Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NJĖ SHEMBULL I SHKĖLQYER I DASHURISĖ VĖLLAZĖRORE

2 posters

Go down

NJĖ SHEMBULL I SHKĖLQYER I DASHURISĖ VĖLLAZĖRORE Empty NJĖ SHEMBULL I SHKĖLQYER I DASHURISĖ VĖLLAZĖRORE

Post by Dode Progni Fri 21 May 2010, 22:51

NJĖ SHEMBUL I SHKĖLQYER I DASHURISĖ VĖLLAZĖRORE

Nga Dodė Progni (Operacioni i mbledhjes sė armėve nė Nikaj – Mertur)

Ishte 28 shtatori i vitit 1946. Nė Nikaj-Mertur kjo ishte njė datė e shenuar pasi festohej nata e Shemhillit. Ndėr shekuj nikajmerturesit e kan pritur me gėzim kėtė natė tė madhe. Me kėtė rast nepėr kullat malesore piqeshin feligjet nė hell,pihej vene e raki dhe jehonte kėnga me lahute e ēifteli. Si nje nga ditėt e festave mė tė rėndėsishme katolike kjo natė krijonte kudo atmosferė festive dhe gėzim. Mirpo,28 shtatori i vitit 1946 ishte mė i veēanti i tė gjitha kohėrave. Ai, u kthye nė njė nje ditė ankthi, frike e terrori pėr tė gjithė krahinėn .Qysh njė natė mė parė,krahina ishte rrethuar nga forca tė shumta ushtarake komuniste. Nė dhjetra pika ishin vendosur grupe njerėzish tė armatosur qė kontollonin ēdo kalimtar.Nė Nikaj-Mertur ish qit kushtrimi qė tė mblidheshin tė gjithė burrat e krahinės nga 16 deri nė 70 vjeē tek Kodra e Bek Selimit qė ish vendi i trdicional i kuvendeve tė fisit tė Nikajt. Aty ishte njė lendinė e gjelbėruar e cila nga ana jugprendimor, jo mė shumė se 2-3 qind metėr larg ishte komanda ushtarake e operacionit.Ndėrsa nė anėn lindore ajo pėrfundonte me njė rrepirė qė zbriste thikė deri nė breg tė lumit tė Zi, rreth 600-700 m.lartėsi. Edhe kjo fushėz qė rrethuar nga forca tė shumta tė armatosura. Njerėzit qė vinin nga fshatėra e dejtime tė ndryshėme, njė nga njė ose grypė grupe tė vogla, futeshin brenda atij rrthimi tė hekurt nga ku nuk guxonin tė dilnin mė pėr asnjė arėsye. Kurrė malėsorėt e kėsaj krahine nuk kishin pėrjetuar njė poshtėrim tė tillė. Ata ishin futur si nė njė vathė tė madhe rrethuar nga njrėz tė armatosur mė keq se tė ishin kafshe tė egra ose robėr luftė. Pasi qen grumbulluar tė gjithė burrat e krahinės reth 1000 tė tillė,e mori fjalėn komandanti i operacionit – major Musa Daci.Njė burr me trup mesatar me nje fytyr tė kuqremte e sy qė shprehnin urrejtje.Me njė tė folur jugor tė shpejt,tė shkurtėr dhe kercėnuese tha: “Ju kemi thirrur pėr tė dorėzuar armėt. Ne e dimė se shumica nga ju keni armė.Jo nga nje e dy,po nga tre e katėr copė. Emrat dhe numrin e armėve qė ka secili prej jush ne e kemi tė regjistruar prandaj tė mos pėrpiqet askush pėr t’i mbajtur tė fshehura. Dhe dijeni,- shtoi majori me mllef, - sot ėshtė dita jonė. Kemi ardhur tė marrim armėt me tė cilat ju na keni qelluat nė Qafne Kolēit.Tani e tutje ju nuk do tė keni mė armė nė duar,sepse ato do te perfundojne ne magazinat tona”. Vėrtėtė,nė nentorė tė vitit 1944,i gjithė Nikaj-Merturi i madhe e i vogėl,nėn thirrjen kushtrimtare: “Ooo Hiq kushtrim se ra komunizmi serb!” u kishin dal pėrballė forcave partizane tė Brig. VI S nė Qafen e Kolēit dhe tek lumi i Merturit,i kishin zbrapsur ato, dhe vetem pasi kjo brigatė mori nė pėrforcim Brig. e XXV S, tė dyja sė bashku, kishin arritur tė pushtojnė krahinėn. Tani forcat komuniste nėn pretekstin e mbledhjes sė armėve kishin vendosur tė hakmerreshin kundėr kėsaj popullsie “rrebele”. Pas kėtyre fjalėve kėrcėnuese nė logun e burrave ra heshtja. Malėsorėt gjėndeshin nė njė situat tepėr tė vėshtirė. U kėrkohej gjėja mė e shtrenjtė pėr ta, armėt.Armėt pėr malėsorėt kishin qenė nder dhe kult. Kurrė nuk i kishin dorzuar ato.As turkut,as shkaut,as italianit,as gjermanit as kerkujt,sepse ato kishin qenė garancia e ekzistencės sė tyre,pjesė e qenjes sė tyre.. Po, nė tė vertetė as shumė armė malėsorėt nuk kishin. Pjesa mė e madhe e tyre nuk kishte asnjė armė.Dihet se malėsori e ka siguruar armėn me shumė mundime.Shumkush ka shitur edhe kaun e kularit pėr tė blerė njė pushkė. Me njė fjalė,si ata qė i kishin,si ata qė nuk i kishin armėt gjendeshin pėrpara njė prove tepėr tė vėshtirė. Ndaj heshtja vazhdoi gjatė. Major Musai dhe ndihmesi i tij,ekzekutori Xhemal Selimi mezi po e duronin kėtė hėshtje,qė pėr ata “pėrkthehej” kundėrshtim. Armėėt! Bėrtiti majori. Dorzoni armėt se ndryshe do ta keni keq.Nuk keni nga ja mbani! Dhe me nje herė nxorri njė listė nga xhepi. Fetė Sadiku ! –thirri ai me zė tė larte.Ti ke tre pushkė prandaj kėrkojmė qė t’i dorzosh pa njė pa dy. Feta, njė nga burrat me te njohur tė krahinės,i njė familje nacionaliste qė kish nxjerr luftetare trima e prijes popullor brez pas brezi gjatė luftėrave pėr lrinė e pavarėsisne e Shqipėrisė, u ngrit nė kėmbė dhe tha: Pėr kėtė tokė dhe pėr kėtė qiell nuk kam asnjė armė o zotni komandant. Armėt! Armėt! Duam nė, jo fjalė e bėtime – gerthiti majori,dhe iu drejtua xhelatit Xhemal, qė e kishte diku pranė : “Xhemal! Merre me vete kėtė armik! “Xhemali,me njė hap tė shpejte iu drejtua Fetės,tė cilin e nxorri nga grumbulli dhe e vuri pėrpara tytės sė automatikut pėr ta dėrguar drejt rrėpirės. Sapo bėri 10 hapa majori thirri dhe njė herė me zė tė fuqishėm,Xhemal!! Pa i dhėnė kurrfar pėrgjigje, brenda disa sekondave Xhemali zbrazi njė krehėr automatiku mbi shpatullat e Fetės duke e lėnė tė shtrirė pėr tokė nė njė pėllg gjaku qė rrodhi pėr disa minuta. Sapo zbrazi automatikun,Xhemali e hoqi nga automatiku krehėrin,i futi njė tjetrėn,ndersa me tė boshatisurin filloi tė thyentė arra duke i shtypur mbi qyten e automatikut. Ashtu duke u pėrtypur dhe duke buzqeshur,u kthye tek majorit i cili thirri emrin e vellait tė Fetės,Adem Sadiku! Ja ku e ke vėllain tė vdekur.Nė se nuk don qe dhe ti te vdesėsh si ai,dorzo armėt! – i tha Majori. “Pasha njė Zot qė asht nė qiell, – tha Ademi, pėr tė gjitha armėt qė ka bota atij vllau nuk ja kisha marr shpirtin! Por aitij ja morėt shpirtin sepse nuk kemi asnjė armė more burra”. Majorit nuk i hyri asgjė nė vesh,por urdhėroi Xhemalin ta merrte dhe kėtė! Xhemali ashtu si Fetėn,e mori pėrpara,i vuri grykėn e automatikun midis shpatullave,dhe e nisi drejt rrėpirės. Ndryshe nga ē’kish vepruar me Fetėn,Ademin e dėrgoi deri tek rrėpira,dhe futi nė tatpjetėn e saj. Pasi trupi e tij u zhduk nga shikimi i grupit tė njerėzve tė tubuar,Xhemali zbrazi njė krehėr automatiku nė drejtim tė tij. Atje,Ademin e moren ca partizan,i lidhen duart dhe nga njė rrugicė e largėt e ngjiten tek posta pa rėnė nė sy tė njerėzve tė tubuar. Pėr sytė dhe gjykimin e tė tubuarve edhe Ademi ishte pushkatuar. Pasi u kthye Xhemali,majori qė mbante listėn nė dorė thirri: Ukė Ēuni! Uka u ngrit nė kėmbė dhe deklaroj se nuk kishte asnje armė. Dhe pėr kėt Majori urdhėroi Xhemalin qė ta merrte. Xhemali ashtu siē kish vepruar me Feten,e nxorri nga turma,e nisi pėrpara dhe diku prane kufomės sė Fetės zbrazi mbi krehėrin e automatikut duke e lene edhe kėtė pėrmbys nė pellgun e gjakut tė vet. Pas kėtij,majori thirri dhe ca emra tė tjerė,cilet nga qė nuk dorėzuan armėt,Xhemali i dėrgonte tek rrėpira dhe pasi zbrisnin pėr tė mos u dukur nga turma zbrazte “mbi ta” breshėritė e automatikut tė tij,dhe kthehej duke ngrėnė arra. Madje pasi kishte pushkatuar Dedė Mėhillin e Brashtės, mu nė sy tė turmės,kish nxjerr arrėn nga xhepi dhe e kishte thyer mbi kokėn e tė vrarit. Nė kėtė terror shnjerzorė qė po pėrjetonin tė tubuarit shumkush tha qė e kishte armėn dhe se do ta dorzonte njė orė e mėparė.Madje njėri prej pjesėmarrėsve,pasi ju kėrkua nje pistoletė tė cilėn nuk e kishte,u detyrua tė thoshte: “Po,e kam pistoletėn dhe nesėr do ua sjell nė komandėn partizane”. Pas mbarimit tė tubimit ai kish udhėtuar pėr tetė orė,ku kish marr pistoletėn e njė tė afėrmi qė e mbante tė fshehur,dhe sipas premtimit e kish dorwzuar tw nesėrmen. Kur ishi pushkatuar disa,madje dy prej tyre gjendeshin tė shtrirė shumė pran tubimet Major Musai thirri: Zef Mark Alinė nga Perajt,tė cilit ju kėrkuan dy armė. Pran Zefit gjendeshin dhe katėr vellezėrit e tij: Ali,Martin,Marash dhe Gjon Mark Gjonpalaj. Zefi deklaroi se ai,as vėllezėrit e tij nuk kishin asnjė armė. Por komunistėt nuk i besuan.I kėrkuan me insistim armėt dhe e kėrcėnuan,se,pėr ndryshe – siē than ata, vėllai i madh do tė pushkatohej. Pas thirrjes kėrcėnuese qė vėllai i madh, tė shkėputej nga turma pėr tė shkuar drejt cakut tė ekzekutimit,Zefi qė ishte i madhi, hodhi hapin pėr t’u nisur drejt vdekjes. Por qysh nė hapin e parė u dėgjua thirrja befasuese e vėllait tė tij, Ali Marku i cili ish ngritur nė kėmbė,nė mesin e atij tubimi burrash, dhe me zė tė lart e tė vendosur thėrriste: “Ai nuk ėshtė vėllai i madh.I madhi jam unė,prandaj mė takon mua tė shkoj atje ku po urdhėroni tė shkojmė”.- dhe u nisėn drejt cakut tė vdekjes. Papritmas u dėgjua zėri i vėllait tjetėr Marash Marku i cili tha pa ju dridh ēerpiku: “Asnjėri prej tyre nuk ėshtė i madhi. I madhi jam unė,prandaj mua mė takon tė pushkatohem”. Zefi vazhdonte tė kundėrshtonte deklarimet e vėllezėrve dhe me shpejtėsi po i afrohej cakut tė vdekjes.Pas kėtij debati midis vėlezėrish e midis trimash tė vėrtetė qė zgjati disa minuta dhe i habiti tė gjithė pjesėmarrėsit,ku secili prej vėllezėrvė ishte i gatshėm tė jepte jėtėn pėr tė shpėtuar jėtėn e vėllait tė tij , Zef Marku , kėmbėngulės arriti i pari tėk “gijotina” dhe sapo hyri poshtė rrėpirės xhelati Xhemal Selimi si zakonisht zbrazi “mbi tė” krehėrin e automatikut. Nė tė vėrtetė Zefi dhe tė gjith ata qė ishin “pushkatuar” tek rrėpira kishin shpėtuar,dhe tė nėsėrmėn u lan tė lirė tė shkonin nepėr shtėpitė e tyrė. Kėshtu mbaroi operacioni i dorzimit tė armėve nė Nikaj-Mėrturė. Ai mbeti nė kujtesėn e malėsorėve,pėr tė mos u harruar kurrė,,jo vetėm pė terrorin e egėr komunist,qė u ushtrua,po dhe pėr atė akt tė pa shembullt, ku u demostrua me tė gjithė madhėshtinė e vet burrėria,trimėria dhe dashuria vėllazėrore.
Dode Progni
Dode Progni

Shteti : Tirane
Postime : 78
Kyējet nė forum : 15550
Regjistruar mė : 2010-04-09
Profesioni : Historian-Pension

Back to top Go down

NJĖ SHEMBULL I SHKĖLQYER I DASHURISĖ VĖLLAZĖRORE Empty Re: NJĖ SHEMBULL I SHKĖLQYER I DASHURISĖ VĖLLAZĖRORE

Post by Jeta Love Sun 03 Oct 2010, 22:45

Te lumshin duart o Dodė Progni ti je krenarija e Nikaj Merturit.

Edhe sot thuhet se "kalaja rozafes u ngrit mbi trupin e 1 gruaje viktim e pa besis vellazrore, ndersa burrat e Perajve qimentuan themelet e beses dhe te dashuris vellazrore" rast i rral dhe unikal, Zoti e bekoft Nikaj Merturin dhe nikaj merturasit ku do qe jan.
Jeta Love
Jeta Love

Postime : 199
Kyējet nė forum : 15169
Regjistruar mė : 2010-08-14

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum