines se Drinos, ne Ktismata, e njohur me
Arinishtes apo Aristion-it), dhe ne lartesi deri ne manastirin e Shen
Marise se Koshovices(Cossovitza). Me ne fund Chrysodalus, ndertoi nje
fortifikim ne kembet e malit Pelakos, me qellim qe te ishte prane
vellezerve te tij, te cilet ne rast rreziku te ndihmonin njeri-tjetrin,
dhe ndau Chaonopolis (Kaonopoli) nga Delion(Delvina), deri ne te
djathte te lumit Socachus(Suhes).Pas ketyre ndertimeve dhe ndarjeve te
tre vellezerit derguan perfaqesues tek perandori Tiber (572-582), ti
kthenin atij homazhet dhe ta lajmeronin ne te njejten kohe per
shkaterrimin e Druinopolit. Perandori u magjeps per durimin, ndjenjen e
besimit dhe te meshires e tyre. Pasi kishte thirrur prane tij Argyrus,
me te cilin u tregua shume bujar, e porositi te qeveriste vendin me
ndjenja fetare, maturi e drejtesi; perandori i imponoi atij detyrimin
per te paguar cdo vit ne thesarin perandorak 20.000 monedha ari, dhe te
mbante tepricen e haracit ne rezerve, me qellim qe te plotesonte
nevojat e vendit ne rast lufte. Taksat e Kaonise(Chaonie) dhe te
Druinopolin, perfshire edhe Titopolis, arrinin ne 80.000 monedha ari.
Argyrus ndertoi ne brendesi te qytetit te tij nje kishe, nen invokimin
e Pantokratorit(e cila nuk mund te indentifikohet?), ndertimi i se
ciles u bazua sipas nje dekreti(bulle) me vule ari te perandorit
Tibčre, ashtu si tempulli i kushtuar shume te shenjteruares, nenes se
Zotit (te cilen e kishte ngritur Justiniani i Madh ne Labove).Vendi
qendroi ne paqe deri ne mbreterimin e Konstantin IV Pogonati (668-685).
Ky monark, duke ditur se ndodhej 12 murgj ne malin Druinus, urdheroi te
ndertohej siper shkembit, nje kishe e vogel (mund te jete kisha e
manastirit te Drianos), por e bukur, duke dhene si privilegj fshatin
Gardes (Kardhiqi) me taksat e Zoļle (Zhulatit) dhe Chomźle
(Paleokastres-Humelices). Ai hoqi panairin nga Pélakos (emri i hershem
i malit Bureto, i njohur dhe me emrin Lunxhat, ne afersi te Laboves se
Kryqit. Aty ndodhen akoma fragmente kollonash), i cili zgjaste nje
muaj, dhe e shpernguli ne pjesen e Kaonise (Chaonie), te quajtur
Pogoni, te cilit ai i dha emrin e tij.Pastaj paqja vazhdoi deri ne
mbreterimin e Léon III Isaurien (715-717), qe duke qene ikonoklast,
dergoi urdher te shkaterroheshin dhe te thyheshin imazhet e
shenjtoreve; kristianet u revoltuan dhe vrane te derguarit e tij. Pas
kesaj, Léon urdheroi te masakroheshin 40 pengje qe ia kishin derguar
atij, sipas kushteve te vena qysh me dekretet e perandorit Justiniani i
Madh. Pas kesaj ngjarjeje, vendet ne fjale mbeten ne revolte, deri ne
ardhjen ne fuqi te Constantinit VI (780-802) dhe Irčnes (797-802).
Epirotet, te informuar per respektin qe keta princer (nenkupto
perandore) kishin per fene, nxituan te shkonin prane tyre, me dhurata,
me qellim qe t'u jepnin atyre betimin dhe besnikerine. Ata prezantuan
dhuratat dhe do te vazhdonin te paguanin taksat, te cilat ishin fiksuar
nga nje dekret te arte te vjeter (ancienne bulle d'or), deri ne
drejtimin e perandorit Aleks Komnenin.(1081-1118)Kur Aleksi hipi ne
fron, shfuqizoi dekretet e meparshme perandorake. Per kete aresye
Druinopojasit derguan tek ai kryepeshkopin Metodin i cili rridhte nga
familja e Colores. Bashke me te shkuan dymbedhjete arkond : Dukas, i
Argirit (Gjirokastres); Marcelli, i Garde-s (Kardhiqit); Andre i
Chomele-s (Homelices); Angjelini, i Titopolis-it (Tepelenes);
Costantini, i Colores (Kollorces); Pjetri, i Zoile-s (Zhulatit); Marku
Dijetari i Chaonie (Kaonise); Joan Polijan (Policanit), Manueli i
Délčs; Leontini, i Livatovie-s (Libohoves); dhe Kiriaku i
Aristionit.Perandori i priti keta te derguar me nje respekt religjioz,
dhe e lejoi kryepeshkopin te merrte nentemije monedha ari per te
ndertuar nje kishe "Fjetja e Shen Marise" (ka mundesi te jete kisha ne
Peshkepine e Siperme), prane malit Pelakos-Bureto, ne vendin ku mbahej
panairi i madh, te cilin Kostandin Pogonat e pati transferuar gjetke;
ai i dha kete vend si privilegj kryepeshkopit, taksat e panairit qe
ngriti, i cili ishte fiksuar per dymbedhjete dite. Perandori ju shtoi
ketyre dhuratave te drejten e mbledhjes se nje te dhjeten ne te gjithe
shtrirjen e dioqezes se tij, ashtu si edhe keshtjella e Pelakos, qe
ishin te pavarur nga kurora; me ne fund konfirmoi keto privilegje me
nje bulle perandorake te perhershme dhe te parievokueshme, drejtuar
patriarkut Eustathe, i cili i dha miratimin e tij. (F.C.H.L.
Pouqueville, Voyage dans la Grece, Paris, 1821, p. 319-355)"
Post scriptum
Historia
e permendur me siper me shkurtime, sjell pa dyshim nje informacion me
interes deri diku te zgjeruar mbi disa ngjarje te koheve te shkuara qe
sot kerkojne dhe nje specifikim me te madh kohor nga ana jone. Ne kohet
heroike ku del se ka ndodhur kjo shperngulje e fisit te Atlasit (i
Arkadise) per ne luginen e Drinos, njiheshin kater legjenda heroike :
Mundimet e Herkulit, Tregimet e Teseut, Ekspedita e Argonauteve dhe
Ekspedita e Trojes.
...
Ardhja e fisit te Atlasit ne keto ane,
nuk tregon se ata ishin te huaj per banoret vendas te Epirit. Ndoshta
Pukevili dhe historia qe boton, me pa te drejte i cileson ata si te
huaj. Po te ndjekim linjen gjenealogjike te Atllasit kuptojme me se
miri pranine e popullsise se vjeter pelasgjike ne suportin e tij. Nga
bashkimi i Atlasit me Pleion-in kemi Elektren, e cila duke u bashkuar
me Zeusin lind Dardanus-in. Ky i fundit duke u bashkuar me Bateia-n jep
Tros-in, dhe Tros-i lind Ganymede-n. e keshtu me rradhe nga Assaracus
kemi Capus, dhe nga Anchises(emri me i vjeter i Sarandes) ne bashkim me
Aferditen lind Enea. Nga burimet e shumta eshte miratuar qendresa e tij
per nje kohe ne Butrint. Pasi kaluan disa gjenerata, nga Enea lind
Numitor, dhe nga ky i fundit del Mars-i, dhe prej tij lind Romi dhe
Romuli, themeluesit e Romes.(Cassell's Dictionary of Clasical
Mythology, 2001, faqe 808-9) Me sa duket dhe nga emrat mitologjike dhe
historik qe rrjedhin nga kjo linje gjenealogjike, kane kryer vepra te
medha. Figura e Atlasit(Atlante) perfaqson ate pjese te rendesishme
heroike ku deshmohet levizje te shumta. Ai figurativisht ne paraqitjet
antike figurohet me globin e botes na supe, gje e cila deshmon popullin
qe ka kryer levizjet e medha. Per te thuhet qe vjen nga Azia, eshte
mbret i Afrikes dhe i Atlantides. Civilizimi i tij paraqitet shume i
zhvilluar dhe mjaft i fuqishem, duke zoteruar njohjen e te gjithe botes
se eksploruar deri atehere. Ata ishin te lidhur me Egjiptin, Teben, dhe
padyshim zoteronin dhe orakujt. Pas kataklizmave, qe pasuan me zhdukjen
e Atlantides(rreth viteve 1600-1500 para K.), popullsia e mbetur u
vendos ne Europe. Ky popull qe jetonte me mjaltin e lisave(Glans
Chanoia), deshmon ne menyre simbolike ate cka Herkuli i shtyre Euristeo
kerkoi te merrte nga ata, frutet e arta. Lavdia e popullit te Atlasit
eshte nje nga me te lavdishmet ne periudhen e gjigandomakise, e cila u
kthye me pas ne burim te fuqishem frymezimi per njerezimin. Ndaj ne te
gjitha dyert princore, ku paraqiteshin perfaqsuesit e tij gjate
tregimit te "Kronikes se Argirokastres", i gjenin te hapura. Por
megjithate duke ndjekur linjen gjenealogjike te tyre verejme lidhjet e
ngushta me popullsine autoktone. Emrat e Dardanit, Tros-it, Ganymedit,
nga e cila del dhe Ilus(Ilioni), nuk jane gje tjeter, por thelbi i
bashkesise iliriane.Valle ce shtyu perandorin romak Hadrian t'i
vendoste emrin e tij ketij vendbanimi te famshem, po Justinianin e
Madh? Druinopoli, apo qyteti i "drurit"(lisit-drus ne greq.) do te
merrte emrin ne shek.II Hadrianopoli dhe ne shek. VI Justinianopoli, i
konfirmuar ky fakt edhe nga Prokopi i Cezarese.Shtrirja e qytetit te
Druinopolit ne te gjithe luginen, dhe kalimi qendres se tij me vone ne
Gjirokaster, na ben me dije se edhe shenjimi "Dropull"(Drope-ul, ose
"Dropol", ku kemi "dro" dhe "poli", qyteti i drurit, apo i lisit) eshte
i njejte me "Dropeja" dhe "Drino"(Dru-jete, e permendur me lart), duke
deshmuar per te njejten popullsi protohelene te Lugines se Drinos, gje
e cila e pare ne kontekstin e mesiperm ve ne dyshim prezencen e nje
minoriteti grek ne kete zone. Popullsia e ardhur ne Luginen e Drinos
eshte paleoindoevropiane dhe u prit miqesisht nga banoret kaone te
Epirit, te cilet ishin po te tille.

Vizitor- Guest
Re: Jeta, traditat e zakonet e Lunxherise
TRADITAT - DASMA LUNXHOTE
Dita e dasmės: Kėmbimi plloskės me verė.
(Rit nga dita e dasmės ne Lunxhėri)
(Rit nga dita e dasmės ne Lunxhėri)
Nė
Lunxhėri, kėmbimi i plloskės me verė ditėn e dasmės, pėrbėn njė rit
popullor tė veēantė, i ardhur nga lashtėsitė. Deri nė gjysmėn e parė te
shekullit 20, nuk kishte dasmė lunxhiote ku tė mos zhvillohej ky rit.
Gjatė periudhės sė monizmit, shumė zakone e tradita popullore u lanė
pas dore, prandaj edhe ky zakon pėrdorej mė rrallė. Nė ditėt tona, nė
fshatrat e Lunxhėrisė, nė disa dasma, ky rit vazhdon tė kryhet me
solemnitet.
Plloskat per verė ishin tė veēanta dhe punoheshin nga
mjeshtėrit popullorė. Nė to, gdhendeshin zbukurime, ku dallohej
shqiponja dykrenore dhe vilet e rrushit. Plloska mbahej nė shtėpi e
varur nė mur, nė vend tė dukshėm dhe nuk shėrbente pėr pėrdorim tė
pėrditshėm. Kur afronte dita e dasmės, plloska pastrohej me kujdes.
Plloska duhej tė ishte vėrtet e mirė dhe kur familja nuk e kishte njė
tė tillė, e huazonte. Nė fshatin tonė ishin tė pėrcaktuara plloskat qė
pėrdoreshin pėr kėtė qėllim.
Rėndėsi e veēantė i kushtohej cilėsisė
sė verės. Kur vera prodhohej nė familje, zgjidhej mė e mira, e kemi
pėr sebep thuhej dhe me kujdes e ruanin nė qilar. Kur familjet nuk
bėnin verė, e blinin, por gjithmonė verė tė cilėsisė sė mirė, brusko,
tė kuqe dhe tė trashė. Kjo verė ėshtė ta pėrsheshėsh me bukė, thuhej
pėr verėn qė zgjidhnin pėr kėtė zakon. Plloskat zbukuroheshin me
kordele mėndafshi shumėngjyrėshe, ku mbizotėronte ngjyra e kuqe;
lidheshin nė mbajtėsen, rripin, qė mund tė ishte prej meshini ose
gajtan i trashė prej mėndafshi shumėngjyrėsh.
Ndėrrimi i plloskės me
verė bėhej nga vėllemėrit, tė cilėt mund tė ishin njė nga vėllezėrit e
nuses dhe tė dhėndrit, por nuk pėrjashtohej edhe ndonjė kushėri ose i
afėrm. Zgjidhej mė i shkathėti, mė trimi, mė besniku, i cili tė ishte
edhe kalorės i mirė. Nė njė dasmė nė fshatin tonė mė kujtohet se, kur
erdhi siariari nga fshati Saraqinishtė, nė sheshin afėr shtėpisė sė
nuses, bėri shfaqje me kalin duke kryer disa rrotullime dhe hedhje
pėrpjetė, pėr tė na treguar se kalėronte mirė. Vėllamin e palės sė
dhėndrit, nė fshatin tonė e quanin siariar, sillte sihariqin-lajmin se
dasma po vazhdon mirė. Ndėrsa partneri me tė cilin ndėrroheshin
plloskat nga ana e vajzės, quhej vėllam. Pėr tu dalluar, do ti quaj me
kėto emra. Vėllamėrit ishin mbrojtėsit e nuses dhe tė dhėndrit. Flitej,
se ata mund te vriteshin midis tyre, kur gjėrat nuk shkonin mire gjatė
dasmės.
Ditėn e diel, qė nė mėngjes herėt, nė shtėpinė e nuses dhe
tė dhėndrit, krahas pėrgatitjeve tė tjera pėr dasmėn, bėheshin gati dhe
siariari e vėllami. Visheshin me rrobat mė tė mira, jo rrallė edhe me
veshje popullore dhe mbanin armė me vete. Po kėshtu, behej gati edhe
kali pėr siariarin; vendosej shala, freri, yzengjitė, kashaisej e
pastrohej, vendoseshin velenxa te bukura me flokė mbi shalėn, etj. Ne
qafėn e kalit vendosej njė rrip me karkale, zile tė vogla, qė kur tund
kokėn kali, bėjnė njė lloj tringėllimi tė veēantė.. Kujdes tregohej pėr
ushqimin e kalit, me tagji tė zgjedhur dhe bar tė thatė.
Ne shtėpinė
e nuses, siariari pritej nga ēasti ne ēast. Fėmijėt, nėn drejtimin e
ndonjė tė rrituri, dilnin tek porta dhe vrojtonin. Me ta diktuar qė po
afrohej, shkonin brenda nė shtėpi me vrap: "erdhi, erdhi, erdhi". Pėr
ta pritur, nga ana e vajzės dilnin disa kushėri dhe vėllami i nuses, qė
rinin brenda portės, nė oborr. Siariari, si zakon zbriste nga kali
pėrpara portės dhe i binte derės me ēokun qė kishte porta. Nė disa
raste pritej edhe jashtė portės, pa qene e nevojshme tė trokiste.
Dilte
vėllami i nuses, i shoqėruar edhe nga tė tjerė; mbasi pėrshėndeteshin,
kėmbenin njė shami shumėngjyrėshe, qė duhej ta dorėzonin tė dy nė tė
njėjtėn kohe. Po ta merrte njėri mė pėrpara, do tė thuhej se "i a
hodhi", fisi ynė ėshtė mė i zoti". Flitet se pėr kėtė janė bėrė edhe
grindje, deri nė prishjen e dasmės. Duhej bėrė ēmos, qė shamitė tė
kėmbeheshin nė tė njėjtėn kohė. Nė disa raste shamia kėmbehej e lidhur
tek plloska, pra ndėrrohej nė tė njėjtėn kohė, shamia dhe plloska. Kur
ėshtė martuar motra, unė e kam kryer kėtė rol. Atėherė isha 10 vjeē dhe
me porositnin "se mos ta merr"; isha i pėrqendruar i gjithi nė atė
veprim, qė tė dilte mirė. Mbasi ishin siguruar kėmbimi i shamive,
kėmbeheshin plloskat me verė. Njėri nga ata qė kishin dalė pėr ta
pritur, siariarit i merrte kalin pėr ta strehuar dhe ushqyer.
Nė
disa raste, si ne fshatin Labove e Kryqit, shamia nuk ndėrrohej tek
porta e shtėpisė, por vjehrra e dhėndrit ose gjyshja e nuses, mė e
madhja ne moshė, kur siariari hynte nė shtėpinė e vajzės dhe gostitej,
i vinte njė shami nė qafė. Tani, siariarit i bėheshin dy shami sepse
njė tė tillė rreth qafės, e kishte qysh kur ishte nisur nga shtėpia e
dhėndrit.
Nė shoqėrimin e vėllamit tė nuses dhe dasmorėve tė tjerė,
siariari hynte nė shtėpinė e nuses ku e presin me nderime e respekt tė
madh. Ne rastet kur ishe i armatosur, njėri nga familjarėt i merrte
armėn, pėr ta vendosur nė vend tė sigurt. Siariari gostitej me gliko,
raki, etj.
Nė rastet kur krushqitė bėheshin me fshatra tė largėta,
siariari nisej njė apo dy orė pėrpara krushqve. Kur krushqit afroheshin
afėr fshatit, nė njė hije pranė ndonjė burimi, bėnin pushim dhe
tualetet, ndėrkohė qė me ankth prisnin siariarin. Nė ēdo rast, siariari
duhet tė programonte kohėn pėr tė shkuar nė afatin e pėrcaktuar tek
pala e nuses, tė kthehej e tė lajmėronte krushqit qė ishin nisur pėr tė
marrė nusen se gjithēka ėshtė nė rregull, se plloskat me verė u
ndėrruan, se dasma vazhdon mė sė miri. Shpesh, krushqit qė ishin nisur
pėr tė marrė nusen, plloskėn me verė qė sillte siariari, e kalonin buzė
mė buzė duke bėrė ngjėrimin e verės dhe nė kėto raste nuk mungonin
lėvdatat pėr verėn cilėsore. Krushqit, vazhdonin pjesėn e rrugės sė
mbetur deri tek shtėpia e nuses sepse duhet tė ishin atje nė orėn e
paracaktuar.
Ēfarė na paraqet ky rit i veēantė nė dasmat tona? Diku
thuhet e shkruhet se ndėrrimi i shamisė nėnkupton shenjat e fisit,
ndėrsa ndėrrimi i verės nėnkupton se "pėrzierje gjaku, pėr tė fuqizuar
krushqinė". Lidhur me kėtė, dėshiroj tė plotėsoj nga pikėpamja
agronomike. Kėmbimi i plloskės me verė pėrbėn njė rit tė lashtė
shqiptar qė dėshmon mė sė miri se selitja e hardhive dhe mjeshtėria e
bėrjes sė verės, kanė qenė veprimtari tė rėndėsishme dhe jetėsore pėr
tė parėt tanė.
Vizitor- Guest
Page 1 of 1
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum
Thu 03 Feb 2022, 02:36 by Naki
» Mbretėreshat e xhudos qė pushtuan botėn dhe sollen 3 medalje tė arta Olimpike
Tue 01 Feb 2022, 01:50 by Naki
» NJERIU DHE NATYRA 2 (LIBĖR BAZĖ)
Mon 31 Jan 2022, 03:06 by Naki
» Kujdes!! Dhuna e prindėrve ndaj fėmijėve rrit rrezikun e sėmundjeve mendore
Mon 31 Jan 2022, 02:58 by Naki
» 4 llojet e bullizmit qė ēdo prind duhet tė njohė
Mon 31 Jan 2022, 02:51 by Naki
» Bullizmi nė shkolla
Mon 31 Jan 2022, 02:40 by Naki
» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 by Naki
» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 by Naki
» A e dini pse muaji Shkurt ka 29 ditė ēdo katėr vite?
Sun 13 Mar 2016, 21:46 by ballboy_network
» Mėsoni se sa njerėz nė botė e kanė mbiemrin e juaj
Sun 13 Mar 2016, 21:44 by ballboy_network