Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Epika ne folklor

Go down

Epika ne folklor Empty Epika ne folklor

Post by Vizitor Sun 25 Apr 2010, 20:21

Kenget epike kane nje karakter te gjere tregonjes. Ata pasqyrojne ngjarjet e shumta dhe te ndryshme te jetes se nje populli. Epika perfshin nje fushe te gjere dhe per kete arsye ndahet sipas tematikes ne tri dege kryesore:

Kenget legjendare – keto kenge tregojne historine e kreshikeve, e personazheve per te cilet nuk kemi te dhena te caktuara historike si psh kenga e Dhoqines, Gjon Petrikes etj. Keto histori per shkak te lashtesise se tyre, megjithese pasqyrojne ne te vertete ngjarje te jetes, jane shnderuar ne legjenda, plot me elemente te mrekullueshme dhe pershkrime hiperbolike. Ne to kane hyre elemente mitoligjike te cilat pasqyrojne besimin e hershem te popullit. Ne epiken legjendare hyne psh: Gjergj Elez Alia, kenget per bemat e Mujit dhe Halilit etj

Kenget historike – trajtojne ngjarje te percaktuara mire historikisht. Ne epiken historike hyjne kenge si ato per Skenderbeun. Kenget historike ashtu si legjendat kane karakter tregonjes dhe heroik.

Perrallat – peralla tregohet, nuk kendohet as nuk shoqerohet me ndonje vegel muzikore, si epika. Edhe perrallat pasqyrojne elemente te jetes reale. Si legjenda edhe perralla ka elemente te mrekullueshme. Ne perralle hyjne edhe disa tregime te cilat kane te bejne me fenomenet e natyres si psh tregim per kashten e kumtrit ose bykun e Kumares etj Ne grupin e perrallave perfshihen edhe fabulat dhe anektodat.
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum