Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LIDHJA E PEJĖS ( BESA - BESĖ )

2 posters

Go down

LIDHJA E PEJĖS ( BESA - BESĖ ) Empty LIDHJA E PEJĖS ( BESA - BESĖ )

Post by Dode Progni Mon 28 Jun 2010, 18:42

LIDHJA E PEJĖS ( BESA – BESĖ )

Me 1 janar 1898 shoqėritė patriotike nė mergim, ”Komiteti i Stambollit”, shoqėria “Dituria” e Bukureshtit,”Vėllazėria shqiptare” nė Egjypt, shoqėria “Dėshirė” nė Sofje dhe “Shoqėria kombėtare shqiptare” e arbėreshve tė Italisė,botuan njė memorandum tė pėrbashkėt me titullin: “Nė emėr tė popullit shqiptar”,qė i drejtohej qeverisė sė Sulltanit dhe Fuqive tė Mėdha. Nė memorandum flitej pėr politikėn e shteteve fqinjė ndaj Shqipėrisė dhe pėr politikėn e verbėr dhe armiqėsore tė Portės sė Lartė qė kishte lejuar grekėt, serbėt e bullgarėt tė hapnin kisha e shkolla nė vilajetet shqiptare dhe u kishte bėrė atyre lėshime tė njėpasnjėshme nė kurriz tė shqiptarve. Nga ana tjetėr,po me atė ashpėrsi ato dėnonin edhe synimet shoviniste tė qeverisė serbe,bullgare e greke ndaj Shqipėrisė,tė cilat nuk kishin hequr dorė nga politika e tyre tradicionale antishqiptare. “Nė se grekėrit,bullgarėt,serbėt, malazezėt thonė se janė vėllezėrit tanė,mirė se tė vinė; ne si vėllezėr,do t’i presim,por me kusht qė secili tė jetė zot nė shtėpinė e tij. Ne nuk kemi asnjė pretendim mbi tokat e tyre; ne duam qė Shqipėria tė jetė pėr shqiptarėt.” Thirrja u kėrkonte Fuqive tė Mėdha qė tė bėnin tė respektohej edhe pėr Shqipėrinė parimi i mosndėrhyrjes,qė “pėrbėn garancinė mė tė fuqishme pėr popujt nė zhvillimin progresiv tė aspiratave tė tyre deri nė realizimin e fateve tė veta.” Memorandumi parashtronte pastaj kėrkesat themelore tė lėvizjes kombėtare shqiptare. “Tė gjithė ne shqiptarėt,theksohej nė tė,kudo qė ndodhemi,brenda dhe jashtė atdheut dhe pavarėsisht nga besimet fetar, kėrkojmė nga Sulltan Abdyl Hamiti autonominė administrative tė tokave shqiptare,bashkimin e vilajeteve ku asht pėrfshirė atdheu ynė nė njė vilajet tė vetėm guvernator shqiptar” me gjuhė zyrtare gjuhėn shqipe me shkolla dhe kisha shqipe. Memorandumi i shoqėrive shqiptare tė mergimit ishte njė dokument i rėndėsishėm programatik qė pati ndikim si nė opinionin publik evropian ashtu edhe nė Shqipėri ku nė mėnyrė tė fshehtė,vazhdonte propoganda e ideve kombėtare dhe autonomisė sė Shqipėrisė. Nė tė vertetė periudha e rėnjes sė lėvizjes si rrjedhim i masave shtypėse tė Portės nuk vazhdoi gjatė; acarimi i ri i “ēeshtjes maqedone” nė fund tė vitit 1898 dhe nė fillim tė vitit 1899,krijoi pėrsėri njė gjendje tė nderė politike nė Ballkan dhe si rrjedhim edhe nė Shqipėri. Nė kėtė ndikoi gjithashtu qėndrimi i Fuqive tė Mėdha,tė cilat nė janar tė vitit 1899 bėnė traktativa pėr njė ndėrhyrje kolektive pranė Portės sė Lartė duke kėrkuar zbatimin e reformave nė Maqedoni pėr tė ndaluar kryengritjen nė kėtė zonė. Si pasoj,rifilluan me njė vrull tė madh pėrpjekjet e patriotėve shqiptarė pėr bashkimin e gjithė popullit dhe pėr krijimin e njė lidhje tė re qė do ta udhėhiqte atė nė luftėn kundėr armiqve. Frut i kėtyre pėrpjekjeve ishte formimi i Lidhjes sė Pejės nė janar tė vitit 1899. Me 23 – 29 janar 1899 zhvilloi punimet nė Pejė njė mbledhje e gjėrė ku morėn pjesė rreth 500 vetė,pėrfaqėsues tė parisė dhe tė popullsisė sė vilajetit tė Kosovės. Kėtu u shpall formimi i Lidhjes sė re shqiptare,sipas shembullit tė asaj tė Lidhjes sė Prizrenit tė vitit 1878,qė u quajt Lidhja e Pejės ose Besa-Besė. Nė krye tė Lidhjes shqiptare u vu Haxhi Mulla Zeka. Ky ish lindur nė Shoshan tė Malėsisė sė Gjakovės me 20 dhjetor1832 .Qe ne moshen 5 vjeēe ishte ēvendosur familjarisht ne Pejė ku mori arsimin fillestar pėr tė vazhduar mė lart nė Gjakovė. Pasi kreu arsimin nė Gjakovė u punėsue si mesues nė shkollat fetare islame tė kohės,dhe si sekretar e llogaritar pranė familjes Sheremeti nė Pejė. Puna pranė kėsaj familje aristokratike tė kohės si dhe zgjuarsia e tij i dhan mundėsi tė shendosh pozitat e tij ekonomike duke ble toka nė Pejė e ma gjėre.Ndertoi shtėpi e ngriti bizneset e tij si dyqane mullinjė etj,Tė gjitha kėto i mundėsuan shkeputjen nga familja Sheremeti pėr t’u bėrė nji nga figurat mė tė njohura si pėr nga ana ekonomike dhe ajo politike. Duke patur pozita tė tilla, formim kulturor si dhe njė edukim familjare patriotik ai shpejt do tė kuptonte gjėndjen e vėshtirė tė popullit shqiptare dhe do tė bėhej njė me hallet dhe problemin e tij.Haxhi Zeka do tė aktivizohej qė pėrpara Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė disa kuvende dhe aksione patriotike gjatė tė cilave do te shquhej si njė luftėtar dhe prijės nė veprimtaritė kombėtare.Kėto bėnė qė nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit tė ishte njėri nga organizatorėt dhe figurat mė tė njohura tė saj. Njė rol mjaft tė rėndėsishėm dhe kontribut tė jashtėzakonshėm do jepte Haxhi Zeka nė luftėn qė bėri Lidhja pėr mbrojtjen e Plaves dhe tė Gucisė. Nė kėtė rast ai vuri tė gjithė pasurine e tij nė funksion tė mbajtjes sė ushtrise sė bardhe, siē quhej ushtria e Lidhjes pėr shkak tė veshjes dhe plisave tė bardhė qė mbanin shqiptarėt. Duke qenė figure kyēe e Lidhjes sė Prizrenit ai do tė mbetej besnik i ideve tė saj dhe pasi ajo do te shtypej me 1881. Shprehje e kėsaj besnikėrie ėshte organizimi dhe drejtimi i Lidhjes sė Pejės Besa – Besė,si dhe gjithė veprimtaria patriotike qė zhvilloi deri me vrasjen e tij nga dora gjakatare serbe me 21 shkurt 1902. Haxhi Zeka dhe pėrkrahėsit e tij u pėrpoqėn qysh nė fillim t’i jepnin Lidhjes sė Pejės njė karakter tė pėrgjithshėm shqiptar,tė bashkonin nė tė,tė gjithė shqiptarėt pa dallim feje dhe krahine. Lidhja konsideronte si detyrėn e vet luftėn kundėr synimeve pushtuese tė shteteve tė huaja dhe nė rradhė tė parė tė atyre fqinjė ndaj Shqipėrisė, mbrojtjen e tėrėsisė tokėsore tė atdheut. Kjo shprehte gadishmėrinė pėr tė mobilizuar gjithė popullin nė rast tė njė sulmi mbi tokat shqiptare tė pėrfshira nė teritorin e Maqedonisė. Duke shtruar me tė drejtė kėtė detyrė Lidhja e Pejės la disi mė njė anė kėrkesėn themelore tė lėvizjes kombėtare shqiptare,luftėn pėr autonominė e Shqipėrisė,e cila, sikurse edhe nė kohėn e Lidhjes sė Prizrenit, pėrbėntė detyrėn kryesore dhe mjetin mė tė mirė pėr tė siguruar edhe tėrėsinė teritoriale tė Shqipėrisė. Megjithatė,qysh nė mbledhjen e parė tė Lidhjes sė Pejės u shfaqėn kontradikta midis shqiptarve dhe sunduesve osmanė. Vetė organizimi i Lidhjes si nje institucion shqiptar me komitetet e pajtimit dhe tė sigurimit qė do tė krijoheshin nė qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė ishte njė shfaqje e synimeve tė shqiptarėve pėr tė organizuar dhe pėr tė realizuar vetė bashkimin dhe mbrojtjen e atdheut. Rėndėsi tė veēantė kishte pėrpjekja e Lidhjes pėr tė krijuar ushtrinė e saj tė pėrbėrė nga mė shumė se 15 mijė vullnetarė. Po kėshtu,nė vendimet e Pejės u shfaq tendenca pėr tė pėrqendruar nė duart e shqiptarėve dhe tė komiteteve qė do tė krijoheshin kompetenca tė tilla tė organeve lokale qeveritare si lufta kundėr hakmarrjes,pajtimi i gjaqeve, sigurimi i qetėsisė publike,dėnimi i atyre qė do tė kryenin veprime dhune mbi qytetarėt e Shqipėrisė duke pėrfshirė kėtu edhe nėpunėsit turq. U vendos tė shpallej besa pėr njė vit dhe tė dėnohej ēdo veprim qė ishte nė kundėrshtim me tė,si armiqėsitė,hakmarrjet,grindjet qė e pėrēanin dhe e pengonin popullin shqiptar tė luftonte me sukses kundėr armiqve. Nė vendimet qė mori mbledhja e Pejės,nė janar 1899,kėrkohej qė tė formoheshin besėlidhjet nė tė gjitha vilajetet shqiptare. Por pėrpjekjet e forcave patriotike tė kryesuara nga Haxhi Mulla Zeka pėr tė shėndrruar Lidhjen nė njė institucion tė pėrgjithshėm shqiptarė me kėrkesat e veta kombėtare hasi nė kundėrshtimin e Portės sė Lartė.Ajo nxorri njė varg urdhėrash pėr t’i ēarmatosur shqiptarėt,pėr tė ndaluar zgjerimin e mėtejshėm tė Lidhjes dhe pėr ta shtypur atė. Por qėndresa e shqiptarve bėri qė tė dėshtojnė pėrpjekjet e para tė Portės sė Lartė pėr tė shtypur Lidhjen. Nė fund tė shkurtit 1899 u mbajt mbledhja e Prizrenit,ku patriotėt shpallėn bashkimin e sanxhakut tė Prizrenit me Besėlidhjen e Pejės,aprovuan vendimet e shpallura nė Pejė dhe kėrkuan qė tė thirret njė kuvend i pėrgjithshėm shqiptar. Nė fillim tė marsit 1899 forcat patriotike tė lėvizjes kombėtare mundėn tė thyejn qėndresėn e disa krerėve feudal turkoman tė Shkodrės qė kundėrshtonin Lidhjen;popullsia e qytetit u bashkua me vendimet e Pejės,shpalli Besėlidhjen dhe formoi komitetin e sigurimit. Ndikimi i Lidhjes u pėrhap gjithashtu nė Shqipėrinė e Mesme,nė Sanxhakun e Dibrės,nė Ohėr,Starovė dhe nė Elbasan. Megjith urdhėrat e Sulltanit dhe pėrpjekjet e valiut tė Manastirit pėr tė penguar zgjerimin e besėlidhjeve,nė Dibėr me thirrjen e patriotėve shqiptarė u zhvillua nė fund tė shkurtit njė mbledhje e gjerė e pėrfaqėsuesve tė popullsisė sė qytetit e tė malėsive pėr rreth ku morėn pjesė rreth 1000 veta. Mbledhja aprovoi vendimet e Pejės.Nė mbledhjen e Dibrės u shprehėn edhe mė qartė synimet e popullit shqiptar pėr t’u bashkuar nėn drejtimin e Lidhjes sė Pejės pėr mbrojtjen e tė drejtave tė veta. Kjo u duk sidomos nė veprimtarinė e komitetit qė doli nga mbledhja, i cili vazhdoi diskutimet e tij tė fshehta dhe pas mbylles sė saj. Komiteti i Dibrės diskutoi dhe vendosi pėr njė varg ēeshtjesh tė rėndėsishme tė lėvizjes kombėtare shqiptare,siē ishin,ēeshtja e bashkimit tė tė gjithė shqiptarve pa dallim feje, trajtimi i barabartė i shqiptarėve myslimanė e tė krishterė,nevoja e lėvrimit dhe e ruajtjes sė gjuhės shqipe,ēelja e shkollave shqipe dhe sigurimi i mjeteve shkollore. Me qellim qė besa tė pėrhapej edhe nė qytetet tjera tė Shqipėrisė vendimet e Dibrės ju njoftuan krahinave mė tė afėrta me Dibrėn si Elbasanit,Tiranės,Starovės,Korēės,Beratit,Ohrit,Manastirit,Kėrēovės etj. qė i aprovuan ato. Lidhja e Pejės kishte hyrė kėshtu nė rrugėn e shėndrrimit tė saj nė njė organizatė tė pėrgjithshme. Qysh nė formimin e saj Lidhja e Pejės gjeti pėrkrahjen e rretheve patriotike shqiptare jashtė atdheut,tė cilėt nepėrmjet artikujve tė botuar nė shtyp dhe thirrjeve drejtuar popullit,propogandonin idenė e bashkimit tė shqiptarėve nėn drejtimin e Lidhjes,tė shtrirjes sė veprimtarisė sė saj nė tė gjithė vendin dhe tė luftės pėr autonominė e Shqipėrisė. Me 30 maj tė vitit 1899 u shtyp nė formė broshure (nė gjuhen turke) thirrja “Rruga e Shpėtimit ėshtė nė Besa-Besėn”,qė u botua nė emėr tė njė komiteti shqiptar nė Bukuresht,pėr tė ndihmuar patriotėt shqiptarė qė tė forconin dhe tė zgjeronin Lidhjen e Pejės. Nė kėtė dokument formuloheshin kėrkesat e krijimit tė njė shteti tė veēantė shqiptar me organet e saj lokale dhe qendrore, me statusin e vet. Nė mars tė vitit 1899,kur Lidhja e Pejės vazhdonte tė shtrihej nė qytete tė tjera tė Shqipėrisė dhe po pregatitej njė mbledhje e pėrgjithėshme e pėrfaqėsuesve tė tė gjithė Shqipėrisė,u botua nė Bukuresht nga shoqėria “Dituria” pa emrin e autorit,vepra e Sami Frashėrit “Shqipėria ē’ka qenė ē’ėshtė e ēdo tė bėhet?” Nė kėtė vepėr S.Frashėri pėrcaktoi dhe argumentoi nė mėnyrė mė tė thellė rrugėn qė duhet tė ndiqte lėvizja kombėtare shqiptare dhe veēanarisht Lidhja e Pejės nė luftėn kundėr zgjedhės otomane.Ai e konsideronte Lidhjen e Pejės njė ngjarje tė rėndėsishme nė lėvizjen kombėtare shqiptare dhe shprehte besimin e shpresėn se “kjo Lidhje,kjo mbledhje e kjo besė qė po bėhėt sot nė Shqipėri do tė jetė krejt’i shpėtimit tė Shqipėrisė.” Samiu vinte nė dukje gjithashtu domosdoshmėrinė e zgjerimit dhe tė shtrirjes sė Lidhjes nė tėrė Shqipėrinė pėr tė bashkuar nėn drejtimin e saj gjithė shqiptarėt pa dallim feje e krahine. “Mė parė se ēdo gjė – shkruante Samiu – shqiptarėt duhet tė lidhin njė besė tė madhe e tė pėrgjithshme nė mes tė tyre e tė bėjnė njė lidhje e njė bashkim,qė tė pushtojė tėrė Shqipėrinė.” “Nė qoftė se shqiptarėt,theksonte Samiu,do tė arrijnė tė lidhin njė besė tė fortė,e tė bashkuar nė njė lidhje, tė jenė si njė njeri i vetėm,kush i del kundėr atėherė Shqipėrisė e shqiptarve?” Njė muaj pas botimit tė veprės sė Samiut,nė prill 1899,u botua nė Bukuresht nė formė broshure nė emėr tė njė “shoqėriė qėndrore shqiptare” thirrja “Ujanallėm” (Tė zgjohemi) e shkruar nga Dervish Hima. Nė kėtė thirrje vlerėsohej si njė veprim me rėndėsi bashkimi i patriotėve shqiptar nė Lidhjen e Pejės dhe shpallja nga ata e Besa-Besės. Nė broshurėn “Tė zgjohemi” patriotėt shqiptarė bėnin thirrje popullit qė duke u bashkuar nė Lidhjen e re shqiptare,nė Besa-Besėn,tė krishterė e myslimanė,gegė e toskė,gjithė shqiptarėt e katėr vilajeteve tė kėrkonin nga qeveria e Sulltanit zbatimin e programit tė pėrgjithshėm tė lėvizjes kombėtarė shqiptare: ndryshimin e sistemit ekzistues tė qeverisjes sė Shqipėrisė; formimin e njė kėshilli tė pleqve qė do tė vihej nė krye tė vendit; zgjedhjen me shumicė votash nga njė kėshill ekzekutiv i valiut qė do tė ishte nė krye tė 4 vilajeteve tė bashkuara; emrimin nė Shqipėri vetėm tė nėpunėsve shqiptarė tė krishterė e myslimanė;barazi pėr tė gjithė shqiptarėt pa dallim feje;hapjen nė ēdo qytet tė Shqipėrisė tė shkollave shqipe;kryerjen e sherbimit ushtarak vetėm nė Shqipėri;pėrdorimi i tė ardhurave tė pėrgjithshme pėr pėrparimin e Shqipėrisė etj. Veprimtaria patriotike e kėsaj periudhe bėri qė tė pregatitej njė mbledhje e pėrgjithshme shqiptare nė pranverė tė vitit 1899. Vendimi pėr thirjen e kėsaj mbledhje qė ishte marr menjėherė pas themelimit tė Lidhjes gjeti pėrkrahje tė plotė nė besėlidhjet qė u formuan mė pastaj nė qytetet shqiptare. Nė prill-maj tė vitit 1899 kryetari i Lidhjes Haxhi Mulla Zeka,shpėrndau ftesat pėr kėtė mbledhje nė tė gjitha vilajetet shqiptare,tė Kosovės,Shkodrės,Manastirit dhe Janinės. Kjo mbledhje kishte pėr qellim zgjatjen e afatit tė Lidhjes,shtrirjen e saj nė tėrė Shqipėrinė dhe miratimin e programit kombėtar. Pėrfaqėsuesit mė tė pėrparuar tė forcave patriotike shqiptare qė merrnin pjesė nė Lidhjen e Pejės,gjatė ditėve tė pregatitjes sė mbledhjes sė pėrgjithshme,shtruan si qellim tė Lidhjes bashkimin e katėr vilajeteve shqiptare nė njė njėsi tė vetme administrative qė do tė pėrbėnte hapin e parė drejt autonomisė sė Shqipėrisė. Por kėto pėrpjekje tė Haxhi Zekės dhe tė patriotėve tė tjerė ndeshėn nė kundėrshtimin e hapėt tė qeverisė sė Sulltanit. E shqetėsuar pėrpara zgjerimit dhe thellimit tė Lidhjes sė Pejės,ajo ndaloi thirrjen e mbledhjes sė pėrgjithshme qė qe caktuar tė mbahej nė fund tė majit tė vitit 1899.. Porta e Lartė pėrqendroi gjithė vemendjen nė shtypjen me forcė tė lėvizjes kombėtare shqiptare. Ajo dėrgoi nė vilajetin e Kosovės 40 mijė ushtarė tė pajisur me artileri. Valiu,i shoqėruar nga dy batalione ushtarėsh shkoi nė Mitrovicė dhe nė Pejė ku shpėrthyen lėvizjet popullore. Ushtri tė tjera turke u dėrguan nė Dibėr ku populli kishte ngritur krye dhe kishte zbuar mytesarifin e vendit. Nė Shkup populli i armatosur rrethoi konakun e valiut dhe,pas njė lufte qė nuk zgjati shumė,e detyroi atė tė pranonte kėrkesat e tij dhe tė pushonte nga puna 12 funksionarė tė korruptuar turq tė vilajetit tė Kosovės. Nė tė njejtėn kohė Portės sėLartė vazhdonin t’i vinin nga Shqipėria kėrkesa dhe telegrame pėr vetėqeverisjen e vendit.Nė fund tė vitit 1899 gjendja nė Shqipėri u acarua edhe mė shumė; pati lėvizje tė reja nė Pejė ku populli kėrkoi uljen e taksave dhe shkolla shqipe,nė Prizren,nė Prishtinė e nė Shkup ku shqiptarėt kėrkuan nga qeveria e Sulltanit heqjen e valiut tė Kosovės,Hafiz Pashės dhe tė nėpunėsve turq si dhe zėvendėsimin e tyre me shqiptarė. Sulltani dėrgoi nė Shkup njė komision shtetėror pėr tė bėrė hetime dhe pėr t’u marr vesh me udhėheqės tė lėvizjes sė Kosovės. Konfliktet e shqiptarve me autoritetet turke vazhduan edhe gjatė vitit 1900. Nė pranverė tė kėtij viti shpėrthyen pėrsėri konflikte tė armatosura nė Gjilan dhe trubullira nė Shkup,Ferizaj,Mitrovicė,Mat,Dibėr e nė vende tė tjera tė vilajeteve tė Kosovės dhe tė Manastirit. Nė ato ditė Haxhi Mulla Zeka bėri njė pėrpjekje tė re pėr tė mbajtur njė kuvend tjetėr shqiptar,ku tė kėrkohej autonomia e Shqipėrisė.Pėr kėtė,qysh nė mars tė vitit 1900 ai vizitoi Prishtinėn, Prizrenin dhe Dibrėn.Por kėto orvatje nuk u kurorėzuan me sukses.Lėvizja pėr autonominė e Shqipėrisė filloi dalėngadalė tė bjerė. Mungesa e njė organizimi pėr gjithė vendin dhe i bashkėveprimit tė veprimeve antiturke i dha dorė qeverisė sė Stambollit,e cila krahas forcave ushtarake pėrdori me sukses edhe politikėn e lėshimeve tė pjesėshme pėr tė bėrė pėr vetė disa krerė tė lėvizjes. Megjithse u shtyp,Lidhja e Pejės la mbresa tė thella nė ndėrgjegjen e popullit shqiptar,ajo mbeti njėra nga ngjarjet e rėndėsishme tė historisė sė tij. Pėrvoja e saj u sherbeu pėrpjekjeve tė reja pėr tė organizuar luftėn e armatosur kundėr sunduesve osmanė pėr ēlirim kombėtar.
Dode Progni
Dode Progni

Shteti : Tirane
Postime : 78
Kyējet nė forum : 15655
Regjistruar mė : 2010-04-09
Profesioni : Historian-Pension

Back to top Go down

LIDHJA E PEJĖS ( BESA - BESĖ ) Empty Re: LIDHJA E PEJĖS ( BESA - BESĖ )

Post by Naki Tue 29 Jun 2010, 23:06

Tė luamshin duart Z. Dedė Progni me shkrimet qe po sjell pėr brezat e ri. Mė lejo tė shtoj dhe unė njė copėz shkrimi edhe pse tė gjitha i ke pėrfshirė ti.
Duke qenė se rreziku i copėtimit tė tokave shqiptare po rritej dhe kėrkesat pėr autonomi nuk po merreshin parasysh, rrethet patriotike shqiptare shtruan si detyrė krijimin e njė organizate tė re, si ajo e Lidhjes sė Prizrenit, qė tė pėrfshinte tė gjithė vendin dhe tė vihej nė krye tė Lėvizjes Kombėtare. Pėrpjekjet e para filluan qė nė vjeshtėn e vitit 1896. Nė krye tė kėsaj tė kėsaj nisme u vu Haxhi Zeka, njė nga udhėheqėsit mė tė shquar tė Lėvizjes Kombėtare nė vilajetin e Kosovės dhe nė mbarė Shqipėrinė. Atdhetarėt shqiptarė, tė udhėhequr nga Haxhi Zeka, arritėn qė nė shkurt - mars 1897 tė hidhnin themelet e njė lidhjeje tė re ose, siē quhej nė dokumentet e asaj kohe, Besėlidhjes Shqiptare (nė njė mbledhje qė u organizua nė Gjakovė). Nė nėntor 1897 u organizua njė mbledhje tjetėr nė Pejė, ku morėn pjesė 500 pėrfaqėsues tė popullsisė sė Kosovės. Mirėpo Porta e Lartė, e cila e kuptoi rrezikun qė mund t’i vinte nga njė lėvizje e organizuar shqiptare (e cila edhe kishte program kombėtar), mori masa tė rrepta pėr shpėrndarjen e Besėlidhjes.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25624
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum