Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Flokėbardhi qė i jep shpirt gurit

Go down

Flokėbardhi qė i jep shpirt gurit Empty Flokėbardhi qė i jep shpirt gurit

Post by Kle@Love Sun 19 Dec 2010, 18:31

Duararti Muhedin Makri, qė ka pritur mijėra turistė vendas dhe tė huaj
Ai nuk ka bėrė asnjė shkollė arti. Nuk njeh dhe nuk ka dėgjuar gjė kurrė pėr tė mėdhenjtė e pikturės dhe skulpturės europiane. As pėr Rembrandin, Pikason, Mikelanxhelon, mandej ndoshta nuk njeh as tė mėdhenjtė e arteve figurative nė Shqipėri e Gjirokastėr. Por, gjithsesi ai qėndron ēdo ditė me toporet dhe smilar nė dorė (veglat tradicionale tė gurgdhendėsit), nė njė “pezul” nė krye tė sokakut tė Pazarit karakteristik tė Gjirokastrės, nė kthesėn e fundit qė tė ēon drejt mureve tė kėshtjellės sė gurtė tė qytetit. Pllaka tė zakonshme guri, nėn ritmet e goditjeve tė tij marrin forma tė vėrteta artistike dhe kthehen nė vepra tė mirėfillta arti.

Nė fakt, duket sikur ai nuk e godet mbi gurin, por sikur “lėndon” me merak. Marrėdhėnia e tij me gurin, ngjan shumė me atė tė amvisės qė mbrun me gishtat e saj delikatė brumin e bukės nė magje druri. Gjysh, stėrgjysh dhe brez pas brezi, jetėt e paraardhėsve tė gurgdhendėsit Muhedin Makri kanė qenė tė lidhur pas gurit. Mademxhinjtė e Dunavatit, lagjes mė sipėrore tė Gjirokastrės, njihen si njė “klasė” e veēantė. 72-vjeēari Muhedin Makri ėshtė sot nga tė fundmit artizanė, qė vazhdon tė lėmojė me daltėn e tij gurėt pėr tė bėrė suvenire pėr turistėt qė vijnė nė Gjirokastėr. Ai ėshtė i biri i Haxhi Makrit, ndėr gurgdhendėsit mė tė mėdhenj, jo vetėm tė zonės.

“Gurėt ndaheshin veē e veē. Tė tjerė ishin ata tė themeleve qė tė mbanin shtėpinė, kalanė dhe urėn, tė tjerė ata tė qosheve: tė ishin tė fortė, tė bukur dhe tė rėndė. Ndryshe ishin ata tė mureve, oxhakėve, qė duhet tė duronin zjarrin, veē ata tė ēatisė, qė duhet tė duronin diellin, shiun dhe borėn. Duket i thjeshtė, por edhe ky zanat do mend dhe fuqi”, - sqaron Muhedini. Ai rrėfen se i ati, Haxhiu, vdiq shpejt dhe la pas 9 fėmijė, pesė djem dhe 4 vajza. “Babanė ma hėngri guri dhe mademi. Punoi shumė, por rrojti pak. Mademxhinjtė rronin pak. I hante pluhuri i gurit dhe gazrat qė dilnin nga brenda harallėqeve tė mademit. Kėshtu iku babai im, kėshtu iku dhe Nevzati i Makrive, njė mademxhi me halle”, - rrėfen gurgdhendėsi. Tradita e ustallėkut vazhdoi, vetėm njėri nga 5 djemtė u bė oficer, katėr tė tjerėt: Mehmeti, Muhenini, Arbeni dhe Pertefi u bėnė ustallarė dhe me emėr.

Ai tregon se me gurėt qė nxori i ati, pas ēlirimit u restauruan muret, shtėpitė, ēatitė dhe avllitė e vjetra tė gjirokastritėve, u ribėnė kalldrėmet e qytetit, u ndėrtuan godinat publike mė tė bukura dhe mė tė harmonizuara nė Gjirokastrėn e vjetėr: spitali “Omer Nishanica”, godina e prefekturės, bashkisė dhe qarkut, poliklinika, mulliri nė fund tė Pazarit tė Vjetėr, hotel “Ēajupi” dhe kalldrėmet anė e mbanė qytetit muze. “Nuk ka gur nė mure dhe sokakė tė Gjirokastrės qė tė mos i ketė zėnė me dorė tė tij Baba Haxhiu”, - shprehet ai, duke kujtuar tė atin qė i la atij dhe tė vėllezėrve, zanatin dhe dashurinė pėr gurin. Artizanėt e tjerė tė Qafės sė Pazarit e nderojnė dhe respektojnė usta Muhedinin si duarartė. Nė punishten e tij modeste ai nxjerr nga duart e tij dhjetėra artikuj artistikė dhe suvenire qė preferohen nga turistėt vendas dhe tė huaj. Nė pllaka guri ai gdhend me daltė lloj-lloj dekoracionesh dhe simbolesh tė historisė kombėtare, shqiponja, portrete tė Skėnderbeut dhe Ēerēiz Topullit, monumentet simbol tė qytetit, kalanė e lashtė, kullėn e sahatit, Qafėn e Pazarit, banesat monumentale tė Zekatėve, Angonatėve, Babaramove, Omaratėve, Babametot, Urėn e Ali Pashė Tepelenės nė Dunavat, ulluqe pėr ēezma, mbishkrime tė gdhendura nė gur, buste, basorelieve etj. Aty te “pezuli”, rrethuar nga veprat e tij tė pėrfunduara apo nė provėz, me veglat e punės tė gurgdhendėsit shpėrndarė nė “bangon” e punės, usta Muhedini ka pritur dhe pėrcjellė mijėra turistė vendas dhe tė huaj. Portretet e tij nė punė e sipėr, rrethuar nga veglat e ustait: ēekiēi, toporet, daltat, smilarėt, skarpellot, skuadra, niveli kanė bėrė dhjetėra herė xhiron e botės, janė fotografuar nga turistė dhe botuar dhe dhjetėra guida dhe botime tė tjera tė turistėve tė huaj pėr Shqipėrinė. Ata qė e njohin miqėsohen shpejt me tė dhe kur rikthehen, kėrkojnė ta takojnė pėrsėri. Nėse nuk e gjen kėtu tek “pezulja” e tij nė Pazar, me siguri qė Muhedini ėshtė diku nė zonėn historike tė qytetit pėr tė ndėrtuar njė portė, njė qoshe, njė rozetė apo njė oxhak.

Mar nga Gazeta Shqip
avatar
Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 23859
Regjistruar mė : 2009-01-15
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum