Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krismat e Lirise

Go down

Krismat e  Lirise  Empty Krismat e Lirise

Post by Kle@Love Wed 13 Oct 2010, 21:48

Nėpėr shekuj populli ynė ka bėrė luftėra pėr liri. Jeta dhe vdekja e tij
kanė qenė tė lidhura gjithmonė me fatin e atdheut.
Atdheu ka qenė dhe ka mbetur i shenjtė pėr shqiptarėt. Liria e tij ėshtė parė e kėrkuar
vetėm pėrmes pushkės dhe luftės kundėr pushtuesve.
Kujtesa historike ėshtė rifreskuar ēdoherė me beteja, me trimėri tė pashoqe tė bijve e
bijave mė tė mirė tė kėtij trualli.
Epopetė e lavdishme i gjasojnė shpeshėherė njėra- tjetrės, ashtu siē i gjasojnė trimat njėri –tjetrit.
Shumė ngjajshmėri kanė edhe rėniet e tyre heroike.
Ky popull i vogėl, por me zemėr tė madhe ka patur gjithnjė nė gjirin e tij patriotė qė i kanė vazhduar
pėrpjekjet me pendė e me pushkė pėr liri e bashkim kombėtar.
Kur kujtojmė epokat dhe pėrpjekjet e parreshtura tė popullit shqiptar nėpėr luftėra, kujtesa historike
na shpie nė betejat eSkėnderbeut, Isa Boletinit e Sylejman Vokshit, Mic Sokolit e Bajram
Currit, Ēerqiz Topullit e Idriz Seferit, Ademit e Hamzės...e shumė e shumė trimave tė tjerė,
qė jetėrat e tyre ia kushtuan lirisė sė atdheut.
Tė gjitha kėto lavdi dhe heroizma si njė fill i kuq patėn njė rrjedhė tė natyrshme, tė pandalshme qė ēoi
pashmangshėm nė betejen e Prekazit tė paepur dhe nė krismat e pushkėve tė Ademit, Hamzės e tė
Jasharajve tė tjerė kundėr pushtuesit serb. Kėto krisma pushkėsh tė lirisė jehuan fort.
Ato ishin ai kushtrim i madh, se ēlirimi i atdheut do tė ketė vetėm njė rrugė, atė tė luftės sė armatosur.
Pėrkushtimi dhe atdhedashuria iu dhanė zemėr pėrballė tanksave tė armikut. Nė zemrat e
tyre vlonte urrejtja e popullit kundėr pushtuesit.
Nė luftėn e pabarabartė, krismat i shoqėronte kėnga e trimave, kulla nuk jepej sepse
trimat ishin bėrė mburojė e saj.
Armiku tmerrohej nga qėndresa e Prekazit, nga heroizmi i heronjėve brenda kullės.
Pas njė beteje titanike bien trimat nė fushėn e nderit dhe ndalen krismat brenda kullės,
por si rrufe pėrhapen krismat e lirisė nė tėrė Kosovėn.
Luftadhe rėnia e tyre ėshtė vetė madhėshtia. Heroizmi i tyre u bė shqipe nė flamur,
e cila iu priu qindra e mijėra luftėtarėve tė tjerė nėpėr
beteja. [justify]Ata historinė e shkruan me gjak sepse vetėm kėshtu kishte kuptim liria.
Ata e flijuan jetėn pėr lirinė sepse vetėm kėshtu kishte kuptim jeta.
Ata me gjakun e tyre i dhanė ngjyrė flamurit qė tė rrezatojė nė tėrė kombin.
Ata kishin zemėr tė madhe.
Tė tillėt i duhen atdheut. Lufta pėr lirinė e tij kėrkon jetėn e tyre.
Ata ia dhanė qė flaka e luftės ēlirimtare tė pushtojė shpirtrat dhe zemrat tona.
Ata ranė heroikishtė qė populli tė ngritet trimėrishtė.
Ata e pėrqafuan luftėn qė atdheu ta gėzojė lirinė.
Ata sakrifikuan familjen qė tė jetojė kombi.
Madhėshtia e veprės sė tyre nuk do tė pajtohej me “pako” e kufizime
tė lirisė sonė sepse idealet dhe shpirti ityre ishin: liria e plotė, pa kufizime e kushtėzime.
Ata ishin tė vendosur pėr ēlirim e bashkim sepse kishin bėrė njė vetėm njė betim.
Atakishin vetėm njė ideal- Shqipėrinė e lirė dhe tė bashkuar nė terėsinė e saj.
avatar
Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 23982
Regjistruar mė : 2009-01-15
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum