Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Anekdota - Mesele

+4
E Dashuruar
Google
Naki
Jeta Love
8 posters

Go down

Anekdota - Mesele Empty Anekdota - Mesele

Post by Jeta Love Sat 25 Sep 2010, 01:09

ME M'I DIJTĖ TĖ ZEZAT QĖ I KAM...

E muerėn nusen n'ni katun.(fshat)
Shkuen gra e qika me e pa nusen.
Nusja ish kanė e zezė n'fytyrė.

Njana prej grave tha:
-Mashalla,mashalla,mori nuse po e zeza qi kanke!

Ju pergjigj nusja
-He mori gra, me i dijtė ju t'zezat qi i kam une mrapa,
kurgja nuk jam e zezė n'fytyrė.
Jeta Love
Jeta Love

Postime : 199
Kyējet nė forum : 15862
Regjistruar mė : 2010-08-14

Back to top Go down

Anekdota - Mesele Empty Re: Anekdota - Mesele

Post by Jeta Love Sat 25 Sep 2010, 01:11

QITMA ZOT NJI KALI

Nje njeri niset per qytet kemb. Dikur po e sheh ni pėrpjeze e po thot:
- Qitma zot ni kali e t'kapėrcej qeket pėrpeze teri n'qat kodėr se jam lodhė e kputė.

Nuk shkon nja pesdhjet hapa e zatetet n'ni ushtar t'mretit.(roje - ushtar)
Ushtarit i kish pjell pela. Mazi i vogėl nuk mujke me ecė dhe ushtari me pritė s'kish vakt.

Kur e pa ushtari ker komsorin, i tha:
-Paja khā! - Ky komsori aferu.
-Kape ket maz, qite n'shpinė se s'po munet me ecė e qitma n'kodėr.

Komsori i pergjigjet:
- jam lodh e s'muj.

Ushtari e nxjerri alltin ja qiti alltin, ja drejtoi e i tha:
-Kape mazin qite n'shpin se t'vrava.

S'pat cka me ba komsori,e ngarkoi mazin n'shpinė.
Po i n'gjitet kodrės pėrpjetė me gjith maz e po flet me veti:

-Hej more zot,une t'thash: "Qitma 'i kali t'i hipi n'shpin e t'dal n'kodėr",
se jo me m'hipė mue kali n'shpinė e m'e qitė une kalin n'kodėr
A nuk dita me tu lut a nuk me more vesh?
Jeta Love
Jeta Love

Postime : 199
Kyējet nė forum : 15862
Regjistruar mė : 2010-08-14

Back to top Go down

Anekdota - Mesele Empty Re: Anekdota - Mesele

Post by Jeta Love Sat 25 Sep 2010, 01:14

FALLI I TĖ VORFUNIT

Ish kanė njani fukara. Shkon tu falltori e i thot:
- A po m'qet fall?
- Pėr cka po do me t'qitė fall?
- E kam jetėn e keqe e jam fukara i madh.
- Pa kqy, a ka m'u ba najherė pasanik i madh?

Falltori zu m'i qitė fall me pasula.I kqyri sa i kqyri,e dikur i tha:
- Edhe tri vjet qishtu e kie fatin.
- Po masanej?-e veti fukaraja
- Masanej msohesh, nuk te duhet ma mirė.
Jeta Love
Jeta Love

Postime : 199
Kyējet nė forum : 15862
Regjistruar mė : 2010-08-14

Back to top Go down

Anekdota - Mesele Empty Re: Anekdota - Mesele

Post by Jeta Love Sat 25 Sep 2010, 01:27

DEMELIN E KAM N'VEN JASTAKU

Dreqin, ni her e kishin pas vetė:
-A flen najherė?
-Po-tha dreqi.
-Po shka shtin nėr krye, n'ven jastaku?
-Demelin e kam n'ven jastaku-tha.


Last edited by Arjeta on Sat 02 Oct 2010, 15:56; edited 1 time in total
Jeta Love
Jeta Love

Postime : 199
Kyējet nė forum : 15862
Regjistruar mė : 2010-08-14

Back to top Go down

Anekdota - Mesele Empty Re: Anekdota - Mesele

Post by Naki Sat 25 Sep 2010, 16:14

Arjeta wrote:ME M'I DIJTĖ TĖ ZEZAT QĖ I KAM...

E muerėn nusen n'ni katun.(fshat)
Shkuen gra e qika me e pa nusen.
Nusja ish kanė e zezė n'fytyrė.

Njana prej grave tha:
-Mashalla,mashalla,mori nuse po e zeza qi kanke!

Ju pergjigj nusja
-He mori gra, me i dijtė ju t'zezat qi i kam une mrapa,
kurgja nuk jam e zezė n'fytyrė.
Anekdota - Mesele 441107 Anekdota - Mesele 441107 Anekdota - Mesele 441107 Anekdota - Mesele 441107 sa kam qesh e forte kjo
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 26212
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Anekdota - Mesele Empty Re: Anekdota - Mesele

Post by Google Sat 02 Oct 2010, 07:50

Duke bėrė muhabet nė shoqėri, i thanė njėrit:
-Djali yt i ka ngjarė rrogėtarit.
Kėtij ju bė merak kjo thėnie. U hidhėrua. Shkoi nė shtėpi po i thotė tė shoqes:
-Oj grua, po me thonė hallku: “Djali yt i pėrngjanė rrogėtarit”.
Gruaja ja priti:
-He njeri, pse po bėhesh budalla e po dėgjon hallkun. Fėmija i pėrngjajnė dajave shtatė orė rrugė larg, nuk i pėrngjajnė rrogėtarit qė e kanė nė shtėpi.
Google
Google

Shteti : prishtina city
Postime : 80
Kyējet nė forum : 15573
Regjistruar mė : 2010-09-30
Profesioni : instruktore

Back to top Go down

Anekdota - Mesele Empty Re: Anekdota - Mesele

Post by Jeta Love Thu 07 Oct 2010, 01:06

Dosti hakikat
Ishin kanė dy dosta n’ket dyje. Kur diqen n’at dyje koka adet m’i matė gjynahet edhe sevapet.
Njani i kish pasė nandhetenanė sevape, e veē ni gjynah, e tjetri nandhetenanė gjynahe, e veē ni sevap.

- Shko gjeje edhe ni sevap n’dash me shkue n'xhenet
i thanė kti qi i kish pasė nandhetenanė sevape.
Ai shkoi te nana e ja lypi ni sevap, po nuk ja dha. Nuk ja dha as baba, as vllau, e as motra. Kur u zatet me kėt dostin:
- O dost, ku je, qysh i ki punėt? - e vet dosti.
- Per ni sevap po m’djeg zjarmi i xhehnemit - ja kthei ky.
- Unė, ni sevap e kam, qate po ta fali. Ty po t’pshtoj, e vetė si paēa bā e gjetsha.
- Ku e more kėt sevap? - e vetėn ata, qi i matshin sevapet e gjynahet.
- Ni dost e kam pasė n’at dyje e n’ket dyje.
Te dy n’xhenet paēi shkue! - i thanė ata
Jeta Love
Jeta Love

Postime : 199
Kyējet nė forum : 15862
Regjistruar mė : 2010-08-14

Back to top Go down

Anekdota - Mesele Empty Re: Anekdota - Mesele

Post by E Dashuruar Sat 09 Oct 2010, 21:09

Gruaja e pakėnaqur!

Njė grua e shėndetshme shkon pėr tu peshuar nė njė peshore nė rruge. Hip herėn e parė dhe nuk kėnaqet aspak nga pesha e saj. Pasi heq pallton provon sėrish, por edhe kjo peshė nuk i mbush syrin fare. Hip pėr se treti pasi kishte hequr trikon dhe serish mbledh buzet e merzitur. Pasi ngelėt vetem me te brėndėshmet pronari i peshores i thote :
- “Zonje tani mund te peshoheni falas “
E Dashuruar
E Dashuruar

Shteti : Tetove
Postime : 2236
Kyējet nė forum : 18640
Regjistruar mė : 2010-05-20
Profesioni : Frizer (Salon Sun Shine)

Back to top Go down

Anekdota - Mesele Empty Re: Anekdota - Mesele

Post by E Dashuruar Tue 12 Oct 2010, 11:50

Hasa e meson Hysen me perdor bomb dore




Hasa e mesonte Hysen me perdor
bomben e dores:
HASA: E hek siguresen, pret deri ne
tre e pastaj e gjun bomben. A
merr vesh ?
HYSA: Po mor si jo.
Pas nja 5 minutave dul Hysa pa
duar:
HYSA: Ishte e prishur kjo bomb
se ora hala dy e pese minuta, e
kjo krisi.
E Dashuruar
E Dashuruar

Shteti : Tetove
Postime : 2236
Kyējet nė forum : 18640
Regjistruar mė : 2010-05-20
Profesioni : Frizer (Salon Sun Shine)

Back to top Go down

Anekdota - Mesele Empty Re: Anekdota - Mesele

Post by Leta Tue 12 Oct 2010, 18:37

Neutral Cool
Leta
Leta

Postime : 381
Kyējet nė forum : 15858
Regjistruar mė : 2010-10-08
Profesioni : Amvise

Back to top Go down

Anekdota - Mesele Empty Re: Anekdota - Mesele

Post by albi Tue 12 Oct 2010, 19:02

nje dit nje njeriu i ankohet nje plaku te fshatit si aj ika vra 99.njerz si une a kam vend ne at dunja plaki i thot po ki vend dhe ti por duhet me ba shum sevap aj i thot po si qka duhet plaku i thot mbille at pjes te tokes ne udhkryq be bostan po mere ket shtag te shelnes dhe fute ne dhe dush me ju jap bostan te gjithve ature si kalojn aj i thot po plak deri kur une me jap bostan deri te qesin dushk ajo shelnja e that ok vazhdon tre vjet tu i dhurua bostan njerzve si kalojn por nje dit po vapro nje njeri dhe ku gjunatori i thot avash se dua meta dhon nje bostan kalimtari i thot jo jo se jam pergut njeni po jajap vajzen nji personi per djal dhe mua sme pilqen dua meja prish at fejas ku i thot mo more bur se asht shum gjunah me prish fejesen po ulu dhe ha bostan jo jo thot kalimtari dhe vazhdo tu vrapu ky me plot gjunahe mendo dhe i thot vehtes po ky i poshter poshkon me prish fejasen e dy trive ja drejton pushken dhe e vret i numron te sa u rrit numri au au 100. poshkont eplku per ti tregua o plak ekam ba dhe nje vrasje si more pse ky i tregon si ka ndodh plaku i thot shko shikoje at shtagun
ky vrapon dhe kur e she shtaga e that ka dushkua plaki i thot o njeri me zemer te mir zoti tika fal te gjitha gjunahet.
albi
albi
Moderator

Shteti : mitrovice
Postime : 3375
Kyējet nė forum : 19213
Regjistruar mė : 2010-07-09

Back to top Go down

Anekdota - Mesele Empty Re: Anekdota - Mesele

Post by Leta Tue 12 Oct 2010, 22:43

Martohet nje Vajze , Po kjo vajza bija e nje Pesonit ne Rrethin me respekt t'madhe, Familja e saj shume t'Pasur edhe burra te Ndershem , Shkone nuse ne ate Fis po shume keq sjellet me Familjen e burrit . S'punon s'vyen sen hiē, Ia bene vjehri oj Bije po ti se ke familjen me u sjelle keshtu.. kjo Nusja i'u thot qe Ju mua s'keni cka me m'Be asgje s'guxoni , e Dini ju bija e kujt jam Nje dite e nje dite cka me be.. e Merr vjehri burrin e Nuses edhe nisen per te Babai i Rees -Nuses , Shkojn atje i presin mire muhabet sa te thush... Po vjerhrii hiē se hape biseden qe jan shku tek ai per me ju Anku per bijen e ti.. qe nuk po sjellet mire , qe s'po punon Sepse ky Babai i nuses burr me Emer ne ate Nahi... Rrrin sa rrin edhe qohen , i percjell Miku kurse Dhenderi e bene zemeren gure , i Tregon per bijen e ti se si po sjellet keq... Prap miku i kthen mbrenda Miqt edhe e meson Dhenderin i thot qe e kemi nje dasem keto dite ne Fshat , Une i qoje 3 Meshkuje te shtepis time me marr Bijen ne dasem Kurse ti dhender thush JO.. si kemi rendet me leshu bijen me ardh ne dasem . Mbas disa diteve shkojn me marr Bijen per Dasem hyne Mbrenda muhabet , Dikur i thojn Vjerhrrit qe jemi ardh me marr Bijen ne dasem ai keni rendet me na dhene me vete , Vjerrhi thot Po kurse dhenderi thot Jo... Pse jo e Pyesin?? edhe ju Tregon ren keshtu keshtu eshte arsye qe se Lejoj me ardh... Nejse i thot Vjehrri hatri Babes t'juje edhe Djali ime ka me liru kesaj here nusen me ardh me Juve... se eshte burr i Mire... Behet nusja gati edhe nisen per te Familja e vete... Tu shku ne Gjys t'katundit Z'bresin prej Kalit e ti Hinn bijes Dajak bam e bam rreh e thuj ae ke Baben e Fort a guxone ty dikush me t'a Prish... Shkon nusja ne Dasem , kthehet ne shtepi te Burrit ma e mira Nuse ma Puntorja ne ate Nahi... e ia bene Burri i vete Nuse eee Vallah qetasht po't Besoj qe e ke Baben e Fort e Burr t'mire .
Leta
Leta

Postime : 381
Kyējet nė forum : 15858
Regjistruar mė : 2010-10-08
Profesioni : Amvise

Back to top Go down

Anekdota - Mesele Empty Re: Anekdota - Mesele

Post by Naki Wed 13 Oct 2010, 01:49

QE KA ME HENGER DREQI E KOM DITUN, POR...
Nje nuse e re, diku ne dukagjin, kish pas qellua me nje vjeherr shume te keqe. Vjehrra ishte shume shpirtzeze, sa nuk ja linte nuses askund vendin. Por, nusja kish pas qellua e familjes fisnike, dhe e duronte gjithe ate trysni.
Nje dite nusja shkon ne gjini.
Pas nja dy ditesh po vjen i shoqi e po i thote:
- Qohu moj grue se duhet me u kthye n’shpi!
- Hajr na kofte, ēka paska ba vaki?
- Ashte djege shpia. Mrena ka qellu nena e asht djeg bash me te!
Nusja pe luan koken e po thote:
- Qe ka me henger dreqi nje dite e kam ditun, por qe ka me henger t’pjekun, s’ma ka marr mendja!
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 26212
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Anekdota - Mesele Empty Re: Anekdota - Mesele

Post by Leta Wed 13 Oct 2010, 01:51

Nje Plak i Vjeter udheton ne Kembe nga Fshati ne fshat , i Percjellur nga nje djal i Ri,,,
e Merr etja Plakun tu hec e shohin nje Kru,,, edhe aty Plot vajza tu marr uje , i Thot plaku vajzes : Ojj bije me jepe pake uje se jam udhetare i lodhur me moshen qe kam , nuk Mundem te pres ne Rend , Vajza ia kthen Jo ! se edhe une ka kohe qe Pres ne rend per te marr uje , Plaku ia kthen ee Mojjj bije ishalla e merr nje Burr te uret , dhe Plaku vazhdon rrugen,,, i percjellur nga djali i ri... Perseri hasin me nje kru edhe aty plot me vajza qe Presin me marr uje, Afrohet afer dhe ju thot qe me jepni pak uje se jam i Etur i lodhur me moshen qe Kam s'po mundem te Pres ne rend.. e Aty nje Vajz i thot Po urdhero Axhe Gercakun me Uje e pi.. Plaku e Falmenderon e i thot e Marsh nje burr te Keq... Plaku dhe djali Vazhdojn udhen...Djali e pyet , Pse axhe vajza qe s'te dha uje i the e marrsh nje burr te Mire.. kurse vajza qe te dha uje i the e Marrsh nje burr te Keq.. Plaku ia kthen eee More Bire se din ti pse i kam Then ashtu... Po mire me shpjego Pse ? Plaku i thot Qe ajo vajza qe s'me dha uje ishalla e merr nje Burr te Mire se ajo vete e keqe , e Burri i mire e bene te mire dhe Vajzen , Kurse kjo vajza qe me dha uje vete e Mire e merr burrin e keqe qe e bene Burrin e mire,,, se po qelluan dyt te Keq aty kallet ai vend , Njeri me qene i mire leshon Pe per te keqin .
Leta
Leta

Postime : 381
Kyējet nė forum : 15858
Regjistruar mė : 2010-10-08
Profesioni : Amvise

Back to top Go down

Anekdota - Mesele Empty Re: Anekdota - Mesele

Post by Leta Wed 13 Oct 2010, 01:54

Naki wrote:QE KA ME HENGER DREQI E KOM DITUN, POR...
Nje nuse e re, diku ne dukagjin, kish pas qellua me nje vjeherr shume te keqe. Vjehrra ishte shume shpirtzeze, sa nuk ja linte nuses askund vendin. Por, nusja kish pas qellua e familjes fisnike, dhe e duronte gjithe ate trysni.
Nje dite nusja shkon ne gjini.
Pas nja dy ditesh po vjen i shoqi e po i thote:
- Qohu moj grue se duhet me u kthye n’shpi!
- Hajr na kofte, ēka paska ba vaki?
- Ashte djege shpia. Mrena ka qellu nena e asht djeg bash me te!
Nusja pe luan koken e po thote:
- Qe ka me henger dreqi nje dite e kam ditun, por qe ka me henger t’pjekun, s’ma ka marr mendja!


Eee More Naki , cdo kush e paguan ne kete Dynje me ēmimin e vete.. qe Mundohet me ia be Gropen dikujt tjeter Very Happy
Leta
Leta

Postime : 381
Kyējet nė forum : 15858
Regjistruar mė : 2010-10-08
Profesioni : Amvise

Back to top Go down

Anekdota - Mesele Empty Re: Anekdota - Mesele

Post by Naki Wed 13 Oct 2010, 01:58

DIKUSH HIQ E VUAJ, DIKUSH PUTH E DUAJ
Njeri prej Tushiles ishte i varfer e i vetem.Fejohet me shume mundime i shkreti, se te varferite, si gjithkund, bartin peshen e rend te jetes.Gezohet shume per fejesen dhe nis ta ēezoje nusen. Merr para hua dhe blen pambuk e qo te nusja. Ēo mendafsh, lesh... e gjithfare harxhesh qe i duheshin per ēejzin e nuserise.
“Ore, - i thoshin, - je pak i holle prej takatit, ndale doren se keto para qe po i merr hua, nje dite duhet kthyer!”
- Veē le te ēejzohet mire nusja se une punoj. Punoj e fitoj dhe, nje dite, edhe borxhet i kthej.Zgjati kjo pune, po, nja dy vjet e teper.Erdhi koha. Nusja kishte bere ēejzin gati. Ishte caktuar edhe diten e dasmes, u nda vadja.Pikerisht kur u nda edhe vadja, ēohet nje Smakiē i Arbrise e t’i grabite nusen me krejt ēejzin e gatshem.Ky i shkreti ra per toke: ta vriste Smakiēin, nuk ishte pune qe behej, te zinte nuse tjeter - ruajna zot, se ishte i mbytur ne borxhe deri ne fyt.
Mbeti edhe pa nuse, edhe duhej punuar dite e nate per t’i kthyer borxhet.
Nuk shkoi gjate e i doli kenga:
Dikush hiq e vuj,
Dikush puth e duj!
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 26212
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Anekdota - Mesele Empty Re: Anekdota - Mesele

Post by Leta Wed 13 Oct 2010, 02:06

Kukuuu Gjynahit king
Leta
Leta

Postime : 381
Kyējet nė forum : 15858
Regjistruar mė : 2010-10-08
Profesioni : Amvise

Back to top Go down

Anekdota - Mesele Empty Re: Anekdota - Mesele

Post by Naki Wed 13 Oct 2010, 02:10

S’PATA QARE PA RREH MAGJUPIN SE MA PAT RREH ASLLANIN
Kishte qelluar Ramadan Shabani ne nje ode te burrave, por aty kishte qene edhe vellai i tij, Asllani.
Dhe Asllani (vellai i Ramadanit), jo bash i menēur, kishte pas folur shume.
Veē fliste se si i kishte rrahur njerezit, duke u paraqitur keshtu trim i madh.
Dikur i thone burrat Ramadanit:
-O Ramadan Shabani, e paske vllaun trim t’madh! Paska rreh shume njerez! Po ti Ramadan a ki rreh naj njeri?
-Ramadani po u thote:
-Po, une e kam rreh ni here ni magjup.
-Qysh Ramadan me rreh magjupin... ti burr pleqnar?
-Ehhh more burra! S’pata qare pa rreh se ai magjupi ma pat rreh qet Asllanin, tha Ramadan Shabani.
Asllani uli koken e nuk ju degjua zeri ma.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 26212
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Anekdota - Mesele Empty Re: Anekdota - Mesele

Post by Leta Wed 13 Oct 2010, 02:31

Naki wrote:S’PATA QARE PA RREH MAGJUPIN SE MA PAT RREH ASLLANIN
Kishte qelluar Ramadan Shabani ne nje ode te burrave, por aty kishte qene edhe vellai i tij, Asllani.
Dhe Asllani (vellai i Ramadanit), jo bash i menēur, kishte pas folur shume.
Veē fliste se si i kishte rrahur njerezit, duke u paraqitur keshtu trim i madh.
Dikur i thone burrat Ramadanit:
-O Ramadan Shabani, e paske vllaun trim t’madh! Paska rreh shume njerez! Po ti Ramadan a ki rreh naj njeri?
-Ramadani po u thote:
-Po, une e kam rreh ni here ni magjup.
-Qysh Ramadan me rreh magjupin... ti burr pleqnar?
-Ehhh more burra! S’pata qare pa rreh se ai magjupi ma pat rreh qet Asllanin, tha Ramadan Shabani.
Asllani uli koken e nuk ju degjua zeri ma.


Hhahahhahaahahaahh Kuku sa kam qeshhhh ahahhaha
Leta
Leta

Postime : 381
Kyējet nė forum : 15858
Regjistruar mė : 2010-10-08
Profesioni : Amvise

Back to top Go down

Anekdota - Mesele Empty Re: Anekdota - Mesele

Post by Naki Wed 13 Oct 2010, 02:40

BACI, E SHOQJA APO UNE JAM MA TRIM?
Ishin kane dy vllazen. Njani ish i martuem. Shpesh here u rrokshin vllaznit nermje veti e u rrehshin. Baci e rrehke vllaun e vogel qi nuk ish i martuem, e sakatojke e ky cik nuk guxojke me ba. Mirpo kur u idhnojke ky vllau i vogel, e rrehke nusen e bacit. E shoqja e bacit e rrehke burrin e vet e edhe baci cik s’guxojke me ba. Dite pej ditsh u ēue vllau i vogel e shkoi tu ni plak, tu Brahim Uka i Doberdolit. Po i kallxon:
- Jena tre vete - baci m’rreh mue, e une cik s’goxoj me ba. Une e rrehi t’shoqen e bacit e ajo cik s’guxon me ba. Kush ąsht ma trim n’shpine tone?
- He, bre djale i mire, - ja kthei Brahim Uka - ti kanke ma trim se ti p’e bąjke bacin e s’po i kthejke dore si ma i vjeter qi āsht. Edhe po mujke m’e rrehe t’shoqen e bacit e ajo p’e rrehka bacin e ai cik s’po guxojka me ba. Pej juve treve ti po del ma trimi.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 26212
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Anekdota - Mesele Empty Re: Anekdota - Mesele

Post by Naki Wed 13 Oct 2010, 02:45

DUHET ME JA DITE HUJIN PELES
Dikur moti kane pase fjete ni ode edhe burrat edhe grate. Njani shkoi mysafir tu ni shok i veti. Ai miku ish kane i vetem me gruen edhe e kish pase sall ni ode. Grueja ish kane shum e hijshme, po e nershme. Masi hangren darke e rane me fjete burri me mysafirin rane ni ane todes e grueja nanen tjeter.
Kur e zuni gjumi tzotin e shpise mysafiri u que kadale e shkoi tu grueja me mene tkeqe. Grueja e kish pase ni shtage ngat veti. E muer shtagen e i ra krese. Mysafiri e rroku kryet me grushta e shkoi me ra prap nvn tvet.
Nestra, kur u quen, i zoti i shpise e pa mysafirin me krye tajun. Po e vet:
- Ku e vrave mik kryet ashtu?
Mysafiri po i thote:
- Naten dula noborr e mra pela shkelem.
Grueja ish kane tuj site miell nmagje. Tha.
- A kane dashte me ja dite hujin peles.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 26212
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Anekdota - Mesele Empty Re: Anekdota - Mesele

Post by Naki Wed 13 Oct 2010, 02:50

A kemi me qka me u pajtue?
Ish kane ni burre i mire plak. I kish pas deke grueja. Kish pase nevoje me u martue se s’kish kush i bante hyzmet. Ni tjeter katund ni grue ish kane mete vejushke. Shum e mire ish kane vejushka e nza. Ja qon plaku msitin e i thote:
Bani selam asaj grueje e me ardhe e me marre. Jam burre i mire i njoftun npopull e du me ba ket hyzmet e ket hyzmet e gjith hyzmetet qe i takojne burrit e shpise
. - Shkoi msiti e ja tha gjith ato fjale vejushkes. Ajo i tha:
- Alejqym selam! Thuej ati burrit tgjitha ato hyzmete ti baj qysh mi ka thane veq vete, kur tidhnohem ner veti naj sen (helbete se sa mymyqym pa u idhnue naj here) a kemi me qka mu pajtue?
Kur erdhi msiti e ja tha plakut ato fjale plaku e muer vesh shka kish dashte me thane vejushka me ato fjale e tha:
- Jo valla, skem me ēka me u pajtue. - Edhe e la at pune.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 26212
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Anekdota - Mesele Empty Re: Anekdota - Mesele

Post by zymer Tue 20 Dec 2011, 18:56

EDHE TY ME T’U NGULUR
Sėmuret njė plakė nga njė grip i rėndė dhe e dėrgojnė te mjeku
i cili ia cakton shtatė gjilpėra (injeksione). Plaka i kishte
frikė gjilpėrat, por s’kishte ē’bėnte. Sapo ia dha infermierja
tė parėn, plaka sa nuk nxori zė nga dhimbja.
- Mbahu, -po i thotė infermierja plakės, -se nuk u bė
kiameti!, plaka nė shenjė revolte ia ktheu asaj:
- Eh, moj bija im, edhe ty me t’u ngulur kaq, do tė
bėrtisje.
- Unė, moj lokja ime, nuk bėrtas fare!...
-Ehe, ēika ime, as unė kur isha e re nuk bėrtisja fort, por
tash kjo e shkretė pleqėrieee!...
zymer
zymer

Shteti : Lipjan
Postime : 698
Kyējet nė forum : 18707
Regjistruar mė : 2008-02-03

Back to top Go down

Anekdota - Mesele Empty Re: Anekdota - Mesele

Post by Katilja Thu 30 May 2013, 10:45

Nje burre ishte shume grindavec. Gjithmone do ta gjente nje sebep per
t'u zene me gruan e tij sidomos per mengjesin. Kur i bente veze te ziera
i thoshte pse mi bere te ziera i doja te skuqura, kur ja bente te
skuqura i thoshte pse mi bere te skuqura une i doja te ziera.Nje mengjes
gruaja per te mos i bere llafe i shoqi ja beri njeren veze te skuqur
dhe tjetren te zier dhe ja vuri perpara. Por i shoqi qe nuk rrinte dote
pa u grricur i tha- Kete qe e ke skuqur e doja te zier dhe kete qe e
kezier e doja te skuqur.
Katilja
Katilja

Shteti : Burrel
Postime : 1210
Kyējet nė forum : 14206
Regjistruar mė : 2013-02-17
Profesioni : forumxhie

Back to top Go down

Anekdota - Mesele Empty Re: Anekdota - Mesele

Post by Katilja Thu 30 May 2013, 10:45

Nastradini po kalonte ne nje fshat hypur ne nje gomar. Diku, se si u
tremb gomari dhe e rrezoi Nastradinin ne toke. Te gjithe qe ishin aty
rrotull filluan te qeshnin.
- E pse qeshni? - u tha Nastradini. - Une do te zbrisja qe do te zbrisja nga gomari; ai me zbriti vete.

-Zoteri kjo pikture 100 euro eshte shume e shtrenjte?
-Me falni, por vetem korniza kushton 80 euro.
-Po, pikerisht une per ate poe ble.
Katilja
Katilja

Shteti : Burrel
Postime : 1210
Kyējet nė forum : 14206
Regjistruar mė : 2013-02-17
Profesioni : forumxhie

Back to top Go down

Anekdota - Mesele Empty Re: Anekdota - Mesele

Post by Katilja Thu 30 May 2013, 10:45

Dy punetore po zbrisnin nga nje ndertese shume e larte dhe njeri prej tyre aksidentalisht rrezohet. Tjetri e pyet :
- A u vrave?
-Joooo...-ia kthen kolegu.
-Si ka mundesi, re nga nje lartesi kaq e madhe ?
-Akoma nuk kam prekur tokeeen?-pergjigjet tjetri.
Katilja
Katilja

Shteti : Burrel
Postime : 1210
Kyējet nė forum : 14206
Regjistruar mė : 2013-02-17
Profesioni : forumxhie

Back to top Go down

Anekdota - Mesele Empty Re: Anekdota - Mesele

Post by Katilja Thu 30 May 2013, 10:46

Nje italian, nje gjerman dhe nje shqiptar do te benin nje gare : kush
prej tyre duronte me shume ne nje zgaver milingonash. Hyn italiani dhe
del i tmerruar edhe gjermani po ashtu. Hyn shqiptari, por nuk po dukej.
Qendroi gjithe naten Brenda ne zgaver dhe kur doli pa qe te gjithe po e
prisnin.
- Po pse qendrove kaq gjate-e pyeten
- Fatkeqesisht, shtypa nje milingone dhe prita deri sot sa shkuam ne varrim-tha shqiptari
Katilja
Katilja

Shteti : Burrel
Postime : 1210
Kyējet nė forum : 14206
Regjistruar mė : 2013-02-17
Profesioni : forumxhie

Back to top Go down

Anekdota - Mesele Empty Re: Anekdota - Mesele

Post by Katilja Thu 30 May 2013, 10:46

Dy te fejuar ndodhen ne fshat tek shtepia e djalit. Vajza pyet djalin ndersa shohin nje gjel dhe nje pule bashke te ngjitur:
-Shiko, cfare bejne ata?
-Eshte normale, jemi ne fshat-pergjijet djali.
Me vone shohin nje cjap me nje dhi dhe djalai pergjigjet me te njesoj. Pas pak ditesh djali i thote vajzes:
-Do te emigroj ne Amerike.
-Perse?- pyet vajza.
-Me kane thene qe atje te japin 100 euro sa here ben dashuri.
-Dua te vij edhe une-thote ajo
-Po perse?
-Dua te shoh si ia del me 100 euro ne muaj-ia kthen e dashura.
Katilja
Katilja

Shteti : Burrel
Postime : 1210
Kyējet nė forum : 14206
Regjistruar mė : 2013-02-17
Profesioni : forumxhie

Back to top Go down

Anekdota - Mesele Empty Re: Anekdota - Mesele

Post by Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum