Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

TIPARE TĖ KULTURĖS ILIRE NĖ TREVĖN E DARDANISĖ

Go down

TIPARE TĖ KULTURĖS ILIRE NĖ TREVĖN E DARDANISĖ Empty TIPARE TĖ KULTURĖS ILIRE NĖ TREVĖN E DARDANISĖ

Post by Dode Progni Sat 24 Apr 2010, 20:06

TIPARE TĖ KULTURĖS ILIRE NĖ TREVĖN E DARDANISĖ

Burimi: Dr. Bep Jubani – arkeolog , ( Iliria,Nr.2-1985 )

Studimet historiko-arkeologjike pėr Dardaninė,thelbin e sėcilės e pėrbėn treva e Kosovės,jan rritur dukshėm nė dhjetėvjeēarėt e fundit. Kjo rritje ėshtė nxitur nga rėndėsia e vlerave historike qė ruan treva dardane, dhe mbi tė gjitha, nga vetė fakti i pamohueshėm se, qysh nė lashtėsi, popullata vendase e Dardanisė ka tėrhequr gjithnjė vemendjen e bashkėkohėsve.

Shtriraja e fiseve dardane ndiqet,1) pėrmes tė dhėnave arkeologjike, nė kufinjtė veriorė Novi Pazar, Nish, e gjithė treva e Kosovės, Maqedonia e Veriut dhe rrethet Kukės,2) Tropojė ( treva e “alpineve dardanė”3) ) e Dibėr tė Shqipėrisė verilindore.Kulturėn ilire e ndjekim nė kėto treva qė nė bronzin e hershėm me vendbanimet e Glladnicės,4) tė Karagaēit 5) e tumat e Kukėsit qė afritė kulturore mė tė mėdha pėr ne,i kan me kulturėn Cetina tė tumave tė Shkrelit,6) nė Shkodėr dhe me pellgun jugor tė luginės sė Moravės,Varrimi me urna i Fafosit tė Prishtinės7) lidhet me tradita autoktone tė Ballkanit qendror.Kultura e formuar nė kohėn e bronzit tė hershėm nė Kosovė vazhdon tė zhvillohet nė pėrgjithėsi e pashqetėsuar nė kohėrat e tjera tė mijėvjeēarit tė dytė p.e.sonė. Kėshtu edhe nė bronxin e mesėm vazhdon tė pėrdoret nė Dardani riti i varrimit tumular (Rugovė, Kukės). Qė nga kjo periudhė fillojnė tė shfaqen nė Dardani objekte tė importit mikenas,tė ardhura kėtu pėrmes lidhjeve tregtare me krahinat nė jug tė Kosovės. Zbulimi i njė urne nė fshatin Ljushtė tė Kosovės ėshtė deshmi e vazhdimit tė pėrdorimit tė varrimeve me urana nė kėtė krahinė edhe nė bronzin e mesėm. Periudha e bronzit tė vonė dhe e kalimit tė tij nė atė tė hekurit ėshtė evidentuar pak nė Kosovė. Tė shek. VIII – X p.e.s. janė armėt e gjetura nė Bėrnicė tė Poshtme 8) dhe Igllarevė. Varreza e Ēinamakut (Kukės) ka dhėnė objekte bronzi mikenase si dhe objekte tė tjera qė lidhen me sa duket me pellgun e Oltenisė (Rumani Prendimore )9)

Pėriudha e hekurit pėr Dardaninė ėshtė periudha e zhvillimit mbi traditat paraprijėse dhe e formimit kulturor ilir,me tipare,nivel e ritėm zhvillimi karakteristik dhe pėr krahinat e tjera jugore ilire.Njoftimet pėr vendbanime tė kėsaj periudhe,sodomos pėr Kosovėn,janė tė shumta siē na kumtojnė E.Ēershkov10) dhe Z.Mirdita,11) megjithatė nga ato qė jan gėrmuar,pjesėrisht shohim tė botuar vetėm Bellaqevcin12) dhe Hisarin.13)

Bellaqevci ėshtė njė banim i fortifikuar me mure lidhjeje tė thata tė tipit tė Gajtanit.Nga shqyrtimi qė i kemi bėrė nė Muzeun e Prishtinės,materialit arkeologjik tė zbuluar nė Bellaqevc kemi bindjen se ėshtė botuar ai matėrial qė ka dallime tė ndjeshme me qendrat ilire jashtė Kosovės,ndėrsa ėshtė lėnė jashtė botimit pjesa kryesore qė e lidh me to,veēanarisht me Gajtanin e Shkodrės. Pėr ne, ajo qė ėshtė botuar ( me pėrjashtim tė sopatės sė gurit dhe urnės) duhet tė lidhet me fundin e shek. VII ose fillimin e shek. VI deri nė shek e V p.e.s.. Kjo qendėr,me sa duket nga botimi,duhet tė ketė njė fillim jete sė paku qė nga fundi i bronzit me njė vazhdimėsi pėrtej shek. VI p.e.sonė.

Nga Dardania,vendbanim tė tipit tė Gajtanit,tė ngjajshėm me Bellaqevcin,kemi edhe qytezėn e Vilės nė Bushtricė tė Kukėsit. Pėrkrah kėtyre vendbanimeve nė Kosovė,si traditė mė e pėrhapur ėshtė ngritja e vendbanimeve tė rrethuara me ledhe druri,siē deshmon p.sh. Hisari.14)

Nga kultura materiale tipike dardane,meritontė pėrmendet tasi me buzė tė pėrmbledhura,i pėrdorur gjerėsisht nė fazėn e II e III tė hekurit. Mė rradhe ndeshen tasat e tipit Gajtan tė fazės sė I tė hekurit (Bujan Ēinamak).Gjetjet nė Kosovė (Bellaqevc,Hisar) na njohin me forma tė pėrsosura tasash,tė zbukuruar,do tė thoshim deri nė shkallėn e njė “baroku prehistorik” qė nuk gjen krahasimet e veta jashtė trevės sė Kosovės,ashtu si edhe me tipa tė tjerė objektesh,gjerėsisht tė njohura nė trevėn ilire.Qeramikėn dardane e gjejmė tė zbukuruar me traditėn e zakonshme,motive e kompozim karakteristik ilir. Veēori dardane ėshtė zbukurimi i qeramikės me “rrotullz” qė nga fundi i shek. VII ose nė fillim tė shek. VI p.e.s. Kėtė teknikė zbukurimi e kan pėrdorur,megjithse shume rradhe,edhe dardanėt e zonės sė Kukėsit. Pėr t’u vėnė nė pah ėshtė se, nė pėriudhen e hekurit,nė Kosovė e fqinjėsitė e saj dardane,gjetėn njė pėrdorim shumėtė gjėrė varrezat tumulare ilire tė njohura nė mbi18 fshatra kosovare si nė Romajė, Rogovė, Rahovec,Shirokė, Dibēak,Verbovc,Tushilė,Lladraviq, Sankovc etj. Kėtyre u duhen shtuar edhe tumat e shumta tė Shqipėrisė Verilindore,prej tė cilave dallon fusha e Ēinamakut nė Kukės,me varrezėn tumulare me tė madhen nė Dardani.

Materiali i zbuluar nė Romajė15), Suharekė16) e Pėrēevė tė Klinės17) e mė tej nė skajin lindor tė Fushė – Kosovės,nė tumat e Llashticės,18) gjen lidhje tipologjike mė tė shumta me Matin, shtu si dhe me Maqedoninė e Veriut,ka pra karakter tė qartė ilir. Nė mėnyrė tė veēantė enėt me format,stilin e punimit tė tyre dhe motivet zbukuruese mbulojnė tėrė truallin e Kosovės,e fqinjėsitė dardane me ngjajshmeri shume tė dukshme.

Varrimet me urna vazhdojnė tė pėrdoren edhe nė shek. X – VIII p.e.s.19) ;ato tregojnė pėr vazhdimėsi tradite etnokulturore nė truallin dardan. Arkitektura e veēantė e varreve me urna nė Kosovė,duke ruajtur traditat tipike tumulare ilire,ndryshon nga ajo e fushave me urna e Evropės Qėndrore apo e krahinave danumbiane. Pėrdorimi i dy mėnyrave tė varrimit nė Kosovė,na duket se nuk e prish homogjenitetin etnik tė trevės dardane,aq mė shumė qė riti tumular nuk duhet marr si formė e vetme varrimi pėr ilirėt,kurse uranat janė traditė e hershme ballkano-qendrore.

Shekujt e VI – V p.e.sonė shėnojnė njė kthesė tė madhe nė zhvillimin ekonomik e kulturor tė Dardanisė. Nė kėto ndryshime,tė filluara diēka mė heret,nuk kemi pėrse tė kėrkojmė “njė krizė shumė fatale" 20) pėr Dardaninė,pėrkundrazi,nė kėtė fakt shprehet ecuria pozitive e pėrfshirjes sė Dardanisė nė ritmin e zhvillimit tė Ilirisė sė jugut, nė transformimet e fillimeve tė jetės qytetare sklavopronare edhe kėtu.21)

Pėr kėte periudhė meriton tė ndalet vemendja nė tri drejtime qė shprehin prirjen kryesore tė zhvillimit tė tipologjisė ilire nė Dardani.: 1) Nė sferėn e prodhimtarisė tradicionale njė rritje tė gjerė mori punimi i veglave tė punės dhe i armėve prej hekuri,qė kėtu paraqiten me njė larmi tė madhe,shpėsh edhe me krijime origjinale vendase.22) Qeramika lokale me tipare matjane e maqedonase arrin nivelin e saj mė tė pėrsosur nė qendrat kuksiane. Pėr karakterin ilir tė kėsaj tipologjie flet edhe vetė fakti qė ajo nė pėrgjithėsi ndryshon edhe prej trevave tė Rumanisė e Bullgarisė Prendimore, duke pranuar deri nė njė farė mase disi ndikime qė lidhen me kulturėn Basarabi tė Rumanisė,sidomos nė motivet zbukuruese tė qeramikės.

2) Nė shek. VII – V p.e.sonė intėnsifikohen mardhėnjet e Dardanisė nė trevat

Jugor tė Shqipėrisė e Maqedonisė,gjė qė tregojnė objektet greke dyrrahase e apoloniate qė shtohen ndjeshėm nė Kosovė,tė ardhura kėtu,siē shenon mė tej Edi Shukriu – Hoti,pėrmes Shkodrės.23) Shfaqja mė me interes e kohės ėshtė lindja e punishteve lokale,ku punohet qėramikė me ēark kėmbe,me njė tipologji greke dhe lokale.

3) Dukuri tjetėr shumė e rėndėsishme e kohės ėshtė zhvillimi i artizanatit tė metaleve tė ēmueshme,e arit e argjendit. Nga Kosova meritojne tė pėrmenden zbulimet e Pejės,nė Rrafshin e Dukagjinit,sipas te dhenave qė kėmi nga arkeologu M.Korkuti,nė Pejė janė zbuluar mbi 10 copė objekte argjendi,sė bashku me enė tė tipologjisė greke,ilire si dhe tre pėrkrenare ilire,tė njohura mė me shumicė edhe nė Kukės e qendra tė tjera tė vendit tonė. Duke pranuar si objekte ilire,deri tani ėshtė pėrcaktuar si zonė kryesore e shtrirjes sė kėtij argjendi,pellgu i Smederovos,nė lindje tė Beogradit, e pellgu pėrreth Moravės. Si pėrkatėsi fisi i kėsaj argjendarie janė marr nė supozim autariatėt,desidiatėt,breukėt etj. nė njė kohė kur dardanėt janė pėrjashtuar ktegorisht nga pėrkatėsia e saj.24) Po tė ndjekim topografinė e shtrirjes sė kėtyrė objekteve qė nga Umēari,Mramorci,Novi Pazari,Kukėsi 25) duket qartė se linja e qendrave ku janė zbuluar objekte tė njejta prej argjendi shkon e shjtellohet pėrreth masivit malor tė Kopaonikut tė Kosovės. Siē dihet,pikėrisht nė kėtė krah merr fill struktura metalogjenetike e Kopaonikut,me vendbanimin e mirėnjohur tė Trepēės nė qendėr,nė tė cilėn kan pėrhapje tė gjerė qendra mineralesh me pėrmbajtje ari,argjendi e plumbi. Prandaj,duke parė kėtė pėrputhje tė gjetjeve arkeologjike me pasurinė e argjendit tė Kosovės,do tė ishte mė e drejtė qė kėto objekte t’i shikonim si prodhime dardane. Pėr kėt arėsye edhe emertimi i rastėsishėm, gjetje tip “Mramorac” apo “Umēari” do tė ishte mė i plotė po tė pėrdorej i lidhur me emertimin “tė argjendarisė dardane”.

Nė shek. IV – II p.e.sonė treva e Kosovės mori njė zhvillim tė hovshėm qytetar ilir,26) zhvillim qė pėrfshiu gjithė Ilirinė e Jugut. Deri tani njhim mjaft qendra ku ėshtė zbuluar kjo kulturė qytetare nė Dardani: Gadimje e Epėrm, Karagaē, Cernicė,Bellaqevc, Oraovicė, Vlashne, Rogovė, Shirokė dhe Ēinamak.,Kėnetė e Bicaj tė Kukėsit e Bujan tė Tropojės,nė Shqipėrinė Verilindore,Kreshevicė e Maqedonisė veriore etj.Siē e shohim nga varrimet e shumta tė kėsaj kohe nė tumat e Kukėsit dhe nė kėtė kohė vazhdon tė pėrdoret trupdjegia,e shoqėruar me hedhjen e copave tė enėve nė varre,po tashti,nė shek. IV – II p.e.sonė siē shohim nga Kukėsi e Shiroka e Suharekės,kalohet nga varrimet tumulare nė varrimet e sheshta, duke ripėrdorur nė raste tė veēanta edhe tumat.Ashtu si nė shumė qendra kosovare,edhe nė Kukės,prodhimtaria me ēark kėmbe ėshtė mbizotėruese ndaj asaj tradicionale. Siē shihet,kultura qytetare e Dardanisė u zhvillua me tė njejtėn tipologji si nė pjesė tė tjera tė Ilirisė sė Jugut,por me njė intensitet mė tė vogėl se sa ajo e trevave tė Shqipėrisė bregdetare. Kundėr mendimit qė nė shek.IV – II p.e. sonė shikon henelizimin e kulturės sė dardanėve 27), traditat ilire tipologjike e botkuptimore nė Dardani duket se janė mjaft tė fuqishme.,bile mė tė forta se nė qendrat e tjera ilire,jugore e prendimore,jashtė Dardanisė. Tė dhenat e deritanishme lėnė tė kuptohet se kultura qytetare dardane lulėzimin e vet e pati nė shek. IV – III p.e.sonė,kurse nė shek e II p.e.sonė ka njė renje,pėr vetė rrethanat e njohura politike. Pėr njė zhvillim tė kėtillė flasin edhe monedhat e qytetit Damastion,qė mundėsitė mė tė mėdha i ka tė kėrkohet nė truallin dardan,siē pohon me tė drejtė Zef Mirdita,28) ndoshta nė Kukės. Pėr kėtė na ngacmon gjetja nė tumėn e V tė Ēinamakut e njė monedhe argjendi qė ka elementė tė pėrbashkėt me prerjet damastionase, por qė deri tani pėrbėn ekzemplarin e vetėm nė literaturėn numizmatike.

E gjithė lėnda qė po zbulohet nė Kosovė dhe nė krahinat tjera dardane,mbėshtet pohimet e vazhdueshme dhe tradicionale tė shumices sė studiuesve se dardanėt janė fise ilire.Tė dhėnat arkeologjike dėshmojnė qartė se kultura ilire nė Dardani zhvillohet mbi baza autoktone eneolitike dhe tė kohės sė bronzit. Qė nė fazėn mė tė hershme tė saj,nė periudhėn e bronzit, kultura ilire e Dardanisė pati lidhje kulturore e ekonomike mė tė ngushta me zonat jugore tė saj,duke mbajtur kontakte edhe me krahinat nė verilindje tė trevės sė Dardanisė. Kėshtu qė nga pėriudha e bronzit nė Kosovė vazhdon tė thellohet dukuria e nisur qė nė neolit, e ngjzjes sė tipareve autoktone me tiparet kulturore kohėsisht paralele tė Adriatikut jugor29) e tė Maqedonisė qė vihet nw themel tė tipareve etno-kulturore tė njėsisė sė mėvonshme ilire tė Dardanisė.Kultura dardane e perudhės sė hekurit e fuqizoi edhe mė shumė kėtė dukuri,deri nė krijimin e njė pamje tipike tė pėrbashkėt kulturore me krahina tlire nė jug tė Kosovės,sidomos me Shqipėrinė e Veriut e Maqedoninė e Veriut,ēka nenkupton edhe njė pėrkatėsi etnike tė pėrbashkėt. Nė kundėrshtim me kėtė,kohėt e fundit, janė rritur dukshėm nė literaturėn jugosllave pėrpjekjet pėr tė mohue iliricitetin e dardanėve duk e i quajtur ato si dako-myzė,dako-myzė tė ilirizuar30) ose duke i shikuar si etni mė vete dardane tė ndryshme nga ilirėt.31)

Pėrpjekjet pėr t’u mohuar iliricitetin dardanėve,tė kundėrshtuara nga mjaftė autorė 32),nuk pėrputhen me gjendjen reale tė gjetjeve arkeologjike tė Kosovės;33) kėshtu qė mohimi i karakterit etnik ilir tė kulturės arkeologjike tė zbuluar nė Kosovė dhe lidhur me kėtė edhe i dardanėve,mbetet gjithnjė deshirė e njė pjese autorėsh.

Tipike pėr interpretimet etnike tė Kosovės ėshtė shprehja pėrgjithėsuese (!)e D.Srejoviqit se dardanėt janė nė farefisni e ngjajshmėri me tribalė e mezė,trakė, panon e pėonė, maqedonė e grekė,34) pa shėnuar asnjė lidhje me ilirėt. Vargje tė kėtilla pėrbėrėsish,ėshtė lehtė tė rradhiten pėr etnogjenezėn e ēdo popullsie,kudo qoftė ajo,por pa sjell ndonjė ndihmesė nė problemin kryesorė.Ndjekja e shtrirjes sė krahasimeve tė kulturės ilire tė Kosovės e fqinjėsive tė afėrt tė saj me treva tė gjera tė Ballkanit Prendimor tregojnė qartė se Dardania ka tipare plotėsisht tė ngjajshme me pellgje tė njohura si krahina ilire,pra nuk ka nė Kosovė njė kulturė tė veēantė qė mindė t’i pėrgjigjej njė etnie tė mėvetėsishme dardane apo tė ndryshme nga ajo qė tradicionalisht njhet si ilire.

Materiali arkeologjik, tashmė i njohur i Kosovės,si dhe ajo pjesė e madhe qė ruhet e pabotuar nė fondet muzeale,janė deshmitare tė gjallė tė faktit historik se edhe nė Ballkanin Qendror u formua e fuqishme popullsia ilire,tiparet e sė cilės, ashtu si nė Shqipėri edhe nė Kosovė e rrethinat e saj,vendasit i trashėguan dhe i mbrojtėn deri nė ditet tona.


Referenca bibliografike:

1. – Lidhur me shtrirjen e Dardanisė shiko:F.Papazoglu,Srednjebbalkanska plemena u predrimsko doba,Djela knj. XXX, CBI knj.Beograd 1969,fq.129 e vazhdim.

- Z. Mirdita,Studime dardane,Prishtinė 1979,fq 37,- D.Strejoviē,Kargaē and the problem of The ethnogenezis of the Dardanians, “Balcanica” IV,Beograd 1973,fq.55

2.- B.Jubani, Tumat e Krumės,Iliria,Tiranė 1982,2,fq.180; Tumat ilire tė Kėnetės,”Iliria”,
Tiranė,1983,2,fq.117

3.- Notitia Dignitatum,XXXII,53

4.- J.Gilisiē, Pojava ranih bronzanodopskih kultura na kosovu i Metohji, GMKM, VI, Prishtinė, 1961,fq.141

5.- D.Srejoviq,Karagaē... fq.42

6.- B.Jubani,germime arkeologjike nė vitin 1983 – Shkrel(Shkodėr),Iliria,Tiranė 1983,2,fq.248-249

7.- D.Strejoviq,Karagaē...,fq.45 Nekropola u Danjoj bernici, GMKM IV-V,Prishtinė 1959-60,fq.14

8.- D.Strejoviq,Nekropola...fq.8

9.-Maja e shtizės sė zbuluar nė Ēinamak ngjason me ato tė gjetura nė Eltoni: M.Petresku –
Dimbovita, Depozitele de bronzuri din Romania,Bucuresti,Tab.281,fig.11 etj.

10.-E.Ēerskov,Rimljani na Kosovu i Metohiji,Beograd 1969,fq.15

11.-Zef Mirdita,Studime dardane,fq.25, 94-95

12.-N.Djuriq, Gradina kod Belaēevca,GMKM,XI,Prishtinė 1972,f.281-333

13.-J.Todoroviq,Di grabung,Hisar,und ihre verhaltnisse zum anaeolithikum “Archelogia Jugoslavica” 4,Beograd,1963

14.-Po aty

15.-M.Djuriq,J.Glishiq,J.Todoroviq,Romaja parahistorike,beograd,Prishtinė,1964,tab.I-XXV

16.-N.Slavkoviq-Djuriq,Ilirski tumuli kod Suve Reke,GMKM, IX,Prishtinė 1964,,Tab.I-XV

17.-N.Tasiq, Sahranjivanje na nekropoli Boka u Pecevu kod Kline “Saharanjivanje kod Iliria”,
Beograd 1979,Tab. III-V

18.-Kėrkime arkeologjike nė Kosovė,”Iliria”,Tiranė 1981,2,f.284

19.-Nga varrezat me urna dardane mė me interes janė varrezat e Bernicės sė poshtme,
Karagaēi dhe Toponica e poshtme.

20.-D.Strejoviq,Kargaē,f.51

21.-B.Jubani Tė dhėna mbi kulturėn tumulare nė Shqipėrinė Verilindore,”Kuvendi i Studimeve ilire”,Vėll.I,Tiranė 1974,f.197-199

22.-M.Paroviq-Pesikan,Grcka mahajra i problem krivih maēeva,”Godisnjak”,XX, CBI knj.18,Sarajevo 1982

23.-E.Shukriu,Kultura materiale dardane nė gjysmėn e dytė tė mijėvjeēarit tė parė p.e.sonė,
“Gjurmime albanalogjike,seria e Shken.Hist.”,XIII,Prishtinė,1984,fq.13

24.-D.Grashanin,Studije iz metalong doba Srbija,”Starinar”XI 1960,Beograd 1961,f.90;katalog metala,Praistoria I,Beograd 1954,fq.64

25B.Jubani,Tė dhėna pėr kulturėn....,fq.206,Tab.VII,2,3

26.-Z.Mirdita,Studime dardane...,fq.77 e vazhdim. E.Shukriu-Hoti,Kultur materiale...,fq. 7-17

27.-N.Djuriq,Romaja...,fq.127; D.Srejoviq,Karagaē,fq.63

28.-Z.Mirdita,Studime dardane,fq.106

29.-M.Korkuti,Vendbanimi prehistorik i Kolshit,”Iliria” VII-VIII,fq.242-244

30.-M.Grashanin,Ka istorijskoj i etnickoj iterpretaciji sahranjivanje pod tumulima na ilirskom
Podrucju,”Sahranjivanje kod Ilira”,Beograd 1979,fq.10

31.-N.Djuriq,Romaja...,fq.131

32.-Z.Mirdita,”Studime Dardane”, fq.15-19

33.- B.Jubani,Tumat e Krumės,fq.180;Tumat ilire tė Kėnetės,fq.116-118;F.Prendi,N.Djuriq...,
Romaja parahistorike,”Iliria,1981,1,265

34.-D.Srejoviq,Pokusaj etniēkog razgraniēenja starabalkanskiih plemena,”Sahranivanje
Kod Ilira”,Beograd,fq.82
Dode Progni
Dode Progni

Shteti : Tirane
Postime : 78
Kyējet nė forum : 15655
Regjistruar mė : 2010-04-09
Profesioni : Historian-Pension

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum