Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Monumentet natyre tė krahinės sė Mirditės

Go down

Monumentet natyre tė krahinės sė Mirditės Empty Monumentet natyre tė krahinės sė Mirditės

Post by Vizitor Thu 22 Apr 2010, 22:53

Natyra ėshtė treguar bujare mė Mirditėn, duke i dhėnė njė terren tė larmishėm dhe ekzotik nė tėrėsinė e vet. Luginat e lumenjėve, pllajat nė lartėsi e brendėsi tė maleve, ujėrat nėntokėsore, burimet e lakmueshėm, pyjet e shumllojshėm e gurėt e dobishėm janė vetėm njė pjesė e bujarisė sė natyrės sė kėtij vendi.




Munella

Mal nė kufirin Pukė-Mirditė, qė nė Majėn e Kryqit arrin lartėsinė mė tė madhe, l99l metra. Shtrihet midis luginės sė Fanit tė Madh nė veripėrendim dhe Fanit tė Vogėl nė juglindje. Zgjatimi i kėtij mali qė bie nė sy ngado ėshtė 6 km nė gjatėsi dhe 3 kilometra nė gjėrėsi. Pjesa kulmore ka sipėrfaqe tė valėzuar, kurse shpatet formojnė rrėpira. Munella ėshtė kurrizujėndarės midis dy Fanajve.

Deri nė ll10 metra ka pyll dushku, mė lart deri nė l600 metra pyje pishe dhe ahu, kurse mbi kėtė lartėsi mali ėshtė i zhveshur nga pyjet. Pjesa e sipėrme ka kullota alpine tė begata. Si dhe ne vise tė tjera malore tė Mirditės, ka arinj, derra tė egėr, gjela ta egėr e kafshė tė tjera me gėzof. Nė brendėsi ruan minerale tė pasura, bakri etj.

Bjeshkėt e Kaēinarit

Tė njohura nė harta dhe si Bjeshkėt e Kuzhnenit, pėrbėjnė njė bllok tė pandarė me bjeshkėt e Tėrbunit (Pukė), me majėn mė tė lartė atė tė Suēelit l476 metra.

Bjeshka e Kaēinarit shtrihet nė pjesėn veriore tė lumit Fani i Madh. Ėshtė pėrgjithėsisht njė bjeshkė e rrafshėt, nga mė interesantet nė Veriun e Shqipėrisė, me dy fusha (Laja e Madhe dhe Laja e Vogėl), Fushėn Gjobardh, Fushė Benėn, Livadhin e Hamzit etj.

Ėshtė shfrytėzuar pėr disa dhjetėvjeēarė lėnda pyjore e saj, si dhe bimet industriale qershigla, kėrpurdha etj.

Lloji kryesor ėshtė pisha e zezė. Bjeshka e Kaēinarit ka njė toponimi mjaft pikante qė dėshmon pastėrtinė dhe vjetėrsinė e fjalės shqipe. Burimet ujore tė kėsaj bjeshke sigurojnė bimėsi tė shendetshme nė fshatrat Kuzhnen, Gjegjan, Kaēinar, Arrės, Shtuf, Shėngjergj, Gjazuj.

Nga kjo bjeshkė nis burimi i lumit tė Gjadrit qė pėrshkon Zadrimėn me tė cilėn kufizohet Mirdita nė pjesėn perėndimore tė saj.

Shpellat e Grykės sė Valit

Janė katėr shpella tė vendosura midis fshatrave Pėrlat Epėr, Lufaj, Laē-Bruē, me emrat: Shpella e Nezirit, e Kėputės, e Pėllumbave dhe e Valit. Janė tė gjitha shpella masive tė krijura nė shkėmbinj gėlqerorė, si rrjedhojė e gėrryerjeve karstike. Forma e tyre e pėrshtatshme, ka bėrė qė banorėt e hershėm t'i pėrdornin pėr banim. Kjo ėshtė e vėrtetuar nga gėrmimet arkeologjike dhe objektet e gjetura nė to. Sot janė strehė e shpendėve dhe kafshėve tė egra. Karakteristike ėshtė shpella e pėllumbave, ku gjithhere ka qenė strehė e kėtij shpendi tė mrekullueshėm.

Shutrreja

Shutrria (Shutrreja) ėshtė njė burim ujė nėntokėsor i fuqishėm qė ndodhet midis Kurbneshit dhe Mėrkurthit, nė Grykėn e Selitės rreth 20 m mbi lumin e Urakės, nė anėn e malit tė Mullit. Nė sipėrfaqe tė tokės ėshtė njė pus i thellė rreth 30 m, i cili tė mundėson uljen nė gropėn nga kalon uji me shushurimėn e tij tė pėrjetshme.
Lumi i nėndheshėm sjell prurje tė konsiderueshme. Hamendėsimet pėr rrugėn qė ndjek ky ujė janė nga mė tė ndryshmet por deri tani ėshtė vėrtetuar se nuk ka lidhje me lumin e Urakės, i cili buron jo larg kėtij burimi nėntokėsor. Nuk ėshtė vėrtetuar nėse derdhet pėrsėri nė Shutrrinė e Bruēit. Provat e bėra deri tani nuk kanė sjellė ndonjė tė dhėnė tė saktė pėr komunikimin e kėtyre dy burimeve.

Nė vitet '80 u investua pėr tė nxjerrė njė sasi uji tė kėtij burimi pėr tė vaditur tokat e fshatrave Kurbnesh, Zajs, Bardhaj dhe Lėkundė. Sistemi i vaditjes ishte i mbėshtetur tėrėsisht nė tubacione dhe kanale betoni nė njė largėsi rreth l0 km, i cili funksionoi vetėm disa vite, pasi u prish nė vitin 1992.

Lisat e Marpepės

Kanė qenė, siē thuhet, l2 lisa nė njė kodrinė nė bregun e Fanit tė vogėl, buzė xhadesė qė shkon nė Mashtėrkor dhe degėzimit pėr nė Grykė Orosh. Prej kohėsh numri i lisave ka rėnė (janė 10), por nuk ėshtė prerė asnjė prej tyre mė vonė, si njė vetėdije e banorėve pėr rėndėsinė si monumente natyre tė Lisave tė Marpepės.
Jo rastėsisht ata janė aty, po se gjurmė tė hershme tė historisė flene nė rrėnjėt e tyre. Gjurmėt e Mirditės sė vjetėr dhe tė kishave tė pėrmendura nė mesjetė, si ajo e Shėn Kollit, janė dėshmi tė njė vendbanimi tė zhvilluar nė kohė tė hershme.

Ultinjtė e Nėnshejtit

Edhe sot e kėsaj dite nė Shkallėn e Malit tė Shejtit, nė Orosh, ėshtė njė lis disi i veēantė me emrin Ulti. Sipas gojėdhėnės kanė qenė 6 tė tillė, por vetėm 2 kanė mbijetuar nė udhėn e gjatė tė jetės sė tyre.
Njėri ėshtė “dorėzuar”, ka mbetur vetėm trungu i kalbur, ndėrsa tjetri ėshtė ende nė kėmbė, megjithėse me plagė shekullore nė trup. Mosha e tyre llogaritet rreth 900 vjeēe dhe kjo nuk ėshtė ndonjė ēudi, pasi njihet jetėgjatėsia e drurėve.

Mosha e tyre mund tė merret dhe si njė dėshmi e themelimit tė Kuvendit Benediktin mbi Malin e Shejtit. Kėto ishin fidane tė sjellė nga Italia prej murgjėve Benediktinė, vend prej tė cilit kanė marrė dhe emrin, pėr banorėt vendas , si shtrembėrim i emrit “latin”.

Rrapi i Kaēinarit

Ēinari, pėrndryshe Rrapi i Kaēinarit, ėshtė njė dru natyror monumental, me njė moshė tė papėrcaktuar, por natyrisht mjaft i hershėm, aq sa besohet se dhe emri i vendit rrjedh prej tij. Kaēinari ėshtė i dėshmuar si emėr qė nė shekullin XV.
Nė afėrsi tė ēinarit ėshtė kisha, dhe ajo e vjetėr. Nė hijen e rrapit janė zhvilluar kuvende historike tė zonės, si ato tė pėriudhės sė pavarėsisė, ku mes krerėve tė Mirditės ėshtė fiksuar nė fotografi dhe Bajram Curri.
Rrapi ėshtė njė dru gjigand, i vetmi i atij lloji jo vetėm nė Kaēinar. Si i tillė ai ėshtė njė monument natyre i rrallė.

Pllaja e Valmorit

Qafa e Pėllumthit. Tutje nė sfond nė verilindje shtrihet grumbulli i maleve tė Lurės. Nė jugperėndim tė tyre ndodhet pllaja karstike e Valmor-Didhes, e cila dallohet pėr veēansitė e saj fiziko-gjeografike. Ėshtė e vendosur mes pėrroit tė Flimit dhe lumit tė Urakės. Ngritja e menjėhershme nga lumi, jep bukuri tė veēantė. Zhvillimi i proceseve karstike ėshtė interesant. Nė tėrė shtrirjen e pllajės do tė ndeshesh me forma tė larmishme, kryesisht hinga, shpella karstike mbi shkėmbinj gėlqerorė mjaft tė tretshėm. Ndėr shpellėzat mė tė pėrmendura ėshtė ajo e Fatmirave nė Valmorė dhe e Borės nė Didhe. Nė kėtė tė fundit bora ėshtė e gjendshme dimėr e verė. Klima e Valmorit ėshtė mesdhetare me tipare kontinentale.
Bimėsia e saj karakterizohet nga pyjet e llojit halor e fletor, si arrneni i kuq, pisha e zezė, bredhi, ahu, panja etj. Ėshtė e pasur dhe me bimėsi barishtore. Kėtu gjendet njė lule e rrallė me patale tė bardha e erė tė kėndshme qė nuk gjendet nė zona tė tjera: Lule Bora. Gjatė kontaktit tė gėlqerorėve me magmatikėt, dalin burimet karstike tė Urakės, qė janė ushqimi kryesor i kėtij lumi, nė ujėrat e tė cilit rritet vetėm njė lloji peshku, trofta. Nė tė djathtė tė lumit ndodhet vendburimi i bakrit i minierės Kurbnesh.

Kroi i Bardhė

Nė mes tė malit tė Didhes e tė Kunorės ndodhet njė burim uji qė njihet me emrin: Kroi i Bardhė. Ujėt e Kroit tė Bardhė ka vlera tė rralla kurative, pasi ndikon nė shėrimin e disa sėmundjeve, si atyre tė rrugėve urinare, laringut, stomakut, veshkave, tiroideve etj. Tėrheqės ėshtė dhe mjedisi turistik e ekologjik i kėsaj pike turistike tė Selitės. Kroi i Bardhė frekuentohet prej mė se 25 vjetėsh nga vizitorė, pushues tė shumtė, tė sėmurė gjatė muajve tė verės, megjithėse ende nuk ka kushte dhe infrastrukturė tė pėrshtatshme. Gjithnjė ėshtė folur pėr rėndėsinė e njė investimi nė kėtė pikė turistike tė rrallė, qė nėnkupton ndonjė kamping, hotel e mjedise tė tjera pėr frekuentuesit, por deri sot nuk ėshtė realizuar diēka e tillė.
Vendburimi i Kroit tė Bardhė ėshtė 1350 m mbi nivelin e detit, me prurje 18 litra/min dhe temperaturė 3-4°. Uji kalon nidis shkėmbinjėve ultrabazikė, duke pėrfituar pėrmbajtje mineralogjike tė larmishme qė veprojnė nė organizmin e njeriut. Ndodhet 55 km nė lindje tė Rrėshenit.

Bargjana

Ėshtė gurra mė e madhe e mė rėndėsishme nė Mirditė qė buron nė majė tė njė shkėmbi tė bardhė, nė tė djathtė tė lumit Fani i Vogėl. Lartėsitė e malit tė Zepes ia shtojnė bukurinė dhe madhėshtinė kėsaj rrjedhe qė zbret vrullshėm nga shpati malor.
Prej vitesh ishte projektuar shfrytėzimi i kėtij uji pėr banorėt e zonės sė Kthellės, por vetėm nė kėtė kohė po realizohet njė projekt i rėndėsishėm pėr kėtė qėllim. Ujėt e Bargjanės sė shpejti do tė ndėrrojė rrjedhė pėr t'u ardhur nė ndihmė banorėve nė Rrėshen, Tarazh, Prosek, Malaj, Pėrlat, Kodėr Rrėshen etj. Bargjana, me pėrfundimin e tij, do tė jetė ujėsjellėsi mė i fuqishėm dhe mė modern i Mirditės.
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum