Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Marrėveshja antikombėtare e Ahmet Zogut !

Go down

Marrėveshja antikombėtare e Ahmet Zogut ! Empty Marrėveshja antikombėtare e Ahmet Zogut !

Post by Naki Sat 31 Jul 2010, 23:06

Marrėveshja Nikolla Pashiē - Ahmet Zogu e gushtit 1924
Gjatė rrjedhave tė historisė sė njerėzimit dhe historisė sonė kombėtare njihen disa marrėveshje tė fshehta, tė cilat pėr publikun e gjerė janė marrė vesh pas shumė kohėsh. Njė prej marrėveshjeve tė fshehta me pasoja tė rėnda kombėtare pėr shqiptarėt ėshtė marrėveshja Pashiē-Ahmet Zog e lidhur nė gusht tė vitit 1924. Njoftimet publike pėr kėtė marrėveshje pa dhėnė detajat e saj, fillimisht u botuan nė faqet e shtypit tė diasporės shqiptare nė Gazetėn “Dielli”. Mė e shpejtė pėr tė siguruar tekstin e kėsaj marrėveshje u tregua pala italiane, e cila brenda njė kohe relativisht tė shkurtėr siguroi tekstin nė dy kopje. Kopjen e parė e siguroi atasheu ushtarak italian nė Beograd, nė nėntor tė vitit 1925 dhe tė dytėn e pėrcolli pėr nė Romė mė 9 janar 1926, i ngarkuari me punė nė Tiranė Tomas Asereto. Historiografia shqiptare megjithėse ka patur dieni kėtė marrėveshje, nuk e ka publikuar pėr ta bėrė prezente.
Pas viteve nėntėdhjetė, marrėveshja ėshtė botuar e plotė nga studiuesit Marenglen Verli dhe Shyqyri Hysi. Studiuesi Marenglen Verli (drejtor i HI), nė mars tė vitit 2007, prezantoi faktin nė punimin “Kosova, sfida shqiptare nė historinė e njė shekulli” (faqe 126-140 me titull “Rreth njė marrėveshje tė A.Zogut tė vitit 1924”). Po tė njėjtin fakt nė muajin shkurt, tė po atij viti, pedagogu i universitetit tė Gjirokastrės, Shyqyri Hysi, e botoi nė monografinė “Rauf Fico shtetar dhe diplomat i shquar” (faqe 74-78, me titull “Marrėveshja Pashiē-Ahmet Zogu e gushtit 1924”).
Dokumenti i zbuluar nga studiuesi Marenglen Verli ėshtė nė gjuhėn italiane, ndėrsa dokumenti i bėrė prezent nga Sh. Hysi, ėshtė nė gjuhėn shqipe. E pėrmendim kėtė fakt pėr tė theksuar prezencėn e dokumentit nė dy forma. Pala greke qė ishte nė sinkron me Beogradin pėr ēėshtjen e Shqipėrisė, pasi u njoh me marrėveshjen, nxitoi dhe mori premtimet pėrkatėse prej Zogut. Pėr dijeninė e palės geke me kėtė marrveshje, na njofton M. Frashėri (Ministėr fuqiplotė i Shqipėrisė) nė vitin 1925, me anė tė njė telegrami tė dėrguar nga Athina nė Tiranė, nė tė cilin theksonte: “Kollokotroni ...mė bėri fjalė pėr do premtime qė paska bėrė z. Ahmet Zogu kur ishte nė Beograd”.
I pari shqiptar qė u njoh me kėtė dokument ishte diplomati gjirokastrit Rauf Fico, i cili mė 1928 ishte ministėr fuqiplotė i Shqipėrisė nė Beograd. Rauf Ficua gjatė bisedės me ish-Ministrin e Punėve tė Jashtme Jugosllave, Ninēiē, do tė dėgjonte pėr herė tė parė se “Zogu ishte kthyer nė Shqipėri nė bashkėpunim dhe me ndihmėn e Qeverisė sė Beogradit....se Zogu kishte firmosur me Qeverinė e Beogradit njė akord tė vėrtetė politik, duke premtuar nė shkėmbimin e Shėn Naumit”. Pas afro dhjetė vjetėsh nė vitin 1937 kur Ficua ishte ministėr fuqiplotė nė Athinė, gjatė debatit me palėn greke, pėr hapjen e shkollave private greke nė Himarė dhe shkollave publike nė gjuhėn shqipe nė Ēamėri, i pėrmendet edhe fakti se midis Zogut dhe palės greke kishte njė marrėveshje si ajo me jugosllavėt. Megjithatė deri mė sot njė marrėveshje e tillė nuk ėshtė publikuar, duke mbetur nė potencė ēėshtje pėr zbardhje.
Sutudiuesi i parė qė e ka trajtuar kėtė marrėveshje nė mėnyrė tė plotė ishte italiani P. Pastoreli. Dokumenti me 16 pika i marrėveshjes Pashiē-Ahmet Zogu, qė ai ka analizuar, gjendet nė AQSH nė gjuhėn italiane dhe konsiderohet njė tekst i plotė sikurse edhe ai nė gjuhėn shqipe, qė gjendet nė arkivin e MPJ. Pas tij edhe Avramovski pėrmend kėtė marrėveshje, por thekson se nuk ka asnjė dokument tė shkruar, ēka nuk ėshtė e vėrtetė. Mesa duket atėhere ai nuk e kishte mundėsinė pėr ta njohur kėtė dokument tepėr sekret.
Marrėveshja theksonte:

“1.Shipėria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisė me bashkim personal.

2.Kryetar i shtetit shqiptar do tė jetė Ahmet Zogu, qė mė vonė do tė njohi dinastinė Caragiorgvitch.

3.Qeveria Jugosllave, me gjithė mjetet diplomatike dhe ushtarake, do tė njohi Ahmet Zogun si kryetar shteti ...dhe i atribuon me njė herė njė kontribut vjetor tė shtetit.

4. Ministria e Luftės Shqiptare do tė anullohet dhe Shqipėria heq dorė qė tė ketė njė ushtri Kombėtare.


5.Shqipėria do tė mbajė njė gjindarmėri aq tė fortė sa tė mbaj qetėsinė e brendshme tė vendit pėr tė ndaluar e ēfarosur ēdo lėvizje tė ngritur kundėra Ahmet Zogut dhe kundra regjimit tė vendosur prej tij.



6.Nė kėtė gjindarmėri do tė bėjnė pjesė edhe oficera rus tė ish ushtrisė tė Gjeneralit Ėrangel qė tashti ndodhet nė Jugosllavi.
Qeveria Jugosllave do tė mbajė atė gjandarmėri me mjete financiare dhe armė.


7.Nė gjandarmėri mund tė hyjnė pėr tė shėrbyer edhe oficerat jugosllavė dhe tė tjerė qė qeveria Jugosllave do tė pranoi nė interes tė dy vendeve.



8.Midis Shqipėrisė dhe Jugosllavisė do tė stabilizohet njė bashkim doganal nė bazė tė sė cilės akordohet liri e plotė e importimeve dhe eksportimeve tė mallrave tė dy vendeve. Edhe transiti nėpėmjet kufijve tė dy vendeve do tė jetė i lirė pėr ushtarėt e dy vendeve.



9.Pėrfaqėsuesit e jashtėm Jugosllav do tė ngarkohen edhe pėr interesat e Shqipėrisė, e cila heq dorė qė tė mbajė zyra diplomatike dhe konsullata tė saja jashtė shtetit.



10.Qeveria shqiptare duhet tė deklarojė pranė Konferencės tė Ambasadorėve nė Paris qė tėrheq pretendimin e saj pėr sovranitetin mbi Manastirin e Shėn Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Klementit qė mbeten nė zotrimin e Jugosllavisė.



11.Kisha Ortodokse Shqiptare do tė tėrhiqet nga Patriarku i Kostandinopulit dhe tė bashkohet gjerarkisė Ortodokse tė Beligradit, kėshtu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do tė varet nga ajo Jugosllave.



12.Qeveria shqiptare do tė heqė dorė nga njė politikė ngushtėsishtė kombėtare dhe nuk do tė interesohet pėr elementin shqiptar jashtė kufijve tė veta. Ajo impenjohet veē kėsaj qė tė mos pranoi nė tokėn e saj kosovarėt dhe elemente tė ditur dhe tė dyshimtė dhe segmentet e tyre kundėrshtare tė politikės jugosllave.



13.Pėr ēdo konēesion qė Shqipėria do tė bėjė vendeve tė tjera ajo ėshtė e detyruar tė marrė pėlqimin nga Jugosllavia.



14.Nė qoftėse Jugosllavia ėshtė nė luftė me Bullgarinė dhe Greqinė, Qeveria Jugosllave, do tė ketė tė drejtėn tė rekrutojė nė Shqipėri njė ushtri prej 25 mijė vullnetarėsh me qėllim pėr t“i pėrdorur nė frontin bullgaro-grek. Nė rast gjendje lufte midis Italisė dhe tė Greqisė kundrejt Shqipėrisė, ushtria, jugosllave do tė ketė tė drejtė tė okupojė gjithė tokėn shqiptare pėr t’i siguruar kėshtu Shqipėrisė gjithė tokėn e saj nga invadimi eventual italian ose grek.



15.Qeveria Shqiptare nuk mund t“i deklarojė luftė asnjė shteti pa pėlqimin preventiv tė Jugosllavisė.



16.Ky traktat ėshtė sekret dhe nuk mund tė zbulohet e tė shtypet pa pėlqimin e dy anėve”.


Vlen tė pėrmendim se kjo marrveshje ėshtė kontestuar prej disa studiuesėve. Pas vitit 1990 nė disa shkrime mbrohet ideja e hedhur nga Foreign Office, se kjo marrėveshje ėshtė hedhur pėr konsum diplomatik prej MPJ Jugosllave pėr ta vėnė Zogun nė pozita. Gjithėsesi mbetet njė dokument arkivor qė kėrkon njė angazhim tė veēantė, sikurse ėshtė fakt qė disa pika tė saj Zogu i zbatoi me pėrpikmėri.Duke e dėrguar pėr herė tė parė nė faqet e shtypit shqiptar kėtė marrėveshje, tė padekonspiruar pėr publikun e gjerė mė parė, nuk synohet as denigrimi as rivlerėsimi i figurės sė Zogut, por informimi objektiv, i diplomacisė, politikanėve dhe publikut tė gjerė shqiptar. Le tė shpresojmė se dokumenta tė tilla origjinale, tė pabotuara mė parė, do t’u shėrbejnė sadopak studjuesve tė kėsaj periudhe.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25624
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum