Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia e Teatrit Shqiptar

Go down

Historia e Teatrit Shqiptar Empty Historia e Teatrit Shqiptar

Post by Vizitor Wed 12 May 2010, 11:26

Historia e Teatrit Shqiptar

Prania e ndertimeve te teatrove antike monumentale arkitektonike , nė qendrat ilire si Apolloni, Butrint, Bylis (Hekal), Nikoia (Klos), Orik Foinika (Finiq), Sofratikė (pranė Gjirokastrės), Dyrahu (Durėsi), flasin pėr praninė e aktiviteteve teatrore gjatė antikitetit duke patur influenca tė teatrit tė antikitetit grek, me tė cilin kėto qendra mbajtėn lidhje pėr shumė kohė. Apollonia, padyshim, ėshtė njė nga qendrat mė me zė tė kohės. Nė shkallėt e teatrit zinin vend 7000 vetė. Po ne odeonin e Apollonise zhvilloheshin shfaqje letraro-muzikore (shekulli II para erės sė re). Gjatė periudhės sė mesjetės, kemi pėrsėri aktivitete shoqėrore me natyrė teatrore tė karakterit folklorik.

Instruksione Niveli i Veshtiresise: Mesatar

Prania e ndertimeve te teatrove antike monumentale arkitektonike , nė qendrat ilire si Apolloni, Butrint, Bylis (Hekal), Nikoia (Klos), Orik Foinika (Finiq), Sofratikė (pranė Gjirokastrės), Dyrahu (Durėsi), flasin pėr praninė e aktiviteteve teatrore gjatė antikitetit duke patur influenca tė teatrit tė antikitetit grek, me tė cilin kėto qendra mbajtėn lidhje pėr shumė kohė. Apollonia, padyshim, ėshtė njė nga qendrat mė me zė tė kohės. Nė shkallėt e teatrit zinin vend 7000 vetė. Po ne odeonin e Apollonise zhvilloheshin shfaqje letraro-muzikore (shekulli II para erės sė re).
Gjatė periudhės sė mesjetės, kemi pėrsėri aktivitete shoqėrore me natyrė teatrore tė karakterit folklorik.
Drama dhe levizja teatrore rinisi ne kuadrin e levizjes se Rilindjes kombetare Mė 1874 Koto Hoxhi organizoi shfaqjen e pare teatrale me subject nga Dasma e Lunxherise me trupen e nxėnėsve te shkollės normale “Ta Zografia” tė Qesaratit. Mė 1899, u dha nga njė grup shkollor nė Korēė, vepra e Shekspirit, “Otello”..
Nė vitin 1875, Sami Frashėri (1850-1904), botoi nė turqisht dramėn me subjekt shqiptar “Besa”. Kjo vepėr u botua nė shqip mė 1901. Pas kėsaj, mė 1880, Leonard de Marlino (1830-1923), shkroi “Nata e Kėshėndellave”. Mė 1882, Pashk Babi shkroi “Biri i Ēifutit”, Franēesk Anton Santori shkroi “Ermira”, Gjergj Fishta “Shėn Franēeska e Azisit”, mė 1909.
Po ne kuadrin e luftes per pavaresi ne vitin 1902, Fan S.Noli shkroi “Izraelite dhe Filistine”, Kristo Floqi, mė 1912, shkroi “Fe e Kombėsi”. Po kėshtu, kemi shkrime dramaturgjike, Shtjefėn Gjini, Mihal Grameno, pėr tė ardhur tek Andon Z.Ēajupi, me “Burri i Dheut”, “14 vjeē Dhėndėr”, “Pas Vdekjes”.
Nė vitet e para tė shekullit XX, krijohen shoqėri apo klube, qė zhvillonin aktivitete teatrore, si Klubi “Labėria”, mė 8 Shtator 1902, Klubi “Bashkimi” nė Delvinė, mė 1909, Shoqėria e grave “Ylli i Mėngjesit”. Do tė vinė mė vonė autore si Haki Stėrmilli, mė 1921, me veprat “Dashuri dhe Besnikėri”, “Agimi i Lumnueshem”, “Dibrania e Mjerueme”; Foqion Postoli, me “Lulja e Kujtimit”; Kristo Floqi me “Karl Topia”, etj.
Duhet nėnvizuar aktiviteti i gjeniut te skenave evropiane Aleksandėr Moisiu (1879-1935). Pavarėsisht, se aktiviteti i tij teatror i pėrket nė pjesėn mė tė madhe skenave gjermane, ėshtė fakt i pamohueshėm, qė ai trashėgonte nga origjina e vet shqiptare, virtutet mė tė mira, si forca e temperamentit, zėri i tij i artė, inteligjenca e tij, plastika e tij e mrekullueshme. Ndėr krijimet e tij mė tė spikatura, janė: “Hamleti”, kufoma e gjallė; Franc Mori tek “Cubat” e Shilerit; “Fausti” i Gėtes; “Edipi Mbret”, etj., etj.
Nė fushėn e regjisė, nė kėto vite spikat regjizori i parė protagonist, Sokrat Miho, i cili kishte mbaruar Akademinė Dramatike Muzikore nė Paris. Filluan aktivitetin aktore te tille te shquar si Loro Kovaēi, Pjetėr Gjoka, Zef Jubani, Mihal Popi, Vangjel Grabocka, Dhorka Sheri, Dhimitėr Trajēe, Gaqi Vishi, etj., tė cilėt mė pas, do tė ishin pionierėt e parė tė teatrove profesioniste nė Tiranė, Shkodėr, Korēė, Vlorė e gjetkė.
Gjatė viteve 1941-1945, periudhė e Luftės II Botėrore, nė Shqipėri u dallua mė tepėr, ai qė quhej teatri partizan.. Ky lloj teatri, nė fillimet e veta, pati njė natyrė improvizimi, pra, pa njė tekst me bazė dramaturgjike. Mė vonė, dhe pikėrisht, mė 1943, nė Prill, kemi melodramėn “Vėllavrasja” tė Zihni Sakos dhe mė vonė, “Kryengritja Shqiptare” e A. Banushit, apo “Margarita Tutulani” e A. Ēaēit.
Nė qytete, nė kėtė kohė, kemi aktivitete nga grupe amatore, si “Shkendija” nė Tiranė, apo grupi i Gjirokastrės, Durrėsit. Episodi i anullimit tė dramės “Vilhelm Tel” pėrgatitur nga profesor Aleks Buda dhe skenografi te Andon Kuqalit, ku spikatėn aktorėt e rinj, Naim Frashėri dhe Sandėr Prosi(dy korifej te ardheshem te teatrit ) perben nje moment te rendesishem ne historine e teatrit te asaj kohes., Karakteristikė e kėsaj periudhe, ėshtė edhe “Teatri i burgut”, me njė protagonist si Besim Levonja qė mė vonė, do tė bėhej shumė i njohur, me pjesėt “Sabaudin Gabrani”, “Peza Heroike”. Pėrfaqėsues tjetėr i teatrit tė burgut ishte Gjikė Kuqali.
Pas 24 Maj 1944 teatri partizan mori formėn e njė organizimi mė tė plotė.U hodhėn bazat e teatrit Popullor (sot, Teatri Kombėtar .Pas ēlirimit, kėto grupe tė formacioneve partizane, do tė shndėrroheshin ne teatrot e para profesioniste tė vendit tonė, si nė Tiranė, Shkodėr, Korēė, Durrės dhe mė vonė, nė Vlorė, Elbasan, etj.
Teatri pas luftės, ashtu si edhe letersia, u zhvillua ne kornizen e metodes relaizmit socialist. Megjithate u krijuan vepra me vlera te medha kombetare dhe artistike dhe u interpretuan me mjeshteri te larte skenike Hopin mė tė madh e kemi pas viteve ’60, kur mberritėn nga jashtė kuadrot e parė, me tė vėrtetė profesionistė, si regjizorė dhe aktorė, si: Piro Mani, Andrea Malo, Esat Oktrova, Kujtim Spahivogli, Mihal Luarasi, Zina Andri, Drita Agolli, Pandi Stillu, Andon Pano, Misto Zito dhe aktorėt: Kadri Roshi, Lazėr Filipi.
Gjatė kėsaj periudhe, lindėn dramaturgėt e parė profesionistė, si: Spiro Ēomora, Kol Jakova, Besim Lėvonja, Sulejman Pitarka, Dionis Bubani, Fadil Paērami, Loni Papa, Teodor Laēo, Fadil Kraja, Ruzhdi Pulaha, Dritėro Agolli.
Hapja e shkollės sė parė pėr pėrgatitjen e aktorėve, qė nė fillim u quajt “Shkolla e Lartė pėr Aktorė Aleksandėr Moisiu” dhe mė vonė, “Fakulteti Skenik pranė Akademisė sė Arteve”, hapi njė epoke tė re nė interpretimin teatror. Gėrshetimi i eksperiencės sė aktorėve me pėrvojė, me aktore te rinj , qė sapo kishin mbaruar shkollėn si edhe krijimi veprave (drama apo komedi) me nivel te larte , sollen me vone dhe deri ne ditete sotme krijimin e nje shkolle origjinale Shqiptare te interpretimi teatror qe qendron me dinjitet ne mes te shkollave Evropiane te vendeve te tjera
Gjatė kėtyre viteve, krahas dramaturgjisė kombetare e cila mori njė hov sasior dhe cilėsor ku mund tė pėrmenden: vepra si “Toka Jonė”, “Prefekti”, “Familja e Peshkatarit”, “Cuca e Maleve”, “Shi nė Plazh”, “Karnavalet e Korēės, “Gjenerali i Ushtrisė sė Vdekur”, “Fijet e Natės”, “Kėneta”, “Shtėpia nė Bulevard”, “Mbi Gėrmadha”, “Fisheku nė Pajė”, “Njollat e Murrme”, “Zonja nga Qyteti” “ Fytyra e Dyte” etj u vunė nė skenė edhe kryevepra tė letėrsisė botėrore, si “Hamleti”, “Otello”, “Intrigė e Dashuri”, “Shumė Zhurmė pėr Asgjė”, “Arturo Ui”, “Nata e 12”, “Zbutja e Kryeneces” “Revizori ”, “Martesa”, et., etj.
Ne krijimtarine skenike nje vend te vecante ze edhe levrimi I komedise baziuar ne humorin e holle tradicional te popullit shqiptar. Ne periudhe e pare te hereshme te komedise dallohen vepra te mrekullueshme edhe ne ditet tona si “14 vjec dhender “ dhe “Pas Vdekjes “ te A.Z. Cajupit .Pas viteve 1945, krahas teatrit zhvillim te vrullshem mori teatri varietese (I nohur si Estrada) duke krijuar trupa me karakter rajonal dhe kombetar ne te gjitha qytetet kryesore te Shqiperise. Pavaresisht nga tendenciozitet I theksuar klasor I varietese, interpretimi ne humor arriti vlera te larta me aktore si Tano Banushi, Skender Sallaku, dhe deri ne dite tona me Koco Devole, Agim Llakaj, etj
Ne persosjen e veprave skemnike Shqipetare nje rol te vecante luajti edhe skenografia duke filluar me Vangjush Mion (1891-1957) Rok Daberdakun, Ismail Hidrin. Vitet 60 sollen edhe skenografet e pare profesionisre si Agim Zajmi, Hysen Devoli, Shaban Hysa etj.
Vitet ’90, ndikuan edhe nė fushėn e teatrit si ne nė organizimin e vet, edhe nė drejtim tė metodės sė shkrimit tė dramaturgjisė. U bene perpjekje nga autorė tė rinj per te sjelle nga dramaturgjia kontemporane botėrore edhe alternative tė reja apo rryma moderne teatrale si teatri absurd.Aktualish vihen re tendenca positive ne drejtim te reformimit organizativ dhe artistic te teatrit qe shpesh demtojne edhe traditen.Pavaresisht kesaj teartri tradicional klasik vazhdon te shafqet me sukses nga trupa e teartri kombetar dhe ato trupa te reja private
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

Historia e Teatrit Shqiptar Empty Re: Historia e Teatrit Shqiptar

Post by Arni-y Sat 12 Jun 2010, 07:53

Theatri nė pjesėn e Maqedhonisė sė sontme

Pjesa e Maqedhonisė sė sontme ose Emathjės sė lashtė Illyre, mban katėr theatra, me traditė mė tė vjetėr se 2500 vjet dhe Illyre. Kėtė e dėshmon vetė struktura e ndėrtimit tė tyre, qė ėshtė e ngjashme me tė gjitha theatrat Illyre nė Shqipėrinė dhe Greqinė e sontme. Por sot sllavishtfolėsit e Maqedhonisė i konsiderojnė si theatra tė periudhės Romake - ngase jemi tė lishtė dhe s'mundohemi ti bashkojmė kėto theatre nė njė rreth.
Kėto katėr theatre janė tė ndėrtuara pikėrsiht nė katėr qytete tė Dardhanisė.
Katėr theatret nė Emathnjė njihen si:
1. Skupi (Skupi ose Skopje-sllavisht)
2. Herakleja (Linkestid,Manastir ose Bitol-sllavisht)
3. Lihnidosi (Lihnid ose Ohėr-sllavisht)
4. Stobi (Bylazorė ose Veles-sllavisht)

1. Skupi
Supozohet se ėshtė i ndėrtuar nė gjysmėn e parė tė shekullit tė dyte tė erės sonė, diku nė vitin 125.
Edhe pse ky theatėr ėshtė vetėm 3km larg qendrė aktuale tė Skupit, ėshtė vend mė se i anashkaluar dhe mė pak i shfrytėzuar - ngase gjithėherė ka qėn teritorje shqiptare, a vendet shqiptare si gjithėmonė janė tė lėna pas dore nga sllavishtfolėsit nė ditėt e sontme.
Ėshtė theatri me i madh nė Emathjėn e lashtė dhe mė gjėrė. Mund tė zė rreth 9000 shikues. Ndėrtesa theatrale ėshtė 98m e gjatė dhe 15m e gjėrė, nėpėrmjet saj 3 korridore tė drejtojnė deri tek orhestrata i cili ka njė diametėr prej 15 metrash.
Ndėrtesa e theatrit dhe fasada e skenės kanė qėn shumė tė ēmueshme me zbukurime luksoze nga elemente arkitektonike tė mermertė.
Shtrihet nė anėn jugperėndimore tė 'kodrės sė lepurit' dhe ėshtė mbindėrtuar nė pjesėn mė tė madhe dominuese tė Skupit.
Ėshtė ndėrtuar sipas rregullave tė atėhershmearkitektonike dhe kushtuar me: ndėrtesė theatrale, skenė ose fazė, orkestėr dhe audiencė.

2. Herakleja
Theatri Herakleja shtrihet nė periferi jugore tė Linkestid. Pėrfaqėson diku rreth 50m lartėsi, me audiencė rreth 3000 shikues. Lėshohet nga njė kodėr nė skajin perėndimor tė fushės sė madhe, ku deri nė shalė mė tė ngushtė, vazhdon tė lidhet me kodra tė larta drejt malit Neol.
Rreth kėtij vendi tė njohur Illyr, sillet dhe rruga e sontme Ohėr-Manastir-Fllorinė.
Me arritjen e shkive karpatas nė trojet tona, vie deri tek shkatėrrimi i qytetit tonė tė bukur.
Diku rreth vitit 586, ndėrtohet kompleks manastiri, ku qytetit nga Linkestid i ndėrrohet emri nė Manastir.
Kohė pas kohe qytetin e kanė udhėhequr Illyrė nga Epiri dhe fis i Nikajve.

3. Lihnidosi
Theatri antik nė Lihnid (Ohėr) daton diku rreth shekullit tė 3-tė para erės sonė, deri nė shekullin e 3-tė tė erės sonė. Shtrihet nė rreth 4000m². Shembja pėrfundimtare e kėtij theatri ndodh diku nė gjysmėn e parė tė shekullit tė 5-tė me ardhjen e shkive me krishterizmin e tyre tė fortė, nė trojet tona.
Diku nė shekujt e para ishte destinuar pėr shfaqje theatrale, ndėrsa mė vonė shfaqen gjėra tjera. Nė periudhėn kur ka qėn nė funksion theatri klasik pėr shfaqje, ka pasur skenė nė formė tė gjysėmrrethit, me auditorium qė zinte diku rreth 5000 shikues dhe ndėrtesė theatrale. Edhe nė ulėset e kėtij theatri antik Illyr, janė gdhendur emrat e qytetarėve tė respektuar, ku njė ndėr to ishte dhe emri i Dionisit.
Gjatė asaj kohe nė truallin e Lihnidos, nė masė tė madhe, prezent ka qėn besimi. Njė ndėr figurat mė interesante, gjetur nė kėtė truall ėshtė perėndesha e 'fatit tė njeriut' - perėndesha Isis.

4. Stobi
Rreth fundit tė shekullit tė 2-tė dhe fillimit tė shekullit tė 3-tė, nė Stobi ka qėn ndėrtuar theatri antik Illyr, i cili ka qėn njė ndėr theatret mė tė mėdha dhe mė pėrfaqėsuese nė rrethin e Emathjės. Ka mundur tė mbledh diku rreth 7000-8000 shikues. Ulėset kanė qėn tė radhitura sipas emrave tė fiseve qe kanė jetuar nė Bylazorė.
Theatri ėshtė shfrytėzuar si Arenė deri me arritjen e shkive nė vend. Pastaj, nė fakt, fillon shkatėrrimi i tij me heqjen e blloqeve prej guri, pėr pėrdorim tė ndėrtesave tė tyre sllave. Menjėherė para theatrit, shkit ndėrtojnė bazilikėn e madhe Episkopale dhe mbulojnė me dhe tėrėsisht theatrin, qė sa mė shpejtė tė harrohet nga banorėt e vendit.
Arni-y
Arni-y

Shteti : Shkup i Emathisė sė Illyrisė
Postime : 222
Kyējet nė forum : 15653
Regjistruar mė : 2010-04-12
Profesioni : student: i Fakultetit tė Arteve Dramatike - aktrim

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum