Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiptarėt ishin tradhtuar edhe njė herė nga Venediku

Go down

Shqiptarėt ishin tradhtuar edhe njė herė nga Venediku Empty Shqiptarėt ishin tradhtuar edhe njė herė nga Venediku

Post by Elhamiu Sun 01 Aug 2010, 18:06

Shtrirja e regjimit tė timareve nė fillim tė shek. XVI (13)

Edhe nė ditėt tona ruhen kujtimet e heroizmave qė kelmendasit treguan nė kėto luftime. Tė tilla janė pėr shembull, heroizmi i Malėsores Nora, qė sakrifikoi veten pėr tė vrarė pashain turk, zgjuarsia e malėsorit Dedė Gjeri, qė ndėrtoi njė top duke gdhendur njė trung lisi, etj. Nė vitet 40 tė shek. XVII raporti i forcave nė arenėn ndėrkombėtare ndryshoi nė dobi tė Turqisė. Shtetet evropiane u zhytėn nė luftėra tė ashpra midis tyre (lufta 30-vjeēare dhe Turqia e mbetur jashtė kėtyre luftėrave, gjeti rast tė godiste Venedikun pėr t’i marrė ishullin e Kretės (Kandies). Lufta filloi mė 1644 dhe vazhdoi pėr 25 vjet, deri mė 1669. Vetėm tani Republika e Venedikut filloi tė interesohej pėr organizimin e kryengritjes nė Shqipėri. Megjithatė, kryengritja nuk shpėrtheu menjėherė, ndoshta nga se shqiptarėt nuk u zinin besė premtimeve tė Vendedikut, qė i kishte lėnė nė baltė vazhdimisht. Kur mė 1648 Venediku pėrhapi lajmin se do tė niste nė Shqipėri njė ekspeditė nėn udhėheqjen e sulltan Jahjasė, qė nė tė vėrtetė ishte njė aventurier, kryengritjet u ndezėn pėrsėri nė Shqipėri. Mė 1649 kelmendasit sulmuan kėshtjellėn e Mendunit, ndėrsa pas tri ditėsh luftimesh e shtinė nė dorė. Malėsoret e tjerė i ranė Rizanos nė grykat e Kotorit. Kryepeshkopi katolik Mark Skura, nė krye tė 7 mijė luftėtarėve sulmoi Shkodrėn. Nė Kosovė patriku i Pejės ra nė marrėveshje me malėsorėt e veriut pėr tė sulmuar Podgoricėn dhe Zhabjakun. Lėvizja u pėrhap edhe nė jug, ku himarjotėt rrėmbyen armėt, nė pritje tė ekspeditės. Por, ndihma e shpresuar me anėn e ekspeditės nuk arriti nė Shqipėri. Venedikasit, duke gjetur pretekst vdekjen e sulltan Jahjasė, hoqėn dorė nga zbarkimi dhe u kufizuan vetėm me disa aksione tė flotės sė tyre nė Tivar e gjetkė, tė cilat i ndezėn edhe mė keq turqit pėr t’u hakmarrė kundėr popullsisė shqiptare tė tradhtuar. Nė vitet e mė vonshme turqit kryen njė varg ekspeditash kundėr malėsorėve shqiptarė, por pėrsėri pa rezultat. Kronikat pėr vitet 1650-1670 bėjnė fjalė pėr zi tė madhe buke, dhe pėr kėtė shumė tė uriturish bridhnin rrugėve nė tėrė vendin dhe kryenin plaēkitje. Gjatė kėtyre vjetėve pėr tė shpėtuar nga mjerimi shumė himarjotė mėrguan pėr nė Itali. Mė 1683, kur turqit diktuan se midis Austrisė, Polonisė dhe Venedikut po lidhej njė koalicion kundėr tyre, sulmuan menjėherė Hungarinė dhe brenda pak kohe arritėn nė dyert e Vjenės. Por, kėtu ata u thyen nga forcat polake tė Jan Sabjeskit qė u kishte ardhur nė ndihmė austriakėve. Vjena ishte pika mė e thellė qė arritėn turqit nė Evropė. Disfata qė pėsoi para mureve tė saj shėnoi fillimin e tatėpjetės nė tė cilėn hyri Turqia. Shkaku i kėsaj tatėpjete ishte shthurja e sistemit feudal-ushtarak mbi tė cilin ajo mbėshtetej.
Rezultatet e kryengritjeve tė shek. XVI-XVII
Gjatė shek. XVI-XVII kryengritjet nė Shqipėri vazhduan tė kishin karakter lokal. Forcat lėvizėse gjatė kėtyre dy shekujve qenė fshatarėt dhe malėsoret, tė cilėt luftuan kundėr vendosjes sė sistemit tė timareve nė krahinat e tyre dhe njėkohėsisht pėr tė dėbuar sundimtarėt turq nga vendi. Mė saktė, nė kėto kryengritje morėn pjesė fshatarėt e krishterė mbasi mbi kėta rendonte njė shfrytėzim mė i egėr. Si rrjedhim udhėheqjen e kėtyre lėvizjeve e morėn nė dorė kuvendet shqiptare, nėn drejtimin e tė cilave njė rol tė veēantė luajtėn edhe prelatėt e krishterė. Gjatė kėtyre dy shekujve feudalėt spahinj tė Shqipėrisė, tė cilėt nė pėrgjithėsi ishin me origjinė shqiptare, qenė mė pėrjashtime tė rralla, bashkėpunėtorėt mė aktivė tė sundimtarit turk. Kėto kryengritje, megjithėse shpeshherė morėn pėrpjesėtime tė gjėra, nuk e realizuan do tė synimin e tyre kryesor, ēlirimin e vendit. Megjithatė ato patėn disa rezultate pozitive. Nė radhė tė parė ato mbajtėn gjallė frymėn e rezistencės dhe me anė tė saj individualitetin e kombėsisė shqiptare. Kėtė herė dy krahinat malore fituan njė varg privilegjesh pėr njė farė administrimi autonom, sipas normave tradicionale vendėse. Nė saja tė kėtyre sukseseve, shqiptarėt e larguan rrezikun e asimilimit qė i kėrcėnohej vendit nga armiqtė turq. Kryengritjet shqiptare dhanė gjithashtu njė kontribut nė luftėn e shteteve evropiane kundėr Turqisė. Nė pjesėn e fundit tė shek. XVI u mbyll periudha ku vatrat kryesore tė qėndresės shqiptare qenė krahinat malore dhe kur forcat kryesore lėvizėse qenė vetėm masat e malėsorėve tė krishterė, tė udhėhequr nga krerėt e kuvendeve. Qysh nga fundi i shek. XVII lėvizjet kundėr sundimtarėve turq nė Shqipėri morėn tipare tė reja. Vatrat e qėndresės u shtrinė edhe nė viset fushore. Forcat lėvizėse u bėnė jo vetėm fshatarėt tė krishterė, por edhe ata myslimanė, tė cilat u ngritėn kundėr shfrytėzimit tė vrazhdėt turk. Roli i prelatėve tė kishave filloi tė bjerė. Veē kėtyre, qysh nga pjesa e parė e shek. XVIII, nė luftė kundėr sundimtarėve turq filluan tė hynin edhe feudalėt vendės. Kėto dobėsime erdhėn si pasojė e dobėsisė sė vazhdueshme e dekadencės sė sistemit feudal ushtarak dhe disfatave qė pėsoi perandoria e osmanlinjve nė fund tė shek. XVII dhe gjatė shek. XVIII.
Arsimi nė shek. XVI-XVII
Turqit osmanlinj, ndėrsa i dhanė njė goditje tė rėndė jetės kulturore tė mėparshme, nuk qenė nė gjendje tė zėvendėsonin atė qysh nė fillim me kulturėn e tyre islamike. Nė shek XV-XVI, turqit qenė nga pikėpamja e zhvillimit kulturor, mė prapa se vendet ballkanike. Ata e paraqitnin vetėn si trashėgimtarėt e kulturės islame, por kjo kulturė qe lėvruar nė gjuhėn arabishte e persishte, tė cilat pak turq i kuptonin. Klasa feudale e spahinjve dhe shėrbyesit e fesė myslimane, qė vepronin nė Shqipėri dhe qė do tė ishin bartėsit e kulturės islame nė pėrgjithėsi, kishin origjinė shqiptare dhe shumė pak e njihnin gjuhėn turke, arabe dhe persishte. Veē kėsaj regjimi i timareve, nga vetė karakteri i tij ushtarak, nuk i jepte ndonjė nxitje zhvillimit kulturor, pasi kujdes kryesor i klasės feudale vendėse ishte tė nxirrte rentėn feudale nga fshatarėt. Spahinjtė, tė cilėt pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tyre e kalonin nė shpinėn e kalit, ishin tė lidhur mė tepėr me veprimtarinė luftarake qė u siguronte atyre karrierėn politike dhe ushtarake, se sa me krijimtarinė kulturore. Tė gjitha kėto sollėn si pasojė qė Shqipėria gjatė shek. XVI tė zhytej nė njė prapambetje tė theksuar, jo vetėm ekonomike e shoqėrore, por edhe kulturore. Gjatė kėtij shekulli nė Shqipėri kishte disa shkolla ku mėsimi zhvillohej nė gjuhėn turke, tė ngritura me pasuritė e mbledhura nga besimtarėt e pasur myslimanė. Kėto qenė shkolla fetare islame, nė nivelin e shkollave fillore (mejtepe). Mėsuesit, (qė ishin kryesisht hoxhallarė) tė kėtyre shkollave synonin t’u mėsonin nxėnėsve myslimanė vetėm leximin e librit tė ,,shenjtė’’ tė islamizmit (kuranin) pėr tė shėrbyer nėpėr xhamitė e vendit. Kultura islame nė Shqipėri filloi tė pėrhapej mė tepėr nė shek. XVII, kur nė fushatėn e islamizmit u shtua numri i besimtarėve myslimanė. Veēanėrisht nėpėr qytete, besimtarėt myslimanė filluan tė grumbullonin pasuri tė konsiderueshme pėr ndėrtime xhamish dhe ngritje shkollash fillore, tė cilat nxirrnin kuadro pėr nevojat e kėtyre faltoreve.(
avatar
Elhamiu

Postime : 2515
Kyējet nė forum : 19271
Regjistruar mė : 2009-02-24

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum