Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vendi mė i preferuar i mėrgimtarėve shqiptarė ishte Stambolli

Go down

Vendi mė i preferuar i mėrgimtarėve shqiptarė ishte Stambolli Empty Vendi mė i preferuar i mėrgimtarėve shqiptarė ishte Stambolli

Post by Elhamiu Sun 01 Aug 2010, 18:04

Vendi mė i preferuar i mėrgimtarėve shqiptarė ishte Stambolli Dokumentare_1
Shtrirja e regjimit tė timareve nė fillim tė shek. XVI (19)

Relatori shqiptar P. Mazreku, nė raportin drejtuar Propagandės Fide, mė 1652 njoftonte se fshatarėt shqiptarė punonin gjatė disa muajve tė vitit si punėtorė tė thjeshtė nė miniera tė Serbisė. Por, mėrgimet me mas filluan gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XVII dhe vazhduan pastaj gjatė gjithė shek. XVIII. Gjatė kėtyre dy shekujve vendi qė tėrhoqi mė sė tepėrmi mėrgimtarė nga fshatarėt-raja tė Shqipėrisė u bė Stambolli. Nė Stamboll, nė saje tė privilegjeve tė dhėna nga sulltani, raja nuk mund tė ndiqej nga spahiu edhe nė rast sė e kishte braktisur tokėn, bashtinė pa lejen e tij. Veē kėsaj, nė pjesėn e parė tė shek. XVIII, nė kryeqytetin e Perandorisė Osmane u bėnė ndryshime tė mėdha, tė cilat kėrkonin krah tė shumtė pune. Pėr kėtė qėllim vet sulltanėt rekrutuan me forcė nga Shqipėria specialist kalldrėmxhinj etj. Nė Stamboll, nė kėtė kohė pati njė lulėzim tė zejtarisė dhe njė rritje tė popullsisė. Kėto u dhanė mundėsi shqiptarėve tė gjenin mė lehtė punė. Profesionet e zakonshme tė shqiptarėve tė mėrguar nė Stamboll ishin tė thjeshta; disa nga kėto u bėnė profesione tradicionale tė shqiptarėve si; kasapė, shitės zarzavatesh, salepēinj, sheqerxhinj, kopshtarė, etj. Por, edhe nė mėrgim fshatarėt nuk i shpėtuan shfrytėzimit tė feudalėve. Mė keq akoma, ata shpeshherė mbeteshin pėr vite tė tėra pa punė. Veēanėrisht nė Stamboll, masa e shqiptarėve tė mėrguar, tė pakėnaqur nga shfrytėzimi dhe nga papunėsia, mori pjesė aktive nė lėvizjen kundėr feudale. Kėshtu shumė shqiptarė morėn pjesė nė kryengritjen e furishme qytetare qė shpėrtheu mė 1730 nė Stamboll, nėn udhėheqjen e Patrona Halilit, edhe ky me origjinė shqiptare. Pas shtypjes sė kryengritjes, sulltan Ahmeti i III bėri njė spastrim nė Stamboll, nga elementėt e dyshimtė, duke dėbuar pėr disa kohė nga kryeqyteti, midis tė tjerėve edhe shumicėn e shqiptarėve tė mėrguar. Nė shek. XVII procesi i varfėrimit preku, jo vetėm fshatarėsinė e timareve, por edhe fshatarėt e krahinave tė lira. Me toka buke jashtėzakonisht tė pakta, tani nė malėsitė shqiptare, popullsia ishte shtuar pėrsėri nė njė shkallė tė tillė, sa ishte bėrė e pa mundur jetesa e saj, nė kėto krahina. Nevoja pėr toka buke shtyu masa tė tėra malėsorėsh dhe fshatarėsh tė mėrgonin sė bashku me familjet dhe bagėtitė, nga fshatrat malore nė viset fushore. Pjesėrisht ata u vendosėn nė fushėn e Myzeqesė, Kavajas, Ishmit, Lezhės etj. Ku kishte sipėrfaqe tė mėdha tokash tė lira. Njė pjesė tjetėr, kryesisht malėsorė dhe fshatar-raja tė Shqipėrisė sė sotme veriore dhe lindore, si dhe malėsorė shqiptarė tė malėsive tė Sharrit, Gjakovės, Pejės, Dibrės, Gostivarit, Tetovės etj. mėrguan nė fushat e Kosovės, Rrafshit tė Dukagjinit, Kėrēovės, Gostivarit, e Tetovės. Kėto masa malėsorėsh e forcuan edhe mė shumė elementin shqiptar, qė kishte qėndruar vazhdimisht nė kėto krahina. Nė kėtė mėnyrė qysh nė fund tė shek. XVI, siē na e dėshmojnė njė varg udhtarėsh, kėto krahina i gjejmė me njė popullsi kryesisht shqiptare. Qysh nė shek. XVI shkrimtari, Antonio Bruni, nė pėrshkrimin qė i bėnte vilajetit tė Rumelisė, duke folur pėr vendbanimet e shqiptarėve, pėrmendte edhe Bjeshkėn e Sharrit (Monte Scardo) pranė Prizrenit nė Dardani (Kosovė), tė banuar sikurse thotė Bruni mė tepėr prej shqiptarėsh se prej serbėsh. Vizitorėt katolikė qė u dėrguan nga Roma nė Shqipėri gjatė gjysmės sė parė tė shek. XVII pėrmendin nė relacionet e tyre se jo vetėm fshatrat, por edhe qytetet e rėndėsishme si Prizreni, Gjakova, Peja, Shkupi etj. kishin njė popullsi tė konsiderueshme shqiptarėsh. Prizreni, raportonte mė 1623 Pjetėr Mazreku, ka 12 mijė frymė turke (myslimane), qė prej natyre janė tė shkathėt dhe tė aftė pėr ēdo punė.
Nė Kosovėn e vitit 1638, shumica e popullsisė ishte shqiptare dhe fliste gjuhėn shqipe
Kur e vizitoi Kosovėn nė vitin 1638, Gjergj Bardhi, raportonte sė ato janė vende shqiptare dhe flasin po atė gjuhė. Kėta udhėtarė, duke folur pėr pėrbėrjen etnike tė kėtyre krahinave, dallojnė zakonisht, lidhur mė shtegtimin e shqiptarėve, 2 zona; atė midis Prizrenit, Gjakovės dhe Pejės, me popullsi vendėse, krejtėsisht shqiptare, dhe zonėn me popullsi tė pėrzierė shqiptar-serbe. Kjo e fundit, pėrfshinte Prishtinėn, Novobėrdėn, Prokupin, Shkupin, Kratovėn, Kumanovėn. Udhėtari turk i ēerekut tė 3 tė shek.... Shtegtimi i shqiptarėve nė kėto krahina vazhdoi gjatė shek. XVII-XVIII. Nė kėtė kohė, grupe malėsorėsh dhe fshatarėsh shqiptarė shtegtuan deri nė rrethin e Nishit, Novi-Pa zarit, Velesit dhe Pėrlepit. Nė njė numėr mė tė kufizuar ata u dyndėn deri nė viset e Bullgarisė, Trakisė dhe Epirit Jugor. Koloni tė shkėputura fshatarėsh, pėr t’i shpėtuar presionit feudal turk, mėrguan jashtė kufijve tė Perandorisė Osmane. Tė tilla qenė mėrgimet e himarjotėve nė Itali, nė vitin 1690, tė fshatarėve tė Shestanit (rrethi Shkodrės), nė afėrsi tė Zarės (Dalmaci) mė 1735, tė malėsorėve kelmendas nė Slloveni (Austri) mė 1737 etj.
Pėrhapja e ēifligjeve
Ndonėse regjimi feudal-ushtarak filloi tė tronditej, turqit, jo vetėm qė vazhduan tė mbeteshin me kėtė regjim, por edhe u pėrpoqėn tė zgjeronin atė. Gjatė shek. XVII ata e pėrsėriten herė pas here regjistrimin e tokave, i plotėsuan kanunaret e sanxhaqeve tė Shqipėrisė dhe e shtuan numrin e timareve dhe ziameteve. Nė fund tė shek. XVII, kur duket se u rrit numri mė i madh i feudeve ushtarakė, nė tė 7 sanxhaqet e Shqipėrisė kishte 120 ziamete dhe 1624 timare. Pra, njėherė e gjysmė mė tepėr se nė fillim tė shek. XVI, 95 herė mė tepėr se nė vitin 1432). Nga kėto numrin mė tė madh e kishte sanxhaku i Vlorės (28 ziamete dhe 343 timare), kurse numrin mė tė vogėl ai i Dukagjinit (7 ziamete dhe 53 timare). Por, rritja e numrit tė timareve, qė erdhi si nga pėrfshirja e fshatrave tė reja nė sistemin e feudeve ushtarakė, ashtu edhe nga copėtimi i timareve tė mėdha nė timare mė tė vogla, nuk tregonte forcimin e regjimit feudal-ushtarak. Tashmė, kėto timare kishin filluar qė tė shthureshin nga brenda dhe ta kumbisnin karakterin krejtėsisht feudal-ushtarak, qė ishte veēoria e tyre kryesore. Edhe nė Shqipėri spahinjtė pėrherė e mė tepėr nuk i respektonin detyrimet ndaj sulltanit. Aktet e zyrave tė Sheriatit pėrmbajnė kopje tė shumta tė fermanit, me tė cilat sulltani i kėrcėnonte spahinjtė, nė qoftė se ata nuk do tė merrnin pjesė nė fushatat luftarake dhe dėnonte pėr tradhti tė lartė, ata qė i shmangeshin pjesėmarrjes nė luftė. Megjithatė spahinjtė vazhdonin tė mos u trembeshin kėrcėnimeve tė sulltanit. Me rėnien e fuqisė ushtarake tė perandorisė, sulltanėt po tregoheshin gjithnjė e mė tė dobėt edhe pėr tė marrė masa kundėr spahinjve tė shumtė, qė nuk i respektonin urdhrat e tyre. Duke pėrfituar nga kjo dobėsi dhe duke pasur nevojė pėr tė ardhura me tė mėdha, edhe spahinjtė shqiptarė filluan tė grumbullonin nė duart e veta, 2.3 e mė tepėr timare
avatar
Elhamiu

Postime : 2515
Kyējet nė forum : 19271
Regjistruar mė : 2009-02-24

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum