Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bekim Fehmiu, mit dhe realitet !

Go down

Bekim Fehmiu, mit dhe realitet ! Empty Bekim Fehmiu, mit dhe realitet !

Post by Naki Sat 31 Jul 2010, 21:45

Bekim Fehmiu, mit dhe realitet
Bekim Fehmiu, ėshtė njė emėr pa tė cilin nuk mund tė shkruhet historiografia e filmit shqiptar. Eshtė njė emėr i cili la gjurmėt e tij edhe nė historinė e filmit europian dhe atij amerikan.Ēuditėrisht, Bekim Fehmiu njė aktor me permasa botėrore, nuk i la pėrshtypje asnjė regjisorit shqiptar! Bekim Fehmiu la gjurmė tė pashlyeshme nė Holivud , aty ky mijėra e qindramijėra aktorė botėror ėndrrojnė tė luajnė, madje edhe njė rol episodik. Bekim Fehmiu qė me talentin e tij artistik, po e mahniste botėn e filmit botėror, nė mėnyrė indirekte iu pamundėsua tė kontribuonte nė vendin e tij.
Nė mėnyrė perfide dhe kurrė pa e refuzuar ia pamundėsonin tė ndihmonte nė kulturėn e vendit tė tij. Me metoda tė sofistikuara Bekimit ia pamundėsian tė kontrubuonte aty ku babain e tij qytetarėt tanė e kishin varrosur me flamurin kombėtar, me nderimet mė tė larta qė i bėhėn njė patrioti duke e pasur parasysh rrethanat dhe shtėrngesat policore serbe.Gjurmet e Bekim Fehmiut do t’i gjejmė nė Paris, nė qytetit e dritave dhe tė kultures europiane. Kėto gjurmė do na shpien nė shtėpitė mė tė njohura filmike italiane qė emri i Bekimit po skalitej nga mjeshtrit mė me renome tė regjisė pėr t’u mos shlyer kurrė. E Bekimi e shikonte varrin e babait ku eshtrave tė tij po i bėnė roje flamuri me tė cilin populli e kishte mbėshtjellur si amanet gjeneratave tė ardhshme se pėr flamur ēdo gjė sakrifikohet. E shikonte i heshtur, nė qetėsi, dhe sikur ndėrmend i sillej amaneti i tij. E Bekimi nė heshtje po i gėzohej suksesit qė po arrinte nė botė. Nė heshtje e pėrjetonte gėzimin dhe lumturinė. Nė heshtje e digjte dėshira ta ringjallte babain vetėm pėr njė ēast qė mė tė ta ndante kėnaqėsinė. T’i rrėfene pėr suksesin nė Holivud. Vetėm pėr njė ēast t’i tregonte babait ku kishte arritur biri i tij. T’i rrėfente pėr pengesat qė kishte hasur, pėr intrigat qė ia bėnin, pėr rrugėn e gjatė e tė mundimshme qė e kishte kapėrcyer ,dhe pas tė gjithave mėnxyrave suksesin e kishte arritur. Ah, sikur vetėm njė ēast tė ringjalles e ta shihte birin e tij qė bota ia kishte lakmi! E Bekimi pėrsėri zhytej nė thellėsinė e mendimeve sikur ende kishte pėr tė bėrė, ende amaneti i babait i sillej nė kokė. I zhytur nė botėn e vetė, nisej drejt Prishtinės. Dėshira e tij ishte qė tė arrinte sukses me njė film tė prodhuar nga shqiptaret. Momente ideale. Fama botėrore e Bekim Fehmiut cilitdo regjisor ia siguronte shitjen e filmit dhe njohjen ndėrkombėtare tė aktorėve e te ndonjė regjisori i cili kurrė nuk e pati kėtė fat.E Bekimi priste. Priste skenarist. Priste regjisorė. Priste oferta. Priste angazhim. Priti aq sa nuk duhej tė priste. Bekim Fehmiu priti kotė. E nė pritje kritiket e njohur botėror veē tjerash shkruanin: “Poashtu mund tė shkruajmė faqe tė tėra, qė tė flasim pėr lojėn e shkėlqyeshme tė Bekim Fehmiut, nė rolin e Uliksit, njė aktor qė pak ėshtė parė nė film. Do tė jam i lumtur tė ju ftoj, ta shikonit serinė televizive pėr tė zbuluar serinė mė tė mirė televizive qė kurrė nuk ėshtė realizuar gjė mė tani” (Mario Guguére).
Krenoheshim me famėn e Bekim Fehmiut Sa tė ēuditshėm, e sa objektivė janė kritiket botėror?! Nė superlativ flasin pėr lojė tė mrekullueshme tė Bekim Fehmiut, e dikund nė botėn e artit tė njė province heshtin pendat, por nuk heshtte populli. Me famėn e Bekim Fehmiut, krenohej ēdo shqiptar, por jo edhe disa penda tė asaj kohe. Sa shumė populli kishte simpati dhe e adhuronte aktorin e vetė do ishte mirė sikur ndonjė gazetar tė interesohej nė statistikat e Kosovės, t’i numėronte e shenonte se, sa djali ato vite u pagėzua me emrin BEKIM? Bekim Fehmiu ishte sinjifikim i suksesit edhepse nė njė shtet ku rėndonte robėria. Bekim Fehmiu ishte sinjifikim i bukurisė, i forcės, dhe i talentit pėr ēdo shqiptar kudo qė jetonte. Bekimi ishte sinjifikim edhe i krenarisė sepse secili shqiptar mburrej qė ishte shqiptar. Bekim Fehmiu ia ktheji dinjitetin shqiptarit qė deri aso kohe ishin mesuar tjerėt tė na trajtonin vetėm pėr punė tė ėrnda fizike dhe sharraxhinj. E Bekim Fehmiu priste ofertėn e njė roli jetėsor, qė pėrmes emrit tė tij tė ndihmonte nė radhė tė parė vendin e tij e pastaj filmin shqiptar. Nė pritje ai akumulonte role nė arenėn mė tė vėshtirė botėrore nė Ēineēita (Itali), nė Paramount, studion mė tė madhe tė Holivud , nė Paris duke luajtur pėrkrah aktorėve gjigant tė filmit holivudian dhe evropian. Bekim Fehmiu me shpejtėsi tė rrufeshme po e rriste famėn e tij si aktor i denjė dhe shumė i talentuar aq sa mahniste kritiket dhe shikuesit botėror. Bekimi u shndėrruar nė mit pėr miliona e miliona spektatorė tė botės, i cili mit, herė pas here po ecte rrugėve tė Prishtinės jo si legjendė e gjallė, jo si njė njeri mitik por me ecjen e tij u shkri me masėn e popullit sepse kjo ishte dėshira e tij e zjarrtė. Populli ynė qė aso kohe ishte mėsuar ta shihte Xhon Vejnin nė filmat kauboj tani biri i kėtij populli kishte filluar tė luante edhe nė filmat kauboj, me aktorėt me tė cilėt kishte luajtur Xhon Vejni. Kishte pėrfunduar filmin “Kalimi nėpėr shpellėn e djallit” 1971, dhe pas pushimeve dėshironte tė ndjente kėnaqėsinė dhe lumturinė ta ndante me popullin vet. Ecja e tij rrugėve tė Prishtinės, e mahniste popullin, sepse nėpėr kėto rrugė me baltė e gropa po ecte Bekim Fehmiu, miti qė kishte luajtuar filma njėlloji si Xhon Vejni, kishte luajturme yjet mė prestigjioz botėror me Ava Gardner, Ornella Muti....
Pritja e gjatė dhe zhgėnjimi Shqiptaret, kur e shihnin Bekim Fehmiun, ndjenin befasi por edhe krenari. E Bekimi priste oferta dhe pėrsėri kthehej nė arenėn e konkurencės botėrore qė tė luante nė filmin “Liberté, mon amour!” 1973, bashkė me Klaudia Kardinale. Sa mė shumė qė luante aq mė shumė Bekim Fehmiut i rritej fama botėrore e pas tij vraponin skenaristėt duke i ofruar skenare nga mė tė ndryshmet qė nė filmin e tyre tė ardhshėm ta venin emrin e Bekim Fehmiut, qė ishte sigurim i suksesit. Nė kėrkim tė shtimit tė emrit tė Bekim Fehmiu pėr film tė tyre ishin edhe regjisorėt e panjohur pėr t’u bėrė tė njohur, e tė njohurit pėr ta siguruar vazhdimėsinė e punės sė tyre. Kėshtu Bekim Fehmiu do luan nė filmin “Black Sunday, it could bi tomorow” 1977. (E diela e zezė”) me regji tė John Frenkeinhemer nder regjisoret mė tė njohur tė Holivudit, sipas skenarit Thomas Harris. Pas ēdo filmi qė e pėrfundonte, fama e Bekim Fehmiut rritej pėr tė mos zbritur kurrė. Kjo ishte njė tregues se Bekimi kishte arritur majat mė tė larta botėrore tė filmit. E Bekim Fehmiun e digjte dėshira dhe zjarri i vendit tė tij dhe sikur nė ėndėrrė diēka po e nxiste qė t’i ndihmonte filmit shqiptar. Nuk ishte pasioni ai qė e cyste, por ishin fjalėt e babait, qė po prehej nėn roje tė flamurit dhe sikur nga ato cepa tė grisur po ia percillnin amanetin e pathėnė pėr sė gjalli qė atdheut t’i ndihmonte. Bekim Fehmiu nuk dinte nė ishte ėndėrrė se pėrpiqej t’i kapte fjalėt qė i vinin tinėzisht nė thellėsi tė shpirtit. Vraponte pas tyre e ato largoheshin e pastaj pėrseri i ktheheshin. Bekimi nuk e dinte nėse i vinin nga thellėsia e varrit tė babait apo nga thellėsia e shpirtit tė tij, sepse ato vinin tinėzisht tė thekshme e tė frikėsuara nga njerėzit e skenave tė errėta, qė i pėrcillnin edhe ėndrrat, edhe sukseset, edhe dėshirat... Nuk e dinte nėse ishin fjalė luetje apo vajtimi?! Ishin kėrkesė apo dėshirė?! Ishte ėndrrė apo realitet. Ne Kosovė ēdo gjė iu kishte bėrė konfuz njeriut mė tė madh tė filmit qė kishte lind ky popull. Njeriut qė ishte bėrė simbol i tėrė popullit e veēanėrisht i djelmoshave tė bukur shqiptar, tė cilėt filluan tė luanin teatėr edhe nė rrugė, edhe nė shkollė , edhe nė punė ... Bekimi po priste, priti dhe dhe kėto ditė mė i zhgėnjyer se kurrė mė heret nė jetėn e tij me lot nė sy deklaroi se po tėrhiqej nga bota e filmit. Po tėrhiqej nga pritja e kotė e njė oferte serioze. Po tėrhiqej nga bota ku nė vend tė vlerave ngritėn antivlerat. Bekimi nuk e tha kėtė sepse ėshtė aq i madh sa nuk e bėnė ballė tė pranojė njė gjė tė tillė. Nuk e tha kėtė sepse ende respekton amanetin e babait dhe falmurit kombėtar, qė ende nė varr po i bėnė roje e nga cepat e grisur e tė pėrbaltur pėrmes erėrave ia percjellin amanetin- kurrė mos hiē dorė nga populli. Bekimi ėshtė i vetėdijshem siē janė tė vetėdijshem ēdo regjisor se pėr aktorin nuk ekziston mosha, dhe ai nė ēfardo moshe mundet tė luajė. Aktori edhe tė jetė nė karrigė lėvizėsse ka mundėsi tė luajė. Por, i lodhur nga pritjet e kota, mė nė fund jep deklaratė se po tėrhiqet nga bota e filmit. Ai mund tė tėrhiqėt por kritika e mirėfilltė e filmit tonė nuk do do tė lejojė qė emmri i tij tė shuhet. Nese sot ka tendenca pėr ngecje, neser do te lindin gjenerata te reja qė Bekimi pėr ata do mbetėt legjendė, e pėr ne njė legjendė qė patėm nderin tė pinim kafe me tė pėr t’iu dėshmuar fėmijėve tė fėmijėve se Bekimi ishte yni dhe i tėrė botės. Se Bekimi i takon miliona adhuruesve tė tjerė, shikojeni emrin e tij tė skalitur nė enciklopedi botėrore, nė libra tė ndryshme tė filmit botėror dhe nė “Dictionaire Visuel du Cinema Culte” (Fjalori Vizuel i Filmave Kult, janar 2007) Por, pėr Bekim Fehmiun nė internet nė gjuhen shqipe mund tė gjejmė vetėm artikuj informativė e aty - kėtu ndonjė artikull joprofesional. /Reshat Sahitaj
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25606
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Bekim Fehmiu, mit dhe realitet ! Empty Re: Bekim Fehmiu, mit dhe realitet !

Post by Naki Tue 08 Feb 2011, 00:39

I NDERUAR DHE I DASHUR BEKIM FEHMIU
Na thanė se ke vrarė veten. E pabesueshme! Ti Bekim nuk mund ta vrisje Bekim Fehmiun. Ai ishte i madh pėr tu vrarė. E deshe ti atė apo nuk e deshe, ai nuk ishte vetėm yti. Ishte edhe yni. Ti linde nė njė qytet tragjik, ku filloi njė luftė botėrore e disa tė tjera ballkanike. Ti linde nė njė kohė tė pakohė, kur shqiptarėt nuk kishin film, as ekran e as shtet tė konsoliduar. Linde me shumė lindje shqiptare. Ato ishin lindje plot dhembje, disa edhe tė pėrgjakshme. Ndaj u detyrove, njėsoj si Uliksi, tė rrugėtoje e shpėrnguleshe nga njėri qytet nė tjetrin: nga Sarajeva, Shkodra, Prizreni, Prishtina… Udhėtove nga njėra kulturė nė tjetrėn, nga njėri front nė tjetrin. Fole nė shumė gjuhė, e megjithatė disa nuk tė kuptuan.Ti zgjodhe tė jetosh nė njė skenė e vend tė turbullt. Kjo ishte beteja jote, nė tė cilėn ishe i gatshėm pėr sulme e plagė. Ti nuk zgjodhe skenarin e jetės sate. Atė ta shkroi e imponoi koha e gjeneratės sate.Jeta jote ishte plot shkėlqim e dallgė, guxim e frikė, sfida e fitore. I ngjan fatit tė shqiptarit. I ngjan historisė sonė. Si komb, ne pėrherė ishim nė luftė mbrojtėse, ashtu siē ishe ti. Gjatė historisė, ndonjėherė ne lidhėm edhe aleanca tė gabuara, mirėpo arritėm edhe shkėlqime nė civilizimin evropian. Megjithėkėtė, shpesh na bėnė fajtor. Ishim tė akuzuar, ishim tė abuzuar. Jo rrallė e zgjodhem tkurrjen si mbrojtje. Ti jetove nė Beograd, nė kryeqytetin e vuajtjeve shqiptare. Aty ku shqiptarėt i quajtėn “sharrėxhinj”, “njerėz me bisht”, “primitivė”… Nė qytetin ku shqiptarėt pėrherė ishin tė pėrbuzur e nėnēmuar. Aty ku shpesh u morėn vendime tė kobshme pėr shqiptarėt. Mirėpo ti dėshmove se ne nuk ishim njerėz me bishtė, por njerėz me njėqind shpirtra. Nuk ishim sharrėxhinj, por vetė sharra: ajo qė hapė udhė edhe aty ku nuk ka. U ngrite mbi urrejtjen e pėrbuzjen nė njė yll hollivudian. Na bėre tė ndihemi krenarė edhe atje ku sna njihnin ose ku sna donin. I munde pėrēmimet qė iu bėnė kombit tėnd. U tregove edhe armiqve tė kulturės sonė se shqiptarėt kanė talent dhe mund tė ngrihen edhe mbi kulturėn e tyre. U dėshmove atyre se ne kemi kulturė edhe pėr kulturėn e tyre. U bėre idol i tyre dhe yni.
Kritikėt e tu tė qortuan pse zgjodhe Beogradin si qytet tėndin akademik. Po ēzgjidhje tjetėr kishe? Ta studioje filmin nė Prishtinė, Gjakovė, Ferizaj?!… Kosova asokohe nuk kishte shkollė pėr ty. Ndoshta mund tė zgjidhje Tiranėn. Po tė zgjidhje Tiranėn, ska dyshim se rruga jote jetėsore do tė ishte tjetėr. Mirėpo asokohe Tirana ishte e ndaluar pėr ty e pėr ne. Madje, edhe kineastėt mė tė njohur tė Shqipėrisė nė ato vite shkolloheshin nė Rusi. Ndaj mbase Beogradin e pate njė udhė tė imponuar nga rrethanat nė tė ēilen jetove. Disa shtruan pyetjen e kundėrt: pse jo Beogradin? Ne kishim intelektualė tė shquar nė tė gjitha qendrat e Ballkanit. Nėse kishim njė Moisi nė Vjenė, njė Gjika nė Bukuresht, njė Luaras nė Sofje, njė Frashėr nė Selanik, pse tė mos kishim edhe njė Bekim nė Beograd? Nė atė qytet jetuan dikur, e jetojnė edhe sot, mė dhjetėra mijė shqiptarė. Nė Beograd u shkolluan edhe intelektualė tė shquar shqiptarė, si Anton Ēeta, Idriz Ajeti e deri te Mark Krasniqi. Beogradi gjendet nė Ballkan, e ky Ballkan u takon edhe shqiptarėve.Tė kritikuan pse nuk u shpėrngule. Pse nuk e lėshove Beogradin atėherė kur edhe intelektualė serbė u larguan nė shenjė proteste pėr politikėn e luftėn qė u udhėhoq e u drejtua nga ky qytet. Vendimi yt mbase ishte protesta jote. Apo lufta jote kundėr tkurrjes shqiptare. Nė tė kaluarėn ne u shpėrngulėm me mijėra nga Bujanovci, Nishi, Beogradi. Mjaft na shpėrngulėn! Ndoshta ėshtė koha tė rrimė e mbijmė aty ku duam pėr tė dėshmuar praninė tonė nė tė katėr anėt e Ballkanit. Gjithnjė dėshiruam tė tė shihnim nė njė film shqiptar, mirėpo kjo nuk ndodhi. Sigurisht qė nuk ishe kundėr filmit shqiptar, mirėpo ishe kundėr provincializmit primitiv shqiptar, i cili nganjėherė preku kulturėn tonė. Ne kishim heronj e role pėr ty, mirėpo nuk kishim filma pėr ty. Sepse ti ishe mė i madh se filmat qė bėnim. Kosova nuk mund tė tė ofronte atė qė nuk e kishte. Ndaj na kritikove e tė kritikuam. Donim tė tė shihnim tė pėrsosur, doje tė na shihje mė tė mirė. Kritikat, ngado qė erdhėn, nuk ta humbėn madhėshtinė. Ti mbete vigan nė artin tėnd e kulturėn tonė. Kosova nuk ka intelektualė pėr tė gjykuar apo hedhur.
Jeta jote ishte njė rrjetė sfidash. Ti rrėnove ose kapėrceve shumė mure. Vizitove Shqipėrinė nė njė kohė tė turbullt, kur tė tjerėt e kishin tė ndaluar. E theve kėshtu murin shqiptaro-shqiptar pėr tė dėshmuar burimin e gjakut tėnd. Shkove nė Francė dhe me suksesin tėnd nė Kanė theve murin filmik midis Evropės komuniste dhe Evropės perėndimore, tė cilat i kishte ndarė lufta e po i bashkonte arti. Mė vonė, me filmat tu theve edhe murin kulturor midis Evropės Lindore dhe Hollivudit. Edhe atje ishe shqiptar. Deshėn tė ta ndryshojnė emrin pėr shqiptim mė tė lehtė, ose qėllime komerciale, mirėpo ti nuk pranove. Emri yt kishte kuptim vetėm nė gjuhėn tėnde. Mbete Bekim Fehmiu nė ēdo ekran ku zure jetė. Ti hyre nė Hollivudin e Xhon Belushit nė kohėn kur akoma nuk dihej se edhe ai ishte shqiptar. Pas Elena Qiriqit ti ishe i pari emėr shqiptar nė dyert e Hollivudit.
Bekim, ti nuk e vrave Bekim Fehmiun. Nuk mund ta vrisje. Nuk kishe fuqi vrasėsi pėr tė vrarė Bekim Fehmiun. Dikush apo diēka vetėm u dha fund dhembjeve e vuajtjeve tė trupit tėnd. Shpirti yt gjallėron e inspiron.
Ty, apo trupin tėnd, e vrau koha e ligė, koha e dhunės, koha e kobit, tė cilėn e sollėn ata qė deshėn njė Ballkan tjetėr. Ty tė vrau dėshpėrimi, vetmia, zhgėnjimi, politika… Ty tė vranė ata qė plagosėn Evropėn, ata qė ngulfatėn Ballkanin, ata qė dogjėn Kosovėn, ata qė shpėrndanė vdekje nga Kroacia deri nė Kosovė. Ty tė vrau shovinizmi serb, primitivizmi Ballkanik, dhuna mbi humanizmin, urrejtja midis njerėzve. Ty tė vranė armiqtė e artit tėnd. Ata tė gjithė sė bashku nuk mund tė tė vrisnit me njė plumb, ndaj tė vranė me zymtėsinė, me errėsirėn e tmerrin qė krijuan rreth teje.
Ti besove se kultura ėshtė mbi politikėn, mirėpo politika shpesh e dhunoi kulturėn. Ti besove se arti ėshtė mbi ndasitė midis njerėzve, mirėpo njerėzit krijuan kufi gjaku. Ty tė vrau rrėnimi i kalasė sate tė paqes. Ty tė vrau lufta pa luftėtarė. Tė vrau paqja qė nuk ishte. Tė vrau koha e pakohė. Tė vranė… apo besojnė se tė kanė vrarė!
Ti jetove nė dy brigje qė nuk takoheshin dot, sepse urat rrėnoheshin ēdo ditė. I besove kohės nė tė cilėn jetove, mirėpo ajo tė zhgėnjeu ty dhe ne. Zgjodhe heshtjen si armė kundėr armiqve tė tu, zgjodhe izolimin si protestė, mbylljen si mburojė. Ishin kėto armė shumė njerėzore e tė civilizuara pėr armiqtė e tu primitivė.
Ti vendose ta bėje kėtė luftė i vetmuar. Megjithėkėtė ne ndihemi fajtorė: tė lamė tė vetmuar atėherė kur mė sė tepėrmi kishe nevojė pėr miq. Ne tė kishim ty nė ekran, mirėpo ti nuk na kishe pranė. Tė kėrkojmė ndjesė.
Ti e le Kosovėn si Uliksi Penelopėn pėr tė luftuar pėr artin tėnd. Kosova tė priti me vite. Po kthehesh nga Troja jote nė Kosovė hi e shpirt, yll e famė. Vdekja jote na kujton kohėn kur kolosė tė kulturės sonė vinin nė arkivole nga dheu i huaj.
Ti le porosi tė kremohesh. Ndoshta pse trupi yt ishte nė flakė prej vitesh. Ndaj varri yt nuk do tė jetė nė Beograd, as nė Prishtinė, nė Tiranė, as nė Holivud. Varri yt do tė jetė nė qiell, atje ku pushojnė yjet. Sepse ti ishe njė yll. Atje tė pret Aleksandėr Moisiu e emra tė tjerė shqiptarėsh tė bekuar. Nė historinė tonė nuk ėshtė hera e parė qė yjet shqiptarė lindin ose vdesin nė dhe tė huaj. E rėndėsishme ėshtė qe ata shkėlqejnė mbi tokėn e tyre. Ne jo rrallė u kemi dhėnė krijues e heronj edhe kulturave tė tjera, ashtu siē bėn bota e civilizuar.
Ti ishe njė shkollė e Moisive tė rinj. Familja jote ishte njė universitet shqiptar: tempulli i Ibrahim Fehmiut. Sot familja jote jemi tė gjithė adhuruesit e filmit tėnd.
Thanė se jetove 74 vjet. Themi se jetove mė mijėra vjet e do tė bėsh edhe shumė jetė tė tjera nė tė katėr anėt e botės, kudo qė do tė arrijnė filmat e tu. Prizreni tė dha djalėrinė, ti po i jep emrin: Bekimin.
Ti nuk po i kthehesh tokės sė Kosovės, ajo ka varre tepėr. Po i kthehesh qiellit tė Kosovės. Engjėjt dhe artistet jetojnė nė qiell. Prej sot ai qiell ka njė yll mė tepėr. Tė gjithė ata qė ėndėrrojnė Olimpin tėnd le tė shikojnė kah ai yll. Tė qoftė i kaltėr qielli i Kosovės! Qoftė e pafund bota e artit tėnd! Qoftė i ndritshėm ylli yt nė atė qiell!
Hys Shkreli
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25606
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum